Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj Rezarta Pode: Braktisja e shkollës, fenomen që kërcënon arsimin Shqiptar

Rezarta Pode: Braktisja e shkollës, fenomen që kërcënon arsimin Shqiptar

Braktisja e shkollës, fenomen që kërcënon arsimin Shqiptar


H Y R J A

 

 

Me vlerësimin e shoqërisë njerëzore ndaj arsimit apo shkollimit njihemi qysh në shpërngejt e lindjes së qytetërimit europian,në Greqinë e lashtë,kur një nga filozofët më të spikatur të lashtësisë, Platoni, fliste për rëndësinë e edukimit në formimin e shtetit dhe shkruante në hyrjen e Akademisë: “Mos hyni brenda nëse nuk jeni gjeometër”.

 

Në sajë të nxitjes për zhvillimin e dijeve progresive,iluminizmi europian i dha atij një rëndësi të jashtzakonshme,duke trajtuar atë jo si një luks vetëm për një pjesë të shoqërisë dhe vetëm për një kohë të shkurtër,por për të gjithë shoqërinë si dhe me një sens të pandërprerë e dialekt,ashtu si vetë jeta jonë njerëzore.

Arsimi shqiptar ka qenë një bashkëudhëtarë i denjë që po ecën ecur krah për krah me atë europian,herë duke u afruar e lidhur ngushtë, si dy enë komunikuese dhe herë është shtypur e përjashtuar nga faktorët zhvillimor për shkak të pushtimeve të huaja të vendit nga të huajt.

Sidoqoftë, fundshekulli i kaluar trashëgoi një arsim të zhvilluar,me të mirat dhe të këqijat e tij,por që u gërrye nga ideologjizimi i saj,si pasojë e trysnisë së ideoligjisë Marksiste-Leniniste me pretendimin absurd që ta përshkonte atë si një fill i kuq.

 

Për mjaft shkaqe dhe faktorë të njohur,vitet e tranzicionit cliruan një energji dhe prespektivë të paparë në ndërmarrjen e hapave të giximshme drejt një arsimi bashkëkohorë.Për më tepër,rrëzimi i mureve ideoligjike, hapja me perëndimin , vendosja e kontakteve bashkëpunuese dhe të drejtpërdrejta të inteligjencës shqiptare me kulturën perëndimore dhe vecanërisht,dëshira e shqiptarëve për t’u integruar gjithnjë e më shumë,gjithnjë e më shpejt me atë europiane, do të ishin promotorët e fuqishëm të ndryshimeve të prithsme.

Dhe ja tani,kur e gjithë vëmendja jonë është drejtuar në problemet e rritjes dhe të zhvillimit,të regjistrimit të shpejtësisë së zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare me europën,në “qiellin e arsimit shqiptar” shfaqet, por nuk mund të themi papritur, si një re e zezë kërcënuese,fenomeni i braktisjes së shkollës.

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të shoqërisë dhe tyë cdo sistemi politiko-shoqëror,sepse përmes tij u transmetohet brazave vlera zhvillimore.

Ndryshimet e viteve të fundit, treguan se arsimi i është përshtatur ndryshimeve sociale që ka përfshirë vendin tonë,por duke mbartur edhe disa probleme shqetësuese.

Gjatë trajtimit të fenomenit të braktisjes së shkollës,nuk mund të mos vëmë në dukje dukuri,të cilat pritet të ushtrojnë ndikimin e tyre në të ardhmen më shumë se sa sot.Bëhet fjalë për vijimin e arsimit të lartë nga shtëpia, nëpërmjet shfrytëzimit të arritjeve të elektronikës, internetit si dhe botimeve të librave elektronikë.

Sigurisht këto dukuri të prespektivës,jo vetëm që shënojnë nivelin pararojë të arsimit modern,por pritet të luajnë një rol progresiv edhe në fenomenet e frekuentimit të shkollës dhe rritjes së cilësisë së saj.

Duke i konsideruar arsimin e lartë si majën e piramidës dhe arsimin e ulët si dyshemenë e tij,pra dy skaje me varësi dhe ndikim reciprok ndaj njëri-tjetrit,do të tërhiqnim vëmendjen për nevojën e ruajtes së raportit bashkëveprues midis bazës dhe majës së kësaj piramide, ndryshe e gjithë “godina e arsimit” do të përjetojë “lëkundje” me efekt përkeqësues nga probleme të kohës.

 

Gjithsesi,po ndalemi në disa prej shkaqeve që ndikojnë në ecurinë e zhvillimit të arsimit, duke nënvizuar rëndësinë e tyre të vecantë,por jo si të vetmit faktorë përgjegjës të gjendjes së padëshiruar dhe të mbarsuar me pasoja fatale për të ardhmen.

Niveli i dobët social-ekonomik

 

Në qoftë se mjaft fusha të jetës së vendit janë rentabël dhe knkurrues në një sistem ku konkurenca është njëri prej faktorëve bazë të zhvillimit dhe propsperitetit të shoqërisë,fusha e arsimit ka specifikën e të qenurit një fushë, prodhimi i së cilës është kompleks,pasi i përket fushës së dije dhe në pamje të parë,nuk prodhon as krom,qymyr grurë dhe patate, por dije.

Pra, mallra me të ardhurat e të cilave mund të financohej e sotmja dhe e ardhmja zhvillimit të tij.Kështu që shteti dhe shoqërisë i duhet të financojë nga të ardhurat kombëtare në këtë fushë nervalgjike nga e cila varet dukshëm zhvillim perspektiv i vendit dhe integrimi i shpejtë i tij.

Në interes të problematikës së shkrimit do të nënvizonin si një faktorë me karakter frenues,deri në shkatërrues, fenomenin social-shoqëror të varfërisë së shtresave vulnerabël të shoqërisë shqiptare të zonave urbane dhe ato qytetase të mbipopulluara në rrethana të tranzicionit të gjatë që po kalon shoqëria shqiptare dhe të drejtës së lëvizjes së lirë për një jetë dhe kushte më të mira jetese.

Sic dihet , varfëria është dukuri komplekse me kahe e dimensione të ndryshme ndërveprimi, ndër të cilat, mungesa e mallrave dhe shërbimeve që sigurojnë ekzistencën njerëzore është nga më kryesorja e pasojave të këtij fenomeni.Kështu , të jesh i varfër nuk do të thotë të jesh vetëm i uritur, por edhe të jesh i pastrehë,i sëmurë e shëndetligë. Eshtë e vështirë të japësh një përkufizim përfundimtar për varfërinë,sepse ajo ndryshon nga një periudhë në tjetër dhe nga një vend në tjetrën.

Përvec kësaj,varfëria mund të matet dhe vlerësohet në mënyra të ndryshme. Nga analizimi i qerthullit të shkaqeve dhe pasojave,del se varfëria ekstreme prek shtresën e shoqërisë së paarsimuar.

Kjo lidhje ndërmjet arsimit dhe të ardhurave ekonomike është e dukshme. Të dhënat për Shqipërinë paraqesin një model të ngjashëm,që ndeshet në vendet e tjera me një nivel ekonomiko-shoqëror të përafërt me atë.

Dhe nëse numri mesatar i viteve të shkollimit për kreun e familjes që jeton në një familje të varfër,është rreth 6.2 vjet,numri i viteve për kreun e familjes që jeton në një familje jo të varfër është 7.9.Me gjithë këtë dallim ,duhet pranuar se kjo pabarazi nuk është aq e madhe.Mund të themi se,një dukuri e tillë i ka rrënjët në të kaluarën,kur arsimi ishte i përgjithshëm dhe i detyrueshëm.Pabarazia midis shtresave (të varfëra dhe jo të varfra) bëhet më i dukshëm në frekuentimin e shkollës,në rregjistrimin apo braktisjen e saj.

Të varfërit e kanë më të ulët të regjistrimin në sistemin arsimor,krahasuar kjo me pjesën tjetër të popullsisë.Popullsia e varfër gjithashtu gjendet në një gjendje shëndetësore më të keqe,sesa ata që nuk janë të varfër.Kur shqyrtohet dallimi ndërmjet 20% e më të pasurve me 20% e më të varfërve,bie në sy fakti se,20% i popullsisë së të varfërve gëzon një shëndet shumë herë më të keq e problematik në krahasim me 20% e shtresës së popullsisë së pasur.Rreth 20% e familjeve shqiptare përfshihen në nivelin e familjeve me të ardhura të pamjaftueshme për të siguruar një jetesë normale dhe të favorshme për arsimimin e fëmijëve të tyre.

Në rrethana të tilla,një pjesë e këtyre fëmijëve janë të detyruar të ndihmojnë prindërit për të siguruar një jetesë normale dhe të favorshme për arsimimin e fëmijëve të tyre.Në rrethana të tilla, një pjesë e këtyre fëmijëve janë të detyruar të ndihmojnë prindërit për të siguruar jetesën gjë e cila shpie në dobësimin e lidhjeve të tyre me mjedisin shkollor, reduktimin e kohës dhe të energjive që ato i kushtojnë mbarëvajtjes në mësime.

Në këtë mënyrë krijohet një rreth vicioz:rezultatet e dobëta dekurajojnë nxënësin dhe ulin motivimin e tij për të mësuar,por gjithashtu edhe kushtet për braktisjen e shkollës bëhen më inkurajues.

Sic shihet,vështirësitë ekonomike ndikojnë drejpërdrejtë jo vetëm në cilësinë e jetesës,por edhe në klimën e marrdhënieve midis prindërve,prindërve dhe fëmijëve si edhe ,në gjendjen psikologjike të tyre.

Natyrshëm,një mjedis jo i sigurtë e negativ,dëmton gatishmërinë dhe motivimin e fëmijëve për të mësuar,cka sjell për pasojë rezulatet e dobëta në mësime konflikte dhe mosmarrëveshje si me prindërit ,ashtu edhe me mësuesit. Kjo dukuri demotivon më tej nxënësit dhe shton prirjen për ta shndërruar braktisjen e shkollës si një rrugë zgjidhjeje.

 

KAPITULLI  I

 

 

Shkaqet e fenomenit te braktisjes se fshehte

 

Me vlerësimin e shoqërisë njerëzore ndaj arsimit apo shkollimit njihemi qysh në shpërngejt e lindjes së qytetërimit europian,në Greqinë e lashtë,kur një nga filozofët më të spikatur të lashtësisë, Platoni, fliste për rëndësinë e edukimit në formimin e shtetit dhe shkruante në hyrjen e Akademisë: “Mos hyni brenda nëse nuk jeni gjeometër”.

 

Në sajë të nxitjes për zhvillimin e dijeve progresive,iluminizmi europian i dha atij një rëndësi të jashtzakonshme,duke trajtuar atë jo si një luks vetëm për një pjesë të shoqërisë dhe vetëm për një kohë të shkurtër,por për të gjithë shoqërinë si dhe me një sens të pandërprerë e dialekt,ashtu si vetë jeta jonë njerëzore.

Arsimi shqiptar ka qenë një bashkëudhëtarë i denjë që po ecën ecur krah për krah me atë europian,herë duke u afruar e lidhur ngushtë, si dy enë komunikuese dhe herë është shtypur e përjashtuar nga faktorët zhvillimor për shkak të pushtimeve të huaja të vendit nga të huajt.

Sidoqoftë, fundshekulli i kaluar trashëgoi një arsim të zhvilluar,me të mirat dhe të këqijat e tij,por që u gërrye nga ideologjizimi i saj,si pasojë e trysnisë së ideoligjisë Marksiste-Leniniste me pretendimin absurd që ta përshkonte atë si një fill i kuq.

 

Për mjaft shkaqe dhe faktorë të njohur,vitet e tranzicionit cliruan një energji dhe prespektivë të paparë në ndërmarrjen e hapave të giximshme drejt një arsimi bashkëkohorë.Për më tepër,rrëzimi i mureve ideoligjike, hapja me perëndimin , vendosja e kontakteve bashkëpunuese dhe të drejtpërdrejta të inteligjencës shqiptare me kulturën perëndimore dhe vecanërisht,dëshira e shqiptarëve për t’u integruar gjithnjë e më shumë,gjithnjë e më shpejt me atë europiane, do të ishin promotorët e fuqishëm të ndryshimeve të prithsme.

Dhe ja tani,kur e gjithë vëmendja jonë është drejtuar në problemet e rritjes dhe të zhvillimit,të regjistrimit të shpejtësisë së zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare me europën,në “qiellin e arsimit shqiptar” shfaqet, por nuk mund të themi papritur, si një re e zezë kërcënuese,fenomeni i braktisjes së shkollës.

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të shoqërisë dhe tyë cdo sistemi politiko-shoqëror,sepse përmes tij u transmetohet brazave vlera zhvillimore.

Ndryshimet e viteve të fundit, treguan se arsimi i është përshtatur ndryshimeve sociale që ka përfshirë vendin tonë,por duke mbartur edhe disa probleme shqetësuese.

Gjatë trajtimit të fenomenit të braktisjes së shkollës,nuk mund të mos vëmë në dukje dukuri,të cilat pritet të ushtrojnë ndikimin e tyre në të ardhmen më shumë se sa sot.Bëhet fjalë për vijimin e arsimit të lartë nga shtëpia, nëpërmjet shfrytëzimit të arritjeve të elektronikës, internetit si dhe botimeve të librave elektronikë.

Sigurisht këto dukuri të prespektivës,jo vetëm që shënojnë nivelin pararojë të arsimit modern,por pritet të luajnë një rol progresiv edhe në fenomenet e frekuentimit të shkollës dhe rritjes së cilësisë së saj.

Duke i konsideruar arsimin e lartë si majën e piramidës dhe arsimin e ulët si dyshemenë e tij,pra dy skaje me varësi dhe ndikim reciprok ndaj njëri-tjetrit,do të tërhiqnim vëmendjen për nevojën e ruajtes së raportit bashkëveprues midis bazës dhe majës së kësaj piramide, ndryshe e gjithë “godina e arsimit” do të përjetojë “lëkundje” me efekt përkeqësues nga probleme të kohës.

 

Gjithsesi,po ndalemi në disa prej shkaqeve që ndikojnë në ecurinë e zhvillimit të arsimit,duke nënvizuar rëndësinë e tyre të vecantë,por jo si të vetmit faktorë përgjegjës të gjendjes së padëshiruar dhe të mbarsuar me pasoja fatale për të ardhmen.

 

1.1  Niveli i dobët social-ekonomik

 

Në qoftë se mjaft fusha të jetës së vendit janë rentabël dhe knkurrues në një sistem ku konkurenca është njëri prej faktorëve bazë të zhvillimit dhe propsperitetit të shoqërisë,fusha e arsimit ka specifikën e të qenurit një fushë, prodhimi i së cilës është kompleks,pasi i përket fushës së dije dhe në pamje të parë,nuk prodhon as krom,qymyr grurë dhe patate, por dije.

Pra, mallra me të ardhurat e të cilave mund të financohej e sotmja dhe e ardhmja zhvillimit të tij.Kështu që shteti dhe shoqërisë i duhet të financojë nga të ardhurat kombëtare në këtë fushë nervalgjike nga e cila varet dukshëm zhvillim perspektiv i vendit dhe integrimi i shpejtë i tij. Në interes të problematikës së shkrimit do të nënvizonin si një faktorë me karakter frenues,deri në shkatërrues, fenomenin social-shoqëror të varfërisë së shtresave vulnerabël të shoqërisë shqiptare të zonave urbane dhe ato qytetase të mbipopulluara në rrethana të tranzicionit të gjatë që po kalon shoqëria shqiptare dhe të drejtës së lëvizjes së lirë për një jetë dhe kushte më të mira jetese.

Sic dihet , varfëria është dukuri komplekse me kahe e dimensione të ndryshme ndërveprimi, ndër të cilat, mungesa e mallrave dhe shërbimeve që sigurojnë ekzistencën njerëzore është nga më kryesorja e pasojave të këtij fenomeni.Kështu , të jesh i varfër nuk do të thotë të jesh vetëm i uritur, por edhe të jesh i pastrehë,i sëmurë e shëndetligë. Eshtë e vështirë të japësh një përkufizim përfundimtar për varfërinë,sepse ajo ndryshon nga një periudhë në tjetër dhe nga një vend në tjetrën.

Përvec kësaj,varfëria mund të matet dhe vlerësohet në mënyra të ndryshme. Nga analizimi i qerthullit të shkaqeve dhe pasojave,del se varfëria ekstreme prek shtresën e shoqërisë së paarsimuar.

Kjo lidhje ndërmjet arsimit dhe të ardhurave ekonomike është e dukshme. Të dhënat për Shqipërinë paraqesin një model të ngjashëm,që ndeshet në vendet e tjera me një nivel ekonomiko-shoqëror të përafërt me atë.Dhe nëse numri mesatar i viteve të shkollimit për kreun e familjes që jeton në një familje të varfër,është rreth 6.2 vjet,numri i viteve për kreun e familjes që jeton në një familje jo të varfër është 7.9.Me gjithë këtë dallim ,duhet pranuar se kjo pabarazi nuk është aq e madhe.Mund të themi se,një dukuri e tillë i ka rrënjët në të kaluarën,kur arsimi ishte i përgjithshëm dhe i detyrueshëm.Pabarazia midis shtresave (të varfëra dhe jo të varfra) bëhet më i dukshëm në frekuentimin e shkollës,në rregjistrimin apo braktisjen e saj.Të varfërit e kanë më të ulët të regjistrimin në sistemin arsimor,krahasuar kjo me pjesën tjetër të popullsisë.Popullsia e varfër gjithashtu gjendet në një gjendje shëndetësore më të keqe,sesa ata që nuk janë të varfër.Kur shqyrtohet dallimi ndërmjet 20% e më të pasurve me 20% e më të varfërve,bie në sy fakti se,20% i popullsisë së të varfërve gëzon një shëndet shumë herë më të keq e problematik në krahasim me 20% e shtresës së popullsisë së pasur.Rreth 20% e familjeve shqiptare përfshihen në nivelin e familjeve me të ardhura të pamjaftueshme për të siguruar një jetesë normale dhe të favorshme për arsimimin e fëmijëve të tyre.Në rrethana të tilla,një pjesë e këtyre fëmijëve janë të detyruar të ndihmojnë prindërit për të siguruar një jetesë normale dhe të favorshme për arsimimin e fëmijëve të tyre.Në rrethana të tilla,një pjesë e këtyre fëmijëve janë të detyruar të ndihmojnë prindërit për të siguruar jetesën gjë e cila shpie në dobësimin e lidhjeve të tyre me mjedisin shkollor,reduktimin e kohës dhe të energjive që ato i kushtojnë mbarëvajtjes në mësime.Në këtë mënyrë krijohet një rreth vicioz:rezultatet e dobëta dekurajojnë nxënësin dhe ulin motivimin e tij për të mësuar,por gjithashtu edhe kushtet për braktisjen e shkollës bëhen më inkurajues.Sic shihet,vështirësitë ekonomike ndikojnë drejpërdrejtë jo vetëm në cilësinë e jetesës,por edhe në klimën e marrdhënieve midis prindërve,prindërve dhe fëmijëve si edhe ,në gjendjen psikologjike të tyre.Natyrshëm,një mjedis jo i sigurtë e negativ,dëmton gatishmërinë dhe motivimin e fëmijëve për të mësuar,cka sjell për pasojë rezulatet e dobëta në mësime konflikte dhe mosmarrëveshje si me prindërit ,ashtu edhe me mësuesit.Kjo dukuri demotivon më tej nxënësit dhe shton prirjen për ta shndërruar braktisjen e shkollës si një rrugë zgjidhjeje.

 

Mentaliteti patriarkal

 

Edhe në kushtet e sotme ende ekziston në një pjesë e madhe të popullsisë në zonat e thella e deri diku të izoluara nga ndikimi i zhvillimeve sociale bashkëshortore,frekuentimi i shkollave nga vajzat për të ndjekur arsimin 9-vjecar dhe aq më pak atë universitar.Shifrat tregojnë se zona të tilla si: Kukësi me 5.9% (772 nxënës),Mallakastra me 5.4% (340 nxënës),Peqini me 5.7% (367 nxënës),Dibra me 4.9% etj,janë ende rrethe problematike në nivelin e braktisjes së shkollës,në të cilët spikat mentaliteti diskriminues që e vuajnë femrat e grupmoshave 12-16 vjec.Fakti që kjo dukuri ekziston në një formë të tillë negative,u mohon shumë vajzave të reja,të predispozuara për t’u shndërruar në nëna të ardhshme të brezit të ri,zhvillimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe integrimin e plotë në një shoqëri të zhvilluar me një rol parësor të brezit të ri.

 

Përkatësia etniko-kulturore

 

Tregon një identitet të vecantë dhe të dallueshëm të individëve që i përkasin asaj bashkësie,por ndodh që fenomene negative të lidhen shpesh herë me një grup të caktuar etniko-kulturor dhe braktisja e shkollës për fat të keq është një nga fenomenet të cilat janë të pranishme në familjet me përkatësi rome.Paragjykimi se fëmijët e kësaj shtrese të popullsisë nuk e duan arsimimin janë të gabuara,sepse shtylla që e mban në këmbë këtë dukuri është varfëria e cila stimilon lindjen në gjirin e këtyre familjeve të një numëri problemesh,në të cilën bën majë braktisja e shkollës.Shifrat ,gjithsesi janë të qarta në ekazminimin e këtij rasti dhe,konkretisht në Shqipëri ka rreth 5000 fmëijë rome të moshës (3-16 vjec).Niveli i rregjistrimit të fëmijëve në shkollë në moshën e caktuar sipas ligjit është i ulët.Vetëm 27% e fëmijëve romë në moshën 6 vjec ndjeki aktualisht klasën e parë.1 në rreth 2 fëmijë romë në moshë shkolle (6-16 vjec) nuk kanë braktisur shkollën,54% e fëmijëve romë në moshën e detyrimit shkollor (6-16 vjec) nuk kanë braktisur asnjë klasë shkolle,43% e fëmijëve romë të grupmoshës 15-16 vjec janë analfabetë.Fenomeni është akoma më shqetësues për vajzat rome.Rëniet në frekuentimin e shkollës prej vajzave rome pas moshës 11 vjec,janë dukshëm më të larta sesa ato të meshkujve.Në moshën 12 vjec vajzat frekuentojnë shkollën në një masë 23% më pak se djemtë.Nuk do të ishte i tepërt mendimi i poetit të famshëm spanjoll Frederiko Lorka,i cili e stigmatizon konceptin e lirisë me ciganët,këta vëllezër të një fati të romëve,duke thënë: “....Pa ciganë nuk ka as liri!”

 

Largësia e shkollave nga qendrat e banuara

 

Në raport me distancën në të cilën gjenden shkollat ku mësojnë nxënësit,ajo shndërrohet në të shumtën e rasteve në një burim problemesh e vështirësisht fizike,kjo pasi ajo kushtëzon orarin e zgjimit të nxënësve,sforcimin e tyre fizik dhe lodhjen e tyre,vecanërisht kur bëhet fjalë për grupmoshat e ciklit fillor dhe ku në sezone të caktuara,pothuajse bëhet e pamundur ndjekja e mësimit nga ata.Faktori objektiv i vështirësive fizike evidenton edhe dukurinë e hetizimit të prindërve në zonat rurale,për të lejuar vajzat e moshës 12-16vjec,të ndjekin shkollën dhe konfirmon kështu,tendencat e një mentaliteti të dëmshëm.Rreth 35% e popullsisë në Shqipëri jeton në zonat rurale dhe pikërisht në këto zona vërehet edhe niveli më i madh i braktisjes së shkollave (të dhëna të ndryshme flasin për rreth 10% të nxënësve që braktisin arsimin 9-vjecar pa e përfunduar atë,gjithashtu konsiderohet se 19% e popullsisë në zonat rurale është analfabete në krahasim me 7% që është në zonat urbane).Nëse diskutojmë për braktisje të pjesshme,atëherë mund të themi që numri i mungesave të nxënësve në zonat rurale në raport me mungesat e nxënësve në zonat urbane,është relativisht më i madh.Ky nu është thjesht një perceptim,por një informacion i cili duhet thelluar më tej për të gjetur shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të kësaj gjendjeje shqetësuese.

 

KAPITULLI  II

 

Braktisja e arsimit të detyruar nga fenomeni i gjakmarrjes

 

Një fenomen ky që,jo vetëm nuk po njeh ulje,por vazhdon të përjetojë një rritje të frikshme e ushqyer dhe nga problemet e trashëguara të së kaluarës. Në bazë të një studimi të kryer gjatë periudhës,shtator 2009- tetor 2010, nga shoqata “Internacionale për solidaritet” dhe të mbështetur financiarisht nga Qeveria Spanjolle, në dy qytetet më të mëdha të vendit, në Tiranë dhe në Lezhe ,rezulton se 15% e nxënësve braktisin bankat, sapo përfundojnë ciklin e ulët shkollor. Shifrat pranohen edhe nga vetë mësuesit, që shikojnë si një arsye të fortë ambientin familjar,në të cilin rritet nxënësi.

“Në Lezhe , qendrën e veriut,g jakmarrja është kthyer në një shushunjë, që po ua pi dita-ditës gjakun shkollave. Në mjaft fshatra të malësisë së të këtij rrethi ,ka ku gjakmarrja ka ngujuar në shtëpi mbi 30 fëmijë,që janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur brenda mureve,duke mos arritur të marrin dot as edhe njohuritë më elementare mësimore. Një rast i tillë tipik , ku për shkak të gjakmarrjes, Drejtoria Arsimore e këtij rrethi, është e detyruar të krijojë klasa në kullat e ngujimit”.

Braktisja e shkollës nuk fillon vetëm në klasat e pesta.Raporti në fjalë,thekson se jo vetëm në këto zona,por edhe në disa zona të ulta,statistikat flasin për shifra alarmante edhe në klasat më të ulëta. Kështu, në Tiranë, Lezhe  dhe në Shkodër, braktisja e shkollës nga klasa e parë në të katërtën, është 5% e totalit të nxënësve që marrin dijen në këto dy qendra të mëdha urbane në vend. Ndonëse gjakmarrja është  fenomen që prek gjerëisht zonat veriore, nuk mund të thuhet se kjo plagë e rëndë,nuk konstatohet edhe në zona të tjera, madje edhe brenda në kryeqytet,në atë që konsiderohet “vija e verdhë”. Përgjithësisht,fëmijët që braktisin shkollën në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të vendit,jetojnë në familje me 5 anëtarë apo edhe më shumë.

Gjakmarrja konsiderohet në raport si një nga shkaqet që sjell për rrjedhojë braktisjen e shkollës nga nxënësit.Por këtu nuk mund të anashkalohen shkaqet e forta ekonomike.

 

Studimi reflekton se fëmijët, të cilët janë piketuar si braktisës të shkollave,vijnë nga familje me të ardhura mujore më pak se 30 mijë lekë në muajë, që përpjesëtuar me numrin e lartë të anëtarëve,janë të pamjaftueshme për të kaluar të paktën jetë normale. Vetëm në Tiranë numri i fëmijëve në moshë shkollore që bredhin rrugëve si ambulantë, është mbi 5 mijë. Në këtë braktisje,në të shumtën e rasteve, ata janë përkrahur edhe nga prindërit,të cilët përballër urisë, dashje pa dashje, i kanë hapur udhën analfabetizmit te fëmijët. Edhe në rastet kur nuk është braktisur arsimi i detyruar , shumë pak fëmijë ambulantë në rrugët e kryeqytetit, kanë pasur dëshirën për të ndjekur më tej shkollën, duke reflektuar kësisoj krizën e vërtetë, në të cilën ndodhet arsimi në Shqipëri.

 

 

Përshkallëzimi i hapave për shëndoshjen e gjendjes-imperativ i kohës

 

Asistenca financiare ndaj familjeve me vështirësi ekonomike në mënyrë që fëmijët e këtyre familjeve të kenë mundësinë e përfshirjes në arsimim,pra për sigurimin falas të testeve si dhe sigurimi i një ndihme më të diferencuar.Fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese më prindërit që pengojnë fëmijët të ndjekin shkollën,pasi mentaliteti paragjykues iu imponon një gjë të tillë.Njohja e prindërve dhe fëmijëve me vlerën që ka arsimimi për të ardhmen e tyre.

Ndihma psiko-sociale ndaj familjeve rome,të cilat kanë probleme të theksuara me braktisjen e shkollës nga ana e fëmijëve të tyre:përfshirja e këtyre familjeve në skemat e ndihmës ekonomike si dhe,informimi i vazhdueshëm i tyre rreth vlerës së shkollimit.

Përmirësimi i infrastrukturë arsimore,përfshirë këtu shkollat,mobiljet e tyre,paisjen me laboratore dhe kabinete,palestra,mjedise clodhëse etj,në mënyrë që shkolla të paraqitet sa më afër preferencave të nxënësve.

Trajnimi i mësuesve me synim,ngritjen e tyre profesionale dhe aplikimin e metodave të reja e bashkëkohore të mësimdhënies,duke pasur objektiv përmirësimin e rezultateve të nxënësve të suksesshëm apo të dobët.

Njohja e mësuesve me teoritë e motivimit ,teknikat e vecanta të motivimit të nxënësve me rezultate të ulëta.Trajnimi i tyre në teknikat e menaxhimit të ankthit tek nxënëit,trajnimi për përmirësimin e efektivitetit të mësimdhënies etj.

Trajnimi i mësuesve mbi teoritë,teknikat dhe proceset e komunikimit.Ndërgjegjësimi i tyre rreth rëndësisë kritike të komunikimit në produktivitetin e mësimdhënies.Theksimi i pozitivitetit dhe aftësisë mbështetëse ndaj nxënësve,sidomos atyre me rezultate problematike.

Prania e psikologut shkollor në cdo shkollë,që të evidentojë problemet dhe mangësitë për secilën palë dhe të sigjerojë teknikat e vecanta që mund të përdoren në zgjidhjen e konflikteve mes nxënësve.Ofrimi i këshillimit psikologjik në raste të caktuara.Në të njëjtën kohë ai mund të ndihmojë mësuesit të përshtasin mësimdhënien në përputhje me nivelin e zhvillimit mendor dhe emocional të nxënësve.Shkolla duhet të krijojë kushte për kultivim të kulturës së debatit ndërmjet mësimdhënies dhe nxënësve për të bërë të mundur zgjidhjen e shpejtë të problemeve të shkollës.

 

Përfundime

 

Dukuritë e mësipërme janë hallka të një zinxhiri që lidhen ngushtë dhe ndikojnë reciprokisht me njëra-tjetrën,Por “Thembra e Akilit” mbetet përmirësimi dhe përshpejtimi i reformave të Arsimit në Shqipëri që mpleksen e gërshetohen me probleme teknike,organizative dhe të përmbajtjes së tij.Ne u fokusuam në njërin prej këtyre problemeve,atë të braktisjes së shkollave ,e cila në realitetin e sotëm qëndron në pararojë të problemeve që cënojnë arsimin dhe shkollën e kohës sonë.

 

KAPITULLI  III

 

Cfarë është braktisja e fshehtë?

 

Ne duhet të kemi disiplinë me qëllim që të kemi liri, liria zhvillohet nëpërmjet disiplinës

 

Adoleshentët kanë nevojë për kujde, vëmendje,mirëkuptim dhe dashuri. Ato përfaqësojnë një brez të rinjsh, të ardhmen e shoqërisë,që do të thotë që nëse një shoqëri mendon për progres duhet të interesohet për këtë pjesë të saj.

Kjo është një ndër arsyet pse kam zgjedhur këtë temë. Braktisja e procesit mësimore po bëhet vërtetë serioze në shoqërinë tonë dhe na duhet të dimë faktorët qe i shtyjnë të rinjt drejt kësaj zgjidhje, familja duhet të jetë siguruesi i parë, herë me mungesa në krijimin e raporteve efektive dhe siguruesit e dytë janë mësuesit ,  me të cilët janë në kontakt jasht procesit të familjes duke parë rëndësinë dhe domodoshmërinë e këtyre dy isntitucioneve sic janë familja dhe shkolla dhe konkretisht përgjegjësitë e dy palëve në braktisjen e mësimit.

Mos veprimi ose mosfunksionimi i këtyre dy raporteve në problemet e braktisjes në shkolla.

 

Braktisja e procesit mësimore dhe rëndësia e motivimit

 

Braktisja e procesit mësimore konsiston në largimin nga oraret e mësimit nga ana e nxënësve që zgjedhin të merren me gjithcka tjetër përvecse të ndjekin procesin mësimor. Nxënës që braktisin mësimin janë të pa motivuar për ta ndjekur atë.

Motivimi është shkaku që nxit,vë në lëvizje për të vepruar,arsyeja që të shtynë për kryerjen e një veprimi,marrjen e një vendimi apo mbajtjen e një qendrimi apo një sjelljeje të caktuar.

Motivimi është energjia që rrit efektivitetin në cdo veprim, sepse tek njeriu veprojnë gjithnjë faktorët psikologjike.

Ndodh shpesh dhe cdokujt në disa momente të mos kemi dëshirë për të studiuar apo punuar.

Kështu ndodh dhe me nxënësit, ka orë mësimi që i ndjekin me kënaqësi, të tjera i ndjekin thjesht se janë të detyruar të jenë fizikisht prezente, po ka nga ato nxënës që e mbajnë veten për “më të guximshmit” të cilët orët e mësimit i bëjnë në oborret e shkollës në kafene apo lojëra fati.

Kjo ndodh për shumë arsye si:fiziologjike, klimaterike, biologjike, sociale dhe psikologjike. Që vecmas apo të ndërthurura ulin interesin për mësim. Ngaqë nuk motivohen nga fmailja, nuk shtyhen së brendshmi për t’u marrë intensivisht me aktivitete, me punë që psurojnë botën shpirtërore, emocinale dhe evulutive. Ndëshim dhe grupe nxënësish që shkojnë me kënaqësi në shkollë, që studiojnë gjuhë të huaja, kompjuter,frekuentojnë bibliotekat dhe angazhohen në aktivitete të shumta. Ky diferencim interesash midis dy grupimeve të mësipërme ndaj frekuentimit të mësimit dhe angazhimit në aktivitete të përditshme lidhet me atë që

quhet motivim dhe mënyrën se si ajo vjen nga familja,shkolla,shoqëria dhe kudo.Të motivosh në planin psikologjik

do të thotë të krijosh te individi emocione të fuqishme pozitive, të ndihmosh e ti vlerësosh në mënyrë pozitive atë që bën. Një detyrë kjo që duhet ta bëjnë jo vetëm prindërit por dhe mësuesit.

Të motivosh nga pikëpamja sociale, do të thotë që personi ta ndjejë veten mirë mes shokësh e shoqesh,të përjetojë në shoqëri caste gëzimi që e bëjnë atë të jetë këmbëngulës për zgjidhjen e problemeve individuale.

KAPITULLI  IV

 

Mosnjohja e shkaqeve pengon suksesin

 

Mungesa e motivimit dhe seriozitetit

Mopërgatitja dhe frika e vlerrësimit të ulët

Programi i ngarkuar mësimor

Mungesa e komunikimit dhe marrdhënies pozitive

Mungesa e durimit nga nxënësit

Mungesa e rregullave të qarta dhe të ndjeshme ndaj nevojave të nxënësve

Mungesa e llogarisë dhe interesimit nga mësuesit kujdestarë

 

Një kategori nxënësish u mungojnë motivet për të mësuar dhe nuk kanë asnjë synim për të ardhmen (ata udhëhiqen nga parimi:thjesht ta marrim si të mundemi,ta kemi një dëftesë se ndoshta mund të na duhet më vonë). Kjo kategori nxënësish është pa bazë materiale si libra,fletore,mjete për të shkruar. Edhe në orët e mësimit kur janë të pranishëm,pjesmarrja e tyre është formale ,jo rezultative.

 

Një kategori largohen nga mësimi pasi janë të papërgatitur dhe kanë frikën e një note negative këtu duhet të kemi parasysh dy kategori të nxënësve:nxënësit e mirë dhe nxënësit e dobët.

Për nxënësit e dobët është më mirë të marrin një mungesë se sa një katër,e cila mund tju rrezikojë klasën,vecanërisht kur mund të kenë detyrë kontrolli ose orë letrare

Për nxënësit e mirë,një notë e pakënaqshme ndikon rezultatet përfundimtare

 

Ka nxënës që nuk mund të qëndrojnë gjashtë orë në bankë për të dëgjuar moralizimet e mësuesve (sipas tyre). Duan duhan dhe me raste konsumojnë dhe lëndë narkotike,kjo kategori frekuentojnë kafe pab-e dhe lojra fati. (janë kryesisht nxënës të vitit të tretë dhe të katërt). Kontrollet e drejtorisë në shkollë dhe në ambjentet jasht saj,për këtë qëllim,duhet të jenë të vazhdueshme.

 

Mbingarkesa e klasave,bën që nxënësit të pyeten rrallë.

Kështu ato vetë ndërtojnë një grafik se kur mund t’ju vijë radha të ngrihen në mësim. Ka raste kur ata mendojnë se mund të pyeten sipas këtij planifikimi dhe nuk e ndjejnë veten mirë me përgatitjen dhe e gjejnë “zgjidhjen” duke u larguar nga ora e mësimit. Kjo është arsyeja pse mësuesit duhet ti pyesin në mësim vazhdimisht, duke krijuar dhe mendimin se egziston një radhë në vlerësimin e tyre.

 

Prgrami i mbingarkuar mësimor

 

Në një ditë,nxënësve u duhet të mësojnë gjashtë lëndë,ku secili mësues jep detyra për hesap të vet dhe kërkon për lëndën e tij. Mbingarkesa vjen e bëhet e papërballueshme kur në një ditë mund të kenë 2-3 detyra kontrolli. Rregullorja e ndalon kategorikisht këtë por mësues të vecantë,duke u nisur nga numri i madh i nxënësve në klasë, dhe për të mbuluar dobësitë e tyre, pasi nuk i pyesin nxënësit sistematikisht dhe nuk bëjnë vlerësime ,kanë gjetur provimin si “varkë shpëtimi”

Duke gjetur gjuhën e mirëkuptimit midis mësuesve për të mos bërë më shumë se një detyrë kontrolli në një ditë.Roli i mësuesit kujdestar,si kordinator në këto raste ,është tepër i rëndësishëm.

 

Nxënësit arsyetojnë “kemi të drejtë të bëjmë 30 mungesa pa arsye.Pse shqetësohen mësuesit dhe prindërit?”

Kemi arritur në një moment ku nga shumë të rinj 30 mungesat e përcaktuara në rregulloren e shkollës të shikohen nga adoleshentët si orë të lira,të cilat me rregullore kanë të drejtë ti bëjnë. Kjo na bën të mendojmë se ka ardhur koha të rishikohet rregullorja e shkollës dhe të ulet numri i mungesave për dhënien e masës parandaluese për përjashtimin nga shkolla.

 

Largimet kolektive nga mësimi

 

Problem i mprehtë janë ikjet në mënyrë kolektive nga orët e mësimit.Iniciativën për këtë e marrin si nxënësit e mirë dhe të dobët,madje më shumë nxënësit e mirë pasi janë më të besueshëm tek mësuesit dhe prindërit.Kjo do të thotë se dicka nuk shkon atë ditë. Shkaqet janë subjektive dhe objektive, të karakterit social, psikologjik, pedagogjik dhe organizativ,si:

 

Mësuesi vonohet në orën e mësimit dhe këtë cast e shfrytëzojnë me shpejtësi dhe zgjuarsi nxënësit.

Nxënësit përfitojnë nga një informacion i rremë, burim i të cilit janë vetë ato ose ndonjë mësues i informuar keq.

Janë të pa përgatitur për atë orë,psi kanë marrë pjesë bashkërisht një ditë më parë në një veprimtari dhe e dinë që po tju thonë mësuesve, kjo nuk do të merret parasysh

Duan të organizojnë një veprimtari si klase (mund të jetë e paramenduar por edhe e lindur spontanisht).

Nuk kanë kushte të përshtatshme në klasë (xhama,ngrohje,pastërti) nuk kërkojnë ndihmë në drejtori por e zgjidhin me vetëgjygjësi

Kërkojnë të tërheqin vëmendjen e mësuesve dhe prindërve,të shprehin revoltën kundër tyre

Ka veprimtari apo festime në shkallë qyteti,por shkolla e tyre nuk është përfshirë për shkaqe të ndryshme dhe këtë ata e quajnë të padrejtë

Janë në fund të mbylljes së shkollës dhe parapëlqejnë më mirë një shëtitje së bashku sesa një orë mësimi, ku e gjykojnë se edhe përfitimi nuk është aq i madh

Një grup nxënësish që e mbajnë veten për “të fortë” u imponojnë edhe të tjerëve largimin nga ora e mësimit,duke kërcënuar nëse do tregonin se kush ishin organizatorët. Kjo kategori nxënësish nuk e pëlqejnë rregullin, dispilinën në shkollë dhe synojnë të bëjnë për vete dhe nxënës të tjerë pasi, kështu ka më pak pasoja.

Rastet e braktisjeve kolektive të orëve të mësimit, tregojnë se në punën edukative ka mangësi të mëdha dhe skarcitet.

 

Është bërë zakon që në raste të tilla të thirren prindërit dhe të bëhen mbledhje me nxënësit por ka dhe raste kur ju vendosen mungesat të gjithë nxënësve. Gjithsesi kjo mbetet një orë e dështuar mësimi.E rëndësishme është të bisedohet me nxënësit, me prindërit e tyre,se cfarë gjuhe duhet të zgjidhet për të komunikuar me ta,cilët probleme zgjidhen, sa mbresa lë ky veprim të nxënësit dhe a do ndërgjegjësoheshin ato për të kuptuar gabimin. Nxënësve u duhet folur hapur,por edhe me ton të prerë. Edukimi i nxënësve kërkon një ton shumë serioz serioz të thjeshtë dhe shumë të sinqertë. Atyre u duhet bërë të kuptohet drejt raporti i disiplinës me lirinë. 

 

Përgjegjësit e mësuesve dhe prindërve në braktisjen e mësimit

Mungesa e marrdhënieve efektive mësues-nxënës

 

Shumë nxënës braktisin mësimin pasi lënda është e vështirë dhe mësuesi,duke mos pasur aftësi komunikuese,ua bën atë edhe me të vështirë.Mësuesi nuk organizon mirë orën e mësimit,nuk krijon atmosferë optimiste duke mos nxitur dëshirën dhe kureshtjen për lëndën.Për këtë Hubord thekson: “mësues është ai që bën të zhvillohen dy ide,ku më parë zhvillohej vetëm një”.

Nxënësve më të rritur në moshë u bëhen lëshime dhe midis tyre dhe mësuesve ka më shumë kompromise.Gjithashtu ato i dinë më mirë “marifetet” për të justifikuar mungesat,sepse kanë më shumë përvojë dhe shoqëri në ambjentet e shkollës.Këto nxënës përfitojnë edhe nga lëshimet e prindërve dhe qëndrimet sentimentale të tyre.

Nuk ka ndjekje ritmike të mungesave nga mësuesi kujdestar. Mësuesi kujdestare,ditën që nuk ka mësim me klasën e tij,ka raste kur nuk interesohen sa nxënës janë larguar dhe as për shkaqet. Mungesat nuk hidhen në regjistër cdo ditë. Ka raste kur nxënësit kanë bërë 40 ose më shumë mungesa pa arsye dhe atëherë kujtohet mësuesi për të bërë propozim për masë. Mungesa e kërkesës së llogarisë për cdo orë të larguar rrisin oreksin e nxënësve për të vazhduar në atë ritëm.

Ka nxënës që nxirren jashtë për qëndrim jo korrekt në orët e mësimit. Ato edhe mund ta meritojnë një mase të tillë, madje të bëhen problem dhe në drejtorinë e shkollës por mungesa në këto raste nuk duhet të vendosen. Mësuesi e ka më të thjeshtë ta nxjerr jashtë, ti vejë mungesë se s të merret me të. Prania e tij në klase, me sjelljen e tij problematike, e bezdis , prandaj e sheh me të arsyeshme ta përzërë nga ora e mësimit.

 

Ky kompromis është pranuar në heshtje nga të dyja palët-mësues e nxënës. Një qëndrim i tillë i mësuesit i shkon për shtat nxënësit, por ndikon negativisht tek frekuentimi i tij. Këtij të fundit i bëhet shprehi ikja nga ora e mësimit dhe nuk i bën me përshtypje. Vjen një cast që edhe kur ai nuk hyn në mësim,mësuesi nuk i vendos mungesë. Gradualisht, ai një gjë të tillë e kërkon edhe nga mësues të tjerë dhe kur nuk arrin, përdor cdo lloj marifetesh për të justifikuar largimet nga mësimi.

 

Dashje pa dashje mësuesi bëhet shkaktar dhe nxitës kryesor i largimeve të nxënësve nga orët e mësimit. Pas një studimi të mungesave në 6 klasa të përzgjedhura në mënyrë rastësore arrita në disa përfundimet si më poshtë:

 

Studim për mungesat

 

Ky studim u realizua në 6 klasa kampion,të përzgjedhura në mënyrë rastësore në gjimnazin “X”. Në këtë studim përmes një tabelë në të cilën janë mbajtur shënim mungesat e gjashtë klasave gjatë një javë,në  cdo orë mësimi,ku do ishin shënuar mungesat reale që bëhen dhe jo ato që shënojnë mësuesit në regjistrat e tyre.

 

Gjatë një javë rezulton që në gjashtë klasa kamion që janë regjistruar të jenë bërë realisht 812 mungesa brenda një javë shkolle.

 

Nga ku në një mature janë bërë 251 mungesa brenda një javë shkolle

Ndërsa në një vit të dytë janë bërë 115 mungesa brenda një javë mësimi

Brenda një javë një maturë është larguar në mënyrë kolektive një orë mësimi

Për të parë se kush bën më shumë mungesa djemt apo vajzat,shohim që djemt kanë një numër më të lartë të mungesave.

Për të parë cilat lëndë frekuentohen më shumë lëndët shoqërore apo shkencore,shohim që kemi një përqindje relativisht më të lartë tek lëndët shkencore.

Shpërndarje e mungesave sipas moshës së mësuesve ka një shpërndarje relativisht të barabartë,në disa raste tek mësuesit me eksperiencë ka më shumë ikje (kjo mendoj se lidhet me kërkesën më të lartë që ato kanë).

Jo nje situate reale e shkolles “

 

Braktisja e fshehtë,e “ulur këmbëkryq” midis nesh

 

Arsimi shqiptar është një bashkëudhëtarë i denjë që po ecën krah për krah me atë europian.Ndryshimet sociale në vendin tonë kanë mbartur me vete edhe disa probleme shqetësuese me arsimin.Shumë flitet këta vitet e fundit për këtë dukuri shkollore të kudo ndodhura dhe që sot “nuk është më kaq e fshehur”.

Po ç’shohim në shkollat tona?

Nxënës që sdinë të lexojnë mirë,ose që rrezikojnë

Ka nga ato që kalojnë cikël në ciëkl dhe ende nuk dinë veprimet e thjeshta matematikore.

Klasa që në semestrin e parë kanë kalueshmëri reale 50-60% dhe cuditërisht në fund të vitit kalojnë 100%,kur niveli i tyre është po i njëjtë.

Prindër që nuk interesohen ose interesohen pak për ecurinë e fëmijëve në shkollimin etj.

Të gjitha këto mos janë produkte të “braktisjes së fshehtë”

 

Ja një “skaner i klasës sime”

 

30 vitet si mësuese më kanë dhënë përvojën e mjaftueshme për të parë në sy realitetin për të diagnostikuar gjendjen por edhe për të marrë masat për të përmirësuar realitetin.

Sot kam klasën e IV A me 32 nxënës nga të cilët:

18 duan dhe dinë

14 që kanë mundësitë,pra dinë,por nuk duan

4 të tjerë që përpiqen,punojnë sistematikisht,duan e nuk dinë.

2 të tjerë duan,por asnjëherë nuk kanë arratisur as në nivelet minimale të të nxënit.

Në një këndvështrim tjetër,kanë evidentuar:

18 nxënës që duan dhe dinë kanë asistencë familjare që nga klasa e parë (80% e prindërve janë me arsim të lartë).

4 nxënësit që dinë,por nuk duan njërin prind (babain) e kanë në emigracion.

2 nxënësit që nuk dinë kanë ardhur në klasën time nga shkollat e zonave veri-lindore,që sipas fjalëve të prindërve,nuk kanë patur mësues të profilizuar,herë e kanë frekuentuar dhe herë jo shkollë e  atjeshme (por kanë një diskriminim krahinor).

Ata 4 që punojnë ,por nuk arrijnë,ose që arrijnë fare pak janë të diskriminuar për shkak të inteligjencës.

Pra ,në një klasë dhe sa probleme!Po në një shkollë të madhe,sic është shkolla ime nr 3 në Laç!

 

“Skanë çbëjnë,s’punojnë prindërit” – thonë mësuesit

 

Në një ankteim të zhvilluar nga drejtoria e shkollës,mësuesit kujdestarë të të gjitha klasave pohojnë:

60% e prindërve nuk e ndihmojnë shkollën në problemet që ka

30% e ndihmojnë

- 10% e ndihmojnë në nivelet “mjaftueshëm”

Vihet re që kur fëmija është në klasën I,II,III,IV të ciklit të ulët,interesimi i prindërve është më i madh dhe pastaj vjen duke u zbehur.Kjo është një dukuri që nuk mohohet.Por shkolla nuk është një “ishull i vecuar”.Aty duhet të luajnë rolet e veta të gjithë faktorët influencues shkollorë e jashtëshkollor,e për ndryshe shkolla nuk mund ta kryejë mirë emisionin e vet,e pra moskordinimi i mirë i punës midis shkollës e familjes,mësuesit kujdestar dhe prindit është një nga shkaqet e “fazave” që duket në procesin e të nxënit dhe të edukimit.Kjo është shkak dhe bazë e asaj që quajmë “braktisje e fshehtë”.

 

Po me mësuesit ç’bëjnë për të përmirësuar këta raporte.

 

Me të drejtë thuhet se...familja shqiptare është iluministe.Ajo është e lënduar që kur se shkallëzimi i fëmijëve është mjeti më i sigurtë për t’i shpëtuar ata nga mjerimi material dhe shpirtëror.(2)

Nisur nga kjo,nxitimthi dhe natyrshëm shtrojmë pyetjen:

-A ka prindër që nuk e dëshiron përparimin shkollorë të fmëijës së tij?

Dhe të gjithë përgjigjen “jo”.Atëherë duhet ndalur dhe të arsyetojmë.Pse vihen re herë herë këto hendeqe.Së pari ka disa pridnër me probleme të shumta ekonomike që ikin larg për të gjetur një vend pune,qoftë edhe disa ditore për të siguruar nevojat minimale familjare (4 të tillë kam në klasën time).Së dyti,disa të tjerë,kryesisht ata të fmëijëve me arritje të ulëta në procesin mësimor,vijnë në shkollë në fillim dhe ne i “bombardojmë” me kritika.Ata ulin kokën,largohen dhe është e vështirë të na vijnë përsëri.Së treti,disa prindër,kryesisht etërit,janë në emigracon (2 në klasën time) dhe ca të tjerë nuk kanë shkallën e mjaftueshme të arsimimit dhe e ndjejnë veten ngushtë në bashkëbisedimet në një bashkësi.

Përvec kësaj,si e ndërtojmë ne punën me prindërit?

Vazhdojmë me ato praktikat e vjetra,rutinore,pa fantazi dhe shumë herë formale

Mbledhjet mujore me prindërit ecin në një linjë :vijnë një pakicë prindërish kryesisht ata të nxënësve të mirë,u japim disa nota mujore apo semestrale dhe kaq.Pra puna me ta duhet ridimensionuar,duhen debatuar problemet,shqetësimet,të përcaktojmë rrugët për përmirësime.

Mungojnë ende libraritë për prindërit,burimet e informacionit e për rrjedhojë,ata duhen ndihmuar me bisedime për cështje pedagogjike,psikologjike,metodike etj,etj.Pra mësuesi duhet të jetë burim informacioni për prindin.Po bëhet kjo?Po ose pak.Pra prindi nuk i ka hapësirat e duhura.Edhe organizmat e prindërve në shkollë,këshilli i prindërve të klasës,ai në bazë shkolle këshillat e klasave edhe pse ecin në rrugë të reja nuk po i kryejnë aq mirë detyrat dhe funksionet e veta.

 

Pak fjalë për nivelet e nxënësve:

 

Në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë në klasën time kanë këto nivele të identifikuara:

Gjuhë Shqipe:

Nxënës

4

5

6

7

8

9

10

32

2

6

6

2

9

5

2

 

Matematikë:

Nxënës

4

5

6

7

8

9

10

32

2

7

7

2

7

5

2

 

Të shprehurit në përqindje (semestri i parë)

4.5= 28%  6.7=28%   8.9.10=44%

Në fundviti:

4.5=20%   5.7=36%   8.9.10=44%

Nxënësit e vlerësuar me 5.6 mund të them se janë ata që “diskriminohen për shkak të inteligjencës”.Po ç’ndodh me ata të dy të vlerësuar pakalues? (të dy të ardhura nga zonat veri-lindore).Njërin prej tyre e shoh të ulur në fuindin e bankave e herë luan me lapsin,me librin,lëviz,ngihet në këmbë e aty nga mesi i ndonjë ore mësimi më kërkon leje që të dalë jashtë.E shikoj dhe i buzëqesh.Po ç’ka ai? ( nuk ka ndonjë diskrimin inteligjence).Të tjerëve u jap detyra klase dhe punojnë në mënyrë të pavarur kurse ai rri e shikon.Në orën tjetër bashkësia e klasës lexon,reciton e përsëri ai hesht.Kush është fajtor :ai apo mësuesi?

Jo ai nuk është fajtor,është i zgjuar,të thotë ato gjëra që t’i ja thua (në histori,eduaktë ...) por për të shkruar,lexuar mbledhur,zbritur...nuk di.Nuk di se nuk ia mësuam.Ç’të bëjë ai tani?Pra ,ja një shembull tipik i asaj “braktisjes së fshehtë”.Edhe ai tjetri në këtë kategori hyn.Po sa të tillë mund të ketë një shkollë e madhe?

Me këtë kategori mund të punohet dhe të nxirren nga prapambetja,por ende nuk kemi parë ndonjë inciativë instuticionale për t’i grumbulluar në një klasë që të mund të punojmë më mirë me ta.Në një analizë në shkallë rrethi drejtoresha e ZA,duka lexuar materialin e përgatitur artikuloi:“Në rrethin tonë kemi 60 nxënës që nuk frekuentojnë fare mësimin dhe 35 nxënës të tjerë që frekuentojnë me hope”.Dikush pyeti me ngulm:“Në ç’nivele kanë qenë këta nxënës,kur kanë frekuentuar mësimin?

Drejtoresha u përgjigj shumë shpejt:

“Të gjithë të nivelit të dobët”.Pra këta nxënës bëhen kontigjente të braktisjes së njerëzve që bredhin rrugëve,që vjedhin....Pra ,ja ku na con ajo “braktisja e fshehtë”.Analizën mund ta fillojmë edhe më tej.Përsëri pyesim:Kush e ka fajin?Familja-nxitojnë mësuesit.Po ne?Le të flasin mësuesit e apasionuiar,ata që janë ndeshur me nxënës të tillë dhe kanë triumfuar.Ata janë në mazhorancë.Po ata të tjerët që krijojnë ,pa dashje, “Skarcot” që përcillen nga një tjetër klasë në tjetër,nga një cikël në tjetrin? Këta duhen kontrolluar e ndihmuar.Tani forca e kontrollit ka rënë dukshëm:

Drejtoritë e shkollave kontrollojnë fare pak

ZA s’ka më funskione kontrolluese.

DAR s’ka më funskione kontrolluese

Një herë në 5 vjet mund të vijnë ata të strukturës përkatëse pranë MASH.Një herë në 5 vjet.Sa pak!

 

Gjendjet duhen analizuar.

 

Në të vërtetë këto kryhen.Analiza të tilla planifikohen në planin vjetor të shkollës,por edhe në të tjerët afatshkurtër dhe afatmesëm.

Gjendja bazë e shkollës

“Pikat e forta dhe pikat e dobëta”

Synimi dhe objektivat për vitin shkollor

Veprimtaritë bazë për cdo objektiv

Kualifikimi i stafit

Veprimtaritë edukative

Aspektet administrative të jetës së shkollës

Masa për fillimin dhe mbylljen e vitit shkollor etj.

Por si hartohet këto plane?

Me gjithë mendësitë e reja për hartimin e këtij plani,përsëri vihen re formalizë,s’vihen në funksionim stafet e kualifikuar për të dhënë mendime e për të bërë propozime.Në disa raste të tjera ky plan hartohet vetëm nga drejtori,ai e miraton në një mbledhje 10-15 min dhe kaq.E çfarë efektesh mund të ketë ky plan?Në këtë vit mësimor drejtoresh e shkollës sime përfshiu për hatimin e tij të gjithë stafin pedagogjik,disa nxënës,anëtarë të bordit të shkollës etj.Unë punova (me 4 mësues të shkollës) për rubrikën “veprimtaritë edukative”.Gjendja bazë e shkollës qëndron si një rubrikë hyrëse në planin vjetor dhe vendosen në të problemet kryesore të identifikuar nga drejtoria dhe mësuesit.Por vihet re që ndalemi më shumë në anët formale të shkollë dhe jo në ato përmbajtësore.Konkretisht përshkruhet:

Origjina sociale dhe ekonomike e nxënësve

Arritjet e shkollës (kryesisht problemet sasiore,përqindja,kalueshmëria e nota mesatare)

Gjendja fizike e shkollës ,cilësia e mjedisit

Paisjet e përgjithshme që ka shkolla

Nivelet arsimore të stafit drejtues e atij mësimdhënies

Mbështetja e bordit drejtues,këshillat e prindërve

Bashkëpunimi me pushtetin vendor

Nxënësit frekuentues me hope dhe ata që nuk frekuentojnë fare.

Kam mendimin se kjo rubrikë “analiza e gjendjes” sic e thashë pak më lart nuk ndalet tek përmbajtja që realizohet ,nuk shërben si bazë e plotë mbi të cilën do të përcaktohen synimi,objektivat dhe veprimtaritë mbështetëse mësimore në funksion të tyre.Një dëshmi e formalizmit është edhe fakti se kjo me sa kam parë eshtë uniformë në të gjitha shkollat,kur kushtet dhe rrethanat kurrsesi nuk janë të njëjta.Në planin e veprimtarive të klasës sime,në këtë rubrikë jam ndalur edhe tek:

Cilësia e shkollimit të nxënësve dhe problemet që dalin në lëndët kryesore të kurrikulës

Sa dukuri tipike të zhvillimit të zonës ku funksionon shkolla dhe jetojnë nxënës

Ritmi i aktivitetit mësimor të klasës

Kalueshmëria sipas niveleve e prapambetieve të nxënësve të vecantë në lëndë të vecanta

Orë mësimi të humbura etj etj.

Edhe në diskutimet dhe bashkëbisedimet e mia me kolegët kam mbajtur mendimin se kjo rubrik mund të jetë e standartizuar në disa elemente (linja ose nënlinja),por pjesa tjetër duhet të jetë e vecantë,në përputhje me vecoritë specifikat e vështirësitë,gjendjet e kuadrit mësimdhënies,vecoritë e zonës etj.

Pra secila shkollë të ketë mundësinë të japë portretin e vet.E kam shprehur përsëri se kjo analizë duhet ndaluar edhe tek elementet sasior social,problemet të bazës materiale por përparësi do të jetë nxënësi me arritjet e tij dhe nënlinjat që rrjedhin.

Por mund të jepen të dhëna edhe nga:

Arritjet e nxënësve të mi në klasa më të larta ç’thonë mësuesit bazuar mbi pyetësor të mirëformatuar

Mendimet e prindërve për shkollën ose klasën

Krijimi i klimës në klasë,shkalla e aktivizimit në njësitë e ndryshme mësimore

Nxënësit e talentuar dhe puna suplementare me ta etj.

 

Mirë nxënësit e prindërit po ne mësuesit?

 

Në një analizë të vëmendshme të gjendjes shohim:

Nxënësit që nuk frekuentojnë ose frekuentojnë me hope,disa të tjerë që nuk dinë të lexojnë e të shkruajnë e çuditërisht arrijnë deri në Universitete (sidomos ato private) kalueshmëri të ulët në semestrin e parë dhe 100% në fund të vitit.Edhe në arsimin klaueshmëria po tenton drejt 100%.kemi në shkolla mungesa të shumta mësuesish dhe nxënësit që qëndrojnë jasht.Sa shumë janë këto në një shkollë brenda një viti dhe për cudi të gjithë në fund të vitit 10-15 ditë përpara i thonë drejtorit se skam çfarë të bëj më se programin e realizova.A nuk janë edhe këto dimensione që krijojnë braktisje.

Një ditë ish nxënësit e mi që tani përfudojnë gjimnazin më thanë:

Mësuesei i matematikës gabon në interpretimet shkencore gjatë shpjegimit dhe shton:Do të mbeteni të gjithë në provimin e maturës.Rrëfimet e tyre vazhdojnë e vazhdojnë nga më të ndryshme

E shihni edhe ne jemi shkaktarë të braktisjes së fshehtë,të krijimit të atyre skarcove,që kalojnë nga klasa në klasë,në Universitete e më pas bëhen mësues.Shkollat tona po përballen me mjaft probleme e vështirësi të cilat natyrish kërkojnë  zgjidhe për të siguruar rezultate me cilësinë e dëshiruar.Qëndrimi i shkollës ndaj këtyre problematikave,nismat e përpjekjet që bën për zgjidhjen e tyre janë tregues të qartë të reformimit të vazhdueshëm të saj.

Referencat:

Nga përvoja personale

Marrë në MASH.

 

 

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 12 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1298800
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

FESTIMI I 5-VJETORIT TE DITËS SË THEMELIMIT TË QENDRËS KULTURORE SHQIPTARE MIGJENI NË BORÅS TË SUEDISË


Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë festoj pesë vjetorine themelimit dhe punës së sajt ë suksesshme në këtë vit jubilar kur kremtojme katër vjetorine shpalljes së pavarësisë së Repulbikës së Kosovës dhe në 100 vjetorin e Shpalljes së pavarësisës së  Shqipërisë, njëherit u krtemtua edhe pesë vejtori i daljes në drityë të numrit të parë të mujores kulturore Dituria që del në kuadër të QKSH Migjeni dhe katër vjetorit të emetimit të programit të parë në shqip në radio Dituria edhe kjo organ i QKSH Migjeni në Borås të Suedisë.

Ky ishte një manifestim që rrallë mund të shihet në diasporë i roganziauar nga ana e anetareve të kesaj Qendre në bashkëpunim me krysin e saj dhe anetarët aktiv në te.

Numri i madhe i të pranishmëve në manifestim, prania e miqeve suedez, mbeshtetsve dhe perkrahësve të kesaj Qendre ia shtuan edh me madheshtinë manifestimit.


Duhet cekur se kishte edhe mysafire nga Republika e Shqiperisë prof. Mag. Murta Gecaj, publicist dhe shkrimtar nga Tirana, shkrimatri i njohur per femije Viron Kona, mesuesja dhe peotja Kadrije Gurmani si dhe gazetarja e njohur e radio Tiranës Kozeta Hoxha, ishte i pranishim në këtë mnaifestim madhor të shqipatreve në këtë qytete suedez edhe Kryetari i bashkisë së Komunave të Borås Per Olof Höög,profesor Ullamr Qvick mik i shqiptareve, Hysen Ibrahimi kryetar së bashku  me anëtaret e krysise së SHSHAKSHS, Xhevat Jusufi, këshilltar në ministrinë e diasporës, poet e shkrimatr shqiptar në Suedi Hamit Gurguri, Fetah Bahtiri,  Rizah Shaqiri, Zyrafete Manaj, Ismet Hasani, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, miq nga Norvegjia Ymri Trena, Shemsi Rukovci gazetar, mësues të mesimit të Gjuhës shqipe në Suedi, Sanie Selmani, Dinore Loshi, Murat Koci, miku i shqiptareve Anders Wesman, anëtari i keshllit komunal Uddevalla Essam El-Naggar, Irina Nilson nga Ljungby, piktorët Shyqri Gjurkaj dhe Florije Bajraktari, poeti Ismet Hasani nga Hässleholm, dhe shume e shumë miq dhe mysafire nga të gjitha viset e Suedise së largët.


Në këtë mbledhje solemne u paraqqitë fjala e rastit mbi punëne  e saj si dhe u zhvilluan diskutime dhe fjalë rasti.

Në k¨åete manifestim u promovua libri i shkrimjtarit Fetah bahtiri kushtuar albanologut të njohur Ullmar Qvick, këtij kolosi të letrave shqipe me kete rasti iu nda cmimi anëtar nderi i SHSHAKSHS, iu nda mirenjohje nga ana e Ministrise së Diasporës të cilën e bëri keshilltari i kësaj minsitrie Xhevat Jusufi, pastaj u bë promovimi i librave të poeteve dhe shkrimatreve që jetojne e punojn në Suedi, si Sadullah Zendelit – Daja, Hamit Gurgurit, Zyrafete Manaj, Bahtir Latifi, Sokol Demaku etj.

Në këtë manifestim rasti Lidhaj e arsimatrëve të Shqiperisë mësusve, punetorëve kulturor, si dhe miqeve suedez të cilët ndihmojnë ne ruajtjen dhe kultivimin e  gjuhës dhe kultures shqiptare u ndau Mirënjohje, ndersa  qksh Migjeni u ndau Mirënjohje aktivisatëve të dalluar te kultures në Suedi si Anders Wesman, Göran Wasenius, Dinore Loshi Qmega, Nehat Jahiut, Murat gecaj, KozetA Hoxha si dhe Kadrije Dushkut.

Bashkia e komunave të Borås QKSH Migjeni në pesëvjetorin e saj i ndau simbolin e qytetit Borås gërsheret.

Manifestimi u mbyllë me një koktej rasti.

Bahtir Latifi


FJALA E RASTIT

Të dashur bashkatëdhetarë, mysafirë të ftuar, përfaqësues i ambasades së Republikës së Kosoves në Stokckholm, poet, shkrimtar, Ullmar Qvick miku ynë i madh, profesor te nderuar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, Përfaqësues i shkolles fillore Ali Kelmendi nga Vushtrria, përfaqësues  të shkollave dhe shoqatave shqipe ne Suedi si dhe te rinj e te reja që jeni prezent, mirë se keni adhur sot ketu të jeni bashk me ne ne këtë manifestim solemn në pesë vjetorine  thememlimit të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni këtu në Borås të Suedisë!
Jam krenar që i takoj këtij populli fisnik, popullit shqiptar, tani me figura të skalituara e të radhituara në galerinë e personaliteteve botërore, siq janë; Gjergj Kastrioti, vëllezërit Frashëri, Nëna Tereze, Adem Jashari e shumë të tjerë.
Ne, si diasporë dhe pjesë integrale e popullit shqiptar, festojmë sot pesë vjetorine themelimit të qendres Kulturore shqiptare Migjeni në Borås dhe të revistës Dituria organ i kësaj qendre si dhe katër vjetorin e emetimit të fjales shqipe në radion lokale radio dituria ne kete qaytet.

Sot ka diku rreth 60 000 shqiptar ne te gjithe teritorin e shtetit suedez nga jugu deri ne veri. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.

Jemi sot ketu së bashku në 4 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së republikes së Kosovës dhe në 100 vjetorine shpalljes ë pavarësisë së Shqipërisë, ku besoj se kjo është një shtys i fortë përpara prezentimit të vlerave të mirëfillta të poppulit tonë tek miqt tanë an e kande botës.

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås.


Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Borås, u themelua më 10 mars 2007, në iniciativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllimi primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtarë të bashkatdhetarëve me banim në Borås me rrethinë. Që nga fillimi i punës, Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” kishte veprimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare. Nga themelimi e deri më sot në organizim të QKSH ”MIgjeni” u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike dhe fetare, u organizuan mbrëmje shoqërore. Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veqantë pati grupi themelues i cili ishte edhe bartës kryesor i jetës kulturore. Këtu duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë.

Detyre primare per fillim, Shoqata kishte tubimin e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e mundesive per nje organizim me të mirë, shtimin e bashkëpunimit me Shoqatat tjera shqiptare si ne Suedi, ashtu edhe jashta saj.
Por, mbi te gjitha, detyre e te gjitha detyrave, para Shoqates u shtrua ceshtja e ruajtjes se gjuhes, kultures, tradites dhe identitetit kombetar tek shqiptaret me banimnë Borås, e sidomos kjo ceshtje madhore, kishte te bente me gjeneratat e reja dhe femijet qe kishin lindur ne Suedi.


Per, kete arsye Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”prej themelimit e gjere me sot, ka organizuar takime te shumeta kulturore, manifestime te ndryshme, ne perkujtim te ngjarjeve me te rendsishme te historise sone te begatshme si p.sh.  28 Nentorin Ditën e Pavaresisë së Shqipërise (Ditën e Flamurit), Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe manifestime tjera kulturore.

Por në këtë drejtim në Borås me rrethinë është duke u bërë pak kur dihet se numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet me rrethinë është shumë i madhe dhe se nevoja e ruajtjes së kuturës, traditësd dhe gjuhës tëk fëmijet dhe të rinjët tanë është prioritet atëhete duhet një angazhim më i madhë i të gjithëve.

Në lëminë e informimit, në fillim ishin intervista dhe mjete tjera të informimit në shqip. Bashkatdhetarët nga ky vend aktivisht moren pjesë në të gjitha protestat që u mbajten në përkrahje vendlindjes.

Fillimi ishte i vështirë por me entuziazmin dhe angazhimin e pashoq të aktivisteve te QKSH u arrit nje kontinuitet i jetes kulturore dhe shoqërore te shqiptareve ne Borås me rrethinë.

Botimi i Revistës ”Dituria”

Me fillimin e punës së QKSH “Migjeni” në Borås, lamia e informimit fitoj edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kishin mundësi takimi, shoqërimi, bisede e shkëmbim mendimi dhe përvoje për jetën, punën dhe aktivitetin e punës.

Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i revistës ”Dituria” organ i Qendrës Kulturore Shqiptare  ”MIgjeni” në Borås e cila do të dali një herë në muaj në gjuhën shqipe e me  dy ose katër faqe në gjuhën suedeze. Revista ”Dituria” është një revistrë për fëmije, të rinjë dhe prindër shqipëtar që jetojnë dhe veprojnë ne Suedi

Revista  ”Dituria” del cdo 15 të muajit me një tirazh 250 ekzemplar dhe me 20 faqe.

Temat të cilat trajtohe në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjëve, shkollës, familjes, prindërve, bashkëkombasve që jetojnë në mergim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare.

Revista ka krijuar një rrjetë të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri po ashtu edhe në mesin e mergimtarëve shqiptar në vende të ndryshme të botës.

Revista shpërndahet tek bashkekombasit gratis ne qytetin Borås me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dergohet një numer I caktuar egzemplarësh edhe ne Kosovë, Shqipëri, Finlandë, Zvicë, Gjermani si dhe Angli e SHBA ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSH ka nje bashkëpunim.

Ne I falenderojmë të gjithë ata poet, shkrimtarë, gazetar të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë.

Këshilli Komunal I kultures së qytetit të Boråsit redaksisë së revistes I erdhi ne ndihmë me mjete material jo te shumta por të cilat ishin më se te nevojshme në këtë kohë për redaksinë e revistës. Pra redaksia e revistes mori ndihmen e pare materiale.

Eshtë e rrugës të përmendet se gjithë kësaj pë rnjë aktivitet të tillë i parapriu një vizitë e nje delegacioni mësusish nga shkolla fillore “Demokracia” e qytettit të Durrësit dhe Fjärdinskolan të Boråsit në shkurt të vitit 2007. Në “Fjärdingskolan” ishte hartuar një projekt bashkëpunimi mes këtyre shkollave e i cili projekt ka filluar me sukses realizimin e tij me ndihmen e shtetit Suedez. Këtë vitit qeveria suedeze kishte siguruar mjete material ne nje shumë prej 2 8000 koronash suedeze për realizimin e vizitës së pedagogëve shqiptar në qyetin e Boråsit. Kjo vizitë u realizua me sukse javën e 4 të shkurtit 2007 nga data 4 deri më 9 shkurt 2007.


Në Borås e më gjerë jeton një komunitet i madh shqiptar. Në kuadër të këtij komuniteti jeton një numër i madh i fëmijëve, të cilët vijojnë shkollimin në shkollat e ketushme. Gjatë periudhës së kaluar janë bërë përpjekje për të botuar qoftë revista qoftë libra të ndryshëm për këtë kategori të popullatës shqiptare, me qëllim që të përkrahet zhvillimi i tyre arsimor e kulturor. Por këto përpjekje kanë qenë të herëpashershme dhe nuk është arritur që të krijohet një kontinuitet në këtë fushë. Kjo reviste për fëmijë, prindër e mësimdhënës, do të merrej pikërisht me preokupimet, vështirësitë, sukseset dhe perspektivën e tyre e kjo është shtysa kryesore e cila na udhëheq që ne të bëjmë përpjekje për të realizuar këtë projekt.


Përmes kësaj reviste ne synojmë të kultivojmë tek fëmijët shqiptarë në Borås dhe më gjerë kulturën e të lexuarit e cila është njëra prej komponentave kryesore për suksese në shkollë, synojmë të sjellim të arriturat më të mira në fushën e letërsisë për fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata jonë, që është shtylla kryesore për krijimin e një identiteti të shëndoshë e modern. Përmes përmbajtjeve të përshtatshme për moshën e fëmijëve dhe për rrethanat e tyre jetësore , revista do të jetë një lidhje e natyrshme e botës fëmijërore me Atdheun dhe me vendin mikpritës.
Do të bëhen marrëveshje për kontakte të përhershme me krijues për fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diapora, të cilët do ta ushqejnë revistën me përmbajtje të përshtatshme për botën fëmijërore. 

Në faqet e kësaj reviste një vend i veçantë do t’i kushtohet edhe botës prindërore. Prindërit shqiptarë kanë nevojë imediate për tu informuar mbi shumë çështje që kanë të bëjnë me shkollimin e fëmijëve të tyre, duke filluar me informacionet mbi sistemin shkollor aty ku ata jetojnë e deri tek temat e veçanta mbi vështirësitë konkrete që ata i mundojnë.

Një vend të veçantë në faqet e kësaj reviste do të zënë punime të ndryshme shkencore nga fusha e mësimdhënies, si nga ekspertë shqiptarë ashtu dhe të huaj. Do të botohen punime të shkruara nga mësimdhënës dhe do të bëhen shkëmbime të përvojave në fushën e mësimdhënies.

Me rëndësi të veçantë do të jetë e dhëna se në këtë revistë do të botohen përmbajtje të cilat do të ndikojnë pozitivisht në integrimin më të mirë të shqiptarëve në shoqërinë suedeze . Është fakt i njohur se reputacioni i komunitetit shqiptar në Suedi është shumë pozitiv, andaj një punë e tillë në këtë drejtim do të ishte me dobi të shumëfishtë. Për tu arritur një raport më i mirë mes komunitetit shqiptar dhe popullatës vendase do të punohet në drejtim që të trajtohen edhe tema me të cilat ballafaqohet personeli arsimor suedez e të tjerë në raport me fëmijët, prindërit dhe arsimtarët shqiptarë. Do të krijohen mundësi që në faqet e kësaj reviste të botohen edhe përmbajtje nga pala suedeze dhe të tjera, duke filluar nga fëmijët e deri tek mësuesit dhe profesionistët e fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

Vitin e kaluar me vendimin e krysise re revistes kemi fillua edhe botimine librave si atyre ne origjinal por edhe perkthimeve. Ku këtë vit kemi botuar kater libra nbe origjinal si dhe një perkthim  liber per femije nga shqipo ne sudisht qe beri jehonë.

Kete vit kemi botua dy permbledhej te cilat do i prezentojme sot në kete manifestim solemn dhe se besojme qe edhe ne te ardhmen do vazhdojmë me botimin e librave te rinjë, kur tani kemi edhe SHSHAKSHS me te cilën kemi nje bashkepunim shumë të ngusht.

Ne me punën tonë jemi shumë të kenaqur pasi që kemi arritur të kemi miq dhe bashkepunetor në të katër an¨ået e rruzullit tokësor, kjo ne na bënë krenar dhe na jep kuroja edhe për një angazhim edhe me të madh në të ardhmen. Këta miq që sot janë ketu me ne këta janaë ata të cilët na japin vullnet, na shtyjn¨åe që revista Dituria për cdo ditë të jetë edhe më e begat dhe me lexushme për bashkëkombasit tanë. Ne jemi të hapur për bashkepunim me të gjithë krujuesit kudo që ata ndodhen.

Radio dituria

Në po këtë muaj të këtij viti redaksia e revistës ”Dituia” merr edhe një hap guximplotë dhe mjaft të rendëshishëm për gjuhën dhe kulturën shqipe, ajo vendos që të filloj me emetimin e nje programi shqip në radio lokale në Borås.

Pasi i bëhet  kërkesa Entit për radio të Suedisë, këtu marrim përgjegje pozitive e tani pritej vetem momenti për fillimin e një radio programi në shqip.

Për nderë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të manifestimit të kësaj kremteje të madhe për popullin e Kosovës me 27 shkurt 2008 filloj nga puna Radioja lokale ”Radio dituira” në gjuhën shqipe në qytetin e Boråsit. Pra me 27 shkurt 2008 në mënyrë solemne u fillua puna në radion lokale shqipe “Radio dituria”. Pra edhe një zë I embël në shqip mbi qiellin e Boråsit.

Programin e vet kjo radio lokale e emiton cdo të merkur nga ora 18,00 deri në ora 19,00 e kjo do jetë një ndihmë e madhe për QKSH ”Migjeni”.

Në valët e Radio diturisë mund të urohet dhe përshendetet, të degjihe muzike në shqip e me mjaft rëndåsi hjanë programet për fëmijë të cilat programe i përgatisin dhe udheheqin vetë fëmijët shqiptar.

Nga shtatori 2008 kjo radio do degjohet në terë regjionin e Västragötalan dmth kjo do degjohet edh ne qyetet Göteborg, Udevalla, Trollhetan, Skövde, Jönkoping, Vernamo e jo vetem në Borås me rrethin si sihte më parë në Tranemo, Ulricehamn, Vargårda, Alingsås, Kinna, pra tani dhenësi i valeve të radio diturisë është me fuqi më të madhe cka mundeson qe signali i pro gramit ne shqip të degjohet edhe me larg.

"Radio dituria” radio lokale në Gjuhën shqipe në qytetin Borås

Radio dituria është organ i Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås.

Qellimi me këtë radio është që shqiptarët të lidhen sa më afër me njeri tjetrin, që të prezentohet kultura, tradita dhe gjuha e tyre shqipe ne keto troje ku jetojne dhe veprojne shqiptarët.

Ne kemi degjues nga mosha të ndryshme, duke filluar nga fëmijet deri tek te moshuarit.

Ne jemi për ate që të bejmë hapa përpara që të krijojm dhe ruajm identitetin tonë kulturor këtu ne Suedi.

Kjo është një urë lidhëse për botën e fëmijëve me vendlindje.

Një fakt është prezent se komunitetit shqiptar në Suedi ka një përkrahje të madhe dhe kjo është ana pozitive e punës sonë dhe se kjo ka jehonë shumë pozitive në jetën e shqiptarëve në Borås.

Radio ka një bashkepunim te mire me te gjitha radiot lokale ketu nje qytet si dhe ne Vöstragötalan, por kemi zgjeruar bashkepunimin edhe me dy radio shtetrore jashta Suedise me ate në Athine dhe Sofje programi në shqip. Qellimi ynë është që redaksia e radio Diturisë të ketë miq¨´e dfhe bashkëpunetor në të katër anët e botës në menyrë që bashkekombasit tonë të njihen me të arriturat kulturore e gjuhësore të bashkatdhetareve tanë kudo që ata jetojnë.

Besojmë se do kemi bashkepunim edhe me radi tjera edh ketu edhe jashta Suedisë në menyrë që programet tona të jenë si tham edhe me lart një urë lidhëse mes nesh.


Letra dhe telegrame

Pershendetje të nderuar zonja dhe zotërinjë!

Uroj që sot të kaloni një ditë pune të palodhshme kur ju festoni pesëvjetorinë e punës së suksesshme të QKSH Migjeni, revistës Dituria si dhe të katër vjetorit të zerit të parë shqip mbi qiellin e  Borås ne valët e Radio diturisë.

Keto dhurata që për cdo ditë marrim nga ju në faqet e Diturisë dhe në valët e Radio diturisë janë dhuratatë e mija me te preferuara dhe i ruaj me shume nostalgji. Besoj se keshtu do te jete dhe per shume te tjere qe jetojne larg ne mergim dhe kjo reviste u shkon ne shtepi,per tu treguar femijve te tyre gjuhen e bukur shqipe.

Urime dhe´vetem paci gjithmone suksese ne punen tuaj patriotike e atdhetare qe beni,duke sjellur ne cdo vater shqiptare gjuhen e bukur e te paster shqipe.

URIME DHE VEC SUKSESE TE METEJSHME

Me shume respekt

Luigji Shkodrani

Danimarkë

Përshëndetje të nderuara zonja e zotrinj!

Të nderuara mike dhe miq të dashur! Më lejoni që të ju përshëndes përzemërsisht dhe të ju dëshiroj një ditë të bukur dhe të lumtur festive kur ju sot jeni tubuar në një ditë pune të një atmosfere festive  për të kremtuar pesëvjetorin e punës tuaj të palodhshme dhe shumë të skusesshme të” OKSH- Migjeni,” revistës “ Dituria”, poashtu edhe katërvjetorin e “Radio Diturisë” në Boras të Suedisë. Ju  me punën tuaj të palodhshme bërët që kjo revistë të rrezoj dritë jo vetëm në Boras, por në mbarë diasporën shqiptare dhe në vendlindje. Poashtu edhe zëri i “ Radio Diturisë” me valët e saj qiellore bëri që të dëgjohet me ëndje nga  mërgimtarët e më gjerë. “OKSH” nëpërmjet revistës “ Dituria”, valëve të “ Radio Diturisë” dhe shumë aktiviteteve tjera bëri që gjuha jonë amtare, gjuha shqipe të shkruhet, të flitet dhe të lexohet nga fëmijët tanë mërgimtarë  të vegjël, nga të rriturit dhe prindrit shqiptar që jetojnë në mërgim.Gjëja më e bukur, më e dashur, më patriotike, më atdhetare është kur ruan dhe kultivon ate më të shtrenjtën kombëtare dhe atdhetare siç bëni ju të nderuar me kuntributin tuaj pesë vite me radhë për ta ruajtur dhe kultivuar gjuhën tonë amtare, kulturën. artin, historinë  dhe...,edhe këtu në Borasin e largët të Suedisë e më gjërë. Kjo është një vepër madhështore që do mbetet një kujtim i paharruar tek gjeneratat që vijnë e shkojnë njëra pas tjetrës. Këtë kontribut tuajin motra dhe vëllezër kam bindjen se do e vazhdojnë dhe do e ruajnë si dy sytë e ballit ata të reja dhe rinj shqiptar që do vijnë pas jush! Të nderuara zonja dhe ju të nderuar zotrinj! Më lejoni që edhe njëherë të ju përgëzoj për punën tuaj dhe sukseset e shkëlqyeshme që keni arritur në këtë pesëvjetor të revistës “ Dituria” dhe katërvjetorin e” Radio Diturisë”! Urime! Urime! Paçit gjithmonë suksese edhe më të mëdha! Ju lumtë!...

Me respekt të veçant për ju!                                              Orizare,

Nehat Jahiu                                                                        12 prill, 2012

Anetare te kryesise se Qendres Kulturore Shqiptare"Migjeni",

Anetare te kesaj Shoqate,

I nderuari z Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqates se shkrimatreve shqiptar ne Suedi,

Te nderuar zonja e zoterinj,

Miq suedeze,organizatore te festimit te 5-vjetorit te Shoqates "Migjeni"!

Nepermjet mikut tim dhe tuajit, z. Murat Gecaj, mesova per festimin e 5-vjetorit te Shoqates "Migjeni", ne Boras te Suedise, ketij festimi te bukur tuajin.

Eshte kenaqesi per mua qe, ne emer te Keshillit Drejtues te Shoqates "Bijte e Shqipes" dhe gjithe anetareve te saj, ne Filadelfia t'u uroj juve:

Gezuar festen e pervjetorit te peste te shoqates tuaj me emrin e bukur, te nje prej njerezve tane te shquar te gjuhes shqipe, "Migjeni". E festofshi sa me bukur kete pervjetor, por edhe pervjetore te tjere, qe do te vijne. Paste jeten e gjate Shoqata juaj, per te miren e bashkimit te bashkatdhetareve, qe gjinden aty ne Suedi, por edhe per te miren e kutures dhe gjuhes se kombit tone.

Kemi nevoje shume per kete bashkim qe te jemi sa me prane njeri tjetrit ne gezime dhe hidherime. Kemi nevoje shume per kete bashkim sepse keshtu na behet e shkurter largesia nga vendi yne i shtrenjt, sepse ne kete menyre mund te japim, ju dhe ne kontributin tone modest per vendin dhe Kombin tone.

Ne, na gezon fakti qe edhe ne Suedine "e ftohte" rahin zemrat tuaja te zjarrta per te punuar qe te ruhen traditat tona, por edhe per t'u lene brezave gjuhen tone te bukur, qe jo vetem te punoni per vendin ku jeni, per Suedine mikpritese, qe me siguri eshte bere per ju si shtepija e dyte, por qe te mos harroni edhe vendlindjen tuaj e tonen dhe Shqiperine e Kosoven e dashur.

Me siguri gjate ketyre 5 vjeteve Shoqata juaj ka ecur, ka permiresuar punen e saj fillestare dhe ka perparuar ne objektivin, qe i keni vene vetes per ruajtjen e kultures dhe gjuhes shqipe. Kjo na gezon te gjitheve.

Eshte nje koicidence e bukur kjo e festimit te 5-vjetorit te Shoqates tuaj, mbasi edhe ne, kete vit, me 26 maj 2012 do te festojme 10-vjetorin e Shoqates sone, me emrin kuptomplote "Bijte e Shqipes". Mua me gezon shume fakti i kesaj koecidence sepse ajo do te perseritet çdo pervjetor tuajin dhe tonin.

Ju uroj suksese ne misionin tuaj fisnik. Jete te gjate shoqates Kulturore Shqiptare "Migjeni" ,ne Boras te Suedise!

Vlashi Fili

sekretar i Shoqates "Bijte e Shqipes"

Filadelfia USA

www.bijteeshqipes.us

bijte_e_shqipes@yahoo.com

vlanafi@yahoo.com


Manifestimi i pesëvjetorit të Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni”, revistës “Dituria” dhe katër vjetori i “Radio diturisë” në Båros – 14 prill 2012

Zonja dhe zotërinjë, e nderuara Kryesi, Hakif Jashari , Symeja  Avdiu, Bahtir Latifi, Lutfije Feka, i nderuari Prof. Sokol Demaku, publicistë, shkrimtar, redaktor njëherit edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar për Suedi “Papa Klementi XI Albani” së bashku me Bahtir Latifin, të nderuar miqë nga Shqipëria dhe Kosova, Prof. Viron Konaj, Prof. Murat Gecaj, Prof. Reshat Sahitaj, i nderuari miku ynë i madh Ullmar Qvick dhe ju të tjerë,

Kam nderin të jam pjesëmarrës në manifestimin e pesëvjetorit të Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni”, revistës “Dituria” dhe në katër vjetorin e “Radio diturisë” në Båros.

Duke qenë të njohur me punën Tuaj, të QKSH, mund të themi lirisht se ju jeni shëndërruar një Ekip i madh krijuesish, të suksesshëm jo vetëm në Borås, por në regjion të gjërë që mund të thoja për Göteborg e rrethinë. Një qendër e tillë kulturore sikurse që jeni ju, e cila reflekton kulturë, art dhe krijimtari, padyshim se ka luajtur një rol të patjetërsueshëm në sensibilizimin e traditës dhe kulturës shqiptare te popullata suedeze, e po ashtu për ruajtjen e gjuhës së ëmbël shqipe për të rinjët e këtij regjioni, për të mos u asimiluar.

Puna e juaj në fillim ka startuar me një tempo të natyrshme e që më vonë e shtuat intenzitetin e punës dhe krijimtarisë duke thyer kufijtë me përmasa shtetërore vetëm për Suedi dhe zëri i juaj arriti në të gjitha trojet etnike shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, e po ashtu edhe nëpër mediat shqiptare si në Athinë, Bullgari............ etj.

Me një entuziazëm të pashoq për t’iu rrekur punës kulturore shqiptare, me hapat e parë të ngadalshëm e që më vonë u përshpejtuan me një hov të madh, Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në përgjëthësi dëshmoi vullnet të madh për punë, aftësi organizative dhe disiplinë, për të krijuar mendimet, porositë, sugjerimet dhe këshillat e të gjithë atyreve që kanë njohuri artistike. Ato i kemi lexuar, dëgjuar dhe së fundi edhe të botuara.

Të nderuar të pranishëm,

Në kohën kur në Suedi në mungesë të përpjekjeve të klasës intelektuale për të mbajtur gjallë frymën e kulturën shqiptare, bile edhe aty ku kishte fare pak, ato pakësosheshin dhe dalngadal po zhduken fare, Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” dual në sipërfaqe dhe muarr barrën e emancipimit në pikëpamje kulturore për këtë regjion, jo vetëm për të punuar, po edhe për t’a ndryshuar imazhin dhe për të vazhduar jetën kulturore përgjithëmonë.

Prandaj, më lejoni të ju uroj në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve, Krijuesve dhe Artistëve Shqiptar për Suedi “Papa Klementi XI Albani” Manifestimin e pesëvjetorit të Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni”, revistës “Dituria” dhe katër vjetorin e “Radio diturisë” në Båros për punën tauj madhore me shpresë se ju do të vazhdoni më tutje me një elan edhe më të madh të punës dhe krijimtarisë.

Po e përfundoj me këtë thënje: Puna e juaj pesë vjeçare, që i pëvishet punës me një seriozitet të lartë del se:  “Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”, e revistës “Dituria” dhe katër vjetori i “Radio diturisë” në Båros, ka kryer një detyrë të shejt e cila ka aq vlerë të madhe sa që peshon në kandarin krijimtarisë më rëndë se ari”.

Borås/Suedi më 14 prill 2012                                                Hysen Ibrahimi, kryetar i                                                           Shoqatës së Shkrimtarëve Artistëve

dhe Krijuesve Shqiptarë për Suedi

“Papa Klementi XI Albani”

Shoqata e Shkrimtarëve,        Nr. Organizativ :          E-Mail:                       Adresa:                                       Kontonumri:

Artistëve  dhe Krijuesve           802463-7921 hysenib@yahoo.com c/o Hysen Ibrahimi           4008 17 07505

Shqiptarë në Suedi,                  +46 (o) 431-450817                hysenibrahimi@hotmail.se Långagärdsvägen 29                           Nordea Bank

“Papa Klementi XI Albani”     +46 (0) 7 37663756                koli284@hotmail.com            269 73 Förslöv-Suedi               +46(0)739961480


Sokol Demaku

Përshendetje të përzemerta për të gjithë të pranishmit në këtë solemnitet ku unë ndjej vetën të privilegjuar që të  prezentoj para jush një punë të madhe disa vjeqare të mikut tonë Fetah Bahtiri, për jetën dhe punën e  mikut tonë të madhe Ullmar Qvick, prezentuar në librin e tij me të ri

”MIKU I MADH I SHQIPTAREVE ULLMAR QVICK” Monografi

Më ka rënë të dëgjoj, por edhe në jetë e kam provuar edhe vetë se botimet e librave janë tubime të këndshme ose festa të përbashkëta të atyre që krijojnë dhe atyre që që adhurojnë gjuhën dhe letësinë, ku marrin pjesë krijues të gjinive të ndryshme të letërsisë, shkrimtar, poetë, studiues, publicist, por edhe lexues të cdo moshe dhe gjinie. Se libri është ai që bashkon njerëzit, se libri është pishtar i madh i cili rrezaton dritë e dituri te njerzit, këtë e kuptova nga bashkëpunimi me mikun e madh të shqiptarëve në Skandinavi, konkretisht në Suedi me të madhin alabanolog Ullmar Qvick.

Dua të them se bashkimi midis popujve ka shume faqe, ka shumë ngjyra, ka shumë histori e me këte dua të them se si letërsia shqipe ka dhenë një kontribut të vlefshëm për të mirën e miqësisë suedezo-shqiptare, sepse këtu në Suedi jeton një komunitet i terë shqiptarësh, të cilët më penën e tyre, me veprat e tyre, me sjelljen e tyre kanë krijuar miqësi dhe ura bashkëpunimi mes dy popujve. E kjo më së miri shihet me punën dhe kontributin e mikut të madh të shqiptarëve Ullmar Qvik.

Nëse një libër nuk ka të tashmën e tij në çdo kohë, ai libër kot që shkruhet. Vetëm të qënit në kohë me lexuesin e çdo kohe libri merr vlera të përjetshme nga ana e lexuesve.

A mund të mundësohen të gjitha këto cilësi në një libër, që të jetë përherë në kohë dhe, që të lexohet sikur ai është shkruar sot, me mendimin për t’a ndjerë lexuesi i cilësdo kohë njëkohëshmërinë me vepren?

Pikërisht këtu mendova të ndalem dhe të them disa fjalë rreth librit që kemi në dorë të Fetah Bahtirit ”Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick” (Monografi) botuar nga SHSHAKSHS ”Papa Klementi XI Albani” , me redaktor te madhin Sadullah Zendeli-Daja, recenzet poetin e madh të diapsorës Rizah Shaqirin dhe Sokol Demakun me mjeshtren e perkujdesjes teknike Zana Bahtiri, shtypur në Prishtinë këte vit me 225 faqe e ndarë në 12 kapituj nga autori,duke filluar me një histori te fakteve suedeze e vazhdua me perosnalitete të njohuraa, biografine të madhit Ullmar e vazhdua me veprimtarin e tij të cmuar, punën kerkimoro shkencore te tij, përkrahjen e tij bashkekombasve tane dhe kundershtite e tij ndaj teorive serbe per shqiptarët, intervistat dhe se fundmi opinionet rreth ketij burri të madh dhe miku të perjetshëm të shqiptarëve, sepse ky libër mendoj unë sot ka vlerën e  tij e cila vlerë do jetë po edhe 100 vjet më vonë me ketë kualitet dhe lexueshmeri. Lexuesi edhe sot e njeqindvjet do gjejë aktualietin e të sotmes, do gjejë ate cka njerzit e medhenjë lenë pas për gjeneratat e reja që do vin. Libri i Fetah Bahtirit ka një strukturim miks, në përmbajtje të të cilit ka prozën dhe publicistiken. Persiatjet, meditimet filozofiko – letrare, shenimet dhe portretizimet e personazheve konkrete, përbëjnë më së shumti lënden e këtij libri.

Në një meditim të tij botuar kohë më parë ne mujoren tonë Dituria shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Tiarana Viron Kona do thotë kështu:

Mund të duket rastësi, por këto lidhje Shqipëri-Suedi, kanë edhe karakter gjeografik dhe historik. Gjeografikisht jemi në të njëjtin meridian. Orën e kemi njëlloj. Sekondi nuk lëviz. Edhe një lexues i Ligjëratës së Ulmar, në shënimin e tij në fund, hedh idenë se “Për lidhjet e Konicës me Suedinë kisha lexuar edhe më parë nga ju një shkrim, por unë mendoj se do të ketë lidhje edhe më të vjetra se Konica e Ali Pasha...”

Do të thosha se, te shqiptarët ngjit shpejt ajo çfarë është suedeze. Siç shprehem te libri im “Bukuri suedeze”, gjyshja ime e konsideronte të shenjtë termometrin e Celsiusit dhe e mbante bashkë me sendet më të vyera në baulen e saj të nusërisë. Kur isha në klasën e pestë, ne nxënësit në orën e botanikës, kur mësuesja pyeste njërin nga ne: Cili është ai shkencëtar, që i kushtoi tërë jetën luleve dhe bimëve ?, Atëherë, thuajse e tërë klasa, nga padurimi, por dhe nga dashuria për këtë shkencëtar të madh, thërrisnim si në kor: “-Ai është suedezi Karl Von Linne, mësuese !” Kurse, mua, kur isha vetëm 23 vjeç, më shpëtoi nga “pushkatimi politik” ”Promeksi suedez” (Një makineri suedeze për shpimin e tuneleve)”. Atëherë, rastësisht dhe nga pakujdesia, humba një dokument sekret të partisë së punës. Sekretari i partisë, i cili punonte me makinerinë suedeze, e mori mbi vete përgjegjësinë e humbjes së dokumentit. Nuk e dënuan, as atë dhe, as mua, sepse ai ishte i vetmi në Shqipëri, që dinte ta drejtonte makinerinë moderne suedeze “Promeks”, që përdorej për shpimin e tuneleve.. Ia kishin nevojën dhe e falën. Duke falur atë, shpëtova edhe unë...

Ju falmnderit!

Fetah Bahtiri

fetahbahtiri@hotmail.com

FJALA

E MBAJTUR ME RASTIN E PROMOVIMIT TË LIBRIT ”MIKU I MADH I SHQIPTARËVE ULLMAR QVICK (MONOGRAFI)”, MË DATË 14.04.2012 NË LOKALET E BIBLIOTEKËS SË QYTETIT NË BORÅS, SUEDI

Të gjithë Juve të pranishëmve në këtë solemnitet, Ju përshëndes përzemërsisht.

Unë e ndiej veten të privilegjuar dhe të nderuar që kam pasur rast dhe mundësi ta përpiloj këtë libër të vogël për mikun e madh të shqiptarëve, të nderuarin Ullmar Qvick. Po them ”këtë libër të vogël”, për arsye se kjo monografi është minore në krahasim me kontributin e tij gjigant të cilin e ka dhënë gjatë gjithë tërë jetës për shqiptarët, për gjuhën shqipe, kulturën, traditat, historinë e shqiptarëve.

Libri është monografi, por edhe një lloj antologjie e veprave të mikut më të madh dhe më besnik të shqiptarëve në Skandinavi.

Në fillim të librit unë i kam paraqitur disa të dhëna faktografike për Suedinë, përmenden disa personalitete të njohura suedeze të angazhuara për çështjen shqiptare, kurse në fund është përfundimi në gjuhën shqipe, suedeze dhe angleze.

Unë jam munduar që në këtë monografi ta paraqes biografinë e tij prej lindjes e gjer më sot. Kam grumbulluar dhe përpunuar të dhëna të shumta dhe për këtë më ka ndihmuar edhe vetë protagonisti i këtij libri, miku ynë i madh, i nderuar , Ullmar Qvicku.

Ndërkaq, jam munduar që këtu ta servoj edhe veprimtarinë e tij, duke cekur:

- veprat e tij kryesore që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe çështjen shqiptare,

- disa përkthime të tij,

- disa poezi të tij të shkruara në gjuhën shqipe,

- disa punime të tij kërkimore në shkruara në gjuhën shqipe dhe suedeze,

- disa ligjërata profesionale e politike,

- faktet për përballjen e tij me kundërshtarët e shqiptarëve,

- disa shkrime të cilat e vlerësojnë punën dhe veprën e Ullmar Qvickut,

- disa intervista me te të mediave të ndryshme,

- disa fakte për interesimin dhe aktivitetin e tij në fushën e radios ndërkombëtare, me anë të cilit aktivitet vendosi kontaktin e parë me shqiptarët dhe gjuhën shqipe që në moshën 11-vjeçare,

- të dhëna mbi interesimin e tij për insektet,

- të dhëna për veprimtarinë e tij në fushën e filatelisë dhe

- disa opinione për mikun tonë të madh, Ullmar Qvickun.

Disa krijime të tij të cilat janë shkruar në gjuhën suedeze i kam

dhënë ashtu si janë shkruar, pra në gjuhën suedeze e edhe të përkthyera në gjuhën shqipe. Përkthimin e kam bërë unë vetë.

Jam fare i vetëdijshëm se kanë mbetur gjëra pa u prezentuar dhe pa u thënë, por ndoshta një kompletim do të mund të bëhej në ndonjë ribotim eventual.

Gjatë gjithë kohës së punës në përpilimin e Monografisë kam bashkëpunuar me mikun Ullmar Qvick, me redaktorin e këtij libri, zotin Sadullah Zendeli – Daja, me recenzentët Rizah Sheqirin e Sokol Demakun dhe me familjen time. Në këtë rast solemn unë të gjithë të përmendurve edhe njëherë u shpreh falënderimet e përzemërta dhe më të sinqerta për ndihmën që ma kanë dhënë  dhe për bashkëpunimin korrekt.

Ndërkaq, më duhet të përmend se jam munduar të bashkëpunoj edhe me organet e institucionet kompetente të kulturës dhe të diasporës në Shqipëri e në Kosovë. Atyre u kam shkruar shumë herë, por, mjerisht, interesimi i të gjithëve për realizimin e këtij projekti ka qenë më i vogël se shifra zero (0). Për këtë më vjen keq  dhe kjo më ka zhgënjyer.

Po i kthehem prapë vetë Monografisë… Në këtë libër përfshihet edhe një punim bukur i gjatë i të nderuarit Ullmar Qvick, i cili bën fjalë për ”Kangën e Gjergj Elez Alisë”. Dëshiroj të Ju përkujtoj se kjo këngë fillon me këto vargje:

Trim mbi trim ay Gjergj Elez Alija!

Qe nand`vjet nand`varra në shtat m`i ka!

E unë dua ta përfundoj fjalën time me sa vijon:

Trim mbi trim ky burri Ullmar Qvick!

Qe gjashtëdhet` vjet mik i madh e besnik!

Miku ynë Ullmar, edhe një herë, të falemnderit shumë për tërë atë që ke bërë për shqiptarët!

Ju falemnderit!

PROCESVERBAL

mbi mbledhjen e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi të mbajtur më datë 14.04.2012 në Borås

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” më datë 14.04.2012, në lokalet e Bibliotekës së qytetit në Borås, Suedi, me fillim në orën 09:30 mbajti një mbledhje me këtë:

REND DITE

1.Marrja e vendimit për shpalljen e zotit Ullmar Qvick anëtar nderi (suedisht: hedersmedlem) të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe për dhënien e Mirënjohjes me shkrim.

Mbledhjen e thirri dhe e kryesoi kryetari i Shoqatës, zoti Hysen Ibrahimi.

Procesverbalin e mbajti zoti Osman Ahmetxhekaj, kurse vërtetues të procesverbalit u zgjodhën Mursel Shkupolli dhe Fetah Bahtiri.

Në mbledhje janë të pranishëm 23 anëtarë të Kryesisë.

Kryetari Hysen Ibrahimi i njoftoi të pranishmit se qysh në mbledhjet e Kryesisë së Shoqatës të datës 17.12.2011 në Halmstad, është diskutuar dhe marrë vendimi për shpalljen e zotit Ullmar Qvick anëtar nderi të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, por për marrjen e vendimit përfundimtar është pritur që të kryhen disa formalitete përgatitore. Pasi ato përgatitje tani janë kryer, Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi vendosi unanimisht që

  1. Zoti Ullmar Qvick, për kontributin e tij të dhënë shumëvjeçar në studimin e gjuhës shqipe, kulturës, historisë dhe traditave shqiptare të shpallet anëtar nderi (suedisht: hedersmedlem) i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi.
  2. Librezën e anëtarësisë do t`ia dorëzojë kryetari, z. Hysen Ibrahimi.
  3. Për të njëjtat kontribute për shqiptarët dhe çështjen shqiptare, zotit Ullmar Qvick i jepet një Mirënjohje me shkrim.
  4. Në emër të Shoqatës Mirënjohjen ia dorëzon anëtari i kryesisë, zoti Fetah Bahtiri.
  5. Kryesia e ngarkon Komisionin për ndarjen e çmimeve që për shpalljen anëtar nderi të SHSHAKSHS-së  në të ardhmen t`i përgatisë propozimet me arsyetimet përkatëse.

Mbledhja përfundoi punën në ora 09:45

Kryetari i SHSHAKSHS-së

Hysen Ibrahimi

 


 

Mesazh:

QENDRES KULTURORE SHQIPTARE "MIGJENI"
REDAKSIESE SE REVISTES "DITURIA"
RADIOS LOKALE "DITURIA", BORAS-SUEDI


Te nderuar kolege e vellezer,
Ju pershendesim perzemersisht nga Tirana, ku sapo jemi kthyer nga pjesemarrja aty, ne menifestimin e bukur dhe te paharruar kushtuar 5-vjetorit te krijimit te Qendres Kulturore Shqiptare "Migjeni" e te Revistes "Dituria" dhe 4-vjetorit te emisionit te pare ne gjuhen shqipe.
Jane ndjenja tonat te perligjura, qe te shprehim per te gjithe Ju nderim e respekt te veçante dhe mirenjohje te thelle, per ftesen qe na bete per te qene pjese e atij gezimi te papershkruar. Aty ne patem rastin te takojme dhe te njohim nga afer e shume per here te pare edhe miq, kolege e dashamire tane, nder te cilet disa ishin suedeze. Te secili nga ju ne gjetem ngrohtesi, dashamiresim vellazeri e miqesi dhe atdhetarizem shqiptar.
Veçanerisht, duam te veçojme ndjenjat e perjetuara nga nderimi e respekti qe ju, bashkatadhetare, deshmuat e treguat aty e me nje liber te posaçem, ndaj albanologut dhe mik i shquar i shqiptarave, Ulmar Kvik.
Ne na gezoi e na lumturoi e gjithe veprimtaria juaj e gjere dhe e larmishme, atdhetare, arsimore, kulturore e botuese etj., qe keni zhvilluar e planifikoni te zhvilloni ne te ardhmen. Ne themel te tyre kane qene perhere njohja, ruajtja dhe perhapja e traditave me te mira te popullit tone, kudo ku ai jeton e punon.
Perfaqesues tuaj aktive, nder te cilet ishin Sokol Demaku e Bahtir Latifi,ne na shoqeruan kudo edhe pas asaj feste te bukur, si neper Boras e Goteborg, deri sa na percollen per ne Shqiperi. Keshtu, emocione te bukura perjetuam ne shkollen fillore te Borasit, ne Universitet, ne biblioteke, ne muzeun e kafsheve e kudo. Atje ne gjetem te shprehur dukshem edhe mikpritjen e respektin e miqeve tane suedeze, sepse kete gje ju e keni fituar me tere jeten tuaj dhe e meritoni plotesisht.
Ne mbyllje te ketyre pak radheve, ju dergojme pershendetjet tona te sinqerta e vellezerore dhe urojme qe te degjojme e lexojme perhere e me teper per arritjet tuaja, ne te gjitha fushat e jetes, aty ne Suedi.
Paçi kurdohere shendet te mire, begati, krijimtari te fryshme dhe lumturi ne familjet tuaja!
U takofshim perhere edhe ne te ardhmen, aty ne Suedi, por dhe ne Shqiperi, ne veprimtari te tilla te bukura dhe te paharruara ne kujtesen tone. Se keshtu do t'u leme pasardheseve tane, femijeve e me te rinjeve, nje mesazh e tradite, neper te cilen ata duhet te ecin me vendoshmeri, per te qene qytetare te nderuar, te ditur e te barabarte, ne Bashkesine Europiane e me gjere.
GRUPI I PJESEMARRESVE NGA SHQIPERIA, NE MANIFESIMIN
E BORASIT-SUEDI

Tirane, 18 prill 2012

”JU FALËNDEROJMË NGA ZEMRA PËR BASHKËPUNIMIN E FILLUAR!”


Nga e djathta: H.Ibrahimi e M.Gecaj (Boras-Suedi, 14 prill 2012)

LETËR FALËNDERIMI

E nderuara Kryesi e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë,

E nderuara znj. Yllka Beçi-Kryetare,

I nderuari Prof. Murat Gecaj-sekterar i Përgjithshëm

-Tiranë

Me rastin e 5-vjetorit të themelimit të Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, të Revistës "Dituria", 4-vjetorit të emisionit të parë në gjuhën shqipe, NË Radio ”Dituria”, në Borås të Suedisë dhe 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me në krye Prof. Sokol Demakun, Bahtir Latifin e të tjerëve, u organizua një manifestim kulturor i nivelit të lartë, si për nga pjesëmarrja, ashtu edhe për nga paraqitja e vlerave krijuese. Mirëpo, të veçantat e këtij manifestimi ishin pjesëmarrja e krijuesve nga Shqipëria: Prof. Murat Gecaj, Prof. Viron Kona, Kumrije Gurmani e Kozeta Hoxha dhe përurimi i librit ”MIKU I MADH I SHQIPTARËVE, ULLMAR QVICK (MONOGRAFI)”, i autorit Prof. Fetah Bahtiri, që i dhanë një shpirt kulturor këtij manifestimi.

Në kuadër të këtij organizimi, ndër të tjera, nga Ju, Kryesia e Shoqatës aë Arsimtarëve të Shqipërisë, disa anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI-Albani” në Suedi, iu ndanë ”Mirënjohje”. Këto ”Mirënjohje”, për ne që jetojmë e veprojmë këtu në Suedi, janë dhe do të mbeten ndër mirënjohjet më të dashura, më të dëshiruara dhe më të rëndësishme, aq më parë kur kemi parasysh faktin se ato vijnë në kohën e shënimit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shipërisë.

E nderuara Kryesi e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë,

Motra dhe vëllezër!

Mirënjohjet” Tuaja, jo vetëm se krijojnë horizonte të reja bashkëpunimi në krijimtari, por kryekreje janë lidhje e një bashkëpunimi shoqëror dhe vëllazëror. Bashkëpunimi ynë ka një domethënie shumëdimensionale, sidomos për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të njeriut, që është i vuajtur në mërgim, me ndjenjën e mallit të pashuar për Atdheun dhe vendin e lindjes.

Kështu, po krijohet katërkëndëshi: Shqipëri, Kosovë, Iliridë dhe Mërgatë, i cili është dhe do të mbeten një trung i pathyeshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, kudo që ndodhemi.

Ju falenderojmë nga zemra për bashkëpunimin e filluar dhe për ”Mirënjohjet” e Tuaja, që na i ndatë. Ne këtu në mërgim ato ”Mirënjohje”, nga ana e një institucioni të Nënës-Shqipëri, i marrim nxitje për punën tonë të mëtutjeshme, në përhapjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare, të traditave dhe të kulturës sonë.

Stockholm, Suedi,                                                           Hysen Ibrahimi,

më 18 prill 2012                                           kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve

dhe  Krijuesve Shqiptarë, ”Papa Klementi Xi Albani”

për   Suedinë

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

I nderuar z. Hysen Ibrahimi,

kryetar i SHSHAKSH, Suedi

Ju përshendesim përzemërsisht nga Tirana!

Mëngjesi i ditës se sotme solli një befasi të këndshme dhe një kënaqësi të veçantë për ne. Pra, përmes Internetit, ne morëm një “Letër Falënderimi”, me nënshkrimin Tuaj, dërguar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, ”Papa Klementi XI-Albani”, për Suedinë.

Me këtë rast, ne ju falënderojme nga zemra dhe ju urojmë sa më shumë arritje e suksese në përmbushjen e synimeve tuaja, në keto fusha të rëndësishme të jetës e veprimtarisë suaj. Duke qenë emigrantë shqiptarë, në vendin ndër më socialët e demokratikët në botë, juve u janë krijuar aty në Suedi të gjitha mundësitë e hapësirat e përshtashme, që ta ndieni veten "si në shtëpinë tuaj". Kështu, ju po punoni me rendiment të lartë e pandërprerje, për nxitjen dhe mbeshtetjen e talenteve e të krijuesve në fusha të ndryshme dhe për njohjen e përhapjen masivisht të traditave shumë të çmuara të popullit tonë shqiptar, si ndërmjet bashkatdhetarëve tanë atje, por dhe rinisë e popullit mik suesez.

Me respekt të thellë dhe me urimet me të mira për Ju, kryetar i SHSHAKSH në Suedi, për kryesinë dhe gjithë anëtarët e saj:

Nga kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë:

Yllka Beçi, kryetare

Prof. Murat Gecaj, sekretar i Përgjithshëm

Tiranë, 20 prill 2012

Ketu mund të lexoni me shume nga mjetet tjera te informimit per kete manifestim:

http://sverigesradio.se/sida/artikel.aspx?programid=95&artikel=5065555

http://web.kosovalbaner.com/vm/2012/04/suediorganizim-i-shkelqyeshem-ne-borasvideo/

http://prishtinapress.info/u-festua-pese-vjetori-i-themelimit-te-qendres-kuturore-shqiptare-migjeni/