Botime të reja

TEUTA DHIMA: Kur qytetin e sheh me sytë e jetës

            Kur qytetin e sheh me sytë e jetës

Nga TEUTA DHIMA

Romani më i fundit i autorit Gjergj Vlashi, titullohet “Netët e qytetit tim”. Një roman jo shumë voluminoz, por që ngërthen në vetvete probleme të shumta, të cilat parë me syrin e autorit dhe shprehur me gjuhën e tij na japin një panoramë të qytetit të quajtur Kodrishtë.