Përparim Hysi:Për dhimbjet duhet të shkruajnë gratë Romani"Në telat e kitarës melankolike" i LELA DARDHA KOKONA

Për dhimbjet duhet të shkruajnë gratë

Romani"Në telat e kitarës melankolike" i LELA  DARDHA   KOKONA

                               (ese )

Nga  Përparim   Hysi

 Jo pa qëllim e kam titulluar kështu këtë esenë time. Kam arritur në këtë përfundim nën mbresat e një impresioni të veçantë dhimbjeje që m'u "injektua" përmjet  leximit të këtij romani. Të shkruash një roman,nuk është fare e lehtë. Do përqëndrim, do vullnet dhe, pa dyshim, edhe talent. Pa këto tri kushte,as mos të të shkojë në mendje,se mund të shkruash dot një roman. Unë vet shkruaj tregime, po kurrë nuk kam guximin që të nis e të shkruaj një roman. Më mungon përqëndrimi i gjatë dhe ca më shumë: vullneti.
E bëra këtë paradigmë më shumë për të mbrojtur veten nga "zilia" që kam për këtë LELA DARDHA KOKONA që "ma haka lastarin lart": shkruaka vetëm romane! Dhe jo vetëm një, por me këtë, për të cilin po shkruaj, bëhen plot katër. Nëse marr hua nga fusha e "artilerisë",kjo,LELA DARDHA KOKONA, është "artiliere e rëndë". Dhe një gjë tjetër dua të shtoj: zilia ime prej krijuesi është vitedrite larg nga ajo e SALIERIT për MOZARTIN. Si të gjitha analogjitë,edhe kjo, imja, është vetëm sa për një perceptim më të përafërt dhe aq.

                                                    *      *    *
Me autoren as ishim parë dhe, për turpin tim (ndoshta), unë as kisha dëgjuar. Por rroftë "facebooku" që në përshtypjen time (përsëri vazhdoj me analogji!!!), më kujton atë grupin simpatik të dikrushëm:-Na bashkoi kënga popullore. Përmjet "facebookut" jemi njohur, pa u parë me njëri-tjetrin. Dje në një nga sallat e MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR që të dy shkonim për një promovim libri. Isha i ftuar nominal i "promovuesit one"(kam vjedhur atë  që thonë për Murinjon e futbollit),mikut tim,ALBERT ZHOLI dhe, sa bëra toka me të,kur ballas u shfaq LELA që shkruan romane. I dhashë dorën dhe ia"zhvata" nga çanta romanin e fundit,për të ciln dhe po shkruaj. Është një lloj"dogane" që po paguaj dhe autorja, të më falë,nëse po ia paguaj "lirë".
E mora romanin dhe, sikur ta kisha"vjedhur", nuk qendrova në promovim. Renda në shtëpi dhe iu përvesha. Nuk më priste më puna për nesër. E lexova, u mbusha me frymë dhe thashë:" Sa të drejtë që ka pasur, i ndjeri CEZARE PAVEZE, kur thotë: " Të shkruash, është bukur, se bashkon  dy gëzime njëherësh: flet me vete,por dhe me të tjerë". Kështu ka ndodhur dhe me miken që"vodha": ajo ka folur me vete, por"kolla" që ka ngarë atë, më zuri dhe mua si lexues. Në ndodhi kështu me mua, se jo vetëm ka një stil që të bën për vete, por ka dhe një mënyrë parashtrimi që nuk e lodh lexuesin. Fraza është e lëmuar. Në të autorja sikur përdor një"limë poetike", se kot nuk thonë që një prozë e bukur, ka poezi brenda saj.
Në roman  (eseja ime as ka qëllim të flas për subjektin e këtij romani), pothuajse i gjen të tëra fushat e jetës: punën,mungesën e punës, shëndetin, muzikën: jetën në dinamikën e saj: me vuajtjet e gëzimet e deri në fundin tragjik e të papritur. Emigracionin si një plagë e pambyllur dhe që pikon dhimbje. Dhe të gjitha këto nuk bëhen si me një fjalim apo si një"pastë e thatë", por si qemtuese skrupuloze e shpirtërave njerëzore, LELA DARDHA KOKONA, jo vetëm e ka skanuar këtë jetë, por,sado që shpesh rri në surdinë apo prapa kuintave,ndonjëherë del  e ia bën"brof", se nën "koracën" e saj prej shkrimtareje,fshihet shpirti i butë i një gruaje; fshihet zemra e një nëne. Dhe kush më shumë se sa nëna e ndjen dhembjen? Kush më shumë se sa nëna e ndjen gëzimin dhe bëhet me krah. E ndjek me vëmendje këtë" fshehje" të autores dhe, kur ajo del nga pas"kuintave" dhe drejt e në skenë, tak e më shfaqet parasysh shkrimtari i madh francez,GUSTAF  FLAUBERT që thoshte:" Autori në një vepër është ashtu si ajëri apo si PERËNDI e padukshme dhe, gjithsesi i pranishëm". Dhe kështu ndodh dhe me autoren e këtij romani. Romani i saj është vërtet një vepër artistike, po,kur vjen puna që personazhet e saj janë duke humbur jetën, atëherë autorja e flak "koracën apo maskën" dhe del e bëhet më e vërtetë sa e vërteta.  Hyrja në skenë e një"Engjëlli shpëtues" siç është Doktoresha e ndjerë,tashmë, RUSHEN  GOLEMI, tregon veç tjerash sa e pranishme është autorja. Po në gjykimin tim, pasazhet me DOKTORESHË RUSHEN GOLEMIN dhe me MJEKUN POPULLOR,CEN BULKU janë si dy panele diellore që e ngrohin romanin dhe rrisin dhe vlerën e autores.

                                                            *      *     *
Në roman ka plot pasazhe nga jeta në Shqipëri (kryesisht, në kohën e diktaturës), por dhe në kohën  e demokracisë.
Autorja nuk  ika vënë vetes si qëlllim që të stigmatizojë iks apo ypsilon kohë. Por lexuesi nuk ka vështirësi fare që të dallojë vuajtjet e shumicës; persekucione biografike dhe,deri në absurditete të tilla,si vrasja e dashurive. Ajo i ndjek perosnazhet e saj në gjithë dinamikëne tyre: në gëzime e vuajtje e deri në emigracion. Nuk ulet të shkruaj në tym, por ndodh që,ashtu siç gëzon një a disa personazh të saj, në një"gjatësi vale" me ta, gëzohet dhe autorja. Dhe, kur vjen puna, për drama e kulminacione të tilla siç është vdekja, atëherë të duket se autorjaja ulërin. Kjo ndodh se ajo është nëna. E ka krijuar personazhin dhe e do atë., Kur e shoh në këtë pozicionin e"ulëritjes", them:- Sa të drejtë ka patur SHATOBRINADI,kur thoshte: "Nëse vuan më shumë se të tjerët, mos u çudit:një shpirt i madh vuan më shumë se të tjerët". Dhe ku ka  si shpirti i një nëne,qoftë dhe i kësaj që shkruan romane.
Romani ka një mbyllje shumë të dhimbshme, sa, siç thotë autorja,"... edhe hëna atë natë dukej e zverdhur si meit; ishte tretur nga trishtimi... Nëna dridhej, teksa "ledhatonte" të voglën kuti".  Por unë për kërshërinë e lexuesit nuk e vazhdoj më tej, por diçka duhet të nënvizoj:në roman nuk ka fare gjuhë urrejteje;gjuhë ndasie qoftë dhe,kur personazhit të saj (fëmijës së saj) i kërcënohet jeta nga një i huaj qoftë grek si në rastin në fjalë apo nga ndonjë rracë tjetër. Se në roman flet e shkruan një grua; flet e shkruan një nënë. Ndaj për dhimbjet duhet të shkruajnë nënat. A ka më paqësore se sa nënat? Provoni dhe lexoni.
Dhe për ta mbyllur, dua të pranëvë fjalët e Borgesit që thotë:" Arti  është si pasqyrë ku shikojmë tonën fytyrë". Se siç thotë JOHN UPDAIK:" Arti është dhoma ku merr frymë shpirti". I bardhë është shpirti i  romancieres LELA DARDHA KOKONA që, me siguri, ndërsa unë shkruaj për të,ajo do ketë filluar romanin tjetër. Epo urime,LELA DRADHA KOKONA!