ARQILE GJATA DHE TEUTA SADIKU DISA KOSINDERATA RRETH KULTURËS QYTETARE

ARQILE GJATA DHE TEUTA SADIKU

DISA KOSINDERATA RRETH KULTURËS QYTETARE

DETYRA QYTETARE ËSHTË TË KRIJOJË NJERIUN…

(Russoi -"Krijo qytetarinë dhe në pëllëmbë të dorës ke gjithçka!”).1

Abstrakt:        

         Këto Konsiderata që duam të pasqyrojmë i quajmë veprimtari bashkëkohore dhe probleme shoqërore.

-Duke e vlerësuar si  një dukuri të madhe shoqërore dhe kulturore, duhet të përqasim parakushtin e një mekanizmi si:            

        -Konstrukti, (tërsia  kulturore)  është  produkt i jetës individuale,intelektuale,i grupeve ,shtresave dhe shoqërive njerëzore të krijuara në  periudha ,epoka e sisteme të caktuara.

Ky Konstrukt Kulturor si ligjërim kërkon domosdoshmërisht:

         -Të pranojmë e të nxisim vullnetin moral  për një kulturë qytetare!

              Sipas mendimit tonë, së pari duhet të artikulojmë idetë për të vijuar më tej:

       - Vullneti moral për një kulturë qytetare  është aftësia për t’u ndeshur(paqësisht) me sjelljet, veprimet e jetës së përditshme si një qytetar…

        -Të krijosh sot Njeriun Qytetar me këto kushte social-ekonomike dhe politike në vëndin tonë është e vështirë por jo e pamundur,për vetë faktin se kërkohet përfshirja  masive në diskutime, debate e reflektime demokratike.

        -Për të krijuar Njeriun Qytetar, natyrisht duhet kohë, vullnet,arsimim  dhe   përkushtim i madh shoqëror, juridik, kulturor dhe edukativ.

       -Kultura  Qytetare  për të kryer funksionet e saj  me plotshmëri    i duhen jetë brezash, zhvillim ekonomik, kulturor dhe shkencor si dhe   dialog të hapur ndërkulturor .

Fjalët kyçe: Qytetari, kulturë, shtresat qytetare, produkt, morali,etika.

Hyrje.

-Rusoi ‘Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen! 2 

      Në çdo stad të jetës në një shtet demokratik qëndron si përparësi: ---Detyra e kulturës qytetare  të krijojë njeriun qytetar...

         Ndër shekujsh populli  shqiptar  është një popull i zgjuar, i mësuar dhe vital.Të  gjitha këto janë një parësi subjektive për tu marr në konsideratë.

‘Mehr Licht, pëshpëriste Gëtja për më shumë dritë mendime, më shumë dituri, më shumë vërtetësi’ 3

       Si rrjedhojë, në kulturën qytetare  me ndjesitë dhe vlerat kuptojmë; sjelljet, veprimet, të bukurën shoqërore, humanizmin, thjeshtësinë. Njeriun qytetar e zbukurojnë urtësia, veprimet e drejta në interes të qytetarëve, vyrtyti, fjala e ëmbël dhe e vërtetë.

      Të gjitha këto që cituam më lart janë disa të vërteta për ti investuar për kulturën qytetare. Vetëm kështu mund të jesh njohës i mendësive dhe psikologjisë së kohës  ku jetojnë shtresa të ndryshme shoqërore..

      Krijimi i Njeriut Qytetar përveç në aspektin moral, shkencor, ka kuptim,vlerë dhe në atë estetik e  etik, kulturor dhe human për kohën kur jetojnë!

       Tërësia e gjithë këtyre elementeve mundet  dhe duhet të krijojë Njeriun Qytetar...

Çfarë është etika.

Etika është tërësia e jashtme,që nga detajet më të vogla të sjelljes njerëzore e deri tek kodi i zakoneve  ku lexohet morali.Nëpërmjet etikës individi transmeton  në shoqëri mungesën ose egzistencën e moralit,mungesën ose praninë e  harmonisë së brendshmeKur nuk  ka harmoni e ekuilibër  me vetveten,nuk mund të ketë etikë .Ekuilibri mes  vlerave e vyrtyteve shpirtërore dhe vlerave materiale ,si dhe rruga e metodat për përftimin e tyre  përbëjnë moralin etik. 

Russoi -"Krijo Qytetarinë dhe në pëllëmbë të dorës ke gjithçka”-1

      Duke u nisur nga kjo aksiomë...pranohet se;

           1-Detyra e kulturës qytetare  është të krijoj njeriun qytetar dhe për faktin se e tashmja është ajo që  hedh themelet e ndërton të ardhmen.

         Në çdo stad kohor  Qytetaria dhe mendësia qytetare është ndjenja e përkatësisë në një grup apo kulturë,ndërgjegjësimi  dhe vetëdija e tyre, për të drejtat  dhe detyrat  e tyre  mes solidaritetit, epërsisë intelektuale  dhe  shpirtit  human .Janë këto të cilat rrisin shkallën e zhvillimit shoqëror çka  saksionon ligjërisht shtetin dhe civilizimin e tij.

Kur flasim për Qytetari nuk bëhet fjalë për  domosdoshmërinë e vendbanimit të individit apo të grupit shoqëror  në fshat apo në qytet,por  bëhet fjalë për domosdoshmërinë e civilizimit ,të krijimit  të kulturës etike qytetare.

Po çfarë është qytetaria civilizimi .

Qytetaria është bashkësia e vyrtyteve  dhe e  vlerave shpirtërore pse jo dhe materiale  që karakterizon individët përballë shoqërisë që ata jetojnë jo në periudhën e shkëlqimit  të saj , por që kanë arritur të mbijetojnë pas katastrofave dhe që lihen  trashëgimi   kulturore  nga njëri brez në tjetrin.

Populli shqiptar  vitet e tranzicionit është kthyer në peng i kulturës  së vet qytetare,pa qenë koshient për të.Mendësia qytetare mund të egzistojë por civilizimi i saj duhet të bëhet themel i organizimit politik dhe bazë e palëkundshme  e qëndrimeve e sjelljeve morale .

 -Kultura qytetare  ka të bëjë me mbrojtjen dhe promovimin e  vyrtyteve vlerave  më të larata  qytetare.Mendësia qytetare egziston , por është e plogësht, pasive e tërhequr pas interesit vetjak.Mendësisë qytetare i mungon qasja kritike e qëndrimi kritik ndaj sjelljes, veprimtarisë apo fenomeneve e dukurive negative,imorale qoftë të individit ashtu dhe institucioneve administrative ligjore,ligjvënëse apo ligjzbatuese.

-Kultura qytetare  është qasja kritike ndaj trashëgimisë kulturore e historike , politike e shoqërore , arsimore e edukative.

-Kultura qytetare  jo vetëm trashëgohet  nga familja, mjedisi e shoqëria por edhe mësohet e kultivohet.Mund të takosh  kulturën qytetare në fshatin  më të largët e të thellë të Shqipërisë ashtu siç mund të hasësh  në mes  të kryeqytetit  joqytetarinë.

-Kultura qytetare konceptohet  si veprimtari e gjallë krijuese e aktive e individit brenda një shoqërie.

-Është kultura qytetare ajo që vë në lëvizje virtytet e  vlerat njerëzore

-Kultura qytetare   është një bashkësi kulturash heterogjene, të kontestuara dinamike e në evolim.Këto kultura qytetare  të cilat ndërveprojnë < termi ndërkulturor< janë themele bazë  të formimit shoqëror,politik ekonomik, shkencor e arsimor.

-Kultura qytetare është niveli i lartë e cilësor i funksionimit të institucioneve shtetërore, legjislative, juridike e arsimore.

 -Së fundmi kultura qytetare nuk mund të përkufizohet me disa fjalë  por  mundemi  e jemi në gjendje të themi përmes edukatës qytetare  se çfarë  nuk është kulturë qytetare.

          Kultura qytetare fillon nga Uni  absolut i individit.Çdo individ  duhet të njohë dhe të kuptojë në mënyrë kritike veten,mendimet,besimet,ndjenjat dhe motivet vetjake  si dhe të kulturës qytetare ku ai bën pjesë.Për tu përshtatur   në jetën shoqërore individi duhet të pasurojë njohuritë e tij  , të kuptojë e të mbajë qëndrim  kritik për  botën përreth.

          Në tërësinë e vlerave e vyrtyteve është e domosdoshme  ndriçimi i  vyrtyteve e vlerave  të individit si njeri në radhë të parë e  e më pas si pjestar i kulturës qytetare që do të vërë në lëvizje mekanizmin politik, ekonomik, juridik  arsimor ,edukativ e shkencor  në të mirë të vetes, shoqërisë dhe  vendit.

2-Vlerat  dhe vyrtyti si lejmotiv për Njeriun qytetar, si dhe përshtatja e individit në shoqërinë njerëzore.

   Vlerat  janë të shumta por po rendisim disa që konsiderohen më kryesore nga përvoja jetësore.

Vlerat që përcaktojnë kulturën qytetare janë,

-Dashuria universale ku përfshin dashuria për njeriun,  për kafshët  dhe ambjentinku jetojmë.

-Respekti  ndaj vetes dhe   tjetrit 

  -Dinjiteti njerëzor

-Vlera e njohjes, të kuptuaritt dhe zbatimi i të drejtave  të njeriut

-Vlera e diversitetit kulturor.

Asnjë kulturë qytetarie nuk është më e mirë se tjetra,por ato dallohen nga njera tjetra  nga rrugët e metodat që përdorin,nga aftësitë dhe qëndrimet  për të arritur qëllimet ,interesat dhe objektivat.Kultura qytetare matet me hapat  e bëra nga individi , nga grupet shoqërore dhe arritjet e tyre në përmirësimin cilësor të jetës dhe ndryshimeve rrënjësore në konceptimin ,qëndrimin kritik ndaj vetes e botës.

Për të ndërtuar një qytet duhen arkitektë të ndershëm e puntorë të zellshëm.Për të sjellë qytetërimin  duhen intelektualë  të devotshëm e shpirtra të lirë.

Zhan Zhak Ruso thotë<Liria e njeriut nuk do të thotë që ai të bëjë çtë dojë,por që nuk është i detyruar të bëjë diçka që nuk e do<.

Identiteti  i individit vendoset nga fisnikëria e shpirtit,nga  vlerat dhe etika morale e tij.

Mos harrojmë se pasuria më e madhe e një populli  është dinjiteti i tij çka vendoset  me qëndrimin, me sjelljen  ndaj vlerave e vyrtyteve të kulturës qytetare..

Kultura qytetare është ajo që na orienton , drejton e jep zgjidhje për të jetuar në paqe e në harmoni në një shoqëri ndërkulturore.

Pluralizmi në të gjitha format e tij është ndjenja  e drejtësisë  sociale dhe toleranca demokratike.
 Vyrtyti është i lidhur ngushtë me çka kemi trashëguar nga e kaluara,  me shkallën e njohjes së gjërave, dukurive pozitive  dhe ideve për tu përshtatur në shoqërinë njerëzore  në kohë dhe hapsirë, të emancipuar, të shkolluar dhe të mirëorganizuar politikisht dhe të ndërgjegjësuar.Për tu civilizuar një shoqëri, në një epokë, çdo sistem  ka nevojë për shembuj virtyti e më pas ky shembull virtyti të bëhet model për ndjekjen dhe praktikimin e vlerave morale.Në pamundësi për të arritur përsosmërinë e individit  njeriu përgjatë  përvojës jetësore  ka krijuar të dërguarit hyjnorë sipas përkatësive fetare.

          Vyrtyti varet dhe nga shkalla e njohjes së jetës, edukimit(të të gjitha formave) të individëve dhe shtresave të ndryshme shoqërore .

           -Në se ke jetuar, ngjiti  shkallët e kujtesës, që të takosh  më të mirën, më pozitiven  më cilësoren e së  kaluarës,të kristalizuar tashmë si traditë e trashëgimi qytetare që vjen  në ditët tona si Kulturë qytetarie.Kultura qytetare jo vetëm ruan në themelet e saj traditën,trashëgiminë por e  evoluon atë e pasuron dhe  kultivon për ta përcjellë nga një brez tek tjetri ,nga një epokë në tjetrën  nga një sistem shoqëror në tjetrin.

Është pikërisht kultura qytetare ajo që e bën më të lehtë,harmonike e të paqtë përshtatjen e individit  në shoqërinë njerëzore. Me përshtatje të individit nuk kuptojmë nënshtrimin qorras të individit , bindjen  e verbër,as të qenët i burgosur i kulturës qytetare.Individi nuk është peng i shoqërisë njerëzore ,ai ka personalitetin e tij, dinjitetin ,mendimin, idetë  e fjalën e tij në shërbim të  më së mirës , të dobishmes e pozitives.

            Tradita e trashëguar, idetë e reja, vullneti e devotshmëria gjendja e shëndetshme politike ndikojnë shumë në  formimin e Njeriut qytetar, dhe kjo e fundit ndikohet nga filozofia për jetën, formimi individual, gjendja ekonomike,  morali dhe arsimimi i brezave .

3-Roli i individit për tu përshtatur në shoqërinë njerëzore..

           Individi i formuar me dije, kulturë e me etikën e punës, natyrshëm që udhëhiqet nga parardhësit e tij familjar e shoqëror, ku ekzistenca e tij paraflet për të sjellë kontribut pozitiv e racional në jetën qytetare, për faktin se këta individ të shkolluar, apo universitarë, sipas logjikës, do mbajnë qëndrim objektiv, kurajues dhe arsyetim llogjik në udhën e tyre të jetës.

Në shoqëritë e sotme moderne ,gjithshka po ndërtohet për të shkurtuar distancat,kështu makinat aeroplanët e trenat edhe pse shkurtojnë distancat , individi nuk gjen kohën e lirë edhe pse moderniteti prodhoi idenë e kohës  së lirë dhe kohës  së zënë.Edhe pse individi lufton për garantimin e një jete sa më luksoze , vetë historia njerëzore dëshmon edhe për individin apo grupe individësh  të cilët  të edukuar me kulturën qytetare  mundësojnë krijimin e institucioneve  me vlerë .Përmendim këtu ndërtimin e muzeut dhe biblotekës në qytetin e Elbasanit në fillimet e shek.të XX  ,Për muzeun e qytetit u vunë përgjegjës Lef Nosi dhe Filip Papajani,kurse për bibliotekën e qytetit u vunë përgjegjës Ahmet Dakli e Shefqet Daiu,intelektualë vendës.

         Tek Njeriu Qytetar dhe në gjestet e vogla me kulturë dhe dije spikat dimensioni i vërtetë i Njeriut Qytetar dhe etika e tij qytetare.

Qëllimi i Kulturës Qytetare është krijimi i INDIVIDITdhe shoqërisë qytetare .Pyetja që lind  në kohën e sotme moderne është. Duam një qytetari që prodhon e krijon vlera, apo një qytetari që konsumon vlera.Nëse nuk vendoset  një ekuilibër mes dijes,virtytit e etikës,  kultura qytetare , pra individi   nuk do të prodhojë vlera e virtyte por do të konsumojë vlerat e virtytet egzistuese.Një shoqëri me  një qytetari vitrinë, formale ,që ka humbur thelbin , ka braktisur forcën shpirtërore  nuk  mund të prodhojë vlera  , vetëm antivlera,si ,zilia,arroganca,urrejtja.  

       Është e rëndësishme  të kqyrim dhe të njihemi  më shumë dhe  me mjediset familjare ku lindën dhe ku u edukuan individi, njeriu qytetar.

        Individi apo edhe një grup individësh  mund të bëhen misionarë dhe ambasadorë të devotshëm   atëhere kur mjedisi ku ka jetuar, është  një mjedis  i edukuar  dhe  mëkuar me  dashuri për dije dhe kulturë.

       Një tjetër mekanizëm për të edukuar individin  qytetar është qëndrimi kritik ndaj atyre që nuk janë të arsyeshëm ndaj  veprimeve dhe sjelljeve që mbajnë në mjediset shoqërore dhe shtetërore.

       Faktorë  të tjerë që pengojnë, apo ngadalësojnë krijimin e individit qytetar janë dhe gjendja  e ulët  dhe e varfër morale, ekonomike, arsimore, politike  e shtresave të shoqërisë për të pasur njeriun e devotshëm me kulturë qytetare.

Të gjitha këto së bashku mund dhe duhet të revolucionarizojnë punën për të krijuar Njeriun Qytetar!

          4-Pa një bashkim e bashkëpunim mes forcave shoqërore intelektuale e kulturore nuk mund të arrihet, të krijohet shëmbëlltyra reale e Njeriut qytetar!

           Përësëri dhe një herë shprehim forcën e qëndrueshme se, është  Kultura  Qytetare  ajo vlerë e domosdoshme  për të krijuar Njeriun Qytetar...

          Vetëm kështu, me parime bazë, edukim, kulturë, disiplinë, devotshmëri kolektive, juridike dhe etikë mundet dhe duhet të krijohet Njeriu Qytetar!.

***

Deri tanë është mbrojtur mendimi se, në vendin tonë për shumë arsye nuk ka pasur dhe as nuk ka Klasë të Mesme Shoqërore e cila  krijon e vendos kulturën qytetare..
 

Vazhdimisht ka pasur, do të ketë, do ruhet e do zhvillohet shumë më tepër – Shtresa Qytetare.
            Në se do pranojmë se, ka pasur, apo do ketë Klasë të Mesme Shoqërore, kjo bie poshtë, nuk ekziston për faktin e vetëm se, klasat janë bashkësi të mëdha që përcaktohen nga raporti që kanë me mjetet e prodhimit që ato zotërojnë.
      Në mendimin tonë, Shtresa Qytetare është ajo pjesë e shoqërisë(në çdo stad të zhvillimit shoqëror) më e qëndrueshmja, që ka një prejardhje të largët qytetare (5-7 breza).
       Shtresa  e mesme shoqërore ka v
ënd nderi në çdo kohë të zhvillimit shoqëror për arsye se kjo shtresë është burim i njerëzve të ditur, me kulturë qytetare, të civilizuar, që përqafojnë pamëdyshje zhvillimet progresive shoqërore. Me pak fjalë Shtresa Qytetare,intelektuale është forca më inteligjente në një shoqëri të njohur qysh në qytetërimet e lashtësisë.

Për egzistencën e Kulturës qytetare që në lashtësi  gjithnjë e më tepër po zbardhen  fakte  e dokumente, po dalin në pah argumente e dëshmi .Kështu profesor Shaban Sinani ka sjellë  dëshmi të gjallë keleksionin e Kodikëve e cila përbën një prej pasurive më të rëndësishme për kulturën e popullit shqiptar  të të gjitha kohrave dhe  një pasuri me vlera botërore.

            Po ti hedhim një vështrim  kronikave të kohës,Shtresën Qytetare të Shkodrës dhe  fillasat e saj I gjejmë qysh herët se në shek.XIV.Janë  Statutet e Shkodrës ku  prej tyre po citojmë dy nene .

Neni 262<I huaji që vjen nga jashtë në qytetin tonë për të qëndruar,për të banuarsi qytetar I tij , përjashtohet nga çdo detyrimpër një vit të tërë.Nëse padroni qoftë ky latin,sllav apo çdo kombësi tjetër kërkon ta dëbojë , të huajin e mbron Komuna dhe askush tjetër nuk mund ta përvetësojë atë si mjetin apo pronën e tij.Gjykatësi apo kushdo tjetër që do ta bënte një gjë të tillë dënohet me gjobë prej50 hyperpeshë,që ndahen në mënyrë të barabartë mes Kontit dhe Komunës//.

Neni 264<Asnjë qytetari nuk I lejohet të kërkojë borxhe e një të huajiedhe sikur  të jetë pajisur  me  një document,për këtë qëllim.Nëse konstatohet se ka vepruar ndryshe nga ky ligj ai detyrohet të paguajë gjithë borxhin e  borxhliu konsiderohet I çliruar nga borxhi në fjalë.

Po kështu është edhe Kodiku I Beratit,ai I  Përmetit shek XIV,Kodiku I Vlorës  shek X,Kodiku I Gjirokastrës shek.XVI, Kodiku Beratinus I e Beratinus II në shek e IX.Në këto Kodikë bie në sy ,  potenciali intelektual, demokratik e kulturor dhe kanë vlera të rëndësishme në historinë e Kulturës e shkrimit  të shenjtë.Në Kodikët pas  shekullit  të XII e këtej  ka të dhëna etnografike,rregulla të ndërtimit të jetës  së përbashkët,  të dhënies  së të drejtës ,të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës, ndryshimi I drejtësisë në rastin e konvertimit  të fesë .

 Në shoqëritë e hershme në këto qytete vihet re  si tolerancë ashtu edhe barazia ligjore.Të gjithë para ligjit ishin të barabartë,si I pasuri edhe I varfri, si I forti edhe I dobti.Në kronikat  islame të dokumentuara në rregjistrat e administrates ligjzbatuese, të asaj periudhe vetë  përfaqësuesi I drejtësisë tha se edhe sikur  bija ime Fatimja të vidhte, do ia prisja dorën.Ligji ishte I drejtë si me besimtarët   ashtu dhe  me jo besmitarët,hebrenjtë dhe të krishterë,burrat dhe grate,fëmijët, të rinjtë dhe pleqtë,madje edhe me kafshët dhe mjedisin që e rrethonte.

Po kështu  nga kronika të  shek.XV  një dekret dëshmon për tolerancën fetare . Dekreti argumentohet  në përputhje me parimin e lënies së jomyslimanëve të  ushtrojnë fenë e tyre, të gëzojnë statutin  e të mbrojturit nga shteti, të ushtrojnë çfarëdoqofshin, meshat, rite fetare në kishë.

Statuti është një përmbledhje parimesh rregullash e normash sipas të cilave ndërtohet e zhvillon verimtarinë një shoqëri ose rregullore qe drejton jetën e një esnafi zanatçinj kanunorë.Nga kronikat e kohës  përmendet edhe Statuti i Tabakëve,në të cilin spikasin fillesat e krijimit të kultures qytetare .

Po kështu  nga kronikat e kohës  një urdhër dekreti I vitit 1550 lehtëson jomyslimanët e Kalasë së Korçës të cilët për shërbimet që kryenin ishin të falur nga pagesa e jashtëzakonshme dhe taksat e tjera.

Po ashtu në arkivat e Shqipërisë ndodhen dërëshkrime në gjuhën perse,arabe dhe osmane të cilat klasifikohen  në  fusha si   letërsi,gjuhësi,karakteri juridik, e shëndetësi.Vlen të përmendet se në këto dorëshkrime jepen shpjegime fetare,janë tekstet e medreseve,libra e fjalorët dygjuhësh si dhe fletoret e dervishëve nga ku shihen përpjekjet e intelektualëve apo grupe intelektualësh për të krijuar kulturën qytetare .Janë dorëshkrimet me karakter juridik në të cilat përmendet kodi I dënimeve,ndarjet e trashëgimnisë,norma ligjore lokale,dënime apo falje jete.

Vlen të përmenden edhe përshkrimet e shumta të udhëtarëve  nëpër Shqipërisi në mesjetë ashtu edhe në periudhën osmane.Mes përshkrimeve të shumta po sjellim atë të Evlija Çelebiu për qytetin e asaj kohe Bushatin,sot fshat I Shkodrës.Ja si e përshkruan ai

 Qyteti është mes një fushe  të bukur ,të gjelbër,pjellore anës  brigjeve të lumit Drin.Qyteti ka 800 shtëpi,dykatëshe prej guri .Qyteti ka xhami, medrese,faltore,hamam, një han dhe 50dyqane të shkëlqyera ,të gjitha bamirësi të familjes dhe fisit të Jusuf bej Zades.

 Në Kronikat e shekullit të XVII e XVIII përmenden dhe vulat e esnafëve,të cilat ishin dy lloje ,zyrtare dhe personale.Vula zyrtare përdorej për raste të jashtzakonshme psh për të vulosur kërkesat drejtuar Portës  së Lartë.Vulat personale kishin madhësinë e monedhave të vogla në formë vezake ose tetëkëndëshe, të cilat janë prej tunxhi ,hekuri ose  argjendi dhe janë të shkruara në gjuhën osmane.Ato mbanin shpesh monogramë ose emrin ose mbiemrin e plotë.Në esnafet e tjera të Ballkanit  vulat përmbanin edhe simbolin e zejes.     

Disa Përfundime...

                   a -Në kuptimin e mirëfilltë specifik mesazhet, që u përcollën rreth kësaj teme janë prurje të nevojshme!

             Këto mesazhe janë produkt, si konstrukt kulturor, estetik dhe shoqëror. Shumatorja e punëve,veprimet e kryera  si proces, me faza përparimi për të qënë optimist, për të udhëhequr dhe çuar  idetë e kulturës qytetare deri në krijimin e Njeriut Qytetar.

                   -Janë disa mekanizma për të arritur ato detyra që trajtuam më lart(të këtij studimi)

                 a- Është aftësia për të pasur kurdoherë vullnet moral si detyrë për tu ndeshur me pengesat dhe pasojat e veprimeve që janë kryer si domosdoshmëri morale, juridike dhe shoqërore për të arritur qëllimin e madh të Njeriut Qytetar!

                  b-Një tjetër mekanizëm, jo më pak i rëndësishëm është:

Skema  Orientuese, programore dhe funksionale për ta bërë realitet idenë madhore, atë të  krijmit me sukses, shkallë shkallë të Njeriut Qytetar

              c-Vlerë e domosdoshme është vendosja dhe ruajtja e Demokracisë, që do të thotë të jesh i përgjegjshëm!
          
“Do të thotë të depërtosh brenda vetvetes dhe të peshosh veprimet. Veprimet e mia,në radhë të pare e pastaj të shtetit. Pikërisht ky detaj kërkon tepër kujdes: shteti sovran është gjithmonë Individi. Kur i referohemi  shtetit, në fakt flasim për përgjegjësinë personale, që në vijim ka peshë në jetën e gjithë shoqërisë. 
           Nëse idea e Demokracisë në kohën që po jetojmë  është ende e  trazuar, ( që tashmë është e gërryer), kjo tregon se, nuk ekziston më hierarkia transparente, jemi thjesht në konfuzion.” 
               Vëndi ynë po kalon pa asnjë dyshim fazën e riklasifikimit dhe ripërcaktimit të edukimit arsimor,  të shoqërisë, të familjes, të marrëdhënieve institucionale dhe  të vetë qenies tonë shoqërore.

          Tani  kërkohet mendje e kthjellët dhe e thjeshtëzuar. Çdo njeri duhet të hedhë hapat e jetës bazuar në virtytet që i konsideron me vlerë. Nga ku…

Duhet të pranojmë se Demokracia është një ide, ose më saktë një sistem idesh.

          Kur ky sistem idesh trazohet në nivel të tillë, sa që  deformohet, dhe  humbasin vlerën, atëherë edhe vetë njeriu  nuk beson më në këto ide. Si pasojë rezikohen vlerat dhe virtytet që prodhojnë kulturë…

***

            Për ta pasuruar këtë studim po sjell disa konsiderata nga

Presidenti I Parlamentit të Bordosë..

            “Anëtar i Akademisë i Bordosë ,ka botuar në 1721 ""Letrat Persiane" ,duke inaguruar kështu epokën e iluminizmit.
Në vitet 1728--1731 udhëtoi në Europë ku filloi të interesohet për historinë ,artin dhe të vëzhgojë zakonet dhe institucionet politike të një numri vendesh .Mbas kthimit në Francë më 1734 botoi "Konsiderata për shkaqet e rritjes dhe rënies së Romakëve"dhe më 1748 "Fryma e Ligjeve".Midis të tjerash në hyrjen e kësaj vepre shkruan :"Kjo vepër është frut i refleksioneve të të gjithë jetës sime dhe ndoshta nga një punë e madhe,punë që e kam bërë me qëllimet më të mira ,punë e bërë në dobi të publikut ,në shkëmbim kam marrë vetëm dhimbje ,dhe jam paguar nga duart e injorancës dhe zilisë"
Megjithëse kjo vepër u bë objekt sulmesh, MONTESKIE konsiderohet si themelues i shkencës politike dhe sociologjisë.Frymëzues i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,i referuar nga revolucionarët dhe kundër rezolutës afër franceze,por gjithashtu edhe një aristokrat i lidhur me të drejtat e parlamentarit dhe të fisnikut feudal.”

Punuar nga Arqile V Gjata dhe Teuta Sadiku-Tetor 2018-Athinë