Ibrahim Hajdarmataj:Revista "Perla" këto ditë në duart e lexuesve artdashës

Ibrahim Hajrdarmataj

Revista "Perla"  këto ditë në duart e lexuesve artdashës

 

Këto ditë doli numri i ri i revistës shkencore- kulturore tre mujore  "Perla"  e cila trajton  lidhjet kulturore Shqiptaro - Iraniane, si dhe probleme të albanologjisë dhe të iranologjisë përmes studimeve , artikujve , botimeve dekumentare , recensioneve, informacioneve dhe kronikave.

Kryeredaktori   i saj  akademiku Prof.dr Emil Lafe drejtohet  me mjaft përkushtim dhe me një redaksi akademikësh dhe shkencëtarësh .

Revista hapet me kapitullin - Lidhjet Kulturore -  ku janë paraqitur 4 punime shkencore .

Akademiku Prof.dr Gjovalin Shkurtaj  në punimin e tij : "Revista shkencore -  kulturore "Perla" dhe studimet albanologjike " , ndër të tjera shkruan ,se kjo reviste doli me numrin e parë në vitin 1996 me 142 faqe  dhe sot  është me nr e saj të 80 me 158 faqe ,  e cila ka lakmuar të jetë organ i hapur për të gjithë albanologët,iranologët pa asnjë anësim politik , fetar a krahinor. Aty kanë botuar natyrisht osmanologë,iranologë dhe studius  që me  përgatitjen teorike dhe me profilin e verprimtarisë e shkrimtarisë së tyre  kishin më shumë afri me botën  persiane e osmane.  Dendur dhe me shkrime të bukura, sikundër e ka në thua në krejt shkrimtarinë e vet, në faqet e "Perlës" ka qënë i pranishëm akademiku e poeti i shquar Xhevahir Spahiu, po edhe shkrimtarë të tjerë, që nga Dritëro Agolli , Nasho Jorgaqi, Fatos Arapi, Klara Kodra , Arian Leka,Moikom Zeqo,Daut Gumeni , Viron Kona , Bardhyl Londo, Ermir Nika . Kanë shkruar aty gati të gjithë gjuhëtarët e IGJL-së si Mahir Domi , Emil Lafe , Jani Thomai,Gjovalin Shkurtarj,Xhevat Lloshi, Seit Manasaku, Hajri Shehu, Enver Hysi , Bardhyl Demiraj , Valter Memishaj , Anila Omari, si dhe bashkëpuntorët Hasan Cipuri,Tomor Osmani, Josuf Shpuza , Murat Gecaj, Nexhip Mërkuri ,Mimoza Kore. Meriton të theksohet se kjo revistë ka qënë e hapur për një gjeografi autorësh jo vetëm sa më të gjërë , po edhe sa më cilësore e nga të tëra viset shqiptare, madje dalëngadalë janë afuar edhe autorë  nga trevat shqiptare të Kosovës ,Maqedonisë, Malit të Zi .Natyrisht , më për së forti , është rasti të vëmë në dukje gjykimin e drejtuesve të "Perlës" për të rrokur e pasqyruar në faqet e saj probleme e rezultate  studimesh madhore të albanologjisë."

Akademiku  Prof. dr Emil Lafe në punimin e tij : " Revista shkencore - kulturore  "Perla" dhe tradita e orientalistikës te shqiptarët " , ndër të tjera shkruan se  kjo revistë ka një rol të rëndësishëm sidomos në gjallërimin e studimeve të krahasuara të letërsisë shqipe me letersitë e gjuhëve orientale , ku një figurë qëndrore mbetet vepra poetike e Naim Frashërit  dhe vëllimi i tij poetik perësisht" Tehajjulat" që u ka bërë përshtypje  të thellë  të gjithë drejtorëve të Fondacionit  që kanë ardhur deri tani  dhe është botuar dhe ribotuar  në

 

origjinal bashk me përkthimin e goditur të Vexhi Buharasë. Revista për herë të parë u ka dhënë mundësi lexuesve shqiptarë që të njihen në mënyrë të rregullt me orientalistikën dhe iranologjinë e lëvruar  nga dijetarë të Iranit dhe të vëndeve të tjera të Perëndimit e të Lindjes. Kam vënë re se studiuesit e huaj Iranologë gëzojnë simpati dhe mirënjohje në opinionin shkencor të Iranit. Tashmë dihet se janë krijuar kushte të reja të përshtatshme për njohjen e gjuhëve e të kulturave orientale në vëndin tonë.  Ka disa shkolla e kolegje  ku mësohet  Turqishtja e Arabishtja. Në kolegjin "Saadi" mësohet persishtja.  Mendoj se është e nevojshme të ngrihet  edhe këtu një degë e orientalistikës  në Fakultetin  e Gjuhëve të Huaja. Redaksia e "Perlës" është e zotuar prej fillimit që ta ruaj dhe ta pasurojë traditën e studimeve tona orientale në mënyrë që edhe shkencat shqiptare të ketë një zë të vetin në këtë fushë, një zë që dëgjohet me shumë në forumet ndërkombëtare e orientalistikës. "

Në kapitullin " Albanologji" janë paraqitur 6 punime shkencore . Ku akademiku Prof.dr Myzafer Korkuti në punimin e tij :" Mbi karakterin enciklopedik të veprës së Aleksandër Stipcevicit " ku ndër të tjera shkruan se jeta dhe vepra shkencore e ilirologut Aleksandër Stipcevic  është sa përgjegjësi , aq edhe nder i vecantë . Ai ishte arkeolog , bibliograf ,etnograf ishte shkencëtar dhe personalitet i shquar ,që me pëkushtim dhe argumente shkencore mbrojti autoktoninë e ilirëve e të gjithë shqiptarëve  dhe vendin dhe rëndësinë e tyre dhe historinë e Ballkanit Perëndimor. Veprimtaria shkencore e Aleksandër  Stipcevicit karakterizohet nga korrektesa shkencore në plotësimin e përmirësimin e veprës me të dhënat e reja, si dhe me rishikimin e pikëpamjeve në dritën e zbulimeve të reja . Kjo dëshmohet më së miri në botimin  në shqip të veprës" Ilirët,historia ,jeta, kultura, simbolet e kultit. Kështu Aleksandër Stipcevic ishte shkencëtar dhe personalitet i shquar shoqëror, që me veprën e tij shkencore snciklopedike hyn në radhën e alganologëve në zë të dekadave të fundit".

Në  kapitullin Iranologji janë paraqitur 3 punime . Autori Mohammad  Xhafer Jahaki  në punimin e tij " Periudha moderne në letërsinë Perse" e ka ndarë  në kapitujt   a)  hyrja, b) Struktura e vjetër dhe e re, c) Organizate letrare fakulteti   , ç) Parahapi, Teki Refati ,  d) Legjenda shprehja e poezisë Nimajane , dh) Le ta njohim më mirë poetin e Legjendën , Nima Jushixh , e) Nima pas Legjendës dhe pjesën e fundit Kuptimi i metamorfozës nga kënvështrimi i Nimës ."

Në kapitullin Përkujtime , pasqyrohet Androkli Kostallari dhe gjuhësia shqiptare në Maqedoni  nga Remzi Nesimi dhe Valbona Toska .

Në kapitullin e parafundit Kronika Kulturore janë paraqitur 5 punime .

Në kapitullin e fundit  Nekrologji  përkujtohen , 4 shkenctar si  Robert Elsie ( 1950-2017) , Ndue Zef Toma ( 1931-2017) , Kristaq Prifti ( 1932-2017) , Engjëll Angoni ( 1928- 2017) .

 

 

 

 

Përfundimisht meritë  e vecantë i takon Fondacionit Kultuuror " Saadi Shirazi" , dhe drejtuesi i tij  Seyed Ahmad Hoseini Alast, i cili punon me mjaft përkushtim për lidhjen kulturore shqiptaro -  iraniane.