Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit

Murat Gecaj: TEKSTE TË NEVOJSHËM, PËR FËMIJËT TANË NË DIASPORË

 

                                        TEKSTE   NEVOJSHËM,  PËR FËMIJËT  TANË NË DIASPORË

                            (“Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”, në tri pjesë, nga SHB “Filara”)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

1.

Një ndër çështjet e mprehta të ditës për arsimin tonë kombëtar është puna, kujdesi dhe përkushtimi për mirëmësimin e fëmijëve tanë në Diasporën shqiptare. Kjo gjë është bërë më e prekshme dhe më e nevojshme, sidomos, në vitet ’90-të të shekullit të kaluar dhe është e pranishme, në vazhdimësi. Parësore në këtë detyrë, sa atdhetare e arsimore, janë tekstet, që është e detyrueshme të përdoren nga mësuesit, me nxënësit e tyre, në shkollat e llojeve të ndryshme, në Diasporë.

Siç është e njohur, në këtë drejtim janë bërë përpjekje dhe ato vazhdojnë, aktualisht. Nga autorë të ndryshëm janë hartuar tekste mësimorë, sidomos për nxënësit, por edhe në ndihmë të mësuesve. Me sa dimë, kjo punë është bërë edhe privatisht, pra nga njerëz të interesuar në këtë fushë dhe të përkushtuar në fushën e edukimit dhe mësimit të brezit tonë të ri në Diasporë, fëmijëve të emigrantëve nga Shqipëria,  Kosova  etj.

Pa u zgjatur, shënoj këtu se edhe në raste të tjera kam shkruar për përpjekjet, që janë bërë nga mësuesit në disa shtete të Europës, si në Zvicër, Suedi, Hollandë, Danimarkë, Belgjikë e tjerë, por edhe në Amerikë. Synimi atje ka qenë dhe është, që fëmijët e emigrantëve shqiptarë ta mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe, të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën e prindërve të tyre dhe të marrin disa njohuri kryesore për gjuhën, letërsinë, historinë, gjeografinë dhe kulturën tonë kombëtare. Sepse, dihet se çfarë pasojash mund të kemi si Komb, nëqoftëse sot tregohemi të pavëmendshëm ose indiferentë, në këtë drejtim.

2.

Sigurisht, është një punë e lavdërushme, atdhetare e profesionale, si e autorëve, por dhe e shtëpive botuese, që janë kujdesur për të hartuar dhe botuar tekste në ndihmë të shkollave shqipe, për fëmijët e emigranëtëve tanë në Diasporë. Ja, përveç dy teksteve të bashkëshortëve Urti e Shefik Osmani, për të cilët kam shkruar në një rast tjetër, përpara kam tri tekste të tjerë. Titullin e kanë paksa thirrës, pra “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”(Për nxënësit shqiparë, jashtë Republikës së Shqipërisë). Ata janë hartuar nga një grup autorësh: Ikbale Isaku, Fatmir Xhemalaj, Anila Hasani e Artur Hasani. Publikimi i tyrë është bërë nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja “Filara”-Tiranë, 2011. Redaktor shkencor është Prof. Shefik Osmani dhe redaktor letrar, Prof. Murat Gecaj. Recenzat janë bërë nga Musa Vyshka e Ramiz Doko dhe artin kompjuterik e ka  realizuar Taulant Llaka. Librat janë të pajisur me shumë fotografi e skica, me një nivel të mirë teknik e artistik. Ata janë miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e Republikës së Shqipërisë.

Ashtu siç janë shprehur edhe autorët, që në hyrjen e Librit të parë, drejtuar nxënësve shqiparë në Diasporë, ai do ta mësojë se ata janë  pjesë e Atdheut të tyre. Për këtë qëllim, aty janë dhënë shumë përralla, tregime, poezi, legjenda, fjalë të urta për truallin amtar e heronjtë e tij dhe për gjuhën shqipe. Përmes këtij libri, ata mësojnë rregullat gramatikore të gjuhës shqipe, njihën me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e të parëve tanë, me qytetërimin që ata krijuan. Po kështu, flitet për gjeografinë e lashtë dhe të re të trojeve shqiptare, ku jetuan e punuan ata, por dhe për vazhdimësinë e traditave dhe të kulturës nga shqiptarët, ndër vite e shekuj. Po aty, autorët u drejtohen nxënësve të vegjël shqiptarë: “Shkronjat u lidhën në fjalë e fjalët i bashkove ti, për të folur me zemër në gjuhën e vendit tend. Mësoje këtë libër dhe mos e harro  vlerën e tij!”

Secili nmga këta tre libra është ndarë në “Linja” dhe këto kanë nënndarjet e tyre. Kështu, te libri Nr.1, në Linjën “Gjuha dhe Letërsia Shqipe”, përmendim : “Të njohim alfabetin e guhës shqipe”, “Unë nis të flas e të lexoj në gjuhën shqipe”, “Marrim njohuri për kulturën dhe gjuhën  shqipe”. Ndërsa te “Historia e shqiptarëve”, shënohen: “Identiteti shqiptar”, “Shqiptarët në hapësirë dhe në kohë”, “Kultura dhe shoqëria”. Në ndihmë të nxënësve emigrantë është edhe pjesa “Gjeografia e trevave shqiptare”, me nënndarjet: “Identiteti shqiptar”(Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare) etj. Me interes të veçantë janë dhe “Linjat”, te pjesa “Trashëgimia kulturore e shqiptarëve”.

Në brendësi të këtij teksti, Pjesa I (për klasat 1-3), janë shënuar shkronjat e Alfabetit tonë, shoqëruar me figura, me të cilat synohet rrënjosja e tyre në kujtesën e nxënësit.       Po aty, jepen shkronjat e mëdha, të shtypit e të dorës dhe shkronjat e vogla, të shtypit e të dorës. Në vazhdim, nxënësi njihet me zanoret e gjuhës shqipe, shoqëruar me “punë praktike”. I njëjti kujdes metodik është treguar nga autorët edhe për të bërë të ditura  bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe, gjithashtu, shoqëruar me “punë praktike”.

Te pjesa e rëndësishme, “Unë nis të flas dhe të lexoj në gjuhën shqipe”,  nxënësi ndihmohet të formojë fjali të ndyshme, duke paraqitur: pjesët e trupit, përbërjen familjare, ngjyrat e ndryshme, natyrën etj. Njohuritë për kulturën dhe gjuhën shqipe jepen të shoqëruara me  shembuj e figura të bukura, me përralle, rrëfenja e vjersha etj. Kështu, faqe pas faqeje, nxënësi mëson se çfarë është emri,  llojet e fjalive¸ shenjat e pikësimit e si përdoren ato. Sigurisht, vëmendjen e nxënësit e terheqin  dhe mëson mjaft prej tryre, në pjesët “I këndoj Atdheut  dhe gjuhjës shqipe”, ku janë venë poezi të bukura, nga autorët më të mirë shqiptarë. Është e njohur, se fëmija mëson e ngulit ato, që lexon, kur këtë gjë e bëjmë edhe përmes lojës. Prandaj në disa faqe të këtij libri janë lojëra, shoqëruar  me figura të ndryshme.

Në faqet e fundit, aty ku flitet për “Historinë e shqiptarëve”, është botuar “Himni i Flamurit”, tregohen festat tona kombëtare, që nga 28 nëntori 1912, e cila  është dita e shpalljes së Pavarësë sonë Kombëtare; flitet për atdhetarë e luftëtarë tanë të shquar, që nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e Ismail Qemali, Nënë Tereza etj. Në pjesën për gjeografinë e shqiptarëve, flitet për trojet e shqiptarëve në Ballkan, për Republikën e Shqipërisë dhe për Republikën e Kosovës dhe për ato troje, që kanë mbetur jashtë kufirit tonë të sotëm shtetëror. Me rëndësi janë të dhënat për veçoritë natyrore të viseve shqiptare dhe ujërat, që i lagin ato; për bimësinë, kafshët e shpendët, bukuritë e rralla natyrore etj. Interesin e fëmijëve tanë e tërheqain edhe dëshmitë e paraqitura, në këtë liber, për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve: Flamurin, lojërat popullore, veglat muzikore, veprimtaritë kulturore e artistike, veshjet popullore dhe për trashëgiminë shpirtërore, me folklorin e pasur, gojor e muzikor; legjendat, festat  tradicionale, këngët e vallet etj.

Pa u ndalur imtësisht në dy pjesët tjera të këtyre teksteve, pra Nr.2 (për klasat 4-6) dhe Nr.3(për klasat 7-9), “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”, përmbledhurazi, themi se ata janë mjaft të dobishëm dhe të nevojshëm, që t’i kenë në përdorim mësuesit dhe nxënësit tanë, në shkollat shqipe të Diasporës. Të trija pjesët janë me përmbajtje të njëjtë, por u përshtaten nxënësve, sipas moshës e klasave, që vazhdojnë. Sigurisht, me këto tekste do të njihen edhe prindërit e interesuar. 

Kontaktet, me Shtëpinë Botuese dhe Shtypshkronjën “Ilara”-Tiranë, janë: Rruga “Sabaudin Gabrani”(ish-Kombinati  i Drurit ”Misto Mame”);  e-maili: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ;  Cel: 0682088769/634; Tel: 0035542228871

Tiranë, 3 shkurt 2012

 

Konkurs

                                                                       K O N K U R S

 

 

Republika e Kosovës - Republika Kosovo - Republic of Kosovo  

Qeveria - Vlada - Government  

Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inostranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs  

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë  

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë - Shpall:  

K O N K U R S  

Për vend të lirë pune:  

Pozita: Asistent/e Administrativ/e Vendi i punës: Stockholm Kohëzgjatja e kontratës: Tri vite (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh Afati i aplikimit: Deri më 16/02/2012

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit përkatës të ambasadës. I/ caktuari/a në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike.

Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:

§ Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave; pagesave për pajisje; licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse; dhe të dokumenteve financiare.

§ Kryerja shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë; zgjedhja dhe distribuimi i korrespondencës hyrëse dhe dalëse; rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave.

§ Mbajtja e inventarizimit të saktë për të gjitha pasuritë e ambasadës; mirëmbajtja e furnizimeve, përfshirë artikujt e zyrës; furnizimet për pajisjet, dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje të vogël.

§ Mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin e dosjeve të ambasadës.

§ Adresimi i pagesave për transportin ajror të mallrave dhe transportin e pajisjeve shtëpiake për personelin e ambasadës; procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumenteve të doganave.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:  

§ Të ketë së paku diplomën e shkollës së mesme;

§ Të jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e e Suedisë

§ Të ketë njohuri të gjuhës suedeze dhe njohuri të gjuhës angleze;

§ Të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenatve; 

§ Aftësia e deshmuar për sistremim në mirëmbajtene dokumentacionit me shkrim dhe em gojë në gjuhën e  shtetit pranues  dhe në gjuhën angleze; 

§ Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën e shtetit pranues dhe në gjuhën angleze;

§ Njohuri nga aspekti i ofrimitt ë sherbimeve diplomatike; 

§ Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit; të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;

§ Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për t’iu nënshtruar intervistimit duhet të dorëzojnë këto dokumente:  

- Biografia personale (CV);

- Kopja e letërnjoftimit;

- Kopja e kualifikimit-diplomës;

- Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;

- Çertifikata nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

- Çertifikata/dëshmia se nuk është nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

 

Këto dokumente duhet të dërgohen përmes postës në adresën: Embassy of the Republic of Kosovo in Stockholm, PO BOX 3643, 103 59 Stockholm. (Dokumentet dërgohen deri më datën 16/02/2012)  

Dokumentet të dërgohen në fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen. 

 

 

 

                               &                                                     &

 

 

Kosovas regering - Utrikesministeriet

Republiken Kosovos ambassad i Sverige

utlyser

EN TIDSBEGRÄNSAD ADMINISTRATIV TJÄNST  

Tjänstebeskrivning: Administrativ assistent på heltid

Tjänstens placering: Stockholm

Avtalstid: Tre (3) år (med möjlighet till förlängning) efter en provtid på tre (3) månader

ARBETSUPPGIFTER OCH ANSVARSOMRÅDEN:  

Du arbetar under ackrediterad ambassadpersonal och ska utföra allmänna administrativa arbetsuppgifter samt stödjande logistiska funktioner. Till de mer specifika arbetsuppgifterna hör:

- Att författa rapporter och enklare korrespondens; att processa fakturor och inbetalningar; att bereda licenshandlingar och blanketter från värdlandet; samt finansiella dokument

- Att utföra post- och kuriruppgifter samt handa diplomatsändningar till ambassaden; att besikta, sortera och föra ut inkommande och utgående post; att styra postflöde och varutransport;

- Att hålla exakta inventarier över ambassadens samlade tillgångar; att ansvara för försörjning inklusive kontorsartiklar, underhåll av kontorsutrustning samt nödvändig utrustning för begränsad fastighetsskötsel och renhållning;

- Att hålla i skick ett utrymme för lagring av ambassadens arkiv

- Att adressera ut- och inbetalningar till flygtransporter samt sköta transporten av hemutrustning till ackrediterad ambassadpersonal; att processa lastfakturor samt bereda tullhandlingar.

KVALIFIKATIONER, FÄRDIGHETER, KUNSKAPER OCH ERFARENHETER  

- Du har en gymnasieexamen

- Du är medborgare i Republiken Kosova (med giltigt PUT i värdlandet) och/eller svensk medborgare

- Du kan svenska och engelska flytande i tal och skrift och kan styrka med referenser att du är en effektiv kommunikatör

- Du är datakunnig och har erfarenhet av att bereda skriftliga underlag och handlingar

- Du har omvittnad erfarenhet vad gäller att systemera och underhålla arkivdokumentation inklusive därtill nödvändiga lösningar

- Du har kunskaper vad gäller tillhandahållandet av diplomatiska och konsulära tjänster

- Du har omvittnade självorganisationsfärdigheter: du kan göra effektiva prioriteringar och klarar av att arbeta i en miljö med omväxlande arbetsstress

- Du har tre (3) års relevant arbetserfarenhet

Sökande som avser att kvalificera sig till den mindre krets som senare ska intervjuas skall lämna in följande handlingar:

- Ett CV (inkl. sin biografi)

- Giltiga identifikationshandlingar

- Diplom, examen, övriga utbildnings- och/eller yrkeskvalifikationer

- Hälsoutlåtande från legitimerad läkare

- Utdrag från brottsregistret

- Två skriftliga referenser

- Ett egenförfattat motivationsbrev

Handlingarna ska skickas via Posten till adressen som nedan:  

EMBASSY OF THE REPUBLIC OF KOSOVO  

Box 3643, 103 59  

STOCKHOLM  

Sista ansökningsdag är 16/02/2012  

OBS: Endast vidimerade kopior. Inskickade handlingar returneras ej!

 

 

                                   &                                                      &

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo  

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë  

Shpall

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita: Shofer (Vozitës) Vendi i punës: Stockholm Kohëzgjatja e kontratës: Një vitë (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh Data e aplikimit: Deri më 16/02/2012  

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Shefit të Misionit apo Zyrtarit të autorizuar, kryen detyrat dhe përgjegjësit në vijim:

Ofron shërbime të vozitjes për Shefin e Misionit ose personelin tjetër sipas udhëzimit të Shefit të Misionit;

Të jetë në gjendje të kryej riparime të vogla dhe siguron që automjeti të jetë i pastër dhe në gjendje të mirë;

Duhet të jetë në gjendje që menjëherë pas thirrjes nga Shefi i Misionit të ofrojë mbështetje për vozitje për detyra zyrtare në mbrëmje ose gjatë fundjavës;

Duhet të jetë në dispozicion për vizita zyrtare;

Mbajtja e librit të shënimeve për kilometrazhin e automjeteve, të riparimeve, licencave dhe lejeve, si dhe dokumentacioneve të tjera;

Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mospërshtatja e kushteve të komunikacionit;

Sigurohet që të gjitha veprimet të jenë në pajtim me rregullat dhe rregulloret në rastin e përfshirjes në aksident/incident trafiku;

Kryerja e detyrave të tjera zakonisht të caktuara për një Shofer.

 

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

Kandidati duhet ta ketë të kryer shkollën e mesme ose të barasvlefshme;

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas ose banor i përhershëm i shtetit pranues apo shtetas i ndonjë vendi të tretë;

Kandidati duhet të ketë patentë shoferi të vlefshëm të lejuar në shtetin pranues;

Të ketë së paku 3 vjet përvojë si vozitës;

Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;

Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;

Kërkohet njohja e gjuhës së vendit ku shërben dhe gjuhës shqipe ose angleze, ndërsa njohja e gjuhëve tjera është përparësi.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për t’u intervistuar.

- CV-në;

- Kopjen e patentë shoferit dhe të letërnjoftimit;

- Kopjet e kualifikimit-diplomës;

- Dy referenca të punës;

- Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

- Çertifikaten se nuk është nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

Këto dokumente të kompletuara mund të dërgohen përmes postës ne adresën.

Embassy of the Republic of Kosovo in Stockholm, PO BOX 3643, 103 59 Stockholm. (Dokumentet të dërgohen deri më datën 16/02/2012)

Dokumentet të dërgohen në fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen. 

 

                         &                                                                   &

 Kosovos regering - Utrikesministeriet

Republiken Kosovos ambassad i Sverige

utlyser

EN TIDSBEGRÄNSAD TJÄNST

Tjänstebeskrivning: Chaufför på heltid

Tjänstens placering: Stockholm

Avtalstid: Ett (1) år (med möjlighet till förlängning) efter en provtid på tre (3) månader

ARBETSUPPGIFTER OCH ANSVARSOMRÅDEN

Du arbetar under ackrediterad ambassadpersonal och ska utföra följande arbetsuppgifter:

- Transportera beskickningschefen eller annan personal, på uppdrag av beskickningschefen

- Kunna bistå med mindre reparationer och ansvara för att fordonet är rent och i gott skick

- Vara tillgänglig omgående vid beskickningschefens uppmaning i samband med tjänsteuppdrag på kvällstid eller vid veckoslut

- Vara tillgänglig vid formella besök

- Ansvara för skador föranledda av försummelse eller oförmåga att anpassa dig i trafiken

- Uppvisa lämpligt agerande vid eventuell trafikolycka, i enlighet med gällande regler och stadgar

- Utföra övriga arbetsuppgifter som tjänsten kräver

KRITERIER OCH NÖDVÄNDIGA VILLKOR

- Den sökande har en gymnasieexamen eller motsvarande

- Den sökande är medborgare i Republiken Kosovo (med giltigt permanent uppehållstillstånd i Sverige) och/eller svensk medborgare, eller medborgare i ett tredje land

- Den sökande har ett giltigt körkort godkänt i Sverige

- Den sökande har minst 3 års arbetserfarenhet som chaufför

- Den sökande kan arbeta under stress, har ett etiskt förhållningssätt till arbetet och en hög arbetsmoral

- Den sökande talar svenska, samt albanska eller engelska. Ytterligare språkkunskaper är meriterande

Sökande som avser att kvalificera sig till den mindre krets som senare ska intervjuas ska lämna in följande handlingar:

- CV

- Giltiga identifikationshandlingar- samt körkortshandlingar

- Diplom, examen, övriga utbildnings- och/eller yrkeskvalifikationer

- Hälsoutlåtande från legitimerad läkare

- Utdrag från brottsregistret

- Två skriftliga referenser

Handlingarna ska skickas via Posten till adressen som nedan:

EMBASSY OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Box 3643, 103 59

STOCKHOLM

Sista ansökningsdag är 16/02/2012

OBS: Endast vidimerade kopior. Inskickade handlingar returneras ej!

 

 

ME DROJËN E NJË EMIGRANTI

ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË ”PA ATDHE”DO TË NISJA AVANTYRËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETARË I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA

                                                 -thotë Sadullha Zendeli daja

Sadullha Zendeli-Daja dhe Murat Gecaj, Tiranë 2011

 

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.

Me drojen e një emigranti të ”paatdhe” do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.

Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Më forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.

Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdojë të lutem..! Por kuj i lutem..?  Zotit...?

Jo, se ai nuk ka nevojë askush ti lutet. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë por edhe të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë pse jo edhe të vajtojnë, “të duan shumë vetëm kur je i vdekur...!” 

Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj mu dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshillojë të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë në Borås Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkëatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.

Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate. 

 

Kisha me ju lutë për një prezantim të shkurtër

 

Pyetja me ju lutë...!

 

Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdojë të lutem..! Por kuj i lutem..?  Zotit....?

Jo, se ai nuk ka nevojë askush ti lutet. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë por edhe të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë pse jo edhe të vajtojnë, “të duan shumë vetëm kur je i vdekur...!” 

Me punën tuaj që ju bëni për mërgimtarët tanë hallexhinjë jeni njeri shumë i madh..! Jeni meteor që i bëni dritë mërgatës shqiptare, të cilët dashje, padashje i pret asimilimi i pjesëshëm pse jo edhe i plotë. Prandaj Ju i nderur luteni...! dhe ndihmoni...!

 

 I lindur në fshatin Sërmnovë Gostivar ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

 

I nderuar! Vendlindja ishte e okupuar nga nacionalistët sllav, të cilët emigruan nga Kaukazi saktësishtë nga Mali dhe lumi Dnjestër dhe Dnjepëri për tu instaluar në tokat Arbërore. Kur isha 10 vjeç mbaj mend luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët luftonin kundër çdo armiku qe rrezikonte tokat shqiptare. Babai i cili ishte i besimit fetar dhe i shkolluar për këtë ideologji, më zgjodhi mua nga dy vëllezërit dhe një motër të fillojë shkollën e besimit Islam. Më 1945- 46 më tha: “Ti biri im.. do të vazhdosh shkollën e parë shqipe të shenjtë në fshatin tonë”. Këtë shkollë e themeloi një nga intelektualët e shquar shqiptar prof. Ahmet Pere nga Tirana. Nuk shkoi shumë kohë dhe regjimi nacionalist sllav e burgosi profesorin dhe pedagogun e shquar diku tek 15 ose 17 vjet burg.

Në vitin 1945 Jugosllavia e porsaformuar kishte filluar një fushatë rekrutimesh me ushtarë për mbrojtjen e vëndit të tijë. Këtu do të formohej edhe Ushtria Nacional Çlirimtare Jugosllave. Ka qënë Brigada e VII Sulmuese shqiptare me Flamurin shqiptarë e cila kishte marrë në patronazh për të ndihmuar për çlirimin e viseve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni dhe trojet tjera. Do të ishte kjo brigadë që do të vihet në ballë të luftës çlirimtare duke u përleshur me ushtrinë hitleriane ’dhëmb më dhëmb’ duke e mposhtur ushtrinë gjermane në fushën e Stremit. Ka qënë kjo edhe një nga luftrat e fundit të okupatorit nga fshati im i dashur u bashkuan në këtë betejë me vëllezrit e brigadës VII mbi 40 djem të rinjë duke u shkrirë në një front për të luftuar kundër ushtrisë gjermane. Bilaci ka qënë rrënqethës. 30 djem janë.. u vranë duke luftuar heroikisht disa u plagosën...! Jugollavia gradualisht nga një ”foshnjë” e parritur fillonë të forcohet. Republikat e marin pushtetin në dorë. Ndoshta nëse nuk do të ishim kaq  idaelistë  nuk do ta kishim të vështirë ti jepnim një ' shtymë në greminë', kësajë krijese  që koha  e zbuloi se çfarë 'monstre' ishte, por e menduam se rendi i ri që po na sevirej do të ishte rendi i së drejtës. Gradualisht po konturohej shteti sllav dhe ne shqiptarët nuk na lidhte gjë me këtë  rracë Riorganizimi i pushteteve  po bënte edhe seleksionimin e parë me drejtim  etnik  duke  na lënë  të paintegruar me  të mirat  që të jep pushteti Kudo  sllavët  ishin  në organet shtetërore vendimmarrëse ku ende  edhe tani  në  Maqedoni, Mal të Zi, Bujanovcë, Medvegjë dhe Çamëri  e sundojnë padrejtësisht edhe atje ku nuk u takonë. Edhe simbolet kombëtare filluan të  censuroheshin ose ndaloheshin. Flamuri shqiptar  u ndalua, shqiptarët  jetonin duke dhënë ryshfete ku ende kjo  'virozë'   vazhdon edhe sot...Një genocid diskriminues na ka shoqëruar sistematikisht ”Je shqiptar shko në Shqipëri”.- Je turk shko në Turqi. - Je arixhi shko në Kosovë a Shqipëri. - “Na vjen keq por je pakicë”...!. Kjo ish filozofija e shtetit të ri Jugosllavi. Sipas nacionalistëve sllav shqiptarët na qënkëshin turq të ardhur në tokën sllave- ashtu sikur e kanë shkruar edhe akademikët faqezi maqedonas pse jo të mbështetur edhe nga ndonjë sahanlëpirës apo renegat shqiptar në Enciklopedin Maqedone. Për ”akademxhinjtë” maqedonas besimi islam na qënkësh tregues se ne shqiptarët paskemi qënë ardhanakë, ndërsa sllavët autoktonë. Gjithsesi shqiptarët qëndruan fortë në tokën e tyre Arbërore, duke i dhënë prioritet kombit shqiptar si një pjesë e Bashkimit kombëtarë. Veprimtaria fetare vazhdon si në kohë të sundimit osman, me tepri dhe pa masë, por tani në kushte edhe me ´aktorë´ modern, me deputet shqiptarë, me disa arsimtarë shqiptarë me dioptri shkurtëpamëse, të cilët bëjnë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës hsqipe.  Shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke u mburur se jemi komb shqiptare, duke ju lutur Perëndisë - shpëtim nga Ferri. Kjo situatë vazhdon edhe sot pas 50 viteve. Këta “intelektual” posedojnë autoritet tek pjesa joprogresive-shoviniste maqedone. “Demokraci e hyrë në varr përsëgjalli...!” Që nga Tetova deri në Gostivar kemi më shumë xhami se sa shkolla- xhami që janë investuar miliona...! Miliona......., kur ndërtimi i shkollave  do ta  bënte shumë më mirë edhe punën  e xhamive edhe të shkollave.

Në xhami aktivë janë të moshuarit, në shkollë janë fëmijët tanë-ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptarë. E ndërsa shkollat shqipe janë pa dysheme, xhamitë kanë qylima me art arab e persian. Disa lider partiak, kryetar komune a disa ´intelektual` për interesat vetjake e forcojnë ideologjinë fetare vetëm ti zgjedhin si deputet, kryetar apo previlegje të tjera. Pushojnë nga puna profesionistë, njerëz të zot me përvojë shumvjeçare në arsim ose në fusha të tjera dhe në vend të këtyre punësohen persona servilë të partisë në pushtet. Ata duhet të shmangen nga dioptria shkurtëpamëse. Këto alternativa janë pengesë e kombit për zhvillim. Populli shqiptarë duhet të ndihmohet nga rreziku modernë që e ka okupuar 50 vite. Shqiptarët janë trashëgimtarët e kulturës sonë autoktone të lashtë Ilire-shqiptare. Nga këta burra të mëdhenjë në shtetin maqedon, liderët shqiptarë dalin në sheshe për të pritur Kurban Bajramin, Ramadanin, Haxhijtë i përclljen në Haxhillëk me ceremoni fetare e nacionale, festë e gëzim i madhë që nga sheshi kryesorë i një qytetit tonë iliro-shqiptarë që edhe janë shenjat e gjakut të stërgjyshve tanë kundër armiqve, Osman e Sllav, me urime dhe festa shkojnë në vendin e shenjtë të Arabisë Saudite- Mekë dhe Medinë. "Myslimania" ka mbytur arsimimin e brezit të ri duke dalë në  krye. Kësulat e badha nacionale që i mbanin deri dje, i kane lënë vëndin veshjeve myslimane duke u tejkaluar jashtë çdo norme duke u bërë më shumë ”islam” se Muhamedi. Jo të pakët janë ata që me dy javë në Mekë si turist merr dipllomën e mësuesit pse jo të pedagogut nga më të shquarit e fesë islame. Në dasma në mitingje bile vihen para flamurit kombëtarë me tespiet në dorë duke i numëruar 33 Hazretlerët Arab duke dredhur buzët për Shenjtërin e tyre Alejselam që Zoti qenka këshilluar me këta Mubarek të fesë islame. Haxhijtë armiqësohen me të afërmit e tyre ose të tjerë, nëse nuk i rrespektonë duke përmendur ”gradën” përpara emrave të tyre. Haxhi Baba, Haxhi Aga, Haxhi Daja, Haxhi Efendi...!  Haxhi filan dhe Haxhi fistek...janë refreni i përditëshëm. O medet... për ne! Europë e mallkuar e ke ndarë kombin shqiptarë në copa dhe tani do të na ftosh në sofrën tënde të civilizuar që të marrim pjesë në Evropën e Bashkuar, sikurë mos me qenë Evropian... edhe pse jemi popull më i lashtë në Evropë. Por.. të jemi të sinqertë ç´të bëjë Evropa kur ne vazhdojmë të jemi kështu si jemi...!

Nga hapja e Kuvendit themeltar te SHSHAKSHS

 

Viti 1966 për ju është vit që do e mbani mend, mund të na thuani më shumë.  Çfarë e bënë këtë vitë  kaq të rëndësishëm në jetën tuaj ?

 

Po....Punoja si llogariar financiar në Sipërmarrjen e Hekurudhës Shkup, dega Gostivar. Isha anëtarë i partisë komuniste, delegat i komunës, delegat në komitet të PK Pozitat i kisha goxha. Po kush na pyeste ne...?. Ishim vetëm në numër..., sepse vendimet i merrnin ata. T´ju them të drejtën kur e përmend këtë aktivitet më duket se akoma kamë dhimbje në shputat e duarve duke duartrokitur dhe brohoritur 'Rroftë regjimi', 'Rroftë komunizmi', 'Rroftë udhëheqësia e Shkupit e Beogardit', Rroftë udhëheqësia jonë sllave... 'Rroftë Lenini.. Stalini, Titoja, Vasa Qubriloviqi, Vuk Karaxhiqi, Milosheviqi...dreqi me shejtanë.... Mos ma keq...! Absurd...që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me logjikën normale. Politikë e shantazheve të egra për të mposhtur, për të përkulur dhe për ta detyruar një popull të veproj në dobi të të tjerëve.

Kur zgjohesha në mëngjesë për të shkuar në punë para banesës rrinin 10 - 15 shqiptarë që pritnin për t´i ”ndihmuar” duke u shkruajtur lutje se do të shisnin kalin, lopën, gomarin, a ndonjë gjel, a pulë që e sillnim nga fshati 20- 50 km., për ti shitur në pazar për një kafshatë bukë...!

Në dilemën e bashkpunimit me 'pushtuesit sllavë' dhe largimit, kjo e fundit do të ishte zgjidhja. Zgjodha më të mirën e së keqes.  Emigrova ...! Përse...?

Sepse ndryshe duhej të bëhesha spiun i vëllezërve të mijë atyre që mbanin kësulë të bardhë, atyre që donin flamurin shqiptarë, atyre që këndonin dhe kërcenin valle shqiptare, të burgosurve që për faji kishin dashurinë për Shqipërinë dhe trojet tona të shkëputura nga shteti amë, mësuesëve, mjekëve etj. E..... këtë nuk mundesha me e bërë .....Prandaj zgjodha edhe të keqen më të vogël duke emigruar nga vendi im i dashur nga ai vënd që çuditërisht gurët që mi vrisnin këmbët e zbathura më dukeshin të butë ”bash” sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime të dashur! Vendosa të largohem kudoqoftë, në hënë, në ferr.......  veç  në shtete sllave... jo...!

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.

Me drojen e një emigranti të ”paatdhe”do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.

Ditën e parë në qytetin Universitar Uppsala shkova në një stacion të autobusave urban, shoferi ish një djalosh i ri, më dukej i huaj, flokë zi dhe i pamshëm, me mikrofon lajmëronë udhëtarët për stacionin që vjen.” Lajmëroi sista station Gamla Uppsala: në suedisht, anglisht dhe ......"Stacioni i fundit Uppsala e vjetër",- tha djaloshi. O zot -thashë. Flokët e kokës mu ngritën përpjetë, emocionet nuk po i kontrolloja dot.  Sa nuk fillova të qajë mes pasagjerve suedez, sigurisht do të më dërgonin në spitalin e të çmendurve Ulleråkessjukhus....! Nuk zbrita në asnjë stacion dhe shkova deri në stacion të fundit Askush nuk mund ta kuptojë këtë situatë duke e shpjeguar me të

shkruajtur veç ......unë .... Nuk ka shkencë, që mund ta hedh në letër këtë emocionë. Ndoshta ka qënë një moment që ka ndikuar që unë të besojë ti besoj fatiti tim. Kur u ndal autobuzi djaloshi më tha në suedisht -Ku shkoni zotëri? Ky është stacioni i fundit.- E shikova... Mos je shqiptar o vëlla....? -i thashë  " O.... po unë jam shqiptar si jeni, ku shkoni a duani ndihmë..." - më tha.  Sytë mu mbushën me lot...! Shkuam në qendër të qytetit Uppsala. E pyeta djaloshin pse informon pasagjerët edhe shqip?. Kemi të drejtë nga sipërmarrja të lamërojmë në suedisht, anglisht dhe një gjuhë që ne dimi ose gjuhë amtare, gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime, jam krenar për gjuhën time dhe hapi gjoksin kjo është gjuha e trashëguar nga të parët tanë me flamurin shqiptare me shqiponjën dykrenare me emblemën e Skënderbeut. -Djaloshi  kish emigruar nga një fshat i  malësisë së Gostivarit -tani i ndjer...përse ??!.  Takimi i parë me Suedinë ishte edhe takimi e sinjali se ëndërra ime  për arsim dhe liria  e popullit tim do të realizohet.  Kjo ishte një vrull atdhedashurie nga dita e parë në Suedinë nordike. Që ditën që kam dalë nga Universiteti i Uppsalës dhe kam shijuar lirinë, rendin, urtësinë në këtë shtet skandinav i thash vetes: - Kjo ishte drita ime në mjegull, ti ndihmoj popullit dhe ky vend më frymëzoi...! Kur hyn në shpirtin suedez thellë, të japin forcë, fuqi, ide. Nëse hyn në shpirtin suedez gjen gjëra shumë të mira, kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira dhe këtu bëhet pikëtakimi. Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate. Dëbimi i shqiptarëve nga atdheu është i dhimbshëm, por kjo është një pasqyrë e jetës sonë, e punës sonë dhe e fatit tonë historik. Mërgimi në Suedi më bëri që të shkëputem nga mentaliteti ballkanik, të integrohem në shoqëri me një demokarci të lartë me një eksperincë të provuar, po kështu më dha munndësi të shmangem nga dioptria shkurtëpamëse.

 

Keni emigruar  në Bullgari ku edhe keni studuar Gjuhën  Shqipe në katedrën e  prof. Thoma Kacorrit, pastaj në Uppsala në Suedi shkencat filozofike e në Borås  shkollën e lartë Bibliotekare - drejtimi universitar dhe i sipërmarrjeve.

- Çfarë kujtonë  Daja sot  nga këto kohëra?.

 

Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj mu dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshillojë   të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë  në Borås Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkëatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.

 

 Përveçse një mësues i pasionuar, shkrimtar me renome, jeni edhe poet dhe përkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht, qe jetoni dhe veproni vite me radhë  në emigracion. Do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e shkrimtarit dhe përkthyesit  ne jetën bashkëkohore?

 

Të jesh përkthyes me gojë për mërgimtarët shqiptarë duhet të kesh shpirt të madh, të jesh largpamës. Secili që mërgon i ka hallet e veta shumë të mëdha, braktis vendlindjen, miq e shokë, shkulet nga një vend që i kanë jetuar të parët e tij. Përkthyesi duhet të bashkohet me  shpirtin e këtij mërgimtari. Këshilla nuk mund ti japësh pse ka emigruar, përse ke lënë vendin, por në anën tjetër përse ka emigruar edhe përkthyesi. Duhet ti dalësh zot si vëlla, shqiptarë si njeriu  yt. Ka patur raste që përkthyes kanë hyrë në punët e tyre, por kanë qenë edhe pasiv në përkthim kështu që instanca që ka dëgjuar është dyshuar për këtë hallexhi që lutet të vendoset në këtë shtet, madje edhe i kanë kthye prap sidomos kur ishte lufta e Kosovës i kthenin edhe në Beograd  atëherë dihej se c'mund tu  ndodhte  vëllezërve  tanë jo në Beli-grad (qytet i bardh) por në qytetin e zi -për shqiptarët. Por jo pak të dobishëm janë përkthimet e librave për fëmijë  Do të jap një shembull: Përkthimi i Skënderbeut për fëmijë nga autori Fatmir Toçi e përktheva në suedisht. Ky libër dha një pasqyrë të dukshme tek fëmijët suedez por edhe tek fëmijët shqiptarë të cilët e dinin suedishten më mirë se gjuhën amtare. Ata lexonin librin Suedisht dhe tregonin përmbjatjen e librit në shqip, në këtë mënyrë mësonin edhe gjuhën shqipe.  Roli i shkrimtarit bëhet më i fuqishëm kur ke dituri si përkthyes dhe si shkrimtar.

 

Jeni pishtar i arsimit shqip në Suedi, që nga 5 mars i vitit 1975 Keni punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës më vonë hapni shkollën e parë shqipe në Emmaboda me 5 nxënës dhe në Kalmar me 10 nxënës. Çfarë ndjen  Daja sot nga kjo?.

 

Erdha në mërgim, po si të flija i qetë! Çfar të bëja për kombin tim? Përveç profesionit  bibliotekar u bëra edhe mësues dhe... mësuesi ka detyrë fisnike. Prandaj pa u vonuar bëra çmos që të hap tunele drite dhe të bëja edhe të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun. Si mësues nga 2 orë në javë i shtova në katër orë në javë. Paga mujore si shef i bibliotekave ish më lartë se paga e arsimtarëve në një diferencë goxha të  madhe. Unë zgjodha të ndihmojë nxënësit, të ndihmojë bashkëkombësit e mi hallexhi e jo të pasurohem...! Nga këta  nxënës sot kanë dalë 55 intelektual vetëm në Nybro, 30 të punësuar në lami të ndryshme, disa vazhdojnë   vitin e pestë, katërt, tretë e me radhë po kështu edhe 30 nxënësit  e qytetit Kalmar kanë dalë akademik të shquar disa punojnë në lami të ndryshme dhe disa vazhdojnë.... Universiteti në Uppsala në Sofje dhe në Borås, si dhe  tre fjalorët themelorë   më morrën një kohë prej 12 vjet Janë  redaktuar nga dijetarë të leksikografisë suedeze dhe asaj shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të botuar  me financat e shtetit suedez. Kam patur një bashkëpunim të mirë me Shtëpinë  Botuese Toena Tiranë, në disa krijime të  disa librave  për fëmijë në gjuhën shqipe. Që në hapin e parë në tokën suedeze mora inspirim dhe frymëzim dije nga qyteti i njohur universitar Uppsala, nga Universiteti i Sofjes dhe nga qyteti Borås dhe Getebotg i Suedisë. Dhe tashti kisha bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashurinë këto më dhanë  guximin për  të hapur  shkollën shqipe, të punojë  pa u lodhur  duke  hartuar  fjalor gjuhe apo studime  gramatikore, se këto u duheshin bashkëkombasve...  etj. Kontakti dhe respekti i bashkëatdhetarëve më bëri shumë të fortë, ata janë shtytja më e madhe që unë punojë dhe veprojë dhe këto më bëjnë më të fortë, por me mall  ... për vendlindjen...!

 

Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat tuaja?

 

Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë  duhej të punësohesha.  Zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedh si një ishull shqiptarë se kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo kur ka shkua në Itali e gjeti një ishull si Ölandin. Ajo vdiq atje dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull aty afër shtëpisë verore, mbretrore. Motivi ka qënë se  duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë, ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e  jetës jashtë atdheut eshtë ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´iu ndihmojë shqiptarëve në mërgim.

 

Nga e merrni frymëzimin, cila është tema apo subjekti në veprat e juaja?

 

Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Këtu  është një nga urat më të gjata në Europë Këtë vend e zgjodha  dhe e paramendoja si ishull shqiptar. Ky ishull më solli frymëzime...

-Ölandin më  tepër e kam zgjedhur  si një  ishull shqiptare. I pata thënë vetes. Unë do të shkojë në një ishull. Deti Balltik i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime e Shqipërisë  time, e formova kështu. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime...Këtu është jeta ime është edhe shtëpia ime  në Fërjestaden Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës.  Ajo është një bibliotekë e pasur që u shkruajtën mijëra fjalë shqip. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë. 

 

Ju keni botuar ne shqip por edhe ne suedisht?

 

Më shumë kam botuar në suedisht, por edhe në shqip.

 

Po çfarë  ka botuar deri  tani   dhe çfarë do ti servirni  lexuesit  në vazhdim Dajë ?

 

-Katalogu i librave në gjuhën shqipe dhe gjuhëve të tjera ballkanike në biböiotekat suedeze nga viti 1948 -1973, publikim i brendshëm. 142 Borås 1974.

-Punimi me titull Historia e shqiptarëve nga viti 600 p.e. -1973, publikim i brendshëm në bibliotekën e gjimnazit "Åkrahäll"  Nybro 1975.

-Një seri tregimesh autentike të botuara në revistën “Besa” 1975.

-Autor i fjalorit të parë në Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 23.000 fjlaësh, dhe 33 faqe me  fotografi tematike i botuar nga Enti për shkollim i Suedisë, Stokholm 1994.

-Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh dhe 33 faqe me fotografi tematike të botuar nga Enti për shkollim, -Stokholm 2004. Ky fjalor përdoret edhe si mjet pedagogjik-mësimor në shkollat shqipe në Suedi dhe në internet.

-Kam përpiluar një Gramatikë për klasën e parë deri në klasën e nëntë Botimet Toena, Tiranë 1998.

-Kam pëkthyer në suedisht librin për fëmijë të autorit Fatmir Toçi “Skënderbeu” Botimet Toena, Tiranë 1998.

-Një fletore pune "Gjuha jonë" nga parashkollorja për klasën e tretë Botimet Toena, Tiranë 1999.

-Fjalorë  "Shqip-Suedisht" me  rreth 30.000 fjalë, me të cilin kompletohet leksikografia e të dy gjuhëve asaj shqipe dhe suedeze, Botimet Lenanders Grafiska AB Kalmar, Suedi dhjetor  2011.

-Nga Shqipja në Suedisht Fjalor për fëmijë me rreth 1000 ilustrime, të autores Meri Toçi Botimet  Toena, Tiranë 2011.

-Librin “Bota në pëllëmbë të dorës”, tregues i shteteve në formë të një atlasi gjeografik ku prezantohen 195 shtete ku hynë  edhe Kosova me harta fakte, flamuj dhe ngjyra të këndëshme, Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Një fletore pune "Gjuha jonë"  nr  2 për  klasat nga  1 - 6 Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Po ashtu kam edhe librin “Ditari i dhimbjeve” një përmbledhje poezish Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Kur kemi te bëjmë me përkthimin e autoreve suedez, ideja e një përkthimi vjen nga emri i autorit apo ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te?

Kam dëshirë të përkthej një libër për fëmijë nga një autor suedez i njohur si  dhe një libër për fëmijë nga një autorë shqiptarë po ashtu i dëgjuar. gjithcka e kam planifikuar  edhe autorët i kam zgjedhur por në një kohë të mëvonëshme ose kur ti do  botojë do t'ja u tregojë.

 

Ju jeni përpiluesi i fjalorit të parë  Suedisht-Shqip, çfarë e shtyu  Dajën për këtë  iniciativë  të vështirë ?

 

Ministria e  Arsimit  dhe Kulturës  e Suedisë kish bërë një marrëveshje me shtetin Jugosllavë. Në këtë  marrveshje  thuhej se  emigrantët nga Jugosllavia  ku bënin pjesë edhe  shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë dhe trojeve tona shqiptare duhej që të  kishin domosdoshmërisht për fjalor atë  serbokroatisht. Kroatët  dhe maqedonët bënë fjalorin e vetë  Svensk-Kroatisk dhe Svensk -Makedonisk. Nga kjo u  dëshpërova pa masë. Patëm një mbledhje me rajonin e arsimtarëve të krahinës Småland në Entin për shkollin të Suedisë në Stokholm. Këtu kish rafte librash dhe emri i shtetit. Unë nuk e njihsha Jugosllavinë si shtetin tim. Shkova tek rafti i librave të shtetit shqiptarë, fatëkeqësisht libra nuk kishte. U mblodhëm me arsimtarët  për të diskutuar  për zgjidhjen e  problemit jo të vogël. Vendosa  ti  drejtohem  'Entit për shkollim' për mungesën  e librave  në gjuhën shqipe. Në këtë institucionë më thanë se ju nuk vini nga Shqipëria, por jeni  shtetas   jugosllav   edhe dokumentat tuaja që ju posedoni  janë të  nacionalitet jugosllav dhe jeni bilinquistë.  Unë ju luta të dërgojë libra shqip që të vihen në raftin e librave të shtetit tim Shqipëri. E miratuan dhe u dërgova katër pako me libra shqip natyrisht pa karakter politik. Pas një muaji kërkova të takohem me Drejtoreshën e Entit për botim dhe me përgjegjësin e  Fjalorëve Lexin. U takova dhe bisedova për hallet e shqiptarëve që ata nuk e njohin gjuhën serbokroate, burrat  shumë pak, ndërsa  gratë e fëmijët aspak. Kërkova të ndihmojnë se emigrimi  i shqipëtarëve nga Kosova e Maqdonia filloi të dyfishohet. Zonja drejtoreshë  fluturojë për në Beograd  dhe u  takua  me udhëheqësinë e Ministrisë së Kulturës së Jugosllavisë. Ajo më më tha:  “Shkova deri në Beograd u takova dhe u thashë Fjalori Sudisht-Shqip në grupin e fjalorve Lexin patjetër ta bëjmë  sepse  kemi shumë shqiptarë nga Kosova,  Maqedonija dhe trojet tjera shqiptare. Ata vetëm më shikuan u zverdhën në fytyrë dhe dolën nga dera duke më lënë  vetëm.”U ktheva në Suedi, bisedova me ekspertët e grupit Lexin dhe  vendosëm që Fjalori Suedisht-Shqip do të jetë në pjesën e programit të  gjuhëve të tjera duke motivuar se ky fjalor është i domosdoshëm për integrimin e mërgatës shqiptare në Suedi”. Pas një konkursi të dhënë me shkrim dhe me gojë e fitova projektin dhe fillova me dashuri të madhe dhe entuziazëm ta përkthej Fjalorin e parë Suedisht-Shqip dhe Fjalorin e dytë po  këtë vitë edhe fjalorin e tretë. Bëra një punë shumë të madhe që bashkombësit dhe nxënësit do të kenë në dorë Fjalorin Suedisht-Shqip dhe shpjegimet rreth këtyre fjalorëve.  Pak fjalë për historikun e gjuhës shqipe dhe pengesat që i janë bërë gjuhës shqipe gjatë historisë së sajë të lavdishme. Historiku i fjalorit Suedisht-Shqip më duket shumë i rëndësishëm dhe me vlerë se sa gjithë fjalori që zgjati katër vjet. Tani kemi dy  fjalorë  Suedisht- shqip  dhe një fjalor Shqip-suedisht. Deri tani gjuhët e tjera të këtij lloji Lexin kanë një fjalor ose dy Suedisht - gjuhë e huaj.

 

Si e kalon një ditë pune në emigrim shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Sadulla Zendeli Daja?

 

Për hirë të së vërtetës koha nuk më del dhe e kam të kronometruar  duke i qëndruar tejet  rigorozisht   shpërndarjes së sajë  Në se do të bëja një ndarje   do të kishte këtë  ndarje Gjumë rreth 5 orë, televizor 1- 2 orë, shëtitje 1 orë, ngrënie ushqimi  30  minuta, bisedë përmes telefonit 30 minuta, stërvitje 1-2 orë në pishinë. Për   dashuri nuk kam përgjigje  edhe pse  kam qenë i martuar dy herë  tani jam pa as njërën.  Jam beqar. Po ... i martuar me librat...!.  Nuk kam kohë..! Koha më mungon...!

 

Ju jeni ekonomist me profesion por tani merreni me shkrime dhe publicistikë, cili  është dallimi mes asaj qe keni përjetuar ne Maqedoni respektivisht në Gostivar dhe sot këtu në Suedi?

 

Po jam ekonomist. Kam studjuar në një kurs prej 6 muajsh  në Universitetin e Lundit, për  të mësuar  terminologjinë e ekonomisë suedeze.  Shkrimet publicistike ma shtojnë jetën se shpreh atë që e kam përjetuar dhe lirohem nga ajo që më ka munduar në vednlindje. Nuk mund ta harrojë vitin 1945 “Vjesht e përgjakur” Kalonim Vardarin e turbullt duke na shtyrë me bajoneta, isha 10 vjeç. Urën  e Vardarit  e kishin zënë dhe ne duhej ta kalonim  nga uj. Ky eshtë dallimi në vendlindje dhe këtu në Suedi.

 

Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes  kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e profesionit, por jo më pak të personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër  si është Daja nga natyra?

 

I urtë, i sjellshëm,  komunikues, pa komplekse, liberal, nuk jam xheloz dhe nuk kam zili, edhe nëse  dikush  shprehe të pavërtetën  vetëm e  dëgjojë pa e kundërshtuar Nuk  e shikojë të arsyeshme   të këshillojë një  të  rritur. Një fjalë e urtë pullore thotë  “Qenin nuk mund ta mësosh të ulet kurr është i rritur”,  prandaj  duke  i marrë  moralin kësajë  proverbe  e shikojë të  paarsyeshme  të kundërshtojë. Ekuivalenca do të ishte  sikur  arsimtari tu thoshe nxënësve “Të dashur nxënës  të keni kujdesë nga lugati”.. ! Lugetërit ekzistojnë...!. Kemi 33 Hazretlerë që janë të dashurit e Perëndisë e disa nga këta kanë biseduar me Perëndinë”.  Dhe këto fjalë janë më të vjetër se shkenca dhe feja është më e vjetër se shkenca. Eh....këtë  e shikojë si  “shkencë” e shkatërrimt të një kombi. Perëndija na ka në dorë a armiku bënë punët e veta në vendin tonë....! Këshillat e mi janë:  - Beso për vete...! - Mos infekto të tjerët, sidomos mos infekto fëmijët që janë ardhmëria e një kombi. Unë kur emigrova në Suedi komplekset ballkanike i futa në një thes të zi dhe e mbylla thesin, mundësisht hermetikisht sepse  po ta hap  këtë thesë do ta infektojë një lagje apo  një qytetë. 

 

Ju jeni edhe një poet shumë i talentuar Cili  është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicist dhe përkthyes në mërgim?

 

Jam shumë i gëzuar që pata mundësi  të bëj sadopak për bashkëkombësit e mi dhe nxënësit e mi  brenda 45 vitesh. Jam i gëzuar që bëra tre  fjalor Suedisht-Shqip dhe Shqip-Suedisht të cilët ishin të ndaluar nga shteti  Jugoslav, me motivin se shqiptarët janë bilinquist-dygjuhësorë. Publicistikën që kamë shkruar më ka shëruar dhe më ka bërë që të ndihem mirë. Libri im i parë me poezi më jep kurajo të vazhdojë të shkruaj edhe poezi. Nëse dal nga modestia, për hirë të së vërtetës është pritur më shumë se mirë në Panairin e 14 në Tiranë, si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, madje edhe shtypi periodik i kushtoi një vëmëndje te posacëme si vëllimit poetik "Ditari i dhimbjeve", por edhe unë u ndjeva i vlerësuar kur  e përditshmja  "Republika" teksa më ka dhënë një vlerësim edhe si krijues, por  edhe për kontributin në  hapjen e shkollës shqipe apo  veçmas si një patriotë "24 karatësh" sikur do ta përshkruante  patriotizmin timë  gazetari i kësajë prestigjozeje.

 

Cilat janë shkrimet publicistike interesante nga Daja nga fjalorët apo  librat e botuara deri më tani?

 

Tre fjalorët Suedisht-shqip dhe Shqip-suedisht. Shkrimet publicistike janë koha kur kam qenë 10 vjeç, kam shkruar atë që e kamë përjetuar si fëmijë. Kam shkruar për dhunën që u bëhej shqiptarëve nga armiku që e okupoi vendin tonë iliro-shqiptar. Sjellja e tyre ka qënë tejet brutale  ndajë një populli të tërë që për "faj" kishin vetëm krenarinë shqiptare.

 

Ishit në panairin e librit në Tiranë në nëntor, ju lutem përshtypjet e juaja nga atje?

 

Kam marrë pjesë në Papirin e Tiranës 12 herë  Këtë vitë ishte Panairi i 14-të i Librit. Kam marrë pjesë edhe në panaire tjera si Panairi i Franfurkut Gjermani, Göteborgut Suedi, Panairin e Kosovës në Prishtinë, panairin e  Zagrebit  Kroaci. Në panairin  e librit në Tetovë, në Shkup.

Panairi  librit 14- të në Tiranë kishte shume dallim nga vitet tjera. Shumë vizitues por edhe shumë fëmijë me familje, ishte e pamundur të lëvizësh nga vizitorët. Kjo është Shqipëria dhe këtu është kultura e një populli të lashtë.

 

Planet e Dajës për të ardhmen, çfarë do  presin lexuesit nga ju?

 

Do të bëjë çmos të dal me një libër me poezi, dhe ndonjë libër tjetër për fëmijë.

 

Nëse do të kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret pa marrë parasysh se ku Ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?

 

Po edhe në mërgim duhet të ndryshojmë. Situata dikton të ndihmojmë edhe Kosovën dhe trojete tona shqiptare aty është thelbi. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tona të shkëputura shqiptare duhet një ndihmë e veçantë këtë ndihmë mund ta sigurojmë ne të gjithë  në atdhe dhe mërgim. Të stimulohen arsimtarët, liderët e kombit për një ndihmë gjithshqiptare, më e gjerë, me konkrete. Duhet të edukohemi për atë që është shqiptare, mos e keqpërdorim atë që e kemi në dorë, mos keq përdoret atdheu për ideologji a për pasuri vetjake. Kombi është në rend të parë, korrupsioni të likuidohet, të marrim shembull nga shtetet nordike. Përse ata kanë më pakë se ne korupsion...?. Një deklaratë finaciare për të ardhurat vjetore-tepricën ku e ke marrë. Kam frikë se do ta hidhërojmë Evropën dhe miqtë tanë dhe atëherë do të bëhena 'rrobërit e ri në robërinë e vjetër'. Kështu  do të jemi të zotët të ndërtojmë shtetin tonë. Shqipëria , Kosova dhe trojet tona që janë në mjerim. Duke qenë progresiv për zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit shqiptarë do të ndërtojmë vendin tonë që nuk kemi patur shanse ta ndërtojmë- të ardhurat e vendit tonë i kanë shfrytëzuar okupupatorët. Kështu do të dalim pa pengesa në Evropën e Bashkuar. Tani ardhmëria jonë është në Evropë, fëmijët tanë duhet ti afrohen Evropës më afër. Nuk duhet ti tregojmë Evropës se sa fetar të mëdhenjë jemi- ne duhet të tregojmë se sa të aftë jemi. Kjo bëhet kur ne do të lirohemi nga ajo që na ka penguar dhe ende na pengon. Shkolla të ketë vendin e vet. Besimi fetar të ketë vendin e vet, këta dy fenomene nuk janë të barabartë. Po të vazhdojmë kështu si jemi mund të mbesim pas të tjerëve, dhe do të na kushtojë kohë. Atëherë na pret okupimi modern d.m.th okupim i ri. Po nuk u zgjuam sot do tu lëmë gjeneratës sonë të shenjtë një pengesë  të madhe dhe të pashërueshme.

 

Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

 

Shqiptarët janë të “bashkuar”. Ne kemi dy shtete në Balkan Kosova është Shqipëri, shqiptarët e maqedonisë shqipatre janë Shqipëri, Shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës janë shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Malit Zi janë shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Çamërisë dhe Çamëria është Shqipëri.  Bashkimi i partive politike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri i bashkon këto troje shqiptare të shkëputura nga shteti amë. Kur disa lider të partive politike do të shmangen nga dioptria shkurtpamëse, interesat vetjake, zhytja në korrupsion dhe klanet që kanë formuar për ti mbrojtur. Po të jenë të bashkuar kombëtarishtë do të zgjidhet çështja e shqiptarëve të ndar nga shteti amë. Do të ta çojnë popullin shqiptarë në radhë te integrimit të Europës së bashkuar. Do të rritet prodhimtaria nacionale. Duke qenë të bashkuar, do të zgjedhin njerëz të zotë jo të korruptuar, jo me klane, jo me inatë, jo me ideologji- Ideologjija të jetë në radhë të parë Kombi Shqiptarë, atëherë shqiptarët do të dalin nga kriza që e mundon kombin tonë me vite. Po ta dallojmë kombin nga klani, korrupcioni, fitimi vetjak, inati kacafytjet ideologjike, atëherë kombi shqiptarë do të jetë 12 milionë shqiptarë në Ballkan. Nuk mund të bëhemi të fortë duke ndërtuar një rrugë automobilistike, ne jemi të fortë kurr jemi të bashkuar- jemi një, të sinqertë dhe kombëtarë. Atëherë jemi fitimtarët më të mëdhenjë.

Por si t´i bashkojmë këta lider kaq të mëdhenjë që populli i ka votuar, kanë formuar klane korrupsione dhe dallavere. Në Suedi partitë më pak bisedojnë për zhvillim e partisë ata propozojnë ligje, alternativa në inters të popullit në tërësi pa marrë parasysh se cila parti propozon, vetëm të jetë në favor të popullit dhe në kufijtë e buxhetit të shtetit. Kur është fjala e kombit suedez janë nacionalist të betuar- për shtetin dhe kombin e vet. Nuk vrapojnë të ia marrin atij tjetrit, ata mbrojnë të veten dhe nuk e marrin pasurinë e tjetrit. Në Suedi “nuk e ruan shtetin policia”, por shtetin e ruan populli e ruan dhe të gjithë partitë politike të zgjedhura nga populli. Kur është fjala për komb ata janë të gjithë për kombin, jo 30 a 50 a 70%, ata janë të gjithë për kombin. Përse ne nuk mund të marrim disa gjëra të mira nga shteti Suedez, dhe shtete të tjera që i ngjajnë Suedisë. Partitë tona janë gjithashtu kombëtare por fatkeqësishtë të gjithë duan të bëhen kryetar shteti- shefa departamenti, vetëm për të zënë vend në parlament edhe pse diturinë e kanë të mangut dhe në parlament nuk mund të hapin gojën se nuk dinë. Kur parlamenti do të ketë shqiptarë të zotë dhe të bashkuar, atëherë do të fillojnë të zgjidhen të drejtat e shqiptarëve p.sh në Maqedoni ku ende marrëveshja e Ohërit është e pazgjedhur, atëherë do të zgjidhen emrat e fshatrave, maleve, rrugëve dhe qyteteve në gjuhën shqipe të emërtuar nga okupimi i Bullgarisë së vjetër, mbretërive të ri e të vjetër të Serbisë e Jugosllavisë. Shqiptarët janë përgjegjës për armiqësinë e tyre mes partive politike, korrupsionit, dhe

shantazhit politik- Populli është i pafajshëm historia dhe gjaku i dëshmorve tanë do t´i dënojë.

 

Nëse ekonomia, ose bibliotekarija nuk do të ishte profesioni juaj, ne çfarë profesioni do e gjente veten më së miri Daja?

 

Në shkollë për edukatën e nxënësve që janë ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptar. Por i veçuar nga ideologjia Fetare.

 

Një porosi për nxënësit dhe të rinjtë në mërgim.

Të dashur nxënës dhe të rinjë!

- Ju e keni të hapur portën për integrim në shtetin me shkallë të lartë demokracie, në Suedinë Nordike…,

- Ju do të lini gjurmë të mëdha në jetën mërgimtare.

- Dhe këtu do të gumzhoi si zgjua bletësh çerdhja nga do të dalin shkëndija drite dhe identiteti.

- Ju jeni meterori që do të hapni horizonte diturie te mërgimtarët.

- Me veprimtarin tuaj do të mbroni dy kulturat, duke ngritur lartë dy gjuhët atë shqipe dhe suedeze ku pikëtakimi do të bëhet tabani i mirësisë dhe mirënjohjes së popullit Suedez-Nordik dhe Shqiptarë.

 

Përveç artit te të shkruarit, publicistikes dhe përkthimit si e kalon kohën e lirë Daja?

 

Koha më mungon.  Atë kohë të lirë që kam nuk mjafton. Dëshirën që kam, më duket se as koha as mosha nuk do të më kursej të bëjë aq shumë sa unë kam planifikuar., por kjo është jeta e një emigranti shqiptarë 45 vite e 11 muaj më parë. ”Unë linda përsëdyti…”. Shpresojë se do të realizohen fjalët…

”Zoti Zendeli do të shkruash edhe 10 fjalorë”- katër libra i bëra, më kanë mbetur edhe gjshtë…!

 

Cfarë ju benë të lumtur dhe çfarq ju mundon më së shumti në jetë?

 

Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Me forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.

 

PËRSHENDETJE TË PËRZEMËRTA DHE TË NGROHTA NGA FËMIJËT E KOSOVËS JU SJELLË BABADIMRI KOSOVAR FËMIJËVE

 

PËRSHENDETJE TË PËRZEMËRTA DHE TË NGROHTA NGA FËMIJËT E KOSOVËS JU SJELLË BABADIMRI KOSOVAR FËMIJËVE SHQIPTAR NË BORÅS TË SUEDISË

 

Një traditë shekullore e këtij populli fisnik në festimin e festave te fundvitit edhe sot është prezent dhe ka filluar të aplikohet edhe nga ardhacakët të cilët nuk janë të pakët në këtë skaj të rruzullit tokësor këtu në hemisferën e veriut, pra në Skandinavi. Festat e fundvitit këtu në Suedi festohen në menynë madhështore, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtaten edhe shqiptarët. E gjithë kjo në kuadër të integrimit të ardhurve në jetën dhe kulturën e vendit ku ata jetojnë dhe përkrahjen e shtetit suedez dhe komunave për të huajt respektivisht të ardhurit. Edhe këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mërgimtarët shqiptar dhe se sa ata ku­jdesen që edhe me të vegjlit të ndihen të lumtur dhe se me të vërtetë dikush mendon dhe angazhohet për ta.

Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në bashkëpunim me redaksinë e mujores shqipe këtu në qytetin Borås  të Suedisë “Dituria” edhe këtë vit ishin kujdesur që edhe më të vegjlit të ndjejnë gëzimin e festave të fundvitit.

Sot në lokalet e Fjärdingskolan në Borås ishte për vizitë Babadimri Kosovar, i cili vizitoj dhe përshëndeti vogëlushët shqiptar dhe të tjerë me rastin e festave të fundvitit. Ishin mbledhur në sallën e Fjärdingskolan të qytetit Borås fëmija shqiptar, por bashke me ta ishin në pritjen e  Babdimrit Kosovar edhe bashkëmoshatarët e tyre nga të katër anët e botës, të cilët bashkë me fëmijët shqiptar vijojnë mësimet në këtë vatër arsimore.

Pra fëmijët nga qyteti Borås kishin një rast të veçantë, për gëzime, për dallim nga moshataret e tyre shqiptar në qytetet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili një kohë të gjatë kishte bërë përgatitje serioze për udhëtimin e tij në veri në qytetin Borås të Suedisë, në të cilin jetojnë dhe mësojnë shumë vogëlush shqiptar, në këtë qytet në veri të Evropës ku Babadimri u ndau dhurata në një veprimtari të organizuar me këtë rast. Këtu në Borås fëmijëve shqiptar, por jo vetëm me kaq, Babadim­ri u solli edhe shumë të fala nga moshatarët e tyre nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijët e vendlindjes. Babadimri kosovar” në thesin e tij të mbushur enkas për vogëlushët boråsar me dhurata nga plaka e tij në Kosovë kishte sjelle për ta libra por edhe përshëndetje të përzemërta dhe të ngrohta nga kosovarët. 

 

Baba dimri Kosovar fëmijëve shqiptar u dhuroj librin e shkrimtares për fëmije Shahe Rama “Festa e Abetares” ndërsa fëmijëve të kombeve dhe kombësive të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë së bashku me moshatarët shqiptar Babadimri kishte siguruar librin e shkrimtarit për fëmije nga Tirana Viron Kona  në suedisht përkthyer e botuar kohë me parë këtu në Borås  “Min kära Bubulino” ne suedisht nga ana e redaksisë së revistës Dituria.

Është punë e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njeri tjetrin thotë një nënë e cila së bashku me djalin e sajë është shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Ba­badimri Kosovar”. Por duhet që të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim. Ndarjet dhe përçarjet momentale ne mes nesh nuk janë të mirëseardhura, duhet ti lemë mërit, duhet ti lemë huqet e këqij se nuk janë për ne se ka kaluar ajo kohë, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë fëmijët tanë thotë kjo nënë.

Edhe personeli, pedagogët, mësues dhe të pranishëm u mahnitën nga bukuria dhe prezantimin i Babadimrit Kosovar, mirësjellja e tij, dashamirësia, dhuratat për fëmijët dhe përgëzimet e përshëndetjet e bashkëmoshatarëve nga Republika e Kosovës për vogëlushët e Fjärdingskolan. E lidhur me këtë nga pedagogët e këtushëm  mësuam se ne një të ardhme të afërt nxënës të kësaj shkolle do vizitojnë Kosovën.

 

U mbajt mbledhja e parë konstituive e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve,

 

U mbajt mbledhja e  parë konstituive e  kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve,

 

Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Suedi,  Papa Klementi XI – Albani” 

 

Nr. 2011/008 Protokolli

Komunikatë për opinion

 

Në lokalet e ”NBV”të  Halmstad të Suedisë, më 17 dhjetor 2011, u mbajtë mbledhja e  parë konstituive e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS) Papa Klementi XI – Albani”, e cila u kryesua nga kryetari i Kryesisë z. Hysen Ibrahimi.

 

GJATË MBLEDHJES KONSTITUIVE TË KRYESISË SË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE    

                                     KRIJUESËVE NË SUEDI”PAPA KLEMENTI XI-ALBANI”

                                           

           Në këmbë nga e majta: Osman Ahmetgjekaj, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, Nazif dhe Mevlude Hajra, Shaban Gashi, Ferid 

           Qollaku, Rrahman Rrahmani, Avdi Islami, Musa Robeli, Hamit Gurguri dhe Naser Zeqiri.

           Ulur nga e majta: Enver Jashari, Mursel Shkupolli, Bedri Paci, Hysen Ibrahimi, Afërdita (Avdyli) Dollovac, Fetah Bahtiri,

           Florije Lule Bajraktari dhe Halim Hoti.

                                                                 Më 17 dhjetor 2011 – Halmstad -Suedi

 

Anëtarëve të pranishëm të Kryesisë u dëshiroj mirëseardhje kryetari i Shoqatës Kulturore  Shqiptare “Iliriada” në Halmstad, njëherit edhe anëtari i Kryesisë së SHSHAKSHS-së dhe deputet në kuvendin komunal të Halmstadit, z. Naser Zeqiri, si nikoqir i radhës i organizimit të mbledhjes. Ai, pasi përshëndeti dhe ju uroj mirësardhje, në pika të shkurta e njoftoi Kryesinë për aktivitetin e gjithëmbarshëm dhe planet për vitin e ardhshëm që ka paraparë shoqata me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Më pastaj, udhëheqjen e mbledhjes e mori kryetari z. Ibrahimi, i cili pasi shpalli të hapur mbledhjen, ai në fjalën e tij i falenderoi të gjithë pa përjashtim anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të dhënë. Mund të konstatojmë se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ai, më pastaj, njoftoi për numrin e madh të urimeve që kishin arritur nga tërë hapësira e botës shqiptare dhe mërgatë. I falenderon të gjithë pa përjashtim për falenderimet e tyre.

Në këtë mbledhje të Kryesisë ku ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë ndër të tjera, u diskutua për emblemën e Shoqatës ku në bazë të propozimit të anëtarëve dhe votimit të bërë u morë vendimi që Shoqata të emërtohet dhe për Emblemë e Shoqatës të jetë:
Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi(SHSHAKSHS)- Albanska Författare, Artister och Skapare Föreningen i Sverige, “
Papa Klementi XI – Albani”. Pastaj, Kryesia vendosi që edhe në vulën e shoqatës dhe ballinën e librave të cilat do të botohen të vihet po i njejti emër. Krysia diskutoi dhe mori vendim të bëhen përgatitjet e duhura për botimin e librit të parë nga ana e shoqatës i cili libër do jetë një THESAR KOMBËTAR NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË SUEDI, PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

U falenderua personalisht z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi, sponsor gjeneral për librin e parë të shoqatës në fjalë, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së SHSHAKSHS-së, për gadishmërinë e tij për të na ndihmuar me mjete materiale.

U muar qëndrim që të gjitha komisionet e formuara në kuadër të Shoqatës si :  Komisioni për informim, Komisioni për redaktim, Komisioni për lektorim, Komisioni për ndarjen e çmimeve, Komisioni për organizimin e promovimit të veprave dhe Komisioni mbikëqyrës të SHSHAKSHS-së të fillojnë me punë dhe të bëjnë planet e tyre që të jenë sa më azhur në realizimin e gjithë asaj çka parashtrohet para anëtarëve të kësaj shoqate. 

Unanimisht u vendos që Sesioni i parë shkencor të mbahet më 19 maj të vitit 2012, kurse për vendin, Kryesia vendos më vonë.

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi “Papa Klementi XI – Albani” propozon shkrimtarin ton të madh me përmasa botërore Ismail Kadare, që të nominohet me çmimin “Nobel” për letërsi. Për arsyetimin dhe kompletimin e lëndës të këtij nominimi, Kryesia autorizoi Prof. dr. Bedri Paci dhe Prof. Fetah Bahtirin.

Me vendim të Kryesisë, u pranuar anëtarë i Kryesisë veprimtari, aktori dhe regjisori i mirënjohur në Suedi z. Musa Robeli.

Kryetari z. Hysen Ibrahimi, para se të shpallë të përfunduar mbledhjen, ai në emër të Kryesisë, falenderoj Kryesinë e Shoqatës ”Ilirida” që kishte marrë masat përgatitore për mikpritje të shkëlqyer, komunën e qytetit Halmstad për mbështetjen financiare dhe ndihmën e dhënë me këtë rast dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë, që me diskutimet e tyre e begatuan mbledhjen.

 

 Më 17 dhjetor 2011                                                                                              Komisioni për informim

 Halmsatd-Suedi                                                                                                     SHSHAKSHSsë

                                                                                                                              "Papa Klementi XI-Alban"

                                                                                        

 


Faqe 1 nga 19

Newsflash

 

Pierre P. Simsia (Panodi)

 

NË MICHIGAN PËR DITËT E LETËRSISË SHQIPE

 

Nëntë vite më parë, në Michigan, Sh.B.A.  nga emigrantët shqiptarë të ardhur viteve të fundit do të" lindte" një fëmijë i mbarë, që do të pagëzohej me emrin e bukur dhe kuptimplotë "Revista KUVENDI" të shoqëruar me: "Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan" në formën e një konkursi.

Nën kujdesin e atyre që e "ngjizën" botuesi i Revistës Kuvendi, zotëria i nderuar Pjetër Jaku dhe gjithë stafi i revistës, ai "fëmijë" nga viti në vit po hedh shtatin e tij, duke u bërë më i bukur, më i suksesshëm, më mbresëlënës, më i pëlqyer, duke u shtuar numri i konkuruesve...
Dhe pikërisht, ç'do fundtetori, për ta përjetuar nga afër ato ditë të gëzueshme, me mbresa dhe emocione të paharuara, krijuesit e ndryshëm letrarë shqiptarë në Sh.B.A. dëshirojnë të bëhen pjesë e asaj feste të bukur, duke dërguar krijimet e tyre letrare të një viti.
Vitin e kaluar, duke e përjetuar nga afër emocionet e asaj feste të bukur të Leterisë Shqipe, nuk mund të mungoja edhe këtë vit.
Michigani gjigand të mahnit me natyrën e tij vjeshtore; këtë e ndjejnë më tepër ata që kanë mundësi të shkojnë atje nëpërmjet linjës ajrore.
Shteti i grataçielave, i liqenit të madh dhe i liqeneve të tjerë, autostradat e shumta dhe të pafund, shumëllojshmëria e ngjyrave të gjetheve të pemëve të vjeshtës flokëartë... Dhe në atë shtet gjigand, ndodhet edhe një komunitet shqiptar, ndodhet edhe ajo vatër e ngrohtë bujare shqiptare që na mbledh e na gëzon, pjesëtares e familjes "KUVENDI".
     E shtunë, 30 Tetor 2010

Pasi aeroplani mbërrin në aeroportin DTW, (Detroid) pas pak minutash zbres shkallët elektronike dhe gjendem në hyrje të terminalit 1
Formoj numrin e telefonit të personit që ishim njoftuar për të na pritur, por, ai më përgjigjet se, ka ardhur vetë i zoti i shtëpisë, zotëria i nderuar Pjetër Jaku, për të pritur miqtë e ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës. (Me gjithë përgjegjësitë e përgatitjes që ka Pjetri në këto ditë të ngjeshura me punët e aktivitetit, e gjeti kohën për të ardhur vetë në aeroport për të na pritur,- mendova. Nuk ke si të mos kesh respekt të dyfishtë, të trefishtë... për këta njerëz të tillë)
I telefonoj Pjetrit dhe, nuk ishim shumë larg nga njeri tjetri.
Pjetër Jaku nuk kishte ardhur bashkë me krijuesin Zef Lleshi.
Kishte kaluar një vit pa u parë dhe, sigurisht, takohemi e përqafohemi si vëllai me vëllanë, si miku me mikun...
Miqtë në raste të tilla kur takohen pas kaq kohe, kanë shumë ç'të bisedojnë dhe të duket se koha nuk mjafton t'i themi të gjitha në atë çast, por ne kohen e kishim të mjaftueshme të bisedonim e të çmalleshim në aeroport, sepse, orari i mbërritjes së avionëve të tjerë ishte në itenerare kohe të shkurtër.
Pas gjysëm ore, midis njerëzve të shumtë, pamë të zbriste një burrë (Intelektualët dallohen që nga pamja e jashtëme)
- Ja erdhi edhe Mehdiu - tha Pjetri dhe u drejtua për nga ai. Ishte Dr. Mehdi Hyseni i ardhur nga Bostoni.
Edhe pse nuk e kisha parë asnjëherë Dr. Hysenin, takohemi si miq.
 - Tani presim të mbërijnë edhe miqtë e tjerë nga Nju Jorku - tha Zefi dhe Pjetri. E kishin fjalën për shkrimtarin e mirënjohur Fatos Kongoli me bashkëshorten e tij, Lili, si të ftuar nderi në aktivitet dhe poeten Iliriana Sulkuqi.
Në biseda mes miqsh e shokë, koha ecën pa u kuptuar; kur një zile telefoni, njofton për mbërritjen e të sapoardhurve nga Nju Jorku.


Takimi për të disatën herë me shkrimtarin Kongoli, na ka bërë si të jemi miq të njohur prej kohësh. Përqafohemi me mall...
Hyjmë në makinat miniven dhe nisemi drejt hotelit luksoz "CANDLEWOOD" ku Pjetri kishte bërë pronotimet.
Na mjaftonte një pushim i shkurtër pakorësh, për të vazhduar programin e aktivitetit.
Pasi Pjetri dhe Zefi ishin larguar, dëgjoj zilen e telefonit tim. Ishte përsëri Pjetri; Po e "hante" meraku, për të na thënë, atë që i kishte dalë nga mendja të na i thoshte në hotel.
 - Pjerr, në katin e parë të hotelit ndodhet salla e ngrënies. Ju lutem, uluni dhe hani ç'të dëshironi... Të gjitha janë të paguara...
Zot! E ç'farë mund të ndjesh në ato çaste për njerëz të rallë si zoti Jaku, përveç se respekt dhe dashuri!
 

Ora 6.00 e mbrëmjes dhe përsëri tingulli i ziles së telefonit celular. Dëgjoj zërin e Pjetrit, që më thoshte, se pas 15 minutave do vij të na marri për të darkuar.
Ardhja e zotit Jaku ishte me një e papritur e këndëshme; bashkë me të ishte edhe miku jonë, miku që pata fatin e mirë ta njoh vitin e kaluar, fjalëpaku, i urti, mëndjendrituri, penëarti, poeti i talentuar, Nexhip Ejupi. (Sa bukur do ishte bota, sikur njerëzit të ishin si poeti Nexhip Ejupi)
Prezenca e Nexhipit, sikur më hutoi nga gëzimi që po jetoja, jo vetëm mua, por ishte edhe një e paritur edhe për profesor Kongolin. Takohej me ish nxënësin e tij Ejupi, pas më shumë se dyzetë vjetësh.
Restoranti "L'George's" me pronarë aktivistët e njohur të çështjes shqiptare, Kujtim e Nik Qafa, ishte "shtëpia" mikpritëse.
Atje na prisnin miqtë, bashkatdhetarët tanë të nderuar: Alfons Grishaj, poet dhe editor i Revistës “ KUVENDI", Zef Përgega, Elinda Marku, Paulin Palushaj, Zef Lleshi,  Rakip Babqorri, Shkëlqim Legisi, Gjovalin Lumaj, Julian Çefa, Kujtim Qafa, Rrok Dedvukaj, Luigj Gjokaj, Nikoll Pepa, Lek Lulguri, Paulin Palushi...
Menuja e ushqimit tepër e pasur, u shoqërua me bisedat e ngrohta, me humor dhe recitime, për ta bërë më të këndshëm atë mbrëmje, të cilin e moderoi publiçisti dhe poeti Zef Lleshi, njëkohësisht, anëtar i Këshillit drejtues i Revistës KUVENDI.

Asaj mbrëmjeje i dha ngjyrat e saj humoristike, artisti i mirënjohur shkodran, fotografi, karikaturisti, humoristi, Paulin Palushi, i nderuar me çmimin "Naim Frashëri i klasit të parë" nga Presidenti i Republikës.

                                 

Ndërsa artisti Palushi interpretonte pjesë humoristike, dëgjoj një kolegun tim të më thotë: "Humori shkodran është i pranishëm në ç'do aktivitet apo festë të kujtdo krahine, për më tepër, që Palushajt e kanë në gjak humorin, si Paulini ashtu edhe i paarritshmi Shtjefën Palushi (Tef Palushi)
Mendimi i Nevrus Nazarkos, që të gjithë të pranishmit të prezantonin veten e tyre, bëri, që të njiheshim më mirë me njeri tjetrin.
Ashtu të gëzuar dhe me humor do ndaheshim atë natë, për t'u takuar sërish mëngjesin e ditës tjetër.

                         E diel, 31 tetor, 2010.

Kafja e mëngjesit ishte planifikuar të pihej në lokalin "Espresso House" pronar i së cilës është bashkatdhetari ynë i nderuar, anëtar i këshillit botues të Revistës "KUVENDI", Rush Dragu. 

E kam shkruar edhe në shkrimet e tjera; kafeneja e zotit Dragu mban aromë Shqipërie. Që nga filxhanet e kafesë që kanë simbolin tonë, Flamurin Kombëtar, dy televizorët e tjerë që transmetojnë pragrame të ndryshme shqiptare dhe, sigurisht, klientët janë përgjithësisht shqiptarë.

Sapo ishim përshëndetur dhe ishim ulur në tavolinat e bashkuara, disa klientë vijnë dhe na urojnë mirëseardhjen, veçanërisht, shkrimtarit Kongoli.
Ishte rasti më i mirë për ta, ta shihnin nga afër, të bisedonin lirshëm, t'i uronin mirëseardhjen shkrimtarit.

Koha në raste të tilla ecën shpejt dhe ne çdo gjë e kishim të programuar.
Nuk duhet të vonoheshim për të drekuar.
Të udhëtosh autostradave të pafundme të Michiganit është kënaqësi, jo sepse kohën e ke të mjaftueshme për bisedë, por sheh edhe natyrën, atë mrekulli që ka ndërtuar dora e njeriut, mes fushave të pafund të gjelbëruara janë ndërtuar shtëpitë vila mes pemëve të shumta...
Në grupin tim në makinë, duke shkuar në restorant, që e drejtonte Alfons Grishaj, ishte edhe profesor Kongoli dhe poeti Nexhip Ejupi, i pranishëm si gjithmonë. 
Por, më parë se të shkonim për të drekuar, organizatorët kishin menduar të na çonin në një vend të bukur turistik, në  Partridge Creek, një kompleks- qytet me vlera kulturore dhe tregtare në qytetin e Sterling Heights-it.
Partridge Creek, ne na u duk si një mini Europë...

Të njihesh me Alfons Grishaj, është fat, që unë atë fat e pata para një viti, kur e njoha në të njëjtin aktivitet dhe mësova nga ai, se ishte vëllai i mikut tim të para 26 vjetëve, Aleksandrit. Jo vetëm inteligjenca e tij, por ngjarjet e ndryshme të jetës së tij, vepra dhe puna që ai ka bërë dhe bën për çështjen shqiptare janë një histori, një muze, nga i cili të gjithë kemi ç'të mësojmë.
Edhe pse jo në moshë shumë madhore, vepra e tij është madhështore. Familjarisht të njohur në Shkodër si antikomunistë, nuk kishte se si të edukohej ndryshe edhe Alfonsi.
Kjo bëri, që në vitet e rinisë së tij, atëhere, kur regjimi kriminal gjakatar komunist shqiptar ishte ende në fuqi, djaloshi trim shkodran të provonte burgun e tmershëm komunist.
Një ndër demostruesit e parë antikomunist dhe themelues i të parës parti demokratike për Shkodrën, Alfons Grishaj është nderuar me titullin "Pishtar i Demokracisë"
Me shkrimtarin Fatos Kongoli, duke qenë edhe vetë Alfonsi krijues, poet, kujtuan vitet e largëta të fillimviteve 90-të, atëhere, kur profesor Kongoli punonte në gazetën Rilindja Demokratike dhe që Alfonsi në atë kohë kishte bashkëpunim.
Qyteti Warren ishte edhe vendi ku do drekonim në Olive Garden, një nga restorantet më të mira italiane.
Janë çaste dhe kujtime të paharuara, që të mbeten shumë kohë të gjatë në kujtesë për të mos i harruar, kur shohim njëri tjetrin në tavolinën e ngrënies, si të jemi pjesëtarë të një familje të një gjaku; dhe vërtetë, ne jemi gjaku shqiptar. 

Mbrëmja finale e aktivitetit "Ditët e Letërsisë Shqiptare në Michigan" nga organizatorët ishte menduar të mbahej në restorantin "The IMPERIAL House"

Salla e madhe ishte zbukuruar si për festë.
Në hyrje ishte vitrina e librit.

Në krye të sallës ishte improvizuar skena, ku Grupi Muzikor "ADRIATIK" i njohur në shtetin Michigan me muzikantët Bilbil Gashi dhe Devis Delliallisi, si edhe këngëtaret  Afërdita Gashi dhe Florida Deliallisi.
Moderatorët e atij aktiviteti ishin Albina Palushi dhe Rush Dragu, të cilët e paraqitën programin me profesionalitet dhe mjeshtërisht...
Në çelje të programit, zonja Palushi, lexoi një përmbledhje për At Gjergj Fishtën.
"Në këtë ditë të shënuar për të cilën jemi mbledhur sonte, dua t'i bëj një falenderim të veçantë të ftuarit të nderit, shkrimtarit të njohur dhe të shumsukseshëm të njëzetë viteve të fundit, Fatos Kongoli, të cilin kemi fatin t'a kemi sonte të pranishëm në këtë sallë." - tha në vazhdim të fjalës së tij, zoti Rush Dragu.
Më parë se të ftonte shkrimtarin para mikrofonit, zonja Palushi bëri një përmbledhje të krijimtarisë letrare të shkrimtarit Kongoli.
"Vërtetë është një sfidë. Janë emocione shumë të forta; ndjehem vërtet me shumë fat, që ndodhem sonte këtu në "Ditët e Letërsisë Shqiptare" në Michigan, organizuar nga Revista "KUVENDI"
Në radhë të parë, dua të falenderoj atë që më ftoi të jem sonte i pranishëm me ju, botuesin e nderuar të revistës KUVENDI, Pjetër Jaku.
Po këtë vit, unë kam patur rastin gjithashtu të isha i ftuar përsëri në një takim që u mbajt në Nju jork, nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, në Panairin e librit,m 2010, një veprimtari shumë e bukur dhe interesante, emocionuese për mua.
Këto lloj takimesh kanë të veçantën e tyre, sepse këtu janë njerëz, të cilët mund të kenë pikëpamje të ndryshme, por këtu i bashkon letërsia. Është dëshira e tyre të merren me letëri dhe kjo i bën të afërt të takohen me njëri tjetrin dhe kjo është një trasitë e mrekullueshme..." - tha midis të tjerash Kongoli.

"Posaçërisht kam nderin dhe kënaqësinë të përshëndes organizatorin dhe gjithë stafin e Revistës KUVENDI për organizimin e përvitshëm të këtij aktiviteti. Përfitoj nga rasti të falenderoj zotin Pjetër jaku dhe gjithë stafin e tij, gjithë ata që kanë marrë pjesë për të financuar botimin e librit tim të fundit UÇK dhe e drejta ndërkombëtare, botuar nga Shtëpia Botuese Kuvendi.
Kam kënaqësinë gjithashtu t'ju njoftoj se, ditën e djeshme, më 30 tetor, 2010, në Tiranë u mbajt një konferencë gjithëkombëtare shqiptare, për ribashkimin e Kombit shqiptar, e quajtur Konferenca e Shqipërisë Natyrale.
Pa ribashkimin, Historia jonë, Kombi, shteti ynë, nuk do kenë fatin të ecin përpara, në realizimin e kërkesës shekullore, aspiratës, që mbarë shqiptarët, mbarë trevat shqiptare të dalin nga kthetrat e përgjakshme të okupatorëve... (Në sallë dëgjohen zëra: Rroftë Shqipëria e ribashkuar natyrale.)
Pas fjalës së Dr. Mehdi Hysenit, Rush Dragu, lexoi një përmbledhej nga biografia e tij.
Albina Palushi prezantoi organizatorët e mbrëmjes: Nevrus Nazarko, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Alfons Grishaj, Pjetër Jaku, Paulin Palushi.
Më pas, Rush Dragu, do të përkujtonte poetin që u nda nga jeta dhe nga gjiri jonë para një viti, Rapsodin e njohur Popullor, Artistin e Merituar, krijuesin e shumë këngëve  Sali Mani.
"Sonte duhet t'i bëjmë një homazh kujtimi atij njeriu  që la shumë në    krijimtarinë e tij".
Në nderim të rapsodit popullor, të gjithë pjesëmarrësit u çuan në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje.
Pastaj zoti Dragu, ftoi aktorin Nue Gjekaj, i cili kishte përgatitur të recitonte vargje nga rapsodi Sali Mani.
Aktori Gjekaj, me interpretimin e vargjeve të rapsodit Mani, krijoi emocione dhe duartrokitje.
Me duartrokitje u prit, kur Albina prezantoi pjesëmarrjen në atë aktivitet të Imam, Shuaip Gurguri, e cila i uroi mirëseardhjen dhe e ftoi të përshëndeste aktivitetin.                          

"Në emrin tim personal dhe në emër të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare j'u përshëndes dhe j'u përgëzoj për këtë aktivitet që zhvilloni.
Falenderoj organizatorin, zotin Pjetër Jaku për ftesën e tij që më ka bërë të jem edhe unë pjesëmarrës, si dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar këtë aktivitet.
Dashtë zoti, gjithmonë të jemi së bashku, të festojmë, të kremtojmë, ashtu siç na ka hije... Ju faleminderit." tha midis të tjerash, Imam Gurguri.
(Përsëri nga salla dëgjohen: Rrofshin gjithë shqiptarët pa dallim feje...)
Përsëri Albina Palushaj, uroi mirëseardhjen në aktivitet të një tjetër kleriku, Padër Pashko Gojçaj, i cili edhe ai u prit me duartrokitje.               

" Të dashur motra dhe vëllezër! J'u përshëndes të gjithëve.
Kam pas fatin, që prej tre vjetë me radhë të marrë pjesë në aktivitetin "Ditët e letërsisë Shqipe në Michigan"
Mendoj, që ky aktivitet i larmishëm në vitet e ardhshëm të quhet: Ditët e letërsisë Shqipe në Sh.B.A." - tha midis të tjerash Pader Gojçaj.
Dragu, prezantoi edhe librin e fundit të Dr. Fran Ivezaj "Klithma e një shqiponje"
Duke folur për librin e Dr. Ivezaj-t, zoti Dragu citoi ç'farë kanë shkruar disa personalitete të letërsisë sonë: “Ngjarjet e mëdha u ngjajnë stuhive. Me afrimin e tyre, ato qysh më parë, lëshojnë ca shenja, paralajmëruese: bubullima, shkrepëtima të largëta... Thyerja e tyre pëballë Pjetër Ivezaj ishte shenja e sigurt se një epokë e re po afrohej në Ballkan. Për shqiptarët, në radhë të parë, por edhe për të gjithë të tjerët”. 
Dr. Fran Ivezaj, është doktor shkencash; ligjërues i edukatës multikulturale dhe të komunikimit në Unviersitetin Wayne State. Gjithashtu ushtron detyrën e drejtorit të një shkolle në Detroid.
Falenderime iu përcollën edhe pjesëmarrësve në sallë; një ndër ta ishte edhe ish i burgosuri politik, Rrok Dedvukaj.
Lulash Palushaj, autor i disa librave të botuar, në fjalën e tij përshëndetëse tha:

"Falenderoj gjithë pjesëmarrësit e pranishëm këtu, sepse, kush më i madh e kush më i vogël si krijues, jep kontributin e tij.
Kam nderin e madh gjithashtu të përshëndes dhe të falenderoj shkrimtarin tonë Fatos Kongoli që gjendet sot midis nesh në këtë sallë.
Është mesazh i madh për të gjithë ne, të vijmë e të nderojmë një kuvend të sofrave tona, një kuvend që mbledh shkrime, një kuvend që afron njerëzit, një kuvend që bashkon intelektualët..."

"Në memorien e emigrantëve të vjetër, kam nderin të falenderoj drejtuesit e vjetër dhe të rinj të Radios në shtetin Michigan, mesazhin që mërgata e vjetër i sjell pasardhësve. Dua të falenderoj për punën e tyre të mirë në shërbim të komunitetit, zotërinjtë Gjon Lulgjuraj, Kujtim Qafa, Juljan Çefa, të cilët janë pionierët e mediave shqipe në Michigan..." tha në vazhdim zoti Dragu.

Pastaj përshëndeti Prof.Fran Camaj, drejtues prej disa vitesh i nje radioprogrami në gjuhën shqipe në Malin e Zi:  

"Kam ardhur për vizitë në Sh.B.A. dhe u informova për këtë aktivitet të përvitshëm tradicional dhe kam nderin të marrë pjesë në këtë manifestim, para jush, para gjithë krijuesve. J'u përshëndes të gjithëve dhe në veçanti, organizatorin, botuesin e revistës Kuvendi, zoti Pjetër Jaku, revistë me vlera, që ka në përmbledhjen e saj krijime nga diaspora dhe nga atdheu.
Kam nderin gjithashtu, të përshëndes shkrimtarin e mirënjohur, Fatos Kongoli, që së bashku me shkrimtarin Ismail Kadare, paraqesin kulmin e Letërsisë së sotme Shqipe..." tha prof. Camaj.
Në vazhdim, përshëndeti në emër të Shoqatës "DUKAGJINI" sekretari i shoqatës, zoti Pllumb Kulla. 

" ...Është kënaqësi e madhe që ndodhemi sonte në këtë mbrëmje kaq të bukur, të rëndësishëm dhe emocionuese.
Është e rëndësishme për mua, se ka një pjesëmarje nga të gjitha trevat shqiptare, pa dallim feje... Përshëndes gjithë organizatorët, gjithë popullin shqiptar..." tha zoti Kulla.

Falenderoj drejtuesit e kësaj mbrëmjeje të bukur, zonjën Palushi dhe zotin Dragu.

Përshëndetën gjithashtu edhe studiuesi Fejzulla Abdullai, Gjovalin Kaçorri...
Interpretuesit e vargjeve poetike, Paulin Palushi, Nikolina Gjekaj, Vera Vuçaj, Zef Lleshi, ish aktori i Teatrit të Korçës dhe i Portokallisë, tani me banim në Sh.B.A. Arben Dervishi, Ruzhdi Gjokaj, Iliriana Sulkuqi, Ndue Gjekaj, Pierre-Pandeli Simsia, kishin zgjedhur për atë mbrëmje, jo vetëm nga krijimtaria e tyre, por edhe nga poetët që jetojnë në Sh.B.A., si edhe vargje të Shkrelit dhe Agollit.
Poetja Iliriana Sulkuqi, pas fjalës përshëndetëse dhe interpretimit të vargjeve të saja, ftoi pranë vetes të vinte zoti Pjetër Jaku.
"Sipas traditës shqiptare, miku nuk shkon duarbosh tek miku, e mban një pako llokume në duar, ndërsa unë sonte, në vend të pakos me llokume - dhe nxjerr nga çanta një zarf, -  stafi i revistës simotër "PELEGRIN", nga xhepi i "çpuar" por i pasur, duke i uruar vazhdimësi "KUVENDIT" i dhuron diçka simbolike  brenda këtij zarfi për të vazhduar udhën e saj të botimit, duke pasur brenda fletëve të saj gjithcka me vlerë që shkruhet me sakrifica jashtë atdheut...
Mirutakofshim ne bibliotekat tona mbarëshqiplexuese..." tha Sulkuqi.
Zoti Jaku i falenderoi stafin e revistës PELEGRIN. Gjaithashtu ai falenderoi pjesëmarrësit dhe të gjitha ata që ndihmuan në realizimn e aktivitetit dhe veçanërisht bizensmenin e njohur, Agim Lumani, editorin e Revistës “ Kuvendi” poetin, Alfons Grishaj, aktivistin e njohur Kujtim Qafa, publiçistin Nevrus Nazarko, poetin Lulash Palushaj, Julian Çefa, Luigj Gjokaj, Zef Lleshi, Rush Dragu, Robert Gega, Shkëlqim Legisi, Kryetari i Këshillit të Xhamisë Shqiptare, Viktor Shaholli dhe Kryetari i Këshillit të Kishës së Shën Palit, Kolë Gjokaj, krijuesit që morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të Letërsisë Shqipe.
Zonja Albina Palushi lexoi përshëndetjet që institucione dhe personalitete të ndryshme i kanë dërguar organizatorit Pjetër Jaku: Nikollë Lesi, Avni Spahiu, Ali Podrimja, Naum Prifti, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Shoqata "Bijtë e Shqipes".

Juria e përbërë nga Ilirana Sulkuqi, kryetare, Nevrus Nazarko, Pierre-Pandeli Simsia, Gëzim Basha dhe Vera Vuçaj, me diskutime dhe debate përzgjodhën fituesit.
Në emër të Jurisë, çmimet i publikoi Vera Vuçaj

Në poezi:

Çmimi i parë: Zef Lleshi

Çmimi “ Gjergj Fishta”: Rita Saliu

Çmimin “Migjeni”: Fation Pajo

Në publicistikë:

Çmimi i parë: Thanas Gjika

Çmimi “ Arshi Pipa”: Merita B. McCormack

Çmimi “Faik Konica”: Rush Dragu

Në prozë:

Çmimi i parë: Agim Dëshnica

Çmimi “ Petro Marko”: Raimonda Moisiu

Çmimi " Anton Pashku": Astrit Lulushi

Krijime për fëmijë:

Çmimi “ Odise Grillo”: Selim Adili

Çmimi i Këshillit Botues të Revistës “ Kuvendi” për interpretimin më të mirë iu dha aktorit të njohur, Arben Dervishi.

Gjithë aktiviteti u përcoll nga dy televizionet lokale, të cilët, zoti Pjetër Jaku i falenderoi drejtuesit e tyre, Gani Vila dhe Armando Shtiza.

Kështu u mbyll me sukses për të nëntin vit radhazi, aktiviteti i rëndësishëm i Letërsisë Shqipe në Michigan.
Faleminderit organizatorit dhe botuesit të revistës "KUVENDI" zoti Pjetër Jaku dhe gjithë stafit të tij, që punuan dhe realizuan me sukses këtë aktivitet të rëndësishëm.
Mirutakofshim pas një viti në Michigan, në përvjetorin e 10-të të "fëmijës" së bukur, ku sigurisht, pjesëmarrja, organizimi
...
do të jenë madhështore, mbresëlënëse...
URIME