Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit

NJË BALONË NË AJRË, NJË MIQËSI MË SHUMË

Sokol Demaku

NJË BALONË NË AJRË, NJË MIQËSI MË SHUMË


Është muaji gusht, muaji i fillimit të vitit të ri shkollore në shtete skandinave, muaj i ardhmërisë sonë. Ne këto ditë ishim në një shkollë fillore ketu në Suedi, më përsë afermi në Fjärdinskolan të qytetit Borås, cili shtrihet në Suedinë përendimore afër qytetit të dytë me të madh suedez Göteborg. Në këtë shkollë vijojnë mësimit mbi 65 fëmijë shqiptar duke filluar nga klasa parashkollore deri në klasën e gjashtë në kuadër të 360 nxënësve sa ka gjithë shkolla. Duhet përmendur faktin sa ne mësuam këtu se në këtë shkollë fliteshin 32 gjuhë botërore nga nxënësit e saj.

Në Fjärdingskolan të qytetit Borås të Suedisë është bërë traditë që fillimi i vitit shkollor të festohet më lëshim balonash në qiell. E ky është viti i kaërtë më radhë që nxënësit e kësaj shkolle ne muajin gusht në muajine fillimit të vitit të ri shkollore kanë festë, festëne e fillimit të vitit të ri shkollor si dhe festëne balonëve.

Ne ishim mysafire në këtë shkollë më rastin e fillimit solemn të vitit të ri shkollore e që këtu ishte traditë që në javën e dytë të fillimit të mësimit nxënësit e shkollës të lëshojnë në ajrë balona në shenjë mirësie, mirëqenje dhe respekti. Ishte viti i katërt që nga nxënësit e kësaj shkolle kjo ishte bërë traditë dhe kishte efektin e saj pozitiv në ketë drejtim.


Vitin e kaluar ishin lëshua mbi 288 balonë të lidhurë në 24 tufë për secilën klasë me një letër shkruar nga sejcila klasë me adresë dhe shenim si më poshtë:

”Tu ngjatë jeta!

Kjo është një letërt shkruar nga klasa 3K, Fjärdingskolan nga qyteti Borås. Sot ne fillojmë në menyrë solemne vitine ri shkollor më lëshim balonësh në qiell. Nese ti do më gjesh mua të lutëm na shkruaj një letër”.

Kështu kanë shenua në letrataë e tyre të gjitha klasat e kësaj shkolle e ku këtë vit jane 27 kasa enë qill lëshuan 324 balonë.


Këtë vit ishte kenaqësi te ishe me keta nxenes sepse ne mesine tyre ishte edhe personiq e vitin e kaluar kishte gjeturë në kopshtine e saj ballonat me letrën me adrese se kesaj shgkolle dhe klasës e cila kishte lëshua në ajrë balonat. Ishte ish nxënësja e kësaj shkolle Ingela Axelsson e cila para 37 vitesh kishte qenë nxënës e kesaj shkolle mu në klasën e gjashtë në atë kohë. Ajo sot jeton dhe punon në rrethinën e Göteborg bashkë me fmailjen e saj. Nga Fjärdingskolan vendbanim i i saj duhet të ketë diku mbi 130 km ku edhe eshte gjeture balona e hudhurë në ajrë vitin e kaluar. Kjo ishte ish nxënsja e Fjärdingskolan Ingela Axelsson e cila mori pjesë në manifestimine vitit të ri shkollor dhe në lëshuarjen në ajrë të balonave nga nxënësit këtu.Ajo thotë se u ndje e lumtur dhe se kjo është një deshmi se njeriu ndihet mirë kur është ne vemndlidjen ne e tij dhe në mesin e njerëzve të mirë.

Kjo është një deshmi se ne vendet ku cdo gjë funksionon për së mbari, ku njeriu ka respektin për njeriun e mund të ketë gjëra të mira, gjëra të bukura të cilat të bëjnë të ndihesh krenar dhe të mendosh se ndoshta je në shtëpinë tende.


Por edhe ne vet duhet të jemi në ball të ketyre gjërave pozitive për ne, për vendin tonë, për fëmijet tanë, por si duket ne bëjmë pak në këtë drejtim e më shumë krysisht ata të cilët janë në rrjedhën e këtyre ngjarje. Kjo është një deshmi se në ketë vatër arsimi edhe i huaji mund ta ndjej vetën sikur në shtëpi të vet thonë nxënësit e kombeve të ndryshme që vijojnë mësimet në këtë shkollë.

Besoj se edhe ne shkollat tona ka mudnësi ne cdo fillim vitit të organzihen manifestime te tilla me nxënësit. Nuk duhet shumë investim as material as fizik por vetëm vullnet dhe dashuri per punëne, dashuri për njeriun, për fëmiun.

Athua i kemi ne keto?!

 

Ibrahim Hajdarmataj: UDHËTIM, ME “DJALIN E TIGRIN”, NË ZOGAJ E GJAKOVË…

UDHËTIM, ME “DJALIN E TIGRIN”, NË ZOGAJ E GJAKOVË…

Nga: Ibrahim Hajdarmataj


Nga e djathta: I.Hajdarmataj, V.Kona e M.Gecaj

1.

Po bisedoja me kolegët dhe miqtë e mi, Viron Kona e Murat Gecaj, shkrimtarë, publicistë e studiues të njohur. Ndër temat më të dashura për ta janë dhe ato për mbresat e përshtypjet e tyre, nga vizitat në Mbretërinë e Suedisë. Tashmë, kanë publikuar jo vetëm shkrime të bukur e mbresëlënës nga ato vizita të paharruara, por dhe libra të veçantë. Sigurisht, ata janë me mjaft vlera për t’i njohur lexuesit shqiptarë me jetën e atij vendi mik skandinav.

Në vazhdim, së bashku, ne u ndalëm edhe në një fakt interesant. Jo shumë kohë më parë, erdhi në Tiranë arsimtari, shkrimtari e publicisti i njohur, Sokol Demaku. Ai ka vite që jeton në qytetin Boras të Suedisë, por dhe është nismëtar i lidhjeve të ngushta shqiptare-suedeze. Kësaj here, kishte me vete 1.000 kopje të librit-përrallë për fëmijë, që e ka shqipëruar vetë, me autor shkrimtarin suedez, Lars Westman, “Djali dhe Tigri”. Nuk do të ndalem këtu për fillimin e punës së dhurimit të këtij libri, në disa shkolla të Tiranës e Durrësit, por dhe të Tetovës, pasi është dhënë njoftim më pare, për këtë gjë. Por do të tregoj se si u bëra dhe unë bashkëpuntor në plotësimin e kësaj nisme, me vlera të veçanta.


Ballina e parë e librit, nga shkrimtari suedez, Lars Westman…

2.

Pasi mora me vete disa kopje të librit “Djali dhe Tigri”, së pari, shkova në Gjimnazin “Hoxhë Zogu” të fshatit Zogaj, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Aty më priti me dashamirësi drejtori, Bujar Hajdarmataj, i cili e shprehu falënderimin e tij, si për Sokol Demakun dhe autorin, Lars Westman. Pastaj, me këtë nismë u njohën edhe mësueset e gjuhës e letërsisë shqipe, Bukurie e Ajshe Hajdarmataj. Ato u shprehën: “Ky libër i ri, nga Suedia e largët, do ta pasurojë më tej bibliotekën e shkollës sonë. Sigurisht, pas leximit, me përmbajtjen e tij do të njihen nxënësit tanë, me të cilët do të organzojmë edhe diskutime të lira”.

Kur po largohesha, në emër të kolektivit mësues-nxënës të këtij Gjimnazi, Bujari më dorëzoi nga një “Mirënjohje”, si për përkthyesin dhe autorin e librit. Në njërën, shkruhen këto fjalë: “Falënderojmë prof.Sokol Demakun, shkrimtar, gazetar dhe përkthyes, që na dhuroi për bibliotekën e shkollës sonë librin me titull “Djali dhe Tigri”, të autorit Lars Westman.Gjithashtu, këtij shkrimtari të mirënjohur suedez i urojmë krijimtari të suksesshme!”

3.

Meqenëse fshati Zogaj ndodhet vetëm 9 km larg Gjakovës, me librin në fjalë, u ndodha edhe shkollën e mesme të ulët, “Mazllum Këpuska”. Aty më priti drejtori, Islam Juniku. Ai më tregoi se edhe shkrimtarë të tjerë i kanë dhuruar libra bibliotekës së tyre. Duke shprehur falënderimin e tij për këtë dhuratë, ai përgatiti e më dorëzoi “Mirënjohje”, si për përkthyesin e autorin e librit. Në të shkruhet: “Shkolla e Mesme e Ulët “Mazllum Këpuska”-Gjakovë, jep këtë “Mirënjohje”, për shkrimtarin, gazetarin e përkthyesin Sokol Demaku: Për dhjetë libra të dhuruar, bibliotekës së shkollës sonë, “Djali dhe Tigri”, nga auroti suedez Lars Westman.-Drejtori: Islam Juniku”.


“Mirënjohje”, për librat e dhuruar…

Këto ndjenja miqësore dhe shprehje mirënjohjeje, i gjeta edhe në Bibliotekën Ndërkomunale të Gjakovës, qytet me tradita të njohura: atdhetare, arsimore e kulturore. Pasi biseduam për nismën e dhurimit të këtyre librave, drejtori i këtij institucioni, Engjëll I.Berisha ma dorëzoi “Falënderimin”, me dëshirën që ai t’u jepet, si dhuruesit të librit e autorit. Ja, çfarë shkruhet aty: “Dhuratë shumë e çmuar dhe e qëlluar, për pasurimin e fondit bibliotekar. Falënderimi vjen nga lexuesi dhe nga institucioni, duke ruajtur bashkëpunimin me krijues, posaçërisht me vepra me interes për lexuesit besnikë. Pasurimi i fondit librar është një motiv më tepër për punëtorët bibliotekarë. Ndërsa, kur vjen nga autori, është një nder më tepër. Ky libër është shumë i veçantë për pasurimin e bibliotekës sonë”.

…Jam i bindur se lexuesi i këtyre radhëve do të më mirëkuptojë, pra kur në mbyllje po shënoj se ky udhëtim i imi, si në Zogaj e Gjakovë, ishte shumë i veçantë e mbresëlënës për mua. Prandaj dhe këtë detyrë miqësore e kreva me kënaqësi. Siç dihet nga të gjithë, kur shpërndan libra, ndihmon sadopak në misionin e dhuruesve të tyre për t’i pajisur të tjerët, me dituri dhe njohuri të reja për jetën.

1 gusht 2014

 

Kadrije Meniqi: NË FJÄRDINSKOLAN DITURI, KULTURË, PUNË, EDUKATË ISHIN ELEMENTE QË SHOQËRONIN KËTË SHKOLLË CILËSORE SUEDEZE NË BORÅS TË SUEDISË

Kadrije Meniqi

NË FJÄRDINSKOLAN DITURI, KULTURË, PUNË, EDUKATË ISHIN ELEMENTE QË SHOQËRONIN KËTË SHKOLLË CILËSORE SUEDEZE NË BORÅS TË SUEDISË


Në udhën e gjatë ajrore nga Vushtria për në Suedi isha në vorbullën e misterit që ka secili kur sheh një vend të paparë. Më shkonte mendja të ftohtësia. Ftohtësi polare??? Një vend i ftohtë, thashë me vete, do të ketë dhe njerëz të ftohtë. Tashti më duhet që publikisht të kërkoj falje për atë mendim të strukur thellë brenda vetes. Zjarre mund të ndezësh kudo. Kudo kudo, po një vend ku flasin të paktën 32 gjuhë të botës duhet të ketë brenda vetes një zjarr gjigand . Një zjarr që nuk dihet se kur është ndezur së pari apo se kur do shuhet. Një zjarr që më kujtonte odat e kullave të Kosovës ku ka shumë fëmijë E unë isha brenda tyre . Si mësuese , Si pjesë e Kosovës që, ndoshta më shumë se çdo vend në botë e ka dashur ngrohtësinë.


U nisëm në këtë rrugëtim të largët por me një mission të madh, me një projekt madhor “ Udha e shkronajve” e filluar para ca viteve me shkollën “ Demokracia “ të Durrësit” për të vazhduar në shtetin më të ri të Kosovës, në qytetin e të madhit Hasan Prishtina, në Vushtrrinë e lashtë, në shkollën “ Ali Kelmendi”. Ky bashkëpunim i inicua fal mësuesit, poetit dhe publicistit të madh z.Sokol Demakut dhe miqëve suedez të shkollës Fjardingskulan të Borasit.

Ftesat i kishim dhe në këtë grup pune ishte kryetari i komunës së Vushtrrisë z.Bajram Mulaku, mësuesja e klasës së pestë z.Ilmije Halili, edukatorja Ferdane Hysseni dhe unë drejtoresha e shkollës Kadrije Meniqi.


E prisnim me padurim dhe kjo ditë erdhi. Agun e mëngjesit e pritëm në një shkollë qindra kilomatra larg, në qytetin e bukur të Suedisë, në Boras.Një shkollë me shumë ngjyra, ku cicërronin 32 gjuhë të botës, ku ngrohtësia shpirterore e mësuesve binte sikur dielli mbi këtë planet, ku klasët gjasonin në ylber sepse ylberi kishte zënë vend në atë shkollë.

Në shumë vende të botës fillimi i një mësimi ka një sinjal, një zile po aty ishte ndryshe, ndryshe fare ndryshe…Mos ishte një botë tjetër?????

Po, një botë ndryshe, një botë ku mirësia, dashuria dhe çdo gjë e bukur ishte skalitur që moti, ku Konventa për të Drejtat e Fëmijëve ishte realitet që shihej në cdo kënd.

Dituri, kulture pune, edukatë ishin elemente që shoqëronin këtë shkollë cilësore.


Dita e parë, takimi ynë i parë me drejtuesit e shkollës dhe mësuesin, gazetarin, publicistin dhe poetin e njohur z/Sokol Demakun i cili gjatë gjithë kohës përkthente fjalë për fjalë prezentimet e mësuesve dhe drejtuesve të shkollës Fjardingskolan të Borasit, e ne ashtu të habitur merrnim shumë përvoja të mira që nesër t`i bartim në shkollën tone me dashuri dhe kënaqësi.

Vizitë gjatë orëve mësimore ishte përvojë tjetër e bukur për ne. Ajo më e bukura ishte fryma demokratike që karakterizonte këtë shkollë. Pastaj kultura etnike ishte çelësi i suksesit dhe harmonisë brenda kësaj shkolle. Të gjithë fëmijët bashkë pa dallim ngjyre, etnije dhe feje, të gjithë një, të gjithë të barabartë për të ecur drejt shtigjeve të diturisë dhe edukimit, dhe kjo ishte mrekulli, ky është shembull i një shteti demokratik , një shteti ku respektohet barazia dhe vlera e të qenurit njeri.

Vizitë parashkollorëve, fëmijëve që na befasuan me prezentimet e tyre, me lojën dhe vendimet që merrnin në Këshillin e nxënësve, dhe këtu është suksesi, këtu reflektohet e bukura nga hallka e pare e arsimit dhe edukimit, nga niveli 0 ku fëmijët mësohen të vendosin për gjëra të mira për të përmirësuar jetën e tyre ne shkollë, për fjalën e tyre që dëgjohet me seriozitet dhe realizohet nga edukatoret dhe drejtuesit e shkollës…. Vetëm kështu edukohen fëmijët në frymë demokratike….


E bukura nuk ndalet këtu. Ne vazhduam rrugën në pyllin e shkollës, dhe duke ecur rrugës plot gjelbërim dhe drunjë të lartë e shumë të vjetër ku na shoqëronte zëri i zogjve të malit dhe aroma e pishave, mbrimë në vendin ku na pritnin parafilloret me edukatoret e tyre, në vendin e përrallave që ne kishim parë dhe dëgjuar vetëm nga librat …

Një kasolle nga druri, nje vend për të ndezur zjarr dhe ulëset përreth, anash drunjët gjikand, ku parashkollorët kalonin çastet më argëtuese duke luajtur dhe mësuar njëkohësisht. Detyrat që merrnin nga edukatoretm të ndarë në grupe ishin shumë inetresante dhe joshëse. Fëmijët posa merrnin detyrën si bletët vraponin për të realizuar atë mission dhe ktheheshin në zgjojet e tyre, të buzëqeshur, plotë jetë sepse jeta ishte aty në atë pyll plotë mrekulli, ajër të pastër që hynte thellë në mushkritë e fëmijëve. Ne mësuam se në atë pyll kishte shumë kitra dh kaproj dhe se fëmijët kishin shumë njohuri për këta shtazë dhe bimët që i kishte fal nëna Natyrë. Për t`u bërë edhe më bukur aty ishin ndërtuar lodërat e punuara nga druri natyral dhe përdoreshin për argëtim dhe zhvillim fizik të këtyre fëmijëve.


Do ndalem edhe pak te parashkollorët, ata kishin punuar shumë vizatime të bukura të cilat ishin të ekspozuara në sallën e mësimdhënësve, dhe ajo që kishin vizatuar ishte personazhi shumë i dashur i tyre, Pinokio, për të cilin kishin dëgjuar nga edukatoret e tyre por edhe e kishin parë dhe vizituar këtë skulpturë në qytetin e tyre të bukur. Nuk ishte e vetmja skulpturë, qyteti iBorasit kishte shumë të tilla që për fëmijët dhe vizitorët ishte një kënaqësi e paparë.

Qytet i rrethuar me male, me numer të madh liqeneve, skulptura, shkolla, universitete, det, parqe dhe shumë e shumë gjëra të bukura, na la mbresë të pashlyer në mendjen tonë.

Ditët kaluan aq shpejtë sa na u dukën si sekonda. Erdhi dita ta analizojmë punën tonë.


Ishte kënaqësi të dëgjonim prezentimin e drejtorit të shkollës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Çdo gjë e planifikuar mirë duke marr mendime nga ne dhe mësueset nga shkolla Demokracia e Durrësit.

Tashmë projekti kishte pikat e planit. “ Udha e shkronjave”, pikat e planit E- grupet etnike, M-matematika, dhe D-vlerat e demokracisë, do vazhdon rrugëtimin me partnered A- Shqipëria, K-Kosova dhe S-Suedia, me metodat e projektit, Vizitat, Letrat e këmbimit-emailat, dhe Bloggun e përbashkët . Gjithë kjo punë e bërë me seriozitet të madh duke definuar edhe nivelet e Bloggut, si drejtori, mësuesi dhe nxënësi padyshim që do të ketë edhe rezultate dhe suksese.


Pas këtij takimi shumë efektiv ne kaluam çaste të paharruara në sofrën shqiptare, në familjen e nderuar të poetit z.Sokol Demakut, dhe kjo ishte një mikëpritje që na nderoi dhe na bëri të ndihemi krenar për bashkëkombasin tone Sokolin dhe familjen e tij.

Kështu na nderuan edhe shumë bashkëkombas që jetonin e vepronin në këtë qytet të bukur të Suedisë. Kështu na nderuan edhe miqët suedez të cilët i falenderojmë nga zemra.

Kjo vizitë përfundoi këtu për të vazhduar sërish vizitat në shkollat bashkëpunuese, ngase projekti Udha e shkronjave veç sa ka filluar…

Suksese dhe shumë fat në këtë rrugëtim të diturisë dhe kultures…..

 

Vlashi Fili: Përfundoi viti mësimor, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”)

“SHQIPËRIA ËSHTË VENDI, QË MË PËLQEN MË SHUMË”

(Përfundoi viti mësimor, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”)

Nga: Vlashi Fili

Filadelfia-SHBA


Nga ceremonia e mbylljes së vitit shkollor…

Ja, erdhi edhe dita mbyllëse për vitin arsimor 2013 – 2014, në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia të SHBA. Ishte ndryshe nga ditët e tjera. Ajo filloi me testimin e nxënësve, për të treguar se sa kanë përparuar në gjuhën shqipe, gjatë tërë vitit dhe përfundoi me shpërndarjen e dëftesave.

Është viti i dhjetë i kësaj shkolle. Me njëmbëdhjetë sezione mësimore, që ajo ka zhvilluar, kanë dalë plot fëmijë që kanë mësuar ose përmirësuar gjuhën e nënës dhe që sot vazhdojnë shkollat e mesme a të lartat.

Nxënësit dhe mësueset u mblodhën së bashku, në sallën kryesore të Qendrës Kulturore të Shoqatës sonë, për ta filluar ditën e mësimit, si zakonisht, me Himnin e Flamurit tonë Kombëtar. Pastaj, të ndarë në klasa, me mësueset në krye, ata u ulën nëpër klasa, të gatshëm për të bërë testimin përfundimtar. Tri klasat e para u testuan në diktim, kurse dy të tjerat, e katra dhe e pesta, në hartimin me temë të lirë.

Në përfundim të orës, mësueset bënë kontrollin e fletë-testimeve, bënë korrigjimet e duhura dhe vlerësuan testin e secilit nxënës. (Fletë- testimet ruhen në fondin e shkollës, sipas klasave përkatëse). Mësuesja e vitit të fundit, Raimonda Bardhi, që është njëkohësisht edhe drejtore e shkollës, përcaktoi hartimin më të mirë. Ja çfarë shkruante ajo, në fund të hartimit të nxënëses së klasës së pestë, Angelina Sali, që u vlerësua I tillë: “Të lumtë! Krijimi dhe hartimi kanë përmbajtje të pasur artistike. Është emocionuese, kur lexon këtë përshkrim artistic. Në të, ka detaje, ku tregohen vlerat kulturore të Atdheut tonë. Shumë mire!”. Me të vërtetë, është kënaqësi, kur lexon hartimin e kësaj nxënëse, që për pesë vjet me radhë ka ndjekur me korektësi shkollën shqipe. Por, sigurisht, kishte edhe hartime të tjera të bukura, nga nxënësit e kësaj shkolle.


Fëmijë shqiptar, para Flamurit tonë Kombëtar…

Ja, një hartim tjetër domethënës: “……Pas dy vjetësh, pushimet verore do t’i kaloj në Shqipëri. Pse, do të pyesni ju? Shqipëria është vendi, që më pëlqen më shumë…Atje, qytetet që më pëlqenjë më shumë, janë Korça e Vlora, se aty kanë lindur prindërit e mi. Korça është në jugë-lindje të Shqipërisë, ndërsa Vlora është në jug-perëndim të saj. Në Vlorë është ngritur Flamuri ynë Kombëtar dhe Shqipëria u shpall shtet i pavarur, më 28 Nëntor 1912. Por edhe Korça e nënës sime, nuk është më pak e bukur se Vlora. Në atë qytet është hapur shkolla e parë shqipe. Shqipërinë time të dashur nuk do ta harroj kurrë.”, shkruante Anxhelina Sali, në hartimin e saj me titull, “Pushimet verore”

Në vazhdim fëmijët dhanë para prindërve një program me recitime, fjalë të urta, gjëagjëza etj. Ishte një domethënie e tyre për prindërit, që sakrifica e tyre për t’i sjellë fëmijët çdo të dielë në shkollë dhe përpjekjet nga këta për të mësuar sa më shumë, nuk kanë shkuar kot. Në këtë program, çdo klasë, veç e veç, kishte pjesën e vet. Prindërit duatrokitën pjesët e çdo klase, por sidomos ngelën mjaft të kënaqur nga fëmijët e klasës së parë (6 -7 vjeçarë), që e filluan shkollën një vit më pare dhe treguan aq bukur, se çfarë kishin mësuar gjatë tërë këtij viti.

Mbas përfundimit të programit të fëmijëve, u kalua në shpërndarjen e dëftesave. Në zarfe të veçanta ishin vendosur dëftesat, si edhe vlerësimet për nxënësit e dalluar. Kurse nxënësit më të mirë të çdo klase kishin edhe një çek simbolik, dhuratë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, që e administron këtë shkollë.

Ishte kënaqësi, kur i shikoje fëmijët tanë shqiptarë, që drejtoheshin për te Flamuri ynë, përuleshin në gjunjë dhe e puthnin atë, duke thënë: “Të falem, o Flamuri ynë!” Mbasi i merrnin dëftesat, që i shpërndante midis anëtarëve të këshillit drejtues të shoqatës, Llazar Vero, i ngarkuar me ndjekjen e shkollës, ata uleshin përsëri pranë prindërve dhe ua tregonin atyre gjithë gëzim, çfarë përmbante zarfi i dhënë. E, si mund ta harrojnë këtë ditë këta fëmijë, kur të rriten? Jo, sepse kjo është një ngjarje sa e bukur, aq mbreslënëse.

Shpërndarja e zarfave filloi me fëmijët e klasës së parë dhe u mbyll me ata të klasës së pestë. Këta të fundit, në zarfat e tyre kishin edhe dëshminë e dhënë nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”, për përfundimin me sukses të ciklit –vjeçar, në Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”.

Sadik Elshani, anëtar i këshillit drejtues të Shoqatës, i dhuroi fitueses së hartimit më të mirë, nxënëses Angelina Sali, një çek me disa para, veprim që ai e bën regullisht çdo fundviti shkollor.

Ndërsa kryetari i ri i Shoqatës sonë, Tajar Domi i falenderoi fëmijët për përfundimin me sukses të vitit arsimor, mësueset për punën e bërë me profesionalizëm, prindërit për sjelljen dhe përparimin e fëmijëve të tyre në këtë shkollë dhe uroi për një vit tjetër të suksesshëm.

Me njoftimin për datën e fillimit të vitit të ri shkollor, pra në muajin shtator, u quajt i mbyllur viti arsmor 2013 – 2014.

Në fund, fëmijët dhe prindërit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejlin e zakonshëm të Shoqatës.

Filadelfia-SHBA, qershor 2014

 

NJOFTIM

NJOFTIM

Për anëtarësi, miqë dhe media


Të dashur anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (ShShAShS-së),

Të nderuar miqë të Shoqatës dhe fjalës së bukur shkruar të gjuhës shqipe dhe ju media, televizive, të shkruara dhe web-faqe,

Ju njoftoj se mbrëmë në orët e vona të natës, dual nga shtypi ”Thesari Kombëtar 3” të cilën e shtypi Shtypshkronja Printing Press, në Prishtinë.

Është një gëzim i të gjithë atyreve që i kontribuan këtij libri.


URIME TË GJITHËVE!


Kryesia e SHShASh në Suedi

 


Faqe 2 nga 38

Tidningen-Gazeta

Inloggning-Hyrje

Vem är Online?

Kemi 20 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1299389
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

SESION PËRKUJTIMOR, NË 130-VJETORIN E HASAN TAHSINIT

Titulli “dijetar”, në vendin tonw, i takon vetëm atij e askujt tjetër:

Sami Frashëri

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues- Tiranë

Dijetari ynë i madh, Hasan Tahsini

Një ndër peronalitetet e shquara të atdhetarizmit, arsimit, kulturës e shkencës shqiptare, ishte dhe Hasan Tahsini ose Hoxhë Hasan Tahsini. Lindi në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës, në vitin 1811 dhe, pas një veprimtarie të gjerë e të dendur për çështjen kombëtare shqiptare, i mbylli sytë përgjithnjë në vitin 1881, pra në moshën 70-vjeçare.

Ishte rilindës i njohur, filozof, matematikan, psikolog e astronom etj. Për këto fusha të diturisë njerëzore vuri në përdorim, disa gjuhë, që ai zotëronte. Është i njohur si themelues dhe rektor i Universitetit të parë Osman, çelur në Stamboll të Turqisë. Po kështu, krijoi e drejtoi me aftësi të veçanta Shoqërinë e Dijetarëve Shqiptarë ose Kuvendin Shkencor Shqiptar.

Meritë të posaçme pati Hasan Tahsini se vetë ideoi dhe përhapi mendimin për themelimin e shtetit të pavarur shqiptar, pra të shkëputur nga ndikimi osman. Një punë të madhe bëri ai edhe për hartimin e alfabetit të gjuhës amtare shqipe dhe dëshiroi e synoi që të ishte i ndryshëm nga i popujve të tjerë. Ndër meritat e tij të mëdha, është së ai u dha mësim disa figurave të njohura të historisë sonë kombëtare, si Abdyl, Naim e Sami Frashërit, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit etj. Duke e kujtuar atë me nderim e respekt të veçantë, Samiu ka shkruar: “Hoxhë Tahsini ishte më i larti ndër të lartët. Ishte një nga ata njerëz të mëdhenj, që qindvjeçarët dhe kohët i nxjerrin rrallë e me vështirësi të madhe…Titulli “dijetar” në vendin tonë i takon vetëm atij e askujt tjetër”.

Lexo ma...