Përparim Hysi: Poetja që dhimbjet i shëron me lirika

Poetja që dhimbjet i shëron me lirika

Libri me poezi "Ëndërr ishte" të DIANA  ZHITIT

                           (ese)

Nga  Përparim   Hysi

Sapo hoqa, përkohësisht, nga dora librin me poezi "Ëndërr ishte" të DIANA ZHITIT. E lexova atë dhe nën impresionin e këtyre poezive po shkruaj. DIANA ZHITI me këto poezi, në disa syresh, natyrisht sikur më rëmon mua ca plagë të vjetra. Ca plagë të vjetra, që, po u hoqe koren, zënë dhe jo vetëm dhëmbin,por, në të njëjtën kohë, zënë e  rrjedhin.
Diana Zhiti i takon atij brezi  që ka vuajtur, pa patur  fare faj. Për 23- vjet ka qenë e internuar në fshatin Grabian të Lushnjes. Të ishe në Grabian, do të thoshe se shikoje vetëm qiellin se me të tjerat ishe përcjell. Diçka si para portës së FERRIT. A nuk shkruhej atje:"Ju që hytë në këtë portë, mos mbani më asnjë shpresë". Atje, brenda "portësferr" të GRABIANIT jetoi 23-vjet. E lanë pa shkollë: e privuar qoftë dhe për shkollë nate. Shkoi 7-vjeç dhe e la këtë"portferri" 30-vjeç. Qe e bija e një intelektuali nacionalist, që,sado kish mbaruar dhe për mësues mathematike, por dhe për ekonomi, duhet të paguante për hiç mos gjë. Por,Diana ZHITI, ishte bijë e një familje që,tradicionalisht, ishin të dhënë pas arsimit e kulturës dhe,sado e privuar nga e drejta e arsimimit,ajo u arsimua privatisht dhe gjithë dhimbjen e privacionet, po i zbuste me vargjet e saj. Me lirikat e saj. Lirikat e saj janë të freskëta, janë si ato"fashot" që përdorim për të fashuar plagët. Plagët që duam të mbyllen.

                                                *     *     *
Unë nuk  kam qenë i persektuar si Diana, por, kur them që"rëmoi ca plagë të mia", e kam fjalën që ndodhi që"ca plagë të dhimbshme" i bleva me para. E kam fjalën për"plagët e mia" që m'u hapën në"vitet e ikjes në emigrim". Nuk qenë pak,por plot 12-vjet dhe,sado që isha në një nga vendet më të bukura të Amerikës, në FLORIDA, dhe,sado që isha në mes të mirave,edhe trupi,edhe shpirti më dhimbte. Për të shëruar ato "plagë të mia",edhe unë si DIANA ZHITI shkruaja lirika. Më kujtohet një poezi lirike që thoshte:"Plagët që m'u hapën nga  vitet e ikjes/i shëroi me poezitë e ALI PODRIMJES/...ku shpirti im bie në bunacë/herë i vë një rimë/herë një asonancë/. Ja,kjo qe "ngjashmëria" e lirikave të mia me ato të DIANA ZHITIT.

                                                      *    *    *
DIANA ZHITI jo vetëm ka profilin e saj poetik,por ka zërin e saj dhe ky zë vjen në poezi pa një"teprim elegant", kur  thotë  XHON KITS. Dhe në vazhdim, duke ndjekur faqe për faqe poezitë, që, të gjitha, vijnë si përjetime apo sikur autorja po bën "blic" me aparat. Ajo shpirtbrishtë siç është,mend qan për një "trumcak" që era i ka marrë folenë."... me ngadalë hapa dritaren/ Mos u tremb trumcaku im/..."tash e qetë dhe i sigurt/cicërin e cicërin/.
Dhe,përsëri, tek i shoh që poezitë një nga një,janë impresione që i vijnë dhe i faniten poetes para sysh dhe ajo,fal tyre, zë i sjell dhe për ne, atëherë përsëri më vjen ndërmend ai poeti i bukur,XHON KITS, që vdiq nga tuberkulozi si MIGJENI ynë,por 26-vjeç, që ka thënë: "Nëse poezia nuk vjen natyrshëm si vinë gjethet e një peme,do ishte mirë të mos vinte fare". Shikoni sa natyrshëm vinë poezitë e DIANËS:
Vajzës sime
Zambak i liqenit tim shpirtëror
Ç'lumturi,kur të mbajta xhanit
Ti erdhe praruar, si bekim qiellor
Më vure stemartën e nënës ballit.
A ka më natyrshëm se sa kaq?...
Dhe një"blic" tjetër.Këtë e sheh tek poezia "A mund të kërcejmë?": "Dorën gjithë delikatesë e zgjat drejt meje/melodia e valsit më thërret në vallëzim/ E prisja këtë çast:gjaku vërshon nëpër deje/ si zog i pulatur gufoi shpirti im/.
Lirikat e DIANA ZHITIT ngjasojnë me një kopsht me lule. Hyn në këtë lloj"kopshti" dhe nuk di ç'lule të zgjedhësh. Nëse,për një çast zgjedh njërën, ca më tutje, sikur ta"bën me sy" një tjetër. Më ndiqni veç në dy"lule të këtij kopshti"
"Adio,thashë":" Mos më shih  me sytë melankolik të mjelmës/adio,- thashë,- e mbrapa s'ka kthim/ me duarët e tua i preve arteret e zemrës/që betuar qe për ty, të rrihte në amshim/. A nuk ka kjo poezi"lule! atë vlerën e atij postulatit:dy fjalë ndajnë detin? Dhe pak më tej,poezia "Ah,sikur!"  "Të shihja,kur shkoje udhës me shokët/por nuk guxoja të ngrija sytë të të shihja/ ti,hijerëndë, vështroje shtu kot/ më lije pa teklif/prej akthit të vdisja/.
                                                  *     *    * 
Ngaqë hyra në "kopshtin poetik" të DIANA ZHITIT, nuk kam se si mos vazhdoj edhe me ndonjë përshtypje prekëse në poezitë e saj. Poezia,deri diku, është sekret i shpirtit, por DIANA sikur nuk mban sekrete.Ajo sikur ta jepë shpirtin në dorë dhe tek shkruan poezi, vjen e  na bëhet e afërt dhe transaparente si xham. Tek "Bagazhi i kujtimeve", në një nga strofat, bën"anamnezën" e jetës së saj: "... disa kujtime,kullojnë veç lot/ ah, të mundesha t'i harroja sot/ ose"... ankthe pa fund/ dimra të ftohtë/net pa gjumë/...Pse kështu,o ZOT?!!! Tek mendoj për stilin që ka përdour poetja në poezitë e saj, më vjen ndërmend thënia:" Cilësia e vetme që duhet të arrihet në stil,është qartësia. A ka më të thjeshta dhe më të qarta se poezitë e DIANA ZHITIT?  Nëse ndodh kështu,- arsyetoj unë,- se DIANA ZHITI shkruan për ato që ka ndjerë dhe ndjen vet. Duke ndjekur më tutje arsyetimi tim, me DIANA ZHITIN ka ndodhur ashtu siç thonë:" Poetët janë të lindur, oratorët kanë nevojë të shkollohen". A nuk është e"lindur",POETJA DIANA ZHITI?
                                                  *      *     *  
Sikur, për një çast, të ndodhte që kushdo që do lexojë këtë "ese" timen për poezinë e DIANA ZHITIT, të kish mundësi

që të shihte librin që më ka dhuruar DIANA, do çuditej që gati 10-faqe libri t'i gjejë  të thyera dysh. Janë poezitë që do veçoja në"esenë" time.Por nuk ndodhi kështu; sa hyra tek"kopshti i saj", e humba si Xhaferri simiten dhe, në po ndaloj këtu, e bëj enkas që mos e kaloj masën. Por ajo që konstatoj, në  një si"emërues të përbashkët" të gjithë vëllimit, nuk kam  si mos nënvizoj atë tipar të bukur të POETES që" mllefin e urrejtjes " e ka bërë dalje. Ka ndodhur ajo që shumë bukur e ka thënë Teologu francez ANRI LAKORDER që thotë:"Do që të jesh i lumtur për një çast? Hakmerru! Do të jesh i lumtur përgjithmonë? Fal! Dhe DIANA ZHITI di që të falë.
Në tërësi, në libër, ajo nuk flet vetëm për vete. Libri prandaj ka vlera më të mëdha se, siç vërej,ajo sikur ka patur parasysh atë që thotë Leopardi: "Nuk ka gjë më të neveritshme se sa të flasësh shumë për veten". Urime,DIANA ZHITI dhe me libra të tjerë!