Fiza Hoxha:Poezi

Fiza Hoxha

E DIJA

E dija se do të vije

Ta lash hapur zemrën time

E dija se do te gjejë

Andaj erdha pak si shpejt

Je ai që fantazoja

Më shumë se më shumë

Je ai që desha të jeshë

Andaj më vërshove si lumë

Thonë se jetës nuk i dihet

Qenka e vertetë

Dashuria me shpejtësinë e dritës

Dhe aspak nuk të pyetë

Ermira Babamuta:Intervistë me aktorin Joni Latifi

Joni Latifi drejt ëndrrës së aktrimit në Amerikë

Joni Latifi është një aktor i talentuar shqiptar, lindur në Tiranë më 27 qershor 1994. Ka kryer studimet e larta dega “Administrim Biznesi” në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2016 ka lëvizur në Nju York, për të ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë aktor i “Hollivudit” dhe një yll i suksesshëm në fushën e aktrimit.

Ka marrë pjesë në reklamën e Telekom Albania dhe në videoklipin “Pa Mua” të këngëtares së njohur Eranda Libohova, fituese e festivalit “Kënga Magjike”.

Bisedë me poeten LILJANA FURRXHIU- SINANI

mikrofon

Ndue Lazri

NJË ZË QË E KAPËRCEU KËNGËN E MJELLMËS

-Bisedë me poeten LILJANA FURRXHIU- SINANI

 Përgjigje: - Përshëndetje, z.Ndue! Së pari, ju uroj juve dhe gjithë familjarëve, miqve të kudondhur ''Gëzuar festat e fundvitit!'' Nuk mendoj se bëhet fjalë për profeci. Profesor Jogaqi kishte të drejt të dyshonte, tek vajza, që i dorëzoi fletoren, me rreth 200 poezi në të. Kishte të drejtò t'i quante dhe ''Kënga e mjelmës''. Sumica e të rinjve, në adoleshencë, kanë prirje të shkruajnë. Këto prirje herë janë momentale, herë të përjetshme.

Gjuha jonë

shkronja

Remzi Basha: Poezi

Gjuha jonë

Të mpleksur me thinja
Vitet vijnë së largu
E re mbeti gjuha
E i ri mbeti vargu.

Gjuha nëpër shkronja
Hodhi valle burri
Dhe sqepin shqiponjë
E gdhendi te guri.

Sa shumë dufe
Gjuha ka përcjellë
Përzihej me plumba
Futej në betejë.

E derdhte aq ëmbël
Në brazdat e shkrimit
Kohën e Skënderit
Vargjet e Naimit

Zjarrin e zemrës së dheut
Dhe armët i dhe trimit
Le mbi djep të foshnjës
Zërin e bilbilit.