Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit

Sokol Demaku: ME URTIT POETIKE TË ISMET HASANIT

Sokol Demaku

ME URTIT POETIKE TË ISMET HASANIT

-  Në qoftë se eshtrat më mbesin këtu, shpirti do të më shkoj atje!

Isemt Hasani, vjen nga Pacaj i Gjakovës së bukurë, e cila shtrinë shtat mbi kurorën e Pashtrikut Legjendar. Shkollua e rritë në Junik e Gjakovë, por pjekur në Mitrovicë dhe ate si profesor në shkollat e mesme të ketij qyteti dhe në shumë ndërmarrje dhe fabrikat të qyteti të minatorëve.


Jeta është një sfidë,e për shqiptarët ishte edhe më tepër se sfida, kështu që edhe Ismeti me familjen e tij përjetoj shtypjen, gjenocidin dhe maltertimin e kohës, të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi soldatesk i kohës në ish Jugosllavi.

Por një fjalë e urtë filozofike shqipe shot:

“Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë”

Pra edhe Ismeti sikur edhe shumë shqiptar tjerë përjetoi pjesën Veriore të Mitrovicës dhe fati e deshi që të shpetoj nga më e keqja dhe të gjejë strehim dhe vazhdimin e  jetës së tij me familje në polin e veriut konkretisht në Suedi.

Ne do ndalemi tek përmbledhja e tij e fundit botuar në Bukuresht nga Bashkësia Kulturore e Shqiptareve të Rumansië “Albanezul”-”Shqiptari” me titull “URTI POETIKE”


Që në fillim në vargun e parë autori shprehet kështu në nën titullin e poezisë “Gjuhën shqipe mos e harroni”  ku thot:

Kushtuar të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe në Mërgatë me këtë porosi –Në qoftë se dëshiron ta njohësh dhe më shume atdheun tënd, jeto pak në atdhe të huaj!

Gjithëçka e thururë dhe e verë në penën e autorit në këtë vargim të bukur poetik të Ismet Hasnanit me titul “Urti poeti” janë vlera mbi vlera të popullit tonë të cilat me mjeshtri autori di ti përdorë dhe ve në përdorim të vargut të tij magjik ta quajm. Filozofia e të menduarit të drejtë dhe të pastër autorin e ve në piadestalin e vlerave te tij letrare duke përdorur drejt dhe me menquri shprehjet popollore, të cilat kanë vlerë dhe rendësi jetike në jetën e njerëzve, por që sot në kohët bashkëkohore sikur janë zbehur dhe kanë renë nga rëndësia e sidomos tek intelektualët tanë. Autori shprehet kështu në poezinë e tij të parë që e cekëm më lartë:

Ju shqiptar në diasporë,

Rrini me lapsa e libra n`dorë,

Shkruani, shkruani e lexoni

Gjuhën shqipe mos harroni!

Duke vazhduar me tutje:

Ju që jeni pak më të vjetër

Merrni vet e shkruani në letër

Dhe tregoni brezit tjetër:

“Gjuhën shqipe të shprehni në vepër”!

......

Nuk është mirë nënat t`ju mallkojnë,

Ato gjithherë për mirë ju mësojnë:

“Gjuhën shqipe mos harroni,

Kombin tuaj e lartësoni”

Vargjet e Ismetit janë thesar i vertetë i letrave dhe fjalëve  shqipe, të cilat kanë vlera studimi dhe mësimi. Përmes këtyre vargjeve njeriu arrin të krijoj respekt e krenari dhe të shprehë ndjenjë nderi ndaj të afërmit, nbaj atij që të ndihmon dhe respekton. Këtë më së miri ai e përshkruan tek poezia e tij e frymëzuar nga melsoi ynë popullor apo të themi më mirë nga shprehjet e popullit për mikun dhe ate që ta do të mirën. Poezia e ti mban titullin: “Suedia-vendlindja ime e dytë” e autori shprhet kështu dhe keshillon bashkëkombasit e tij urtë dhe menqurë:

Në qoftë se dëshrion

Ta njohesh e ta duash

Edhe më shume atdheun tënd,

Jeto pak në atdhe të huaj!

......

Nuk ka kohë të këqija,

Ka njerës të kësij...

.....

Nga te tillë u detyrova
të braktisë vendlindjen me pa dëshirë,

Shumë larg u largova...

Në suedi emigrova.

.....

Suedia, ah Suedia!
Këtu gjeta prehjen,

Me fol të vërtetën,

Mëtu jetova jetën.

Këta më mësuan se:

Syri zgjedh të bukurën,

Gjuha zgjedh të ëmblën,

Zemra zgjedh të mirën.

Prej tyre mësova se:
Për të krijuar miq,

Duhet, në radhë të parë,

Të jesh vet mik!

Dhe autori shprehë mendimin e tij duke thenë se : Vendlindje nuk e kemi vetëm vendin ku kemi lindë, ku jemi rritë, por edhe atë vend ku jetojmë të lirë e të barabart me nacionalitete tjera. Sa më shumë që afrohen njerëzit, aq më shumë largohen dallimet midis tyre.

Filozofija e Ismet Hasanit, ka burimin dhe rrënjët e saj në popull, brumi apo burimi i saj është vet populli, fjalët dhe mençurit që vin nga atje. Ai di të shfrytëzoj me mjeshtri fjalët e urta, fjalët e mençura dhe ti ve në vargun e tij i cili fiton madhështinë dhe lexuesit i jep njohuri dhe dije mbi jetën, mikun,të mirën e të keqën, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, gjithnjë përmes vargut të huazuar popullor por me mjeshtri të thurur në varg vetiak.

Në peozinë e tij “E kaluara” ai shprehet me mjeshtrin e tij:

Duke lexuar të kaluarën,

E parashohim të ardhmen,

E lëmë anash të zezëm,

E marrim të bardhën.

Dhe thot se: E kaluara është tmerr, të djeshmen do ta kuptoj nesër!

Ismet Hasani është ai i cili përmes vargut na sjelle në mednje gjerat të cilat ne duhet ti kemi në vetne tonë dhe ato të jenë mishrim i punes dhe ndërgjegjës sonë sepse përndryshe nuk nuk do kemi vlerë. Këtë do e hasim të përshkruar me mjeshtri tek vargjet qe poeti ia kushton veprave të njeriut të poezia e tij “Veprat flasin” kur thot:

Nuk janë të rrallët

Ata që thonë:

Veprat flasin

Më shumë se fjalët.

.....

Nuk është e vjetër,

Por as porosi e re,

Kur nuk ke atë që do

Duaje ate që ke!.

Lirika e tij ka në brendin e saj universalen e cila buron nga filozofia popullore, ajo filozofi të cilën, me mjeshtri prej vargëtari të rryer Ismet Hasani di ta përpunoj dhe përshtat për kohë dhe moshë. Kjo filozofi ma merr mendja se do jetë jetë gjatë sepse burimi i saj ia jep këtë mundësi, pasi që dihet se cdo gjë që ka burim e saj apo mbështjej në masat popullore ajo është jetë gjatë. E autori ndalet tek vet njeriu dhe këtij i kushton si ta quaj një himn me të cilin sikur eshre Rilindasit tanë që e hyjnizuan edhe Ismeti jep këshillat dhe kritikat  ne këtë drejtim tek peozia me titull “Njeriu” ku ai thot: Edhe pse njeriu udhëzohet në rrugë të drejtë, mund të jetë (mos)mirënjohës ose pëbuzës. Dhe thot:

Njeriu duhet të ketë urtësi:

Cilin me ndihmuar?

Cilin me e afruar?

E cilin ta mbajë në largësi?

Kjo krijimtari shpirtërore thenë kështu na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, ndërnjerëzore dhe morale. Këtë më së miri autori i shprehë tek vjersha “Mashtrimi” ku thot se “Mos beso krejt çka dëgjon!Mos thuaj tërë atë që di!Mos bëj gjithëçka mundesh!

Duke shtuar në vargjet:

Njerzxit e mashtruar

Pas gjërave të dëmshme,

Ofendojnë, përqeshin e nëncmojnë,

Kurrë s`bëjnë punë të ndershme.

Të gjitha krijimet e Ismet Hasanit në këtë vëllim poetik i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e njeriut të ri për ta transformuar të keqen me të mire, vuajtjen ne lumturi, roberine me lirinë, sepse edhe vet autori është i vuajtur nga regjimi. Ai kështu e përshkruan krenarin e tij tek vjersha “Krenaria kombëtare”:

I takoj një populli të vjetër

Historia e ka treguar në letër,

Edhe ne si çdo popull tjetër,

E treguam veten në vepër.

.....

Jam krenar qe jam shqiptar,

Aq më tepër si kosovar,

Krenohem mne popullin e hisatorinë,

Duke derdhur gjak e arritem lirinë.

Poetin e mban fuqia e fjalës, shpresa në fuqin e poppulit dhe kombit në mënyrë që mos ta harrojmë të djeshmën e hidhur, vuajtjet, mos ti harrojmë gjithë ata që u sakrifikuan për liri e pavarësi, mos ta harrojmë historinë tonë, ta respektojmë ta çmojmë e ta duam njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmërin mbi themelet e shëndosha e jo mbi fatkeqësin e  njëri tjetrit se kjo na qonë në një humnerë.

Autori ka besim në vetëvete dhe në “Zotin”duke shprehë lutjen e tij kur thot:Të lutëm o Zot, më jep mend të kuptoj`,të ju besoj gjërave që s`mund t´i dalloj`!

Pasi që folklori bene pjese në jetën e gjallë të popullit ai është ngushtë i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe mënyrës së jetesës se popullit e këtë mudn ta verejmë dhe shofim sidomos tek këngët lirike nga edhe autori i këtyre vargjeve që përmendem merr insipirimin dhe gjenë muzën e tij poetike.

Do e përfundoj këtë shkrim nga krijimtaria e pasur e Ismet Hasanit me një thënje të tij tek peozia “Nënës sime” – Në qoftë se eshtrat më mbesin këtu, shpirti do të më shkoj atje! E këtu shofim se mërgimi ka lënë vrag në jetën dhe ndjenjen e autorit, ai e ka përjetua këtë, e di si ndihet në mërgim por e di edhe se cfarë do edhe në jetën e amshueshme dhe thot:

Tash fëmijeve të mi,

Ua la amanet:

Mos më leni në vetmi,

Mos më leni të vdes në Kurbet.

 

Pra e tham edhe më lart se poetin e mban në jetë fuqia e vargut, e besës, mirëqenjes, atdhedashurisë , ai e benë një thirrje që mos ta harrojmë të djeshmëne hidhurtë kujtohem hsitorinë tonë të vertetë ta duam  njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmerin mbi themelet e shëndosha se jeta është e ëmbël dhe ka vlerë për çdo njeri.

 

Murat Gecaj:DOKUMENTE ARKIVORE, PAK TË NJOHURA, PËR MIGJENIN MËSUES NË VRAKË

Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes:

DOKUMENTE ARKIVORE, PAK TË NJOHURA, PËR  MIGJENIN MËSUES NË VRAKË

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë


Migjeni, Poeti ynë Kombëtar

1.

- Me shkresën e Ministrisë së Arsimit nr.l574, datë 8.5.l933, dërguar Kryesisë së Këshillit të Ministrave, Millosh (Gjergj) Nikolla propozohet mësues në katundin Vrakë të Shkodrës, me  l60 fr. ari në muaj, " mbasi i naltpërmenduni ka krye Normale të Ballkanit. Të dy ( është fjala dhe për mësuesin shkodran Lin Çurçia,-shënimi im, M.G.) të përmendunit hynë për së pari në shërbim të arësimit".

(AQSH i RSH, F. Këshilli i Ministrave,viti 1933, Dosja IV-338, fleta 564)

-  Miratohet me Vendimin e KM, nr.874-a, datë l3.5.l933 ( Po aty, f.565)

- Drejtoria e shkollës plotore "Skanderbeg"-Shkodër, me shkresën nr. l2/VI, datë 27.5.l933, njofton se Millosh Nikolla filloi detyrën si mësues në fshatin Vrakë të Shkodrës, më 27.4.l933. ( Po aty, f.569).

2.

Mbretnia Shqiptare

Shkolla mikste-Vrakë

Nr.31                                                        P.T. INSPEKTORISË S' ARSIMIT SHKODËR

Kam nderin me i njoftue asaj P.T. Inspektori se sot u paraqit në krye të detyrës titullari i kësaj shkolle dhe filloi mësimet rregullisht.

Zav.Kryemësuesi

Millosh Nikolla

Vrakë, më 27.4.l933

( M.Kraja, " Migjeni mësues", faqe 31, fotokopje dokumenti)

3.

Në raportin për vitin arsimor l932-l933, me shkresën nr.79/ IV, datë l.7.l933, të Inspektorisë së Arsimit Shkodër, për shkollën e Vrakës thuhet se ajo:

" ka pasë 4 klasë kolektive, dy nga dy", me mësues të klasave I-II Millosh Nikollën

( klasa I me 25 nxënës, klasa II me l4 nxënës) dhe klasat III-IV me mësues Cin Bushatin. Shënohet se mësuesit: " kanë punue me zell e kujdes dhe me harmoni të plotë midis tyne".

( AQSH i RSH, MA, 1933, D.14, f.115 )


Bust i Millosh Gjergj Nikollës-Migjeni (13 tetor 1911-26 gusht 1938)

4.

Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), me shkresën nr.l0, datë 3 mars l934, kryemësues i shkollës mikste në Vrakë të Shkodrës, e informon (me shkrim dore e kaligrafi të bukur)  drejtorinë e shkollës "28 Nandori" të Shkodrës: '' mbi gjymsen e parë të vjetit shkolluer".Aty tregon se mësimet filluan më 25 shtator l933. Më tej, shënon se: "para fillesës së mësimevet janë kenë regjistrimet" dhe u regjistruan 245 nxënës. “Por, tue marrrë parasysh ngushtësinë e lokalit shkollor dhe kapërcimin e moshës së detyrimit shkollor, në marrëveshje me Inspektorinë e Arsimit në prezencë, me datë 5 Tetuer l933, numri i nxanësvet asht paksue në l34   (dhe me shkrim,-shënimi im, M.G.). Tash, në kohët e fundit, me shpërnguljen e familjeve të nxanësvet në Jugosllavi, ky numur ende asht  paksue në 98 (dhe me shkrim,-shënimi im, M.G.). Migjeni shënon se ndjekin mësimet rregullisht 80 nxënës. Më tej tregon se, siç dihet, kjo shkollë ka qenë private, deri në mbylljen e tyre dhe se mësimet jepeshin përgjithësisht në gjuhën serbe. Ndërsa: " Mësimi i shqipes asht kenë i caktuem ka nji orë në ditë, por-defakto-as kjo orë në ditë nuk asht ekzistue,-se çdo aktivitet serioz prej nji mësuesit shqiptar asht kenë i penguem. E mjaftë asht prej këtyne mësuesve që kanë muejt me ia mësue fëmivet germat e shqipes dhe disi këndimin- verte pa kuptim, por prap mund të shenjohet nji hap i vogël përpara".

Më tej, Migjeni shënon, në shkresën e tij, se programi i shkollave fillore nuk është venë në zbatim, pasi: "nxanësit nuk e dinë shqipen, se në të gjithë katundin nuk dëgjohet as një fjalë të gjuhës shtetnore". Pastaj thotë se katundi i Vrakës përbëhet prej 6 lagjeve: Boriç' i Math, Boriç' i Vezirit, Gril, Omarej, Rrash e Kullaj. "Fëmitë e këtyne tri lagjeve mrame kanë thye gjuhën për shqyptimin e shqipes jo me aq vështirësi të madhe, për arsye se kanë pasë marëdhanje me malsorët n'anë të Lindjes e të Veriut; nsa tri lagjet e para janë fare t' izoluem.Por, në kohën e fundit, mjerisht, nxanësit që kanë pretendue ta mësojnë shqipen ma mirë, dmth prej lagjeve Rrapsh e Kullaj, të gjithë janë shpërngulun".

Më poshtë, Migjeni vijon të tregojë se kujdesi i mësuesve për ta përdorë shqipen jashtë shkollës ka qenë: "gadi fare i pafrytshëm, sidomos tash- kurse trutë e njoma të fëmive janë bllokuem me andra mbi një "Dhe të premtuem". N'orët e mësimit asht evitue sërbishtja sa asht mujt ma tepër". Më tej shton: " I arsyeshëm asht pamë mospërdorimi ma hapt i serbishtes, pse fëmija nuk ia vejnë veshin të folunit shqip, kurse e dinë se po ajo vet do t'i thohet e shtjellohet serbisht". Pastaj Migjeni vijon: "Nji cilsi të fëmive jo të lavdrueshme në pikëpamje të formimit të karakterit, kjo asht pretenza të padisin shoqishojnë për asgjesend" dhe tregon se kundër këtij “korupcioni fëminuer, personeli mësimuer ka veprue me sukses".

Në mbyllje të informacionit të tij, Migjeni shënon se, për të pasë sukses në këtë punë, kërkohen mjete mësimi me numër të mjaftueshëm dhe të tërhiqen fëmijë në shkollën e Vrakës dhe nga katundet Shtoj i Ri e Shtoj i Vjetër:  "e në këtë mënyrë, ky ndërlikim gjuhe dhe mentaliteti kish me ba të veden". Gjithashtu, propozon se duhet " një ndërtesë ma e madhe dhe me vend ma të përshtatshëm".

(AQSH i RSH,Fondi MA, 1934, D.131, f.118-119 )

5.

Me shkresën nr.20, datë 8 qershor l934, mësuesi  Millosh Nikolla e informon Inspektorinë e Arsimit në Shkodër, nga shkolla e Vrakës ku shërbente,për nxënësit e klasave të ndryshme. Kështu, në klasën e parë: regjistruar - 77, të rregullt-27, kaluan-l0; në klasën e dytë: l9-6-4; në klasën e tretë: l3-7-4; në klasën e katërt: 11-1,-,-; në klasën e pestë: l5-5-5. Aty shënon se: në klasën e parë ishte mësuese Sofije Kushi, në klasën e dytë- Dhimitër Kushi e në të tjerat- M.Nikolla: " puna e të cilit- në përdorimin e sa ma të haptë të gjuhës shtetnore nga ana e nxansvet- asht përfundue me sukses".

Po në këtë shkresë, M.Nikolla (Migjeni) tregon se regjistrimet janë bërë më l8 shtator dhe mësimet filluan më 25 shtator l933. Në pikën 1 ankohet për zvogëlimin e numrit të nxënësve, nga shkaku i shpërnguljes së prindërve në Jugosllavi. Ndërsa në pikën 6 shënon: "Gjendja e ndërtesës nuk asht e pëlqyeshme". Kërkon të ketë dhe mjete mësimi, që mungojnë.Në fund shënon se për "javën e drunit" janë hapur gopa, por kanë mbetur ashtu, pasi nuk janë dërguar fidanët e kërkuar!...

( AQSH i RSH, MA, l934, D.131, f.120-121 )

Shënimi im:

Këto dokumente, pa ndonjë koment të veçantë, për jetën dhe veprën e mësuesit dhe Poetit tonë të madh Kombëtar, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), kur ai ishte mësues në Vrakë të Shkodrës, i kam nxjerrë vite më parë, nga Arkivi Qendror Shtetëror i RSH-së, për përdorim vetjak. Siç e shihet, sipas rregullave arkivore të asaj kohe, vetëm një pjesë e origjinalit është venë në thonjza. Pjesa tjetër është sqaruar nga ana ime, duke i qëndruar saktësisht përmbajtjes së origjinalit të dokumentit.

Tiranë, 20 gusht 2013

 

 

Sokol Demaku: LIBRI I DËSHMISË SONË TË SHUMANSHME MBI FUNKSIONIMIN E SHKOLLËS SHQIPE NË MËRGATË

Sokol Demaku:

LIBRI I DËSHMISË SONË TË SHUMANSHME MBI FUNKSIONIMIN E SHKOLLËS SHQIPE NË MËRGATË


Fetah Bahtiri: "DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, LIBËR DOKUMENTAR PËR SHKOLLËN SHQIPE NË STREHIMOREN SVENSHÖGEN, SUEDI, 1991 – 1994"


Libri “DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, Libër dokumentar për shkollën shqipe në Strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991 - 1994", është një vepër me shkrime autoriale dhe dokumentare nga përvoja e vetë autorit Fetah Bahtiri, siç e thotë edhe titulli, në të cilin përfshen shkrime, studime dhe dokumente që u kushtohen punës dhe arsimit në mërgatë, si dhe punës dhe angazhimit e sakrificës së mësuesve, prindërve dhe nxënësve shqiptarë.
Libri është botuar në nderim të 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, me botues Shoqatën e Shkrimatrëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi, Papa Klementi i XI Albani.

Libri është vlera më e madhe e njeriut. Pa libër, si pa sy, e të jesh pa sy në ditët e sotme nuk është edhe aq lehtë, pra si pa miqësi në mes njerëzve, sikur pa krah mes zogjëve, kjo shprehje është dëgjuar dhe ka qenë e përhershme në popullin tonëtë shtypur me shekuj. Kur, njeriu ka librin, atëherë ai është më i pasur me dije. Nuk ka pasuri më të madhe për njeriun se libri, kjo është një e thënë e kahmotshme e cila dhe sot është aktuale por, athua e kuptojmë të gjithë ashtu si duhet. E në bazë të kësaj na del se libri nuk e urren  njeriun, por ka njerëz që e urrejnë librin. Libri dokumentar është një histori në vete. E thotë të vërteta e jetës.

Ky libër dokumentar është më i rëndësishëm se sa një vepër artistike. Aty flasin faktet, ngjarjet, momentet, kohët, fotot, raportet, shënimet, ditarët, por flasin edhe dokumentet tjera, të cilat e bëjnë librin të fortë dhe të qëndrueshëm. Këto janë dokumente te cilat janë ruajtur nga vetë autori gjatë kohës së punës së tij si mësues së pari në vendstrehimet e shqipatrëve në Suedi e pasatj edhe gjatë kohës kur ai punon si mësues i rregullut i gjuhës amtare në mërgatë.

E duke u nisur nga një e dhënë preznete në kohën e mërgimit të shqiptarëve në mënyrë masovike nga dhuna sistematike, edhe shkolla ka rëndësinë dhe vendin e vet, prandaj,çdo klasë apo shkollë shqipe e hapur në mërgim ishte dhe edhe sot është në shërbim të atdheut. Shkolla shqipe nëpër shekuj është ngritur mbi një sakrificë sublime, por edhe mbi një krenari kombëtare, e kjo ka qenë prezente që nga dita e marrjes së rrugës së mërgimit të mijëra e mijëra shqiptarëve. Në të vërtetë, mezazhi kryesor i këtij libri është: në kohën kur pushtuesi barbar serb në Kosovë i mbyllte shkollat në gjuhën shqipe, në mërgatë hapeshin dhe lulëzonin këto shkolla, falë largpamësve dhe intelektualëve tanë të kalibrit të një Fetah Bahtiri, e që frymonin këtu. Qëllimi kryesor ishte që fëmijëve tanë në mërgim  t`u jepet dritë, t`u ofrohet ngrohtësi dhe ata të ushqehen me optimizmin për jetë, opër të ardhmen, për lirinë dhe çlirimin nga zgjedha serbosllave.

Kur jemi te libri dokumentar i Fetah Bahtirit, në të cilin në çdo shkronjë gjejmë dhe hasim të flitet për shkollën shqipe në mërgim, duhet të kemi parasyshë mësuesin Fetah, autorin e dokumentarit, i cili në mërgim nuk është vetëm mësues, është edhe prind, ndihmon nxënësin të mos i mungojë drita e dijes jo vetëm në vendin e strehuar, por edhe më tej edhe sot e kësaj dite. Sipas autorit misioni i mësuesit në mërgim është i shenjtë, ndërsa dijedhënia është fisnikëri.

Mësuesi që është në lartësinë e detyrës së tij ruan me fanatizëm gjithë atë çka ai vetë ka servuar për nxënësït e tij së pari, pasatj për bashkëkombësit, të cilëve u vjen në ndihmë në çdo moment dhe në çdo aspekt e këtu do vërejmë se mësues Fetahu secilin pohim e përshkruan me modesti dhe fakte konkrete, me dokumente të skanuara dhe fotografi orgjinale nga secila kohë kur bëhet përshkrimi i ngjarjeve dhe veprimeve e angazhimeve.

Dua të them se njerëzit që lexojnë, komunikojnë dhe shkruajnë, që kanë në memoriet e tyre një kapital të fortë dhe të shëndoshë janë një antologji në vete, kur kemi të bëjmë me çështjen kombëtare.  Në ditët e sotme  kemi  plot artikujt dhe libra të botuara, e që janë një thesar me vlerë në këtë drejtim, ku edhe dokumentari i Fetah Bahtirt sa vjen dhe e pasuron këtë thesar të mërgatës sonë.

Veprat e tilla do jenë një  frymëzim për gjenerata të tëra pasardhësish. Ky Dokumentar është një shembull për gjeneratat e reja, për ta vazhduar imazhin tonë pozitiv në botë, që të mos ndërpriten asnjëherë urat e miqësisë kulturore ndërmjet popujve si vlera të vjetra me vlerë të kombit tonë.

Çdo shkrim, dokumentim, fotografi, skicë, ditar pune, listë emrash të nxënësve të botuar janë vlera mbi vlera, janë dokumente të cilat flasin dhe do mbesin në kujtesën e atyre që përjetuan mërgimin, por do të jenë edhe një udhërrëfyes për ata të cilët do ta vazhdojnë jetën në vendet të cilat përshkruhen në dokumentar.  Ato thesare të shkollës shqipe në mërgatë, janë krenari e nxënësve, mësuesve të cilët me vullnetin dhe sakrificëne  e tyre e bënë të gjallë mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë. Kështu krijohet respekti, kështu shprehet krenaria dhe fitohet respekti dhe mbështetja.

Fetah Bahtiri me këtë vepër argumenton se është zëdhenës i shkollës shqipe në diasporë, është prezentuesi i kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë. Ështe ai i cili vuri bashkëpunimi kulturor midis dy vendeve, është ai i cili së bashku me nxënësit e tij rrëmbeu zemrat e mikëpritësve suedezë dhe realizoi idelain e tij që edhe fëmijët shqiptarë t`i mësojnë shkronjat në gjuhën e tyre, të këndojnë në gjuhën e  tyre.

Autori në mënyrë kronologjike na paraqet ngjarjet që  nga koha e ikjes masive të shqiptarëve nga Kosova në vitin 1990 dhe vendosjen e etyre në strehimoret në Suedi. Konkretisht ai ndalet në strehimoren e Svenshögen në krahinën perëndimore të Suedisë, ku edhe ai do jetë me familjen e tij. Këtu, pra, është zanafilla e gjithë asaj që na paraqitet në këtë libër dokumentar të Fetah Bahtirit. Është viti 1991 kur për herë të parë fillon edhe mësimin në shqip në këtë strehimore me mësues Fetahun. Përshkrime bindëse, përshkrime të cilat me argumente na rrëfejnë jetën e ardhacakëve të rinj përmes fotografive në klasë, në aktivitete kulturore, takimet me prindër. Autori nuk le pa përmendur këtu edhe ndihmën e shtetit suedez në këtë drejtim. Autori do na pasqyrojë ditarët e punës, listat e nxënësve, ftesat për mbledhje prindësh, po edhe lajmërimet e ndryshme dhe ftesat për festat e komunitetit shqiptar në strehimore. Por, autori do të vazhdojë me prezentimin e punës së këtij komuniteti dhe lidhjet e krijuara me vendësit suedezë si dhe autoritet e arsimit për ndihmë shkollës shqipe këtu.

Sa mund të kuptojë lexuesi nga përmbajtja e librit dokumentar të Fetah Bahtirit, ”Dritë, ngrohtësi, optimizëm”, njeriu vjen deri te një konkludim me siguri shumë të arsyeshëm dhe bindës, se autori është një ndër ata të pakët që posedon një ”Arkiv”, i cili do të jetë një burim frymëzimi dhe një argument i qëndresës së populit tonë dhe realizimit të aspiratave shekullore për liri e pavarësi. Ky libër do jetë një udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme se si duhet ruajtur gjuha, kultura dhe tradita në mërgatë. Duhet të jetë një dritare për një vazhdimësi edhe në të ardhmen në mënyrë që tradita, gjuha dhe kultura të jenë prioritare për të gjitha gjeneratat edhe në të ardhmen.

Për kompletimin e këtij shkrimi për këtë vepër të rëndësishme dhe për portretin e mësuesit, pedagogut, poetit Fetah Bahtiri, po e japim edhe një fragment nga Pasthënia e librit ku autori thotë:

"Posaçërisht jam i lumtur që gjatë viteve 1991 – 1994 nuk ka pasur asnjë, po përsëris, asnjë fëmijë shqiptar në strehimoren Svenshögen që nuk e ka ditur përmendësh Himnin e Flamurit Shqiptar.

Jam i gëzuar që kam pasur mundësi t`u ndihmojë e t`u shërbej fëmijëve të popullit tim, e në këtë mënyrë edhe atdheut tim.

Kësi shërbimi popullit dhe atdheut tim në Suedi i kanë bërë me qindra bashkatdhetarë të tjerë, mësues vullnetarë dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri”, Dega në Suedi në krye me Bedri Pacin.

 

Prandaj, ky dokumentar i dedikohet pikërisht atij batalioni të mësuesve shqiptarë të cilët vullnetarisht punuan me vite të tëra me fëmijët tanë anembanë Suedisë, ruajtën gjuhën, histoirinë e kulturën tonë dhe shpërndanë dritë, ngrohtësi e optimizëm për atdheun, për jetën dhe për të ardhmen."

 

Rovena VATA:“Ngjarja e treguar apo situatë e përjetuar”

Nga: Dr. Rovena VATA


“Ngjarja e treguar apo situatë e përjetuar”?!!!........................

Përderisa imagjinata e ka krijuar botën, është ajo që e udhëheq atë. Kjo shprehje që shpesh e hasim në faqet e literaturave e shkruar nga personalitete të kulturës dhe artit na jep shkas të interpretojmë edhe mbi librin me tregime të shkrimtarit të talentuar të qytetit të Vlorës z. Pali Shtembari.

Libri me tregime “Idil arbëror”, i shkrimtarit Pali Shtembari i referohet lexuesëve nga shtëpia botuese ADA, me redaktore Ledi Shtembarin, Tiranë 2013.


“Eh…pushtues të shumtë në numër shkrehën armët e tyre të rënda në drejtim të kullave-kala, rënuan tek-tuk pjesë nga muret e tyre të trashë, mirëpo, si gjithnjë ato vazhdojnë të lartohen hijerënda, të papushtueshme. Me mijëra halldupë vërshuan drejt tokës arbërore të shuanin me zjarr valët e kryengritjeve, mirëpo, pas betejave të përgjakshme, ata ktheheshin pas me turp, të egërsuar si bisha, kurrsësi të lodhur për të nisur një dyndje të re mizore. Pushtues, harroni historinë! Popullin shqiptar e ka sakatosur barbaria e pushtuesit, por kurrë, kurrë nuk ia kanë shkulur rrënjët nga trote e veta”, kështu e nis autori librin e tij me tregime.

Në çdo kohë për autorin libri konsiderohet krijesa e tij dhe i tillë mbetet deri në fund dhe këtë ndjesi e jep mjeshtëria e artit të të shprehurit. Arti në përgjithësi dhe letërsia në veçanti janë botë e imagjinimit dhe botë imagjinare në vetvete. Kur letërsia buron në imagjinatë atëherë ajo ngihet mbi imagjinimin e autorit/subjektit krijues i cili pastaj me anë të shkrimit e objektivon atë imagjinatë dhe krijon botën imagjinare apo “botë-besimin”.

Letërsia është ftesë e autorit që na fton në botën e tij të imagjinuar, në njejtën gjë bën edhe autori i këtij libri i cili gjatë leximit të duket sikur të thotë: Ju ftoi të imagjinoni botëm time.

Ky libër ka rreth 33 tregime, koha dhe vendi i ngjarjes shpesh herë është i përcaktuar duke na lënë kështu në kufitë e realës dhe irealës, imagjinatës dhe iluzioni.

“Ndiqja në heshtje time shoqe tek më ankohej së tashmë përjetonte dhimbje koke si dhe rrahje të shpeshta të zemrës të cilat nuk kishin shqetësuar më parë, pas vizitës që i’bë tek neurologu sipas tij, këto shqetësime nuk do të zgjatnin në kohë, pasi ishin pjellë e ndonjë stresi që e ngacmonte së brendshmi. Ndërsa unë tashmë ndihem pre i një psikologjie të shpërbërë të një vrasësi, kur gjendet ballë hasmit të vet, për ta larguar pa dhe dy nga kjo jetë”.

Tregimet shpalosin anën më të errëta të natyrës njerëzore, të pushtetit, të prapaskenave të vrasjeve, vjedhje dhe trafikimeve për të mitur apo femra në moshë të tëpër të re. “Shpejt kuptova se isha bërë pre e një kurthi trafikantësh të paskrupullt, në të cilin, femra ndihet tejet e pafuqishme t’i bëj ballë… shëndërohet kështu në një “leckë plehërash”, kur!............................

Me ato të përmendin disa nga titujt e tregimeve të këtij libri si: “Më fal, babi”, “Diktatori dhe pastruesja”, “Çika”, “Kasollja varrezë”, “Armiku përballë”, “Vrasës me një gotë”, “Fëmija që qante pranë portit”, “Gjurma e gishtit”, “Vrasësi i poetit”.

Tregimi “Vrasja e poetit” është një kujtim për poetin Trifon Xhagjika ku autori shprehet se ky ishte një tregim i jetuar, “Më kanë mallkuar ndaj edhe unë kërkoj nga dita në ditë një lajmërim për vdekjen time” shprehet autori për poetin në fjalë.

Vlorë dhe bregdeti i saj shpresh na del pothuajse në çdo shfletim të tregimeve të këtij autori. Në tregimin “Diktatori dhe pastruesja” përshkruhet hapësira e rivierës shqiptare me gjithë thesaret që u servis secilit prej nesh kur shpreh se “Për ardhjen me pushime në Vlorë, në këtë vilë lartuar mbi shkëmbinj që binin thikë mbi det, nën një gjelbërim pishash të mocme, thuajse ishte njoftuar krejt kolektivi, ndaj dhe ishin bërë sëmiri krejt përgatitjet që Ai dhe shoqja N të kalonin pushimet pa ndjerë ndonjë shqetësim prej nesh”. Ose në rastet kur jepet e përcaktuar hapësira e zhvillimit të ngjarjeve…. “Duke ndjekur në heshtje dhe gjithë kënaqësi pamjen që merrte ballë nesh bregdeti, sidomos gadishulli i Karaburunit dhe në vecanti ai i ishullit të Sazanit”.

Më anë të këtij libri autori në fjalë na rikujton edhe njëherë, rëndësinë e kohës së jetuar dhe ndjesitë që po njeriu jeton brenda ngjarjës së treguar. Duke jetuar dhe përjetuar situata në mes dy sistemeve arrin deri në brendësi të subkoishencës njerëzore si në rastin kur autori shkruan: “Unë erdha tek ty përpos një njoftimi që ke bërë në media se kërkon të punësosh, veç stafit të ndërtimit edhe një arkitekte. Ndaj unë mora udhën gjer tek ti, për të punësuar vajzën si arkitekte…… bëra të çohesha sërishmi për të ikur, gjinjë i ndjerë pishman me vetveten që kisha marrë udhën gjer këtu për të punësuar time bijë…kur në shtet, persona të korruptuar më kërkonin dy apo tri milionë”.

Esperimenti komunist për tjetërsimin e shpirti të kombit në emrin e diktaturës së proletariatit natyrisht arriti në përmasa të frikshme pasi tentoi shpërlarjen e trurit njerëzor, ku autori në librin e tij shprehet: “Thonë për dose, për hapjen e tyre… një vrimë në ujë dhe aq. Pse, do të thuash ti? Sepse ai sistem bëri atë: i ngjyrosi të gjithë, përjashto të burgosurit dhe një pjesë që…..”.

Ky libër nuk është thjesht sa për të rrëfyër një copë jete krejt të pafajshmë. Ky libër me tregime është një zë që kërkon mbrojtje dhe respekt ndaj individit që ishte gjithë kohën i përgjuar deri në festat ngushtësisht familjare të ditëlindjeve. Është një pasqyrë e një shoqërie ku hapur dhe ditën për diell përgjohej jeta private e çdokujt si një gjë morale dhe brenda normave të realizmit socialist të kohës.

Mendësia e konfliktit të përjetshëm: i së mirës dhe të keqes, ku njerëzit mbahen në armiqësi, ishte një mënyrë motivimi i njerëzve për t’i bërë ata politik e shërbëtorë të diktaturës.

Autori mjeshtërisht i rindërton një skenë që lexuesit të kualifikuar i kujton amfiteatrot e lashtë, futja e sallës së aktiviteteve argëtuese, vendi ku përplasen me intensitetin më të lartë mimica e pjesëmarrësve me britmat nën zë.

Gjatë leximit të librit të terheq vëmëndjen përzgjedhja që autori i bën fjalorit me të cilin shprehet letrarisht si në rastet: sinjalet, alarmi ushtarak, izolimi ushtarak, ushtarët efektiv, kolektivizmi, brigada, pushteti, vija e masave, urdhërat, partia, reparti, derë e hekurt, uniformë, kuvend, krah politik, seancat etj.

Konfliktin autori e gjeneron me stilema të ngjarjes. Në disa tregime si, autori ndërton një tekst në kontekst metaforik, që nga termat që përdor të përgatisin për një situatë policeske hetimi të mende dhe ndenjave të personazheve.

Sulmi psikologjik ndaj indivisi jepet haptas të tregimi “Diktatori dhe pastruesja”, sidomos neve femrave, kryesisht pastruese në këtë vilë të veçantë me emër, kur quhej VILA NUMËR NJË, ndiheshim brenda vetes tejet të zena në ankth, në se do t’i shërbenim si duhej çiftit apo jo, sepse ndryshe… përjetonim ngasjen e keqe të një fëmije kur i futet diçkaje pa e njohur atë, kur… edhe pse vizita e tyre bëhej shpesh, në gjithësesi ndiheshim të zëna në ankth!....

Personzhe anonime, vetem me shkronjën e parë nistore të emrit si tregimin “Diktatori dhe pastruesja” me personazhet si: shoqja N, Ai, shoku L. “Pasi hodhi qetas vështrimin përreth Ai u përqendrua për një kohë në drejtim të detit, ndoshta duke harruar se përbri vetes kishte shoqen N…..”..........

“Shoku L…. drejtori i kësaj vile, u gjënd në çast pranë nesh. Tashmë, ai nuk bënte vërejtje si më parë, kurrë më thoshte ashpër se harxhoja shumë ilaç për të larë enët, sepse ndoshta kishte frikë se mos shoqja N ankohej se ndjente ngacmime gastrike. Shoku L mblodhi urgjent krejt kolektivin. Mendoja se do na falënderonte për sa kishim bërë që çifti të ndihesh sëmiri gjatë pushimeve”.

Personazhet e tregimeve të këtij libri japin pasqyrimin e idealizuar të aktualitetit shoqëror, janë heronj me pamjen e tyre, me gjestin dhe mendimin që ata përcjellin në gjithë veprën.

Personazhet e këtyre tregimeve japin pamjen e realiteit të realizmit socialist, bëjnë veprimin, shprehin ndjenjën dhe tregojnë mendimin e tyre rreth punëve, çështjeve, situatave dhe ideve në të cilat mund të shfaqet i plotë heroizmi i tyre.

Ata realizohen, në punë për ndërtimin dhe për shndërrimin material dhe kulturor të vendit, në luftë për mbrojtjen e atdheut dhe në propagandën për ruajtjen e vlerave ideologjike. Këto janë personazhe që kanë, tri dashuri të mëdha: dashurinë ndaj punës, dashurinë ndaj partisë dhe dashurinë ndaj ideologjisë shprehet Rexhep Qosja në veprën e tij Tri mënyra të shkrimit shqip.

Tema historike është një prej temave që e hasim në tregimet e shkrimtarit si në rastin e tregimit. Në rastin e tregimit “Ismail Kadare dhe konia e mbretit Jorgos”, figura historike e Ismail Qemalit na jepet jo vetëm si vendita në çështjet vendore dhe ato historike, por edhe mënyrën e sjelljes së tij në lidhje me shtetet europiane duke e nisur rrugëtimin e historisë shqiptare si një ëndërr dhe me punë dhe diplomaci ta kthejë në një datë historike duke qëndruar në krye të firmëtarave shekullorë, apo te tregimi: “Dita e fundit e mbretërimit”, ku flet me figura letrare dhe sfidon çdo kohë kur autori shpreh këtë ide në këtë figurë: “Mbreti zbriti shkallët i kaplluar në vetvete si rrallëherë nga një gjendje shpirtërore tejet e rënduar. Pas pak ai u gjend në hollin poshtë, ku zakonisht bëhej pritja e njerëzve të vecatë, sidomos e të huajave”.

“Udhëtimi im nëpër Europë ka vetëm një qëllim: një sahat e më parë të krijojmë një shtet të pavarur shqipëtar!.. megjithatë, edhe pse pranë kam tim bir, në çdo kohë, pas vetes ndjej thikën, thikën që mund të më ngulet edhe nga bashkëkombas të mij, siç është Toptani, i cili paska lënë për një kohë xhandarmërinë në Janinë dhe është gjendur në Vlorë, duke shpifur atje se unë jam bërë vegël e grekut. Gjë e pështirë për të. Harron, harron Toptani se tashmë ka ardhur koha që ne arbori të bëhemi zot të vetes, pavarësisht se të cilës feje ndihemi për të hedhur poshtë sa më parë dushmanin turk! Apo dhe “grabitësit” grek, që!”.

 

Pafajësia shpesh bëhet peng i zhgënjimit, kur ai serviret “I pudrosur”.

 

Sokol Demaku: KJO BOTË NUK ËSHTË E PËRJETSHME, PRANDAJ JEPI VLERË E KUPTIM CDO DITË

Sokol Demaku

Këto ditë doli nga shtypi libri i  shkrimtares së re nga Kuçova, Dhurata Lezo,”30 vjet lumturi”.

KJO BOTË NUK ËSHTË E PËRJETSHME, PRANDAJ JEPI VLERË E KUPTIM CDO DITË

-këtë filozofi lexuesi do e gjejë në librin e saj me të ri “30 vjet lumturi”, botoj shtëpia botuese Milosao-Gjirokastër


Jeta e lumtur, dashuria dhe idili në jetë ruajnë kujtimet më të bukura në jetën e njeriut qoftë edhe nga rinia e hershme. Shkrimtarja e re Dhurata Ramadan Lezo me përvojën e saj krijuese ka sjellur për lexuesin tonë copëza jete të ruajtura në arkivin e saj, të cilat komunikojnë edhe sot me dëlirësi rinore me lexuesin kur kemi të bëjmë me jetën idilike, rinore të kohës në të cilën autorja ka jetuar dhe  ka ruajt dhe sot bart ngjarjet dhe prezenton tek lexuesi përmes  tregimeve të prezentuara në librin e saj më të ri me titull „30 vjet lumturi”. Të gjitha tregimet e shpalosura në këtë libër në vete kanë ruajtur momentet më  karakteristike të jetës rinore të shfaqur përmes tregimeve të shkruara thjeshtë dhe me plotë ndjenja rinore të vet autores.


Autorja e re, pra Dhurata Lezo, e cila për ne deri me tani ka qenë  njohur përmes botimeve aty këty të tregimeve të saja në të perditshme  nga më të ndryshmet, e ja tani edhe me tufën e  tregimeve të përmbledhura në vëllimin e saj „30 vjet lumturi” përmes këtyre tregimeve ajo të kthen në tërërsinë e kësaj bote, në retrospektivën idilike, që nuk ka përfundim.

Dashuria mund të ketë  ndryshim në shfaqjen e saj, por si përjetim e ndjenjë gjithmonë të rrëmben, është ajo cka shumë poet por edhe shkrimtar i ngriten lapidar në shkrimet e tyre, e një gjë të till do e gjejmë edhe tek shumë tergime në këtë vëllim. Në  këtë botë vjen ndnjenja e kënaqësive rinore përmes përjetimeve të ruajtura në thellësi të shpirtit dhe të arkivuara në arka të helmetuara të cilat se vështirë do lejojnë që dicka të humbas, do ruhet e lexohet me kujdes kjo kujtesë e shprehur me filozifin e autorës dhe me ndjenjen e saj pesimiste te jetës por që në fund të fundit autorja shef një dritë e që edhe ia ngorhë zemren dhe shpritin. Ndnjena e shfaqur nuk pasqyron vetëm dashurinë e dy të rinjve, ajo ngreh  në lartësi  përjetimin si objektivë të asaj periudhe e cial ruhet thellë në shpirtin rinor me të gjitha dallgët e pengesave që vinin nga koha e përjetuar për të gjithë të rinjtë, ajo kohë e cila ndoshta ishte paksa jo e zakont. Por nese njeriu analizon si edhe autorja nuk ka fuqi që mund ta betonojë në pengesa këtë dashuri të sinqertë.  Dhe këtë lexuesi do e ndjej përmes leximit të tergimeve të së resë Dhurata. Do bindet lexuesi përmes këtyre perjetimeve të autores e shprehur në rrefimet e saj se të rinjtë, kur dashurohen ata magjepsin tërë ambientin.

E autorja në tergim e saj „Atje ku mban trupi” thotë:

A mund të betoheshe për dashuri të përjetshme në një botë kur cdo gjë qe e përkohshme, kur mbaronte së ekzistuari njeriu, qoftë edhe në mendjen e tjetrit, pastaj, ai tjetri, për një gtimë kohe, vazhdonte të shpresonte qoftë edhe me një shåresë të turbullt.


Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se e reja Dhurata Lezo shkruan me ndjenjën e dinjitetit personal duke prezentua ate çka ajo ndjen dhe mabanë në shpirtin e saj dhe me një stil të veçantë bënë përshkrim të gjithanshëm të gjërave të thjeshta e të bukura që njeriu përjeton në jetën e tij, por nuk mungon as ana tjetër e medlajes pra edhe vujatja, hidhërimi, sepse autorja është vetë ajo që në shpirt përjetoj këto çaste edhe hareje edhe deshprimi.

Dhe shton se:

Ai mall, që, po të të braktiste, kishte rrezik të mos i duhesh askujt.

Të njohësh, të përjetosh, dashurinë, duhet të jesh me mendje e shpirt me tregimet e saj në librin ”30 vjet lumturi”, por duhet ta them edhe këtë se fillozofija e shprehur në këto tregime është aq e fortë sa që lexuesi duhet koncentrim gjatë leximit dhe se me siguri cdo  tregim do ta  rilexoj disa herë.

Para nesh kemi një autore që i jep rëndësi filozofisë moderne të  të menduarit për jetën dhe dashurinë duke patur si personazh qëndror ne tregimet e saja dashurinë, relacionet mes të rinjëve dhe ndjenjat e shprehura në këtë aspekt e ku ajo thtë.

Dashuria, ajo e plota, e madhërishmja tragjikisht, s`egzistonte, ose, ose s`kuptohej për besë!

Pra kjo është ajo ana  filozofike e të menduarit dhe të shprehurit të ndnjenjes dhe asaj cka njeriu mban në shpirtine  tij. Folozofija e jetës ka kuptimin e  plotë në tregimet  e Dhuratës. Ate lexuesi e ndjenë në komponim dhe me metaforën e përdorurë për mrekulli nga autorja pothuaj në të gjitha tregimet e këtij vëllimi. E hasim këtë pothuaj në shumicën e poezive të këtij vëllimi.

Autorja i qaset jetës shpirt hapur, me entuziazëm të pashoq e këtë e vërejmë tek tregimi “Varrosja e lumturisë”. Qëndrimet janë kufizime, ashtu si autorja i pranon kufizimet në shijimin e jetës, në përvojën, në jetë dhe filozofin e jetës, në vuajtjet, në ato vuatje që dashuria i sjellë cdo të riu. Ku autorja thotë:

Si një zjarr i vockël digjeshin dëshirat e mia të topitura nëpër natën vetmitare aq sa s`qe zor të më treteshin një ditë ndër duar. Pastaj u binda, nbase ashto kotazi, se ëndërrat ishin mashtruese me plot kuptimin e vërtetë të fjalës, se në jetë dashuria s`ishte kurrë aq e përsosur, pa gabime brutale të pafalshme e pendimsjellëse.

Intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret. Jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë, kjo është një qasje reale e jetës e asaj cka njeriu ka në mendje dhe ndjen në vetëvete. Mirepo autorja shprehë pesimizmin e saj për jetën përmes tregimit të saj „Kohë që vdiste” kur thotë:

Kishte mendua se lumturia qe gjendje mendore!

Jeta jonë është e mbushur me befasi, është një histori në vete, është një sprovë, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë në jetë sepse atëhere edhe jeta humbë qellimin. Mendimet filozofike për jetën janë të lidhura aq ngusht me religjionin dhe njeriu i ndjenj aq sa që njeriu do konkludoj në këtë se fillimi i mençurisë është frika ndaj Zotit dhe frika ndaj fjalës. E autorja e tregimit „Kohë që vdiste”thotë se Bibla thekson:

Prisnin një ditë kur frika nuk do ua grryente më shpirtin dhe do merrnin frymë lirshëm. Jezusi thotë se secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet. Njeriut i duhej shpresë, gëzim, qeshje. Për shkak të përendisë ishim në jetë, permes rrebeshit të saj, lodhjes së mendimit.

Vazhdojmë me ecjet e leximit, vazhdojmë me bezdisjet  e autores nepër tregimet e saja, pra autorës në shëtitje pa e larguar asnjëherë shikimin nga ngjarjet magjepse, dashuria, famililja,vuajtjet në vend të huaj, nëpërkëmbjet.  Por si duket autorja është pakëz sa e ndrojtur dhe e prekur nga kjo, sepse na shpreh një pesimizëm të saj. Në përshtypje të parë të duket kjo një gjendje humbjeje. Në një moment mundohet ta kapë këtë madhështi, dhe se ia arrinë ta paraqes ashtu si ajo e ndjenë në shpirt gjendjen e saj, ndjenjen e miqesisë dhe humanizmit të shpirtit. Por nuk është e lehtë jeta. Gjithçka e bukur është vështirë të pasqyrohet ashtu siç është në esencë dhe ajo në tregim e saj nga edhe vet libri merrë titullin “30 vjet lumturi” thot:

Kjo botë nuk është e përjetshme, prandaj jepi vlerë e kuptim cdo ditë!


Por autorja e këtyre copëzave dashurie mendon dhe shkon më tutje me filozofin e  saj dhe shton:

Disa lloj dashurie i kishte refuzuar vetem per te provuar magjine e largeses. Ishin te destinuara te te mbanin te gozhduar pas. Jeta, vazhdonte, te tjeret lumturoheshin, kurse ti, ngeleshe me koken kthyer pas. Kishe kaq raste ku mund te perkushtoheshe, te dashuroheshe e te dashuroje...por, nderkohe, e kishe bere zgjedhjen...te ishe perjetesisht e TIJA. Vetem ate te gjente, s'do te qetesohej kurre. "Sa te thjeshta e te nderlikuara qene gjerrat nganjehere!Puna ishte te gjeje njeriun e zemres. Po e kerkonte e do e kerkonte deri ne perjetesi. .....Ti, i thyen te gjitha ligjet e normat...Ti je kulmi i krijimtarise letrare, pse jo, edhe fundi...Nje dashuri e plotesuar. C'tjeter mund te donte njeriu ne jete po te kishte ATE? Vetem me te, mund te provoje dridhje gjunjsh, stomaku e zemre...Djali i mrekullive tek i cili s'kishte asnje te mete, djali i perkryerjeve, i vetmi gezim, i vetmi shtrenjtesi....qe e shtynte ne dliresi. Djali pa emer,i jetes se saj...i humbjes....nga  ”30 VJET LUMTURI”....

Qe e paperseritshme ajo kohe...sepse i kishe te dy, prinderit, plot 30 vjet lumturi, ndersa tani, te duhej t'i perballoje te gjitha vetem. Dhe kish kaq shume skena para syve qe i gervishtnin plaget. Portrete qe shuheshin, shtepi qe s'do shikonte me dy njerez te dashur, deshira te paplotesuara, pengje te lene gjysem...I kishte humbur e s'dinte ku t'i gjente, nuk dinte c'bente ne kete dynja.Si te vinte ajo ne shtepi tani e te mos e priste kush?Si rronte valle kjo zemer, s'i bente pa perqafimin e mamase, pa doren e bukur te te atit, kur shkruante ne bllokun e shenimeve te tre emrat e tyre....NJE LIDHJE E PERJETSHME. Me nje thirrje qe nuk degjohej , por, as shuhej brenda shpirtit...PRINDERIT....tere jeta e saj.

Dhurata Ramadan Lezo na vjen me krijimtartin e saj si një dhuratë lexusit i cili nuk mund të ndahet se lexuari terë vellimin edhe pse në te ka tregime të ndryshme, por kur se lexuari fillon i duket se ngjarjet janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën e dhe atëhere ato bëhen edhe më te lexueshme dhe interesante.

Krijimtaria e saj shprehë optimizëm, filozofinë e jetës dhe dashurinë ndaj njeriut e këto ne mund ti quajmë edhe parimet elementare në krijimtarinë e saj.

TAKIM PAS VITESH....Shikoje nje njeri qe dikur e kishe hyjnizuar, e, s'ndjeje gje me. E shumta, vetem mall i perzier me dhimbje per kohet qe kishin ikur. E vetmja qe i rezistonte kohes, ishte lidhja me prinderit. Ajo, s'shuhej, behej me e prekshme deri ne kocke.
E dinte se letersia e kishte fajin, ARTI I SE BUKURES, qe u vishte nje drite magjie.

DASHURI NE XHAM...Koha, ikte e shkonte e njerezit, s'mbeteshin ne vend. Vec kujtimi, i rezistonte asaj. Arrestim kohe, tha ajo e deshperuar. Dinte dhimbjen me keq se plaget qe jepnin kujtimet.

Por është shumë inetersant se në filozofinë e saj na paraqitet edhe besimi dhe  mos besimi në Zot, por kemi edhe ata të cilët janë të misheruar në te, ndërsa në anën tjetër vlerat morale kanë anën pozitive.

Sipas Biblës, frika ndaj Zotit është një koncept pozitiv, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës e këtë e thekson në disa prej tregimeve të saja edhe autorja e tufës së tergimeve ”30 vjet lumturi”

 


Faqe 11 nga 41

Newsflash

                       KONFERECNA RAJONALE E ARSIMIT KUKES - ARSIMI NA PERKET TE GJITHVE

Synime per rritje cilesore ne arsim

          Konferenca rajonale e arsimit me teme: - “Arsimi na perket te gjithve”, u mbajt ne qytetin e Kukesit me pjesmarrje te mesuesve, drejtoreve te arsimit te detyrueshem nentevjecar, drejtor gjimnazesh, perfaqesues te komunitetit, kryetar komunash e bashkise, drejtues te OJF-se, nga Kukesi,Hasi e Tropoja, si dhe prefekti i Qarkut te Kukesit z. Elez Maci, dhe Zevendes Ministri I Arsimit e Shkences z. Halit Shamata.

     Ne fillim perfaqesuesja e MASH-se Znj. Nina Gjoci, prezantoi qellimin e kesaj conference. Ajo u ndal ne punen qe duhet bere ne te ardhmen, per te rritur dhe edukuar nje brez te devotshem dhe te gatshem per te cuar vendin tone ne arritje me te larta.

     Drejtori I Drejtorise Rajonale te Kukesit z. Ylli Metalia, u ndal ne arritjet e arsimit ne KUkes, Has dhe Tropoje, duke theksuar per zhvillimin e arsimit sa me cilesor.

     Ne fjalen e Zevendes Ministri I Arsimit e Shkences z. Halit Shamata, solli pershendetjet e Ministrit te Arsimit e Shkences Prof. Dr. Myqerem Tafaj. Une e njoh shume mire qarkun e Kukesit, vijoi z. Halit Shamata, sepse detyren time si mesues e kam filluar ne nje fshat te qarkut te Kukesit, ku kam mbresa dhe kujtime shume te bukura, une ju kam ndjekur ne vijimesi dhe ne arritjet qe keni patur dhe per kete ju pergezoj.

      Ndersa Dr. Mexhit Hajdari, Drejtues I filjalit te Universitetit Shtetrore ne Kukes, theksoi vijueshmerine e cilesise se punimeve te reja ne kete fakultet te studenteve te pranuar nga Kukesi, Hasi, Tropoja, Puka, Peshkopia dhe nga Kosova kryesisht nga rrethinat e Prizerenit.

     Per teknologjine dhe informacionin Znj. Ardiana Sula perfaqesuese e MASH-it, dha nje kumtese me mjaft kompetence profesionale dhe shkencore.

    Znj. Dafina Cenaj ne kumtesen e saj u ndal ne funksionimin e financave dhe planifikimin buxhetor ne arsim, e cila u ndoq me mjaft vemendje nga pjesmarresit e kesaj konference.

    Znj. Albina Buci pati mjaft interes kumtesa e saj per projektet ne mesimdhenie.

    Ne fund te konferences folen per eksperiencen e tyre shume vjecare ne fushen e arsimit dhe te edukimit, perfaqesues te kominitetit te prinderve shembullor, mesues dhe drejtues shkollash, perfaqesues te pushtetit vendor nga Kukesi, Hasi e Tropoja.

Ibrahim Hajdarmataj