Ibrahim Hajdarmataj Intervistë me shkrimtaren dhe studiusen Migena Arllati

Në prag të 55 - vjetorit jubilar të Mitingut të Poezisë

Muharrem Kurti u zgjodh kryetar i shkrimetarëve  të klubit   “Gjon Nikollë Kazazit” në  Gjakovë

Ibrahim Hajdarmataj

Intervistë me shkrimtaren dhe studiusen Migena Arllati

Migena si u zhvillua aktiviteti?

Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, njëri ndër klubet më të vjetra letrare në Kosovë, në mandatin e radhës zgjodhi unanimisht për kryetar shkrimtarin Muharrem Kurti. Zgjedhja u bë me votim të hapur nga kryesia e klubit, ku Kurti nuk kishte kundërkandidat. Akti i zgjedhjes së tij u bë në Kuvendin e klubit letrar, Kuvend i cili u thirr nga themeluesit e Klubit pas përfundimit të mandatit të kryetares së mëhershme Gentiana Muhaxhiri dhe pas dorëheqjes së saj edhe nga pozita e anëtares së kryesisë.Klubi letrar “Gjon N. Kazazi” ka kohë që nuk ka qenë në një pozitë të favorshme, gjë e cila është reflektuar edhe me mbajtjen skajshmërisht vonë të Mitingut të Poezisë, duke thyer kështu traditën e përhershme të tij. Kryesia dhe krijuesit ngrejnë zërin për neglizhime dhe veprime të njëanshme nga ana e kreut të deritanishëm, gjë e cila ka bërë që aktivitetet letrare në përgjithësi dhe Mitingu i poezisë në veҫanti, të përjetojnë rënie të ndjeshme të nivelit.

Po konkretisht kush foli?

Po Masar Kupa, anëtar Nderi i Klubit, krijues që i përket gjeneratës së parë të themeluesve të Mitingut, në një fjalë hapëse të punimeve të Kuvendit, tha se tradita e Gjakovës ka fillesa dhe vazhdimësi të shkëlqyeshme, ndaj pikërisht ky fakt është obligim ndaj gjeneratave të sotme për ta mbajtur Mitingun dhe për të mos e rrënuar atë. Duke përmendur disa nga emrat e famshëm të iniciatorëve të dikurshëm, Kupa shtoi se arti është investim për një shoqëri më të civilizuar, dhe se ҫdo gjeneratë duhet të tregojë kapacitetet më të mira në kohën së cilës i përket.

Po keshtu edhe  me një fjalë të shkurtër përshëndeti edhe anëtari më i vjetër i Kryesisë, Agim Byci, i cili po ashtu vuri në dukje traditën e mirë të Klubit. Ndërsa Engjëll Berisha, përfaqësues juridik i Klubit, paraqiti raportin e aktivitetit. Berisha prezantoi punën e bëre, arritjet dhe vështirësitë që e kanë karakterizuar aktivitetin letrar, si dhe kërkoi të ҫohet përpara aktiviteti me nam.

 Ne fund Muharrem Kurti, kryetar i sapozgjedhur i Klubit letrar “Gj. N. Kazazi”, shfrytëzoi rastin të falënderojë krijuesit gjakovarë, anëtarët e Kryesisë, që më votën e tyre e obliguan të punojë me përkushtim, për ta mbajtur në nivelin e duhur aktivitetin e Klubit me traditë të madhe. Lidhur me Mitingun jubilar të 55-tin më radhë që shënohet sivjet, Kurti siguroi se ai do të mbahet në mënyrën më të mirë të mundshme. Njëkohësisht, premtoi se çdo anëtar i Klubit do të ketë përkrahje të pakursyer, do të mbahen aktivitete të shumta letrare në qytet dhe me gjerë, dhe se tradita e madhe gjakovare e Mitingut dhe e Klubit do të rritet e do të gjallërohet, ashtu siç i ka hije qytetit tonë - vatër e kulturës së krijueseve të mëdhenj kombëtar. “Protesta ime e disa ditëve më parë, ka pasur si qëllim mbrojtjen e Klubit dhe Mitingut ndaj rrezikut të shkapërderdhjes dhe rrënimit. Prandaj, deklaroj publikisht, se asnjë anëtar i Klubit nuk do të ndjehet i mënjanuar, por i pranuar me shumë seriozitet për bashkëpunim në të mirë të Klubit dhe të Mitingut, në të mirë të kulturës sonë gjakovare në përgjithësi dhe letrare në veçanti. Në emër të krijuesve të shquar gjakovarë Din Mehmeti, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Enver Gjergjeku, Teki Dervishi, Halli Haxhosaj, Ali Musaj e shumë e shumë të tjerëve, të cilët e krijuan Klubin dhe Mitingun nam madh, dhe në emër të anëtarëve të shumtë që ndodhen në botë, le ta çojmë përpara aktivitetin letrar në Gjakovën tonë, vatër e kulturës, e arsimit dhe e elitave letrare kombëtare”, potencoi Kurti, i cili u votua masovisht nga të gjithë të pranishmit në Kuvend.

Muharrem Kurti vite më parë ka udhëhequr me dy mandate këtë Klub, kohë gjatë së cilës ka treguar seriozitet dhe bashkëpunim.

Në mese të intervistets kryetari Muharrem Kurti thote se  në Kuvend, u zëvendësuan dy vende të mbetura vakant në kryesinë e Klubit. Kështu, në vendin e mbetur bosh të shkrimtarit të ndjerë Halil Haxhosaj, me votim të fshehtë u zgjodh poetja dhe studiuesja Migena Arllati,autore e 7 librave dhe 60 punimeve si redaktore e recezente te autoreve kosovare dhe me dhjetera punime shkencore te ligjeruara ne aktivitete  kombetare dhe nderkombetare , gjithashtu Migenes I ka ardh keto dite nje  mesazhku ne e kemi uruar : “Me dhuratën që konfirmojmë se dr. ssa migena arllati do të caktohet ambasador në shtetet në republikën e kosovës. Takimi do të ratifikohet të dielën 17 mars 2019 nga presidenti i ri federal i zgjedhur nga kongresi i cili do të bëhet në 16 dhe 17 mars 2019 në hotelin grand adriatik në montesilvano - neo - Ambasadori arrin urimet më të gjalla nga zyra jonë e shtypit dhe nga e gjithë presidenca e akademisë universum zvicër.
Dr. ssa valentina michela napoli
Zyra e shtypit për shtyp

info@universumacademy.eu “,

 ndërsa në vendin e ish kryetares së dorëhequr u zgjodh poetja dhe piktorja Vjollca Kuqi.

Mitingu i Poezisë 2019 shënon vitin jubilar të 55-tin me radhë, ndaj kryesia do të nisë menjëherë përgatitjet për mbajtjen e tij.

Image
m