Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Poezi-Poesi Adelina Dokja: Njerkë zeza Ti - zezona!

Adelina Dokja: Njerkë zeza Ti - zezona!

Adelina Dokja

 

 

Njerkë zeza Ti-zezona!

 

Nuk kam lot, kam jete vaji.
ne qerpike kane ngrire, ato!
Dikush ngerdheshej kur me shihte te vuaja
dhe lotet , i shkelte pa meshire.

Ishin vuajtje dhimbje qe injoroheshin nga Ti
o shpirt keqe me zemer djalli,
më copetove buzeqeshjen
më vodhe lumturine femijërire !

Imponove të ngjiteshim kodrave si kafshe
te sillnim dru me shale
te ngroheshe me zjarrin e nje femije
qe duart i kishin ngrire e mpirë !

Kur binte shiu me shtama,
zeri yt fishkellente si kamxhik;
-Shkoni mblidhni ullijte nese doni te hani!
Si zogj që ikin nga huti merrnim udhen ne .

Mblidhnim kokrrat me frike ne shpirt,
se dikush mund t'na ndiqte !
Edhe shiu kerkoj te behej mbroje per ne
nga njerez te liq si ti!

Kur ktheheshim, rrinim ne fund te deres si skllever
te pambrojtur se TY baba-
te kishte lene fuqia
e ne na mbyste malli e dashuria!

2.

Kulshedra shpertheu ne flake!
-Si gjen gje ata, s'ka vend per te gjithe! peshperiste ,

-O zonje e shpifur, me zemer katran
do vije nje dite ,ta vjellesh dhe ti.
Kostumin e pare qe bleve per tim vella,
me leket e nenes se e vdekur,
kishte lene duart jashte.

I bukur i gjate, m'u kujtua si dhenderri 14-vjecar!
Na ndriten syte kur e pame,
po jetoja me ceremoni, u mallengjeva brenda
dhe pertypa lotet, per mos t'rene ne sy.

-Shkofsh ne varr,me ate kostum ,shfryve.
Në vend te urates mallkim e turfullime derdhe
u be ai kostumi nje lafarak,
Si flakurimë , m'u perplas ne fytyre
dhe syte shkendija mu ndezen!

Nuk i mjaftonte qe jeten na kishte nxire,
akoma nga zemra villje vrer,
e ne permbajtëm veten per te ruajtur nivel.


3.
-Sa here im ate punonte larg,
ne ne duart e ujkut ishim,
Gelltisja hidhur c'do dhimbje,
melcine time helmoja,
nje grope të madhe hapja brenda
dhe aty varrosja te gjitha ligesite.

Mallkuar qofte ajo dite, kur ti fute koken brenda,
shkatrrove c'do gje ,aty ku ti vure kemben
thave c'do bime dhe lule dhe toka mbeti djerrë,
solle vec s'kamje e varferi,

Ke mbjellur vetem vuajtje,
ke denuar jeten e tre femijeve,
tani nuk dua me te qaj,
te kam falur sepse nuk jam si ti,
mbaj ne deje gjakun e tim eti
dhe nenes time qe me rriten me ndershmeri !

Nuk qaj me per tu ngerdheshur para meje,
per te plagosur zemren time,
tani ja kalova mbane dhe jeta me beri te forte,
te keqijat e tua qe volle ne trup,
stinet i lane bashke me shiun e dimrave te gjate.

Nuk ti fal lotet e mije,
sepse ti nuk ke zemer qe ti prekesh,
te le zotin per tu falur,
mëkatet do ti lash ne boten tjeter!
njerkëzeza ti , zezona !

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 27 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1302002
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

Luigj Shkodrani

 

SHOQATA ALBA-DANSK NË AKTIVITETIN E RADHËS

 

Mbrëmje Gala qe u organizua nga  K.U.K.S-i,qe është përmbyllja qe i behet te gjitha aktiviteteve qe organizon ky komitet gjate gjithë vitit. Ne ketë Komitet ka nderin te jete edhe shoqata Alba - Dansk,shoqata e vetme shqiptare qe është ne ketë forum te larte,ku njihet nga me shume se 66 shoqata te huajve nga mbare bota.

Por njëkohësisht kjo shoqate njihet edhe nga përfaqësitë e ambasadave te akredituara ne Mbretërinë e Danimarkës. Ne programin e shoqatës janë një sere veprimtarish qe janë organizuar gjate vitit dhe ne ketë veprimtari ajo vjen e plotësuar me numrin e veprimtarive qe ka organizuar. Ajo është njohja me e mire dhe prezantuesja korrekte e kulturës dhe e traditës shqiptare pranë institucioneve daneze dhe para shoqatave te huajve ne Danimarke.

Me pune këmbëngulëse te kryesisë se shoqatës dhe te kryetarit te saj, z. Arben Hoxha,ka marre shume shpejt rrugën e konsolidimit te saj dhe te njohjes dhe te afrimit pranë saj njerëz te artit e te kulturës. Kohet e fundit ajo u shtri edhe ne Suedi,ku se shpejti do te krijoje një dege te sajën atje.

Ne ketë mbrëmje gala kishin ardhur mysafir nga bashkatdhetarët qe jetojnë e punojnë ne komunitetin shqiptar te Suedisë. Kishim nderin qe ne mesin tone te ishte edhe shkrimtari e poeti Remzi Basha ,autor i dhjete librave,qe tashme është bere i njohur jo vetëm ne Suedi e Danimarke,por ne te gjitha trevat shqipfolëse. Nga Stokholmi i Suedisë,kishte ardhur z. Qibrije Hoxha,një nder aktivistet me te njohura ne Skandinavi e me gjere,ku ajo ka dhëne një kontribut te shquar.

Pra takoheshin shqiptaret nga Shqipëria me vëllezërit e motrat nga Kosova e Maqedonia. Dhe përherë tek i dëgjon dhe komunikon me to,ato veç për vendlindjen te flasin,si do shkoje puna e politikes shqiptare si do te përparojmë ne shqiptaret,çfarë mund te bëjmë ne diaspore për te dhëne me shume kontributin tone atje. Dhe bisedat janë shumë te gjata dhe shpesh te mbushin me shume emocione. Secili këtu ne emigracion ka një histori te tijen, një histori qe po te shkruhet është një roman ne vete.

Ndaj shqiptaret kane se çfarë te tregojnë për veten e tyre , për historitë ne vendlindje , por dhe ne mërgim. Kur disa duan te punojnë e te kontribuojnë ne vendlindje dhe vendlindja ne disa raste i quan edhe te shitur dhe u nxjerr edhe pengesa për te hyre ne vendin e token e tyre te lire. Kështu ka ndodhur edhe me disa shqiptare nga Kosova,por shpresoj se politika duhet te kuptoje se kush janë aktivistet e vërtete dhe jo ti trajtoje te njërës e te tjetrës parti.

Aktivistet janë njësoj te gjithë,sepse i shërbejnë atdheut i shërbejnë popullit te tyre. E bisedat nuk kane te ndalur. Tregojnë shqiptaret histori nga me te ndryshmet dhe interesantet.

E minutat e orët ecin e mbrëmje ecën me ritmin e saj. Muzike ,valle kënge, por dhe ushqime tradicionale te shteteve nga vine ato pjesëmarrës. Është vërtete kënaqësi, merr e përcjell kulture tradite,mëson gjera qe nuk i ke ditur me pare. Ushqime e pije nga me te ndryshmet. Nuk din nga tja fillosh e te mbarosh,sepse ke dëshire qe ti shijosh te gjitha.

 E kështu me te gjitha se bashku kaluam deri pak para mesnatës ne ketë mbrëmje Gala. Aparatet nuk kishin te ndalur ,te gjithë bënin foto,donin ta kishin një kujtim nga kjo mbrëmje e veçante,por dhe me persona te veçante me veshje te traditës nga ato vine. Kështu qe te gjithë patëm rastin te dilnim,me vajzat e valles nga Kina,nga Danimarka e nga vende te ndryshme.

Mbrëmja u mbyll me një lotari qe ky komitet organizon,duke ndare dhurata për një numër personash te pranishëm ne mbrëmje.

Me premtimin se shume shpejt do te mblidhemi u ndamë me njeri - tjetrin ,duke u uruar një fund jave te mire te gjithëve.

 

Luigj Shkodrani

 

Kopenhagen - Danimarke

 

Tetor 2011.