Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj Kadri Tarelli: Festa e mësuesit

Kadri Tarelli: Festa e mësuesit

Festa e mësuesit

Kadri Tarelli

E SHENJTË , “DITA E MËSUESËIT” 7 MARSI !

Po afron 7 Marsi, festa e “Mësuesit”. Që në krye të shkrimit i uroj mësuesit, kolegët e mi të nderuar dhe shpreh mendimin tim se 7 Marsi, “Dita e Mësuesit” duhet të jetë festë kombëtare, pasi është “Ditë e shenjtë”, dita më fatlume për arsimin kombëtar Shqiptar dhe ca më shumë për mbijetesën e kombit tonë.

E quaj të “Shenjtë”këtë ditë, pasi u derdh mençuri dhe dituri, djersë dhe mund, flori, jetë dhe gjak, për ta hapur, jetësuar dhe mbrojtur shkollën, gjuhën dhe kombin. Pak e çuditëshme kjo historia jonë. Nuk është për t’u patur zili, por ja që kështu na ka rënë për pjesë, mbase edhe vetë e kemi kërkuar, duke qënë të vonuar, ose të zënë mes njëri – tjetrit me sherre të mëdha, e s’ja kishim ngenë këtyre gjërave të “vogla” dhe linim shtegun hapur për komshinjtë apo fqinjët tanë, që natyrisht nuk na kursyen. Jemi më të vjetrit e ballkanit, të vjetër sa vetë jeta, autokton “dembabadem”, por kishim mbetur të vetmit në Ballkan me gjuhë të pashkruar. Në këtë ditë“Të bekuar”, me hapjen e shkollës së parë shqipe, më 7 Mars 1878, u mundësua ruajtja, mësimi dhe zhvillimi i gjuhës shqipe, që na bëri ne të mbetemi tek rrënjët e të parëve tanë. Duke lëçitur këtë “Gjuhë perëndie” u formatua, u ngrit ndërgjegja e kombit, dhe, me penë e pushkë u vu në udhë të mbarë lufta për pavarësi dhe shpallja e saj më 1912.

Është e panevojëshme të përsërisim ngjarjet historike dhe përpjekjet e rilindasve tanë të ndritur për gjuhën dhe shkollën shqipe, por cilido mund t’i bëjë vetes pyetjen, por edhe të përsërisë pyetjet që janë bërë prej kohësh nga njerëzit e thjeshtë, e ca më shumë nga të diturit: Ç’do të ndodhte po të mos ishin hapur shkollat shqipe ? A do të mund të ngrihej e forcohej ndërgjegja kombëtare ? A do të mund shpallej dot pavarësia ? Dhe mund të vazhdojmë të pyesim: A do të mund të përballonim lakminë e fqinjëve, kur me gjuhën shqipe të shkruar e të mësuar në shkollë, me luftën dhe gjakun e dredhur, mezi mundëm të mbajmë kaq pak vend që quhet Shqipëri dhe ne të quhemi shqiptarë. A mund të mos i vlerësojmë heronjtë e vërtetë të Kosovës, mësuesit e saj, të cilët në kushtet e pushtimit serb, mbajtë gjallë frymën kombëtare dhe edukuan në shpirtin e të rinjëve kosovarë ndjenjat e luftës për liri dhe e bënë Kosovën të pavarur. Përgjigjet i gjejmë te vetja, pasi janë të thjeshta e të qarta si dita e diellit, por që na bëjnë të mendohemi mirë, për atë çka po bëjmë sot dhe për atë se çka presim nesër.

Është gjetje e bukur “Dita e Mësuesit”. S’ka emër më bukur ! Bashkë me shkollën shenjtërohet edhe mësuesi. Mos po e zmadhoj paksa duke e quajtur mësuesin “Shenjtor” ? -Jam i bindur se nuk e teproj. Ç’bënë më shumë shenjtorët ? – Besuan në zot. U sakrifikuan si misionarë, duke i shërbyen zotit dhe njerzimit. Bukuri !- Sot e mijra vite me radhë ne i nderojmë, u përulemi dhe kërkojmë bekimin e tyre. Ç’bënë më pak mësuesit tan: Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi dhe Gjok Shqiptari, (Xhordano Bruno Shqiptar, i cili u dogj i gjallë se në gji mbante abetaren e gjuhës shqipe ), e bashkë me ta edhe plot e plot të tjerë: Besuan në zot, besuan në komb, i shërbyen kombit dhe u sakrifikuan për kombin si askush tjetër, si misionarë që përhapën dituri dhe përcollën në popull dashuri për gjuhë e komb. Kurdoherë i prulemi me nderim të thellë.

S’ma merr mendja se ka komb tjetër, që të ketë kaq shumë martirë të rënë për gjuhën dhe shkollën, sa çka kombi ynë. Ne ata i kujtojmë dhe i nderojmë në çdo përvjetor. I kemi përjetësuar duke u vënë emra shkollave. Kemi bërë e bëjmë mirë. Po është shumë pak. Ata kanë qënë dhe mbeten për për ne dhe brezat e rinj, modeli më i bukur i njeriut të ditur, të ndershëm e fisnik, trim e atdhetar.

Mësuesit meritojnë më shumë nderim dhe mirënjohje, jo vetëm nga nxënësit dhe studentët, sepse me shkollën dhe mësuesit lidhen që nga vocëraket të cilët mësojnë abetaren e deri te shkencëtarët dhe profesorët e universiteteve dhe akademikët. Me shkollën është i lidhur edhe ushtari e gjenerali, mekaniku dhe inxhineri, bujku, çobani dhe agronomi, shkrimtari, gazetari, poeti dhe artisti, ministri, deputeti, politikani dhe presidenti. Mësuesi, i gjallë dhe i heshtur, kurdoherë është në çdo familje shqiptare, por edhe në diasporë, ku në kushte të vështira, si misionarë të vërtetë, po bëjnë një punë të jashtëzakonëshme për të mbajtur gjallë gjuhën dhe zjarrin e ndezur të shqiptarizmës.

Sakrificat për shkollën dhe gjuhën shqipe nuk kanë sosur edhe sot e kësaj dite. Breza të tërë mësuesish, kush më shumë e kush më pak, kanë vënë një gur në kështjellën e arsimit Shqiptar. Po përmend se, vetëm nga Durrësi janë nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit”, shumë prej tyre edhe pas ndryshimeve demokratike të viteve 1990. Këta janë: Gjini Luarasi, Petrit Velaj, Vasil Ziu, Pertef Kruja, Agim Shehu, Isuf Puka, Sul Zalla (Sulë Shqipja), Qazim Domi, Mexhik Bekteshi, Hysen Çela, Beqir Çela, dhe pa i përmendur emrat e nderuar të tridhjetë e nëntë “Mësuesë të Merituar”. Nuk janë pak. Ne krenohemi me ta dhe kemi ç’të mësojmë prej tyre, sidomos të rinjtë që e nisin udhën e vështirë, por të bukur dhe fisnike të mësuesisë.

Sa më shumë vite që kalojnë, aq më e bukur dhe më e madhërishme na duket “7 Marsi”, festa mbarëkombëtare e “Mësuesit”. Ndaj sot edhe për mijra vite të tjerë, urojmë: Ta gëzojmë këtë festë hyjnore, të magjishme dhe njëherazi të madhërishme !

Përgatiti

Kadri Tarelli

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 20 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1299125
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

Ilda Kroni konkuron për “Supermodel of Albania”

Shkruan: Ermira Babamusta, New York

Tiranë - Bukuroshja shqiptare Ilda Kroni synon të bëhet Top Modele e Victoria Secret, kompania më famoze e modës në botë. Ilda ëndërron që një ditë të marrë pjesë në sfiladat e famshme botërore në New York, Milan dhe Paris për të prezantuar bukurinë shqiptare në botë. Fituese e titullit “Miss Eleganca” Ilda Kroni momentalisht po konkuron për titullin e spektaklit “Supermodel of Albania 2013”.


“Që kur isha e vogël e kam patur pasion modën. Kam një vit që e marr profesionin e modës seriozisht dhe ëndërroj një ditë të jem modele e Victoria Secret. Ndjek shpeshherë stilet e modës të New Yorkut, Parisit dhe Milanit dhe kam dëshirë që një ditë të eci nëpër sfiladat e tyre,” tha modelja Ilda Kroni.

Ilda Kroni ka lindur me 12 dhjetor 1994 në Shkodër me emrin Doroilda Kroni, me prindër Gjovalin dhe Terezina Kroni. Në moshën 3-vjeçare Ilda kanë ikur në Kretë, Greqi me familjen, ku ka jetuar për 15 vjet dhe ka studiuar informatikë dhe anglisht. Në 2012 ajo është kthyer në Tiranë, ku ndjek modelizmin dhe aktrim.

“Besoj se bukuria e një femre është thjeshtësia, zgjuarsia, eleganca dhe karakteri, aty shihet bukuria e vërtetë. Në konkursin Supermodel of Albania kam dëshirë të jem ambasadore e bukurisë kombëtare shqiptare për të përfaqësuar bukurinë shqiptare në vend dhe botë. Kam marrë pjesë në konkurse të ndryshme në Kosovë dhe Mal të Zi si dhe në sfilada me veshje nusërie dhe moderne,” shtoi Ilda.

Në gusht 2012 Ilda Kroni u zgjodh “Miss Eleganca”, në konkursin e modës mbajtur në Ulqin. Ndërsa në dhjetor 2012 konkuroi për “Top Model Dukagjini” ku prezantoi veshje shqiptare tradicionale si dhe fustane elegante të mbrëmjes. Ka marrë pjesë në disa prezantime, sfilada mode dhe photoshoot në Shkodër, Tiranë, etj. Ilda shpreson të bëhet një figurë e njohur e bukurisë dhe modeling-ut.

Përveç modës Ilda Kroni ka pasion edhe aktrimin, por thotë se angazhimi i parë i saj është modelimi. Ilda ka luajtur në Teatrin famoz të Shkodrës “Migjeni” në 2013. Në verën e 2012-të punoi si aistente produksioni në xhirimin e filmit ‘Shqipe’, produksion i kompanisë shqiptaro-amerikane Colored Films në Hollivud, themeluar nga dy motrat e famshme Greta dhe Vilma Zenelaj. Motra e Ildës, Graciela Kroni luan një nga rolet kryesore në filmin ‘Shqipe’, me regji të Vilma Zenelit, dhe me producente Greta Zeneli.

“Ishte një gëzim i madh të shikoja motrën time të vogël Graciela teksa përgaditej për rolin e saj ‘Lola’ në filmin Shqipe. Si asistente gjatë xhirimit të filmit në Shkodër ishte kënaqësi të punoja me regjizoren e talentuar Vilmën dhe aktoren Greta Zeneli. Të dyja motrat ishin shumë të dashura dhe kaluam bashkë një përvojë të paharruar. Gjithashtu ishte nder të punoja me disa nga ikonat legjendare shqiptare si Zyliha Miloti, Ndriçim Xhepa dhe Agron Dizdari, figura shumë të dashura për mua,” deklaroi modelja, aktorja Ilda Kroni.

“Ishte kënaqësi të punoja me Ilda Kroni gjatë xhirimit të filmit Shqipe verën e kaluar në Shqipëri. Ilda është shumë e dashur, simpatike dhe mjaft e talentuar. Edhe motra e saj, Graciela është shumë e aftë si aktore e re në portretizimin e karakterit Lola në filmin Shqipe. Besoj se Ilda është një shembull i fortë i një femre të sofistikuar, inteligjete moderne plot elegancë. Jam krenare që ajo po përfaqëson bukurinë shqiptare në konkursin Supermodel Albania dhe i uroj suksese në këtë konkurs,” tha aktorja e talentuar Greta Zenelaj, fituese e çmimit ‘Aktorja më e Mirë’ (Best Actress Award) në New York.