Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Om tidningen-Për gazetën Tidningen Revistë për nxënës, të rinjë dhe prindër në Gjuhën Shqipe ”Dituria”

Revistë për nxënës, të rinjë dhe prindër në Gjuhën Shqipe ”Dituria”

Projektkërkesë për botimin e revistës për nxënës, të rinjë dhe prindër në Borås ne Gjuhen Shqipe

Projekti:“Revista për nxënës, të rinjë dhe prindër  ”Dituria”; Organ i QKSH ”Migjeni” ne Borås

Qëllimi: Botimi i revistës për nxënës, të rinjë dhe prindër në diasporë. Fillimisht revista do të botohetnë gjuhën shqipe.

 

I

 

Në fazën e dytë ajo do të botohet edhe ne gjuhen suedeze nese ka mundesi

Kohëzgjatja:Nga viti shkollor 2006/2007 deri në vitin shkollor 2007/2008 dhe nese kushtet na lejojn do behet e perjetshme.

Bartëse e projektit: QKSH ”MIgjeni” ne Borås

Hartues i projektit: për kryesinë e QKSH MIgjeni”

Sokol Demaku, Agron Qela

Borås, januar 2007, Projektkerkesë

Per botimin e revistes per nxenes, te rinje dhe prinder në Borås

Projekti: Revista per nxenes , te rinje dhe prinder” Dituria” organ i QKSH ”MIgjeni” Borås

Qellimi: Botimi i revistes per nxenes te rinje, prinder.

Ne fazen e dyte ajo do te botohet edhe ne gjuhen suedeze nese kushtet na lejojnë.

Kohezgjatja: Nga viti shkollor 2006/2007 deri ne vitin shkollor 2007/2008 dhe me aspirata per vazhdimin e metejm te suksesshem.

Bartese e projektit: QKSH ”MIgjeni” Borås

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Botimi i Revistës ”Dituria” për nxënës, të rinj dhe prindër .

Situata aktuale

Në Borås e më gjerë jeton një komunitet i madh shqiptar. Në kuadër të këtij

komuniteti jeton një numër i madh i fëmijëve, të cilët vijojnë shkollimin në shkollat e ketushme. Gjatë periudhës së kaluar janë bërë përpjekje për të botuar qoftë revista qoftë libra të ndryshëm për këtë kategori të popullatës shqiptare, me qëllim që të përkrahet zhvillimi i tyre arsimor e kulturor. Por këto përpjekje kanë qenë të herëpashershme dhe nuk është arritur që të krijohet një kontinuitet në këtë fushë. Kjo reviste për fëmijë, prindër e mësimdhënës, do të merrej pikërisht me preokupimet, vështirësitë, sukseset dhe perspektivën e tyre e kjo është shtysa kryesore e cila na udhëheq që ne të bëjmë përpjekje për të realizuar këtë projekt.

1. QËLLIMI DHE ARSYETIMI I PROJEKTIT

Përmes kësaj reviste ne synojmë të kultivojmë tek fëmijët shqiptarë në Borås dhe më gjerë kulturën e të lexuarit e cila është njëra prej komponentave kryesore për suksese në shkollë, synojmë të sjellim të arriturat më të mira në fushën e letërsisë për fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata jonë, që është shtylla kryesore për krijimin e një identiteti të shëndoshë e modern. Përmes përmbajtjeve të përshtatshme për moshën e fëmijëve dhe për rrethanat e tyre jetësore , revista do të jetë një lidhje e natyrshme e botës fëmijërore me Atdheun dhe me vendin mikpritës.

Do të bëhen marrëveshje për kontakte të përhershme me krijues për fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diapora, të cilët do ta ushqejnë revistën me përmbajtje të përshtatshme për botën fëmijërore.

Në faqet e kësaj reviste një vend i veçantë do t’i kushtohet edhe botës prindërore. Prindërit shqiptarë kanë nevojë imediate për tu informuar mbi shumë çështje që kanë të bëjnë me shkollimin e fëmijëve të tyre, duke filluar me informacionet mbi sistemin shkollor aty ku ata jetojnë e deri tek temat e veçanta mbi vështirësitë konkrete që ata i mundojnë.

Një vend të veçantë në faqet e kësaj reviste do të zënë punime të ndryshme shkencore nga fusha e mësimdhënies, si nga ekspertë shqiptarë ashtu dhe të huaj. Do të botohen punime të shkruara nga mësimdhënës dhe do të bëhen shkëmbime të përvojave në fushën e mësimdhënies.

Me rëndësi të veçantë do të jetë e dhëna se në këtë revistë do të botohen përmbajtje të cilat do të ndikojnë pozitivisht në integrimin më të mirë të shqiptarëve në shoqërinë suedeze . Është fakt i njohur se reputacioni i komunitetit shqiptar në Suedi është shumë pozitiv, andaj një punë e tillë në këtë drejtim do të ishte me dobi të shumëfishtë. Për tu arritur një raport më i mirë mes komunitetit shqiptar dhe popullatës vendase do të punohet në drejtim që të trajtohen edhe tema me të cilat ballafaqohet personeli arsimor suedez e të tjerë në raport me fëmijët, prindërit dhe arsimtarët shqiptarë. Do të krijohen mundësi që në faqet e kësaj reviste të botohen edhe përmbajtje nga pala suedeze dhe të tjera, duke filluar nga fëmijët e deri tek mësuesit dhe profesionistët e fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

2. ORGANIZIMI

Fillimisht revista do të botohet vetëm në gjuhën shqipe. Ajo gradualisht do të merrëfizionominë e një reviste interkulturore. Punimet do të botohen edhe në gjuhën:suedeze deh ne gjuhet tjera te komuniteteve qe jetojne ne Borås. Emërimi i ekipit redaktues. Këtë emërim do ta bëjë kryesia e QKSH “Migjeni” përmeskonkursit. Ekipi redaktues do t’i paraqes QKSH projektin për fizionominë erevistës, Krijimi i një rrethi të gjerë të bashkëpunëtorëve të revistës nga trojet shqiptare,

Ekipi redaktues do ta ketë selinë e tij në Borås. Redaktori i revistës i jep përgjegjësi menaxherit QKSH.

Ai/Ajo ka për detyrë që të udhëheq punën për botimin e revistës sipas planit të paraparë.

Gjatë kohës së realizimit të projektit do të organizohen aktivitete të ndryshme publike duke filluar me tubimet me asociacione të ndryshme e deri tek kontaktet me mediat. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është informimi i publikut shqiptarë mbi daljen e revistës, shpërndarja sa më e madhe e saj, krijimi i një kontakti të ngushtë me grupet të cilave iu dedikohet revista.

3. INFORMIMI

Informimi i komunitetit shqiptarë mbi daljen e revistës

QKSH “Migjeni” ka mundësi që të informoj komunitetin shqiptarë mbi daljen e kësaj reviste , duke filluar nga këshillat e prindërve e deri tek mjetet e komunikimit audiovizuel në gjuhën shqipe.

4. PLANI OPERATIV

Plani kohor i projektit (Kohëzgjatja)

Projekti do të filloj prej marstë vitit 2007

Tirazhi në fillim do të jetë 150-250 copë me tendencë të rritjes deri në 300 copë.

5. FAZAT E REALIZIMIT TË PROJEKTI

Gjatë fazës së parë që do të zgjasë gjatë vitit 2007 do të vëhen këto qëllime:

Konsolidimi i ekipit redaktues, krijimi i rrjetit të gjerë të bashkëpunëtorëve të revistës

Furnizimi, pajisja dhe rregullimi i një zyreje në kuadër të sekretariatit KQSH Migjeni

Krijimi i një fizionomie sa më të suksesshme të revistës

Përshtatja e përmbajtjeve grupeve që iu dedikohet revist

Botimi i 9 numrave të revistës marsr, dhejtor 2007 dhe shpërndarja e sa

Evaluimi i punës njëvjeçare në dhjetor 2007

Gjatë fazës së dytë që do të zgjasë gjatë vitit 2008 do të vëhen këto qëllime:

Botimi i 10 numrave të revistës, janar dhejtor 2008,

Profesionalizimi i vazhdueshëm i ekipit redaktues,

Krijimi i disa rubrikave standarde,

Rritja e tirazhit të revistës,

Organizimi i një pyetësori me lexuesit e revistës,

Përpunimi i një strategjie afatgjate për daljen e mëtejshme të revistës shtator-dhjetor 2009.

Gjatë fazës së tretë (viti shkollor 2008/2009/2012) do të ndiqet realizimi i strategjive afatgjate.

 

Newsflash

 

Kozeta Zavalani

"100 mijë Poetë për Ndryshimin" në Kampusin Universitar “Vitrina”


Rrezet e diellit shndritën me një bukuri të veçantë me 29 shtator, sepse për krijuesit ishte një eveniment i veçantë. Në Kampusin Universitar “Vitrina”po ashtu, pasi u gjallërua edhe më tepër nga eventi artistik "100 mijë Poetë për Ndryshimin", që u mbajt aty në mbeshtetje të ku Ishin të ftuar rreth 100 figura të shquara krijuese, poetë, shkrimtarë, piktorë, si edhe aktorë që ishin pjesë e kësaj mbledhjeje masive artistike krijuese të letërsisë nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania e Shoqata "Familja dhe Media-Fuqia për Ndryshim". Eventi u organizua nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë - Fondacioni "Banka e Ideve", Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania dhe Fondacioni "Vitrina". Pritja madhështore u bëri shumë përshtypje artistëve të cilët shprehën hapur kënaqësinë dhe përshtypjet e mira për organizimin. Znj. Kozeta Zavalani, Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi për Tiranën, njëkohësisht dhe moderatore e këtij eventi, falenderoi pjesëmarrësit dhe në mënyrë të vecantë aktoren e madhe Znj. Roza Anagnosti si dhe “Nderin e Kombit” Z.Dhimitër Anagnosti. Përfaqësues nga Universiteti "Vitrina" ishte Zv. Rektori Z. Teki Kurti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i njohu ata me misionin dhe vizionin, që ky universitet paraqet e mbi të gjitha, për mbështetjen që u jep evenimenteve të tilla. Pas recitimit te Artistes se Merituar e Mjeshtres se Madhe Roza Anagnosti, e cila pas recitimit te vargjeve te poezive nga Naim Frashëri e Gjergj Fishta, pasi eventi i poezisë përkon më 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, recitoi edhe poezine “Joni”, shkruar nga bashkëshorti i saj Dhimiter Anagnosti-“Nderi i Kombit”. Nje pjese tjeter e rendesishme dhe domethenese ishte dhe apeli qe beri poetja Jozefina Traboini, duke ua kushtuar fjalimin e saj, viktimave te pafajshme te gjakmarrjes. Ajo shprehu se shkrimtaret dhe poetet duhet te bejne shume me fjalet e tyre dhe se parlamenti duhet te punoje me seriozisht mbi kete ceshtje problematike, per te denuar vertet gjakmarrjen ne Shqiperi, sikurse dhe ata qe vazhdojne te vrasin thjesht per hakmarrje, duke u fshehur pas Kanunit.Në sallën "Sami Frashëri" u interprtuan krijime mjaft interesante të artistëve të njohur si dhe atyre të rinj të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera si edhe nga Kosova. Ky aktivitet mjaft i larmishëm gërshetuar edhe me muzikë, ngjalli plot emocione deri në lot gëzimi, veçanerisht grupi polifonik i Gramshit, pjesë e Ansamblit të “Pegasit”. Veprimtaria vazhdoi me recitime te poezive nga poetet, Shefqete Gosalci, Rita Saliu, Ilir balili, Ardi Omeri, Namil Selmani, Jozefina Traboini, Agim Desku, Gjergj Rustaj, Flutura Maci, Perikli Shuli, Genta Kaloci, Dritan Zaimi, etj etj. Për të gjithë të pranishmit u shpërndanë certifikata pjesëmarrje në eventin "100 mijë poetë për ndryshim". Në ambjentet e Universitetit "Vitrina" ne mbeshtetje te kësaj veprimtarie u hap dhe një ekspozitë pikture me punime të: Sokol Mecollari, Irida Hazizi, Mikel Zavalani e Zhulieta Tengu. Në këtë ekspozitë u paraqitën punime me tematika nga më të ndryshme. Në fund të takimit u organizua një kokteil duke krijuar kështu një ambjent festiv dhe të ngrohtë për të gjithë të pranishmit, me muzikë e vallzim, ku u bashkuan artistë e poetë, pedagogë e nxënës, të gjithë në një valle të përbashkët sikur pohonin: “Të gjithë së bashku ne mund ta bëjmë botën edhe më të mirë”!