Poezi nga Përparim Hysi

      J E T A 
(cikël me poezi)

Nga  Përparim   Hysi

1. U rrite,moj cigane! U rrite!

U rrite, moj cigane! U rrite!
Sa del dhe njerëzit i "lajthite"
Me syrin e madh me bisht
I "shpon" me të egërsisht.

Po buzët mafishe e me tul
Kur sytë atje unë i ngul
Ti buzën e shpie vesh më vesh
Duket sikur me qeshjen na "përqesh".

Pa vjen cigani me musteqe
Dhe ngriu e jona buzëqeshje 

Cigani të mori mbi kalë
Dhe"vdiqëm" sikur s'qemë gjallë.

2.Jeta

Sikur në duar mbaj një minë me sahat
Kjo "minë me sahat",sakaq e do shpërthejë.
Nuk jam kamikaz dhe as xhelat
Por nuk di se sa do shkoj më tej.

Se nuk kam pak, po afër tetë dekada
Që kalit të jetës unë i rri shaluar
Kam patur ditë të zeza e të bardha
Deri sa kam mbërritur sot: në "zonë të minuar".

 

Tani jam si një elefant në një pallat me qelqe
Bares "mbi gishta" që"qelqet" mos i thyej
Jetë, moj jetë!  Sa e mirë që je, moj "dreqe"
Ndaj aq të dua,sa me shkrim dot nuk e rrëfej.

Mirëpo ja që"ÇEÇUA" ka biçak
"Hanxharin" në dorë për jetën,e  ka vetëm ZOTI
Secili me vete lutet:- Hë, të jetoj dhe pak!
Të tjerat që thuhen  janë vetëm llafekoti.

 

3.Poetët hermetikë

Poetët hermetikë që kam njohur në kohëra
Ma mbushin kokën  me shumë të panjohura
Nuk lexoj poezi,por sikur bëj algjebër
Më duken si"ufo" që vijnë nga planet tjetër

 

4.Mos kujto

Mos kujto se të besoj më
U ngopa me premtime të rreme
U tregove e pabesë si asnjë
Tash për mua je si vemje.

Si vemje  dhe kam neveri
Dhe sa herë që të shoh
Moj përverse alias zonja Pabesi!
Bërtas: obobo!

 

5. Kasollja

Dhe ndodh që një kasolle me kashtë
Të bëhet e shtrenjtë dhe e ngrohtë
Atje qeshë me ty,moj buzëmjaltë.
Dhe ndiheshim sikur kishim një botë.

 

6. Ca shokë e ca miq

Kam shumë shokë e miq
Dhe që të gjithë i dua.
Për hallet  e tyre:KRISHT në kryq!
Dhe ata në kryq vihen për mua.

Por ndodh që në jetë ka"kthesa"
Ndonjë syresh rend pas partisë
Një tjetër pas një"vipi"  se ka interesa
Unë me të tillët i vë kryq miqësisë.

 

Ka ndodhur kështu (s'besoj veç me mua)
Që më shumë se shokun a mikun duan"vipin"
Këta, të them të drejtën, më nuk i dua
Dhe miqësisë me ta i kam vënë kryqin.

 

7. Thotë diku KADAREJA...
"... se duhet të ringrenë e të vrasin të rënët"

 

Më kujtohet kjo hiperbolë groteske
Dhe kot nuk e sjell ndërmend
Mirë e bukur e ka  thënë KADAREJA
Por nuk e dinte që do vinin"kohë të reja"

Bëmë dhe zhbëmë: zumë prishëm dhe lapidarët
Dhe zëre se i"rivramë" të vrarët.

 

8. Distikë

Mola ha drurin
Gruaja "ha" burrin!

           *   *   *
Të kafshon një qen(plaga me kohë shërohet)
Të"kafshojë" një mik,plaga vjen e thellohet!

       

                   *     *    *
Dhe ngjan një grua me lulen siç ngjan një pikë me pikën
A nuk fishken e thahen që të dyja,po nuk u vaditën?

         

                    *     *   *
Po harrova të ligën,le të ma nxjerrin njërin sy
Në harrofsha të mirën, le të m'i nxjerrin që të dy.