Bahtir Latifi: DITËT E LETËRSISË SHQIPTARO-SUEDEZE NË SHKUP TË MAQEDONISË

Bahtir Latifi

DITËT E LETËRSISË SHQIPTARO-SUEDEZE NË SHKUP TË MAQEDONISË

Me organizim të shtëpis botuese ”Shkupi” në Shkup dhe Qendrës Kulturore Shiqptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë, në Shkup u mbajtë java me lexime poetike dhe takime letrare brenda komunitetit shqiptaro-suedezë.

Përveqë orëve letërare, gjatë kësaj jave u bënë edhe promovime librash si dhe vizita nëpër institucione të ndryshme shqiptare dhe takime të ndryshme me poetë, shkrimtarë, studentë e qytetarë shqiptarë.

-Vizitë në Universitetin Shtetëror të Tetovës-

Vizita e parë ishte në Universitetin e Tetovës, Universitet ky i cili u hapë për herë të parë në vitin në vitin 1994 e ku studion rreth 15 000 (pesëmbëdhjetëmi) studentë në katër fakultete të ndryshme brenda këti institucioni. Aty shkrimtarët shqiptaro-suedezë nga Suedija përveqë vizitës e që përdisa nga këta vizitorë ishte hera e parë. Kjo vizitë vazhdoi duke u shoqëruar me një sërë takimesh si me profesorë poashtu edhe me studentë shqiptarë ku edhe u informuan për themelimin e këti universiteti si dhe rrjedhën e punës brenda këti institucioni me një rendësi shumë të madhe për shqiptarët në Tetovë e më gjërë.

-Vizita në Komunën e Tetovës, sektori për kulturë sport dhe art-

Më pas vizita vazhdoj në Komunën e Tetovës, me përfaqësues të sektorit për Kultur dhe Artë në përgjithësi. U bisedua për kulturën, artin dhe aktivitetet që ata bëjnë brenda vitit në komunën e Tetovës si dhe rendësin e një punë të përbashkët edhe me kultura të ndryshme. Të dy palët si ato shqiptare po ashtu edhe ato suedeze u pajtuan që bashkpunime të tilla pune siq ishte kjo, vizita të tilla mes dy kulturave të ndryshe vetëm sa e ndihmojnë njëra-tjetëren për tu zhvilluar edhe më mirë në të ardhëmen.

-Vizitë në Xhamin e Larme e njohur si Xhamia e Pashës, Tetovë-

Xhamie e Larme, e cila ishte ndërtuar për herë të parë në vitin 1495 si dhe rindertuar në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha i biri i Rexhep Pashës,e që njihen si mbrojtësit e Tetovës. Që të dy këta si Abdurrhamani njashtu edhe Rexhepi njihën si shumë dashamirë të aritt. Në hyrje të kësaj xhamie në tylben tetëansore ishin të varrosura zonjat: Hurshide dhe Mensure, për të supozohët se ishin donatorët e parë të xhamisë së mëparëshme nga shekulli i XV.

-Ora letrare Tetovë-

Në një ambientë të bukur e të qetë u mblodhën poetë e poetesha nga Shkupi e Suedija dhe aty gjithcka ishte dhe tingëllonte poetike. U lexuan poezi të ndryshme e u recituan poezi po ashtu të ndryshme në të dy gjuhët¨, në gjuhën shqipe por edhe në gjuhën suedishte duke e shoqëruar poezin suedeze po ashtu me përkthim në shqip. U ndanë edhe mirënjohëje nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” për kryetarën e Shoqatës së Shkqimtarëve të Tetovës zonjën Behare Neziri si dhe falenderime e libra ndaj njëri-tjetërit e për njëri-tjetërin. Ishin mirënjohës dhe falenderues për punën dhe e angazhimin e përbashkëtë që të dy palët. Këtu u shkëmbyen përveq mendimeve dhe ideve mes vete po ashtu dhuruan edhe libra për njëri-tjetërin.

Vizita në Shkollën ”Adem Jashari” në Shkup-

Në organizimin e disa mësuesëve të kësaj shkolle ishte organizuar një pritje shumë e ngrohtë për musafirët nga Suedija. Aty u recituan poezi, u këndua e u luajtë edhe një përall ku fëmijët ishin ata që e akëruan aty për aty si dhe u lexuan edhe poesi nga musafirët suedez dhe ata shqiptarë. Ishte një k’naqësi e veqantë të shohësh fëmijët e shkollës fillore ”Adem Jashar” duke prezantuar dhe duke moderuar, e gjithë këtë manifestim për musafirët nga suedija. Më pas Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borasi shpërndau më shumë se pesëdhjetë cop libra për nxënësit e kësaj shkolle, duke mos i harruar as mësuesit dhe organizatorët e kësaj dite pa u dhuruar libra nga musfairët që ishin aty. Kështu përfundoj edhe kjo vizitë me shumë mbresa e emocione e të përziera së bashku si nga musafirët, njashtu edhe pritësit e musafirëve në shkollën ”Adem Jashari” në Shkup.

-Promovimi i librit ”Namatisja-Refleksione”, nga Gladiola Jorbus-

Po ashtu sipas agjendës së organiztorëve ishte e parapar edhe promovimi i këtij libri pas vizitës së nxënësve në shkollën ”Adem Jashari”. Ashtu edhe ndodhi dhe gjithcka shkoj sipas planeve dhe dëshirave të musafirëve si nga ata nga suedija po ashtu edhe nga ata vendasë-shkupjanët shqiptarë. Një një lokal mu aty në qendër të Shkupit në pranin e shumë shkrimtarëve, poetëve, studentëve, qytetarëve u bë promovimi i librit ”Namatisja-Refleksione”, e shkruar nga Gladiola Jorbus nga Durrësi. Aty po ashtu u folë për këtë libër nga recensionist si dhe nga vetë autorja, për përmbajtjën e librit dhe mesazhin e librit që autorja Gladiola Jorbus, deshiron ta përcjell tek lexuesit. Të njëjtën kohë gjatë kësaj mbrëmje të bukur e me musafirë, aty u lexuan po ashtu edhe shumë poesi suedeze dhe shqiptare si dhe u dhuruan libra nga Gladiola Jorbues për të gjithë të pranishëmit që ishin aty, si lexues të librit dhe dashamirë të poezisë shqipe.

-Vizitë Komuna e Çairit-

Edhe në komunën e Çairit u bë një vizitë, e qe ishte vizita e fundit e kësaj jave kushtuar poezizë shqiptaro-suedeze, pra ditët e letërsis. Në këtë vizitë ishte i pranishem edhe Ambasadori i Suedisë në Shkupë si dhe disa nga bashkëpuntorët e tij si dhe përfaqësues nga komuna e Çairit, mësues, studentë, professor dhe qytetarë të tjerë. Aty u folë dhe u vlersua po ashtu për punën dhe shkëmbim idesh mes e dy kulturave dhe rendësin e kësaj vizite.

Gjat këti takimi u bë edhe promovimi i librit ” Nisja e Billit në ora 9:42 për një jetë të re” nga Sara Kadefors, të cilën e përktheu nga suedishtja në gjuhën shqipe Sokol Demakut. Ky ishte promovimi dhe takimi i fundit për një javë të të si ditët e letërsisë, shqiptaro-suedeze.

Një vizitë e till e përbashkëtë mes shqiptarëve dhe suedezëve, do të ju ndohmoj të dy kulturave të zhvillohen me mirë edhe ta pasurohën shumë më shumë me njëra tjetëren e përmes njëra-tjetërës. Po ashtu sa ma shumë takime e bashkëpunime që të ketë të kësaj natyre, mes shtetesh e kulturash të ndryshme, vetëm sa i afron njerëzit por edhe i pasuron në kulturat dhe artin e tyre, pa patur rendësin nga kush do qofëshin ato dhe nga do që vijnë ato. Kultura dhe arti i bashkon njerëzit më shumë se sa gjithcka tjetër, duke mos i dalluar se cfar etnie i takojnë ata/ato, race apo edhe ngjyre.

Nga Suedija në këtë javë letrare morrën pjesë anëtarët nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”: Hamit Gurguri, Sokol Demaku, Bahtir Latifi, Besnik Palnikaj, Esmerilda Veisllari, Alexander Ziso dhe Anxhela Ziso.

Ndërsa nga shoqata e shkrimtarëve Suedeze morrën pjesë: Kristin Bjarnadottir, kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve suedezë për regjionen perendimor nga Geteburgu (Göteborg), anëtarja e po kësaj shoqate Axîn Welat si dhe Louise Halvardsson.

 

https://www.youtube.com/watch?v=GeLY8ES-Es4&fbclid=IwAR3DpIhohLoIVtNEGSdBQAaRXWvKUhIN_ohz0w67y-6Ejna8GGXBd2Xcxq0

Image
n