Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj Fehmi Kryeziu: Rëndësia e përdorimit të teknologjisë dhe internetit në mësimdhënien e gjuhës angleze

Fehmi Kryeziu: Rëndësia e përdorimit të teknologjisë dhe internetit në mësimdhënien e gjuhës angleze

 

 

Fehmi Kryeziu

Rëndësia e përdorimit të teknologjisë dhe internetit në mësimdhënien  e gjuhës angleze

Shekujt që kemi lënë pas, kanë ‘’prodhuar‘’ mendje të ndritura të cilat kanë bërë zbulime nga më të thjeshtat deri te ato më epokalet. Por ndoshta asnjërit  prej tyre nuk i kishte vajtur në mendje se një ditë njerëzit do të ishin në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin nga njëri skaj në skajin tjetër  të botës. Mund te këtë qenë e pakapshme për ta që të gjitha veprat, nga ato me të voglat e deri te ato më voluminozët mund të lexoheshin “online”, kudo dhe kurdo që njerëzit duan! Përderisa shekujt e kaluar janë emëruar me emërtime të ndryshme për sa i përbëtë progresit, shekulli ynë, pra shekulli 21, me të drejtë quhet shekulli i informacionit dhe teknologjisë. Teknologjia dhe informacioni janë të lidhura me kompjuterin dhe internetin. Pra, mund të themi se jetojmë në një kohë ku teknologjia ka shtrirë “sundimin” e saj dhe se duket qartë që ky sundim do të jetë edhe më provokues në të ardhmen. Shtrirja dhe përmasat që ka marrë përdorimi i internetit janë të jashtëzakonshme. Nga disa mijëra përdorues në vitet e para të tij, deri në miliarda përdorues në ditët e sotme. Atëherë, interneti qenka një bibliotekë gjigante, qenka një botë e tërë mesazhesh dhe informatash, rrjetesh telefonike dhe një shtëpi e madhe botuese në gjithë globin!

Interneti si mundësi qëndron hapur njëzetekatër orë në çdo ditë të jetës sonë, ku ne mund të gjejmë të gjitha llojet e informacionit, thënë ndryshe; “është një autostradë ku në vend të veturave lëvizin ide e mendime me shpejtësinë dritës”.

Sot, nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji. Pra , teknologjia është nevojë e ditës. Evolucioni i shkollës kërkon një staf të përgatitur mirë, por dhe nxënësit duhet të jenë domosdo në trendët e reja që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës, ku shkollat dhe klasat më shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhëruar, tani në shekullin 21 duhet mbështetur një shkollë tjetër, bashkëkohore, ku nxënësi duhet të jetë kreativ, hulumtues e vlerësues, kjo është domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore. Pikërisht, përdorimi i kompjuterit dhe teknologjisë informative nëpër klasa nxitë të nxënësi imagjinatën dhe e bën atë kreativ e hulumtues për të mësuar në vazhdimësi. Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21, në të cilin ne jetojmë, e kjo mund të bëhet vetëm nëse mësuesit e tyre janë në funksion të përmbushjes se misionit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, shkrimtari i njohur amerikan dhe njohës i çështjeve të arsimit dhe mësimdhënies, Michael Prensky, thotë: ’’Nxënësit e sotëm mendojnë dhe përpunojnë informata që dallojnë krejtësisht nga ato të paraardhëseve të tyre, duke marrë parasysh se: të gjithë nxënësit tanë sot e kanë gjuhë amtare gjuhën digjitale të kompjuterëve, video lojërat dhe internetin dhe duke avokuar se mësimdhënësit e sotëm duhet të mësojnë të komunikojnë në gjuhën dhe stilin e nxënësve të tyre“...

Hulumtimet e bëra në shkollat  amerikane kanë treguar qartë se  dijet e  nxënësve të shkollave që kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndët mësimore kanë qenë të një niveli shumë më të lartë se niveli tek shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinë në procesin mësimor. Ligjërimet e thata të mësuesve duhet zëvendësuar me pamjet vizuale dhe qasje tjetër fare në klasat e shekullit 21.

Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze në shkollat tona ka marrë një shtrirje të konsiderueshme. Pajisja e disa shkollave me kompjuter dhe internet ka  bërë  të mundur që orët e gjuhës angleze të bëhen pjesë e një komunikimi global  brenda klasës. Nxënësit, me ndihmën e arsimtarit të tyre mund të komunikojnë me nxënës të shkollave të vendeve të ndryshme në gjithë botën, gjë e cila ndihmon edhe në shkëmbimet  reciproke dhe marrjen e informacioneve të reja. Përveç kësaj, interneti ofron një oqean të tërë të burimeve gjuhësore, të aktiviteteve  të ndryshme të karakterit gjuhësor, kuizeve  të cilat mund të  vihen në funksion të nxënësve  për një arritshmëri sa më të lartë në nxënie.

Fuqia e internetit dhe informacionet në të, janë burime që duhen konsumuar. Sot interneti disponon rrjete të fuqishme sociale si: facebook, twitter, Linkedin, my space etj., të cilat edhepse të themeluara për qëllime të ndryshme paraqesin një mundësi të mirë të shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave midis njerëzve të profileve të ndryshme. Vend elitar në këto rrjete zënë padyshim të mësuarit e gjuhës angleze. Shkollat dhe kolegjet me prestigjioze të botës, duke parë se numri i anëtarëve të këtyre rrjeteve po i afrohet miliardit kanë ngarendur të plasojnë  punën e tyre për qëllime edhe komerciale, megjithatë individi është përfitues në përthithjen e informatave të ndryshme në rrjetin e internetit. Me një përdorim të organizuar dhe të mirëstrukturuar këto rrjete ofrojnë dhe lehtësojnë dukshëm komunikimin në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve të tyre. Një përqindje vogël e arsimtarëve të anglishtes në Kosove dinë që në kuadër të projektit Basic Education Program – BEP, është zhvilluar ueb-faqja e projektit, e cila përmban edhe platformën CONNECT. Në kuadër të kësaj platforme janë krijuar disa grupe, njëra nga këto është edhe KOSOVO ENGLISH LANGUAGE TAECHERS - KELT. Të gjithë mësimdhënësit që lidhen në këtë platformë përfitojnë të gjitha shërbimet e ofruara nga ky program, pra mund të marrin material të kursit për përdorimin e teknologjisë informative në mësimdhënie dhe të nxënit e gjuhës angleze.

Shekulli 21, karakterizohet si shekull i informatikës, megjithatë, pa zotëruar aftësitë esenciale, siç janë: leximi, përdorimi i dokumenteve, shkrimi, numërimi, komunikimi, puna ekipore, aftësia e të menduarit, përdorimi i kompjuterit dhe të mësuarit në vazhdimësi, është e zorshme të thuash se mund të zotërohet profesionalisht dhe me shkathtësi të duhur përdorimi i kompjuterit.


Shkroi Fehmi Kryeziu  profesor i gjuhes dhe letersis angleze

Shkolla fillore ‘’Beqir Gashi ‘’ ne Mleqan - Malisheve

Konsulent i USAID ne programin PATH

Fasilitator i certifikuar ne komponenetene gjuhes angleze ne:

Perdorimi i teknologjis ne mesimdhenien dhe mesimnxeniene gjuhes angleze.

 

 

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 23 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1304672
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

Kadri Tarelli

 

Kafe me Vironin.

Durrës më 25. 10. 2010.

 

           SHKRIMTARI VIRON KONA, NJË KAFE ME MËSUESË NGA SUEDIA

 

Me Sokol Demakun, shqiptarin nga Kosova, tani publicist dhe mësues në Boras në Suedi, shkrimtari i mirënjohur z. Viron Kona, nëpërmjet shkrimeve dhe internetit ishte bërë i njohur, shok dhe mik prej kohësh, po asnjëherë nuk ishin takuar bashkë. Rasti e solli tani. Bota na duket e madhe po qënka e vogël !

Këto ditë në mesin e tetorit 2010, në shkollën 9-vjeçare “Demokracia” në qytetin e Durrësit, këtheu vizitën e shumë pritur një grup mësuesish nga “Fjärdingskolan” nga qyteti Boras në Suedi. Është një lidhje, ose siç e quajmë tani “Binjakëzim”, i filluar disa vite më parë me nismën e drejtorit Z. Avdyl Buçpapaj. Grupi përbëhej nga : Znj. Gulsen Ozdenkos drejtore e arsimit në komunën Bramhlut, Z. Per Kettsen drejtor i shkollës, znj. Sonja Persson, znj. Anette Ekelund mësuese dhe me ta edhe Sokoli, që në këtë rast ndihmonte edhe si përkthyes.

Kur drejtor Avdyli ishte në siklet të madh për të organizuar pritjen, në një takim rastësor në Durrës, duke pirë kafe, Z. Viron me dashamirësi i bëri një kërkesë të vockël: Në një nga ditët e javës, kur për miqtë të ishte më e përshtatëshme, ishin të ftuar të gjithë në Tiranë për t’u njohur e për të pirë një kafe. Më e mira dhe më pak e ngarkuar u gjet e shtuna. Gjetje e pëlqyeshme, si fund jave dhe si fundi mbylljes së vizitës së tyre në Shqipëri.

Në ora 11.00 u takuam në hyrje të “Bar – Kafe, “Albert””, në rrugën e Durrësit. Një lokal i vogël, i qetë, i ujdisur tamam për të pritur artistë e miq të veçantë. Me Sokolin, ashtu trupmadh, të qeshur dhe me humor, nuk pati nevojë për prezantim. E gjetnën shpejt njëri – tjetrin dhe u përqafuan si dy miq të vjetër. I vetmi çast qetësie ishte prezantimi me miqtë, sepse pastaj muhabeti filloi vënçe. Si i veçantë ky soji i shkrimtarëve: porsa njihen ulen e të shtrohen në muhabet, a thua se janë rritur në një oborr. Z. Viron kishte përgatitur nga një dhuratë për secilin: një pako me 6 – 7 libra me tituj të ndryshëm, të shkuara nga ai vetë, dhe një pako për bibliotekën e shkollës.  Bashkë me shënimin miqësor në faqe të parë, shkurt, me pak fjalë i tregonte edhe përmbajtjen e secilit libër. Miqtë i tërhoqi tematika e librave për fëmijë dhe për të rritur. “Bubulinoja” i famshëm, personazhi i disa librave të Vironit i cili ka vendosur të shkojë i pari në planeitin Mars, po bën përpjekje për të mbrojtur tokën nga ngrohja globale.Tani për tani ai po i bie kryq e tërthor shqipërisë, duk udhëtuar për ta njohur atë. Është ai që bashkë me shumë fëmijë të tjerë i bënë thirje tërë fëmijëve dhe të rriturve të shqipërisë dhe të botës që të mbrojmë mjedisin dhe shtëpinë tonë të përbashkët “Tokën”. Është një temë që miqëve u pëlqeu pa masë, pasi ata e kanë vërtet përzemër mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesen shumë për të. Ndryshe Suedia nuk do të ishte model për ne të gjithë. Vërtet tematika u la mbresa, pasi që aty në bisedë u shpreh deshira për t’i pasur të përkëthyera në suëdisht. Mes librave të dhuruar ishte dhe “Drithërima e Yjeve”, për mua më i bukuri libër që ka shruar Vironi për të rinj dhe të rritur, prezantimin e të cilit ma ngarkoi mua. Detyrë e këndëshme dhe bukur, po më zur ca si ngushtë, pasi nuk e prisnja, megjithatë pashë se mbetën të kënaqur nga ligjërata ime jo shumë e gjatë. Sokoli përkthente. E vinja re se kishte një ndjesi kënaqësie në fytyrë dhe në fjalët e tij.

-Sokol ! -I  thashë: - Interneti qënka i ftohtë akull, rrezik më i ftohtë se veriu i Suedisë, po  ti në bisedë mes miqsh qënke shpuzë fare, që e mban zjarrin e bisedës të ndezur për orë të tëra.

E menduam se kafeja do të ishte 20, apo 30 minuta, po pa kuptuar vazhdoi rreth një orë e gjysëm. Kështu është kur takohen dy shkrimtarë dhe miq të mirë.

Miqtë nga suedia, që siç shpreheshin edhe më parë  se nuk e mendonin një mikpritje të tillë, falënderuan z. Viron për ftesën dhe në shenjë mirënjohje dhe rspekti i bënë dy dhyrata të vogala por simbolike. E para: Një mbajtëse kollare me “KNALLE”, simbolin e qytetit të Borasit, i cili me mençuri dhe punë i solli qytetit jetë, begati dhe mirëqënie. Dhe e dyta: një ftesë për të qënë i pranishëm në festën e bibliotekës së qytetit që organizohet çdo vit në muajin maj. Vironi me modesti dhe mirënjohje i pranoi të dyja dhuratat. Kapsen e vendosi në moment si shenjë respekti, dhe u tha: :Kështu do t’u kujtoj përherë, sepse kollaren e ve çdo ditë. Është një zakon i hershëm si mësues dhe si zyrtar”. Duke qeshur, me shaka shtoi: “Kështu dukem edhe më i bukur”.  

Me shumë kënaqësi u pranua edhe ftesa, për të shkuar në Suedi. Një mundësi më shumë për të vizituar një vend tjetër, për të shkëmbyer kulturë, por edhe për të ndihmuar sado pak në mbajtjen gjallë të atdhedashurisë te shqiptarët që jetojnë larg. Mbase një mundësi, për të shkruar edhe një libër të ri, siç e ka zakon për çdo vend që viziton.

Miqtë nga suedia premtuan se do të vijnë përsëri.

Sokoli u zotua, se: shumë shpejt do të jem përsëri në mes jush.

Të gjithë ne bashkë e falënderuam për pritjen dhe i uruam Z. Viron Kona, suksese për të shkruar, sepse deri tani janë bërë 30 libra dhe duhen forca për pjesën tjetër që të bëhen 100, siç edhe ka premtuar.