Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Poezi-Poesi Adelina Dokja: Te ndjehet e blerta dashuri....!

Adelina Dokja: Te ndjehet e blerta dashuri....!

 Adelina Dokja

 

Te ndjehet e blerta dashuri....!

 

Nëse ndonjëherë më kërkon të më gjejshë...
jam tek yjet në qiell që dritat ndezin ,
jam tek hëna që më shoqëron netëve pa gjumë ,
Jam atje ku ngroh dielli - zemrat e te dashuruarve !

Ndaj, kërkom kur zbardh agimi
dhe rrezet e para të zgjojnë duke të puthur !
Kërkom në muzgun e mbremjes ! Se :
- fshehurazi putheshim dhe qiellin e preknim me dorë !

Atëherë - buzqeshja dhe lumturia zemrat i shkulte,
bote e pafajshme hapte hotizontin e ndjesisë !

Eja të hyjmë në thellësi të intimës,
ku rrenjët trendafili ka shtrirë dhe rritet,
sa here te te ndjeshe aromën e ekstazës,
aty do gjejshë kujtimin tim te vyer.

Eja ! jam blerimi i njomë i shndërruar në oreks
per te rritur qengjat e mirësisë - përgdheli për mua !

Eja ! Jam nëpër burime, mbushi duart dhe pi,
do ndjesh shijen e duarve të mija
dhe do mendosh, se s'ka ujë më të mirë se ky
qe sheron shpirt e zemër , dhe mushkëri
që frymojnë për jetën kur ishim të ri !

Eja ! Kërkom në sytë e nxënesve, që s'mund të mbarojnë
se nisën udhekryqe jete, shtegtime, mërgime
për mungesat që prishën mirëqeniet e -
kërkonte libra Nurija shtatevjeçe,
nga ankthi dhe dashuria të jetë ne Atdhe
lotet shperndante si pusi betejash!

Eja !Kerkome ne kodrat e pikellimit me bore mbuluar,
- vello e nusërise time eshte ndryshkur ne heshtje
dhëndrrin e penduar se ka harruar
te vijë per të prishur heshtjen e gjatë
dhe plaget e mallit të sherojë !

Nëse do te zbulosh misterin e ndodhise
pyeti pellumbeshat qe ne qiell fluturojne
u kanë shkruar mesazh reve t'më gezojne.
me fluturime filmike me kanë shtuar shpresat
mos me djege shpirtin dhimbja e dashurisë !

Eja ! Do t'me gjejshë të dehur mbi vargjet e mija,
ashtu sic beja une dikur,e perkushtuar !
Do te buzëqashë me rimat qe pikojnë mall
edhepse s 'jam poete dhe shkruaj thjeshtë ,
per shijen e jetes shtoj shpresa!

Kerkome ne dallget e detit kur jane te egersuara
dhe vuajtje do shohesh dhe lote do te shijosh
ështe uji i kripur perzier mall e dashuri,
i shtuar në përmasë lotësh pa kufi !

Mos më kerko i dashuri im !
Jam në thellesi të zemrës tënde !
Aty e strukur jetoj e meditoj
e fshehur per të mos zgjuar kufomën e vetmisë ,
qe prajshëm fle me uratën ne gji!

Nese c'do hap që të hedhesh,
me hapat e shpirtit do te shoqeroj,
sa herë të gjendesh i trishtuar,
unë me perqafime malli do t'mbuloj.

Mos kerko larg!
Me boren time do mbuloj çatinë,
ne kopshtin tend do rritem - trendafil,
per qilim gjethet do shtroj,
ne diell do shderrohem kur te kesh ftohte,
ne vese do kthehem mbi petale ,
te ndjehet e blerta dashuri!

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 29 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1250971
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

Fisnik Muji fitoi çmimin "“Regjizori më i Mirë” në Toronto

Nga: Ermira Babamusta

Fisnik Muji është student në Fakultetin e Artit Dramatik, Regji Filmi, në Universitetin e Prishtinës. Projekti i tij, “Bora”, e cila ishte detyrë semestrale për klasën e profesor Jeton Ahmetaj në UP, u zgjodh në festivalin për filma të shkurtër “The Living Skies Student Film Festival” në Toronto të Kanadasë. Filmi “Bora” u vlerësua si filmi i shkurtër me regjinë më të mirë. Në këtë festival kishte përzgjedhje nga universitete dhe regjizorë të rinj nga e gjithë bota dhe Kosova zuri vendin fitues. Fisnik Muji u nderua me çmimin “Regjizori më i Mirë”/ Best Director (http://lsfilmfest.com/?p=666).


Xhirimet e filmit filluan në dhjetor 2012 në Prishtinë. Bashkëpunëtorët në këtë projekt filmik janë: skenaristë Abetare Shabiu dhe Fisnik Muji, kameraman dhe montazher Agon Kryeziu, organizator Arben Muji, skenografia realizuar nga Valon Rukovci. Aktorë janë: Selman Lokaj, Kaona Sylejmani, Liridona Shehu, Refik Kryeziu dhe Fillesa Gashi. Ndërsa revidimi i audios dhe muzikës janë bërë nga Hekuran Krasniqi dhe Agron Peni (kitarë).

Jam i gëzuar për vlerësimin e filmit “Bora”. Në veçanti falenderoj familjen time që më ka përkrahur shumë nga të gjitha aspektet për realizimin e projekteve të mia filmike. Ju jam shumë mirënjohës për këtë. Tani jam duke punuar në një film të ri me titull “Rrota”, dhe shpresoj që do të ketë sukses gjithashtu,” tha regjizori Fisnik Muji.

Filmi me metrazh të shkurtër “Bora” është një rrëfim për pastërtinë dhe këmbënguljen e një fëmije. Bora është një vajzë që dëshiron të blej një dhuratë për motrën e saj, e cila është kujdesur për të që kur iu kishte vdekur e ëma. Në këtë mënyrë, ajo dëshiron ta falenderojë dhe t’i shprehë mirnjohje. Pasi kërkon me orë të tëra që ta blejë dhuratën e duhur për të, ajo më në fund e gjen, ku edhe fillojnë gjithë vështirësitë e saj.

Ky është një rrëfim se ku mund të na çojë imagjinata e një fëmije. Një rrëfim që na tregon se të jesh fëmijë dhe të mos kesh asgjë por me pafajësinë dhe mendjemprehtësinë mund ta zotrojë botën! Të pakten, një argjendar!” shtoi Fisnik Muji.