Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home

“NDERI I KOMBIT” – ILIA DILO SHEPERI

“NDERI I KOMBIT” – ILIA DILO SHEPERI

(Refleksion pas një ngjarjeje)


Nga Jorgo S. TELO

“Eh, o Ilia Dilo sheperioti

Kështu ndodhka në jetë... jo rrallë...

Të baltoset rubini kot së koti

e prapë të shkëlqejë si më parë...!”

...Edhe pse me tepër vonesë më së fundi iu dha “haka të zotit”...

U desh ta përfshinte një klimë e re tokën shqiptare dhe mendësinë shqiptare, që të tejhidhieshin “retë e murrme” e mjegullnajat keqdashëse që mbulonin prej dhjetëvjeçarësh një figurë shumëdimendsionale e poliedrike si ajo e gjuhëtarit – atdhetar. ILIA DILO SHEPERI.

Nëpërmjet rrjetit social të facebookut e pikërisht te faqja “Zagoria jonë” u dha lajmi i shumëpritur i cereremonisë së dhënies nga presidenca e titullit “Nderi i kombit” dedikuar njëherësh dy atdhetrëve zagoritë, dy sheperiotëve të mirënjohur Aristidh Ruci e Ilia Dilo Sheperi.

Për të qenë më i besueshëm lidhur me këtë akt dinjitoz që nderon vetëm të dekoruarit , por më së shumti vretë institucionin e Paresidentit, që arriti të firmosë titullzimin e merituar të dy burrave të mësipërm, po i referohem lajmit komkret:

Sipas njoftimit të zotit Arqile Hila mësojmë:

“Çdo gjë shkoi për bukuri.Pas hapjes së takimit nga kryetari i shoqates “Çajupi”, z. Andon Pango, e mori fjalen akademik Jorgo Bulo, i cili foli per jeten e veprën e Ilia Dilo Sheperit

pas në emër të familjes Dilo foli e falënderoi presidentin Ylli(Ilia) Dilo,nip i gjuhëtarit tëshquar.

Pas dëgjimit të himnit kombëtar sekretari i pergjithshem i presidences zoti Aleksander Flloko lexoi motivacionin e titullit “Nderi i kombit” dhe ia dorzoi ate zotit Ilia - nipit.Manej u recitua nje poezi e Jorgo Telos dedikuar ketij eventi e më pas u shtrua një kokteil.

Kishte muaj që ne zagoritët e sidomos familja e farefisi i atdhetarit ishim “mbrehur”për konkretizimin e një titullzimi të tillë e na brente meraku i lënies në“harresë”... siç ndodh rëndom në kësi rastesh...


Po kush ishte (shkurtimisht) ILIA DILO?

Ai u lind dhe e jetoi jetën, për të mbetur përhershmërisht ashti, gjaku e fryma e krejt asaj Diloiade, epiqendër e kreu i së cilës ka qenë e mbetet.

Me përmasat e një shenjtori të pazëvendësueshëm për Diloiadën që formatoi, Ilia Dilo Sheperi pati, ka e do ketë pambarimisht për aureolë fëmijët e vet, nipërit e mbesat, si dhe stërnipër e stërmbesa që nuk shterojnë kurrsesi.

U lind Ilia Dilo në 7 nëntor 1872, (140 vite më parë) në fshatin Sheper të Zagorisë, ku gjashtë vjet më parë ishte lindur dhe një tjetër fenomen i atij fshati, Andon Zakua. Sa doli në jetë,përthithi së pari atë ajër të llagartë që ishte pasuria më e madhe e atij djepi gjigand prej shkëmbi e balte, që quhet Zagori.

U rrit me ujin e kristaltë të Llagaturatit,që grumbullohej fillimisht në basenet e brendshme të Dhembelit e që dilte jashtë duke depërtuar nëpër filtret shkëmbore e të zallishtore të Biseit e Kokojkës, pranë shtëpisë ku shpalli vikamën e parë të kontaktimit me botën përreth…

Dhe ishte një klithje që ndoshta do të merrte përmasat e protestës e të mospajtimit me padrejtësitë e shekullit në të cilin jetoi.Kaloi nga një etapë në etapën tjetër të zhvillimit jetësor brenda një mjedisi të përplotuar me ndjenja të prushta atdhetare. Pas dijeve të para që i përftoi në fshatin e lindjes, kaloi në Shkollën Qendrore të Zagorisë, në Manastirin e Nivanit, e cila në atë kohë cilësohej si “institut”, ku mësimet zhvilloheshin në gjuhën greke, kur nuk kishte ende një shkollë të vetme në gjuhën shqipe.Problemi i gjuhës në shkollat e Zagorisë nuk zgjati shumë. Intelektualët e saj u mblodhën në qershor 1883 në Manastirin eTaksiarhëve të Nivanit fiks dy vjet pas çeljes së Shkollës Qendrore të Zagorisë, ku u vendos që jo vetëm në shkollat e çdo fshati (filloret), por dhe në Shkollën Qendrore mësimi të zhvillohej tërësisht në gjuhën shqipe.

Në këtë shkollë mësuan shumë nga bijtë e Zagorisë, shumë prej të cilëve, sipas mundësive vijuan arsimimin vetiak edhe në shkolla të ndryshme të mesme, apo të larta.

Dihet mirë që në këtë shkollë studiuan tre djem sheperiotë të mirënjohur e të konsideruar nga historia kombëtare e nga letrat shqipe. Vetëkuptohet që këta , sipas kronologjisë ishin: Andon Zako Çajupi, Poeti i Madh i Rilindjes Kombëtare, atdhetari i flaktë dhe njëri nga firmëtarët e dokumentit historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 1912-tën, Aristidh Ruci, si dhe gjuhëtari i lavdishëm, Ilia Dilo Sheperi, që u shqua si autor i Gramatikës dhe Sintaksës Shqipe, vepër shencore,që e ruan vlerën pambarimisht.

Krahas këtyre, domosdo që pati dhe të tjerë bij të krahinës së Zagorisë që përthithën dije në këtë shkollë.

Përmendet nivanioti Dhiojen Harito, që u bë një pedagog i përmendur e që arriti në karrierën e vet deri profesor në Universitetin e Athinës.

Përmendet, gjithashtu, lliarioti, prof. Filip Shabani apo “Pronor i tre shteteve”, siç e ka cilësuar shkrimtari zagorit, Kristaq F. Shabani.

Gjithë ky brez djemsh zagoritë pati fatin e mirë të kishin si themelues e administrues të parë të Shkollës Qendrore me natyrën e një shkolle private në shërbim kryesisht të krahinës së thellë malore të Zagorisë, Mihal Hariton, njërin nga drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Gjithashtu ky brez dijepërftuesish kish privilegjin të admironte si drejtor dhe si hartues të Rregullores e të Programit bazë në nëntor të vitit 1881 Petro Kondin

Pra, sipas studiuesit Evjen Peri dhe dokumenteve të kohës 50 – 60 nxënësit e parë të kësaj shkolle, midis tyre dhe Ilia Diloja patën për drejtor … “… më të përshtatshmin profesor, pedagogun e radhës së parë, shumë të ditur dhe enciklopedik, kumtonjësin i shkëlqyeshëm, punëtorin e zellshëm e gojëtarin e mirë, Petro Kondin nga Nivani. (Shih “Gurë në themelet e Arsimit Kombëtar” Evjen Peri, fq 40 – 41)

Dhe drejtor nuk caktohej sidokudo, por nëpërmjet një konkursi përkatës, me të vetmin kusht që të ishte nga Zagoria.
Pas drejtorit të talentuar Petro Kondi vinin disa mësues të përmendur si mjaft të zotë e të përkushtuar në misionin e tyre si dijedhënës seriozë e të zotë në profesion. Ndër ata që kishin mbaruar këtë shkollë përmendet dhe Andrea Mici, ose i njohuri më së shumti me cilësimin e profesionit, që kish fituar: “Ndreko dhaskali”

Që nga ngjizja e përhershme e ofiqit sipas profesionit, kuptohen e dëshmohen qartazi aftësitë e rralla pedagogjike të tij edhe si dijedhënës edhe si mik i Andon Zako Çajupit. Si Ndreko Dhaskali edhe Ndreu nga Hoshteva apo Petro Tyto nga Maleshova, si mësues i gjuhës, leximit e hartimit (pra, i dalluar në fushën e letrave) ecnin në punën e tyre me nxënësit sipas shëmbullit nxitës të drejtorit të tyre të talentuar, Petro Kondit.
Domosdo shëmbëlltyrat e virtyteve më të mira të intelektit zagorit i mishëroi dhe u dha vlera të reja Ilia Dilo Sheperi. Ai nisi startin e pakthyeshëm në rrugët e diturisë, duke përmbushur me këmbëngulje dëshirën për t’u bërë dikushi në jetë…

Mbaroi me rezultate të shkëlqyeshme gjimnazin e njohur "Zosimea" të Janinës, në atë vatër të diturisë ku kohë më parë, kishin përfunduar këtë shkollë edhe vëllezërit Frashëri. U kthye në Sheperin e tij, edhe pse me insistim iu kërkua të vazhdonte studimet universitare, por nuk i vazhdoi për arsye ekonomike. Përndryshe, deri në fund të jetës nuk iu nda studimeve si dhe punës së tij shkencore në fushë të gjuhësisë.

Punoi si mësues, në fillim në Bënjë të Përmetit, ku dhe sot në faqet e muzeut historik përmendet si "Dhaskal' i Bënjës". Hapi fshehtas në shtëpinë e tij në Sheper qysh më 1907, shkollën e parë Shqipe, ndërsa më 1917, çeli publikisht gjithë shkollat e Zagorisë në gjuhën e bukur amtare! Djali i tij, Qirjakua, në atë kohë vetem 17-të vjeçar shërbente në shkollën e Nivanit si mësues. Ilia ishte pjesmarrës në Kongresin Arsimor të Lushnjes, më 1920, në atë të Tiranës e gjetkë.

Së bashku me At Gjergj Fishtën etj., ishte i zgjedhur për të shkuar në Romë e Paris, si përfaqësues i shqiptarëve, por arsyeja ekonomike dhe gjendja jo fort e mirë shëndetsore, bëri që të mos shkojë.

Më 1917 u emërua Drejtor i Strehës Vorfënore në Gjinokastër. Gjithashtu i drejtohet Papës telegrafisht me një Memorandum, në Tetor/ Nëntor, 1919, me të cilin shqiptarët e Besimit Ortodoks i luteshin Pontifitit Apostolik të ndërmjetësojë në Botën Ndërkombëtare Katolike, në radhë të parë në qarqet e Qeverisë Italiane të asaj kohe, për shpëtimin e Gjirokastrës nga dominimi i Greqisë.

Më vonë qe Inspektor Arsimi, drejtor i shkollave të Delvinës etj, duke mos u shkëputur për asnjë çast nga veprimtaria e vrrullshme patriotike. Ishte një ndër nismëtarët e Shoqërisë "Vëllazëria" të Gjirokastrës, ku u zgjodh dhe sekretar i Përgjithshëm i saj. Më 1908, së bashku me Çerciz Topullin e Petro Hariton krijoi shoqërinë e fshehtë «Kandili». I bëri luftë të hapur Patrikanës së Stambollit dhe u dënua me vdekje nga shovinistët grekë, por nuk u tremb, përnkundrazi, diti t’i bëjë ballë vdekjes që i kanosej, duke u drejtuar me këto fjalë:
"Edhe po të më vrisni, edhe po të më therni, në fytin tim do lexoni alfabetin shqip!"

Si një patriot e dishepull i vërtetë i Rilindasve të mëdhenj, për nder të Ditës së Flamurit, Ilia Dilo mbajti një fjalim me frymë të theksuar atdhetare e me tone të tilla joshëse që ato mendime të përzgjedhura e plot intensitet mendimi dhe emocionesh pozitive t’i përcillte plot vitalitet te dëgjuesit e QYTETIT TË Gjirokastrës në vitin 1920:

“…Shqipëria divine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shenjtat ditë të historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes e të pagëzimit në jetën e re të Lirisë! Ditën e vënies mbi krye të kurorës së Indipendencës! Pas pesëqind vjet jete t'ashpërt të robërisë dhe në një kohë tragjike, kur arushet e Ballkanit u vërsulën t'a shuajnë pa mëshirë gjallërinë e kombit shqiptar, në orizontin e Shqipërisë ndriti Ylli i Mëngjezit, mbi Kathedralin e Vlorës shkrepëtiti Diell'i Lirisë! U ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve dekretoi shpëtimin e Shqipërisë! Ajo e drejtë e shenjtë q'u a ka falur natyra kombeve të botës ju njojt edhe kombit t'onë që ruan karakterin dhe traditat e Ilirëve, ju dha edhe poullit t'onë heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sinisinë Ballkanike dhe, së fundi, për t'u shpëtuar dyndjeve të valëve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qenë shtërnguar të lerë Alltarin e Atdheut të vet dhe të kapërcejë male e dete dhe të përhapet nëpër gremina të huaja.
Në këtë vend legjendar, që ësht shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave të parreshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pjesë e zjarrit legjoneve romake, vajtojnë sot e kësaj dite! Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tragjedita kanë vleftën e kujtimit të naltë, të heroizmës shqiptare. Dëshmojne therorësitë e pashembëllta të fisit arbnor. Pasqyrojnë jetën morale të stërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë e të therorisë së brezit t'onë të ri. Ja! Kjo ësht dita simbolike në të cilën kombi shqiptar hyn në rradhët e popujve të lirë dhe zë vendin që i përket historisë së tij. Traditat e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgjyshërit t'anë, përmenden sot në kronollogjinë e qytetërimit. Himni i Indipedencës t'onë këndohet nëpër oborret e kombeve të rinj të lirë. Te Deum-i i paradisit të Fesë s'onë meshohet sot nëpër Kishrat e botës ideale! Na përshëndetin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë! Na kanë zili e na falen poujt që përpiqen të harrijnë një ditë të bardhë!

Vlora bujare është vend i pelegrinazhit të Shqipëtarëvet.

Ideali që kanë ëndërruar stërgjyshërit, ay ideal i shenjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë s'onë, u realizua sot! Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nëpër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre: u harrit, u krye! Intrigat e huaja dhe komeditë e mbrendeshme që u lojtën një kohë mbi kurrizin e Atdheut nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë vjetët e para të jetës së re. Krijuan një situatë të rëndë dhe rrezikuan njëment tërësinë dhe Indipendencën e Atdheut. Gjatë këtyre kohëve të vështira duallë në shesh apostoj të rremë duke predikuar ungjillin magjik të një bese fatale. Një maqavelizmë që synonte t'i mësonte popullit shqiptar disiplinën e skllavërisë dhe të çkëputte nga trup' i shtrenjtë i Atdheut vendin me të shenjtë: Vlorën bujare që e ka falur natyra për të qenë vend i pelegrinazhit të Shqipëtarëvet.
Forca ideale, energjia virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i kapërcyen, gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun. Dita e 28 Nendorit 1920 ësht e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria irredente, sbukuruar nga Stili gjer në Shkodër me trëndafilë dafine! Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t'Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij Snotafi të shenjtë! Adhuroni shpirtrat e Dëshmorëvet! Dhe lavduroni këte ditë madhështore! Gezohuni, o Shqiptarë t'arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt'e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë!

Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju, lumenjë dhe dete të Shqipërisë! Bekonani ju o Dëshmorët e shenjt t'Atdheut! Kurajo, durim dhe shpresë, Ti o Shqipëria irredente!
***
Ilia Dilo Sheperi ështe i pari që hedh tezën për një gjuhë të njësuar Gegënishte e Toskëzuar ose Toskërishte e Gegëzuar, dhe vepra e tij që nga botimi e deri sot është vlerësuar "si vepra më e arrirë", "libri i shenjtë që i rezistoi kohës dhe i parapriu gjuhës së njësuar". Është cilësuar nga studjues të ndryshëm si "Babai i gjuhësisë Shqiptare" Çuditërisht, kjo vepër "krejtësisht në kritere dhe baza të rrepta shkencore", në kohën e diktaturës u la pa përmendur edhe pse punohej vetëm me të! Që nga koha e botimit dhe deri në ditët që po shkruajmë, është vlerësuar nga Albanologët më të mëdhenj, si Jokli, Mejer, Veigand, Petrotta, Konda, Çabej, Kastrati, S. Skendo, E. Lico, A. Andrea, etj . Pra, sa paradoksale! Vepra e tij, jo pa qëllim lihej në harresë, ndërkohë që autori çvarrosej dhe eshtrat i flakeshin ku të mundnin. Në vitet pas diktaturës, iu dha titulli "MËSUES I POPULLIT", dhe iu ngrit busti në fshatin e tij të lindjes. Një fakt tjetër që çudit është se asnjë shkollë, asnjë Universitet apo Institut Albanologjik, nuk kanë emrin e këtij pionieri të lavdishëm, patrioti të panjollë dhe martiri të kombit tonë!
Nuk është e vështirë të mundësh të krijosh në vetvetë dimensionin e vërtetë të madhështisë së pasionantit gjuhëtar sheperiot. Për ta arritur lehtë këtë njohje është e bollshme të dihen e të kujtohen fjalët e dala nga goja e tij e të shkruara me penë në letrën e bardhë: “Jemi edhe ne mësuesit e parë të kësaj Shqipërie, shpirt nga shpirti i mëmëdheut, asht nga ashti i tij.” (Evjen Peri, Kumtesë e mbajtur në Sesionin Shencor përkujtimor kushtuar Ilia Dilo Sheperit, organizuar nga Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, dhjetor 1997 (Idem: fq 77)
Në vitin 1906 Ilia Dilo çeli në fshatin e lindjes, Sheper, të parën shkollë të fshehtë në gjuhën shqip. E në këtë akt me ngarkesë të fuqishme atdhetare ai nuk ishte një zë i vetmuar, mbasi ndjeu më së miri përkrahjen e mbështetjen e dëshiruar të atdhetarëve të tjerë zagoritë si e Petro Haritos, Aristidh Rucit, Eftim Çakos (Brenda vendit) si dhe të Diogjen e Ilia Haritos, që ishin jashtë atdheut.
Në shkrimin “Puna e parë për çdo intelektual është atdhetaria” Remzi Pernaska ka shkruar: “Ilia Diloja, atdhetar i bindur edhe në veprimtarinë atdhetare, vepronte me qëndrueshmërinë e një filozofi… Ai gjatë gjithë jetës punoi e vuajti për Shqipërinë. Atij nuk i trembej syri të punonte për atdhe as në kohën e sulltanëve, kur u mësonte fshehurazi shqipen të vegjëlve e të rriturve, duke u folur për shqiptarizmin, as kur patriarkët e thërrisnin “i mallkuar”, as kur u shkishërua, kur u burgos, u torturua dhe u dënua me vdekje, i akuzuar nga Peshkopata e Gjirokastrës, as kur ishte në ekzil jashtë tokës shqiptare.”(Evjen Peri, Idem, fq 78).
Në lëmin e Gjuhësisë u shfaq plotësisht një shkencëtar i mirëfilltë, Me vlerat e durimin e një shkencëtari hartoi "GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHËS SHQIPE» sidomos e toskënishtes",
libër që e botoi në Vlorë me 1927 e që u ribotua më vonë, më 1979, në Romë, dhe në vitin 2001, në Tiranë. I zhytur në trishtim në vitet e paraçlirimit për trajtimin brutal të familjes dhe i mbuluar për disa dhjetravjeçarë me mjegull, nuk u fashit dot shkëlqimi i të madhërishmit Ilia Dilo SHEPERI.


Duke iu rikthyer ceremonialit, është e përligjur të theksohet përshëndetja mirënjohësee s hprehur emër të familjes e fisit Dilo, prej Ylli (Ilia) Dilo – nipit të gjuhëtarit:

PERSHENDETJE e ylli (IliaDilo – i riu) ME RASTIN E DEKORIMIT TE GJYSHIT

I nderuar Përfaqësues i Presidencës, zoti Aleksandër,

Tëe nderuar pjesëmarrës,

Në emër të familjes DILO ju përshëndes dhe iu shpreh respektin e gjithë familjes kundrejt jush!

Dekorimi I Ilia Dilo Sheperit me titullin e lartë “ Nderi i Kombit”, është dëshmi e triumfit të demokracisë në atdheun tonë..

Libri i shenjtë “GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE (Sintaksa) i autorit Ilia Dilo Sheperi i qëndroi kohës...

Gjuhëtarin– atdhetar, që njihet njëkohësisht dhe si një burrë trim, teksa në fjalën e tij të fundit përbuzi persekutorët me fjalët e tij lapidare “Edhe kur të më prisni kokën në grykën time do te gjeni një A, B, C, të gjuhës shqipe, sot demokracia shqiptare e dekoron .

Ilia Dilo Sheperi është një nga ata intelektualë patriotë që jetën e tij ja kushtoi tokës që e lindi. Memorandumi I Dilos drejtuar Patriakanës së Stambollit në atë udhëkryq historie kur vihej ne rrezik ekzisteca e trojeve tona, ishte një dokument historik që shkaterroi projektet e grabitqarëve.

Ishit ju anëtarëet e Shoqatës Zagoria , udhëhequr nga bindjet e La Martinit “ Atdheu lartësohet nga hiri i të rënëve” që i kerkuat presidencës dekorimin e Ilia Dilo Sheperit. Ju falënderojmë dhe ju jemi mirënjohes!

Zagoria, ky vend i shenjtë nga nisin fluturimin shqiponjat, pati nderin që në këtë 100- vjetor të pavaresisë Nëna Shqiperi t’i dekoroje dy nga burrat e saj të shquar me titullin e lartë “ Nderi i Kombit”Aristidh Rucin dhe Ilia Dilo Sheperin.

Mirënjohje dhe respekt deri ne sakrificen sublime per ty Nënë Shqipëri!

Faleminderit!

Edhe pse isha i ftuar prej Kryesisë së Shoqatës “Çajupi” për të marrë pjesë në këtë akt ceremonial të gëzueshëm, nuk e pata fatin ta ndiqja nga afër, për shkaqe të miat tashmë të njohura...

Atë ditë i ndoqa hap pas hapi zhvillimet në Tiranë lidhur me temën që po shtjelloj.

Duket sikur ngushëllova veten për mospjesëmarrjen me një peërshëndetje që e dërgova posaçërisht për ngjarjen me frymëmarrje të plotë historikë, atdhetare – kombëtare:

 

PËRSHËNDETJE AKTIT CEREMONIAL

TË NDERIMIT TË ATDHETARËVE ZAGORITË

ME TITULLIN E LRTË PRESIDENCIAL “NDERI I KOMBIT”

Pranoni, ju lutem, të nderuar pjesëmarrës, përshëndetjet e mia prej Gjirokastre!

Jeni fatlumë e të privilegjuar , teksa përjetoni nga afër dhe përmbushni shpirtin tuaj me emocionet e rastit që krijon akti i bukur i dekorimit të atdhetatarzimit zagorit me titullin më të lartë që posedon kupola e shtetit shqiptar.I përndiej dhe e shoh me sytë e imagjinatës impresionet tuaja, teksa u përndizet krenaria e përligjur prej hedhjes dritë mbi kujtesën historike, disi të zvetënuar për dekada të tëra...Kjo dritëhedhje, edhe pse me tepër vonesë do të shpalosë të vërtetat, duke nxjerrë në pah realitetet e mirëqena të atyre familjeve sheperiote e personaliteteve të shquara, që me mendje, e shpirtin atdhetar që i karakterizonte, dijtën t’i jepnin kombit tonë shumçka zotëron e mbi të gjitha intelektin e zemrën e tyre të shqiptarizmës.

Duke ju uruar të gjithëve, jam i dëshiruar t’iu përshëndes dhe me dedikimin më të freskët poetik kushtuar këtij akti domethënës, që për arsye shëndetësore, s’pata fatin ta përjetoja tok me ju. Së argu e bashkoj zerin timme tuajin: “LAVDI ATDHETARËVE ZAGORITË!”

Ndoshta do gjendet mundësia që tok me përshëndetjen dikush të lexojë edhe dedikimin tim poetik përballë jush, duke falënderuar, me këtë rast zotin president për titullzimin e dhënë.

NË PANTEON TE LAVDISË

(Shkoi haka tek i zoti)

= Dedikim ILIA DILO SHEPERIT me rastin e dekorimit=

E duruam gjatë vonesën

Porse ishim krejt të bindshëm

 

U hodh drita mbi kujtesën,

me një akt tejet të ligjshëm.

Sot sa pyeta Kokojkën,

Llagaturatin e pashteruar,

më thanë me zë të plotë:

"Tani jemi lehtësuar...!"

U shpalosën horizontet,

për t’i çelur vend kthjellimit

E vërteta kalëronte.

tok me lajmin e nderimit...

U nderua, sipas vlerës

shkencëtari gjuhësis’

U hap fjala përnjëherësh

dhe gazmoi krejt një fis...

Të betuarit mbi shkronja,

mbi flamur të Kastriotit“

Më në fund i erdhi koha:

Shkoi haka tek i Zoti...

Kam të drejt’ si zagorit,

si dishepull ATDHETARI,

të thërras me zë plot dritë:

“Mbetsh i artë te Altari!!”

Atje, në Panteon lavdie

ndrit një penë pa mort kurrë

Me frymëmarrje shqipërie

për një komb e për një burrë...

Jorgo S. TELO

Gjirokastër, 8 korrik 2012

Shënim:Mora njoftim se kjo poezi dedikuese u lexua para pjesëmarrësve (edhe me insistimin e saj) nga dijedhënësja, zonja Elena Dilo, njëra nga mbesat e “Mësuesit të Popullit”, ILIA DILO SHEPERI.

Dhe vërshuar komentet urimore e si shprehje e krenarie prej shumë zagoritësh në faqen“Zagoria jonë”, një tregues i qartë i ndjeshmërisë së lartë me të cil u mirëprit titullzimi i dy bashkëkrahinasve të nderuar.

Porse jo gjithçka ecën normalisht...

Kësisoj nuk mund të anashkalohet qëndrimi kaq i vakët i mediass shqiptare të këtij evenimenti mberesëlënës.

Është në nderin e stafit të gazetës “TELEGRAF” botimi i i këtij shkrimi në faqet e saj, fakt që do të arrijë të ezaurojë mangësitë në këtë drejtim edhe pse kanë kaluar shumë ditë nga dita e ceremobisë...

E falënderojmë gazetën për këtë publikim!

 

 

Newsflash

ÅRETS BORÅSAMBASADÖR 2010 ÄR CARL-AXEL EKMAN

AMBASADOR I VITIT 2010 PËR QYTETIN BORÅS ËSHTË CARL-AXEL EKMAN

 

Vi har blivit gammal som gatan med andra ord. Men visst är staden mer älskvärd än någonsin.

Det var kung Gustav II Adolf som den 29 juni år 1621 undertecknade stadsprivilegierna för staden och på så vis också grundade Borås. Ett par år senare utfärdades också unika privilegier för staden vilket gav oss rätten att handla och sälja varor i hela Sverige, bara varorna förtullades i Borås. Enligt tidens lag skulle egentligen all handel ske inom stadsgränserna. Det var dessa privilegier som lade grunden till dagens postorder och e-handel i Borås.
Kung Gustav II Adolfs bust finns idag att beskåda på Stora Torget som minne om stadens grundare. Längre ner på Knalletorget står en annan viktig person, Knallen. För det var handlarna som drev igenom frågan hos kungen till att börja med. Handeln tillsammans med textilnäringen kom att skapa ett Borås som under mitten av 1900-talet var landets mest expansiva stad och som fortfarande sätter sin prägel på näringslivet, staden och boråsaren.

Borås har ett rikt utbud av evenemang inom musik, teater och sport.

Födelsedagstal av Ulrik Nilsson, kommunstyrelsens ordförande
Årets Boråsambassadör:
Carl-Axel Ekman, som gick i pension som kirurgläkare 1989, har uppmärksammats vitt och brett för sitt stora engagemang för barnen i Garissa i Kenya.

I årtionden har han byggt upp barnhem och skolor samt arbetat med att bekämpa omskärelse bland kvinnor

Årets Boråsambassadör 2010 är Carl-Axel Ekman, pensionerad kirurg som via Rotarys Läkarbank etablerat barnhem, skola och bättre sjukvård i ett av Kenyas fattigaste områden. 1989 startade Carl-Axel Ekman och hans nu frånlidna fru Monica Ekman verksamheten Garissa.

Tillsammans har de undsatt hundratals kvinnor och barn från könsstympning, utbildat och stöttat genom frivilliga insatser och gåvor. Carl-Axel Ekman har hjälpt boråsare att hjälpa dem som behöver det mest.

Det är med ödmjukaste stolthet som ambassadörskapet för Borås 2010 går till Carl-Axel Ekman.

Borås Bageri- och konditoriidkareförening serverar 30 meter lång tårta.

 

 

29 qershor 2010 Borås  festoj ditëlindjen e 389!

Të themi të drejtën vjetetët  po kalojnë dhe ne jemi për ditë e më të vjetër. Por bazuar në ate që është duhet të themi se për cdo vjet qyteti ynë është më i dashur  dhe më i bukur se kurrë më parë.

 Ishte mbreti Gustav Adolfs i II i cili më 29 qershor 1621 e nënshkruan kartën për qytetin dhe me këtë u mor vendimi për themelimin e qytetit Borås.

Disa vjet më vonë qyteti fitoj një  privilegjet me të cilën iu dha e drejta për të blerë dhe shitur mallra në tërë Suedin. Ishte kjo privilegjeqë hodhi themelet që Borås të fitoj të drejtën e tregëtisë së lirë.
Busta e mbretit Gustav Adolf II është tani në sheshin kryesor në kujtim të themeluesit të qytetit. Längre ner på Më poshtë në Sheshin e ndritshëm është një tjetër bustë e një  personi të rëndësishëm për qytetin e ky është Knallen i cili ka merita për zhvillimin e tregetisë në këtë qytet.

Sepse tregtarët  qenë ata që shtruan çështjen te mbretit për të filluar me tregeti, me industrinë e tekstilit, pra kjo  ishte njjë ide  për të krijuar një Borås që në mesin e viteve 1900 të kishte një rritje të shpejtë komuniteti i  biznesit në qytet dhe Borås ishte qyteti më ekspanziv në vend.

Boras ka një gamë të gjerë të ngjarjeve kulturore si në muzikë, teatër dhe sport.

Ditëlindja e Borås festohet në sheshin kryesor, për cdo vjet me 29 qershor.

Zgjedhja  Ambasadori i vitit për Borås e që në këtë solemnitet u promovua ishte mjeku Karl-Axel Ekman,  Boråsar i cili është  në pension si mjek kirurg nga viti 1989, ka tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit për angazhimin e tij për fëmijët në Garissa, në  Kenia.

Për dekada, ai  ka ndihmuar jetimore dhe shkolla, dhe ka punua për të luftuar synetin tek femrat në trojet e këtyre vendeve afrikane. Ky me punëne tij u ka ndihmuar  qindra grave dhe fëmijëve nga gjymtimi gjenital, duke i trajnuar  përkrahur në menyrë vullnetare dhe pa shpërblime e kete e ka bere edhe me ndihmen e gruas se tij Monica Ekman. Karl-Axel Ekman ndihmuar  ata që kanë nevojë më së shumti.

 Pastëritë e qytetit edhe ato ishin angazhuar në këtë drejtim dhe për këtë festë ato kishin  gatuar tortë të gjatë 30 metra., e cila tortë u nda për të pranishmit në festim.