Murat Gecaj:IBRAHIM K. MALAJ, ME LIBRIN JETËSHKRIMOR “RRUGA E JETËS SIME…”

IBRAHIM K. MALAJ, ME LIBRIN JETËSHKRIMOR  “RRUGA E JETËS SIME…”

Nga: Prof.Murat Gecaj

        publicist e studiues

1.

Tani, kur kam në duar librin Jetëshkrimor, “Rruga e jetës sime”, me autor Ibrahim Kadri Malaj, mendja më shkon paksa larg, pra në vitet ’70-të  të shekullit të kaluar. Më kishin dërguar nga kryeqyteti, ku punoja në gazetën e fëmijëve “Pionieri”, “vullnetar” në rrethin e vendlindjes, pra Malësi e  Gjakovës (Tropojë). Shërbeva atje  7-8 vjet, me rininë e kulturën dhe u riktheva përsëri në shtyp, tashmë në gazetën qendrore “Bashkimi’.

Ato vite mbetën të paharruara në kujtesën time, jo vetëm se e pashë cep më cep vendlindjen, por sepse u takova, në qytet e fshatra, me dhjetëra e qindra njerëz, të panjohur më parë. Ata i dallonin: atdhetarizmi, ruajtja e traditave më të mira, si mikpritja e bujaria, besa e burrëria. Është e kuptueshme se, më shumë, u miqësova e u lidha me intelektuallë të rinj, të fushave të ndryshme, pra jo vetëm të arsim-kulturës, por dhe të bujqësisë, gjeologjisë e minierave e tjerë. Merrnim pjesë edhe në aksione ose grupe pune të përbashkëta, nëpër fshatra, për çështje të ndryshme.

Ndër intelektualët e rinj të asaj kohe, kujtoj mirë edhe Ibrahim Kadri Malajn, i cili shërbente kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe, pothuajse për 40 vjet, i derdhi aty pakursim, dijet e djersën e tij. Ishte punëtor i palodhur në profesion, por dhe njeri me cilësi të dallushme njerëzore: I buzëqeshur, i afrueshëm me miq e të njohur, i qetë e gojëmbël, bujar e i çiltër në shpirt, me të gjithë. Pra, me një fjalë, shpejt miqësoheshe me atë. Kështu ndodhi edhe me mua, megjithëse profesionet i kishim disi të ndryshme. Por, të them të vërtetën, nuk e dija që ai lexon shumë ose që dëhiron ose shkruan, artikuj, tregime a studime, me tematikë të larmishme.

Por vitet rodhën dhe përsëri u ritakuam bashkë me Ibrahimin, tashmë, në një fushë të përbashkët, atë të shkrimeve e botimeve. Kjo ndodhi edhe në muajin prill 2017,  kur ai erdhi nga qyteti “Bajram Curri”, në kryeqytet dhe në Muzeun Historik Kombëtar përuroi librin e tij,  “Tplani i Krasniqes”(Tiranë, 2016). Për  atë ngjarje të shënuar në jetën e Ibrahimit, por dhe Tropojëss, shkrova e publikova një artikull modest, me titullin:”Me shumë dashuri për vendlinndjen dhe traditat e saj”. Flitej  aty edhe për 12 libra, që kishte botuar deri në  atë kohë, ky  autor i njohur.

2.

Të më falë lexuesi i këtyre radhëve, për këtë hyrje timen paksa të gjatë. Por, kësaj here, dëshiroj të ndalem pak në botimin më të ri të autorit Ibrahim Kadri Malaj, në librin jetëshkrimor,  “Rruga e jetës sime”. Tashmë, përditë e më shumë, po publikohen libra të kësaj natyre, sidomos nga brezi i  të moshuarëve. Sepse aty ata kanë se çfarë të tregojnë, për udhën e gjëtë të jetës së tyre, në cilindo profesion që kanë punuar. Kështu, u lenë një pasuri të çmuar fëmijëvve të tyre, të afërmve dhe brezave pasardhës.

I nisur nga mendimi i mësipërm, u ul të shkruante edhe Ibrahimi. Ja, sa bukur rrëfen ai, me sinqeritet, në një faqe të librit “Rruga e jetës sime”:

“Kur fillova të shkruaj, nuk e imagjinoja  se do të botoj 13 libra. Kjo u bë e mundur, për faktin se vullneti e dëshira ime për të shkruar nuk mungonin.Përkundrazi, vullneti sundonte ose zotëronte mbi gjithçka: Mbi moshën, mbi forcën  fizike, mbi shëndetin,  mbi skamjen e   mbi çdo gjë tjetër, që lidhet me këtë problem”.

Ndërsa në “Hyrje”, për libin e tij jetëshkrimor, shprehet:

“Sot, më 6 maj, ditë e shtunë e vitit 2017, pikërisht në 85-vjetorin e lindjes, në bjeshkën Zhari i Gjelës-Valbonë,  pas botimit të 12 librave të mia, kushtuar Malësisë së Gjakovës, Tropojës sime të dashur, fillova ta shkruaj këtë monografi, me kujtime nga jeta ime dhe si familje, në këta 85 vite. Kjo periudhë 85-vjeçare është e mbushur me plot ngjarje e ndodhira, që kanë brenda gëzimet e hidhërimet, qetësinë dhe shqetësimet, sukseset dhe ngecjet, kënaqësitë dhe streset, siç i ka çdo person a familje, në krahinë e më gjerë…”.

Libri në fjalë është me 184 faqe dhe i pajisur me mjaft fotografi, sit ë familjes, të personave të veçantë e kolektive. Në fund janë dhe “Mirënjohjet” e vlerësimet tjera, që i janë bërë këtij autori.

Pas “Hyrjes”, autori flet për trungun familjar dhe pasardhësit e Kadri Hamzës. Në vazhdim, shkruan për vitet e fëminisë dhe shkollën fillore, në fshatin e lindjes, Tpla. Pastaj kanë vijuar ngjarjet e Luftës së Dytë  Botërore dhe  Ibrahimi është rikthyer në shkollë. Ngjarje e veçantë për atë  ishte largimi nga vendlindja dhe mësimet në Shkollën Bujqësore të Kavajës. Pastaj Ibrahimi e nisi punën, për herë të parë në profesion. Por dhe u  shkëput për një kurs të arsimtarëve në Shkodër, që mundësoi të jepte mësim në shkollat fillore të fshatit Bujan, në Nikaj-Mërtur e në Tpla.

Një kohë e paharruar për Ibrahimin ishte shërbimi udhtarak, në Marinën tonë Luftarake, gërshetuar me ngjarjen e bukur, fejesën me Xhemile Isuf Doçin.

Duke parë te Ibrahim Kadri Malaj një kuadër të aftë në profesion, organet shtetërore të kohës e vlerësuan dhe e caktuan atë në detyra mjaft të rëndësishme në sekrorin e bujqësisë së rrethit të Tropojës, deri kryetar kooperative, përgjegjës i seksionit të bujqësisë dhe i stacionit bujqësor etj.

Kujtim i paharruar, me plot mbresa, ishte vizita, që ai bëri në Mbrëtërinë e Bashkuar të Suedisë.

3.

Ndërsa, pas daljes në pension, siç e përmenda më lart, shpërthyen energjitë krijuese të Ibrahim Kadri Malajt dhe ai botoi 12 libra radhazi, pa përmendur këtë më të riun, jetëshkrimor. Ndërkaq, ai  ndodhet përherë ndërmjet kolegëve e miqëve, aty në qytetin verior, i cili mban emrin e “Heroit të Popullit”, Bajram Curri. Por dhe lexon e shkruan artikuj, ndër të tjera, në gazetën e re lokale,”Tropoja”. Sigurisht, përherë është i rrethuar nga familjarët e tij, nga fëmijët, nipër e mbesa. Por dhe kur vjen ndonjëherë në Tiranë, te  e bija, mjekja e njohur,  Dr.Valdete Malaj, takon e pi kafe me bashkëkrahinas e çmallet me ata.

…Në mbyllje të këtij shkrimi modest, për librin  jetëshkrimor të mikut të dashur bashkëkrahinas, Ibrahim Kadri Malaj, e uroj  me zemër, si për këtë botim dhe të tjerët para tij! Shëndet e mbarësi, gëzime e lumturi dhe jetë sa më të  gjatë!

Image
p