Ullamr Qvick

Ullamr Qvick

Arsimtari, publicisti dhe aktivisti shqiptar me banim në Borås të Suedisë, Sokol Demaku, më ka dërguar në kohën e fundit tre libra nga dora e tij.
Sokoli është për të lavdëruar për zellin e tij, entuziazmin e zjarrtë dhe iniciativat e tij të shumta në dobi të marrëdhënieve shqiptaro-suedeze. Ai organizon takime të poetëve shqiptarë në Suedi, emisione të radios në gjuhën shqipe, udhëtime me pjesëmarrës suedezë në viset shqiptare etj.

Skënder Karaçica:Poezi

Skënder Karaçica

Vallet e Rexhep Çelikut

U nis me shqiponjat
Dhe vetë u bë shqiponjë 
E Atdheut
Sa hije i kish balli i djersitur
Kur hapte gjoksin 
Festë të madhe ka sot Shqipëria
Vallet e Rexhep Çelikut
Hijeshia e Kombit!

Udhëtimet nëpër botë
Të gjithë në këmbë
Nderim për Kombin Shqiptar
Gjerdani i Arit në Paris
Për Vallën e Shqipeve
Shekujt zbresin në skenë
Vallet e Rexhep Çelikut!