Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Poezi-Poesi Remzi Basha: Poezi - PRANVERA

Remzi Basha: Poezi - PRANVERA

Remzi  Basha

 

 

PRANVERA E PARË

 

Zogu i urtë

shkundi puplat

në breg të lumit

dhe fluturoi

në drejtin të deillit

fryn e shfryn

dhe lumi ish bërë det

erdhën shirat pastaj

si në kohëra të mëdha

e dielli ish ndal

mbi një mal

duke pritur zogun

në fluturim

               

PRANVERA E DYTË

Kjo nuk i ngjiste

pranverës së parë

solli shumë zogj

shumë këngë

shumë lumenj

zogjtë ishin më të bardhë

këngët me daulle

lumenjtë me vale

e dielli me zjarr

 

 

PRANVERA E TRETË

 

Si në ëndërr

shfaqet shpatë e Skënderbeut

e bie në duart e Ademëve

mallet prekin qiellin

zogjtë hedhin valle

bimët mbijnë si në përrallë

vashat shamizeza

tokës ia sherojnë plagët

nën tingujt e një kënge

që këndohet për herë të parë

në Atdheun plak…

 

Newsflash

Nga promovimi i librit të Viron Konës në gjuhen suedeze në Borås të Suedisë në maj 2011

NJË PRITJE VËLLËZËRORE NË BORÅS TË SUEDISË PËR BUBULINON DHE KRIJUESIN E TIJ

Është një mbrëmje komplete letrare, ku nuk mungon komunikimi me artin e letërsinë. Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja edhe ndonjë herë tjetër jo vetëm këtu në Borås të Suedisë por edhe në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në qytet tjera Skandinave ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me shkrimtarë shqiptar dhe të huaj.
Teksa analizonim me miqtë suedez këtë eveniment, vijmë në përfundim se këso eveniment janë të nevojshme të organizohen jo vetëm me shkrimtar shqiptar, finlandez apo suedez por edhe me shkrimtar dhe poet të kombeve tjera që jetojnë këtu, në mënyrë që të njihen me gjuhën dhe kulturën e njeri tjetrit.

Me ftesë të Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë dhe në bashkëpunim me Fjärdingskolan është organizuar ky eveniment në të cilin u prezantua libri për fëmije dhe të rijnë i Viron Konës ”Eh more Bubulino” apo me përkthim në suedisht ”Min kära Bubulino”. Ishin prezent miq suedez, bashkëkombës nga vet Borås por edhe nga qytete tjera suedeze të cilët kishin shprehur dëshirën të jenë pjese e kësaj mbrëmje dhe të takojnë shkrimtarin e njohur për fëmije dhe të rijnë Viron Kona i cili në vitin 2006 për këtë vepër kishte marrë çmimin UNESKO e tani ajo mund të lexohet dhe suedisht.

Lexo ma...