Viron Kona:Poezi

    Viron Kona

Peizazh

Grindemi si drerët,
në lëndinë me bar,
“brirët” i përplasim,
bam e bum përballë.

Se kam fajin unë,
e ke fajin ti...,
sa do zgjas sherri,
askush nuk e di!
 
Kalojnë disa orë,
atmosfera zbutet,
sedra dhe inatet,
nisin e lëkunden.

Në natën e gjatë,
arsyetojmë më qetë,
se kush e kish fajin,
kush kishte të drejtë.

Ja  vjen dita e re,
ngrihemi ngadalë,
unë  dredh cigaren,
ajo xhezven në zjarr.

Prezentim libri

Me 20.04.2018 ne ora 18.00 në Pallatin e literaturës në Göteborg, Rr. Heurlins plats 1. bëhet prezentimi i tetë (8) romaneve në gjuhën suedeze të shkrimtarit tonë Hamit Gurguri. Për të njejtat do të paraqiten recenzionet para artdashësve suedezë e shqiptarë. Për pjesëmarrës do te shtrohet një koktel.
Mirë se vini.
Organizatorët:
Qendra e shkrimtarve për perendim në Göteborg,
Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" nga Boråsi dhe 
Shshash "Papa Klimenti XI - Albani".

Elisabeta Gockaj:Poezi

Elisabeta Gockaj 

Mos hidhni vallen e nje tjetri

 

Jetoni miq, c'do cast te lumtur,

Se jeta iken e s'te pret,

Aty s'ka vend te mbani strukur,

Nje brejtes qe t"ju gryej krejt.

 

Mos hidhni vallen e nje tjetri,

Kerceni vec nen ritmin tuaj,

Qe c'do sekond te saj ta ndjeni,

Te paster shpirtit te kompozuar.

 

Paska ardh pranvera

 

Ja...paska ardh pranvera !

Ne kopesht kane celur lulet,

Selvete Abdullahu:Poezi

Selvete Abdullahu-Gjilan

Pres ardhjen tënde

Nisur në besë e fjalë

Mes këngës së ndëgjuar disa herë

Kisha lidhur një litarë nyje

Në përshëndetjen time

Pavarësi……

Si një dallëndyshe krahë hapur

Duke i thurrur këngë qiellit