Gladiola Jorbus:Rëndësia e ujit ndër shekuj

Nga Gladiola Jorbus

Rëndësia e ujit ndër shekuj

   71% e sipërfaqes së planetit Tokë është e mbuluar me ujë (acqua, agua, eau, water, voda, nero, su, wasser) etj., dhe një formulë kimike e ngulitur tek të gjithë H2O.

Në kohën e Hamurabit (1700 p.k.), Eufrati konsiderohej hyu kryesor. Në epokën Biblike, lumi Jordan u vlerësua i shenjtë. Në brigjet e tij u zhvilluan shumë ndodhi domethënëse: Naaman, udhëheqësi i ushtrisë siriane u shërua nga lebra pasi u zhyt 7 herë në ujërat e Jordanit; ky lumë u ndal kur e kaluan izraelitët; Jezusi u pagëzua në këto ujëra nga Gjon Pagëzori.Egjiptianët e vjetër e konsideronin lumin Nil një perëndi.

Gladiola Jorbus:Me sytë nga qielli

Gladiola Jorbus

                                                              Me sytë nga qielli

Edhe pse të gjithë, të thonë se e kuptojnë atë që po përjeton, ti ndihesh i vetëm në botë. Edhe nëse i ke kaluar të 30-tat, edhe nëse ke një fëmijë të mrekullueshëm, edhe nëse ke një partner mirëkuptues, një motër të dhembshur, një nënë fisnike dhe një batalion të tërë me miq e të afërm fantastikë, të cilët të shtrëngojnë fort e të falin  ngrohtësi pa fund; ti sërish ndihesh vetëm.

Perparim Hysi:Tregim

LUKJA

Ndodh që nxënësit janë të pagabueshëm në notën që i vënë iks mësuesi, kurse mësuesi- për fat të keq, ndodh shpesh,- janë pak subjektivë në vlerësim në iks  apo ypsilon nxënës. Lukja, sado komshi me mua,qe nga ata nxënësit e " avashtë" që nuk ia  thoshte  për mësime dhe  dallohej nga bashëshokët e tij  të klasës,se qe më i vogli me trup dhe ,veç kësaj, kurrë nuk e mbaj mend që të merrte pjesë ose në ndonjë lojë si të tjerët dhe as për ndonjë sherr apo indisiplinim tjetër. Shpesh herë,Lukja, më kujtonte  atë LULIN E VOCËRR të MIGJENIT që shikonte vetëm punën e tij.

Gladiola Jorbus:Poezia femërore turke: nga periudha otomane deri në bashkëkohësi

Gladiola Jorbus

Poezia femërore turke: nga periudha otomane deri në bashkëkohësi

 

Por vetëm një grua që i përkiste një familjeje të pasur mund të bëhej poeteshë; ndërkohë ajo arsimohej  në shtëpi, ndaj nuk mund të shprehte veten në aspektin e feminizmit.

 

Mund të përmendim Mihri Hatun, e cila në poezinë e vet merret me çështjet e grave me vendosmëri. Ajo jetoi midis viteve 1460 dhe 1506 në Amasya, një vend i gjallë për shprehje artistike ku jetonin dhe fëmijët e Sulltanit.

 

      “ME SYTË E ËNDJES” TË LINDITË RAMUSHI DUSHKU

Lindite

Sokol Demaku

                 “ME SYTË E ËNDJES” TË LINDITË RAMUSHI DUSHKU

  -përmbledhje poetike në 96 faqe, botuar nga Shtëpia botuese Beqir Musliu Gjilan

Autorja edhe si e re është marrë me krijime letrare kryesisht me poezinë dhe si duket shpirti i saj krijues ka gjeturë vetën e tij në vargun  poetik dhe rrugën e vargnimit të vargut lirik sot. Por duhet thënë edhe ate se poezia është ajo gjini e cila  nuk njeh moshë, por se janë emocionet ato të cilat lindin te vet krijuesi për vargun poetik.

Cikël me poezi nga Sokol Demaku

Cikël me poezi nga Sokol Demaku

 

LISI I VJETËR

Qëndron krenar në sheshin përbri,

Në vete mban shumë histori.

Ai flet shumë, por nuk dëgjon,

Tregon shumë ngjarje nga koha jonë.

Ky Lis i vjetër mbi 100 vjeç

Më kujton shumë gjëra

Më kujton shumë njerëz.

Sa është mplakur Lisi,

Degët i janë varë,

Kristaq Turtulli: KARAMELET E KOSTELLOS SHOLLËS

KRISTAQ TURTULLI                                                  

KARAMELET E KOSTELLOS SHOLLËS

 tregim

Në përvjetorin e një feste fetare, që organizohej në qytetin M të shtetit fqinj, për nder të lindjes së një shenjtori të madh. Kostello Sholla nuk ndënji pa ua kënduar, duke qeshur e ngjeshur ua tha në fytyrë:

SIBORA HUDA, NË 10-VJETORIN E LINDJES,  PËRURON LIBRIN E 3-TË ME POEZi…

SIBORA HUDA, NË 10-VJETORIN E LINDJES,  PËRURON LIBRIN E 3-TË ME POEZi…

Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues

1.

Me atë buzëqeshje engjëllore dhe e veshur aq hijshëm, ajo kishte zënë derën e  hyrjes në sallë dhe ua jepte dorën e i falënderonte të gjithë, për ardhjen. Po kështu, veproi dhe me mua, që Siborën e takoja për herë të parë. Ndërsa vetëm kishim shkëmbyer mesazhe përmes Fb dhe ia dinim mirë njëri-tjetrit të dhënat jetësore, si dhe krijmtarinë e botimet. Sapo më pa, ajo m’u hodh në qafë e m’u drejtua: “Mirë se erdhe, xhaxhi Murat! Ja, kjo është mami dhe ai babi im…”.