PËRKTHIMI I POEZISË NGA NJË GJUHË E HUAJ MË TË VERTETË ËSHTË QË TË BËSH TË PAMUNDURËN NË ART

Sokol Demaku 

PËRKTHIMI I POEZISË NGA NJË GJUHË E HUAJ MË TË VERTETË ËSHTË QË TË BËSH TË PAMUNDURËN NË ART 

Antologjia e poezisë shqipe suedisht ”Shqiponjatë dhe malet”, e përkthyer e përshtatur nga Ullmar Qvick, e botuar nga Shtëpia botuese Rallarros nga qyteti Gävle dhe e shtypur në 1500 egzemplar në Göteborg të Suedisë në korrik të vitit 1

Këto ditë duke gjurmuar nëpër bibliotekat dhe Shtëpitë botuese suedeze lidhur me poezinë dhe prozën shqiptare botuar suedisht, për mes mikut tim dhe albanologut të njohur suedez Ullamr Qvick erdha deri tek një Antologji e poezisë shqipe botuar në Gjuhën suedeze në vitet 70-ta e përkthyer me shumë mjeshtri dhe e përshtatur në suedisht nga Ullmar Qvick, e botuar nga Shtëpia botuese Rallarros nga qyteti Gävle dhe e shtypur në 1500 egzemplar në Göteborg të Suedisë në korrik të vitit 1979. Antologjia e poezisë shqipe si unë do e quaja fillon me një parathënje të vetë autorit (përkthyesit) Ullmar Qvick ku që në rreshtin e parë thotë: ”Att översätta poesi från ett främmande språk innebär egentligen att utöva det omöjligas konst.” - Përkthimi i poezisë nga një gjuhë e huaj me të vërtetë është që të besh të pamundurën në art. Dhe vazhdon në parathenjen e librit: Nëse do të kuptosh literaturën shqipe është më se e nevojshme që së pari të kesh njohuri të bollshme për historinë e popullit shqiptar. Kështu që ai fillon që në parathenje me kohën e renesancës apo si ne e quajmë kohën e Rilindjes duke vazhduar me kohën e Pavarësis dhe Shqipërinë socialiste, duke u ndalur në secilën periodë kohore dhe duke i dhenë lexuesit suedez një material të bollshëm dhe të ndjeshëm për ato kohë dhe zhvillime të letersisë shqipe dhe të historisë së popullit shiqptar në këto kohë. Dimë se Ullmari është një njohës i mirë i historisë shqiptare por edhe i historisë së letersisë dhe gjuhës shqipe dhe si duket edhe kjo ka ndikuar që autori të jetë i suksesshëm në prezentimin e poezisë shqipe nga vendi amë Shqipëria, por duke marrë edhe brumin nga trojet etnike shqiptare në Gadishullin ballkanik.

Ullmari do japë edhe komente dhe skjarime të fjalëve që në faqet e para të librit në menyrë që lexuesi të ketë të qartë se me çfarë ka të bëjë në ketë Antologji të poezisë shqipe botuar në gjuhën suedez

(Pjesë nga Intervista me Ullmar Qvick mik i shqiptarëve dhe njohës i mirë të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, gusht 2010 nga Sokol Demaku) ''Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën, kosovarët e bashkuar të kujdesen për të mirën e kombit. - Gjuha shqipe më intereson për shumë arsye, nuk mund të mohoj se ndiej krenari se e zotëroj, në disa aspekte, më mirë se shumë nga shqiptarët vetë. Nga ana tjetër kur shqiptarët flasin shpejt midis tyre – sidomos në dialektet e Kosovës – duhet të pranoj se shpeshherë ”mbetem me gisht në gojë”! Kisha me ju lutë për një prezentim të shkurtër. - ”U linda në Kristinehamn, në rrethin e Vermlandës, në vitin 1934. Gjimnazin e kreva në 1953 dhe shkollën pedagogjike në vitin 1957. Bëra 40 vite në profesionin e arsimtarit në shkolla të ndryshme këtu në Suedi. Që nga viti 1999 jam në pension por profesioni im i dytë si përkthyes vazhdon.” Miqësia Ullmar Qvick – Shqpëri – Kosovë? - ”Pikënisja ishte dëgjimi i muzikës popullore shqiptare në rini. Që nga mosha 11-vjecare jam i pasionuar pas radios ndërkombëtare – dhe kështu e gjeta Shqipërinë. Miqësia me Kosovën u zhvillua shumë më vonë, me pjesëmarrjen time në seminarin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977. Shqipërinë e vizitova për herë të parë në vitin 1970, pastaj në 1978, 1979, 2004 dhe 2005. Në Kosovë përveç seminarit të vitit 1977 mora pjesë edhe në seminarin e vitit 2004. Më shumë po ”udhëtoj” me libra, me radio, me muzikë…. Vizitat fizike nuk janë aq të nevojshme se sa ato shpirtërore.” Përshtypjet? - ”Bukuria e natyrës, mikpritja e njerëzve, këto janë përshtypjet më të forta.” Përvecse nje shkrimtar me renome, jeni edhe poet dhe perkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht. - ”Nuk jam i lirë të veproj siç më don zemra. Kam detyrime ekonomike të cilat drejtojnë veprimtarinë time. Para dy vitesh gruaja ime hapi një dyqan të vogël, dhe para se të japë leverdi veprimtaria e saj, do të jem i detyruar të zgjedh punë që jep pará, thjesht për ekzistencën tonë! Fatkeqsisht në këtë botë puna kulturore paguhet keq. Për hir të ekonomisë familjare, pra, duhet të merrem me përkthime me karakter praktik (dëftesa, vërtetime, ankesa, artikuj, dokumente të ndryshme). Dua të theksoj se kam disa dorëshkrime suedisht, pa lidhje me shqiptarët, të cilët nuk më ka lejuar koha të përfundoj… Edhe më keq: projekti i Fjalorit shqip-suedisht, me të cilin po punoj bashkë me mikun tim Lars-Erik Morin, mbeti i papërfunduar deri sot, sepse ne të dy jemi aq të zënë me përkthime praktike për hir të shqiptarëve në Suedi përmes firmave të përkthimit. Kam prodhuar disa vëllime me përkthime të poezisë shqipe, një dramë në përkthim, mjaft tregime, një libër dokumentar për shqiptarët, dhe si bashkëpunetor, një numër veprash gjuhësore (fjalorë) etj

Puna e bërë nga Ullmar Qvick ishte një punë voluminoze e prezentimit të poezisë shqipe nga qindvjetëshi i fundit, i poezisë shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera të banuara me shqiptarë etnik. Antologjin Ullmari do e nisë me Rilindasit e ajo hapet me poezinë e Zef Serembes dhe nje biografi të shkurtër të këtij Rilindasi me poezinë me titull ”Rrutullupë” e do vazhdojë me të madhin Pashko Vasa, me një biografi mjaft të pasur për te dhe me poezinë e tij të mirënjohur ”Kënga për shqipërinë e skllavëruar” dhe do vazhdojë me poetin e mirenjohur shqiptar të kësaj kohe Ndre Mjeda me poezin e tij ”Liria” nga poema e tij e njohur. Me këtë do e mbyll periudhën e Rilindjes kombëtare duke vazhduar me kohën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe poetet e kësaj kohe. Përiudha e Pavarësisë si Ullmari e ka titulluar këtë do hapet me një biografi të shkurtër të Lasgush Poradecit dhe dy poezitë e të madhit Lasgush ”Kroj i fshatit tonë” dhe ”Vallja e yjeve”, e duke vazhduar me poetin e mjerimit Migjeni dhe poezitë e tij ”Kënga e rinisë” dhe ”Poema e mjerimit”, e do e perfundojë këtë periodë me mjaftë rendësi për historinë tonë dhe letersinë shqipe me Ali Asllanin. Por vendin kryesorë në Antologjinë e poezisë shqipe ne suedisht do ze perioda e Shqipërisë socialiste që fillon këtu nga viti 1944. Ështe interesante se vend meritor në këtë Antologji zë i madhi i poezisë shqipe Dritëro Agolli ku edhe perioda e Shqipërisë socialiste në Antologji fillon me poezinë e tij ”Kush nuk sheh veten” dhe me një biografi mjaft të thuktë për këtë kolos të poezisë shqipe e duke vazhduar me poezitë e Fatos Arapit, Aleks Cacit, Spiro Comorës, Spiro Dedes, Kolë Jakovës me ”Heronjt e vigut”, me një vend të posaqem me poezinë e Ismail Kadares, Kadri Kukës, Vangjel Lekës, Sylejman Matos, Betim Mucos, Avni Mulajt, Vllasova Mustës, Maro Pashos, Aleko Pocit, Llambro Rucit, Llalzar Siliqit dhe Iliriana Sulkuqit me poezine ”Nëna”. Êshtë interesant se vend të posaqëm Ullmari do i jap edhe poesizë moderne italiano-shqiptare me poetët Karmell Kadreva, Voreo Ujko, Leshkuqi. Edhe më heret e ceka se Ullmari në këtë Antologji i ka dhenë hise gjithë trojeve shqiptare e këtu vazhdon me prezentimin e poezisë shqipe nga Kosova e ku fillon me të madhin Din Mehmeti me poezin e tij të njohur ”Krismë është emri im” për të vazhduar me Ali Podrimjen e ku më pas do vazhdojë me poezinë shqipe ne Maqedoni ku është përzgjedhur ajo e Murat Isakut dhe do e përfundoj këtë Antologji me një poet shqiptar ne Suedi, me poezinë e Kosovë Rexha-Balës. Një falenderim për punën e bërë në prezentimin e poezisë shqipe në gjuhën suedeze shkon për mikun e shqiptarëve dhe letersisë shqipe Ullmar Qvick dhe mendoj se edhe sot është më se e nevojshme që përveç poezisë bashkëkohore shqipe edhe proza te bëhet më e njohur përmes përkthimeve në gjuhën suedeze kur kushtet dhe mundësit janë të volitshme. Ju falemnderit Ullmar Qvick.

Image
k