Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit

ME DROJËN E NJË EMIGRANTI

ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË ”PA ATDHE”DO TË NISJA AVANTYRËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETARË I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA

                                                 -thotë Sadullha Zendeli daja

Sadullha Zendeli-Daja dhe Murat Gecaj, Tiranë 2011

 

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.

Me drojen e një emigranti të ”paatdhe” do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.

Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Më forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.

Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdojë të lutem..! Por kuj i lutem..?  Zotit...?

Jo, se ai nuk ka nevojë askush ti lutet. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë por edhe të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë pse jo edhe të vajtojnë, “të duan shumë vetëm kur je i vdekur...!” 

Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj mu dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshillojë të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë në Borås Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkëatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.

Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate. 

 

Kisha me ju lutë për një prezantim të shkurtër

 

Pyetja me ju lutë...!

 

Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdojë të lutem..! Por kuj i lutem..?  Zotit....?

Jo, se ai nuk ka nevojë askush ti lutet. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë por edhe të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë pse jo edhe të vajtojnë, “të duan shumë vetëm kur je i vdekur...!” 

Me punën tuaj që ju bëni për mërgimtarët tanë hallexhinjë jeni njeri shumë i madh..! Jeni meteor që i bëni dritë mërgatës shqiptare, të cilët dashje, padashje i pret asimilimi i pjesëshëm pse jo edhe i plotë. Prandaj Ju i nderur luteni...! dhe ndihmoni...!

 

 I lindur në fshatin Sërmnovë Gostivar ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

 

I nderuar! Vendlindja ishte e okupuar nga nacionalistët sllav, të cilët emigruan nga Kaukazi saktësishtë nga Mali dhe lumi Dnjestër dhe Dnjepëri për tu instaluar në tokat Arbërore. Kur isha 10 vjeç mbaj mend luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët luftonin kundër çdo armiku qe rrezikonte tokat shqiptare. Babai i cili ishte i besimit fetar dhe i shkolluar për këtë ideologji, më zgjodhi mua nga dy vëllezërit dhe një motër të fillojë shkollën e besimit Islam. Më 1945- 46 më tha: “Ti biri im.. do të vazhdosh shkollën e parë shqipe të shenjtë në fshatin tonë”. Këtë shkollë e themeloi një nga intelektualët e shquar shqiptar prof. Ahmet Pere nga Tirana. Nuk shkoi shumë kohë dhe regjimi nacionalist sllav e burgosi profesorin dhe pedagogun e shquar diku tek 15 ose 17 vjet burg.

Në vitin 1945 Jugosllavia e porsaformuar kishte filluar një fushatë rekrutimesh me ushtarë për mbrojtjen e vëndit të tijë. Këtu do të formohej edhe Ushtria Nacional Çlirimtare Jugosllave. Ka qënë Brigada e VII Sulmuese shqiptare me Flamurin shqiptarë e cila kishte marrë në patronazh për të ndihmuar për çlirimin e viseve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni dhe trojet tjera. Do të ishte kjo brigadë që do të vihet në ballë të luftës çlirimtare duke u përleshur me ushtrinë hitleriane ’dhëmb më dhëmb’ duke e mposhtur ushtrinë gjermane në fushën e Stremit. Ka qënë kjo edhe një nga luftrat e fundit të okupatorit nga fshati im i dashur u bashkuan në këtë betejë me vëllezrit e brigadës VII mbi 40 djem të rinjë duke u shkrirë në një front për të luftuar kundër ushtrisë gjermane. Bilaci ka qënë rrënqethës. 30 djem janë.. u vranë duke luftuar heroikisht disa u plagosën...! Jugollavia gradualisht nga një ”foshnjë” e parritur fillonë të forcohet. Republikat e marin pushtetin në dorë. Ndoshta nëse nuk do të ishim kaq  idaelistë  nuk do ta kishim të vështirë ti jepnim një ' shtymë në greminë', kësajë krijese  që koha  e zbuloi se çfarë 'monstre' ishte, por e menduam se rendi i ri që po na sevirej do të ishte rendi i së drejtës. Gradualisht po konturohej shteti sllav dhe ne shqiptarët nuk na lidhte gjë me këtë  rracë Riorganizimi i pushteteve  po bënte edhe seleksionimin e parë me drejtim  etnik  duke  na lënë  të paintegruar me  të mirat  që të jep pushteti Kudo  sllavët  ishin  në organet shtetërore vendimmarrëse ku ende  edhe tani  në  Maqedoni, Mal të Zi, Bujanovcë, Medvegjë dhe Çamëri  e sundojnë padrejtësisht edhe atje ku nuk u takonë. Edhe simbolet kombëtare filluan të  censuroheshin ose ndaloheshin. Flamuri shqiptar  u ndalua, shqiptarët  jetonin duke dhënë ryshfete ku ende kjo  'virozë'   vazhdon edhe sot...Një genocid diskriminues na ka shoqëruar sistematikisht ”Je shqiptar shko në Shqipëri”.- Je turk shko në Turqi. - Je arixhi shko në Kosovë a Shqipëri. - “Na vjen keq por je pakicë”...!. Kjo ish filozofija e shtetit të ri Jugosllavi. Sipas nacionalistëve sllav shqiptarët na qënkëshin turq të ardhur në tokën sllave- ashtu sikur e kanë shkruar edhe akademikët faqezi maqedonas pse jo të mbështetur edhe nga ndonjë sahanlëpirës apo renegat shqiptar në Enciklopedin Maqedone. Për ”akademxhinjtë” maqedonas besimi islam na qënkësh tregues se ne shqiptarët paskemi qënë ardhanakë, ndërsa sllavët autoktonë. Gjithsesi shqiptarët qëndruan fortë në tokën e tyre Arbërore, duke i dhënë prioritet kombit shqiptar si një pjesë e Bashkimit kombëtarë. Veprimtaria fetare vazhdon si në kohë të sundimit osman, me tepri dhe pa masë, por tani në kushte edhe me ´aktorë´ modern, me deputet shqiptarë, me disa arsimtarë shqiptarë me dioptri shkurtëpamëse, të cilët bëjnë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës hsqipe.  Shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke u mburur se jemi komb shqiptare, duke ju lutur Perëndisë - shpëtim nga Ferri. Kjo situatë vazhdon edhe sot pas 50 viteve. Këta “intelektual” posedojnë autoritet tek pjesa joprogresive-shoviniste maqedone. “Demokraci e hyrë në varr përsëgjalli...!” Që nga Tetova deri në Gostivar kemi më shumë xhami se sa shkolla- xhami që janë investuar miliona...! Miliona......., kur ndërtimi i shkollave  do ta  bënte shumë më mirë edhe punën  e xhamive edhe të shkollave.

Në xhami aktivë janë të moshuarit, në shkollë janë fëmijët tanë-ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptarë. E ndërsa shkollat shqipe janë pa dysheme, xhamitë kanë qylima me art arab e persian. Disa lider partiak, kryetar komune a disa ´intelektual` për interesat vetjake e forcojnë ideologjinë fetare vetëm ti zgjedhin si deputet, kryetar apo previlegje të tjera. Pushojnë nga puna profesionistë, njerëz të zot me përvojë shumvjeçare në arsim ose në fusha të tjera dhe në vend të këtyre punësohen persona servilë të partisë në pushtet. Ata duhet të shmangen nga dioptria shkurtëpamëse. Këto alternativa janë pengesë e kombit për zhvillim. Populli shqiptarë duhet të ndihmohet nga rreziku modernë që e ka okupuar 50 vite. Shqiptarët janë trashëgimtarët e kulturës sonë autoktone të lashtë Ilire-shqiptare. Nga këta burra të mëdhenjë në shtetin maqedon, liderët shqiptarë dalin në sheshe për të pritur Kurban Bajramin, Ramadanin, Haxhijtë i përclljen në Haxhillëk me ceremoni fetare e nacionale, festë e gëzim i madhë që nga sheshi kryesorë i një qytetit tonë iliro-shqiptarë që edhe janë shenjat e gjakut të stërgjyshve tanë kundër armiqve, Osman e Sllav, me urime dhe festa shkojnë në vendin e shenjtë të Arabisë Saudite- Mekë dhe Medinë. "Myslimania" ka mbytur arsimimin e brezit të ri duke dalë në  krye. Kësulat e badha nacionale që i mbanin deri dje, i kane lënë vëndin veshjeve myslimane duke u tejkaluar jashtë çdo norme duke u bërë më shumë ”islam” se Muhamedi. Jo të pakët janë ata që me dy javë në Mekë si turist merr dipllomën e mësuesit pse jo të pedagogut nga më të shquarit e fesë islame. Në dasma në mitingje bile vihen para flamurit kombëtarë me tespiet në dorë duke i numëruar 33 Hazretlerët Arab duke dredhur buzët për Shenjtërin e tyre Alejselam që Zoti qenka këshilluar me këta Mubarek të fesë islame. Haxhijtë armiqësohen me të afërmit e tyre ose të tjerë, nëse nuk i rrespektonë duke përmendur ”gradën” përpara emrave të tyre. Haxhi Baba, Haxhi Aga, Haxhi Daja, Haxhi Efendi...!  Haxhi filan dhe Haxhi fistek...janë refreni i përditëshëm. O medet... për ne! Europë e mallkuar e ke ndarë kombin shqiptarë në copa dhe tani do të na ftosh në sofrën tënde të civilizuar që të marrim pjesë në Evropën e Bashkuar, sikurë mos me qenë Evropian... edhe pse jemi popull më i lashtë në Evropë. Por.. të jemi të sinqertë ç´të bëjë Evropa kur ne vazhdojmë të jemi kështu si jemi...!

Nga hapja e Kuvendit themeltar te SHSHAKSHS

 

Viti 1966 për ju është vit që do e mbani mend, mund të na thuani më shumë.  Çfarë e bënë këtë vitë  kaq të rëndësishëm në jetën tuaj ?

 

Po....Punoja si llogariar financiar në Sipërmarrjen e Hekurudhës Shkup, dega Gostivar. Isha anëtarë i partisë komuniste, delegat i komunës, delegat në komitet të PK Pozitat i kisha goxha. Po kush na pyeste ne...?. Ishim vetëm në numër..., sepse vendimet i merrnin ata. T´ju them të drejtën kur e përmend këtë aktivitet më duket se akoma kamë dhimbje në shputat e duarve duke duartrokitur dhe brohoritur 'Rroftë regjimi', 'Rroftë komunizmi', 'Rroftë udhëheqësia e Shkupit e Beogardit', Rroftë udhëheqësia jonë sllave... 'Rroftë Lenini.. Stalini, Titoja, Vasa Qubriloviqi, Vuk Karaxhiqi, Milosheviqi...dreqi me shejtanë.... Mos ma keq...! Absurd...që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me logjikën normale. Politikë e shantazheve të egra për të mposhtur, për të përkulur dhe për ta detyruar një popull të veproj në dobi të të tjerëve.

Kur zgjohesha në mëngjesë për të shkuar në punë para banesës rrinin 10 - 15 shqiptarë që pritnin për t´i ”ndihmuar” duke u shkruajtur lutje se do të shisnin kalin, lopën, gomarin, a ndonjë gjel, a pulë që e sillnim nga fshati 20- 50 km., për ti shitur në pazar për një kafshatë bukë...!

Në dilemën e bashkpunimit me 'pushtuesit sllavë' dhe largimit, kjo e fundit do të ishte zgjidhja. Zgjodha më të mirën e së keqes.  Emigrova ...! Përse...?

Sepse ndryshe duhej të bëhesha spiun i vëllezërve të mijë atyre që mbanin kësulë të bardhë, atyre që donin flamurin shqiptarë, atyre që këndonin dhe kërcenin valle shqiptare, të burgosurve që për faji kishin dashurinë për Shqipërinë dhe trojet tona të shkëputura nga shteti amë, mësuesëve, mjekëve etj. E..... këtë nuk mundesha me e bërë .....Prandaj zgjodha edhe të keqen më të vogël duke emigruar nga vendi im i dashur nga ai vënd që çuditërisht gurët që mi vrisnin këmbët e zbathura më dukeshin të butë ”bash” sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime të dashur! Vendosa të largohem kudoqoftë, në hënë, në ferr.......  veç  në shtete sllave... jo...!

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.

Me drojen e një emigranti të ”paatdhe”do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.

Ditën e parë në qytetin Universitar Uppsala shkova në një stacion të autobusave urban, shoferi ish një djalosh i ri, më dukej i huaj, flokë zi dhe i pamshëm, me mikrofon lajmëronë udhëtarët për stacionin që vjen.” Lajmëroi sista station Gamla Uppsala: në suedisht, anglisht dhe ......"Stacioni i fundit Uppsala e vjetër",- tha djaloshi. O zot -thashë. Flokët e kokës mu ngritën përpjetë, emocionet nuk po i kontrolloja dot.  Sa nuk fillova të qajë mes pasagjerve suedez, sigurisht do të më dërgonin në spitalin e të çmendurve Ulleråkessjukhus....! Nuk zbrita në asnjë stacion dhe shkova deri në stacion të fundit Askush nuk mund ta kuptojë këtë situatë duke e shpjeguar me të

shkruajtur veç ......unë .... Nuk ka shkencë, që mund ta hedh në letër këtë emocionë. Ndoshta ka qënë një moment që ka ndikuar që unë të besojë ti besoj fatiti tim. Kur u ndal autobuzi djaloshi më tha në suedisht -Ku shkoni zotëri? Ky është stacioni i fundit.- E shikova... Mos je shqiptar o vëlla....? -i thashë  " O.... po unë jam shqiptar si jeni, ku shkoni a duani ndihmë..." - më tha.  Sytë mu mbushën me lot...! Shkuam në qendër të qytetit Uppsala. E pyeta djaloshin pse informon pasagjerët edhe shqip?. Kemi të drejtë nga sipërmarrja të lamërojmë në suedisht, anglisht dhe një gjuhë që ne dimi ose gjuhë amtare, gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime, jam krenar për gjuhën time dhe hapi gjoksin kjo është gjuha e trashëguar nga të parët tanë me flamurin shqiptare me shqiponjën dykrenare me emblemën e Skënderbeut. -Djaloshi  kish emigruar nga një fshat i  malësisë së Gostivarit -tani i ndjer...përse ??!.  Takimi i parë me Suedinë ishte edhe takimi e sinjali se ëndërra ime  për arsim dhe liria  e popullit tim do të realizohet.  Kjo ishte një vrull atdhedashurie nga dita e parë në Suedinë nordike. Që ditën që kam dalë nga Universiteti i Uppsalës dhe kam shijuar lirinë, rendin, urtësinë në këtë shtet skandinav i thash vetes: - Kjo ishte drita ime në mjegull, ti ndihmoj popullit dhe ky vend më frymëzoi...! Kur hyn në shpirtin suedez thellë, të japin forcë, fuqi, ide. Nëse hyn në shpirtin suedez gjen gjëra shumë të mira, kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira dhe këtu bëhet pikëtakimi. Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate. Dëbimi i shqiptarëve nga atdheu është i dhimbshëm, por kjo është një pasqyrë e jetës sonë, e punës sonë dhe e fatit tonë historik. Mërgimi në Suedi më bëri që të shkëputem nga mentaliteti ballkanik, të integrohem në shoqëri me një demokarci të lartë me një eksperincë të provuar, po kështu më dha munndësi të shmangem nga dioptria shkurtëpamëse.

 

Keni emigruar  në Bullgari ku edhe keni studuar Gjuhën  Shqipe në katedrën e  prof. Thoma Kacorrit, pastaj në Uppsala në Suedi shkencat filozofike e në Borås  shkollën e lartë Bibliotekare - drejtimi universitar dhe i sipërmarrjeve.

- Çfarë kujtonë  Daja sot  nga këto kohëra?.

 

Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj mu dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshillojë   të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë  në Borås Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkëatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.

 

 Përveçse një mësues i pasionuar, shkrimtar me renome, jeni edhe poet dhe përkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht, qe jetoni dhe veproni vite me radhë  në emigracion. Do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e shkrimtarit dhe përkthyesit  ne jetën bashkëkohore?

 

Të jesh përkthyes me gojë për mërgimtarët shqiptarë duhet të kesh shpirt të madh, të jesh largpamës. Secili që mërgon i ka hallet e veta shumë të mëdha, braktis vendlindjen, miq e shokë, shkulet nga një vend që i kanë jetuar të parët e tij. Përkthyesi duhet të bashkohet me  shpirtin e këtij mërgimtari. Këshilla nuk mund ti japësh pse ka emigruar, përse ke lënë vendin, por në anën tjetër përse ka emigruar edhe përkthyesi. Duhet ti dalësh zot si vëlla, shqiptarë si njeriu  yt. Ka patur raste që përkthyes kanë hyrë në punët e tyre, por kanë qenë edhe pasiv në përkthim kështu që instanca që ka dëgjuar është dyshuar për këtë hallexhi që lutet të vendoset në këtë shtet, madje edhe i kanë kthye prap sidomos kur ishte lufta e Kosovës i kthenin edhe në Beograd  atëherë dihej se c'mund tu  ndodhte  vëllezërve  tanë jo në Beli-grad (qytet i bardh) por në qytetin e zi -për shqiptarët. Por jo pak të dobishëm janë përkthimet e librave për fëmijë  Do të jap një shembull: Përkthimi i Skënderbeut për fëmijë nga autori Fatmir Toçi e përktheva në suedisht. Ky libër dha një pasqyrë të dukshme tek fëmijët suedez por edhe tek fëmijët shqiptarë të cilët e dinin suedishten më mirë se gjuhën amtare. Ata lexonin librin Suedisht dhe tregonin përmbjatjen e librit në shqip, në këtë mënyrë mësonin edhe gjuhën shqipe.  Roli i shkrimtarit bëhet më i fuqishëm kur ke dituri si përkthyes dhe si shkrimtar.

 

Jeni pishtar i arsimit shqip në Suedi, që nga 5 mars i vitit 1975 Keni punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës më vonë hapni shkollën e parë shqipe në Emmaboda me 5 nxënës dhe në Kalmar me 10 nxënës. Çfarë ndjen  Daja sot nga kjo?.

 

Erdha në mërgim, po si të flija i qetë! Çfar të bëja për kombin tim? Përveç profesionit  bibliotekar u bëra edhe mësues dhe... mësuesi ka detyrë fisnike. Prandaj pa u vonuar bëra çmos që të hap tunele drite dhe të bëja edhe të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun. Si mësues nga 2 orë në javë i shtova në katër orë në javë. Paga mujore si shef i bibliotekave ish më lartë se paga e arsimtarëve në një diferencë goxha të  madhe. Unë zgjodha të ndihmojë nxënësit, të ndihmojë bashkëkombësit e mi hallexhi e jo të pasurohem...! Nga këta  nxënës sot kanë dalë 55 intelektual vetëm në Nybro, 30 të punësuar në lami të ndryshme, disa vazhdojnë   vitin e pestë, katërt, tretë e me radhë po kështu edhe 30 nxënësit  e qytetit Kalmar kanë dalë akademik të shquar disa punojnë në lami të ndryshme dhe disa vazhdojnë.... Universiteti në Uppsala në Sofje dhe në Borås, si dhe  tre fjalorët themelorë   më morrën një kohë prej 12 vjet Janë  redaktuar nga dijetarë të leksikografisë suedeze dhe asaj shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të botuar  me financat e shtetit suedez. Kam patur një bashkëpunim të mirë me Shtëpinë  Botuese Toena Tiranë, në disa krijime të  disa librave  për fëmijë në gjuhën shqipe. Që në hapin e parë në tokën suedeze mora inspirim dhe frymëzim dije nga qyteti i njohur universitar Uppsala, nga Universiteti i Sofjes dhe nga qyteti Borås dhe Getebotg i Suedisë. Dhe tashti kisha bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashurinë këto më dhanë  guximin për  të hapur  shkollën shqipe, të punojë  pa u lodhur  duke  hartuar  fjalor gjuhe apo studime  gramatikore, se këto u duheshin bashkëkombasve...  etj. Kontakti dhe respekti i bashkëatdhetarëve më bëri shumë të fortë, ata janë shtytja më e madhe që unë punojë dhe veprojë dhe këto më bëjnë më të fortë, por me mall  ... për vendlindjen...!

 

Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat tuaja?

 

Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë  duhej të punësohesha.  Zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedh si një ishull shqiptarë se kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo kur ka shkua në Itali e gjeti një ishull si Ölandin. Ajo vdiq atje dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull aty afër shtëpisë verore, mbretrore. Motivi ka qënë se  duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë, ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e  jetës jashtë atdheut eshtë ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´iu ndihmojë shqiptarëve në mërgim.

 

Nga e merrni frymëzimin, cila është tema apo subjekti në veprat e juaja?

 

Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Këtu  është një nga urat më të gjata në Europë Këtë vend e zgjodha  dhe e paramendoja si ishull shqiptar. Ky ishull më solli frymëzime...

-Ölandin më  tepër e kam zgjedhur  si një  ishull shqiptare. I pata thënë vetes. Unë do të shkojë në një ishull. Deti Balltik i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime e Shqipërisë  time, e formova kështu. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime...Këtu është jeta ime është edhe shtëpia ime  në Fërjestaden Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës.  Ajo është një bibliotekë e pasur që u shkruajtën mijëra fjalë shqip. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë. 

 

Ju keni botuar ne shqip por edhe ne suedisht?

 

Më shumë kam botuar në suedisht, por edhe në shqip.

 

Po çfarë  ka botuar deri  tani   dhe çfarë do ti servirni  lexuesit  në vazhdim Dajë ?

 

-Katalogu i librave në gjuhën shqipe dhe gjuhëve të tjera ballkanike në biböiotekat suedeze nga viti 1948 -1973, publikim i brendshëm. 142 Borås 1974.

-Punimi me titull Historia e shqiptarëve nga viti 600 p.e. -1973, publikim i brendshëm në bibliotekën e gjimnazit "Åkrahäll"  Nybro 1975.

-Një seri tregimesh autentike të botuara në revistën “Besa” 1975.

-Autor i fjalorit të parë në Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 23.000 fjlaësh, dhe 33 faqe me  fotografi tematike i botuar nga Enti për shkollim i Suedisë, Stokholm 1994.

-Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh dhe 33 faqe me fotografi tematike të botuar nga Enti për shkollim, -Stokholm 2004. Ky fjalor përdoret edhe si mjet pedagogjik-mësimor në shkollat shqipe në Suedi dhe në internet.

-Kam përpiluar një Gramatikë për klasën e parë deri në klasën e nëntë Botimet Toena, Tiranë 1998.

-Kam pëkthyer në suedisht librin për fëmijë të autorit Fatmir Toçi “Skënderbeu” Botimet Toena, Tiranë 1998.

-Një fletore pune "Gjuha jonë" nga parashkollorja për klasën e tretë Botimet Toena, Tiranë 1999.

-Fjalorë  "Shqip-Suedisht" me  rreth 30.000 fjalë, me të cilin kompletohet leksikografia e të dy gjuhëve asaj shqipe dhe suedeze, Botimet Lenanders Grafiska AB Kalmar, Suedi dhjetor  2011.

-Nga Shqipja në Suedisht Fjalor për fëmijë me rreth 1000 ilustrime, të autores Meri Toçi Botimet  Toena, Tiranë 2011.

-Librin “Bota në pëllëmbë të dorës”, tregues i shteteve në formë të një atlasi gjeografik ku prezantohen 195 shtete ku hynë  edhe Kosova me harta fakte, flamuj dhe ngjyra të këndëshme, Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Një fletore pune "Gjuha jonë"  nr  2 për  klasat nga  1 - 6 Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Po ashtu kam edhe librin “Ditari i dhimbjeve” një përmbledhje poezish Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Kur kemi te bëjmë me përkthimin e autoreve suedez, ideja e një përkthimi vjen nga emri i autorit apo ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te?

Kam dëshirë të përkthej një libër për fëmijë nga një autor suedez i njohur si  dhe një libër për fëmijë nga një autorë shqiptarë po ashtu i dëgjuar. gjithcka e kam planifikuar  edhe autorët i kam zgjedhur por në një kohë të mëvonëshme ose kur ti do  botojë do t'ja u tregojë.

 

Ju jeni përpiluesi i fjalorit të parë  Suedisht-Shqip, çfarë e shtyu  Dajën për këtë  iniciativë  të vështirë ?

 

Ministria e  Arsimit  dhe Kulturës  e Suedisë kish bërë një marrëveshje me shtetin Jugosllavë. Në këtë  marrveshje  thuhej se  emigrantët nga Jugosllavia  ku bënin pjesë edhe  shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë dhe trojeve tona shqiptare duhej që të  kishin domosdoshmërisht për fjalor atë  serbokroatisht. Kroatët  dhe maqedonët bënë fjalorin e vetë  Svensk-Kroatisk dhe Svensk -Makedonisk. Nga kjo u  dëshpërova pa masë. Patëm një mbledhje me rajonin e arsimtarëve të krahinës Småland në Entin për shkollin të Suedisë në Stokholm. Këtu kish rafte librash dhe emri i shtetit. Unë nuk e njihsha Jugosllavinë si shtetin tim. Shkova tek rafti i librave të shtetit shqiptarë, fatëkeqësisht libra nuk kishte. U mblodhëm me arsimtarët  për të diskutuar  për zgjidhjen e  problemit jo të vogël. Vendosa  ti  drejtohem  'Entit për shkollim' për mungesën  e librave  në gjuhën shqipe. Në këtë institucionë më thanë se ju nuk vini nga Shqipëria, por jeni  shtetas   jugosllav   edhe dokumentat tuaja që ju posedoni  janë të  nacionalitet jugosllav dhe jeni bilinquistë.  Unë ju luta të dërgojë libra shqip që të vihen në raftin e librave të shtetit tim Shqipëri. E miratuan dhe u dërgova katër pako me libra shqip natyrisht pa karakter politik. Pas një muaji kërkova të takohem me Drejtoreshën e Entit për botim dhe me përgjegjësin e  Fjalorëve Lexin. U takova dhe bisedova për hallet e shqiptarëve që ata nuk e njohin gjuhën serbokroate, burrat  shumë pak, ndërsa  gratë e fëmijët aspak. Kërkova të ndihmojnë se emigrimi  i shqipëtarëve nga Kosova e Maqdonia filloi të dyfishohet. Zonja drejtoreshë  fluturojë për në Beograd  dhe u  takua  me udhëheqësinë e Ministrisë së Kulturës së Jugosllavisë. Ajo më më tha:  “Shkova deri në Beograd u takova dhe u thashë Fjalori Sudisht-Shqip në grupin e fjalorve Lexin patjetër ta bëjmë  sepse  kemi shumë shqiptarë nga Kosova,  Maqedonija dhe trojet tjera shqiptare. Ata vetëm më shikuan u zverdhën në fytyrë dhe dolën nga dera duke më lënë  vetëm.”U ktheva në Suedi, bisedova me ekspertët e grupit Lexin dhe  vendosëm që Fjalori Suedisht-Shqip do të jetë në pjesën e programit të  gjuhëve të tjera duke motivuar se ky fjalor është i domosdoshëm për integrimin e mërgatës shqiptare në Suedi”. Pas një konkursi të dhënë me shkrim dhe me gojë e fitova projektin dhe fillova me dashuri të madhe dhe entuziazëm ta përkthej Fjalorin e parë Suedisht-Shqip dhe Fjalorin e dytë po  këtë vitë edhe fjalorin e tretë. Bëra një punë shumë të madhe që bashkombësit dhe nxënësit do të kenë në dorë Fjalorin Suedisht-Shqip dhe shpjegimet rreth këtyre fjalorëve.  Pak fjalë për historikun e gjuhës shqipe dhe pengesat që i janë bërë gjuhës shqipe gjatë historisë së sajë të lavdishme. Historiku i fjalorit Suedisht-Shqip më duket shumë i rëndësishëm dhe me vlerë se sa gjithë fjalori që zgjati katër vjet. Tani kemi dy  fjalorë  Suedisht- shqip  dhe një fjalor Shqip-suedisht. Deri tani gjuhët e tjera të këtij lloji Lexin kanë një fjalor ose dy Suedisht - gjuhë e huaj.

 

Si e kalon një ditë pune në emigrim shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Sadulla Zendeli Daja?

 

Për hirë të së vërtetës koha nuk më del dhe e kam të kronometruar  duke i qëndruar tejet  rigorozisht   shpërndarjes së sajë  Në se do të bëja një ndarje   do të kishte këtë  ndarje Gjumë rreth 5 orë, televizor 1- 2 orë, shëtitje 1 orë, ngrënie ushqimi  30  minuta, bisedë përmes telefonit 30 minuta, stërvitje 1-2 orë në pishinë. Për   dashuri nuk kam përgjigje  edhe pse  kam qenë i martuar dy herë  tani jam pa as njërën.  Jam beqar. Po ... i martuar me librat...!.  Nuk kam kohë..! Koha më mungon...!

 

Ju jeni ekonomist me profesion por tani merreni me shkrime dhe publicistikë, cili  është dallimi mes asaj qe keni përjetuar ne Maqedoni respektivisht në Gostivar dhe sot këtu në Suedi?

 

Po jam ekonomist. Kam studjuar në një kurs prej 6 muajsh  në Universitetin e Lundit, për  të mësuar  terminologjinë e ekonomisë suedeze.  Shkrimet publicistike ma shtojnë jetën se shpreh atë që e kam përjetuar dhe lirohem nga ajo që më ka munduar në vednlindje. Nuk mund ta harrojë vitin 1945 “Vjesht e përgjakur” Kalonim Vardarin e turbullt duke na shtyrë me bajoneta, isha 10 vjeç. Urën  e Vardarit  e kishin zënë dhe ne duhej ta kalonim  nga uj. Ky eshtë dallimi në vendlindje dhe këtu në Suedi.

 

Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes  kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e profesionit, por jo më pak të personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër  si është Daja nga natyra?

 

I urtë, i sjellshëm,  komunikues, pa komplekse, liberal, nuk jam xheloz dhe nuk kam zili, edhe nëse  dikush  shprehe të pavërtetën  vetëm e  dëgjojë pa e kundërshtuar Nuk  e shikojë të arsyeshme   të këshillojë një  të  rritur. Një fjalë e urtë pullore thotë  “Qenin nuk mund ta mësosh të ulet kurr është i rritur”,  prandaj  duke  i marrë  moralin kësajë  proverbe  e shikojë të  paarsyeshme  të kundërshtojë. Ekuivalenca do të ishte  sikur  arsimtari tu thoshe nxënësve “Të dashur nxënës  të keni kujdesë nga lugati”.. ! Lugetërit ekzistojnë...!. Kemi 33 Hazretlerë që janë të dashurit e Perëndisë e disa nga këta kanë biseduar me Perëndinë”.  Dhe këto fjalë janë më të vjetër se shkenca dhe feja është më e vjetër se shkenca. Eh....këtë  e shikojë si  “shkencë” e shkatërrimt të një kombi. Perëndija na ka në dorë a armiku bënë punët e veta në vendin tonë....! Këshillat e mi janë:  - Beso për vete...! - Mos infekto të tjerët, sidomos mos infekto fëmijët që janë ardhmëria e një kombi. Unë kur emigrova në Suedi komplekset ballkanike i futa në një thes të zi dhe e mbylla thesin, mundësisht hermetikisht sepse  po ta hap  këtë thesë do ta infektojë një lagje apo  një qytetë. 

 

Ju jeni edhe një poet shumë i talentuar Cili  është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicist dhe përkthyes në mërgim?

 

Jam shumë i gëzuar që pata mundësi  të bëj sadopak për bashkëkombësit e mi dhe nxënësit e mi  brenda 45 vitesh. Jam i gëzuar që bëra tre  fjalor Suedisht-Shqip dhe Shqip-Suedisht të cilët ishin të ndaluar nga shteti  Jugoslav, me motivin se shqiptarët janë bilinquist-dygjuhësorë. Publicistikën që kamë shkruar më ka shëruar dhe më ka bërë që të ndihem mirë. Libri im i parë me poezi më jep kurajo të vazhdojë të shkruaj edhe poezi. Nëse dal nga modestia, për hirë të së vërtetës është pritur më shumë se mirë në Panairin e 14 në Tiranë, si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, madje edhe shtypi periodik i kushtoi një vëmëndje te posacëme si vëllimit poetik "Ditari i dhimbjeve", por edhe unë u ndjeva i vlerësuar kur  e përditshmja  "Republika" teksa më ka dhënë një vlerësim edhe si krijues, por  edhe për kontributin në  hapjen e shkollës shqipe apo  veçmas si një patriotë "24 karatësh" sikur do ta përshkruante  patriotizmin timë  gazetari i kësajë prestigjozeje.

 

Cilat janë shkrimet publicistike interesante nga Daja nga fjalorët apo  librat e botuara deri më tani?

 

Tre fjalorët Suedisht-shqip dhe Shqip-suedisht. Shkrimet publicistike janë koha kur kam qenë 10 vjeç, kam shkruar atë që e kamë përjetuar si fëmijë. Kam shkruar për dhunën që u bëhej shqiptarëve nga armiku që e okupoi vendin tonë iliro-shqiptar. Sjellja e tyre ka qënë tejet brutale  ndajë një populli të tërë që për "faj" kishin vetëm krenarinë shqiptare.

 

Ishit në panairin e librit në Tiranë në nëntor, ju lutem përshtypjet e juaja nga atje?

 

Kam marrë pjesë në Papirin e Tiranës 12 herë  Këtë vitë ishte Panairi i 14-të i Librit. Kam marrë pjesë edhe në panaire tjera si Panairi i Franfurkut Gjermani, Göteborgut Suedi, Panairin e Kosovës në Prishtinë, panairin e  Zagrebit  Kroaci. Në panairin  e librit në Tetovë, në Shkup.

Panairi  librit 14- të në Tiranë kishte shume dallim nga vitet tjera. Shumë vizitues por edhe shumë fëmijë me familje, ishte e pamundur të lëvizësh nga vizitorët. Kjo është Shqipëria dhe këtu është kultura e një populli të lashtë.

 

Planet e Dajës për të ardhmen, çfarë do  presin lexuesit nga ju?

 

Do të bëjë çmos të dal me një libër me poezi, dhe ndonjë libër tjetër për fëmijë.

 

Nëse do të kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret pa marrë parasysh se ku Ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?

 

Po edhe në mërgim duhet të ndryshojmë. Situata dikton të ndihmojmë edhe Kosovën dhe trojete tona shqiptare aty është thelbi. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tona të shkëputura shqiptare duhet një ndihmë e veçantë këtë ndihmë mund ta sigurojmë ne të gjithë  në atdhe dhe mërgim. Të stimulohen arsimtarët, liderët e kombit për një ndihmë gjithshqiptare, më e gjerë, me konkrete. Duhet të edukohemi për atë që është shqiptare, mos e keqpërdorim atë që e kemi në dorë, mos keq përdoret atdheu për ideologji a për pasuri vetjake. Kombi është në rend të parë, korrupsioni të likuidohet, të marrim shembull nga shtetet nordike. Përse ata kanë më pakë se ne korupsion...?. Një deklaratë finaciare për të ardhurat vjetore-tepricën ku e ke marrë. Kam frikë se do ta hidhërojmë Evropën dhe miqtë tanë dhe atëherë do të bëhena 'rrobërit e ri në robërinë e vjetër'. Kështu  do të jemi të zotët të ndërtojmë shtetin tonë. Shqipëria , Kosova dhe trojet tona që janë në mjerim. Duke qenë progresiv për zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit shqiptarë do të ndërtojmë vendin tonë që nuk kemi patur shanse ta ndërtojmë- të ardhurat e vendit tonë i kanë shfrytëzuar okupupatorët. Kështu do të dalim pa pengesa në Evropën e Bashkuar. Tani ardhmëria jonë është në Evropë, fëmijët tanë duhet ti afrohen Evropës më afër. Nuk duhet ti tregojmë Evropës se sa fetar të mëdhenjë jemi- ne duhet të tregojmë se sa të aftë jemi. Kjo bëhet kur ne do të lirohemi nga ajo që na ka penguar dhe ende na pengon. Shkolla të ketë vendin e vet. Besimi fetar të ketë vendin e vet, këta dy fenomene nuk janë të barabartë. Po të vazhdojmë kështu si jemi mund të mbesim pas të tjerëve, dhe do të na kushtojë kohë. Atëherë na pret okupimi modern d.m.th okupim i ri. Po nuk u zgjuam sot do tu lëmë gjeneratës sonë të shenjtë një pengesë  të madhe dhe të pashërueshme.

 

Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

 

Shqiptarët janë të “bashkuar”. Ne kemi dy shtete në Balkan Kosova është Shqipëri, shqiptarët e maqedonisë shqipatre janë Shqipëri, Shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës janë shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Malit Zi janë shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Çamërisë dhe Çamëria është Shqipëri.  Bashkimi i partive politike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri i bashkon këto troje shqiptare të shkëputura nga shteti amë. Kur disa lider të partive politike do të shmangen nga dioptria shkurtpamëse, interesat vetjake, zhytja në korrupsion dhe klanet që kanë formuar për ti mbrojtur. Po të jenë të bashkuar kombëtarishtë do të zgjidhet çështja e shqiptarëve të ndar nga shteti amë. Do të ta çojnë popullin shqiptarë në radhë te integrimit të Europës së bashkuar. Do të rritet prodhimtaria nacionale. Duke qenë të bashkuar, do të zgjedhin njerëz të zotë jo të korruptuar, jo me klane, jo me inatë, jo me ideologji- Ideologjija të jetë në radhë të parë Kombi Shqiptarë, atëherë shqiptarët do të dalin nga kriza që e mundon kombin tonë me vite. Po ta dallojmë kombin nga klani, korrupcioni, fitimi vetjak, inati kacafytjet ideologjike, atëherë kombi shqiptarë do të jetë 12 milionë shqiptarë në Ballkan. Nuk mund të bëhemi të fortë duke ndërtuar një rrugë automobilistike, ne jemi të fortë kurr jemi të bashkuar- jemi një, të sinqertë dhe kombëtarë. Atëherë jemi fitimtarët më të mëdhenjë.

Por si t´i bashkojmë këta lider kaq të mëdhenjë që populli i ka votuar, kanë formuar klane korrupsione dhe dallavere. Në Suedi partitë më pak bisedojnë për zhvillim e partisë ata propozojnë ligje, alternativa në inters të popullit në tërësi pa marrë parasysh se cila parti propozon, vetëm të jetë në favor të popullit dhe në kufijtë e buxhetit të shtetit. Kur është fjala e kombit suedez janë nacionalist të betuar- për shtetin dhe kombin e vet. Nuk vrapojnë të ia marrin atij tjetrit, ata mbrojnë të veten dhe nuk e marrin pasurinë e tjetrit. Në Suedi “nuk e ruan shtetin policia”, por shtetin e ruan populli e ruan dhe të gjithë partitë politike të zgjedhura nga populli. Kur është fjala për komb ata janë të gjithë për kombin, jo 30 a 50 a 70%, ata janë të gjithë për kombin. Përse ne nuk mund të marrim disa gjëra të mira nga shteti Suedez, dhe shtete të tjera që i ngjajnë Suedisë. Partitë tona janë gjithashtu kombëtare por fatkeqësishtë të gjithë duan të bëhen kryetar shteti- shefa departamenti, vetëm për të zënë vend në parlament edhe pse diturinë e kanë të mangut dhe në parlament nuk mund të hapin gojën se nuk dinë. Kur parlamenti do të ketë shqiptarë të zotë dhe të bashkuar, atëherë do të fillojnë të zgjidhen të drejtat e shqiptarëve p.sh në Maqedoni ku ende marrëveshja e Ohërit është e pazgjedhur, atëherë do të zgjidhen emrat e fshatrave, maleve, rrugëve dhe qyteteve në gjuhën shqipe të emërtuar nga okupimi i Bullgarisë së vjetër, mbretërive të ri e të vjetër të Serbisë e Jugosllavisë. Shqiptarët janë përgjegjës për armiqësinë e tyre mes partive politike, korrupsionit, dhe

shantazhit politik- Populli është i pafajshëm historia dhe gjaku i dëshmorve tanë do t´i dënojë.

 

Nëse ekonomia, ose bibliotekarija nuk do të ishte profesioni juaj, ne çfarë profesioni do e gjente veten më së miri Daja?

 

Në shkollë për edukatën e nxënësve që janë ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptar. Por i veçuar nga ideologjia Fetare.

 

Një porosi për nxënësit dhe të rinjtë në mërgim.

Të dashur nxënës dhe të rinjë!

- Ju e keni të hapur portën për integrim në shtetin me shkallë të lartë demokracie, në Suedinë Nordike…,

- Ju do të lini gjurmë të mëdha në jetën mërgimtare.

- Dhe këtu do të gumzhoi si zgjua bletësh çerdhja nga do të dalin shkëndija drite dhe identiteti.

- Ju jeni meterori që do të hapni horizonte diturie te mërgimtarët.

- Me veprimtarin tuaj do të mbroni dy kulturat, duke ngritur lartë dy gjuhët atë shqipe dhe suedeze ku pikëtakimi do të bëhet tabani i mirësisë dhe mirënjohjes së popullit Suedez-Nordik dhe Shqiptarë.

 

Përveç artit te të shkruarit, publicistikes dhe përkthimit si e kalon kohën e lirë Daja?

 

Koha më mungon.  Atë kohë të lirë që kam nuk mjafton. Dëshirën që kam, më duket se as koha as mosha nuk do të më kursej të bëjë aq shumë sa unë kam planifikuar., por kjo është jeta e një emigranti shqiptarë 45 vite e 11 muaj më parë. ”Unë linda përsëdyti…”. Shpresojë se do të realizohen fjalët…

”Zoti Zendeli do të shkruash edhe 10 fjalorë”- katër libra i bëra, më kanë mbetur edhe gjshtë…!

 

Cfarë ju benë të lumtur dhe çfarq ju mundon më së shumti në jetë?

 

Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Me forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.

 

PËRSHENDETJE TË PËRZEMËRTA DHE TË NGROHTA NGA FËMIJËT E KOSOVËS JU SJELLË BABADIMRI KOSOVAR FËMIJËVE

 

PËRSHENDETJE TË PËRZEMËRTA DHE TË NGROHTA NGA FËMIJËT E KOSOVËS JU SJELLË BABADIMRI KOSOVAR FËMIJËVE SHQIPTAR NË BORÅS TË SUEDISË

 

Një traditë shekullore e këtij populli fisnik në festimin e festave te fundvitit edhe sot është prezent dhe ka filluar të aplikohet edhe nga ardhacakët të cilët nuk janë të pakët në këtë skaj të rruzullit tokësor këtu në hemisferën e veriut, pra në Skandinavi. Festat e fundvitit këtu në Suedi festohen në menynë madhështore, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtaten edhe shqiptarët. E gjithë kjo në kuadër të integrimit të ardhurve në jetën dhe kulturën e vendit ku ata jetojnë dhe përkrahjen e shtetit suedez dhe komunave për të huajt respektivisht të ardhurit. Edhe këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mërgimtarët shqiptar dhe se sa ata ku­jdesen që edhe me të vegjlit të ndihen të lumtur dhe se me të vërtetë dikush mendon dhe angazhohet për ta.

Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në bashkëpunim me redaksinë e mujores shqipe këtu në qytetin Borås  të Suedisë “Dituria” edhe këtë vit ishin kujdesur që edhe më të vegjlit të ndjejnë gëzimin e festave të fundvitit.

Sot në lokalet e Fjärdingskolan në Borås ishte për vizitë Babadimri Kosovar, i cili vizitoj dhe përshëndeti vogëlushët shqiptar dhe të tjerë me rastin e festave të fundvitit. Ishin mbledhur në sallën e Fjärdingskolan të qytetit Borås fëmija shqiptar, por bashke me ta ishin në pritjen e  Babdimrit Kosovar edhe bashkëmoshatarët e tyre nga të katër anët e botës, të cilët bashkë me fëmijët shqiptar vijojnë mësimet në këtë vatër arsimore.

Pra fëmijët nga qyteti Borås kishin një rast të veçantë, për gëzime, për dallim nga moshataret e tyre shqiptar në qytetet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili një kohë të gjatë kishte bërë përgatitje serioze për udhëtimin e tij në veri në qytetin Borås të Suedisë, në të cilin jetojnë dhe mësojnë shumë vogëlush shqiptar, në këtë qytet në veri të Evropës ku Babadimri u ndau dhurata në një veprimtari të organizuar me këtë rast. Këtu në Borås fëmijëve shqiptar, por jo vetëm me kaq, Babadim­ri u solli edhe shumë të fala nga moshatarët e tyre nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijët e vendlindjes. Babadimri kosovar” në thesin e tij të mbushur enkas për vogëlushët boråsar me dhurata nga plaka e tij në Kosovë kishte sjelle për ta libra por edhe përshëndetje të përzemërta dhe të ngrohta nga kosovarët. 

 

Baba dimri Kosovar fëmijëve shqiptar u dhuroj librin e shkrimtares për fëmije Shahe Rama “Festa e Abetares” ndërsa fëmijëve të kombeve dhe kombësive të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë së bashku me moshatarët shqiptar Babadimri kishte siguruar librin e shkrimtarit për fëmije nga Tirana Viron Kona  në suedisht përkthyer e botuar kohë me parë këtu në Borås  “Min kära Bubulino” ne suedisht nga ana e redaksisë së revistës Dituria.

Është punë e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njeri tjetrin thotë një nënë e cila së bashku me djalin e sajë është shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Ba­badimri Kosovar”. Por duhet që të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim. Ndarjet dhe përçarjet momentale ne mes nesh nuk janë të mirëseardhura, duhet ti lemë mërit, duhet ti lemë huqet e këqij se nuk janë për ne se ka kaluar ajo kohë, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë fëmijët tanë thotë kjo nënë.

Edhe personeli, pedagogët, mësues dhe të pranishëm u mahnitën nga bukuria dhe prezantimin i Babadimrit Kosovar, mirësjellja e tij, dashamirësia, dhuratat për fëmijët dhe përgëzimet e përshëndetjet e bashkëmoshatarëve nga Republika e Kosovës për vogëlushët e Fjärdingskolan. E lidhur me këtë nga pedagogët e këtushëm  mësuam se ne një të ardhme të afërt nxënës të kësaj shkolle do vizitojnë Kosovën.

 

U mbajt mbledhja e parë konstituive e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve,

 

U mbajt mbledhja e  parë konstituive e  kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve,

 

Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Suedi,  Papa Klementi XI – Albani” 

 

Nr. 2011/008 Protokolli

Komunikatë për opinion

 

Në lokalet e ”NBV”të  Halmstad të Suedisë, më 17 dhjetor 2011, u mbajtë mbledhja e  parë konstituive e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS) Papa Klementi XI – Albani”, e cila u kryesua nga kryetari i Kryesisë z. Hysen Ibrahimi.

 

GJATË MBLEDHJES KONSTITUIVE TË KRYESISË SË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE    

                                     KRIJUESËVE NË SUEDI”PAPA KLEMENTI XI-ALBANI”

                                           

           Në këmbë nga e majta: Osman Ahmetgjekaj, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, Nazif dhe Mevlude Hajra, Shaban Gashi, Ferid 

           Qollaku, Rrahman Rrahmani, Avdi Islami, Musa Robeli, Hamit Gurguri dhe Naser Zeqiri.

           Ulur nga e majta: Enver Jashari, Mursel Shkupolli, Bedri Paci, Hysen Ibrahimi, Afërdita (Avdyli) Dollovac, Fetah Bahtiri,

           Florije Lule Bajraktari dhe Halim Hoti.

                                                                 Më 17 dhjetor 2011 – Halmstad -Suedi

 

Anëtarëve të pranishëm të Kryesisë u dëshiroj mirëseardhje kryetari i Shoqatës Kulturore  Shqiptare “Iliriada” në Halmstad, njëherit edhe anëtari i Kryesisë së SHSHAKSHS-së dhe deputet në kuvendin komunal të Halmstadit, z. Naser Zeqiri, si nikoqir i radhës i organizimit të mbledhjes. Ai, pasi përshëndeti dhe ju uroj mirësardhje, në pika të shkurta e njoftoi Kryesinë për aktivitetin e gjithëmbarshëm dhe planet për vitin e ardhshëm që ka paraparë shoqata me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Më pastaj, udhëheqjen e mbledhjes e mori kryetari z. Ibrahimi, i cili pasi shpalli të hapur mbledhjen, ai në fjalën e tij i falenderoi të gjithë pa përjashtim anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të dhënë. Mund të konstatojmë se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ai, më pastaj, njoftoi për numrin e madh të urimeve që kishin arritur nga tërë hapësira e botës shqiptare dhe mërgatë. I falenderon të gjithë pa përjashtim për falenderimet e tyre.

Në këtë mbledhje të Kryesisë ku ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë ndër të tjera, u diskutua për emblemën e Shoqatës ku në bazë të propozimit të anëtarëve dhe votimit të bërë u morë vendimi që Shoqata të emërtohet dhe për Emblemë e Shoqatës të jetë:
Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi(SHSHAKSHS)- Albanska Författare, Artister och Skapare Föreningen i Sverige, “
Papa Klementi XI – Albani”. Pastaj, Kryesia vendosi që edhe në vulën e shoqatës dhe ballinën e librave të cilat do të botohen të vihet po i njejti emër. Krysia diskutoi dhe mori vendim të bëhen përgatitjet e duhura për botimin e librit të parë nga ana e shoqatës i cili libër do jetë një THESAR KOMBËTAR NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË SUEDI, PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

U falenderua personalisht z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi, sponsor gjeneral për librin e parë të shoqatës në fjalë, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së SHSHAKSHS-së, për gadishmërinë e tij për të na ndihmuar me mjete materiale.

U muar qëndrim që të gjitha komisionet e formuara në kuadër të Shoqatës si :  Komisioni për informim, Komisioni për redaktim, Komisioni për lektorim, Komisioni për ndarjen e çmimeve, Komisioni për organizimin e promovimit të veprave dhe Komisioni mbikëqyrës të SHSHAKSHS-së të fillojnë me punë dhe të bëjnë planet e tyre që të jenë sa më azhur në realizimin e gjithë asaj çka parashtrohet para anëtarëve të kësaj shoqate. 

Unanimisht u vendos që Sesioni i parë shkencor të mbahet më 19 maj të vitit 2012, kurse për vendin, Kryesia vendos më vonë.

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi “Papa Klementi XI – Albani” propozon shkrimtarin ton të madh me përmasa botërore Ismail Kadare, që të nominohet me çmimin “Nobel” për letërsi. Për arsyetimin dhe kompletimin e lëndës të këtij nominimi, Kryesia autorizoi Prof. dr. Bedri Paci dhe Prof. Fetah Bahtirin.

Me vendim të Kryesisë, u pranuar anëtarë i Kryesisë veprimtari, aktori dhe regjisori i mirënjohur në Suedi z. Musa Robeli.

Kryetari z. Hysen Ibrahimi, para se të shpallë të përfunduar mbledhjen, ai në emër të Kryesisë, falenderoj Kryesinë e Shoqatës ”Ilirida” që kishte marrë masat përgatitore për mikpritje të shkëlqyer, komunën e qytetit Halmstad për mbështetjen financiare dhe ndihmën e dhënë me këtë rast dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë, që me diskutimet e tyre e begatuan mbledhjen.

 

 Më 17 dhjetor 2011                                                                                              Komisioni për informim

 Halmsatd-Suedi                                                                                                     SHSHAKSHSsë

                                                                                                                              "Papa Klementi XI-Alban"

                                                                                        

 

Nga: Prof. Murat Gecaj: PËRBALLË “RREBESHIT” TË PYETJEVE NGA NXËNËSIT…

                                              PËRBALLË “RREBESHIT” TË PYETJEVE NGA NXËNËSIT…

                                                     (Në shkollën 9-vjeçare Babrru-Fushë, Tiranë)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

 

 

Nga e djathta: Merita, Vironi, Mimoza  e  Murati (Tiranë, 7 dhjetor 2011)

1.

Sapo kishte përfunduar ai takim i bukur e mbresëlënës me nxënësit e klasave të shtata e të teta, në shkollën 9-vjeçare Babrru-Fushë të Tiranës. Me kërkesën time, njëra nga nxënëset më të shkathta mblodhi nga shokët e shoqet fletët, ku kishin të shkruara pyetjet e ndryshme, të cilat ata na i drejtuan,  me dashamirësi e zgjuarësi, si mua dhe kolegut tim Viron Kona. Ç’është e vërteta, ky kishte qenë edhe më parë në këtë kolektiv, pra ndihesh si në shtëpinë e tij. Ndërsa unë shkoja aty për herë të parë. Ftesa e bërë për ne kishte lidhje me një takim të mëparshëm, me mësueset e kësaj shkolle, Merita Prenga e Rita Bala. Ato treguan se, në vijim të veprimtarive të zhvilluara,  do të organizonin  një takim me ne të dy, ku do të flitej e bëheshin pyetje rreth librave, që ne kemi publikuar dhe për të cilët nxënësit kishin dijeni. Se për këtë gjë ata, sigurisht, do t’i ndihmonte edhe mësuesja e letërsisë, Merita.

Fletët, për të cilat fola më lart, m’i dorëzuan mua. Tashmë, ato i kam përpara dhe përsëri po përpiqem të rindërtoj “skemën” e atij takimi, në të cilin përjetova emocione dhe gëzim të natyrshëm, kur vërejta se sa të interesuar ishin nxënësit, që të dinin rreth jetës së shkrimtarëve e studiuesve të ndryshëm dhe që kanë publikuar libra, me interes edhe për ata. Nuk di se përse, po kur i shfletova ato pyetje e citime të nxënësve, më lindi mendimi t’i quaja “rrebesh”, drejtuar ndaj ne dy të ftuarëve të tyre. Kjo vinte se pyetjet ishin të shumta e të njëpasnjëshme dhe se ata ishin thelluar në jetëshkimin tonë dhe në përmbajtjen e disa nga librat, që kemi publikuar. Kush e ka përjetuar këtë gjë dhe, sigurisht, ne nuk jemi të veçantë, por të zakonshëm në pjesëmarrjen në një veprimtari të tillë, e kupton edne më  mirë se si ndihesh përballë syve vezullues e kureshtjes së pafundme të atyre djemëve e vajzave, të cilët sapo trokasin në dyert e jetës. Kështu, vërejtëm me kënaqësi se ata dëshirojnë të dinë rreth shumë aspekteve të krijimit letrar, publicistik ose shkencor, për jetën shoqërore e private të autorëve, se çfarë shërbimi I kanë bërë vendit e shoqërisë, me librat e tyre e tjerë.

 

 

Menjëherë, pas “rrebeshit”…

2.

Tashmë, që bëra një farë “hyrjeje” në këtë shkrim, besoj se lexuesi dëshiron të dijë se cilat ishin disa nga pyetjet e atij “rrebeshi”, përballë të cilit u ndodhëm unë e Viron Kona, shkrimtar dhe publicist i njohur. Për ta shuar këtë kureshtje, po i rendis ato më poshtë, duke filluar nga unë, pasi isha “i ri” në vizitën time aty:

1.-Xhaxhi Murat, meqenëse keni qenë pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, si ju duken diskutimi i hapur dhe debatet, që zhvillohen herë pas here për dy dialektet e shqipes? (nga Deniona Prenga).

-Si ju lindi mendimi që t’ua kushtoni një libër pedagogëve tuaj, në Fakultetin Histori-Filologji të Uniersitetit të Tiranës? (nga Klodian Gjeloshaj)

2.-Xhaxhi Viron, pse ia keni venë titullin njërit nga librat tuaj, “Dielli është i imi”? (nga Elidjana Zuna)

-Keni shkruar edhe një libër për qendrimin përkohësisht emigrant në Greqi…Cilat kanë qenë përjetimet tuaja, në atë periudhë dhe si janë sjellur fqinjët tanë jugorë me ju? (nga Robert Delia)

-Nga e merrni frymëzimin për të shkruar libra artistikë, sidomos për fëmijët? (nga Greta Muja)

Pyetje interesante na drejtuan edhe nxënësit pjesëmarrës: Alkilda Prifti, Romarjo Bila, Brojan Kulla, Eva Biba e të tjerë. Sigurisht, si Vironi dhe unë, iu përgjigjëm me korrektësi e dashamirësi çdo pyetjeje, që na u drejtua dhe pastaj nxënësit e pranishëm e shprehën këtë gjë hapur.

Ndërsa, po aty, Besiana Dybeli lexoi një “ese” të saj, që e kishte titulluar “Letërsia”. Në të, ajo shkruante edhe këto radhë domethënëse: “Jam nxënëse në klasën e 8-të dhe po përpiqem t’i hedh hapat në jetë, bashkë me letërsinë. Kjo sepse ajo mua më bën të ndihem mire dhe të krijoj botën time të veçantë; më ndihmon të shpreh qartë dhe bukur ndjenjat e mia…Ndihem krenare dhe e privilegjuar, se letërsia më ka pranuar në gjirin e saj”.

 

“Xhaxhi Viron, lutem, më bëni një shënim në librin tuaj!”

3.

Pasi përfundoi takimi, për të cilin shkrova shkurt më lart, u ndiem disi “të çliruar”, por dhe të kënaqur, si unë e Vironi, që u ndodhëm ndërmjet atyre nxënësve, me të cilët bëhet punë e mirë dhe e organizuar për t’u rrënjosur atyre dashurinë për letersinë, dijet, krijimtarinë letrare e tjerë. Kjo gjë vërehet që nga kujdesi i drejtoreshës së shkollës, Mimoza Haxhiu, gjithashtu, mësueseve Merita e Rita dhe të tjerët.

Me këtë rast, bëmë disa fotografi të përbashkëta, për kujtim nga kjo veprimtari e paharruar. Kur po dilnim, aty në korridor, vërejta se disa nxënës mbanin ndër duar libra të V.Konës dhe iu drejtuan atij t’u bënte shënim në to. Vetëtiimthi, m’u kujtua libri i parë, që kam marrë me një shënim të tillë dhe që e ruaj në bibliotekën time, nga shkrimtari i shquar Fatmir Gjata. Aty për aty, Vironi u bëri shënime dashamirëse edhe këtyre nxënësve: Alkilda Prifti, Lorenco Kurti e Elidjana Zuna (kl.7-b) dhe Remarjo Bilo (kl.8-c).

…Nesër e pasnesër, përsëri do të marrim pjesë në takime të ngrohta me nxënësit, që janë  të pasionuar për leximin e librave letrarë e publicistikë a shkencorë. Me siguri, ata të shkollës 9-vjeçare Babrru-Fushë të kryeqytetit do ta mbajnë mend gjatë takimin e organizuar dje edhe në vitet pasardhës. Por ai takim do të renditet i veçantë edhe në kujtesën time e të mikut tim, Vironit, si një ndër më të bukurit. Prandaj, për këtë gjë, i falënderojmë dhe i përgëzojmë nismëtaret e organizimit dhe zhvillimit të tij!

Tiranë, 8 dhjetor 2011

 

Bahtir Latifi:U MBAJT KUVENDI THEMELUES I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE, KRIJUESËVE DHE ARTISTËVE SHQIPT

                                 

 

                                             Urime Dita e Pavarësisë

 

 

U MBAJT KUVENDI THEMELUES I SHOQATËS  SË SHKRIMTARËVE, KRIJUESËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTAR NË SUEDI

  

Në Förslöv të Suedisë sot më 26 nëntor për herë të parë hapet Shoqata e Shkrimtarëve, Krijuesve dhe Artistëve të Shqiptarëve në Suedi. Kjo iniciativë është marrë  fal disa disa shkrimtarëve dhe krijueseve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Suedi që një kohë të gjatë.

 

Shtetet Skandinave njihen si të suksesshme në veprimtarin kulturore të Shkrimtarëve skandinav këtu, andaj qysh prej kohësh edhe shqiptarët u bënë pjesë e sukseseve të mëdha në këtë veprimtari kulturore.

Andaj si zakonisht që shqiptarët dinë dhe munden të jenë pjesë e Evropës në shumë aspekte jetësore kësaj radhe një numër nga të tillët që merren me krijimtari kulturore shqiptare filluan edhe këtë iniciativë që do të jetë një veprim historik.

Pra një ditë historike dhe me vlerë për të gjithë shqiptarët ku do që janë. Krijues të shumtë nga kultura shqiptare me vlera të mëdha shoqërore. Kjo tregon dhe dëshmon se ku do që jem, ku do që veprojmë dimë, mundemi dhe ja dalim  me vullnet, dashamirësi mes njëri-tjetrit dhe punë të pa lodhshme. Kuvendi i parë i kësaj shoqate u mbajt në Förslöv në mesin e shumë bashkatdhetarëve krijues shqiptarë. Në këtë kuvend morën pjesë, shkrimtar, krijues, artist të ndryshëm nga kultura shqiptare. Të gjithëve u buzëqeshte fytyra për një bashkim të tillë mes veti dhe me shpresë të madhe duke i pritur sukseset në të ardhmen nga kjo shoqatë pra SHSHKASHS-së e para dhe historike ne këto treva. Po ashtu mos harrojmë ta përmendim se në këtë kuvendë morri pjesë edhe deputeti shqiptarë në Parlamentin suedez Adnan Dibrani i cili përshëndeti punën e këtij kuvendi. Pra ishte kuvendi i parë ku u mblodhën më shumë se kurrë ndonjëherë bashkatdhetarët  krijues në Suedi me botime dhe shkrime nga më të ndryshmet që ata kishin krijuar.

 

Fjalën përshëndetës në këtë kuvendë e bëri Rrahman Rrahmani, ndërkaq hapjen e kuvendit e bëri shkrimtari ynë i madh dhe i njohur  për diasporën zotri Sadulla Zendeli (Daja), njëri nga aktivistët më të vjetër në këtë kuvend.  Ai përshëndeti nismën e kësaj pasurie shqiptare duke i falënderuar të gjithë ata që dhanë idenë dhe ishin të vullnetshëm të fillojnë  një iniciativë të tillë që i shërben të gjithë kombit shqiptarë ku do që janë ata. Më pas vazhduan fjalën përshëndetëse dhe falënderuese edhe shumë të tjerë që ishin të pranishëm në sallë. Kuvendi vazhdoj rrjedhën e tij sipas agjendës së përgatitur nga themeluesit për të bërë përzgjedhjen e kryesisë e më pas të kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të shoqatës.

Në këtë kuvend u zgjodhën anëtarë të kryesisë së kuvendit  e më pas me pëlqimin e kuvendit duke u votuar me vota të hapura u zgjodh kryetar i ri dhe i parë I SHSHAKSHS-së Hysen Ibrahimi, i cili ishte edhe koordinator i kësaj nisme. Kuvendi zgjodhi:Kryesin e kuvendit,Kryetarin,Nënkryetarët ,Komisionin mbikëqyrës,Komisionin për informim,Komisionin për redaktim,Komisionin për lektorim,Komisionin për ndarjen e çmimeve,Komisionin për promovimin e veprave Po ashtu edhe sekretarin dhe arkëtarin e shoqatës SHSHAKSHS-së

Sipas kryetarit Hysen Ibrahimi kjo shoqatë me vetë faktin që janë tubuar të gjithë krijuesit shqiptar është e një rëndësie veçantë sepse u shpalosen shumë aktivitete të mira që ne kemi synim edhe botimin e disa librave ku do të jetë në formë enciklopedike për pasqyrimin e aktiviteteve të mërgimtarëve shqiptarë.

Prandaj kjo shoqatë që u hapë sot, besoj se synimi i saj do të realizohet në përpikëri në kohën e ardhshme ku gjithmonë do të kemi një bashkëpunim dhe do të jemi të hapur me të gjithë ata që janë të vullnetit të mirë, po ashtu edhe gazetarët që do të japin një kontribut të mirë në të gjitha sferat e jetës.

Hyseni vazhdon duke thënë se deri sot ka qenë vetëm punë individuale e krijueseve, por punë ekipore asnjëherë nuk kemi pasur deri më tani. Andaj duke parë që puna ekipore, kolektive do të jetë ma rezultat dhënëse në këtë drejtim ne kemi marrë iniciativën bashkërisht bashkë me këshillin iniciues i cili ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim.

Në fund të bisedës kryetari Hysen Ibrahimi thotë:ejani të punojmë, të bashkëpunojmë, bashkëveprojmë pa ngjyrime, pa religjione të ndryshme sepse shqiptarët pasqyrojnë historinë e kombit shqiptar të mërgatës shqiptare në Suedi por pse jo edhe për skandinavi. Një tjetër krijues Shyqri Gjurkaj thotë se unë e përshëndes këtë iniciativë meqenëse jetoj afër njëzetë vjet në Suedi,kam qenë pjesëmarrës i shumë aktiviteteve kulturore që kanë ndodh këtu dhe për mua është kultura arma ma e madhe në një shoqëri dhe ku kultura vlerësohet. Gjurkaj vazhdon duke thënë se kjo iniciativë më gëzon për faktin se vetë krijuesit që kanë marr këtë iniciativë  Kemi edhe shoqata të tjera por vlera e vërtet krijuese mundet të vlerësohet vetëm nga krijuesit, andaj për mua është themelore dhe kjo më ka shtyrë të jam këtu dhe ta mbështes këtë iniciativë me forcat e mija sa mundem shprehet ai. Edhe Rizah Shaqiri njëri nga krijuesit tonë më eminent  thotë se kemi punuar shumë dhe jemi munduar të kemi takime me të gjithë shkrimtarët dhe krijuesit më herët por jo të organizuar në një shoqatë të këtij lloji.

Andaj kjo është një nismë jashtëzakonisht e mirë, ku të gjithë kanë mundësi të mblidhen në një vend të koordinohen me punë të përbashkëta të arrin rezultate edhe më të mëdha. Shaqiri shton duke thënë se organizimi i kuvendit është i mirë dhe shpresoj se kjo shoqatë megjithatë do ta koordinoj  zërin e përbashkët të krijueseve shqiptar dhe do të jetë një organ shumë ma i denjët në prezantimin e kulturës, artit dhe të arriturave tona në këtë fushë.

 

 

                                      

 

 


Faqe 1 nga 19