Prozë

SOTIR ATHANASI:Tregim

SOTIR ATHANASI

           K O N D K T O R I 

Treni i nisur për në Milano u ndal në Gjenevë. Ne hipëm me nxitim dhe pa sistemuar ende valixhet pas ndenjëseve në hapësirat enkas për to, konduktori nga korridori i gjatë i vagonit, në distancë, na tregoi me shenjë se ku mund të ishin vendet tona për t’u ulur.

Viron Kona:Tregim

Viron Kona

                        Gjoba

                      -tregim-

                                                             “I kam zgjedhur miqtë e mi,

MËSUES I VETËS JAM UNË

Mesues

Semine Hasani

MËSUES I VETËS JAM UNË

Mos linda e tillë apo I fitova gjatë jetës? Mbaj mend kur fillova shkollimin isha si çdo fëmi. Më mërzitej të shkoja në mësime por po të mos shkoja sërish më kapte mërzia. Mbrendësinë e zemrës e kaplonte dhe në ditët më të bukura ndjeja një mungesë në shpirt. Sikur një pazëll I mungonte jetës sime. Pazllën e kërkoja në lojëra, këngë e argëtime. Sërish mungonte diçka por çfarë vallë??! Ah mituria ime e pastër! Me adoleshencën ndryshoi gjithçka në jetën time. U mundova ti mësoja vetë shumëçka.

Gladiola Jorbus:Me sytë nga qielli

Gladiola Jorbus

                                                              Me sytë nga qielli

Edhe pse të gjithë, të thonë se e kuptojnë atë që po përjeton, ti ndihesh i vetëm në botë. Edhe nëse i ke kaluar të 30-tat, edhe nëse ke një fëmijë të mrekullueshëm, edhe nëse ke një partner mirëkuptues, një motër të dhembshur, një nënë fisnike dhe një batalion të tërë me miq e të afërm fantastikë, të cilët të shtrëngojnë fort e të falin  ngrohtësi pa fund; ti sërish ndihesh vetëm.

Perparim Hysi:Tregim

LUKJA

Ndodh që nxënësit janë të pagabueshëm në notën që i vënë iks mësuesi, kurse mësuesi- për fat të keq, ndodh shpesh,- janë pak subjektivë në vlerësim në iks  apo ypsilon nxënës. Lukja, sado komshi me mua,qe nga ata nxënësit e " avashtë" që nuk ia  thoshte  për mësime dhe  dallohej nga bashëshokët e tij  të klasës,se qe më i vogli me trup dhe ,veç kësaj, kurrë nuk e mbaj mend që të merrte pjesë ose në ndonjë lojë si të tjerët dhe as për ndonjë sherr apo indisiplinim tjetër. Shpesh herë,Lukja, më kujtonte  atë LULIN E VOCËRR të MIGJENIT që shikonte vetëm punën e tij.