Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj Nuhi Kosumi : MËSUESI QË TERRINE BËRI DRITË DHE PENA E TË CILIT GJITHHERË MBOLLI FARËNE DASHURISË ME EMRINE M IRË TË NJË SHQIPTARI

Nuhi Kosumi : MËSUESI QË TERRINE BËRI DRITË DHE PENA E TË CILIT GJITHHERË MBOLLI FARËNE DASHURISË ME EMRINE M IRË TË NJË SHQIPTARI

 

Nuhi Kosumi

MËSUESI QË TERRINE  BËRI DRITË DHE PENA E TË CILIT GJITHHERË MBOLLI FARËNE DASHURISË ME EMRINE M IRË TË NJË SHQIPTARI

U lind në fshatin Roganë të Dardanës. Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në Hodanoc, me mësim në gjuhën serbe. Kjo shkollë ishte paralele e shkollës popullore shtetërore të Domorocit. Shkollën fillore katërvjeçare e përfundoi (me sukses të shkëlqyeshëm) në vitin shkollor 1937/1938. Mësues i tij ishte Nikola V. Nikoliq, ndërsa drejtor T. Zejniq.

Tefik Shefki Kallaba

10.08.1922 –04.07.1984

Duke parë rëndësinë e arsimit, që në moshë të re, shfaqi interesim që aktivitetin e vet ta orientojë në këtë drejtim. Shpeshherë shkonte te mësuesi i fshatit Ramadan Latifi, të cilin e luste që ta lejonte të prezantonte në orë të mësimit. Ç‘ është e vërteta, Ramadani, duke e parë vullnetin e tij të zjarrtë për arsim, e kishte pranuar dhe e kishte këshilluar për mënyrën e mbajtjes së orës mësimore dhe përgjithësisht rreth edukimit dhe arsimit të fëmijëve. Pasi kishte ushtruar disa kohë me Ramadan Latifin rreth mbajtjes së mësimeve, Tefik Kallaba i paraqitet Mehmet Gjevorit në Prishtinë me një lutje për  ta angazhuar në arsim. Mehmet Gjevori i kishte dhënë material për fillimin e punës dhe në dhjetor të vitit 1947 Tefiku e themlon, për herë të parë, një shkollë shqipe në fshatin Busavatë të Dardanës, ku kishte përfshirë rreth 80 nxënës, djem e vajza, moshash të ndryshme.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në  rrethin e Dardanës kishte fare pak mësues shqiptarë. Prej 28 shkurt deri më 6 mars 1948 në Topanicë, në lokalet e Mejtepit të Xhamisë, është organizuar një seminar nga inspektori i Arsimit Kasem Caka për t’u realizuar nga mësuesit  Ndue Zefi, mësues në Hodanoc  dhe Nazmije Kastrati nga Karaçeva. Seminari ishte i dedikuar për aftësimin e mësuesve për punë me analfabetë. Në seminar morën pjesë 15 seminaristë dhe me këtë rast u hapën 15 shkolla shqipe në rrethin e Dardanës.

Mësuesit shqiptarë të Kosovës së pasluftës së Dytë Botërore ishin gjenerata më sakrifikuese e mësuesve. Para tyre gjendej një armatë analfabetësh, në kohën kur edhe vetë mësuesit e kohës nuk kishin arritur të bënin shkolla të rregullta profesionale për mësues. Prandaj, për këtë organizoheshin kurse dhe seminare verore për aftësimin e vazhdueshëm të personelit arsimor.

Si shumë të tjerë edhe mësuesi Tefik, më 1953 kreu kursin gjimnazial pedagogjik në Mitrovicë, kurse më 1954, gjatë muajve korrik-gusht, kreu kursin gjimnazial pedagogjik në Prizren, të vlefshëm për klasën e parë (I) të shkollës Normale.

Prej 2 deri 20 gusht 1956, Tefik Kallaba ishte dëgjues i rregullt i Seminarit pedagogjik në Gjilan, që ishte organizuar me karakter të përgatitjes së mësuesve me korrespondencë për vitin e dytë të shkollës Normale. Drejtor i këtij seminari ishte Hasan Opoja.

Krahas punës në arsim vazhdimisht përgatitej për provimet e shkollës Normale. Pra, pushimet verore i shfrytëzonte për vijimin e kurseve dhe seminareve që organizoheshin në Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.

Në shtator të vitit 1963 kishte kryer Gjimnazin, kurse në gusht të vitit 1964 u diplomua edhe në shkollën Normale të Gjilanit.

Më 16.02.1965, Komisioni Krahinor i asaj kohe për çështje të punëtorëve arsimor, i bazuar në rezultatet e tij në punën edukativo-arsimore me nxënës, dhe me kërkesën e shkollës fillore ish-„Vllaznim Bashkim“, tani “Abdullah Presheva-Krasniqa”  të Koretinit, e liroi nga dhënia e provimit profesional për titullin „Mësues i klasit të tretë“ meqë kishte plotësuar kushtet sipas nenit 198 të Ligjit për punëtorët publikë, dhe të nenit 20 të Rregullores për dhënien e provimit profesional në lëmin e arsimit.

Pra në procesin arsimor si mësues punoi:

Dhjetor 1947 – 19.09.1950, në Busavatë të Dardanës (me vendim prej shkurtit 1948)

19.09.1950 -05.12.1952, në Kopërnicë

05.12.1952 – 20.09.1953, në Hogosht. Këtu, përveç arsimit, angazhohet edhe në mbajtjen e kursit shëndetësor  për femra, të organizuar në 49 qendra të rrethit të Dardanës.

20.09.1953 – 31.01.1954 punoi  sekretar i Këshillit për Arsim e Kulturë në Dardanë.

01.02.1954 – 31.08.1955, mësues në Koretin

01.09.1955 – 31.03.1956, mësues në Hogosht

01.04.1956 – 31.8.1956, mësues në Koretin

Vërejtje: (Për periudhën 01.09.1956 – 01.09.1957, nuk kam shënime të sakta. Gjasat janë të ketë punuar në Koretin)

01.09.1957 – 31.08.1958, mësues në Geraj të Preshevës

01.09.1958 – 31.08.1960, mësues në Pogragjë të Gjilanit

01.09.1960 – 19.05.1962, mësues në Koretin

Më 19.05 1962, përjashtohet nga procesi arsimor dhe nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë me pretekst se rrjedh nga një familje fetare që ka ndikim të madh në rrethin e vet, akuzohet se nga familja e tij ka shumë të dënuar për veprimtari kundër popullit dhe shtetit jugosllav, se gjatë okupacionit ka qenë në shërbim të okupatorit (ushtar i Xhafer Devës), se te Tefiku besimtarët, gjithnjë e më tepër, po gjejnë mbështetje  e po ashtu edhe njerëzit me paradispozita reaksionare, se me rastin e ndërtimit të shtëpisë e ka thurrur oborrin që të mos i duken anëtarët e familjes (gruaja etj.).

01.10.1962, punësohet në Ndërmarrjen Ndërtimore “Gromat” në Dardanë, në vendin dhe detyrat e punës: futurist-kalkulator.

15.08.1963, pas disa ankesave të pareshtura që i kishte bërë në të gjitha nivelet e mundshme, për të kontribuar në arsimin shqip, më 15 gusht 1963 kthehet përsëri në Koretin ku edhe punon mësues gjer  më 31.10.1974, kur, për shkaqe shëndetësore, pensionohet si invalid pune i kategorisë së parë.

Punoi  27 vjet e 7 muaj e 23 ditë.

Mësuesi Tefik Kallaba ishte krenar për rezultatet e arritura në arsim dhe se kulmi i krenarisë së tij ishte që, krahas një plejade të arsimuarish, pas vete la edhe famijët e vet të arsimuar dhe arsimdashës. Nga ky mësues, kanë dalur shumë e shumë intelektual, si profesorë, doktorë, magjistra dhe doktorë shkence, deputet dhe patriot që tërë jetën ja kanë kushtuar çështjes kombëtare.

Më 27 shtator 1982, në takimin e parë të punëtorëve veteranë të arsimit të Kosovës iu nda Mirënjohje për kontributin e dhënë në përparimin e arsimit dhe të edukimit në Kosovë. Mirënjohja ishte e firmosur nga Sali Nushi, Ministër i Arsimit i Kosovës.

Si pensionist aktivitetin e vet e orientoi në edukimin dhe zhvillimin e bletarisë, shoqatën e së cilës e themeloi më 15 maj 1976, duke punuar në këtë lëmi në mënyrë të vazhdueshme. „Zhurma e bletëve si dhe organizimi i punës me bletë, njësoj sikurse edhe me nxënës (përpilimi i planprogramit të punës i shtjelluar në plan vjetor, mujor, javor e ditor), ma hiqte mallin e punës me nxënës, të cilën për arsye shëndetësore nuk munda ta ushtroja  edhe më tutje, “ kishte thënë me një rast mësues Tefiku.

Në maj të vitit 1983, mësuesi Tefik u kthye për të jetuar në vendlindje (në Roganë), ku edhe pse ishte mësuesi i parë roganas, nuk pati rastin të punonte asnjë ditë në vendlindjen e tij.

Tefik Kallaba, kudo që zhvilloi aktivitetin e vet adukativo arsimor, kultivoi edhe dashurinë dhe respektin ndërnjerëzor dhe ate kombëtar. Me autoritetin që kishte, në odat e fshatarëve Tefiku ishte vazhdimisht i pranishëm, aq sa për ta begatuar me muhabet konakun, po aq edhe për t’i ndezur flakadanët e diturisë në masat e gjera popullore. Biblioteka e tij ishte në shërbim edhe të nxënësve të tij. Bile, ndonjë fundvit, kur shkolla nuk planifikonte shpërblimin e nxënësve shembullorë, mësuesi Tefik nxënësit e vet i shpërblente me librat nga vitrinia personale.

Me dijen, edukatën, zemërgjerësinë dhe vullnetin që e kishte ai ishte gjithmonë dhe gjithkund ku ndodhte ndonjë ngatërresë ndërmjet fshatarëve. „Lodhja ime nuk mund të krahasohet me gjakun e ndonjë individi si pasojë e paditurisë ose mostolerancës së ndokujt“, arsyetonte shpesh angazhimin e tij të palodhshëm mësuesi Tefik. Ishte këmbëngulës deri në pajtimin përfundimtar të ngatërresave ndërnjrëzore.

Tefik Kallaba trashëgoi traditën e arsimit edhe nga paraardhësit e tij, ngase edhe babai i tij Hafëz Shefki Kallaba ishte mësues fetar, imam në vendlindjen e tij si dhe përfaqësues fetar në nivelet më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë. Si i tillë ai ishte edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejt i Lidhjes së Dytë të Prizrenit mbajtur në shtator të vitit 1943.

Pas një sëmundje të rëndë vdiq në moshën 62-vjeçare.

Një shikim mbi vlerat e veçanta për jetën dhe veprën e mësuesit të madh Tefik Kallaba.

Tefik Kallaba, ishte mësuesi dhe intelektuali i denjë i çështjes së arsimit dhe asaj kombëtare, pishtar i dijes dhe arsimit shqip në komunen e Dardanës. Të shkruash për një mësues si Tefik Kallaba, më bënë të ndjehem shumë i nderuar dhe i respektuar, sepse ishte një mësues i madh, i cili ka punuar me përkushtim të madh në mbjelljen e farës së dijes në komunën e Dardanës.

Gjatë kohe se pasluftës së dytë botërore kur shqiptarët nuk kishin as bukë për të ngrënë e lëre më për të mendur që të shkolloheshin, në mënyrën ma bindëse dhe të drejtë, mësuesi Tefik Kallaba, mendoi për ardhmërinë e popullit dhe shtetit të Kosovës duke e kuptuar mirë se të arsimuarit dhe të mësuarit është domosdoshmëri e kohës dhe e ardhmërisë për popullin shqiptar. Unë jam përpjekur ta kuptoj dhe ta studioj sa më thellë filozofinë  dhe veprimtarinë praktike e patriotike të mesuesit tonë të dashur Tefik Kallaba dhe kam arritur në përfundimin se ai ishte dhe mbetet personaliteti më i madh i arsimit dhe i kombit shqiptar në komunën e Dardanës që nga paslufta e dytë Botërore e këndej.

Tefik Kallaba, bashkarisht me mësuesit tjerë shqiptarë, arriti që për herë të parë në komunën e Dardanës, t’i bashkonte 36 shkrojnat e alfabetit shqip rreth vetes dhe nxënësve shqiptarë, për ta jetësuar nje program edukativo arsimor që terrin e bënte dritë e që asokohe popullit shqiptarë i mungonte drita dhe gjithçka tjeter. Në këtë arsye, ai krijoi lidhje dhe miqësi të qëndrueshme me nxënës, kolegë dhe në pergjithësi me arsimin shqip në Kosovë. Ai, me punën e tij të palodhshme e luftoi sundimin dhe regjimin e analfabetizmit që ishte gjithandej Kosovës, Për këto arsye, mesuesi Tefik Kallaba mbetet personaliteti më i shquar në historinë e edukimit dhe arsimimit shqip në komunën e Dardanës.

Tefik Kallaba mbetet edhe më tej shembulli i frymëzimit dhe model i mësimdhënies në komunë por edhe në Kosovë. Mbetet arkitekti i arsimit shqip dhe themeluesi i shkollës shqipe në Dardanë. Prandaj, unë ndjehem krenar që po kam mundesi per të plotësuar  boshllëkun e krijuar për emrin e madh të ketij mësuesi shumë të dashur dhe të pashembullt në komunën e Dardanës por edhe në Kosovë. Është mëse i arsyeshëm respekti dhe nderimi i këtij mësuesi të shquar që zë vend të merituar në historinë e kombit shqiptar për arsimin dhe edukimin shqip në Kosovë. Gjithashtu jam i bindur se edhe mësuesit tjerë pas tij, do të  ndjehen krenar nëse e kan ndjekur me fisnikeri rrugën e mësuesit tonë të dashur për të shkuar deri te e vërteta, edukimi dhe arsimimi i popullit shqiptar.

Kam bindjen se me mijëra shkrime të tjera do të shkruhen për  pishtarin e arsimit shqip në Kosovë, për mësuesin e madh Tefik Kallaba . Ndoshta u dashka që të kalojnë shumë kohë për ti kuptuar vlerat e një mësuesi të madh si Tefik Kallaba, dhe sa më shumë kohë të kaloi, aq më shumë do të lartësohet figura, emri, personaliteti dhe vepra e këtij mësuesi.

Do të doja që ti shkruaj edhe disa nga anekdodat ma të shpeshta që i tregonte në ndeja të ndryshme mësuesi Tefik Kallaba.

* Mos bëj vepra për të cilat do të turpërohesh ti tregosh!

* Gjithkush është dikushi, veç i padituri është askushi!

* Dashuria ndaj prindërve, është themel i të gjitha vyrtyteve njerëzore!

* Hiq dorë nga e keqja, që të hiqet e keqja nha ti!

* I padituri është një i vdekur që lëviz!

* I padituri është armiku yt, qoftë edhe nëse e ke prind!

* Mos u lavdëro me paratë e humbura dhe me babain e vdekur, ndërto pasurinë dhe autoritetin tënd!

Më poshtë do ta shkruaj edhe jetëshkrimin dhe veprimtarinë e babait të mësuesit Tefik Kallaba.


Hafëz, Shefki Kallaba

1889 – 21.3.1968

I njohur si Hafëz Kallaba, nga fshati Rogaçicë i Dardanës, në kohën kur jetoi (1889-1968), sidomos në Anamoravën e Ulët, ishte ndër personalitetet më të dalluara të kohës së vet.

Si hoxhë (mësues) i fesë që ishte, me aftësitë dhe virtytet e begata që posedonte, kishte arritur një respekt dhe admirim të merituar jo vetëm te fshatarët e vet por edhe shumë më gjerë.

Ajo çka Hafëz Kallabën e dallonte nga hoxhollarët konservatorë të kohës ishte shkëputja e tij nga bestytnitë e kota dhe nga shtresimi konservator që mbretëronte në trojet tona, si pasojë e robërisë shekullore. Si i tillë ishte vazhdimisht në vijën e parë të frontit në luftë kundër prapambeturisë.

Mësuesit e parë të shkollave fillore të trevës së Dardanës, që nga viti1945 e këndej te Hafëz Kallaba gjenin mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për shkollimin e gjeneratave të reja, sidomos të vajzave fshatare. Në këtë drejtim edhe përmes shembullit personal, por edhe me propagandimin e mençur dhe me ndikim te fshatarët, i dha një kontribut të dalluar rritës sonë arsimore dhe proceseve emancipuese në përgjithësi.

Kishte një harmoni shpirtërore, qëndrim stabël që i shoqëronte me një optimizëm që ua shtonin peshën e ndikimit të fjalëve të tij.

Në oda, në tubime, në xhami e gjetiu, Hafëz Kallaba, me fjalët e tij të zgjedhura e kuptimplotë u hapte shtigje kaheve të mendimit dhe veprimit të njerëzve. Në takime me njerëz ishte i afërt, i dashur dhe gjithnjë i gatshëm për t`u ndihmuar. Familja e tij e ngushtë dallohet për arsim, kulturë dhe patriotizëm. Vetëm nga familja e ngushtë janë mbi 80 pasardhës të tij me shkolla të larta e fakultete.

Me respekt,

Nuhi Kosumi, +377 44 300 630

Kosove

 

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 44 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1298691
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

Festina Mejzini dhe KAS rikthehen fuqishëm në Top Fest 10


Nga Ermira Babamusta

Festina Mejzini tregoi zërin e saj të fuqishëm dhe të veçantë në X-Factor Albania, ku la përshtypje shumë të mira për publikun dhe adhuruesit e saj. Zëri i saj i fuqishëm dhe karakteristik e bën atë këngëtaren e re më të mirë në skenën shqiptare. Ndërsa Kastriot Preteni (KAS) ka  arritur majat e muzikës në Norvegji.

“X-Factor për mua ka qenë një Akademi për të gjitha talentet e reja, që guxojnë në botën e artit. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, punë intensive, profesionale dhe eksperiencë shumë e mirë për mua. Fëlenderoj mentoren time Juliana Pasha që ka qenë e mrekullushme për mua gjatë rrugës time në X-Factor. Kemi patur një bashkpunim shumë të mirë, gjithmonë kemi rënë dakort për çdo përzgjedhje të këngëve që kam performuar. Nganjëherë kam dalë jashtë stili tim por këto lloje show talentesh kërkojnë sfidë të provosh rryma të ndryshme,” tregon e talentuara Festina Mejzini.


Në mars 2013 Festina Mejzini rikthehet fuqishëm në Top Fest 10 me këngën “Ndjehem Mirë”, një duet me artistin e famshëm KAS (Kastriot Preteni). Festina dhe KAS kanë mahnitur publikun me një performancë shumë energjike dhe mbizotëruese në skenë. Kënga ka patur simpatinë e fansave, e cila shumë shpejt po bëhet një sensacion në rrjetet sociale. (Videoklipi i këngës ‘Ndjehem Mirë’, Festina Mejzini & Kas http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=lLIlzmEABUg)

Ekperienca ime në Top Fest sapo filloj dhe shpresoj të vazhdoj me sukses. Ideja për këngën lindi gjatë  vitizës time në Norvegji, ku u takova me artistin KAS. Shpresoj që publiku shqiptar anembanë ta vlersojë dhe ta pëlqejë këngën tonë “Ndjehem Mirë”. Gjithë fansave të mi ju them që gjithmonë janë në zemrën time dhe u jam mirënjohëse për gjithë fjalët dhe mbështetjen që më bëjnë gjatë gjithë kohës,” tha Festina.

Eksperienca në Top Fest ka qenë e papërshkrueshme për mua. Nuk e kam ndjerë kurrë atë lloj enerjigje më parë në skenë. U ndjeva shumë mirë pas performancës. Shpresoj që të gjithë e kanë pëlqyer këngën dhe falenderoj fansat për përkrahjen e madhe. Kënga “Ndjehem Mirë” është një falenderim për Zotin për gjithçka që kemi në jetë, një ndjenjë e mirë për jetën dhe mundësitë që kemi,” tha KAS.

Vlerësimet për këngën “Ndjehem Mirë” dhe për interpretimin e bukur nga Festina & KAS janë të shumta dhe flitet si kënga më e mirë hip hop në Top Fest 10. Kënga përfaqësuese e dy artistëve nga Kosova, përmendet për vokalin e fuqishëm të Festinës, si dhe flown dhe interpretimin e mrekullueshëm të KAS.


Kastriot Preteni ka lindur në Suedi dhe banon në Norvegji. Familja e tij është me prejardhje nga Mitrovica. KAS është reper i njohur i cili u bë i famshëm me hitet e tij “Product of Society”, “Till Death Do Us Part”, “Imma Get My Piece”, etj (www.facebook.com/KASMUSIC1).  Ndërsa Festina Mejzini ka lindur në Gjakovë  dhe adhuron muzikën Jazz dhe Blues.

Kam lindur në 28.11.1993 në një ditë feste, një natë e madhe për shqiptarët, siç më thoshte gjyshi dhe për këtë më pagëzuan me emrin Festina. Femijëria ime e hershme do të mbetet një ëndërr e mrekullueshme gjatë gjithë jetës sepse isha femija i parë në një familje tradicionale, jam rritur me dashuri dhe përkedheljen e gjyshërve të mi tashmë të ndjere dhe prindërve. Jam rritur nën tingujt e mandolinës dhe me poezinë e këngëve të lehta shqiptare, ato të Gjakovës, por edhe të trevave tjera. Pikërisht kjo ka zgjuar tek unë pasionin dhe dashurinë për këngën. Gjyshi im ka qenë Mazllom Mejzini, kantautor dhe interpretues i shumë këngëve popullore të cilat këndohen gjithandej ku ka shqiptarë.

Fillimet e para të muzikës i kam marr nga familja dhe  jam rritur me tingujt e muzikës. Adhuroj çdo stil të muzikës dhe në karrieren time dua ta provoj veten në shumë zhanër të ndryshëm. Por atë që e preferoj më shumë është muzika Jazz & Blues,” tregon Festina Mejzini.