Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj Ermira Babamusta: A MUND TË ZGJIDHË ANSAMBLEJA E NEW YORKUT NJË KANDIDAT SHQIPTAR?

Ermira Babamusta: A MUND TË ZGJIDHË ANSAMBLEJA E NEW YORKUT NJË KANDIDAT SHQIPTAR?

 

 

A MUND TË ZGJIDHË ANSAMBLEJA E NEW YORKUT NJË KANDIDAT SHQIPTAR?


Shkruan: Ermira Babamusta, Ph.D., New York

Z. Mark Gjonaj, anëtar që nga viti 2011 i komisionit “New York City Taxi & Limousine Commission” mund të jetë zyrtari i parë shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Asamblenë e New Yorkut. Është e domosdoshme që të gjithë shqiptarët e New Yorkut, të regjisturar në qarkun e Bronksit, të votojnë me 13 shtator 2012 për të vendosur këtë moment historik për shqiptarët. Rrethi nr. 80, që kandidati Gjonaj përfaqëson  përfshin këto lagje: Pelham Parkway, Pelham Gardens, Allerton dhe pjesë të  Bedford Park, ku jetojnë shumë shqiptarë. Duhet të angazhohen të gjithë shqiptarët e New Yorkut për të dhënë përkrahjen e tyre.



Kam një biznes të suksesshëm, nuk më duhet kjo pozitë. Jam përfshirë sepse pashë mospërfillje dhe mosveprim nga zyrtarët e pranishëm si dhe burime të papëdorura në Bronks. Kam nevojë për përkrahjen e çdo votuesi shqiptaro-amerikan me 13 shtator. Kjo do jetë një arritje jo vetëm për komunitetin tonë, por të gjithë rrethin nr. 80 të Asamblesë. I vetmi premtim që mund të bëj është që do të punoj aq shumë sa punojnë çdo ditë banorët e rrethit, sepse këtë e meritojnë njerëzit e komunës,” tha z. Mark Gjonaj për Prishtina Press.

Në prag të votimeve parësore të partisë demoktratike, është e rëndësishme për votuesit e New Yorkut të njihen me zgjedhjet e kandidatëve për të dhënë një votë të informuar, që të zgjedhin kandidatin e duhur si përfaqësues në Asamblenë. Kandidatja në pushtet Naomi Rivera po ballafaqohet me akuzime të një skandali politik në korrupsion dhe përvetësim fondesh. Dy kandidatët e tjerë  Adam Bermudez dhe Irene Estrada-Rukaj kanë kërkuar dorëheqjen e kandidates Rivera nga zgjedhjet. Fitorja e Mark Gjonaj do ishte me të vërtetë një triumf i madh për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Platforma elektorale e z. Mark Gjonaj “Mark Gjonaj Plan” është krijuar me qëllimin për të përkrahur të rinjtë duke premtuar rritje në programe mësimore dhe për të përkrahur të moshuarit në plotësimin e kërkesave dhe nevojat e tyra. Plani gjithashtu premton të zgjerojë programet për banim të lirë, dhe qira të ulët. Z. Gjonaj ka treguar përkushtim ndaj programeve shëndetësore si Medicare dhe Medicaid, që shfaq përkujdesin dhe interesin e tij për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë e banorëve të komunitetit në vend.

Z. Gjonaj ka paraqitur një kandidaturë të fortë me qëndrimin për forcimin e ekonomisë në Bronks, përmirësimin e programeve edukative lokale dhe disponimin e shëndetësisë për të gjitha familjet në rrethin e Bronksit.

Përkrahja për z. Mark Gjonaj gjatë fushatës ka qenë shumë e fortë, dhe akoma vazhdon të rritet. Mesazhi i tij është i qartë dhe i fuqishëm për të krijuar vende punë, përkrahur bizneset lokale dhe mbrojtur sigurinë në lagje të Bronksit. Është e domosdoshme që çdo përkrahës i z. Mark të votojë me datë 13 shtator sepse ne besojmë se do jetë një zgjedhje shumë e afërt. Telefononi familjen, shoqërinë dhe i kujtoni për votimin, sepse na nevojitet çdo votë,” tha Emmett Hare drejtori i fushatës zgjedhore për Mark Gjonaj.


Z. Mark Gjonaj e meriton postin në Asamblenë e New Yorkut. Ai ka treguar kujdes të veçantë për banorët e Bronksit, gjithmonë në shërbim të shqiptarëve dhe ka dhënë një kontribut të madh në pasurimin e vlerave kulturore. Si bashkë-themelues i shoqatës “Albanian-American Community Association” z. Gjonaj ka organizuar shumë ngjarje kulturore dhe historike për shqiptarët e Amerikës. Puna në komisionin “New York City Taxi & Limousine Commission” e ka bërë atë një drejtues të aftë. Z. Mark Gjonaj është një kandidat përparimtar dhe përfaqësues i denjë i interesave të banorëve në rrethin nr. 80-të të New Yorkut.

 

 

Newsflash

POEZIA KA LEXUESIT E VET

Në kuadër tër kremtimit të Ditës së flamurit dhe 97 vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në qytetin Borås të Suedisë në organizimin e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni dhe organeve të saj revistës mujore shqipe ”Dituria” dhe radios lokale në shqip Radio Dituria e në bashkëpunim me Këshillin komunal të Kulturës dhe Bibliotekën e qytetit në Borås u mbajt orë e madhe letrare në ”Javën e Bibliotekës Nordike”.Këtë orë të madhe letrare në bibliotekëne qytetitit Borås e hapi sekretarja e Qednres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” zonja Gjyljeta Andersson, e cila në mes tjerash foli rreth rendësisë që ka 28 Nëntori për ne shqiptarët në diasporë dhe pasardhësit tanë këtu.Manifestimin e hapën nxënësit e shkollave fillore me mësim në shqip këtu në Borås me recitimet e tyre kushutar flamurit, atdheut, kombit, shkollës. Ishte mahnitëse voglushja Arbëresah Jashari nxënëse e klasës së tretë me recitimin e saj të vjershës ”Flamuri”, pastaj Andi Baruti me poezinë e Naim Frashërit ”Mëmëdheu”.Në këtë orë të madhe letrare merrnin pjesë poet shqiptar dhe suedez. Ne mesin e tyre Ibrahim Abedini, Hamit Gurguri dhe poetet suedez Lars Gastin, Anna Lisa Ekelund dhe Inger Dahlgren.Poeti Ibrahim Aberdini beri promovimin e librit të tij më të ri ”Harro se ç`kemi biseduar”.

Lexo ma...