Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj Zabit Rexhepi: Një orë e vecantë mësimi

Zabit Rexhepi: Një orë e vecantë mësimi

 

Një orë e veçantë mësimi       kl.  IIA

 

 

 

 

 ZABIT  REXHEPI  ZV/DREJTOR I SHKOLLES  9-VJEÇARE “DEMOKRACIA”  DURRES    

    

                     

Pjesa e pare

 

 

Shkolla 9-vjeçare  “Demokracia” në Durrës, prej disa vitesh është binjakëzuar me “Fjardingskolan” në Boras të Suedisë.

Gjatë këtyre viteve janë bërë vizita Durrës-Suedi dhe anasjelltas nga mësues dhe nxënës të të dyja shkollave. Përvoja e fituar ka qenë ndihmëse për të dy partnerët.

Në vizitën që bënë në tetor 2010 miqtë suedezë,krahas veprimtarive të tjera, bënë edhe një takim me shkrimtarin Viron Kona. Vironi u dhuroi disa libra  për t’ua dhënë fëmijëve shqiptarë që mësojnë në këtë shkollë. Në bisedë e sipër ata u interesuan për librin “Eh,more Bubulino” dhe premtuan që do e përkthejmë edhe në gjuhën suedeze për nxënësit e tyre por edhe për nxënësit shqiptarë që ta lexojnë në të dy gjuhët.

Në muajin maj 2011 një grup mësuesish dhe nxënësish nga shkolla jonë bënë një vizitë në Boras, në shkollën simotër. Suedezet e mbajtën fjalën, e kishin përkthyer dhe botuar në suedisht librin e Vironit.

Për këtë ata ftuan në shkollën e tyre shkrimtarin. Biseda me nxënësit suedezë dhe shkrimtarit u bë shumë e këndshme dhe zgjati tej parashikimeve.

Pas kthimit nga Suedia ne i kërkuam Vironit nga një libër për nxënësit e klasës së IA   të shkollës sonë që ta lexonin gjatë pushimeve te verës dhe të ishim gati për të pritur miqtë suedezë në tetor.

 

 

Pjesa e dyte

Një punë e palodhur e mësueses së klasës së IIA  Vangjeli Biti ,me nxënësit dhe prindërit i dha rezultatet e saj.

Dhe ja,erdhi data 13 tetor 2011 ku nxënësit të preokupuar presin te interpretojnë pjesë nga libri “Eh,more Bubulino” në prezencë të miqve suedezë,shkrimtarin Viron Kona dhe mësues të shkollës.

Futemi në klasë. Klasa është bërë “ndryshe” sot. Nxënësit si lule të bukura e të freskëta na shikojnë me shumë kureshtje .

Bëjmë prezantimin e miqve suedezë. Bëhem gati te prezantoj “babain” e Bubulinos  por nxënësit njëherazi shqiptuan vetë emrin e shkrimtarit.

Të gjithë drejtuam shikimin nga Vironi.Vironi si Vironi ,qëndroi në heshtje për disa sekonda, u afrua prane tyre duke i përshëndetur dhe përkëdhelur si miq të vërtetë.

Mësuese Vangjelia falënderoi pjesëmarrësit,foli shkurtimisht për punën e bërë nga nxënësit me këtë libër. Udhëzoi nxënësit të fillonin.

Nxënësit kishin përgatitur për të interpretuar tregimet:

1-Kush i hëngri llokumet me arra?

2-Bubulinoja  bëhet doktor i famshëm.

3-Bubulinoja shkoi të blejë një kokërr lakër.

4-Dëshira e fshehtë e Bubulinos.

Interpretim i shkëlqyer i nxënësve. Themi i shkëlqyer se janë nxënës vetëm një muaj në klasën e dytë,pra nxënës të klasës së parë.

Lëvizjet e tyre,komunikimi,gjestet,mimika dhe mesazhi që na dhanë na befasuan shumë.

U bënë shumë fotografi ,nga ne dhe suedezët. Të gjithë falënderuan mësuesen dhe nxënësit . Vironi qëndronte pa lëvizur .Sytë i mbetën te nxënësit:

Segita Zerdelia, Endri Lamaj , Iljara Hoxhallari, Enkeleda Çela, Brunilda Meçi, Sergei Prifti, Orgito Xhemollari, Erjon Brahimi, Kejsi Dedej, Adelis Murati dhe grupi i nxënësve që shoqëronte.

 

Pjesa e trete

 

Pas kësaj ore të veçante u ulem për të pirë kafe. Drejtori i shkollës Avdyl Buçpapaj e mori fjalën i pari. Veç përgëzimeve  për mësuesen Vangjeli Biti pres të me thoni mbresat tuaja.

Fjalën e merr Sokol Demaku, mësues ne “Fjardingskolan” dhe përkthyes .Është hera e parë që nuk përktheva. Sinqerisht pashë një interpretim të bukur!

Ju lumtë!

Menjëherë drejtori i shkollës “Fjardingskolan”Per Kettisen tha:- Morëm një mësim të shkëlqyer!  Sa të kthehem në shkollën time do të punoj që edhe nxënësit e mi të bëjnë të njëjtën gjë. Mbeta pa fjalë,nuk kam se ç’fare të them.

Mësueset Annete dhe Sonja :Jemi në të njëjtin mendim me drejtorin!Përgëzime mësueses dhe nxënësve të klasës! U befasuam! Suksese!

Po ju Viron?  -Unë i pashë të “gjallë” personazhet e mi.  Ishin të    përkryer! Faleminderit shkollës suaj,mësueses dhe në veçanti nxënësve që megjithëse të vegjël interpretuan si aktore profesioniste. Sinqerisht nuk e mendoja këtë orë mësimi në këtë formë. Edhe unë mësova shumë.

 

Pjesa e fundit

Ç’fare mungoi? 

-  KAMERA!   

Nuk arritëm të filmonim!

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 25 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1130518
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

U mbajt mbledhja e  parë konstituive e  kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve,

 

Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Suedi,  Papa Klementi XI – Albani” 

 

Nr. 2011/008 Protokolli

Komunikatë për opinion

 

Në lokalet e ”NBV”të  Halmstad të Suedisë, më 17 dhjetor 2011, u mbajtë mbledhja e  parë konstituive e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS) Papa Klementi XI – Albani”, e cila u kryesua nga kryetari i Kryesisë z. Hysen Ibrahimi.

 

GJATË MBLEDHJES KONSTITUIVE TË KRYESISË SË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE    

                                     KRIJUESËVE NË SUEDI”PAPA KLEMENTI XI-ALBANI”

                                           

           Në këmbë nga e majta: Osman Ahmetgjekaj, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, Nazif dhe Mevlude Hajra, Shaban Gashi, Ferid 

           Qollaku, Rrahman Rrahmani, Avdi Islami, Musa Robeli, Hamit Gurguri dhe Naser Zeqiri.

           Ulur nga e majta: Enver Jashari, Mursel Shkupolli, Bedri Paci, Hysen Ibrahimi, Afërdita (Avdyli) Dollovac, Fetah Bahtiri,

           Florije Lule Bajraktari dhe Halim Hoti.

                                                                 Më 17 dhjetor 2011 – Halmstad -Suedi

 

Anëtarëve të pranishëm të Kryesisë u dëshiroj mirëseardhje kryetari i Shoqatës Kulturore  Shqiptare “Iliriada” në Halmstad, njëherit edhe anëtari i Kryesisë së SHSHAKSHS-së dhe deputet në kuvendin komunal të Halmstadit, z. Naser Zeqiri, si nikoqir i radhës i organizimit të mbledhjes. Ai, pasi përshëndeti dhe ju uroj mirësardhje, në pika të shkurta e njoftoi Kryesinë për aktivitetin e gjithëmbarshëm dhe planet për vitin e ardhshëm që ka paraparë shoqata me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Më pastaj, udhëheqjen e mbledhjes e mori kryetari z. Ibrahimi, i cili pasi shpalli të hapur mbledhjen, ai në fjalën e tij i falenderoi të gjithë pa përjashtim anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të dhënë. Mund të konstatojmë se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ai, më pastaj, njoftoi për numrin e madh të urimeve që kishin arritur nga tërë hapësira e botës shqiptare dhe mërgatë. I falenderon të gjithë pa përjashtim për falenderimet e tyre.

Në këtë mbledhje të Kryesisë ku ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë ndër të tjera, u diskutua për emblemën e Shoqatës ku në bazë të propozimit të anëtarëve dhe votimit të bërë u morë vendimi që Shoqata të emërtohet dhe për Emblemë e Shoqatës të jetë:
Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi(SHSHAKSHS)- Albanska Författare, Artister och Skapare Föreningen i Sverige, “
Papa Klementi XI – Albani”. Pastaj, Kryesia vendosi që edhe në vulën e shoqatës dhe ballinën e librave të cilat do të botohen të vihet po i njejti emër. Krysia diskutoi dhe mori vendim të bëhen përgatitjet e duhura për botimin e librit të parë nga ana e shoqatës i cili libër do jetë një THESAR KOMBËTAR NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË SUEDI, PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

U falenderua personalisht z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi, sponsor gjeneral për librin e parë të shoqatës në fjalë, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së SHSHAKSHS-së, për gadishmërinë e tij për të na ndihmuar me mjete materiale.

U muar qëndrim që të gjitha komisionet e formuara në kuadër të Shoqatës si :  Komisioni për informim, Komisioni për redaktim, Komisioni për lektorim, Komisioni për ndarjen e çmimeve, Komisioni për organizimin e promovimit të veprave dhe Komisioni mbikëqyrës të SHSHAKSHS-së të fillojnë me punë dhe të bëjnë planet e tyre që të jenë sa më azhur në realizimin e gjithë asaj çka parashtrohet para anëtarëve të kësaj shoqate. 

Unanimisht u vendos që Sesioni i parë shkencor të mbahet më 19 maj të vitit 2012, kurse për vendin, Kryesia vendos më vonë.

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi “Papa Klementi XI – Albani” propozon shkrimtarin ton të madh me përmasa botërore Ismail Kadare, që të nominohet me çmimin “Nobel” për letërsi. Për arsyetimin dhe kompletimin e lëndës të këtij nominimi, Kryesia autorizoi Prof. dr. Bedri Paci dhe Prof. Fetah Bahtirin.

Me vendim të Kryesisë, u pranuar anëtarë i Kryesisë veprimtari, aktori dhe regjisori i mirënjohur në Suedi z. Musa Robeli.

Kryetari z. Hysen Ibrahimi, para se të shpallë të përfunduar mbledhjen, ai në emër të Kryesisë, falenderoj Kryesinë e Shoqatës ”Ilirida” që kishte marrë masat përgatitore për mikpritje të shkëlqyer, komunën e qytetit Halmstad për mbështetjen financiare dhe ndihmën e dhënë me këtë rast dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë, që me diskutimet e tyre e begatuan mbledhjen.

 

 Më 17 dhjetor 2011                                                                                              Komisioni për informim

 Halmsatd-Suedi                                                                                                     SHSHAKSHSsë

                                                                                                                              "Papa Klementi XI-Alban"