Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Dituria

Urime Vitin e Ri shkollor

 

 

NXËNËS TË NDERUAR GEZUAR VITIN E RI SHKOLLOR

JU DËSHIRON QENDRA KULTURORE SHQIPTARE

Migjeni Borås-Suedi

 

VJOLLCA SPAHO DHE KUJTIMET E SAJ

 

 Sokol Demaku

 

 VJOLLCA SPAHO DHE KUJTIMET E SAJ

 

Në buqetën poetike”Po të shkruaj”kushtuar vajzave të saj Yllkës dhe Rajnës


 

Duke bërë rrugëtim retrospektiv në librin me buqetë peotike, të poetës Vjollca Spaho, ”Po të shkruj”, lexuesi bënë një ecje nëpër jetën dhe veprën saj, më të cilin rrugëtim dhe ecanakje mundë të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut. Në lirikën e saj femërore ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës së saj me baticat dhe zbaticat që ajo ka përjetua. Edhepse e fortë në shpirt, poetja lë të ndjejmë se nuk dëshiron të degdiset nga ajo që jeta i solli, nga vuajtja në vetmi pas humbjesh së udhetarit të jetës.

Vëllimi poetik “Po të shkruaj” është libri i radhës i autores Vjollca Spaho. Ky vëllim me lirika malli dhe dashurie, vuajtje, vjen si pasqyrë e artit krijues të autores, ku e përballë me lexuesin ndjenjën e vetmisë dhe dëshirën për jetën dhe kudjesin për më të dashurit. Krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për më të dashurinë të cilin autorja e humbë në momentet me delikate të jetës, në kohën më të veshtirë të jetës, kur ajo mbetet me dy vajza bonjake në jetë. Këtë më së miri e pasyron në poezinë e saj “Trändafila të bardhë”

Për ty!

Trëndafila të bardhë, si pëllumba fluturojnë,

Ngarkuar me kristale bore e malli të largët,

Prej syrit tim një pikë loti rëndoi sa globi

Në udhëshpirt që prej 10 vitesh u tret...

Me art në unitet të brendësisë shpirtërore, me botën jashtë kësaj brendësie të cilën autorja e shtrinë në krijimet e saj, e metaforizon, i jep kontrast, i fal nota muzike dhe e bën të vibrueshme fjalën e thjeshtë, të bukurën poetike. Çdokush ndihet sikur është pjesë e krijimeve, sikur vargu flet qartë për këdo, pasi jetët ngjajnë. Rrugët e bëra në kohë e stinë sikur përputhen në pikëtakime të jetës, sikur kryqëzimet janë njësoj dhe horizontet lindin mëngjeset e ngrysin mbrëmbjet, sikur stinët vijnë e shkojnë e njeriu ndihet në një me zogjtë migratorë… Janë rrugë dhimbjesh, rrugë emigrantësh që sytë i mbajnë nga tej Adriatiku dhe gjurmët u mbetën larg perëndimit. Janë sytë e prindërve që mbetën përherë nën vesën e mallit, tek shtyjnë ditët vetëm në pleqërinë e ftohtë. Diku mermeret flladërojnë trëndafilët e përlotur… 

Një mall, një nostalgji për një kohë të kaluar, për një jetë sa idilike aq edhe të vështirë, por tani në këtë gjendje ajo thërret me forcë brengat, mundohet të ngrihet mbi ëndrrat e ato ti bejë realitet. Hyn në palcën e ndjenjave përmes vargjeve thjeshtësisht dhe del më një forcë dhe enërgji të madhe që asaj i duhet më së shumti në këtë kohë dhe gjendje që është, e këtë e shohim të paraqitur me mjaft mjeshtri tek peozia “Dashuria jote”

Unë dëshiroj ta dish Ti mirë,

Thënë në menyrë më të qartë,

Se unë jam tingulli i shiut mbi varrin tënd.

Ndodhë që gjithashtu,

Të jem një lule-fushe,

E mbirë mbi dheun tënd.

Jeta është më shumë e idhët se sa e ëmbël. Ajo sjell befasi, ka batica e zbatica, momente që duhet sfiduar me gjithë forcën shpirtërore, deshëm apo nuk deshëm ne, sepse ashtu është realiteti në të cilin jetojmë dhe duhet pranua ate. Shumë herë pesimizmi është një opcion të cilin autorja e ka në funksion të vargut.
Kështu mendon autorja e buqetës poetike “Po të shkruaj”, ajo është gjithmonë e zhytur në mendime e këtë e shohim më së miri tek peozia me titull “Erë e shfrenuar” kur autorja thotë:

Që nga ai çast jetoj pa dashuri,

E lirë, pa vuajtje dhe dëshirë.

Erë e shfrenuar, përrua prej akulli.

S`është e zbehtë në netët pa gjumë,

As e përflakur fytyra ime.

E humba ecjen indiferente,

Freskin në vështrimin e papërqendruar.

Vec në greminën e dhimbjes bie përditë,

Harruar në skutat e trishtimit.
Atë ajo e kishte gjithnjë afër, gjithëmonë ishin bashkë, por ajo nuk e kuptonte brendësinë e asaj se tani ajo ishte e vetme, ishte nda përgjithëmonë nga ai, ajo ishte mësua pra që të jenë çdo herë bashkë e këtë e shprehë tek peozia me titull “Rri me mua” kur thotë:

Rri me mua

Në mbrëmjet dimërore,

Ashtu si dikur

Ngjyra ylberi të hedhim mbi borë.

Aty ku sot një pikë loti rri ngrirë.

Rri me mua

Pranë kodrave me ullinj.

Bashkë t`i këpusim menekshet e para,

Qiellit t`i dërgojmë pëshpërima të kaltra,

Autorja përmes vargut të sajt ë lirë e qanë jetën, e qanë dashurinë e humburë. Ajo atë e ndjen në cdo pjesë të trupit të saj, e ndjen edhe në gjumë, ëndërra është ajo e cila flet me bashkudhetarine e jetës, të cilin autorja e humbi. Ajo ndjehet e mbyllur në sferën e saj të dhimbjes. Një dashuri e humburë, e cila dashuri lenë vragë në jetë. Por njeriu sipa autorës duhet të jetë i fortë, e këtë poetja e përjetoi vet dhe e shprehu me lirikën e saj në peozinë “Cast” kur thotë:

Vij tek Ty e dhembja më qeshet në gjoks,

Më pikon shpirti të të shoh e dot s`të shoh.

Afrohem mbi Ty e sytë më çmenden,

Ty të të puth e vetë shembem.

Por jeta është thash në fillim sa idhët por edhe e embël, e njeriu nuk bënë të dorëzohet, sepse ka njerëz të tjerë që jetojnë me buzëqeshjene tij. E në këtë rast edhe poetja me vuajtje në shpirt nga akullnajata e largëta të Torontos ndjen një fije shprese për jetën, një dritë nga atje fillon dhe ngrohë shpirtin e esaj, sepse atje ka lindur një Yll e që poetja thotë në peozinë e saj “Toronto, nën yje”:

Linde prej akullnajave

Që para se të venitet shkelqimi

Nën yje lagur prej ujvarës m,agjepse të Niagarës,

Toronto sa e largët dhe e afërt për mua,

Shkelqimi i borëruar, mall i pashuar.

Toronto nën yje, sa shumë të ëndërroj,

Vajzat e mia hënëzuar me ty,

Rrethoi me diellin, magjepsi me shkelqimin

E ndritshëm të Ujvarës së Niagarës.
Topronto e largët, sa afër të ndjej.

Sa interesant jeta vazhdon me tempon e saj, e edhe autorja e buqetës poetike “Po të shkruaj” fillon të ndjej entuziazmin e jetës dhe se shihet se çdo gjë edhe pas tëre atyre perpiecishë, vuajtjesh, ndjenjash, mundimesh, vetmish, por edhe kudjesi për vajzat e saj të cilat me shumë mundime dhe vuajtje ua ka sigurua jetën, pra tani ato ka pasardhësit e saj që autores i japin forcë dhe shpirtë për jetë. Këtë ajo e shprehë me ndnjenja optimizmi tek peozia “Hëna ime” kur thotë:

Cdo hënë sillet rreth

Tokës së saj,

Toka ime është dashuria:Arba,

Ajo-Hënë.

Vërtitet çdo cast rrreth meje,

Hënëzuar nga vështrimi hënor.

Ngjallem çdo ditë,

Tek vizatoj ënërrën me penelin hënëzak.

Perlë muzike ninulla e shpirtit tim.

E puthë nga kaq larg në sy, buzë, ballë.

Dhimbjet e tilla janë shumë të vështira për tu përballua, por sidoqoftë të gjitha këto ishin sfida të vështira shpeshëherë edhe të papërballueshme. E një shprehje filozofiek shqipe thotë:

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

Kur njeriu del nga mjegullnaja e lotëve, nuk duhet harrua te falenderoj, hyjnitë por edhe përenditë, që të kthejnë buzëqeshjen, sepse dashuria njerëzore është ajo e cila krijon mrekulli në jetë dhe në ato fjollat e bardha të jetës, edhe ti je pjesë e saj. Hap krahët mblidh doçkat e tua ato rritën e bymehen krijohen sfera dhimbjesh e gëzimesh me pas vala e jetës i rrotullon e shpërndahen në hapësirë dhe autorja thotë në poezine e saj “Vetmi në vjeshtë” kështu:

Në vjeshtë vetmia ka dy pamje.

Ashtu si toka: e artë dhe gri.

Sot në prag nëntori, është

E pranishme si një re,

Se Rajna gatit valixhet.

Një pamje më është e trishtuar,

Tjetra e ngjahsme me një hënëzim.

 

Normal 0 21 false false false SV X-NONE X-NONE Poetja vazhdon të shprehë ndjenjën e saj të vetmisë dhe lotët përplasen në vargun e saj, por ajo është e fortë dhe duket se ecën përpara.it ndjenja të pastra për njëri – tjetrin, dhe u zhgënjeve? Po kush tha që jeta është e lehtë? I ka dhe ajo kurthet e saj, nga të cilat duhet të dalësh përherë triumfuese.
Ndaj ngrihu! Jeto! Trego që je dhe më e fortë se vetë jeta! Ti mund t’ia dalësh!
Dhe kur të arrish ta bësh këtë, më kujto përherë, gjatë kohës që do të kesh në krah dikë që do të dojë sinqerisht; dikë që do të jetë i gatshëm të japë dhe jetën e tij për ty.
Lufto në betejën me jetën dhe fito! Vetëm ai që ka vullnet të hekurt se mund t’ia dalë mbanë, arrin të triumfojë. Lëre pas të shkuarën dhe projekto të ardhmen!
Një grua me sens të fortë për jetën për ti treguar botës, se është nëna e virtytit, që zgjon imazhin e shtëpisë e cila ka nevojë për njerëz, ku banon ankthi dhe të lë shijen se njeriu është i fortë në jetë dhe se ai është ai i cili duhet ta jetoj jetën.

 

Një ndër poezitë më të bukura që të bënë të rikthehesh dhe ta rilexosh ca herë është poezia “Një zgjim i bukur” ku autorja shprehetë keshtu:

Kam nevojë të qaj me ngashërime,

Të derdh lot si ky qielli gri,

Të nxjerrë dufin që mbaj brenda,

Këtë mbrëmje qiellin e kam zili.

.....

Shtëpia ime është tepër e vogël,

Po sa e madhe më duket tani,

Nuk dëgjoj as “Dua”, as “Pse”

Malli më mbyt e ngashërimi më zë.

Mu kujtua mua kjo thenjë e Helen Keller dhe besoj se kjo është realiteti që poetja paraqet ne këtë buqetë poetike kushtuar jetës dhe vajzave të saj.

Megjithëse bota është plot vuajtje, ajo është gjithashtu plot me shembuj për kapërcimin e tyre. (Helen Keller)

Buqeta poetike e Vjollca Spahos ka një përfundim pozitiv, një perfundim me plot optimizëm për jetën e këtë do e hasim tek poezia e fundit e përmbledhjes “Dhuratë për Vitin e Ri 2010”

Më beret bojqielli, o kukulla ime,

Sa e bukur dukesh me berete

Në kahet e mamit dhe babit tënd

Nënës i dukesh si princeshë.

.....

Êshtë fundhjetori dhe ti je e vogël,

E vogla ime,

E nana s`të bleu as kukull,

As fustan me zbukurime.

Të parin libër të jetës tënde,

Mendova si dhuratë,

Që kur të vish tek unë,

Ta lexojmë të dyja bashkë.

Pra jeta vazhdon edhe pse nëpër vuajtje, mundime por më në fund cdo gjë vjen në vendin e saj dhe ka efektin pozitiv në jetë.

E Eduard Gibon thotë:

Era dhe dallgët janë gjithnjë në anën e detarit të zot.   (Eduard Gibon)

Kjo përmbledhje poetike e radhes e Vjollca Spahos përfundon me një formë të re të poezisë të cilën ajo ka fillua ta kultivoj me plotë vullnet dhe dëshirë e kjo është “Haiku”, ku autorja thotë se: Mua më pëlqen haiku, sepse te kjo poezi gjejmë drithërimën tinzare, thjeshtësinë mjeshtërore dhe çeljen spontane të lulës së kuptimit.

 

 

Sokol Demaku: Viron Kona dhe “Zonja nga Borås”

Sokol Demaku


Viron Kona dhe “Zonja nga Borås”


Përshëndetje miq suedezë dhe shqiptarë!

Ja ku mbërrita për herë të tretë në Suedi.

Prej dekadash, që në moshë të re, e kam pasur vazhdimisht ëndërr ardhjen në Suedi, në këtë vend të rrallë dhe të mrekullueshëm. Me ndihmën e miqve të mi suedezë e shqiptarë, e përjetova dhe u përkunda në këtë ëndërr, tashmë ndihem brenda saj, pranë zemrave dhe shpirtit suedez, bashkëkombësve të mi shqiptarë, mes miqsh që i dua vëllazërisht.

Duke dashur të shpreh nderimin dhe mirënjohjen, krahas dy librave të mëparshëm:“Bukuri suedeze” dhe “Për Ju, miqtë e mi!”, kësaj here po ju kushtoj librin “Zonja nga Borasi”, ku kam përmbledhur disa nga krijimet e mia me motive nga Suedia dhe Shqipëria.

Faleminderit!

Autori

Viron Kona

Duke u mbështetur në atë se gjatë leximit të librit më të ri të Viron Konës ”Zonja nga Borås”, lexuesi do ketë mundësi që vet, në bazë të mendjes së tij të shëndoshë, të bëjë ca krahasime mes realitetit shqiptar dhe atij të vendit nordik, pra, të Suedisë mike, siç e quan autori këtë vend skandinav.


Ç`është e vërteta, në jetën shqiptare, ne hasim në gjëra të cilat, këtu në Suedi, as që mund të paramendohen se ekzistojnë, e autori, përmes përshkrimeve në tregimet e tij mundohet që lexuesit shqiptar t`ia përshkruaj dhe servoj në mënyrë që, edhe ky, të ketë njohuri mbi njerëzoren, të bukurën, respektin dhe ndjenjën. Këto gjëra, edhe për autorin ishin të panjohura deri me një kohë, kur ai vet, me këmbën e tij, shkeli tokën e Vikingëve dhe u bind në kulturën, traditën dhe sjelljen njerëzore të pasardhësve të vikingëve, suedezëve të sotëm.

Përmbajtja e tregimeve të këtij libri të V. Konës, me sa mundemi ne me konstatua është produkt i përjetimeve të autorit e, herë - herë edhe i refleksioneve nga ajo çka ai ka vërejtur, shijuar në këtë tokë të ftohtë, me njerëz me zemër të madhe, në Veriun e largët, ku sot jetojnë numër i konsiderueshëm bashkëkombësish. Nëse kihet parasysh përmbajtja artistike e librit, mënyra e të ndërtuarit të shprehjeve dhe paraqitjes së ngjarjeve të krijuara bukur në detajet artistike, me fakte dhe ngjarje reale të përjetuara nga jeta e përditshme gjatë qëndrimit të autorit në Suedi, bashkëbisedat me miq shqiptarë si dhe suedezë e, të gjitha këto, të paraqitura në vargun tregimtar të Viron Konës janë një thesar për lexuesin. E kjo është një vazhdimësi krijuese e mirëfilltë e Konës sa i përket miqve të tij në Suedi, sepse ky është libri i tretë me radhë që ky ai ua kushton suedezëve dhe shqiptarëve në Suedi.

Viron Kona është bërë i njohur këtu me librin e tij për fëmijë “Bubulino”, i cili, në mbështetje të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås, u përkthye në suedisht, ku edhe u bë e mundur që Viron Kona të lexohet edhe në suedisht nga suedezët dhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend nordik.

Por, në fillim, do të ndalemi tek elementi kryesor i jetës dhe zhvillimit të njeriut, tek kultura. E, duhet ditur se kultura ka një gjerësi të jashtëzakonshme në jetën e përditshme. Si gjithkund në botë, edhe në Suedi kultura nënkupton jetën e tërësishme që zhvillohet në këtë vend. Rëndom kultura suedeze llogaritet si kulturë perëndimore dhe më saktë si kulturë nordike.

Në kuptimin më popullor kultura kuptohet si shprehje e veprimeve të dukshme dhe atyre që përjetohen si muzika, ushqimet, veshja, sjellja, biseda, ndenja, ecja, të gjitha këto janë elemente, të cilat kanë një ndikim në jetën e njerëzve. Është interesante se, në kuptimin shkencor dhe shoqëror, kultura thekson dallimet në vlera, në norma dhe institucione.

Një nga definimet për kulturën suedeze thekson se ajo është “Shuma e të gjitha shprehjeve të përfituara kulturore që ekzistojnë ose kanë ekzistuar tek komuniteti suedez i definuar në mënyrë historike në Suedi”. Mënyrat e definimit se çka mund të quajmë kulturë suedeze janë të diskutueshme edhe sot e kësaj dite ndër ekspertët dhe studiuesit e kësaj fushe.

Siç duket të gjitha këto që i përmendëm me lartë kanë lënë vragë në kujtesën e shkrimtarit gjatë kohës së qëndrimit të tij në këtë vend nordik dhe ato kanë gjetur vend në librin e tij.

Viron Kona e fillon librin e tij “Zonja nga Borås” me tregimin kushtuar botanistit të njohur suedez Karl Line, të cilin tregim e pagëzon “Karl Line dhe mësuese Olga e botanikës”.


Përmes këtij tregimi autori do të shpje­gojë lidhjen e ngushtë, mes mendimit të njeriut dhe luleve, e këtë e vërejmë si më poshtë, “Mendimet dhe fjalët e urta e të shprehura bukur e me ndjenjë, e zbukurojnë shpirtin, njëlloj si lulet që zbukurojnë mjedisin, shkollat dhe shtëpitë tona”.

Por është interesant se autori që në fëmijërinë e tij ka ca njohuri për njerëz të mëdhenj në Suedi, të cilët kanë bërë zë dhe kanë ndihmuar njerëzimin me punën e tyre dhe të arriturat që ata kanë bërë në jetë. Kjo është pra lidhja që mësimi ka me realitetin, sepse që në kohë pra është ditur në Shqipëri për botanistin suedez Karl Line, pastaj fizikantin suedez Anders Celsius. Por sot autori i kësaj buqete tregimtare shkel në truallin e këtyre njerëzve të mëdhenj dhe, në përshkrimin që ai bënë, të duket se ai komunikon me Linen dhe Celsiusin. Ky tregim thënë drejt është sa narrativ por edhe edukativ e pedagogjik, me kombinim të shqiptares dhe suedezes, sepse qëllimi i tij në bazë të përshkrimit të ngjarje që autori u bënë na del me vlera të gjëra edukative. Përmes llojeve të luleve ai na jep një “leksion” edukativ:

- Kjo këtu, është lule bonbone, se të vjen “ta hash” si një bonbone. Kjo tjetra, lule zjarri, se ka formën si të zjarrit. Eh, ja ku po krekosen mbreti dhe mbretëresha e luleve: trëndafili dhe karafili ! Shikoni, shikoni se sa rëndë qëndrojnë? Gjithë madhështi, sikur janë ulur në fronin mbretëror. E mbajnë kokën lart dhe kërkojnë që të gjithë t`u binden. Ja edhe zambaku donzhuan ! Si shumë po përkëdhelet kjo manjola bukuroshe, me këtë fisnikun tulipan ! - Pastaj vijonte: - Kjo mimoza, që shikoni këtu, dhurohet zakonisht për festën e grave. Kjo kacavjerrësja, me emrin edera, dhurohet për miqësi. Lule irisi, sjellë lajme të gëzueshme për ne. E shikoni margaritën? Kjo simbolizon zemërgjerësinë, mirëkuptimin, që ta falim shoqen dhe shokun, kur gabon pa dashje. Për lule borën, shpresoj se e dini, ajo është lulja e parë e pranverës.

Se shqiptarët dhe Shqipëria ka kohë që kanë pasur njohje me suedezët dhe Suedinë, është më se e sigurt, e këtë e mësojmë dhe nga penda e autorit, i cili edhe vet përjetoi diçka interesante, trishtuese për kohën, dhe lehtësuese në kohët e hershme të rinisë së tij bashkë me shumë bashkëkombës. Në vazhdim të leximit të “Zonja nga Borås” do hasim në tregimin e thurur për mrekulli me titull “Promeksi, suedez na shpëtoi nga pushkatimi politik”. Është koha kur në Shqipëri ndërtoheshin vepra të mëdha pune, vepra jetësore që vendi të ecte përpara, këtu e pesëdhjetë vite më parë. Ishin këto fitore pune të shoqërisë shqiptare. Ishte koha e ndërtimit të hekurudhës për në Librazhd. Një ndodhi e bëri të vetën gjatë kohës kur punohej. Personazhit të tregimit, pa dashje i kishte humbur broshura me fjalimin e të parit të vendit, me fjalimin e tij, që ishte “dokument sekret” e rreziku ishte nga dënimi për këtë gabim që nuk kishte asfare rëndësi, por, koha...!!!

E, siç duket, autori për mrekulli gjen shkasin dhe arsyen që ky gabim (faj i rëndë për atë kohë) të mos të ketë ndikim askund, e, krejt kjo, falë Suedisë e suedishtes.

“... atë çast, u mbusha me një ndjenjë të re mirënjohjeje, e cila, kësaj here, ishte për suedezët, që banonin në Veriun e Largët të Rruzullit Tokësor. Veç ndihmës që i jepnin Shqipërisë për lehtësimin e punës në hapjen e tuneleve me makinerinë shpuese “Promeks”, ata e “shpëtuan” mjeshtër Sadikun, por edhe mua, nga “pushkatimi politik”...

(Fragment nga tregimi)

Se liria është ëndërr e çdo njeriu, e çdo kombi e populli, këtë e dimë të gjithë, por është interesante se sa ne dhe të tjerët respektojmë këtë. Autori me qëndrimin e tij në vendin Nordik, sa vjen e inspirohet nga shumë gjëra të cilat tek ne mungojnë dhe janë në defiçit. Ai edhe pse është mysafirë, edhe pse është vetëm një vizitor në këtë truall që ne i themi “të ftoftë”, por me ngrohtësi nga zemra sepse këtu liria është çdo kund, këtu liria e fjalës, të menduarit, shprehjes dhe bërjes është ABC e jetës. Kjo është sa imponuese për autorin në tregimin e tij të radhës “Kur të lirë ishin vetëm zogjtë”. Shohim se njerëzit u kanë zili zogjve, u kanë zili sepse ata mund të lëvizin e fluturojnë ku ata duan dhe dëshirojnë.

“Dikush u shpreh, se, i bëhej që ata tinguj vinin nga qielli, teksa, unë, në ato çaste solla ndërmend xhelozinë e fshehtë dhe të vjetër ndaj zogjve, që gëzonin aq lirshëm lirinë, që mund të venin e të vinin nga të donin, në të gjithë hapësirën qiellore, detare dhe tokësore të rruzullit tokësor...” (Fragment nga tregimi)

Dhe, në përfundim të tregimit, autori thotë: Liria ka krahë të artë e të fuqishëm. Ajo nuk është vetëm e zogjve...

Autori i “Zonja nga Borås” vetë-ndjehet thuajse si një banor i këtij qyteti, ai ka krijuar miq suedezë dhe shqiptarë këtu, nga të cilët në çdo kohë është i mirëseardhur. Ai ndjehet shumë mirë në mesin e këtyre njerëzve sa human e paqedashës, këta njerëz të cilët kanë ndjenjën dhe mirësinë që t`i dalin në ndihmë çdokujt kur është nevoja. Ai është mahnitur nga vizita dhe shëtitjet e tij në qytetin Borås. Pamja impozante e vet qytetit, ngrehinat me stilin e posaçëm, origjinale të ndërtimit, janë karakteristike për qytetin Borås. Këtë do e hasim te tregimi “Tregtari i bronztë”, ku autori na jep një përshkrim fantastik të historisë së qytetit Borås me kohën e fillimit të zhvillimit të industrisë tekstile këtu dhe, sot, një industri moderne bashkëkohore, që ka mbuluar tregun botëror. Ai, në shëtitjet që bënë në mjedise të qytetit, në parqe, rrugë, sheshe dhe pranë institucioneve has në skulptura të vendosura në vende të dukshme e, ku, mund të konkludojmë se Borås është edhe qytet i skulpturës. Personazhi i tregimit “Tregtari i bronztë”, mori një dhuratë nga mikpritësit suedezë, e cila për të është shumë e çmueshme: një skulpturë e vogël e “tregtarit borsar në bronz”, e cila, për pak nuk u bë shkaktar i një problemi me autorin, por, kësaj radhe, jo se ishte bërë ndonjë gabim politik, por se shtatorja e tregtarit borsar ishte në çantën e dorës të udhëtarit.

Kur do të largohesha për në Shqipëri, e futa skulpturën e vogël në çantën time të dorës. Mund ta futja edhe në valixhen e madhe të bagazheve.

-E po, - thashë me vete, - kjo skulpturë, nuk është bagazh, është një vepër e rrallë arti, është simbol i qytetit të Borasit...

Çanta ime, lëvizi bashkë me të tjerat në aparaturën e kontrollit. I qetë, lëviza të kaloja matanë, por, papritmas, nga aparati i kontrollit u përhap sinjali i alarmit. Punonjësit e doganës panë njëri – tjetrin dhe përqendruan vështrimet mbi transportierin lëvizës, ku dukej çanta ime e dorës. Pastaj, ato vështrime, u drejtuan tek unë me dyshim e shqetësim.

“-Çfarë ke brenda në atë çantë?”

Aparatura kishte “zbuluar” brenda çantës sime të dorës, “Tregtarin prej bronzi”. Punonjësi i doganës, më bëri me shenjë të afrohesha te kasa ku ndodhej çanta dhe, më tha në mënyrë urdhërore:

-Hape!

Ndërkaq, tek punonjësit e tjerë, vura re gatishmëri.

E hapa qetësisht çantën dhe, e nxora ngadalë skulpturën e mbështjellë. Mbështjellja prej rrobe, m`u duk se krijoi edhe më shumë alarm në sytë e doganierëve...

Që të krijoja një atmosferë të qetë dhe të sigurt, bëra buzën në gaz dhe e hapa qesen natyrshëm. Nxora skulpturën e “Tregtarit të Borasit” dhe ia tregova punonjësit të doganës. E ngrita pakëz lart, që ta shikonin edhe doganierët e tjerë, por edhe udhëtarët, që ndodheshin ato çaste përqark meje.

Një fllad buzagazi i menjëhershëm u përhap nëpër sallë.

-Fute në çantë! – më tha me zë të butë punonjësi i doganës, duke marrë frymë i lehtësuar dhe duke buzëqeshur.

Në doganën e Austrisë dhe, më pas në atë të Shqipërisë, shihja me kënaqësi, sesi “Tregtari i bronztë”, kalonte lirshëm në transportierët e doganave, por tashmë si një “tregtar” i njohur me imunitet ndërkombëtar. Ai kalonte serbes, me pamjen e atij që di se çfarë bën dhe ku shkon, duke shpërndarë gjithandej, në qytete e shtete të botës, përvojën e tij të vyer, duke i mësuar njerëzit sesi të zhvillojnë ekonominë e familjeve, të qytetit dhe të vendit të tyre. Për këtë kishte një dëshmi tepër bindëse, qytetin e tij të lindjes, Borasin e Suedisë, qytetin e bukur në kodër”.

(Fragment nga tregimi)

Rrallë herë kam pasur fatin të njoh një temperament të këtillë të pasionuar pas ngjarjeve interesante dhe me vlerë për letërsinë, duke shkruar tregimet e tija aq mjeshtërisht dhe me një kreativitet që lexuesit i japin kënaqësi në lexim. Ai, sa unë shoh këtu, frymon duke jetuar përmes shkrimeve, përmes përshkrimit të ngjarjeve, përmes njerëzores duke kërkuar të deshifrojë përmbajtjen e brendisë së vlerave, motiveve dhe ideve, por sidomos ato rrugë që shpien nga konkluzionet e ekzistencës së disa rrënjëve të përbashkëta njerëzore pa marrë parasysh se në cilën hemisferë të tokës njeriu jeton dhe frymon. Dua ta them edhe këtë se në ditët e sotme nuk është e lehtë të gjesh një të tillë, që të ketë shëtitur kaq shumë, gjithmonë i qetë, i ngadalshëm, me shumë krenari në punën e tij dhe të sjellë në truallin e tij aq shumë mendime dhe ide njerëzore qëllim mira, të cilat do gjejnë vend dhe shprehje besoj tek gjeneratat e reja, të cilat kanë nevojë për këtë kreativitet, sepse duhet të ndjejmë respektin dhe të rikthejmë edhe ne traditën e të parëve tanë që ishte në nivel me traditat e kombeve të zhvilluara.

Është shumë largpamës në shkrimet e tij dhe shpreh ndjenjën se edhe në Shqipëri do vij dita dhe të gjithë do ndjehen të barabartë, do jenë të njëjtë. Sa bukur e përshkruan autori këtë ndjenjë në tregim e “Zonja nga Borås”, duke u mbështetur në thëniet e të madhes suedeze, Selma Lagerlof (“Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgerssonit”)

Aka e porosit Nilsin: “Të lutem Nils mos harro të flasësh me njerëzit për ne “kafshët”. Thuaj njerëzve që të lënë edhe pak vend për ne, natyra është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë. Një pyll ose një liqen më shumë, nuk do u kushtojë asgjë. Të mos të na vrasin ose lëndojnë. Për këtë mesazh, do të isha shumë mirënjohëse”.

Kam shpresën dhe duhet të them se edhe tek ne, dhëntë Zoti, që në këtë vend të varfër, të gjejmë forcë dhe mendje që këto që shohim në vendet me kulturë të lartë, e cila edhe nuk na mungonte, por e tretëm nuk di si, të marrim atë çka ne kemi nevojë dhe ta kultivojmë në shpirtin tonë shqiptar. Pra me shpresë se edhe tek ne do gjejnë gjuhë të përbashkët jo vetëm shpendët, por edhe njerëzia!

Po binte muzgu kur mbërritëm pranë një liqeni ujë-ndritshëm, ku fluturonin lirshëm dhe në qetësinë e tyre tufa me pulëbardha dhe llojshmëri zogjsh...

Edhe kafshët e shpendët dinë t`i dallojnë miqtë e tyre. Mbase, tek vështrimi yt, shpendët gjetën diçka të përafërt ose të ngjashme me vështrimin vezullues, të butë e të ngrohtë të zonjës së tyre, që u kujdes aq shumë, që i deshi aq shumë... Atë vështrim ata e njohin mirë, sepse e shohin thuajse përditë tek sytë e ngrohtë e dashuronjës të banorëve të Borasit.

(Fragment nga tregimi)

Rrugëtimi retrospektiv, madje i vëmendshëm, me shumë kujdes nëpër jetën dhe punën e përditshme të pasardhësve të vikingëve dhe bashkëkombësve tanë të cilët jetojnë dhe frymojnë në këtë mënyrë si edhe mikpritësit e tyre do ketë efekt pozitiv edhe në trungun tonë ku, edhe libri në fjalë, por edhe dy librat e ma hershëm do jenë një inspirim për gjeneratat që janë dhe që do vinë në mënyrë që të krijojmë një ambient çfarë autori përshkruan këtu në “Zonja nga Borås”, pra që edhe ne, nesër të marrim frymë lirshëm.

Viron Kona beson në sinqeritetin e njerëzve, në dashurinë mes tyre, e adhuron të vërtetën dhe ka besim e ndjenja se edhe në truallin shqiptar mund të kultivohen lirshëm vlerat e vërteta njerëzore.

 

 

Murat Gecaj: ME BASHKATDHETARËT E KOLEGËT TANË...

ME BASHKATDHETARËT E KOLEGËT TANË...

Nga: Murat Gecaj

Publicist-Tiranë

Nga e majta: Vironi, Sokoli, Murati, Edi e Bahtiri

U desh të shkëmbeheshin disa mesazhe, ndërmjet meje e Viron Konës dhe mikut e kolegut tonë të mirë, Sokol Demaku, në Boras të Suedisë. Kështu do të përcaktonim në largësi “axhendën” e qendrimit treditor të atij dhe bashkëpunëtorit, Bahtir Latifi, kryetar i Shoqatës “Migjeni” në atë qytet skandinav. Në fakt, më i shqetësuari dhe më i interesuari ishte Vironi, pasi ata do t’ia kthehnin atij vizitën e bërë në vendin e tyre të banimit, disa ditë më parë, ku përuroi librin e tij në suedisht, “Eh, mor Bubulino”.

Kështu, më në fund, çdo gjë u sqarua dhe mysafirët tanë të nderuar mbërritën në Rinas, ku i priti vetë Vironi e pastaj qendruan në Tiranë. Një zile në celularin tim dhe mora vesh njoftimin e mirëpritur se Sokoli e Bahtiri kishin ardhur shëndosh e mirë. Pa e zgjatur, shkova te ata në mjediset e hotelit “Zagrebi”, mu në qendër të Tiranës. I pari, u ngrit në këmbë Sokoli: trupmadh, buzagaz dhe mjaft energjik, i cili m’u “vërsul” dhe të dy u përqafuam nxehtësisht, si të njohur të vjetër. Gjithashtu, me dashamirësi u takova me Bahtirin, një djalosh i ri dhe paksa i heshtur. Por, në fakt, më parë ne vetëm ishin lidhur me anë të e-maileve ose kishim lexuar shkrimet e njëri-tjetrit në Faqen e Internetit “Fjala e Lirë”(Londër), e mikut tonë të përbashkët, Fatmir Terziu, i cili mbeti i pranishëm në të gjitha bisedat tona të këtyre ditëve…

Lexo ma...
 

Kadri Tarelli: Takim me Viron Kona

Kadri Tarelli

Takim me V. Kona

FËMIJËT E DURRËSIT PËRSHËNDESIN BASHKËMOSHATARËT NË BORAS-SUEDI

Takim me shkrimtarin Viron Kona

Këto ditë të ngrohta të fund majit 2011, u organizua një takim mbresëlënës i nxënësve të ciklit të ulët të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” në Durrës, me shkrimtarin e njohur Z. Viron Kona, autorin e shumë librave për fëmijë. Në fakt takimi ishte parashikuar të zhvillohej dy javë më parë, por shkrimtari ynë i n

deruar ishte i ftuar në qytetin Boras në Suedi, nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”, pasi aty u publikua libri i tij “Eh, more Bubulino”i përkthyer në suedisht. Kështu që durrsakët e vegjël patën fatin të marrin edhe përshtypjet dhe mbresat nga udhëtimi dhe takimet e shumta në Suedi.

Pikërisht këtu e nisi fjalën edhe shkrimtari ynë, i mrekulluar nga mikpritja suedeze, nga rregulli dhe pastërtia, nga bukuria e pyjeve të pafund, e liqeneve dhe lumenjve plot ujë të pastër dhe nga kujdesi i jashtëzakonshëm, mund të themi me fanatizëm, që tregohet nga të gjithë qytetarët për mbrojtjen e natyrës. I befasuar edhe nga një tjetër mrekulli, asaj njerëzore, shoqërore dhe shtetërore: vëmendja që i kushtohet fëmijëve, në veçanti të kombësive të tjera, të cilët bashkë me prindërit e kanë emigruar në Suedi, mes tyre edhe për fëmijët shqiptarë, që në shkollë të mësojnë gjuhën e kombit të tyre, në mënyrë që të mos shkëpusin lidhjet me origjinën.

Lexo ma...
 


Faqe 17 nga 39

Newsflash

Kadrije Meniqi

Odeta Bajraktari – Talente e rrallë
rrëfen mësuesi i klasës Maliq Mehmeti

Që nga klasa e parë kam vërejtur se te Odeta,  ekziston një talent i posaçëm nga nxënësit e tjerë të klasës. Talent ky i cili dita-ditës vinte duke e bërë Odetën kurreshtare që të mirret me artin e xhudoës. Në fillim të klasës së tretë ajo shfaqi dëshirën që talenti i saj të bëhej publikduke u bërë anëtare e rregullt e klubit të xhudosë  në qytetin e Vushtrrisë
Gjatë stërvitjeve të rregullta, trajneri i Odetës vërejti menjëherë se Odeta posedon një talent të rrallë në këtë sport. Me punën e tij të palodhëshme dhe mundit që po bënte Odeta, trajneri Petrit Azemi shumë shpejt e paraqiti Odetën në ring e cila tregoi rezultatet e para si amatere për të vazhduar me suksese të tjera si një profesioniste e vërtetë në kategoritë më të lehta deri në 25 kilogram.
Odeta dy herë doli kampione e Kosovës me peshë deri në 25 kg, një herë fitoi vendin e parë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Shkodër të Shqipërisë dhe së fundmi doli e para në një garë rajonale që u mbajt në Prishtinë.