Opinione

Murat Gecaj: “LARG & AFËR”, ME GAZETARIN DHE POETIN JAHO MARGJEKA...

Newspaper

Skicë:

 “LARG & AFËR”, ME GAZETARIN DHE POETIN JAHO MARGJEKA...

Nga: Murat Gecaj

Vitet rodhën e, pothuajse, asnjëherë nuk u shkëputa me ndihmesën time modeste, në këtë institucion kaq të rëndësishëm. Ndërsa i shpeshtova lidhjet e mia me Radio-Tiranën, kur aty Jaho u caktua gazetar dhe më pas shef  departamenti. Po kështu, bashkëpunova në mjaft emisione, sidomos për arsimin. me moderatoren dhe gazetaren e njohur, Kozeta Hoxha. Sigurisht, gjatë këtyre viteve gjeta e njoha disa kolegë e miq të tjerë të mirë, duke u bërë kështu aty “si i shtëpisë”.