Gjin Musa:INTERVISTË ME POETEN TEUTA HAZIRI

INTERVISTË ME POETEN TEUTA HAZIRI

Nga Gjin Musa

-Është nder për mua qe te zhvilloj kete interviste me juve z.Teuta,ju keni botuar ne gazeten time here pas here.

Ku keni lindure dhe cilat jane kujtimet per vendelindjen tuaj?

Kam lindur ne Zheger te Gjilanit per ata qe nuk e dine Zhegra eshte vendlindja e Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit .

Si cdo njeri tjeter edhe une kam shume kujtime per Vendlindjen te cilat eshte veshtire te permbledhen ketu.Kujtimet per vendlindjen njeriu i merr me vete,kudo qe jeton pastaje,zgjohet dhe bie ne gjume me ato kujtime,une ende i shohe enderrat atje ne oborrin tim me familjen time.

Kujtimet per vendlindjen time perpos qe permbajn shume dashuri ne to ka edhe dhimbje,vendlindjen time e djegen gjate luftes,me kujtohet hera e pare kur e vizitova pas luftes,gjithcka ishte djegur shtepia ime shtëpit tjera per rrethe,une hulumtoja si e marre neper oborr te gjeja cofte nje send te vogel sado te vogel te lidhja nje enderr per te.

Tani kam nje vendlindje te ndertuar ne tjeter kohe me kujtimet e se kaluares.

Se sa vend zene ne mua kujtimet per vendlindjen, kam edhe nje poezi qe flete per kete:

“Ende me kujtohet

Lumi i vogel ne Zheger

E zinim me thupra

Pastaje zhyteshim ne thellsine e tij”

Pastaje tjetra:

Rruget e gjera nuk me mahnitin ketu

mbaj mendjen

tek pluhuri rrugeve atje

nuk trathtoj

je dashuri e pare,Zhegra ime”

Ku i moret dijet e para, pra arsimin tuaje fillestar?

Dijet e para i kam marre ne Zheger,pastaje shkollen e mesme drejtimi laborante e biologjise i kam mbaruar ne Gjilan kurse ne Prishtine kam studiuar ne fakultetin filozofik dega e pedagogjise te cilat i kam mbaruar me sukses .

Kure jeni larguar nga Kosova si i perjetoni ato dite?

Ne Kosova jam larguar ne vitin 199, para luftes,kan qene kuptohet dite plote shqetsime,ne nje ane njeriu le mbrapa gjithcka te veten duke filluar nga familja,farefisi shoqeria,le vende ku ka perjetuar castet me te bukura te jetes,le me nje fjale gjithcka pos trupit dhe kujtimeve,duke u nise me nje valigje drejte nje te panjohure qe nuk di si eshte nuk di cka te prete,ti i dorzohesh ne fillim,pastaje fillon ta ndertosh nga e para.

Ato dite te ikjes edhe sot me ngjallin emocione me mbushin lotë une po lija mbrapa nje atedhe ne flake,nje atdhe te pushtuar,rruget qytet ishin mbushur police,vriteshe vec qe ishe shqiptare,i vinte era lufte ate zymtesi sikur e kam me vete edhe sot.

Kur jam pershendetur me familje e kam menduar keshtu ndoshta si takoje me kurre pastaje kam kthy koken nga shtepia sikur e parandjeja se ishte hera e fundit qe po e shikoja.

Te gjitha keto mbeten mbrapa meje.

Ju jetoni large Kosoves, po jeni integruar mire ne jeten dhe kulturen e Stokholmit,ç’fare mundet te na thoni per kete?

Une jetoje ne Suedi ne qytetin e Stockholmit,jam e integruar shume mire ne jeten dhe kulturen suedeze.

Nuk ka qene aspak e lehte sepse asgje ne jete nuk servohet per gjithcka duhet pune duhet kohe,asgje nuk ndodhe mbrenda dites apo nates duhet pasur durim,motiv, dashuri per ate qe bene.Duhet pasur enderra deshire me i realizu.

Ju jeni nji familjare e mire,bashkeshorte dinjitoze dhe nji nene shembullore.C’fare eshte familja per juve z.Teuta?

Po une jetoje me bashkeshortin tim Belginin

qe punon si infermier.

Kem dy femije Doruntina 18 vjeqare e cila studion muzike,ka nje ze shume te bukur shpresoje se do behet nje kengetare e mire se paku keshtu si une mendojnë gjithe ata qe e kan degjuar.

Genci tani ne prill mbushe 16 vjeq,futbollin e ka per zemer,luan ne ekipin e Hammarbys ketu ne Stockholm.Enderra e tije eshte te luaj per reprezentacionin e Kosoves,besoje e shpresoje qe se shpejti do ta vesh ate fanelë.

Te thuhet familja eshte e shejte eshte pak.Me e ngrite familjen me qene afer saje do vec angazhime por edhe kohe do me kriju nje klime demokratike me fole hapur me i motivu femijet me zbulu afetesin dhe dashurine per ate qe vertete kan deshire te Mirren me te qofte ne muzike apo sporte,me qene afer tyre me i perkrahe me u dhene force vete prania e prinderve u jep jo vec guxim dhe force por sigurin se ne kete rruge te gjate nuk jan vete kan dike qe i shehe i degjon i perkrahe eshte ndihmë jo vec ekonomike por edhe psikologjike.

Te jesh prind te mbashe e te jesh prane familjes nuk eshte e lehte aq sa duket,ne qoftse don te jesh nje prind i kohes e jo tradicional.

Ju jeni e punesuar si nji mesimdhanse e ciklit te ulet,si ja arritet te arsimoheshit dhe te jeni nji folse e denje e gjuhes ku ti jeton aktualisht?

Une punoje ne nje qerdhe si pedagoge me femije te moshes 4–6 vjeq.

Pune qe e beje me shume dashuri pasi me profesion jam pedagoge qe nga Kosova.

Ketu kam kryer disa mos te them shume se po tingellon shume, kam kryer disa kurse pedagogjike per tu specializuar ne punen qe beje.

Si ju lindi deshira ti kushtoheni poezis, kure keni filluar te krijoni?

Me kriju nuk eshte deshire,eshte nevoje,nevoje shpiterore me nxjerr jashte ate qe te grumbullohet vetja,eshte zbrazje e mbrendesise e gjithe asaje qe se mban dote mbrenda me.

Njeriu gjithcka fillon ne femijeri,gjithcka fillon si loje pastaje o e le o vazhdon varet nga aftesia apo inspirimi.Une kam fillu si femije pra ne shkolle mbanim ore letrare dhe gjithe ne qe krijonim nga pak dilnim i lexonim para shkolles.Une nuk e lashe pas kesajë poezine shkrova ne fillim per vete.

Ka qene shpetime diteve te para te ardhjes time ne Suedi gjuhen nuk e njihja shikoja tv vec me kalu kohen,nuk ishte kohe interneti si tani.

Une shkruaja neteve te gjata, nxjerrja nga vetja ate qe ndjeja.Poezia ishte si forme terapie per mua.

Une vazhdoje shkruaje edhe sot,une mbushi shpirtin tim me poezi,ditet e mia,e kam nevoje te mbrendeshme.

Me poezitë e mia i kendoje dashurise,atedheut,familjes,pikturoje mallin me te.

Ju keni botuar nji liber,si titullohet dhe sa poezi ka ne kete liber?

Po libri titullohet

“Dicka qe vjen me lot”

Ka gjithseje 92 poezi

Liber qe u prite mire nga kritika.

Nji pyetje interesante!Femijet e flasin gjuhen shqipe,juve si familje si komunikoni ne ambjentin familjar,ne gjuhen tuaje amtare apo ne gjuhen e dyte?

Femijet e mi flasin shume bukur gjuhen shqipe.

Ne familjen time flitet shqipe.

Kete nuk e them vec per ta thene por gjuha eshte identitet.Femijet e mije jan te lindur nga prind shqiptare,ata jan shqiptare,duke u humbur gjuhen ti ju humbe nje pjese te identitetit ti u krijon pasiguri mbrenda deri sa femija ta pyes veten kush jam une.

Une dua qe femijet e mije ta din kush jan,ku kan rrenjet.

Suedia eshte vendi tyre,kan shoqërin te gjitheçka suedeze.

Por dua te ken identitet sepse kur je vetja eshte me e lehte te pranohesh nga te tjeret.

Femijet e mije kan gjysherit ne Kosove a ka me krenari per nje prind kur u mundeson komunikim pa pasur mundesi per te perkthyer ne mes.

Une kam nje poezi per shpirt qe i pergjigjet kesaj pyetje:

Cika ime

Po rritesh

larg gjakut tim

larg gjysherve

larg kanunit e zakonit

larg vendit tim

larg vashave te lagjes

larg fjaleve te plakave

po rritesh larg gjitheckase time

larg ninullave e djepit

ti kerthiza ime

lidhse me kete vend

me jep nje tjeter dashuri

nje tjeter deshire

me jetu ne vendin tend

cika ime!

Po cila eshte prespektiva dhe objektivi i juaj ne rrugen e bukur te krijimtaris?

Te vazhdoje te krijoje,poezia ime te jete ne hapë me kohen,te lexohet dhe te pelqehet edhe nga rinia.

Pra synimet e mia jan gjithmone ne harmoni me synimet e lexusit potencial.

shpresoje se nuk do ti zhgenjeje lexusit e mi,dhe secili te gjeje dicka nga vetja ne poezit e mia.

Cilet shkrimtar apo poet keni ma per zemer,lexoni libra te shkrimtareve shqipfoles?

Une nuk e mendoje letersin shqiptare pa Ismail Kadaren dhe Ali Podrimen.

C’fare do ju sygjeronit krijueseve te rinj qofte ne Kosovë po ashtu ne diasporë?

Eshte nje kohe qe lexohet pake,krijusit kan pak hapsire qofte ne television apo gazete. Duhet te behet me shume si ne Kosove apo disapore.Por neve qe krijojm nuk duhet te na humbe motivin me shkru dhe me be me teper per kulturen ne pergjithsi.

Me kriju ura bashkepunimi,takime poetike me shume per shkembim te pervojave dhe te jem inspirues per gjeneratat e reja.

Ju falnderoje per intervisten, me kete raste ju uroje suksese ne rrugen e bukur te krijimtaris.

Image
t