Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Publikationer-Botime të reja Doli nga shtypi vëllimi poetiko-satirik i poetit të Iliriadës Nahat Jahiut ”Te ura e gjyshes”

Doli nga shtypi vëllimi poetiko-satirik i poetit të Iliriadës Nahat Jahiut ”Te ura e gjyshes”

Normal 0 21 false false false SV X-NONE X-NONE

Sokol Demaku

“FJALA VRET,SHPIRTI JEP JETË”

Doli nga shtypi vëllimi poetiko-satirik i poetit të Iliriadës Nahat Jahiut ”Te ura e gjyshes”

botues GRAFOTEKS - Kumanovë.


Ka kohë që ka dal nga shtypi libri më i ri me poezi satirike i Nehat Jahiut. Nehat Jahiu një arsimtar dhe edukator brezash në Iliriadë, poet dhe prozator me ndjenja të mëdha kombëtare, për të ruajtur dhe kultivua prozen dhe poezinë shqipe në këto troje, i etshëm për të prezentua para lexuesve të vet veset dhe tiparet pozitive të jetës idilike shqiptare në këto troje na vjen këto ditë me vëllimin e tij më të ri me poezi satirike dhe humoristiuke, ku poeti merr frymëzimin nga jeta e përditshme dhe keto vargje u kushton kopracëve, dembelave, respektivisht përtacëve, shpërdoruesve të nderit e parasë, intrigantëve, huliganëve, matrapazëve, që për fat të keq sot kanë mbuluar trojet tona dhe janë ata të cilët manipulojnë edhe me jetën.

"Fjala vret, shpirti jep jetë",- thuhet në Bibël që do të thotë se fjala ka forcë të jashtëzakonshme, kur përdoret në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

E këtë maksim si duket Nehat Jahiu arrinë që ta përdorë me vend dhe kohë të duhur në vellimine e tij të fundit ku frymëzimi i tij i ngjan qumështit, i cili, në çastin kur vlon, shpërthen më vrull shkumën lart , një çast mos ta kesh mendjen qumshti edhe mund te dertdhët, e këtu edhe poezia e Nehatit rrëzikon të shpërthejë e të derdhet. Amvisa e mirë e pikas pikën e vlimit të qumështit qysh në çastin e parë. Edhe Nehati është shumë i vëmendshëm për ta kapur atë çast vlimi e këtë do e shofim, në poezitë e tija, e ja te shofim ne poezinë titulluar " DO TË MBETESH…", ku poeti shpërdoruesve dhe matrapazve u thotë:

DO TË MBETESH…

Nën ferra ke për të mbetur si iriq

aty te Ara Shehut pa brekë lakuriq,

në maje të plepit do t’i vjerin brektë

do mbetesh aty deri vonë në vjeshtë!

Eh more hajn e hajn, ti hajn i fëlliqur

e ke rrjepur ketë popull e ke shtrydhur,

djersë e gjak o pis ua ke pirë e thithë

në grazhd të huaj s’je ngopur me drithë!

Çasti i frymëzimit duhet verifikuar, pasi, frymëzimi mund të jetë i rastit ose janë motive që ndizen e shuhen si flakë kashte , emocionuese për çastin , dhe jo vetëm për atë që i shkruan por edhe për lexuesin. Ndonëse edhe kjo gjë nuk duhet absolutizuar, përsëri ka diçka të vërtetë në jetën e përidtshme ku vet poeti e shijon dhe ndjen.

Nga poezitë e këtij vëllimi vihet re sesi motivet lindin të përziera, dhe ngerthehen në njëra-tjetrën.

Ndërkohë që autori dikton në ndërgjegjen e tij ngjizjen e dhe retoriken e kohës ai gjithë nerva, në anën tjetër, paralelisht me të, kritkon, sulmon te keqën dhe në anën tjetër jep këshi8llë për miresjellje dhe mireqenje por më kot.

MBRËMË...

Mbrëmë tek livadhi ishin mbledhë

ca hamshorë - kuaj të pa tredhë,

donin të mbledhnim mjalt në hoje

aty ku kullosnin barë pelat qorre.

Tërë natën aty na mrrizuan

bishtin nën vegë e lëshuan,

bari të njomë aty nuk gjetën

edhe pa bar të thatë na mbetën.

Apo poeti bënë thirje që njerzit të vetdijësohen dhe të ndjenë dhe shohin të keqën që ka kapardis shoqërinë tonë, njerzit tonë:

NGRITUNI !...

Se ç’po na humbin për çdo ditë vlerat

e se ç’po na i mbulojnë këta plehërat,

korbi na hyp e na këndon mbi çati

bilbilit i thot mos këndo se ti nuk di!

Ngrituni ju burrra e ngrituni ju gra...

mos ti mbyllim sytë, çfarë jemi duke pa,

laraskat e korbat janë ngritur në këmbë

ne thonë jemi gjithëçka, jemi diell e hënë!

Vargjet dhe figurat të cilatë janë përdorur nga Nehati në këtë vëllim poetiko satirik janë element me të cilat operohet, thelbi është fjala dhe rezonanca që komunikon me publikun.Nuk duhet harruar që poezia është një botë imagjinative, ajo çfarë del nga kjo pleksje e imagjinatës së Nehatit është një çështje talenti, kulture dhe stili në vëllimin e tij të fundit pra “Te ura e gjushës”.”ku poeti përmes satirës na sjellë një logjikë tjetër të cilën do ta quajmë fantazi e Nehatit. Poezia e vërtetë e ka parasysh këtë veçanti.

Aftësia krijuese e Nahtit lidhet më intuitën e ti për vëzhgime të rëndësishme, në brendësi të fenomeneeve aktuale shoqerore .Gjëja e parë që këron poeti në këtë vëllim është mesazhi i ti përmes poezisë që u jep bashkëkombasve që ata të vetdijësohen dhe të jenë ata të cilët do gjykojnë këto tipare e vese negative të shoqërisë sonë.

Ja se cka thot lidhur me këtëTomas d`Akuino:

“Ka një lloj burimi të ndritshëm që qëndron në qiell dhe përcjell imazhe ideale, të fomuara sipas logjikës së brendshme të botës imagjinare”.

Tomas d'Akuino

 

Newsflash

Përjetësim i mësuesit

Përgatiti: Kadri Tarelli

Durrës 

 

PËRJETËSOJNË NË BRONX “PROFESORIN” QË “GDHENDI DASHURINË”

 

 

Ish nxënsit durrësakë i ngrenë monument “Skulptorit të Merituar” Sabri Tuçi

 

Është monumenti më i ri i ngritur këtë vit në qytetin e Durrësit, i vendosur në vendin më të zgjedhur, me shikim nga deti, në krah të “Torrës”, pranë shëtitores “Taulantia”, nga ku mund të soditet nga të gjithë qytetarët, por edhe nga kalimtarët dhe turistët, që kanë fatin të vizitojnë qytetin tonë të lashtë. Një përmendore e bukur. Për mua, mbase më  e bukura, jo vetëm për vlerat artistike, por sepse ish nxënësit durrësakë ia kushtojnë mësuesit të tyre të dashur e të respektuar ,“Skulptorit të Merituar”  Sabri Tuçi, pas 17 vjetësh të vdekjes së tij, me përkushtimin: “Profesorit që gdhendi dashurinë”. Mesazhi është hyjnor e njëherazi njerëzor: Derdhin e përjetësojnë në bronx portretin e njeriut, mësuesit e qytetarit, që dhuroi e gdhendi dashuri në shpirtin e nxënësve dhe qytetarëve të tij.“Profesori” Sabri Tuçi lindi në qytetin e Krujës më 1916. Ndoqi dhe mbaroi studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve në Romë, në Itali. Është bashkëkohës me piktorët e njohur shqiptarë, si: Ibrahim Kodra, Foto Stamo, Andrea Mano, e plot e plot të tjerë. U kthye në atdhe në vitin 1942. Përjetoi vitet e luftës si shumë të rinj antifashistë. Në vitet e para të mbasluftës u vendos në Durrës, ku jetoi e punoi deri sa ndroi jetë në vitin 1992. Një jetë të tërë gdhendi gurin e mermerin, derdhi në bronx portrete luftëtarësh e heronjsh, portrete fëmijësh e nxënësish, vajzash e djemsh. Vepra që zbukuronin galerinë e arteve dhe nderonin qytetin tonë. Pjesëmarrës në konkurse dhe ekspozita kombëtare. I njohur dhe i vlerësuar jo vetëm në rrethet artistike të qytetit, por edhe të vendit. I njohur dhe i nderuar nga të gjithë qytetarët si artist, por për shumë ish nxëns  edhe si mësimdhënës i gjuhës angleze në gjimnaz, në vitet 60 të shekullit të kaluar.

Studioja e tij ishte e hapur për të gjithë. Njëlloj si një “Casa Ricordi”, për qytein e Durrësit, ku hynin e dilnin nxënës, të vegjël dhe të rinj. Seicili e provonte veten.. Shumë largoheshin, duke zgjedhur udhë të tjera, ashtu si dhe unë që po shkruaj këto rradhë, që në fëmijëri kam hyrë e kam dalë me dhjetra herë në këtë studio, por mbeteshin ata që “Ngjitën” tek ngjyrat, tek balta, tek guri dhe mermeri. Këtu hodhën hapat e para, nisën ëndrën e artit, dhe u bënë piktorë e skulptorë të njohur, si: Nelo Lukaçi, Dhimitër Harallambi, Ilia Rrota, Myzejene Dajlani, Ibrahim Reçi, Jonuz Kasa, Agim Shami, Xhevdet Luli, Idriz Balani, Qazim Kërtusha, e plot, e plot të tjerë. Është një jetë e gjatë pesëdhjetëvjeçare krijimtarie e veprimtarie, po që nuk e kaloi i qetë. Profesori ynë i nderuar provoi trazimet dhe persekutimet e diktaturës. Tallaze që nuk e thyen shpirtin e artistit. Vonë, shumë vonë, në vitet e fundit të jetës së tij, me ndërhyrjen dhe këmbënguljen e miqëve, pas shumë përpjekjesh i u dha titulli “Skulptor i Merituar”.

Cilido që e ka njohur “Professor” Sabriun, sidomos ish nxënësit e tij, do të shprehen me fjalët më të mira. S’ka si të jetë ndryshe. Ai me shpirtin fisnik, rezatonte mirësi. Ish nxënësi Abdulla Ndreu njëri nga pjestarët e grupit nismëtar, shprehet: “Unë dhe shokët e mi, shpesh kujtojmë mësuesit tanë, që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen dhe kujtesën tonë. Të gjithë meritojnë nga një monument, por ““Profesor” Sabriu kishte dhe ka një vend të veçantë. Ai si mësues, rezatonte vlera jo vëtëm për ne si nxënës, por për të gjithë qytetarinë durrësake, dhe si artist edhe për të gjithë shqiptarët. Monumenti vërtet është për “Profesorin”, por tek ai ne shohim dhe nderojmë të gjithë brezat e mësuesëve, të vjetër pse jo edhe të të rinj, që japin dashuri dhe marrin dashuri me tepri, si në këtë rast”.

Ja si e kujton “Profesorin” skulptori durrësak Qazim Kërtusha: “Ditëve të shtuna mbasdite, kur mbas shkollës, këtheheshim nga Tirana, na priste tek dera e studios. Seç kishte një ngazëllim të brendhsëm tek na shihte që rriteshim dhe po bëheshim artistë të shkolluar. Diskutonim gjatë, kishte humor të hollë, por dhe nuk mërzitej, bile mund të them se kënaqej, kur ndonjëri nga ne i kërkonte që të vazhdonte të punonte mbi punët e tij”.

Kjo është dhe arsyeja, përse edhe tjetri skulptor durrësak Idriz Balani, me aqë dashuri punoi portretin e “Profesorit”, e derdhi në bronx, e vendosi mbi shkëmbin e gdhendur, duke krijuar një vepër arti, dhe e shëndroi në një monument, për ta parë e vlerësuar të gjithë. Ai kështu realizoi ëndrën dhe dëshirëne e tij, por edhe të shokëve. Ja përse shumë nga nxënësit e tij u mblodhën dhe vendosën t’i ngrenë profesorit përmendore. Gjetën fonde. Dhe sa shpejt u gjetën, mbase askush nuk e beson, po ja që kështu është e vërteta. Shkëmbin vendosën ta marrin në Krujë. Vetë krutanët e zgjodhën dhe dhuruan gurin për birin e tyre. Durrësakët zgjodhën vendin më të bukur dhe e vendosën shkëmbin me portretin e derdhur në bronx. Është zgjidhje artistike me shumë finesë e fantazi. Kështu ndodh. Kur në mes është dashuria, të gjitha punët bëhen lehtë, mirë e bukur.

 S’besoj se ka në dynja, dhuratë më të çmuar për mësuesin, se kur nga nxënësit e tij, t’i përjetësohet në monument portreti dhe vepra. Ta lemë mënjëanë modestinë.  Cili nga ne nuk do ta lakmonte këtë nder kaq të madh ?  - S’ka përse të kemi zili. Jo të gjithë e kemi këtë fat, bile as duhet të habitemi, se janë të rrallë ata që e marrin këtë shpërblim.

Në këtë rast mund të themi:

Është bukur të skalitësh gurin e të krijosh vepra arti, mbase edhe perëndi.

Më bukur të stolisësh shpirtin, e nxënësin ta bësh qytetar e njeri.

Përgëzime nxënësve të cilët dhanë një leksion qytetarie, duke ngritur në piedestal mësuesin.