Linditë RAMUSHI DUSHKU:Poezi

Linditë RAMUSHI DUSHKU

DO ÇELEM SI DITA

Dua të zbrazem sonte
si shishe vere me fund
a si kënatë uji që shterr kroin e s'mbushet
për të kthyer dhe barkun jasht së brendshmi
krejt ngjyrat e shpirtit 
t'i pikturoj syve tu
se ndryshe bëhem si nata
si fytyra e zezë e saj
pa yje e hanë.

Sonte do të zbrazem së prapshmi
bash si ajo vera e dalë prej kazani
që derdhet po nuk dehë
ani se këmbët më dridhen nga pija
në krahët e tu do bie sërish
fustani le të më mbështillet këmbëve
pa u zbrazë e tëra
lotëve
dashurisë
mallit 
a dhembjes se lë
veç ti t'i ndjesh dënglat e mia
si pasqyra që më sheh nurin.

Pastaj do çelem si dita.

Për besë
do shkrihem shumë herë
pa çka mëngjesi do kohë për të ardh.