Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj Gentiana Zagoridha: NDIKIMI I USHQIMEVE NË ORGANIZMIN TONË

Gentiana Zagoridha: NDIKIMI I USHQIMEVE NË ORGANIZMIN TONË

Gentiana Zagoridha

NDIKIMI I USHQIMEVE NË ORGANIZMIN TONË

Për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit jemi të gjithë të ndjeshëm.Ajo që duhet të kemi gjithnjë parasysh për të qenë të shëndetshëm e jo të shëndoshë është t’i japim më shumë përparësi cilësisë se sa sasisë së ushqimit për këtë arsye dieta jonë e përditshme duhet të jetë sa më e larmishme, të hamë në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar duke i dhënë organizmit të gjitha substancat që ai ka nevojë. Po cilat janë këto substanca që organizmi ynë ka më shumë nevojë?

Drithërat – Për të kryer të gjitha aktivitetet e përditshme trupi ynë ka nevojë për energji.Burimi kryesor i energjisë janë karbohidratet.Karbohidratet gjenden kryesisht te drithërat,buka dhe orizi.Përdorimi i drithërave në dietën ushqimore mbron organizmin nga sëmundjet e zemrës.Karbohidratet formohen nga proçesi i fotosintezës,duke u nisur nga H2O dhe CO2.

Vajrat dhe yndyrnat e ngurta – Ndonëse shpeshherë,vajrat dhe yndyrat trajtohen si të dëmshme për organizmin,ato janë të domosdoshme dhe duhet të përfshihen në mënyrë të rregullt në dietën tonë të përditshme.Në këtë grup bëjnë pjesë disa acide yndyrore,si ai linoleik dhe linolenik.Këto acide janë të domosdoshme për organizmin,pasi nuk prodhohen dot prej tij,por duhen marrë me anë të ushqimit.Burime të vajrave të dobishme dhe të shëndetshme për ne janë: ulliri,luledielli,misri,soja,arrat si dhe vajrat që vijnë nga peshku.

Mishi,peshku dhe veza – Proteinat të cilat gjenden me shumicë tek mishi,peshku dhe vezët janë të rëndësishme për zhvillimin dhe mbarëvajtjen  e organizmit.Është vërtetuar se përdorimi i peshkut ul rrezikun e atakëve kardiakë,pasi ai është i pasur me me yndyrna të tipit omega 3.Pulat dhe gjeli i detit kanë epërsi sepse nuk përmbajmë shumë yndyrna të ngopura,si dhe asimilohen më lehtë nga organizmi.Edhe vezët nuk mbeten më mbrapa megjithëse për një kohë të gjatë janë parë me sy negativ për shkak të kolesterolit që përmbajnë.E bardha e vezës është shumë e pasur me proteina dhe këshillohet për dietën tonë.Veçanti përbëjnë personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës dhe diabeti për të cilët nuk këshillohet të hanë më shumë se tri vezë në ditë.

Frutat dhe perimet – Janë burimi kryesor i vitaminave,të cilat konsiderohen me të drejtë si katalizatorë të shumë proçeseve jetësorë.Përveç kësaj ato janë shumë të pasura dhe me shumë kripëra minerale.Një dietë e pasur me fruta dhe perime zvogëlon rrezikun e atakëve kardiakë,të trombozave,lëvizjeve të tensionit të gjakut dhe nga ana tjetër vonon degradimin e indeve muskulore.Ato ndihmojnë në ruajtjen e shikimit,i cili dobësohet sidomos pas moshës 65 vjeç.Për rëndësinë që paraqesin në mbarëvajtjen e organizmit tonë po përpiqem të veçoj disa prej tyre duke i shoqëruar dhe me efektet përkatëse në organizëm:

Portokalli mbron zemrën,parandalon kapsllëkun,ndërpret diarrenë,përmison kapacitetin e mushkërisë,mbron nyjat.Ai përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave.Gjithashtu është vërtetuar se lëngu i portokallit rrit rezistencën e trupit ndaj gripit,heq lodhjen si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut.Në 100ml lëng portokalli ka 65mg vitaminë C.Kjo vitaminë merr pjesë në shumë proçese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm dhe tretet lehtë në stomak.Nga lëkura e portokallit del vaj eterik shumë i mirë i cili përdoret për prodhimin e pijeve,aromave e ilaçeve.

Molla – Molla përbëhet nga uji,proteina,pak yndyrna,sheqerna të llojeve të ndryshme si glukoza,fibra,kripëra minerale si fosfori,kalçiumi,magnezi,hekuri,jodi.  Gjithashtu ajo është shumë e pasur me vitaminat C,PP,B1,B2,A.Është vërtetuar se ajo përmban vlera ushqyese të plota në krahasim me frutat e tjera.

Rrushi – Përmban sasi të konsiderueshme sheqeri,kripëra të kalciumit,hekur, vitamina B dhe C.Lëngu i rrushit është ilaç  efikas për sëmundjen e mëlçisë,sëmundjeve të zemrës,veshkave,mushkërive.Mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve.

Dardha – Dardha përmban kripëra minerale,si kaliumi,kalciumi,hekur,sheqer, vitamina C,B1,B2,B6,karotinë.Është freskuese gjatë stinës së verës dhe qetësuese,largon etjen,pastron zorrët dhe veshkat,jep energji,kuron mëlçinë dhe lufton aneminë.

Shega – Shega me farat e saj të kuqe është një frut përveçse i shijshëm por edhe shumë i vlefshëm për organizmin.Lëngu i shegës shuan etjen,nxit oreksin dhe përmison tretjen e ushqimeve.Ajo përdoret shumë në kurimin e sëmundjeve të stomakut dhe zorrëve,pasi lufton parazitët dhe eliminon helmet e organizmit.Shega është një burim mjaft i pasur i vitaminës C.

Manaferra – Frutat e manaferrës janë mjaft të shëndetshme.Ato përmbajnë sheqerna,vitaminë C,karotenë,vitaminë E etj.Frutat e saj përdoren kur ke probleme me kyçet e gjymtyrëve,infeksione në veshka,kollë etj.Përveç fryteve ,bima e manaferrës njihet dhe për rrënjët e saj “çudibërëse”.Çaji i përftuar nga rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e sëmundjes së diabetit.

Kivi – Është një burim mjaft i mirë i vitaminave C,A dhe E.Frutat e tij janë mjaft të rekomandueshme për fëmijët që vuajnë nga astma.Ato janë të pasura me fibra,kalium,magnez,mineral i rëndësishëm në punën e sistemit kardio-vaskular dhe muskujve.Ai përdoret në trajtimin e shumë sëmundjeve si : depresion,diabetin.sytë, në rregullimin e tensionit të lartë të gjakut,forcimit të imunitetit,gjendje alergjike,gripin,rrufën etj.

Ananasi – Ananasi ndihmon në forcimin e kockave,përmisimin e gjendjes së gripit si dhe ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës.Ai është një frut shumë i pasur me vitaminë C dhe B.Duhet theksuar se është tepër e rëndësishme që fruti të jetë i freskët dhe kjo që dallohet tek gjethet e tij.Ato duhet të jenë në ngjyrë jeshile të errët.

Bananja – mbron zemrën,qetëson kollën,forcon kockat,kontrollon presionin e gjakut,ndërpret diarrenë.

Kajsia – lufton kancerin,kontrollon presionin e gjakut,mbron shikimin,ka efekt mbrojtës ndaj sëmundjes alzhemajër,zvogëlon proçesin e plakjes.

Brokoli – Është një prej perimeve më të nevojshëm për trupin sidomos gjatë stinës së verës,pasi ndihmon në qarkullimin e gjakut.Një studim i fundit ka treguar se ky perim ndikon dhe tek ata persona që vuajnë nga mushkëritë.Gjithashtu forcon kockat,shikimin,lufton kancerin,mbron zemrën,kontrollon presionin e gjakut.Është shumë i pasur me kalcium,hekur dhe magnez.Mbi të gjitha ka shumë vitaminë A dhe C duke ia kaluar dhe portokalleve.

Bizelet – Bizelet janë perimet që ndihmojnë trupin të mos preket nga gjendjet gripale.Ato kanë vlera të mëdha ushqyese duke qenë se bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve të gjelbra.Janë të pasura me vitaminë C por vetëm në rastet kur bizelet janë vërtetë të freskëta.Sipas një studimi,përdorimi i 125 gr bizeleve në ditë është një metodë shumë efikase për personat që vuajnë nga zemra.

Spinaqi – Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme.Ai është mjaft i pasur me kalcium, vitamina K, A, C, E, B12, B6, magnez,hekur,kalium.Gjithashtu tek spinaqi gjenden bakër,proteina,fosfor dhe zink.Ai është mjaft i dobishëm dhe ndikon në forcimin e nervave,në parandalimin e astmës si dhe të problemit të zërit.Po ashtu spinaqi duke pasur një lëndë të quajtur “spinasinë”ndihmon tretjen e ushqimit si dhe në uljen e temperaturës së trupit.

Kërpurdhat – Që në kohët e lashta kërpurdhat janë konsideruar si ushqim me fuqi të veçantë.Ato kanë përmbajtje të vitaminave B të cilat janë shumë të mira për metabolizmin.Kërpurdhat përmbajnë shumë zink,që i bën kërpurdhat shumë të mira për sistemin imunitar.Ato janë gjithashtu një burim hekuri,që është mjaft i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.Magneziumi që përmban ndikon në relaksim pasi ka efekte qetësuese.

Karrota – Për vetitë e saj karrota me të vërtetë mund të konsiderohet e pazëvendësueshme.Ja disa fakte mbreslënëse: Përveçse u bën shumë mirë dhëmbëve,ndihmon dhe në zbardhjen e tyre.I jep shumë energji trupit.Konsiderohet si element bazë në jetëgjatësi si dhe në funksionimin sa më të mirë të të gjitha organeve të njeriut.Në një periudhë shumë të shpejtë rikuperon pastrimin e gjakut,e pasuron me elementët e nevojshëm dhe ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të tjera.

Panxhari – Është një perime që të mbron nga rrufa.Panxhari ka në përbërjen e tij elemente që ndikojnë në shkatërrimin e bakterieve dhe viruseve,kështu që ai forcon organizmin dhe lufton sëmundjet.Ai përmban hekur,zink,selen dhe shumë vitaminë C.Panxhari ndihmon për të luftuar sëmundjet e zemrës,kontrollon tensionin e gjakut,lufton kancerin,forcon kockat,ndihmon gjithashtu dhe në uljen e peshës së trupit.

Kungulli – Asnjë ushqim nuk është aq i mirë sa kungulli për të forcuar organizmin.Kungulli përbëhet nga 94% ujë që do të thotë që nuk ka asnjë kalori.Përmban vitaminë C dhe betakaroten.Mjekët e vlerësojnë shumë për efektin parandalues ndaj tumoreve.Lëkura e tij është shumë e përdorshme si metodë shërimi në rastet e djegjeve të vogla.Është shumë i përdorur për të përgatitur kremrat kozmetikë,pasi duke u përzier me mjaltin shëron pikat e zeza në lëkurë.

Patëllxhani – Mendohet se patëllxhani ka ardhur nga India.Në Evropë e sollën arabët kur pushtuan Spanjën.Është shumë i pasur në minerale dhe vitamina,ku dallohet sasia e vitaminës C.Ai ndihmon tretjen e ushqimit dhe ka efekte pozitive për mëlçinë.Mjekët e veçojnë për faktin se bën balancimin e kripërave dhe ujit në trup.

Lakra e bardhë – Është shumë e pasur me aminoacide,sheqer,vitaminë B1, B2 dhe vitaminë C.Lakra përmban substanca të cilat kanë veprim për zhdukjen e bakterieve.Mjekësia popullore tregon se lakra është një nga bimët më çudibërëse dhe më të dobishme.Ajo përmban 22 kalori dhe ka gjithashtu përbërës që reduktojnë simptomat e gjendjeve gripale.Lakra mund të përdoret e freskët por mund të gatuhet dhe e zier me kujdes.Mjekët nuk e këshillojnë përdorimin e tepërt të lakrës si turshi.Lakra lufton kancerin,parandalon kapsllëkun,ndihmon në uljen e peshës,mbron zemrën,ndihmon në shërimin e homorroideve.

Domatja – Është një nga perimet e pasura me vitaminë C, A, kripëra minerale si kaliumi,hekuri,magnezi.Lëngu i freskët i domates forcon organizmin,shton oreksin,ripërtërin qelizat e lëkurës.Kjo perime ka veti kuruese dhe lufton qelizat kanceroze.Meqë përmban vitamina dhe mjaft kalcium është i preferuar të përdoret tek fëmijët dhe pleqtë.

Edhe kombinimi i lëngjeve të perimeve me frutat kanë ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e dietën tonë të përditshme.Ja disa rekomandime të vlefshme:

Lëngu i domates+karrotë+mollë përmison lëkurën në kompleks dhe eliminon erën e rëndë të frymës.

Lëngu i kungullit+mollë+qumësht shmang frymën e rëndë dhe redukton temperaturën e organeve të brendshme.

Lëngu i portokallit+xinxefill+kastravec përmison strukturën e lëkurës,rregullon lagështinë dhe redukton temperaturën e trupit.

Lëngu i ananasit+mollë+shalqi largon çrregullimet e kripërave,ushqen fshikëzën e urinës dhe veshkat.

Lëngu i mollës+kastravec+kivi përmison lëkurën në kompleks.

Lëngu i dardhës+banane rregullon përmbajtjen e sheqerit.

Lëngu i karrotës+mollë+dardhë+mango rregullon nxehtësinë e trupit,kundërvepron toksinat,zvogëlon presionin e gjakut dhe lufton oksidimin.

Lëngu i pjeprit+rrush+shalqi+qumësht është i pasuruar në vitamina C+B2  që rrit qelizat aktive dhe forcon imunitetin e trupit.

Lëngu i papajas+ananas+qumësht është i pasur me vitamina C,E,hekur përmison lëkurën në kompleks dhe metabolizëm.

Lëngu i bananes+ananas+qumësht është i pasur në vitamina dhe parandalon kapsllëkun.

Kujdes duhet të tregoni nga përdorimi i bukës së   bardhë,makaronave,orizit,sheqernave dhe kripës ato mund të shkaktojë shpeshherë një rritje të menjëherëshme të sheqerit në gjak.Kjo gjë çon në shëndoshje të tepruar,sëmundje të zemrës,diabet si dhe në çrregullime të tjera.Për personat e rritur që konsumijnë alkool,është provuar se sasi të vogla të tij në dietën e përditshme ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 46 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1299446
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

 

Kadri Tarelli

Shkolla “Iliria”

FESTË NË MBYLLJE TË VITIT SHKOLLOR

(Takim me shkrimtarët Viron Kona e Andon Andoni)


Pikërisht në prag të fillimit të pushimeve verore, në mjediset e gjelbëruara të kompleksit arsimor “Iliria” i cili ndodhet shumë pranë detit, në zonën më të bukur të plazhit të Durrësit, drejtoria e shkollës organizoi një takim me shkrimtarin e publicistin e mirënjohur Viron Kona dhe shkrimtarin e redaktorin e revistës “Mësuesi”, Z. Andon Andoni. Takimi me shkrimtarët ishte pjesa më e veçantë e krejt programit festiv, që u organizua në mbyllje të vitit mësimor 2011 – 2012. Në të morën pjesë mësuesit, nxënësit, prindërit dhe të ftuar të shumtë,

Për të pranishmit dhe të ftuarit, si fillim u bë një vizitë në mjediset e berndëshme të shkollës, nëpër klasa dhe laboratorë, për t’i lënë vend vizitës dhe surprizave të këndëshme në lulishten dhe parkun e gjelbëruar të ujdisur e të sistemuar aq bukur. Syri të sheh vetëm gjelbërim, ndërsa tek merr frymë dehesh nga era e pishave dhe lulemajit. Këtu nuk mungon shatërvani plot ujë, as edhe skulpturat e veprat e artit vendosur mes gjelbërimit, por as kafazët e pëllumbave, të gardalinave e kanarinave, e më tej të majmunëve dhe kafshëve të egra, aq tërheqse për vizitorët, e në veçanti për fëmijët. Është një mjedis për t’ u patur zili, e për t’ u marrë si model për të gjtha shkollat e objektet publike: i gjërë, plot dritë e hije, çlodhës, argëtues e njëherazi edukativ. Kënaqësi të mëdha u përcolli spektatorëve të shumtë koncerti artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës, që u shfaq në pistën e koncerteve, një mjedis i mbuluar e i stolisur me aq art e hijeshi. Kostumet kombëtare, këngët e vallet popullore dhe “Valsi Vjenez” i dhanë gjallëri dhe u përcollën me duartrokitje të zgjatura nga nxënësit dhe të rriturit.


Cilido ka të drejtë të mburret e të krenohet, kur dëgjon se nxënësit e kësaj shkolle kanë fituar vende nderi në olimpiada dhe konkurse që organizon çdo vit QKF e Durrësit, siç ishte çmimi i parë i fituar nga nxënësit e klsës së tetë në konkursin e eksperimenteve laboratorike në lëndët kimi dhe fizikë, titullin kampion në volejboll fituar nga ekipi i shkollës në kampinatin e klasave të nënta të shkollave 9-vjeçare të Durrësit. Me kënaqësi duhet thënë se, nxënësit e kësaj shkolle janë pjesëmarrës e paraqiten denjësisht në të gjitha veprimtaritë letare, artistike, shkencore dhe sportive që organizon QKF. Mjfton të hedhësh sytë rreth e qark sallës së koncerteve ku është paraqitur ekspozita e pikrtorëve të vegjël, apo të marrësh në dorë e të lexosh gazetën “Iliria”, organ letrar artistik, mësimor, shkencor e sportiv i hartuar e realizuar nga vetë nxënësit e shkollës, e bindesh për cilësinë e mësimdhënies e mësimnxënies. Të gjitha këto janë tregues i punës dhe kujdesit që tregohet në këtë shkollë, jo vetëm për lëndët shkencore dhe shfrytëzimin e kapaciteteve laboratorike, por edhe për veprimtaritë letare, artistike e sportive, ku zbulohen dhe ndihmohen talentet. Të gjitha së bashku i japin bukuri e gjallëri jetës shkollore, pasurojnë e i japin kuptim ndjenjave, deshirave dhe frymëzimit për arritje e gjëra të bukura. Të gjitha së bashku edukojnë te nxënësit cilësi njerëzore e norma qytetarie.


Mes gjërave të bukura në jetën dhe veprimtarinë e shkollës u përmend lëvizja mjedisore “Të jetojmë gjelbër”, si përvoja më e veçantë, simbolike dhe e prekëshme e gjithë vitit mësimor. Lëvizje që ka tërhequr vemendjen dhe ka merituar përshëndetje nga të gjithë, jo vëtm për dobi ekologjike, por më së shumti për vlerat edukative me të cilat po rriten nxënësit e kësaj shkolle. Vetë lëvizja lindi, dhe është pjesë organike e tërë veprimtarive mjedisore dhe edukative, ku kultivohet dashuria e kujdesi, pastërtia dhe mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mjedisit rreth e qarkë, e për të hedhur vështrimin edhe më përtej mureve të shkollës, tek uji e rëra në plazh, të cilin e kanë kaq pranë, e që e duan dhe e pëlqejnë aq shumë. Është një lëvizje gjithë vjetore, që materializon mësëmiri fjalët e mësuesit dhe mësimet teorike të fituara në klasë në lëndë të ndryshme.

Me këto ndjesi të mrekullueshme të nxitura nga mjedisi, koncerti, sukseset, dhe lëvizja ekologjike e nxënësve, u nis biseda me shkrimtarët Viron Kona e Andon Andoni, të cilët e vunë si kryefjalë të takimit: “Bukur ! Vërtet Bukur ! Ju lumtë për gjithëçka kini arritur”!

Pyetjet vinin natyrshëm, pasi nxënësit të pasionuar pas letërsisë, kishin lexuar disa nga librat e autorëve: Ç’ deshte Bubulino në Suedi ? Po në planetin Mars kur do të niset? A do të marrë edhe shokë me vete? E kështu pyetjet nuk kishin të sosur. Shkrimtari Kona, i cili kishte pak ditë që u kthye nga vizita e tij e dytë në Suedi, u foli gjatë për mrekullitë e Suedisë, për bukurinë e shpirtit suedez, për rregullin, pastërtinë, dashurinë dhe kujdesin për mjedisin, ashtu edhe për mikpritjen, respektin që tregojnë për njeriun. U foli gjatë edhe për jetën e mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë në Suedi, të cilët përbëjnë një komunitet goxha të madh e që janë inegruar aq mirë në jetën e këtij vendi verior. Bukuria e fjalës dhe kërshëria e nxënësve bënte që koha të kalonte pa u ndjerë. Nxënësit u zotuan, se gjatë pushimeve do të lexojnë sa më shumë libra, ndërsa shkrimtarët premtuan se, do të vijnë përsëri në takime dhe biseda të tilla.

Në bisedë me drejtorin e shkollës Z. Flamur Panariti, mësuam se në mjediset e shkollës, sapo të mbyllet viti mësimor, do të nisë kampi veror, ku pjesëmarrës do të jenë fëmijë nga Durrësi, por edhe nga vise të tejera. Është një veprimtari e herëshme, duke patur parasysh jo vetëm traditën, por edhe vendndodhjen e shkollës, shumë pranë detit, në qendër të Plazhit. Jeta në kamp organizohet sipas një programi argëtues të hartuar me kujdes, në mënyrë që fëmijët të përfitojnë jo vetëm nga uji, rëra dhe dielli.

U larguam duke uruar: “Pushime të gëzuara” !

Përgatiti

Kadri Tarelli