Arqile Gjata: DUKE UDHËTUAR BRENDA VETES PËR TË THËNË ATË QË DUA!

Arqile Gjata

DUKE UDHËTUAR BRENDA VETES PËR TË THËNË ATË QË DUA!

(Vëllimi poetik Udhëtoj brenda vetes] I poetit Grigor Jovani.

gjata.arqile2@gmail.com

         Në vëllimin poetik  “ UDHËTOJ BRENDA VETES “ të poetit Grigor Jovani pasqyrohet fytyra e vërtetë poetike e poetit të mirënjohur.

             Vargjet e këtij libri zgjaten me dukuri të veçanta dhe shpesh befasuese.

Dy janë personazhet që kanë kushtëzuar ecurinë poetike në vite të autorit; Dashuria dhe Fjala...

“Por Zotat nuk e besuan...Ç’është jeta?/në fillim asgjëja/pas asgjës fillimi/pas fillimit fundi.”” Udhëtoj Brenda vetes “f,17

Apokalipsi që mund të kaloj nëpër vargjet e tija, askush s’mundi tja shkuli dot zemrën dhe pse autori ka frikë nga djallëzija, se mos i shuhen ngjyrat dhe melodija.

      Me ndjenjat e tija aq të forta, me talentin e tij të lindur dhe punës së tij krijuese, ai i përulet me dashamirësi, me inteligjencë dhe fantazi poezisë së tij.

         “Një shtërg/mbi gjoks/të Shqipërisë/pi sisë, po aty, f,18       

 Ndjenjat krijuese janë të një niveli shumë të lartë estetikë, poeti na ka sjell vargje, që jehojnë me plot filozofi, mesazhe dhe ngjyrime të cilat kanë aromat e detit, të vendlindjes, të jetës dhe botkuptimit të tij krijues…për të thënë ato që dua siç thotë vet poeti!

           Poeti përdor një gjuhë simbolike, si gjuhë konceptuale ku vargjet e poezisë të vëllimit poetik që cituam janë ndërtuar si një lëndë substanciale, si prurje vetjake, ku ndjehen shtjellat dhe kërshërija individuale e ligjërimit të autorit përgjatë udhëtimit të tij Brenda vetes.

         Duhesh të gjurmosh varg pas vargu se si ai krijonë…

Vargjet e këtij libri zgjatetn e zgjaten dhe ato vargje përthithin vetveten dhe si personazh…

       Jo vetëm poetin si personazh, por dhe si materje {estetike janë dhe dallgët, kuajt, zjarri-materja e të vdekurve të lashtë.}

     Fjalë kyçe: Udhëtoj, vetja, poezi, gjuha, në thelbin e mendimeve, fjala, imagjinata, ndjenjat, përfytyrime.

Hyrje:

             Nisur nga fakti që fjala materjalizon mendimin sjellim në kujtesë faktin që; faktorët psikologjik, siç janë: -Famtazia, intuita, imagjinata, apo përfytyrimet e autorit ndërthurin tërë ngrehinën e këtij vëllimi poetic.

        Ai ka aftësi e tija individuale, depërton me mjeshtëri, me zgjuarësi në thelbin e mendimeve të tija poetike, të sendeve, ideve e përfytyrimeve.

       Në këtë vëllim poetik “Udhëtoj Brenda vetes “sistemi i figuracionit ka një forcë krijuese shumë të fuqishme.                

     Poeti duhet vlerësuar si shembull për imagjinatën e tij estetike, se si ai depërton, kapërcen dhe krijonë fytyrën e tij të vërtetë poetike…

                  Materie

     “Të vësh veshin në barkun e një kali,/do dëgjosh britma.Sikur burojnë/ nga toka e pagojë./Të vësh sytë në zemrën e një zjarri,/të mbushësh dejet me shkëndija.Trupi/do të flakëroj./Të çash në dimër dallgët e një deti,/të hapet shtegu në Rodon.Prej nga/mërgoj Arbëri jashtë./Dallgët, kuajt,zjarri-/material e të vdekurve të lashtë.“G.Jovani,”UDHËTOJ BRENA VETES”,Shtypur në shtypshkronjën EDLORA,Athinë 2008,f,21

           Në këtë vëllim poetic për të cilin po flasim, prurjet poetike janë gjetje të përsosura, të tërheqinë vëmëndjen detajet artistike, ato janë të freskta, të pa përdorura nga dikush tjetër dhe sidomos i

 japin poezisë mendime, ngjyrime, por më shumë figuracion metaforik…

                                        LARTËSITË

             Kur do vi ajo kohë/që do bëhem I famshëm/gjersa thoshte nëna ime/nuk e diskutoj/do të bëhem një ditë/do t’I hyp Pegasit/kalit tim të llahtarshëm/për të bër një shtegtim në Olimp/ tek lartësitë/Po të bie që andej. sdo pyes për famën,/as për qafën e thyer,/ se sa për rastin e humbur/të gënjej Perëndit.”, po aty f,52

        Poeti përdor një gjuhë simbolike aq dhe konceptuale. Vargjet janë ndërtuar me lëndë poetike që shprehin mendim për seicilën fjalë, që autori përdor.

   “Deti e gdhin/duke lexuar/libra të vjetra. “, po aty f,100

“Poshtë diellit/vjersha ime/shtrirë/Klithmë/agonie/në shkretëtirë.         “po aty f,89

           Duke gjurmuar se si poezia është ndërthururë poetikisht nga autori ndjenë, kupton mësëmiri se ai I drejtohet- Mitologjisë dhe mënyrës dëshirore të foljeve…

  “ Kur dëgjuam se do vijnë piratë,/ndërruam bravat dhe puthitëm mire/gjithëçka kishim, dyer e dritare./Nuk na hynte dielli nëpër zemra./Me të pare që piratët  s’vinin./morëm zemër.Lam të hynte diellin,/hapëm prap dyert dhe dritaret./Erdhi ajo, ndërkohë, adoleshentja,/duke mbushur dhomat dhe oborret/me një këngë të ëmbël, të gëzuar./Qe pranvera.Bota e tërë,shkujdesur,/luante me diellin nëpër duar./Kur askush s’e priste,ata erdhën/Nga që s’kishim mbyllur asnjë portë./hynë të qetë,ç bënë, bënë dhe ikën./Era luante  dyert dhe dritaret.“po aty, f,21    

      Kështu zgjaten dhe përsosen poezi me dukuri të veçanta dhe shpesh befasues. Jeta lind me ngjyra, në çdo varg të këtij libri ndihen melodi.

        Në këtë vëllim teorija e imagjinatës muroset dhe apokalipsi që mund të kaloj do shuhet nga rrezet e diellit që mbartin vargjet e poezive…

    “Njëzetë shekuj me radhë/u ngop me vdekjen/Për hir të dokeve prehistorikë/dilte shëtitje me hasmët e saj, në bjeshkët e veta/Tani/kur me hasmët u nda përgjithmonë/iu ngatërruan botët/Megjithatë/nga gjërat më të bukura/në fytyrën e saj/ishin lotët. “po atyf,25

      Në vëllimin poetik që po analizojmë ndjejmë me kërshëri shtjellat e ligjërimit të tij poetik…

” Trupi yt/në pafundësinë e rërës/Si një yll I ri/në Galaktikë/Ia kam frikën/xhelozisë/ së erës/Mos fryn dhe yllin/ma fik, po aty f,88

      Vargjet e këtij vëllimi poetik janë përulje shpirtërore ndaj poezisë së tij. Nga këto ndjenja lindin vargje si tinguj, si melodi, që jehohjnë aq mrekullisht, here me zërin e e tij dhe herë mes personazheve                        

“Era u tërbua. Të rrëmbeu zërin,dogji pyjet./Qetësi.Duartrokitje.Pastaj/sytë e tu./kishin shpëtuar nga zjarri/yjet“po aty,f,39

“T’I ndërroja vjershat e mia/me pisha/Mase bëheshin një pyll I vogël/të frymëmernim/oksigjen/këtë verë/Të vlenin për diçka/një herë.”po atyf,53

Përgjatë leximit të krejt vëllimit poetik “Udhëtoj Brenda vetes”

dallon, prek realisht, se ato vargje janë vetëvetja e autorit. Autori është i sinqert, nuk dëshiron të jetë dikush që flet, apo udhëtonë jasht vetes së tij…

Ai “muroset” brenda vetes… si personazh!

“Ditët e mia të pafundme/më lejo ti rroj në paqen tënde/Kaq e kaq Zota u munduan/të më linin jashtë/ngs këto vënde/Ç’fat i mbrapshtë, imzot/ç’fat I keq/Unë I besoj të gjitha Zotat/asnjë s’më beson/për dreq “f,15

      “Në kohë lufte/në katojin tim/fshihej Zoti/Të bënte ndonjë gjë/për veten e vetë/s’qe i Zoti/Të rrinte atje/e hanin minjtë/Të dilte jashtë/e kryqëzonin të pafetë/ditën me diell/La pas mallkimin/mbi botën tonë/dhe u fsheh në qiell, po atyf,26

-Çka e bënë më interesant vëllimin poetik “Udhëtoj brenda vetes” është psikoanaliza e ndjenjës karakterizuar nga një dinamizëm i admirueshëm…

       Këtë fenomen e gjejmë shpesh dhe në trajta të ndryshme estetike

Era u tërbua. Të rrëmbeu zërin,/dogji pyjet./Qetësi.Duartrokitje.Pastaj/sytë e tu./Kishin shpëtuar nga zjarri”,f,39

    “Ç’ju desh Zotit të bënte dallime/mes racës që krijoj në tokë?/Shpalli “të veçantënga gjithë të tjerët/Poetët/dhe vuri një bela mbi kokë./Krijoj një Diell për gjithë Rruzullimin./siç krijoj për çdo njeri Nënën./” Për ne ç’krijove?“/-u ankuan poetet.-Posaçërisht për ta krijoj Hënën.’,f,37

‘Verërave/kur shkoj në Prevezë/nëpër rrugicat e ngushta më ndjek/hija e Kariotaqit/Për diçka kërkon të më pyesë. Për sytë melankolikë të Migjenit,/më duket…./Ngaqë s’i shpëton dhe ai/ vetmisë. Së vetë/ndërron mëndje në çast/dhe zhduket ‘f,41

DISA PËRFUNDIME;

  -Pa e tepruar shpreh mendimin tim se; Poeti Grigor Jovani është mjë Personalitet i poezisë.

Punën si krijues në poezi e ka filluar shumë shpejt.Ai është i plotëformuar, me dije estetike dhe kulturë gjuhësore.

     -Grigor Jovani njihet dhe si gazetar dhe publicist me vlera, ku për shumë vite ka shkëlqyer në gazetari dhe publicistikë.

      -Poeti ka një botë të madhe shpirtërore në krijimtarinë e tij si poet dhe si Njeri me karakter dhe dinjitet në punën e tij krijuese, jo vetëm si poet, por dhe si botues i një Reviste letrare shumë prestigjioze në Shqip!