Alba Huta: Poezi

Alba Huta

Dashurisë

Shpeshherë vij bregut tënd
Shëtis për një farë kohe
Herë dorështrënguar 
Herë me sytë përtokë, rrëzuar.

Shpeshherë mbledh dallgë të bardha
Dhe i vendos në filmin e jetës 
E ruaj për ta parë kur të mund të ulem 
E të shkruaj për luftërat që u deshën të bëjmë
Për të pushtuar kështjellat e dritës.

Alba Huta: Poezi

Alba Huta

Nën tingujt e "valsit të pranverës"
së Shopenit.

Ndalu pak dhe imagjino
sa prekje gishtash 
vrullshëm bien mbi të bardhën 
e të zezën e tastierës së pianos
duke kriju at' kryevepër