Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit

Sejdo Harka: Shkrimtari Viron Kona dhe miqtë e tij në Suedi

 

Shkrimtari Viron Kona dhe miqtë e tij në Suedi

Nga Sejdo  HARKA

Publicist


Në foto: Sejdo Harka

Shkrimtari dhe publicisti Viron Kona, ka vite që shquhet për një krijimtari të bollshme dhe cilësore. Deri tani ka botuar mbi 30 libra me tregime, novela, romane e shënime publicistike udhëtimi, për fëmijë e të rritur, që rrokin një problematikë sa të gjerë aq dhe të larmishme. Edhe pse ka botuar shumë vepra, përsëri, vazhdon të shkruajë e të shkruajë pa mbarim, sepse, siç thotë dhe vet, “kokën e ka plot me libra”.

Pasioni për të shkruar, përgjegjësia e lartë qytetare ndaj shoqërisë, për t’i përçuar asaj çdo gjë që di dhe mendon,  nevoja për të mundur stresin e hallet, bëjnë që shkrimtari Viron Kona t’i gdhijë netët para ekranit të kompjuterit, nën tingujt melodiozë të tastjerës, që zbardh  e zbardh faqe pambarim librash.  Është fitues i disa çmimeve në gjininë e tregimit dhe të novelës. Krijimtaria e tij ka filluar të flasë edhe në gjuhë të huaja.


Libri ”Eh, more Bubulino !”, në vitin 2011, u botua i përkthyer në Suedi. Për këtë arsye, V. Kona, është ftuar të vizitojë  këtë vend dy herë.

Gjatë mbrëmjes së promovimit të librit “Eh, more Bubulino !”


Në foto: Per Kettisen, duke i dhuruar shkrimtarit Viron Kona “Enciklopedinë e Borasit”,19 Maj 2011


Në bibliotekën e parashkollorëve Hasslehus Bibliotekë, Boras, Suedi, 18 maj 2011

Këto vizita dhe takimet e ngrohta me miqtë dhe kolegët e tij në në këtë vend, janë bërë frymëzim  pë të të shkruar librat publicistikë  me shënime udhëtimi dhe refleksione letrare ”Bukuri suedeze” dhe”Për ju miqtë e mi”. Në këto dy libra, shpalosen bukuritë e rralla të Suedisë  dhe veçanërisht ato të qyteteve  të saj të papërsëritshëm, Borasit, Goteborgut dhe Vimmberby. Këto shënime, sa letrare aq dhe  publicistike, janë sintezë e kulturës dhe historisë, e shpirtit dhe filozofisë, e ëndrrave dhe miqësisë së lashtë midis suedezëve dhe shqiptarëve. Megjithse shumë larg njeri-tjetrit, ata  i lidh, jo vetëm ora  dhe meridjani, por  edhe kultura e historia, edhe shpresa e liria, edhe heroizmi e trimëria ,edhe  besa e krenaria…

Protagonistët e këtyre shënimeve udhëtimi  janë suedezët dhe shqiptarët, njerëzit e punës dhe shkrimtarët, heronjtë dhe luftëtarët, poetët dhe gjuhëtarët, mësuesit dhe gazetarët, që me punën, dijet dhe shpirtin e tyre të madh , krijojnë ura lidhëse midis kombeve dhe kombësive të ndryshme. Në këto  vepra  gjen dhe elementë autobiografike. Vetëm nga fjalët që  miqtë e shokët e tij shprehin për personalitetin dhe krijimtarinë e Viron Konës, kupton se tek  kjo figurë  janë harmonizuar bukur dimensionet morale e shpirtërore me ato intelektuale e krijuese. Në qenien e tij janë mpleksur sinqeriteti dhe ndershmëria, talenti dhe përgjegjegjësia për të kryer çdo detyrë, sado e vështirë të jetë ajo. Dallgët e jetës e kanë përplasur herë në maja malesh e herë në pllaja të thepisura, herë në administratën e lartë të shtetit, e herë  si emigrant për të siguruar bukën e gojës. Por, nuk është ligështuar e gjunjëzuar kurrë. Kur bisedon me të nga afër, për një çast,  shqetësimet dhe hallet , t’i heq si me dorë.


Në foto:Viron Kona

Në buzëqeshjen dhe vështrimin e tij, lexon sinqeritetin dhe kthjelltësinë e mendimit; në fjalën e ngrohtë, dashurinë dhe respektin prej shoku e miku. Me një gotë raki përpara, ai të fut në fantazinë e tij krijuese. Të flet për naracionin  dhe, pa e kuptuar, të bën protagonist të tyre, të tregon për personazhet dhe të duket sikur të flet për njerëzit e tij më të dashur. Me fantazinë e tij krijuese, zbulon e krijon realitete të reja dhe karaktere të papërsëritshme. Shkul si me dorë hijet e botës së vjetër. Vret pasionet e këqia dhe ëndërrat e frikshme që mpijnë mendjen dhe shpirtin e njeriut të lirë, mbyll në bodrume veset dhe ligësitë e njeriut, konservon atdhedashurinë dhe besën, mbyt frikën dhe skllavërinë dhe ringjall ëndrrat e bukura e dashurinë. Me personazhë  të tillë si Bubulinoja, që rendin si Maratonomaku, me ëndrrën e lajmëtarit të një bote të re, herë në tokë e herë në planetët e tjera të Galaktikës, autori përçon mesazhe të ngrohta progresi dhe zvillimi, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për gjithë botën. Nëpërmjet heronjve të tillë,  ai përçon guxim e vendosmëri, vrull  e mençuri, forcë e dashuri, ëndrra të guximshme dhe  krenari, që burojnë nga shpirti i pastër dhe liridashës i popullit shqiptar. Me ëndrrat e Bubulinos në mendje dhe shpirt, V. Kona  nisi fluturimin e tij drejt Suedisë, sa të largët, aq edhe të afërt për shqiptarët. Ky fluturim, e bëri me krahë e miq shumë.

Arti dhe letërsia, ëndrra dhe fantazia, kultura dhe miqësia,  i ka lidhur ngushtë  këta shpirtra krijues, të cilët, si me daltën e skulptorit, gdhëndin shpirtin dhe këngën, gjuhën dhe ëndrrën e njerëzve të lirë. Miqtë e Vironit  në Suedi, janë sa të shumtë, aq edhe të rrallë. Ata janë suedezë dhe shqiptarë, gazetarë dhe shkrimtarë, mësues e dietarë, ndërtues dhe veprimtarë. Me ta ndan  gëzimet e shqetësimet dhe  bashkon  zemrat  e  ëndrrat, për një jetë më  të lirë e  të lumtur.

Një nga miqtë e tij më të mirë në Suedi është Ulmar Kvik, i cili është dashuruar shumë herët me Shqipërinë dhe shqiptarët. Tek kjo figurë,  lexuesi sheh portretin e albanologut dhe të dietarit shumplanësh, që e ndjen veten më shqiptar se shqiptarët, sepse, edhe gjuhën e historinë, edhe kulturën  e shoqërinë  shqiptare, e njeh dhe e kupton më mirë  se vet shqiptarët.


Duke u takuar me albanologun e njohur suedez Ulmar Kvik, prill 2012


Foto të kopertinave të librave “Bukuri suedeze”(2011)  dhe “Për Ju miqtë e mi”(2012).


Rektori Per Sjostrand duke marrë autograf nga Viron Kona.

krah të djathtë, redaktori i librit Sokol Demaku

Botim I gazetës “Boras Tidning”,19 maj 2o11

Në librat e tij për Shqipërinë ndjen forcën e rezistencës e të krenarisë shqiptare. Në ëndrrat e tij  sheh si zgjaten urat dhe duart e bardha të miqësisë  e të sinqeritetit, të zhvillimit e të progresit. Ndërsa në mendjen dhe shpirtin e tij sheh si lartësohen kultura dhe mençuria, mirënjohja dhe dashuria, besa dhe thjeshtësia…

Kvik shkruan për shqiptarët dhe e ndjen veten si ata, flet për dhimbjet e tyre dhe trishtohet, përshkruan heroizmin e këtij populli dhe entusiazmohet, zbulon lashtësinë  e bukurinë e rrallë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare dhe elektrizohet sikur të ishte bir i këtij vendi. Për Ulmar Kvik, Shqipëria ka prodhuar më shumë heroizma se sa grurë. Zinxhiri i heronjve shqiptarë  është i pafund. Ata janë  Skënderbeu dhe Pirroja, Ismail Qemali dhe Isa Buletini, Sami Frashëri dhe Mitrush Kuteli, Ismail Kadare dhe Petro Marko, Nobelistët, Nënë Tereza dhe Ferid Murati…

Miq të papërsëritshëm shpirtëror  për Viron Konën, janë  edhe shumë figura të tjera   të artit dhe letërsisë suedeze dhe shqipe, si August Stridberg, që  ndryshe  është thirrur “Ylli i poezisë suedeze”; Astrid Lindgren, për mesazhet e paqes që përçon nëpërmjet  Pipi Çorapegjatës, të cilat  burojnë  nga sentenca  filozofike e Viktor Hygosë: ”Plumbat do t’i zëvendësojmë me vota”; Selma Lagerlëf,  e njohur në Shqipëri me “Udhëtimin e Nils Holgersonit”, e para grua, anëtare e Akademisë Suedeze dhe fituese e çmimit Nobel.


Në Vimmerby, në parkun e madh kushtuar shkrimtares suedeze Astrid Lindgren.

Dalë në foto me aktoren që luan rolin e Pipi Corapegjatës,19 maj 2011

Poetin e mirënjohur Sadullah Zendeli - Daja, vargjet  e të cilit lotojnë nga dhimbja kosovare; poeti, publicisti  e prozatori Sokol Demaku, i cili me fjalën dhe penën e tij, i afron njerëzit si me magnet. Miq të rrallë për Konën , mbeten edhe shkrimtarë e  publicistë të tillë si Hamit F Gurguri e Bahtir Latifi, të cilët i thurin himn flamurit dhe atdhedashurisë, shpresës dhe lirisë, për të përçuar mesazhin e ngrohtë me vlera universale: ”Kush është pa atdhe, është si zogu pa fole.” Është kjo arsyeja që V.Kona , për shokët e tij në Suedi shkruan :”Paska edhe njerëz të tillë që  modelojnë dhe konfigurojnë bukur jetën dhe e bëjnë atë më të mirë e më të ëmbël për vete dhe për të tjerët”. Shumë nga këta miq kanë ardhur  edhe këtu në Tiranë, të cilët në biseda e takime, në kafe , darka e pronovime librash, na kanë sjellë nga Suedia e largët mesazhe të ngrohta miqësie dhe atdhedashurie, barazie dhe vëllazërie, shprese dhe lirie. Mrekullohesh, kur mëson se në Suedi, ligji mbron edhe pemët edhe kafshët nga keqtrajtimi e dora vrastare. Por, ligështohesh tepër, kur sheh se, në Shqipëri, jo vetëm kafshët, por edhe njerëzit  përçmohen e dhunohen, përndiqen dhe suverjohen. U privohen ëndrrat dhe liria, gëlltiten nga gjakmarrja dhe hasmëria, nga krimi i rrugës dhe makutëria. Për autorin, çdo gjë suedeze është bërë pjesë e shpirtit dhe mendjes së tij. Atë e mbrekullon, jo vetëm bukuria suedeze, por edhe  puna  e mirëqenia, edhe  guximi  e ëndrra e tyre për ta bërë atë gjithnjë e më të mirë. Mbresa të veçanta i ka lënë V. Konës  qyteti  Boras, mbi të cilin lartësohen   dhe shumë simbole e monumente, me një brendi të thellë e tepër sinjifikative, si “Pinoku”, që simbolizon luftën  kundër hipokrizisë dhe gënjeshtrës, si  dhe, “Gërshërët,” që simbolizojnë  punën, si burim jo vetëm i mrekullisë suedeze, por dhe i   zhvillimit të gjithanshëm  të  gjithë shoqërisë njerëzore. Për  autorin, mik i përjetshëm do të mbetet edhe “Promeksi” suedez, i cili, siç tregon vet, i shpëtoi  jetën nga “pushkatimi politik”. Ajo makinë suedeze, që, dje, çante tunele për të bashkuar  malet shqiptare, sot krijon  ura   shpirtërore, mbi të cilat  rendin shpresat dhe  ëndrrat, dëshirat dhe zemrat e dy popujve  me miqësi  të përjetëshme.

 

 

Viron KONA: Përjetime rreth vëllimit poetik të Vjollca Spahos”Po të shkruaj...”

 

 

 Lulet e Narçizit çelin edhe në dëborë

(Përjetime rreth vëllimit poetik të Vjollca Spahos”Po të shkruaj...”)


 

Viron KONA

Prej kohësh kam dashur të shkruaj për vëllimin poetik “Po shkruaj...” të shkrimtares dhe publicistes së njohur Vjollca Spaho. E kam “vonuar” shkrimin për këtë libër, (“Kurrë nuk është vonë për të thënë fjalën tënde!”) pasi, kam ndjerë  vështirësi dhe përgjegjësi, sepse dëshiroj t`i përgjigjem sa më mirë temës, përmbajtjes dhe mesazheve të fuqishme të librit. Mbase, ka qenë edhe fakti sepse, sapo e kam marrë në duar dhe kam nisur ta shfletoj, më ka përfshirë një dhembje e thellë dhe e heshtur...


1.

Shoh kopertinën ku mbizotëron e verdha  në të kafejt e gjetheve vjeshtake. Mbi to, një dorë duke shkruar vargje dhembjeje dhe premtimi të sinqertë, dhe sjell vazhdimisht përpara syve kolegen fisnike Vjollca Spaho, redaktoren e gazetës “Mësuesi”, sot e revistës “Mësuesi”. Unë nuk jam më në atë staf, pasi punët kështu venë dhe vijnë, por, tek mbaj në duar vëllimin “Po shkruaj...”, kujtoj kohën kur, me Vjollca Spahon dhe Andon Andonin, punonim bashkë në  redaksinë e gazetës. Diskutonim, këmbenim mendime sesi ta bënim sa më të mirë  gazetën e mësuesve, i përkushtoheshim asaj me gjithë zemër, shkrimeve dhe rubrikave, teksa, kur gazeta dilte, e përfytyronim atë të shfletohej nga  duart e kolegëve tanë mësues në të gjithë Shqipërinë. Ato çaste, sytë tanë i rëndonte një pyetje e sinqertë e shoqëruar me ankth: “Ju pëlqenë ky numër gazete ?”, “Çfarë mendimesh, vlerësimesh, vërejtjesh keni?” , “Çfarë mund të bënim më mirë ?” Se, dihet gazeta është si zogu. Po e lëshove nga duart,  nuk e kap dot më. Si rrjedhojë, në gazetën e shtypur, nuk bën dot asnjë korrigjim ose të ndryshosh diçka...

Vjollca punonte atëherë, si edhe tani me revistën, shkruante e shkruan për gazetën artikuj nga përvoja e saj si mësuese, si inspektore, e, mbi të gjitha  si një personalitet letrar e publicistik.

Gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen krijimtaria e saj, ku spikat një botë e pasur, plot kulturë dhe ndjenjë, plot vlera ideore dhe mesazhe për jetën dhe më të mirën në jetë, për më të bukurën, për më të madhërishmen... Fjalën dhe mendimin ajo i shndërron në rreze, në  vërshime ndjenjash e kumtimesh që të mbeten në mendje. Ajo  i  laton vargjet mjeshtërisht, i ngjyen me figuracion të vyer poetik, me një figuracion që rrjedhë  ëmbëlsisht, në fillim si një rrëkezë e, që, kthehet dalëngadalë në një përrua. Një përrua që rrjedh e rrëshket me rrëmbim mes gurëve e shkëmbinjëve të lumit, duke krijuar në rrugëtimin e   tij një muzikalitet tërheqës, një kaltërsi qiellore, freski  pranverore. Vjollca ligjëron në vargje, strofa, në çdo faqe dhe, në të gjithë vëllimin.

”Po shkruaj...” shpërthen nga brendësia e tokës, e, pastaj, nis e rrjedhë lehtë - lehtë,  ëmbël, si një puhizë,  si një aromë luleje,  si një dallgëzim i vogël, e, më tej, ngrihet lart-lart e, zëri ligjërues, tingëllon i fortë,  kumbueshëm. Poetesha  vozit me vargjet e saj mes dallgëve të jetës, drithërohet në vargje si një fije bari që e reh era ...

“PO SHKRUAJ ..” çelet në faqen e parë me kushtimin mëmësor: Yllkës dhe Rajnës. Vjollca, ia kushton këtë libër dy vajzave të saj, dy yjeve të saj, që,kanë krijuar familjet e tyre, kurse Vjollca është bërë  gjyshe.

2.

Gjithnjë  kam ndjerë vështirësi të shkruaj artikuj vlerësues e kritik për libra, por ndonjëherë edhe kam guxuar. Them se, të guxosh nuk është pak. Sepse po guxove, diçka do ta bësh, një hap përpara do ta hedhësh, doemos, aq më tepër që karakteri i këtij vëllimi poetik të grish, të zhyt në subjektin e tij, ku poezitë të kapura fort për dore, duken se i ngjiten një lëndine, ku jeta shfaqet me tërësinë, larminë, llojshmërinë e saj, por, edhe me të papriturat...Në  çdo resht vrullojnë  ndjenja. Ndjenja pa fund. Ndjenja të thella njerëzore,  veçanërisht  për njeriun e dashur...

Një çast, vështrimi më mbetet tek  mendimi  i shprehur në një faqe të tërë, ku autorja  citon një thënie të Spinozës: ”Trishtimi e rrëzon njeriun nga majat e përsosmërisë”. Pastaj, vijoj të lexoj parathënien brilante të mikut, kolegut dhe  shkrimtarit Andon Andoni...Vështrimi im nxiton në vargjet e  poeteshës, shoqes sonë zemërartë e trimëreshë.

“Trëndafila të bardhë”, është titulli i poezisë së parë, trëndafila që krahasohen me gjallesën më të bardhë, më të dashur, më të bukur, pëllumbin:

Për ty!

Trëndafila të bardhë, si pëllumba fluturojnë,

Ngarkuar me kristale bore e malli të largët,

Vijojnë poezitë njëra pas tjetrës, herë si tingulli i pikave të  shiut, herë si një lule fushe, herë si një puhizë flladitëse dhe, që, diku, përfundojnë me merakun e poetes:

”Unë sigurisht, nuk jam vetëm kjo...

Ti merak mos kij,

Se jam fjala, zëri, kënga, dashuria jote.

Mjafton. Lexuesi mbetet një çast. Zë e mendon për ndjenjat e thella të njeriut që  ka kaluar një dhembje të madhe e tronditëse; që ka provuar një humbje të rëndë; që e mundojnë kujtime të dhimbshme, male malli. Vjollca poeteshë i thurr vargje njeriut që qëndron i artë dhe i shenjtë në zemrën e saj dhe të fëmijëve të saj,  jeta e të  cilit, u këput papritmas, si një yll  dritëpërhapës, që shuhet në qiellin e pafund...

3.

Zakonisht, librat poetik mund t`i lexosh edhe me pauza, ashtu si edhe vëllimet me tregime. Por, jo këtë libër. Ky vëllim është një ligjërim, një vërshim i pandërprerë poetik, që fillon dhe nuk ndalet. Ai nis dhe, nuk përfundon, edhe kur lexon e përjeton vargjet e fundit. Madje, në mënyrë figurative, ai rifillon në mendjen e lexuesit, sepse bëhet njësh me lexuesin,  skalitet në mendjen e tij dhe  veçohet mes veprave të bukura. Aty, në zemrën e lexuesit e  ka stacionin, sepse, edhe nisja e tij, është nisur nga një zemër. Kam rastin këtu, të perifrazoj thënien proverbiale të Gëtes: “Zemra juaj, do të fitoj shoqe, kur  ju del nga zemra ajo që thoni”.

4.

“Po shkruaj...” një gjerdan vjershash, që në thelb përbëjnë një buqetë të freskët lulesh mbi petalet e të cilave ende shndrit vesa e argjendtë. Por, mund të shprehem se, kjo buqetë, përbën edhe një poemë, ku, ashtu si bleta mbledh nektarin, poetesha mbledh e zgjedh figurat letrare që kanë burim shpirtin. Dhe ato rrjedhin të ndritshme, si të duan që, nëpër vargje, të rivalizojnë njëra-tjetrën: metafaora, metonimi, krahasime, epitete..., e deri te forma interesante poetike: haiku.  

Shpresoj lexuesi të më japë të drejtë, kur lexon vargjet te poezia “Deti dhe unë”:

”Do të derdh lot nëse duhet,

Për ta bërë më të madh detin,

Do të uluras , sa mundem,

Që dallgët e egërsuara,

ëndrrën të mos ma mbysin.

5.

Në vijim, në faqet e këtij vëllimi  poetik, nis e fëshfërin “Era e shfrenuar”, shprehet dëshira poetike “Rri me mua”...., troket poezia “Me gjethe vjeshte”, shfaqet nga thellësia e shpirtit:“Mall dhe dhembje”, ”Do të shkruaj”, ”Po të shkruaj”... Ndalem te kjo poezi, më saktë në vargjet e fundit të saj, që përfundojnë me një metaforë të fuqishme, e të mbushur me drithërima me bukuri tronditëse:

Ndërsa Ti lexo se ç`të shkruaj...

Nuk ka letër më të bukur se ajo,

Që shkruan dhembja për TY

E teksa mbaj frymëmarrjen një çast, vijoj të lexoj: ”Vjeshtë e trishtë”,  “Një gllenjkë vjeshte”.

Poetët i kanë thurur vargje  jetës dhe ndarjes së papritur me të,  por, them se ndjenja e  fuqishme e vargjeve në vijim, nuk ka sesi të mos na tronditin emocionalisht:

Pije një gëllënjkë vjeshte

Prej dorës sime

Dhe lëmë, të rrëzohem prej helmit,

Si një gjethe, mbi ty”

6.

Vjollca Spaho jep mesazhe realiste, ndonëse paraqet  realitete të dhimshme të jetës: Jeta ka të papritura dhe ato duhen përballuar. Jeta ka dhembje dhe ato duhen shëruar. Jeta ka lot, por..., por, s`është lehtë të ndalësh vërshimin e tyre, madje, ato, ndonjëherë s`ka digë që t`i përmbajë...

E, megjithatë,  jeta, duhet të jetohet. Autorja e ndjen gjer thellë në  shpirtin e saj të bukur këtë aforizëm, këtë lajtmotiv. Ajo ndjen se, duhet të bëhet e fortë: edhe për veten, edhe për fëmijët, edhe për niprit dhe mbesat, për vazhdimësinë, të ardhmen....

Tek lexon këtë vërshim poetik, bindesh edhe një herë se, poezia është ndjenjë, poezia është mesazh, poezia është rikrijim i përjetimeve më të thella e më mbresëlënëse, poezia është delikate, transparente, e thyeshme, ajo ka vërsnik shpirtin e mirë, shpirtin e butë, të kadifejtë. Në poezitë  e Spahos, ndjen rrahjen e zemrës së  njeriut të mirë. Lexuesi i ndjen këto rrahje, i respekton dhe  i nderon, por edhe  mban ritmin e tyre me kujdesë e delikatesë, në vëmendje, në kujtesë. Poetesha dhe lexuesi përjetojnë bashkë idenë, ndjenjën, mesazhin, teknikën e vargëzimit. Përjetojnë bashkërisht figuracionin e shkëlqyer poetik.

Dhe tani dhimbje shumë kam ndier,

por s`jam rrëzuar nga pesha e trishtimit...

Por, s`jam rrëzuar nga pesha e trishtimit...Më pëlqen ta përsërisë këtë varg, që shpreh idenë e qëndresës, idenë e vazhdimit të jetës, idenë  se, të përkohshëm jemi fizikisht në këtë botë, por, nuk jemi të përkohshëm shpirtërisht. Shpirtërisht jemi të gjithkohëshëm, sepse, jeta, nuk ka stacion ndalese, ajo ka vazhimësinë te brezat që vijnë, që, në thelb, janë vazhdimi i jetës sonë...

7.

Në një shkrim të vetëm, nuk është e mundur t`i shpreh të gjitha ato mendime, ndjenja të fuqishme që më shkaktuan poezitë, njëra pas tjerës, njëra pranë tjetrës, të gjitha bashkë. Por, them se një shkrim vlerësues, gjithsesi e ka një pikë në fund. E, megjithatë, nuk ka vend ajo pikë, tek ndjenjat, idetë dhe mesazhet e  fuqishme që sjellë te lexuesi ky vëllim i dhimshëm dhe njëherazi i mrekullueshëm poetik...

Vjollca Spaho, vijon të krijoj, vijon, bashkë me kolegë, të bëjë revistën “Mësuesi”, një revistë, ku gjithkush do të kishte dëshirë të shihte të botuar qoftë edhe një shkrim; një revistë me vlera të shumta, që i shërben shkollës dhe mësuesve...Në këtë punë të palodhur e brilante, si kurdoherë, Vjollca Spaho rrezaton dritë dhe mirësi, ndjenja të thella humane, gaz njerëzor dhe vrulle për të thënë të vërtetat e jetës...

 

 

Fetah Bahtiri: PROMOVIMI I LIBRIT

 

Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve

Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani”

Libri ”THESAR KOMBËTAR I MËRGATËS

SHQIPTARE NË SUEDI 1,

Për pavarësinë e Republikës së Kosovës”

Kristianstad, Suedi

PROMOVIMI I LIBRIT

më datë 22 shtator 2012 në Kristianstad, Suedi

FJALA E REFERUESIT, PROF. FETAH BAHTIRIT


Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” del para lexuesve dhe dashamirëve të librit shqip kësaj radhe me librin e saj të parë, të cilin e kanë shkruar një numër i madh autorësh që kryesisht kanë bërë një punë grupore. Libri është emërtuar me titullin ”Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, Për pavarësinë e Republikës së Kosovës”. Ky libër është fryt i mërgatës, e cila gjatë dy decenieve të fundit ka qenë shembull i angazhimit duke i shërbyer atdheut, kryesisht Kosovës dhe për vënien e gurëve në themelin e pavarësisë së saj.

Në këtë libër bukur voluminoz me 480 faqe pasqyrohet denjësisht veprimtaria e bashkatdhetarëve të cilët ishin vendosur këtu në fillimin e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, pra para dy dekadave.

Libri të cilin po e promovojmë sot ngërthen në vete një dokumentacion voluminoz e të kompletuar mirë, por duhet cekur  se kjo është vetëm një pjesë e veprimtarisë së bashkatdhetarëve tanë të cilët jetojnë e veprojnë në Suedi. Shoqata këtu argumenton bindshëm veprimtarinë e shumë bashkatdhetarëve të palodshëm e vetëmohues në realizimin e idealeve dhe qëllimeve shekullore, që Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe demokratik. Unë pohoj se autorët e shkrimeve ia kanë arritur qëllimit plotësisht. Këtë pohim e mbështes në materialet e prezentuara në libër.

¨                                                                                                     

Në këtë libër janë dhënë 7 harta, 261 fotografi dhe 207 dokumente të cilat me

gjuhën e vet ilustrojnë e konfirmojnë gjendjen faktike dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Suedi në shërbim të atdheut dhe popullit të vet. Kështu, libri flet me dokumente, është një lloj arkivi i dokumenteve të cilat bindshëm argumentojnë faktet, kontributet dhe të vërtetën. Pra, kjo vepër është libër i fakteve, libër i argumenteve, libër i provave. Këto foto dhe këto dokumente janë dhënë në teknikën bardhe e zi, me çka vlera e tyre është e zbehur.

Përkah struktura, libri është i ndarë në  gjashtë kapituj.

Kapitulli i parë bën fjalë për veprimtarinë e bashkatdhetarëve tanë nëpër shumë qytete e regjione të Suedisë. Në këtë kapitull të gjitha temat janë punuar nga grupe autorësh, kurse renditja e materialeve është dhënë sipas rendit alfabetik. Si duket ky ka qenë rregulli dhe përcaktimi i redaktorit. Kështu, kontributet e bashkatdhetarëve, organizimi dhe veprimtaria e tyre është dhënë për qytetet: Borås, Båstad, Falun, Göteborg, Halmstad, Hyltebruk, Hässleholm, Laholm, Landskrona, Lundegård e Lättarp, Smedjebacken, Uddevalla, Vetlanda dhe Ängelholm.

Në kapitullin e dytë gjejmë shkrime bukur të gjata për disa individë të merituar, të cilët vepruan në Suedi e edhe jashtë Suedisë dhe afirmuan shqiptarët si komb dhe integrimin e tyre në shoqërinë suedeze,. Renditja e shkrimeve në këtë kapitull është bërë sipas moshës së individit për të cilin bëhet fjalë në shkrime, duke  filluar me më të moshuarin dhe duke përfunduar me më të riun, në rastin konkret me më të renë. Kështu shkrimet jepen për  këta veprimtarë: Sadulla Zendelin-Dajën, Fetah Bahtirin, Bedri Pacin, Sejdi Zekën, Shyqri Gjurkajn, Murteza Berishën, Halim Hotin dhe Yllka Sheqirin.

Edhe në këtë kapitull shkrimet janë bërë nga grupe pune.

Ndërkaq, në kapitullin e tretë gjejmë shkrime të individëve si autorë dhe aty hasim tema interesante e të përgatitura mirë. Këtu ka shkrime interesante, autorë të të cilave janë: Ullmar Qvick, Murat Gecaj, Fetah Bahtiri, Prof. Dr. Eshref Ymeri, Ismet Hasani, Fazli Hajrizi, Kadrije Meniqi dhe Gentiana Zagoridha.

Në kapitullin e katërt i gjejmë katër intervista të përgatitura nga Hysen Ibrahimi, në kapitullin e pestë ndodhen poezitë dhe në të gjashtin një novelë autobiografike e autorit Hamit Gurguri, e cila lë përshtypje të jashtëzakonshme.

Në libër kemi shkrime të këndshme për Sesionin shkencor që është mbajtur në Ängelholm të Suedisë më datë 2 qershor 2012 dhe shkrime përkitazi me promovimin e veprës së historianit Jusuf Buxhovit ”Kosova” I, II dhe III, që u bë po atë ditë në të njëjtin vend, autorë të të cilave janë: Sokol Demaku, Qibrije Hoxha, Rizah Sheqiri dhe Hysen Ibrahimi.

Si përfundim, mund të konstatoj se ky libër është i vlefshëm jo vetëm për ditët e sotme, por edhe për kohën e ardhme; jo vetëm për gjenaratat e sotme, por më shumë për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë, për historinë gjithpërfshirëve të këtyre muhaxhirëve të ardhur këtu diku nga Ballkani. Gjithashtu unë mendoj se është e vlefshme dhe e dobishme që këtë libër në bibliotekën e vet ta ketë secila familje shqiptare këtu në Suedi, e edhe në tërë gjeografinë shqiptare.

Unë do t`u kisha rekomanduar të gjithë bashkatdhetarëve të prirë në përdorimin e pendës që të shkruajnë sa më shumë libra për veprimtari të ngjashme në ambientet ku ata jetojnë, punojnë e veprojnë, në mënyrë që të lënë një gjurmë prapa vetes, sepse kështu ata i shërbejnë familjes së vet, popullit të vet, atdheut të vet dhe historisë kombëtare.

Dhe krejt në fund, më duhet ta cek edhe një fakt të rëndësishëm: ai që e shfleton këtë libër, në faqen e fundit lexon:

Botimin e financoi

Halim Hoti, Suedi

Unë mund të them me zemër e shpirt: Halim Hoti! Të lumtë! Të falemnderit shumë për kontributin, veprën dhe veprimtarinë tënde

Referuesi,

Fetah Bahtiri

 

 

Mehmet Deliu:“Heroina e Popullit” Shotë Galica,

 

“Heroina e Popullit” Shotë Galica,

emër nderi e krenarie, emër mburrje e  lirie

(Me rastin e 85 vjetorit të vdekjes)

Shkruar nga Mehmet Deliu

Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë tonë kombëtare, Bashkia Fushë-Krujë dhe Organizata për Dëshmorët e Atdheut të rrethit Krujë, zhvilluan ceremoninë përkujtimore me rastin e 85 - vjetorit të vdekjes së “Heroinës së Popullit” Shote Galica.

Shote Galica, jo vetëm në këto 100 vitet e fundit, por dhe më herët, përbën një simbol të gruas dhe nënës në mbarë hapësirën shqiptare, që historikisht u përball me ashpërsitë e jetës, që me dinjitet duroi peshën e shekujve të robërisë dhe varfërisë, të lotit dhe gjakut, që nuk u mposht nga asnjë sfidë.

Ato hynë në histori me qëndresën e tyre, ato hynë në këngë me bujarinë e tyre, ato u mitizuan për besnikërinë dhe sakrificat e tyre si Rozafa e kalasë prej guri, si Doruntina..., që bijtë e tyre i nisën në luftë me fjalët: ”kthehuni fitimtarë” e, kur ata ktheheshin të gjakosur nga lufta, fjala e nënave ua miklonin plagët atyre.


Ishte nëna dhe gruaja shqiptare ajo, që i rezistoi të gjitha këtyre dhe nuk u dorëzua. Asaj, i dedikohen të gjitha, para së cilës populli ynë me respektin më të madh duhet të përkulet deri në gjunjëzim-para qëndresës dhe heroizmave të Nënës Shqiptare !

I gjithë ky respekt për nënat tona, denjësisht përcillet në emrin e nënës, në emrin e gruas dhe në emrin e heroinës sonë kombëtare – SHOTE GALICËS, ky emër kaq i madh që zuri vend po aq të madhërishëm e  të   lavdishëm në historinë tonë kombëtare. Emri Shotë Galica është emër nderi e krenarie, është emër mburrje e  lirie për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Është dashuri për atdheun, pasion dhe frymëzim i qindra Shotave të reja që ranë me pushkë në dorë . Ato luftuan për çlirimin e atdheut - ashtu si Shotë Galica dikur, dhe ranë për atdhe sa herë e kërkoi domosdoshmëria e lufta çlirimtare, ato ranë me emrin e Shote Galicës në gojë!


Qerime (Shotë) Galica e inspiruar në bëmat e trimëreshave shqiptare e bindur thellë në të drejtën e popullit tonë për të qenë të lirë e vuri pushkën krahut dhe për 12 vjet me radhë nuk u nda nga burri dhe bashkëluftëtari i saj Azem Galica dhe nga shokët e tij.  Për 12 vjet me radhë Shote Galica luftoi kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgar.

Shota u lind në vitin 1895 në krahinën Radishevë të Drenicës martire, në një familje të varfër por shumë  patriotike. Ajo, ishte motër e gjashtë vëllezërve. Babai i saj Halili, ngaqë e kishte të vetmen vajzë, nuk e ndau nga djemtë e tij për asnjë çast. E merrte me vete nëpër kuvende burrash, ku pati fatin të shohë me sytë e saj trimat e kohës si: Isa Boletinin, Shaqir Smakën, Kamer Loshin, Nak Berishën, Mehmet Deliun, Azem Bejtën, e shumë trima të tjerë. Nëpër ato kuvende merreshin vendime që të kërciste pushka mbi pushtuesin serb. Aty këndohej dhe kënga e binte çiftelia për trimëritë e trimave tanë.
Shota i binte mirë çiftelisë, si edhe çarkut të hutës. Këndonte si zanë mali, sa edhe të tmerronte me zërin e kushtrimit:      ”Ooo, Prite, prite Azem Galicën, o  hejjj”...

Nëpër ato kuvende Shota njohu Azem Galicën, me të cilin u martua në vitin 1915. Ajo në vend të rrobave të nusërisë, veshi rrobat e burrave, në vend të pajës vuri armën krahut dhe u bë nuse malesh. Në dasmën e saj ishin 300 krushq me 300 pushkë krahut, binin tridhjetë lodra përnjëherësh, kërcenin 300 malësorë vallen e Kaçakëve të malit... Shota që nga ai çast nuk u nda më nga Azemi dhe nga bashkëluftëtarët e tij. Dhoma e saj e nusërisë u bë Çiçavica, stolitë e saj, ishin gjerdani me fishekë rreth belit. Kjo pra ishte Shota – gruaja shqiptare, që nuk u lodh e nuk u tut kurrë para jetës së vështirë të malit, as para flakës së barotit, as para rënies e plagosjes së luftëtarëve të lirisë, as para masakrave që bënin xhandarët serbë mbi popullatën shqiptare. Përkundrazi morali dhe forca e saj sa vinte e shtohej e vetëdijshme se liria e vendit nuk arrihet pa u djegur në flakët e luftës!

E tillë ishte Shota dhe si e tillë vazhdoi këtë rrugë pa u luhatur, as edhe pas vrasjes nga serbët të burrit e shokut të jetës së saj Azem Galicës.

Gjatë jetës së saj prej kaçaku të malit, Shota është ndeshur dhjetëra herë me pushtuesin serb. Janë dhjetëra beteja, me orë të tëra luftime, në pozicione të ndryshme e shumë herë të pavolitshme e të pabarabarta në armatime. Gati në të gjitha rastet, luftëtarët e lirisë kishin dalë fitimtarë, megjithëse kishin pësuar edhe goditje të rënda me humbjen e shokëve. Kjo përballje e Lëvizjes së Kaçakëve të Kosovës me pushtuesin serb nuk ishte e shkurtër, prandaj për Shotën, Azemin dhe bashkëluftëtarët e saj ishin krijuar mite e legjenda: Ishin përhapur fjalë se Azem Bejta bashkë me gjokun e tij po fluturonte, ose se kur thërriste Shota: “Oooo, prite, prite Azem Galicën o heejjj” dëgjohej për tej shtatë malesh e kodrash, ose se Shota me një dorë lufton dhe me tjetrën i bie çiftelisë dhe se plumbat e saj kurrë nuk shkonin huq, mandej thoshin se Azemin dhe Shotën nuk i zë plumbi i shkjaut, e deri te legjenda kulmore qe tregon një guxim e forcë të padëgjuar, kur për të nxjerrë plumbin që kish marë nga serbët, i zgjat nagatin e saj doktorit duke i thënë pa ju dridhur qerpiku: ”qëlloje, se plumbi del me plumb”.

Shota luftoi e barabartë me burrat në çetën e Azem Galicës nga viti 1914-1926. Çeta kishte rreth 400 luftëtarë dhe vepronte krahas kryengritësve të tjerë të Kosovës, ku vetëm në Rahovec kishte mbi 10.000 kryengritës. Gjithë Kosova në ato vite ishte kthyer në vatër zjarri, ku në cdo cep luftohej për liri e pavarësi. Çeta e Azemit dhe e Shotës mbajtën të çliruar për një kohë të gjatë një zonë prej disa fshatrash dhe e quajtën “Arbëria e Vogël”. Mizoritë Serbo-Malazese mbi popullin e Kosovës kanë qenë të mëdha. Vetëm në një aksion të tyre ata vranë 12.371 vetë dhe burgosën 22.110 të tjerë, dogjën 6050 shtëpi, ndërsa 10.526 shtëpi u plaçkitën. Në një aksion tjetër Serbët vranë gra, fëmijë e pleq në disa fshatra, nënat me foshnja i dogjën të gjalla, plaçkitën dhe rrënuan kudo, duke mos lënë asgjë në këmbë. Në këto luftime Shota humbi 22 pjesëtarë të familjes së saj: 4 vëllezërit dhe i shoqi u vranë në luftim e sipër, kurse nëna, motrat, nuset dhe fëmijët e vëllezërve u pushkatuan nga forcat shoviniste mizore serbe.

Pas këtyre masakrave çnjerëzore dhe rënjes në fushën e betejës të burrit të saj, Azemit, ajo nuk u gjunjëzua e ligështua, por gjeti forca dhe e udhëhoqi vetë çetën e luftëtarëve të lirisë të Azemit në luftë kundër forcave mizore Serbe.  Shote Galica u priu luftëtarëve të lirisë në sa e sa aksione të rrepta ballë për ballë me armikun. Ajo me zërin e saj u fuste tmerrin xhandarëve kur jepte kushtrimin: “Ooo prite, prite Azem Galicën, o heej”... Shota edhe u plagos në luftëra, por morali i saj nuk u thye asnjëherë, kështu duke u bërë shembull e krenari për ne.

Shota në rolin e nënës nuk pati rastin që të gëzoj ledhatimet e djalit të saj i cili i vdiq shumë shpejt pas lindjes, për shkak të kushteve të malit. Mirëpo Shota nuk ndenji indiferent kundrejt kësaj ndjenje, ajo mori me vete ngado që shkoi fëmijët e shokëve të rënë për liri të Kosovës. Ajo për as një çast, nuk i la vetëm ata, duke u bërë nënë e dytë e tyre deri në çastet e fundit të jetës së saj.

Shote Galica në fundin e dimrit të vitit 1926, të një dimri të ashpër, e lodhur dhe e dërmuar e me zemër të plagosur, shoqëruar nga bashkëluftëtari i Çetes, Mehmet Deliu e me pak shokë të tjerë, erdhën në  Shqipëri, për të marrë vehten me shpresën së do të ktheheshin me pranverën e parë. Ajo u vendos në katundin Shullaz të Krujës. Me vete kishte edhe fëmijët e shokëve të rënë, fëmijë të mbetur jetim të cilët Shota kishte marrë përsipër t’i rritë dhe t’i edukojë me frymën atdhetare. Me shpresën se do të gjente mbështetjen e mbretërisë së Ahmet Zogut ajo u zhgënjye shumë shpejt nga sjelljet e tij mospërfillëse, pasi Shota nuk e dinte,  se mbreti Zog ishte borxhli ndaj Krajlit të Serbisë i cili e kishte strehuar, armatosur dhe kthyer nga hotel Bristoli i Beogradit në karrigen e mbretit të Shqipërisë, duke e rrëzuar të parën Qeveri Demokratike në Ballkan - Qeverinë e Fan Nolit!

Në këto rrethana Krajli i Serbisë, pasi kishte dëmtuar rëndë pas 12 vjet lufte Lëvizjen Kaçake të Kosovës së bashku me prijësin e saj, Azem Galicën, kishte kërkesa shtesë pranë mbretërisë zogolliane që të asgjësoheshin edhe rrënjët e kësaj lëvizje në Shqipëri ku Shotë Galica i kishte nën përkujdesje!...

Shote Galica e përballur me tmerrin e varfërisë, rrethuar nga harresa, varfëria, mjerimi dhe inferioriteti i një regjimi mbretëror zogollian, i shkroi një letër mbretërisë në fjalë ku thoshte: “ Unë jam Shote Galica- gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës, kam dhe katër fëmijë jetim me vete. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrënguar të ju vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me fëmijët jetim!”...
Shota, po ndeshej me vdekjen dhe vdekja e saj në atë moshë kaq të re, më shumë pati për pasojë moskujdesin njerëzor ndaj saj, ky moskujdes i qëllimshëm i një regjimi mbretëror antikombëtar kurorëzoi kushtet e një vdekje të parakohshme dhe të pa natyrshme të një gruaje që quhej Shote Galica e cila kishte vetëm 32 vite!...

E sëmurë nga plagët e mara në luftë, në kushte të tilla të vështira ekonomike e shëndetësore, Shota pati ardhur në fshatin Derven të Fushë-Krujës, me shpresën se do të ndihmohej, nga shteti i asaj kohe, por e zhgënjyer thellë, e tradhëtuar dhe e braktisur mizorisht, ajo vdiq më 20 korrik 1927 dhe u varros sipas porosisë së vet, aty ku ishte qendra e Fushë-Krujës dhe rruga që lidhte Shqipërinë me Kosovën.

Pas çlirimit të atdheut, shteti shqiptar, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificat e Shote Galicës i dha asaj titullin e lartë “Heroinë e Popullit”. Më vonë emri i saj është përjetësuar në shkollën e mesme të Fushë-Krujës si dhe është shpallur “Qytetare Nderi” e Fushë-Krujës.

Është në nderin e Fushë-Krujës ku Shote Galica, jetoi çastet e fundit të jetës së saj, vdiq dhe u varros këtu, duke sjellë me vete historinë e heroizmin saj të pashoq, për të cilat dhe është vlerësuar lart nga gjithë spektri politik, që si qytet, si institucione shtetërore e organizata shoqërore, si komunitet e qytetarë të thjeshtë, që brez pas brezi të kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e saj si luftëtare e idealeve të mëdha kombëtare shqiptare dhe model për edukimin e brezave të rinj.

Në mbyllje të këtyre radhëve e ndjej për detyrë qytetare e atdhetare, që të theksoj nevojën e një vlerësimi e angazhimi më të madh e të vazhdueshëm, jo vetëm të institucioneve, të organizatave e të komunitetit të Fushë-Krujës, por dhe të Qarkut Durrës e të institucioneve qendrore të Shqipërisë e Kosovës, për ta mirëmbajtur e shndrruar vendvarrimin e saj në një vënd të përshtatshëm, plotësisht të merituar e tërheqës për publikun e gjërë shqiptarë.

Lavdi të përjetëshme jetës dhe veprës së Shote Galicës !

 

 

Prof.Dr.Hektor Veshi:Njerëz të ditur në themelet e miqësisë me Suedinë

 

Njerëz të ditur në themelet e miqësisë me Suedinë

(Përjetime nga leximi u dy librave të shkrimtarit Viron Kona: ”Bukuri suedeze” dhe ”Për Ju, miqtë e mi !”)

Shkruar nga Prof.Dr.Hektor Veshi

Në foto: Prof. Dr. Hektor Veshi

Nxitja për të hedhur këto radhë shkrimi, më erdhi nga një rast i pazakontë: lexova librin me një frymë të thellë miqësore ”Për Ju miqtë e mi ”  të shkrimtarit të njohur Viron Kona, i dyti pas atij me titull “Bukuri suedeze”. Të dy këta libra, autori i shkroi si falënderim, mirënjohjeje e dëshirë për shtimin e ngritjen  lartë të miqësisë shqiptare-suedeze. Nuk i numëroj dot, por edhe nuk mundem, sa emra njerëzish suedezë e shqiptarë të sjellin parasysh të dy librat e z. Kona.

Bukuria e tyre, dashuritë njerëzore, përpjekjet për ngritjen e  vlerave njerëzore nga të dy krahët, sidomos nga shqiptarët, do të dëshiroja t`ua tregoja lexuesve në dy-tri fraza, por nuk mundem...

Ato mund të kuptohen thellë realisht, të të gëzojnë e të të frymëzojnë, vetëm duke i lexuar vetë çdo njeri, madje siç i themi ne në Shqipëri të lexohen me laps në dorë.

Por mua që mora lapsin të shkruaj diçka, si mbresa, jo veçse për veprat, po ju sjell në mendje lexues të dashur pak fakte, mbase më të rëndësishmet nga ato të njohurat në të dy librat e Vironit, por që  mua më kanë detyruar të formoj mendimin se vlerat e miqësisë ndërmjet popujve i hedhin dhe i forcojnë shumë njerëz, tregojnë male dashurie e besnikërie së bashku me dete diturie në bashkëveprim. Shtimi i atyre njerëzve dhe i kontributeve të pakursyera mund të themi se ka mundësi të shndërrojnë botën, ta bëjnë atë më të mirë. Teknika e sotme lehtëson e shpejton këto synime.

Nga informacioni i dy librave miqësorë të Viron Konës për Suedinë, e quaj me vend të nënvizoj disa nga ngjashmëritë dhe ndryshimet që, gjithsesi, meritojnë ëndërrime  e përpjekje për t`u përafruar me shqiptarët e mbarëshqipërisë, me miqtë drejt arritjeve të standardeve më të larta në shumë apo çdo aspekt.

Ndër ngjashmëritë, do të përmendja personalitetet e njohura botërisht, madje të rendit të parë. Suedezë janë botanisti i madh dhe realizuesi i sistematikës së botës bimore Karl Linne dhe shpikësi termometrit Celcius. Kurse, nga Shqipëria, do të përmendja humanisten e pashoqe në botë Nënë Tereza dhe mjekun nobelist Ferid Murati ( me gjak shqiptari ).

Si përfaqësues të gjallë dhe nga më aktivët  për njohjen dhe afirmimin e dy popujve tanë do të përmendja suedezin Ulmar Kvik dhe shqiptarin nga Kosova Sadulla Zendeli - Daja. Të dy këta personalitete të botës së dijes me banim në Suedi, po thuaj në një kohë, para afro 35 - 40 vjetëve, pa u lidhur me njëri - tjetrin, secili më vete, ia filluan me pasion një rruge të mundimshme për njohjen dhe hedhjen e  bazave sa më të forta për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy popujve tanë. Zoti Sadulla për përpjekjet që bëri e bën për akomodimin në Suedi në kuptimin e gjerë të kësaj fjale të shqiptarëve kosovarë, me doket, zakonet, vuajtjet e brengat e tyre. Ai u mbiquajt nga bashkëkombësit ”Daja” !

Dhe ky emër cilësues nderi, është bërë shtojcë e emrit të tij. Ndjeshmërinë e dashurisë dhe keqardhjen ndaj çdo shqiptari, sidomos kur ndodhej nën regjimin serb ose luftërat me të ( bashkë me mbarë botën ) ai i përmblodhi në librin me titull “Ditari i dhimbjeve” e botime ose veprimtari të tjera.

Dhe shihni paralelen me kahje tjetër, por me qëllim të njëjtë: Suedezi Ulmar Kvik, pas njohjes përmes shqipes së mësuar në radio, njohjes së shumë shqiptarëve, miqësimit me ta, bëmat dhe ëndrrat e tyre për jetën në liri si suedezët, shkroi librin titull - real e dramatik ”Më shumë heroizma se sa grurë” ! (Për bukurinë, realizmin dhe “prekjen në telat” e zemrave të shqiptarëve përmes këtij libri shkruhet ose citohet recenca shumë e bukur dhe e plotë e shkrimtarit Viron Kona, e botuar në gazetën “Republika” dhe e pasuar si flakë magjike të ndezura nga 19 kolegë, miq, shkrimtarë, gazetarë e mësues në Shqipëri, të cilëve, natyrisht do të doja t`u bashkëngjitesha edhe unë, sidomos edhe pas leximit të librit). Por fjalën nuk e kam vetëm këtu.

Njohja më sistematike dhe  e letërsisë, hapi horizonte të reja vlerësimi e bashkëpunimi që tashmë mund të themi, ka krijuar një ”bum”. Në këtë kuadër, na është krijuar mundësia, edhe nëpërmjet librave të  Viron Konës, të dimë pothuaj të gjithë titujt e letërsisë suedeze të përkthyer në shqip, por edhe ato të shqipes në suedisht. Në shqip letërsia suedeze është bërë e njohur përmes pak veprave të yllit suedez August Strindberg, autor i mbi pesëdhjetë veprave të gjinive të ndryshme. Por specifikisht, të vegjlit kanë shijuar dhe kanë mësuar shumë nga kryevepra me famë botërore shkruar për ta, siç janë “Pipi Çorapegjata”, e autores Astrid Lindgren e, sidomos, “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit’ (Gishtoja), i autores Selma Lagerlof. Sa shumë janë mësimet dobiprurëse e të këndshme për formimin qytetar të fëmijëve që transmetojnë vetëm këta dy libra ( Mësimi themelor është njohja dhe forcimi i dashurisë deri në admirimi i vendit të vetë, Suedisë ! Mesazh ky  nga më të mëdhenjtë për çdo qytetar të botës, i cili ka mbi 100 vjet që jepet apo rrezatohet te kushdo që i lexon e dëshiron të mësojë prej tyre).

Suedezët janë gjithashtu sqimtarë në përzgjedhjen e përkthimin e letërsisë në gjuhën e tyre. Vëmendje parësore tregojnë për letërsinë për fëmijë, që ajo t`i përgjigjet nivelit shkencor të jetës së atij vendi nga më të përparuarit  e botës.

Në Shqipëri, 5 - 6 vite më parë, zuri vend të parë dhe u vlerësua me çmime nga UNICEF, AMC dhe u cilësua  libri më i mirë i vitit libri i Viron Konës me titull “Eh, more Bubulino !” Bëhej fjalë për atë vogëlushin që u ngjet fëmijëve suedezë, mendjehapur, kureshtarë e ëndërrimtarë për shumë  e më shumë hapësirë diturie e arritje shkencore. Madje, me ëndrrat e tij për të shkuar në planetin Mars, ia kalon edhe “Nils Holgersonit” suedez etj., prandaj fëmijët suedezë, në biseda, e pyesin autorin Viron Kona, se si do të mund t`i kalojë Bubulinoja vështirësitë në nivelin e  sotëm të shkencës, që të arrijë brenda një kohe të arsyeshme në Marsin, aq shumë  larg nga Toka!

Pyetjet e  fëmijëve suedezë  e kanë vënë në provë bindjeje për ta e zgjidhjeje  autorin Viron Kona për ta përcjellë Bubulinon atje ! Pyetjet e menduara mirë, siç shkruan shkrimtari ynë, i bëjnë fëmijët e një populli që shoqëron brez pas brezi me logjikë e zgjidhje shkencore, dobiprurëse të përgjithshme,  gjithçka, që nga tabelat e mjetet mësimore të klasave, ndërtimi i rrugëve, vendosja e simboleve monumental artistik në qytetet e vendit si (diku Pinoku, diku gërshërët e rrobaqepësit ! ) Ose, le të përmendim, lëvizjen  e trageteve me anë të energjisë eolike ( energji që prodhohet me anë të erës ) etj. etj;

Janë ata, që nuk lejojnë të bëhet asgjë formale ose shkel e shko dhe arrijnë të mbrojnë pasuritë, natyrën; t`u gëzohen edhe shpendëve e kafshëve të egra të pyjeve, të cilat i mjekojnë kur pësojnë aksidente, shqetësohen kur ndonjë syresh braktis pyjet e vendit, duke kaluar në ndonjë vend fqinj !

U bënë disa dhjetëra vite, kur disa dhjetëra mijëra shqiptarë, për shkaqe  historike, politike, kanë lënë vendlindjen e tyre ( Kosovë ) ish Jugosllavi, dhe janë bërë qytetarë  me të drejta të plotë të Suedisë.

Është e pamundur të përmblidhen  e të përshkruhen  përpjekjet  e brengat e shqiptarëve kosovarë ( por edhe të të tjerëve pas 1992) për t`u “njësuar” me vendasit ose për afrimin e tyre, përveç ekonomik, edhe kulturor në tërësi, me tërë doket e zakonet që kanë gjetur e mbartin.

Shkolla ku arsimohen, klube kulturore, organe shtypi që publikohen, veprimtari të gjalla  e të pareshtura të përbashkëta etj., janë bërë “rutinë” e jetës për t`u ndjerë të dy palët pjesë e pandarë e popullit afro 10 milionësh suedez. Binjakëzimi i disa shkollave të të dy vendeve, Suedisë e Shqipërisë, dhe vizitat e ndërsjella të mësuesve, drejtuesve e grup-nxënësve, si dhe personaliteteve të letërsisë e publicistikës shqiptare Viron Kona e prof. Murat Gecaj, i kanë dhënë shtytje e ngjyrim të ri, miqësisë së re, të  madhe që ka lindur. Këtij bashkëpunimi dhe forcimit të kësaj miqësie, me Suedinë, po i shërbejnë edhe shumë  krijues e publicistë shqiptarë, përmes botimeve përmbledhëse, njohës të librave si ai i z. Sokol Demaku ”Mbrëmja në mërgim”, nga i cili s`mund të mos citohen vargjet tronditës si tërmet i thellësive të zemrës e tokës: ”Vendi im, o vendi im”/Një zë i lartë/Një fjalë e shtrenjtë...”( Për këtë personazh të jetës kulturore - arsimore e pedagogjike e politike të shqiptarëve të Suedisë, ka vend të shkruhet më vete! )

Me teh të ngjashëm krijimtarie, mund të thuhet se punojnë edhe krijues të tjerë të suksesshëm. Por mua m`u duk shumë i respektueshëm publicisti dhe krijuesi me moshë të re Bahtir Latifi, lindur më 1978 në Vushtri ( Kosovë), që krijimeve të veta me librin “As i gjallë e as i vdekur”, me idenë qenësore ”Guri rëndon në vend të vetë”, iu shton edhe “nektarin”’ e krijuesve të tjerë shqiptarë në Suedi dhe anë e mbanë botës, për t`ia servirur shqiptarit e qytetarit suedez ! Aty gjen informacione  e citime nga krijimtaria e  vyer e Sadulla Zendeli –Daja, portretizohet madhështori Ulmar Kvik, pasqyrohet artistikisht jeta e qytetares Qibrije Hoxha, flitet për profesorin Neki Babamusta, për autorin e poetin Limon Zogaj, që jeton në Gjermani, për poetin Ibrahim Abedini, që me preokupacion revokon vargjet e  të madhit Naim Frashëri për gjuhën shqipe dhe ruajtjen  e saj: ”Pa shihni ç`gjuhë e mirë/Sa shije ka e hije/Ç`e bukur dhe  e dëlirë/Si gjuhë perëndie!”, për poetin vlonjat Arqile Gjata që jeton e punon në Athinë, për Praq Radon, aktor shkodran që jeton në Amerikë, për Baki Ymerin, krijuesin e përkthyes që banon në Bukuresht ( Rumani ), për Bahrije Zogaj - Krasniqi, e cila jeton në Suedi me moton: “E pajisur mirë me dituri këtu në Suedi dhe pastaj...diku në Kosovë, duke punuar me të ardhmen tonë, rininë...”

Libri ndalet  edhe në shkrimin e prof. Murat Gecaj ”Me bashkatdhetarët e kolegët tanë Sokol Demaku e Bahtir Latifi...”; mbyllet me shkrimin”Ndjenjë e prekshme dhe  paharruar me miq nga Tirana”, që i kushtohet kujtimeve, mbresave nga vizita  e tij e parë në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo”.

Tingëllojnë si një refren dashurie dhe  përfundim artistik fjalët urim – zemre, të autorit Viron Kona: ”Qofshi gjithnjë të lumtur vëllezër dhe motra, ju dhe familjet tuaja; ju dhe miqtë tuaj, kudo dhe kurdoherë ! Ne jemi nga mesi i Dheut, aty ku qëndrojnë më gjatë dallëndyshet, aty, ku shqiponjat e shikojnë diellin drejt e në sy”, e pasohen nga fjalët poetike të Bahtir Latifit: “aty ku ngjallet gjithçka e zgjatet jeta.” Këtyre fjalive mbyllëse, të poetëve Viron Kona e Bahtir Latifi, s`mund t`u shtosh asgjë, pasi u kushtohen mbarë shqiptarëve për trojet shqiptare bashkë. Mbështetur në librat e shkrimtarit Viron Kona, që e kemi në analizë, nuk mund të mos përmendim dhe krijimtarinë e begatë të Hamit Gurgurit, Riza Sheqirit, Fetah Bahtirit e dhjetëra poetëve e shkrimtarëve shqiptarë nga Kosova, sot qytetarë të nderuar në Suedi.

I shërbejnë  fuqishëm miqësisë me Suedinë krijime të tilla, sigurisht edhe shumë e shumë të tjera,  sepse, i larti, të afron dhe të do, kur je i përafërt në të gjithë cilësitë ose, bën përpjekje të lavdërueshme për t`ia arritur të të vlerësojë, pastaj të të dojë.

Shkruar në Tiranë, Korrik - Gusht 2012

 

 

 


Faqe 13 nga 36

Tidningen-Gazeta

Inloggning-Hyrje

Vem är Online?

Kemi 29 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1020221
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT

 

Shkruan:Shaban  Cakolli


Në Gelsenkirchen të Gjermanisë muaj më parë është themeluar një Shoqatë Kulturore-Sportive Shqiptare e cila është mjaft aktive.Unë mendoj se në diasporën tonë shoqatat janë forma më e përshtatshme e organizimit të komunitetit tonë,mes së cilave realizohen më së miri interesat e komunitetit tanë në mërgim,iniciativat,kontributet,aktivitetet kulturore dhe kultivimi i tyre,lidhjet mes shqiptarëve këtu,lidhjet me organet e shtetit në të cilin janë strehuar dhe deri te lidhjet e tyre
me atdheun.Unë mendoj se kjo formë e organizimit është e domosdoshme,e bindshme më e frytshme se  organizimet partiake këtu.Shoqata kulturoro-sportive


në Gelsenkirchen është treguar e shkathët ,me gatishmëri të plotë në realizimin e detyrave që ka përpara.Është një shoqatë me qëllime jo fitimprurëse,por që angazhohet në zbutëjen e kërkesave të mërgimtarëve tanë këtu.Ajo angazhohet të bashkoi në gjirin e vet qytetarët pa  dallime moshe,gjinie dhe bindje.Veq tjerash
kjo shoqatë është e lidhur dhe mishëruar me shkollat  me mësim plotësues në gjuhën shqipe,ku aktivitetet e  koordinuara së bashku  dalin shumë frytëdhënëse.
Shoqata është e regjistruar zyrtarisht tek organet gjermane dhe e drejtojnë veprimtarë të shquar:

Naser Qerkinaj,kryetar
Mimoza Leka
Vehbi Baftiri
Zymer Arifi

Nuk duhet harruar se ka edhe shumë të tjerë që janë thjesht antarë,por për lakmi mbështesin kryesinë e shoqatës,si:Gani Loshi,Avni Hoti,Musa Lushtaku,Selatin Duhlaku,Shaip Ramadani etj,...
Si në organizimet tjera edhe festën e Flamurit e ka marrur me shumë sinçeritet me dëshirë që ky shënim të kaloj në mënyrë sa më dinjitoze,çka vërtetë e tëra u arrit   për lakmi.Mimoza Leka një
zonjë intelektuale që vjen nga Shqipëria,që veq punëve në shoqatë kryan edhe punën e ligjërueses me kursistët e huaj për integrim në shoqërinë gjermane,me një përkushtim të pashoq,me plot intelekt e pedantëri ka udhëhequr këtë program
të ditës së Flamurit,i cili mund të llogaritet ndër programet më të pregaditura që janë bërë ndonjëhere në këto rrethe.
Në njërën ga sallat më të mëdha të qytetit ",Schalker Gymnasium" të dielen më 28 nëntor, në mënyrë impozante është shënuar 98 vjetori i Shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar.
Kishin ardhur të festonin së bashku  qindrapjesmarrës; burra, gra, të rinjë e të reja. Madhështinë e këti tubimi e shtuan sidomos nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësueset e tyre Sejdi Gashin të cilëtt kishin përgaditur programe kulturore me këngë, valle e poezi kushtuar dëshmorëve të lirisë dhe Flamurit Kombëtar.Në mesin e kësaj atmosfere të ngrohët, ishin të pranishëm Te pranishem ne kete manifestim ishin edhe perfaqesues te qytetit Gelsenkirchen, si Mehmet Ayas, i ngarkuar per integrim dhe Dagmar Eckart, drejtoreshe e qendres per keshillim te nxenesve mergimtare (RAA Gelsenkirchen). Ata mbeten te habitur dhe shume te impresionuar me nivelin e programit shqiptar dhe me prezentimin dinjitoz te kultures sone te pasur. të cilët në fjalën e tyre uruan të gjithë të pranishmit për këtë ditë feste dhe kërkuan që fryma e bashkimit dhe unitetit rreth flamurit të mbretërojë kudo ndër shiqptarë.


Lidhur me rëndësinë e madhe historike që ka data 28 Nëntor 1912, para të pranishmëve foli, veprimtarija  Mimoza Lek,kurse pasi kishte prani të qytetarëve gjerman në gjuhën gjermane Referoi Desar Sylejmani.. Ata paraqitën para tëpranishmëve rrugën e gjatë e shumë të mundimëshme nëpër të cilën eci populli shqiptar deri në shpalljen e pavarsisë dhe pastaj pas coptimit të saj deri në Pavarsinë e Kosovës që lidhet me rezistencën gjithëpopullore të shqiptarëve.
Udheheqjen artistike te programit akademik kete vit e mori persiper dirigjenti dhe pianisti shkodran i njohur ne tere Europen, Desar Sulejmani. Ai eshte anetar i ansamblit te teatrit te operas dhe baletit Musiktheater im Revier ne Gelsenkirchen si dhe dirigjent i orkestres Heinrich-Heine Symphoniker ne Düsseldorf. Per Diten e Flamurit Desar Sulejmani perzgjodhi disa pika klasike per piano dhe violine nga kompozitoret me te mire shqiptare, si Tonin Harapi, Pjeter Gaci etj si dhe nga kompozitore te tjere. Violinistet profesioniste Migen Begolli dhe Alban Shehu nga Tirana, te cilet shkollimin e tyre kane filluar ne Shqiperi, per te vazhduar pastaj specializimin ne Akademine e Arteve ne Essen te Gjermanise, i dhuruan publikut artdashes nje emocion te vecante me lojen e tyre te persosur ne violine. Kengetarja gjermane Jessica Sulejmani mahniti publikun me zerin e saj magjepes ne  baladen “Hurt”. Ajo u percoll me nje kercim bashkekohor nga Xhesika Hoxha, e cila krijoi nje atmosfere shume te bukur.
Driton Gashi,njëri ndër aktivistët  e njohur të këtij rrethi,i cili ka ndihmuar shumë organizimet kombëtare dhe shkollore këtu në mërgim,veq që ka kryar këtu studimet në gjuhën gjermane,që erdhi i ri në moshën katrëmbëdhjet vjeçare,ia doli të mbajë ndezur zjarrin e dashurisë kombëtare,të ruaj gjuhë
dhe kulturë e traditë kombëtare,ai kultivoi edhe këngën shqipe i cili me zërin e ëmbël pushtoi zemrat e artdashësve në shumë mese.Kësaj radhe ai u paraqit para të pranishmëv me kenget
 „Bridge over troubled water“ nga Simon and Garfunkel si dhe kengen „Pocari“ me tekst te Dritero Agollit dhe muzike te Naim Gjoshit.Motrat Xhesika dhe Ana Hoxha deshmuan se jane kercimtare shume te talentuara me performacen e tyre moderne, ku u gershetua edhe kenga „Origjinale“ e kengetares sone te madhe Aurela Gace.
Te gjitha pikat e programit i shoqeroi me virtuositet te madh pianisti yne Desar Sulejmani.Violinistet profesioniste Migen Begolli dhe Alban Shehu nga Tirana, te cilet shkollimin e tyre kane filluar ne Shqiperi, per te vazhduar pastaj specializimin ne Akademine e Arteve ne Essen te Gjermanise, i dhuruan publikut artdashes nje emocion te vecante me lojen e tyre te persosur ne violine. Kengetarja gjermane Jessica Sulejmani mahniti publikun me zerin e saj magjepes ne  baladen “Hurt”. Ajo u percoll me nje kercim bashkekohor nga Xhesika Hoxha, e cila krijoi nje atmosfere shume te bukur.


Kjo ishte pjesa e parë e programit akademik,kurse pjesën tjetër të programit shkollor e udhëheqën  Mimoza  Leka dhe mësuesi ynë shumë i mirënjohur  z.Sejdi Gashi i cili për gjysmë shekulli ishërbeu fushës më të rëndësishme
fushë e cila ishte dje,është sot dhe do të mbetet edhe në të ardhëmen më e rëndësishmja për popullin tonë dhe fatin e tij.Kjo fushë e kaemrin arsim kombëtar,shkollë shqipe,e cila fëmijëve tanë u dhuron dritën e diturisë dhe mundësitë për të kuptuar ekzistencën në kohë dhe hapësirë.Të vegjëlit kjo ardhmëri e ndritur e jona,me pregatitëje të lartë,me fytyra të ndritura i recituan,i kënduan atdheut,kombit,flamurit,heronjëve si dhe luajtën bukur vallet tona tradicionale kombëtare.Të tillë ishin shumë,të i cekim
duhet të shkruhet gjatë e gjatë,kësaj radhe po marrim si shembullIsh-nxenesja e Shkolles Shqipe Vijona Mjaku u paraqit me nje permbledhje kengesh moderne dhe u prit me shume dashamiresi nga audienca.Nëmbarim të programit shkollor në skenë u paraqitPer punen e madhe, angazhim dhe bashkepunim mbi njezetvjecar, mesuesi i shkolles shqipe te Düsseldorfit, Rifat Hamiti, i ndau mesuesit Sejdi Gashi nje mirenjohje. Ai gjithashtu pergezoi komunitetin shqiptar ne Gelsenkirchen per kete manifestim dhe prezentim shume te mire te kultures shqiptare.Rifat  Hamiti duke folur për mësuesin Sejdi  Gashin
kolegun plotë njëzet e një vjet të punës në shkollat shqipe tha:Sejdi Gashi është shpirtkërkuesi që në procesin edukativo-arsimor solli shumë dritë,shumë dituri dhe njohëje të realitetit të historisën kombëtare.Ai porositi
që kolegët/et që do të ken fatin të vazhdojnë punën e tij,duhet të ndjekin rrugën e tij të ndritshme.Fjala e  Rifat  Hamitit u përcoll me interesim dhe duartrokitëje nga tëpranishmit.Pas programit   shkollor festimi vazhdoi me kenge popullore nga Mergim dhe Kaltrina Mjeku, te lindur dhe te rritur ne Gjermani. Ata me zerin e tyre te bukur krijuan atmosfere te ngrohte feste.Ky grup"Mjeku"  nga Hanoveri me këngët e tyre të njohura ka vite që janë bërë shumë të njohur jo vetëm nëGjermani por edhe më gjërë,.Ata na kanë mbështetur jo vetëm sot në festën e flamurit,por kudo nëpër organizimet e mërgimtarëve dhe kudo kanë pushtuar zemrat e artdashësve me këngë e valle duke përmbushur kërkesat e secilit mërgimtarë.


Ishte nje feste me nje nivel te larte organizimi dhe kulturor. Per here te pare nje publiku me te gjere u prezentuan pjese te muzikes klasike shqiptare, te cilat u priten shume mire dhe ngel te shpresojme se ne festat e ardhshme te perseritet nje kremtim i tille me shume perkushtim, pune dhe emocion te vecante.