Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Nyheter-Lajme
Lajme

U MBAJT KUVENDI VJETOR I SHSHKSHS-së

 

U MBAJT KUVENDI VJETOR I SHSHKSHS-së

NË KRISTIANSTAD TË SUEDISË

Në lokalet e Shoqatës kulturore shqiptare ”Ardhmëria” nga qyteti Kristianstad I Suedisë u mbajt Kuvendi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi (ShShAKShS), në të cilin morën pjesë anëtarët e  ShShAKShS-së si dhe simpatizantë të fjalës së shkruar letrare dhe të arteve të tjera në Suedi. Pasi që kryetari i ShShAKShS-së z Hysen Ibrahimi shpalli të hapur Kuvendin vjetor, u zgjodh kryesia e punës së Kuvendit prej tre anëtarësh me në krye zonjën Qibrije Hoxha, e cila udhëhoqi me punën e Kuvendit.

Kuvendi miratoi rendin e ditës i cili ishte mjaft i ngjeshur dhe voluminoz me çështjet të cilat Krysia e ShShAKShS-së i kishte parashtruara para këtij Kuvendi vjetor pas pushimeve verore.

Kuvendin e përshëndeti Sejdi Zeka, anëtar i Shoqates ”Ardhmeria” si nikoqir, njëherit edhe anëtar i Krysisë së ShShAKShS-së.

Foto: Bajram Uka.

Në këmbë nga e majta: Adem Ahmeti, Daut Dauti, Mursel Shkupolli, Sejdi Zeka,Ibrahim Abedini, Riza Sheqiri, Rrahman Rrahmani, Shaban Murseli, Ramadan Hyseni, Avdi Rama, Skender Jashari, Remzi Basha, Sokol Demaku, Osman Ahmetgjekaj dhe Bahtir Latifi.

Ulur nga e majta: Xhemsan Ahmeti, Shyqri Gjurkaj, Bedri Paci, Qibrije Hoxha, Hysen Ibrahimi, Fetah Bahtiri, Myzafere Kryeziu, Isuf Bajraktari, Idriz Gashi, Ismet Hasani, Avdyl Uka dhe Xhafer Manaj. Kuvendi vjetor i ShShAKShS “Papa Klementi XI Albani” Kristianstad.

Kuvendi i sotëm, punimet i zhvilloi në frymën demokratike, ku u miruatuan disaa ndryshime dhe plotësime në Statutin e Shoqatës të cilat ishin më se të nevojshme e këto kryesisht kishin të bënin me disa çështje teknike të cilat ishin nga më herët. Këto ndyshime i arsyetoi anëtari i Krysisë së Shoqatës Fetah Bahtiri e të cilat në mënyrë unanime u përkrahen nga të pranishmit në Kuvend. Fetah Bahtiri u ngarkua që ta përgatisë tekstin e spastruar të Statutit të ShShAKShS-së dhe t`ua dërgojë me e-maila të gjithë anëtarëve të ShShAKShS-së.

Duke marrë parasyshë punën dhe aktivitetin e anëtareve të Shoqatës Kuvendi mori vendim që të lirohen nga detyra e anëtarit të Krysisë dhe të komisioneve të ShShAKShS-së një pjesë e anëtareve të saj të cilët ndoshta në pamundësi që të jenë aktiv, nuk janë anëtarësuar fare në Shoqatë dhe nuk e kanë paguar anëtarësinë as pas një periudhë dhjetëmujore të pritjes. Pas lirimit të tyre, Kuvendi zgjodhi anëtarë të rinj të Kryesisë dhe të disa komisioneve të ShShAKShS-së të cilët i zëvendësojnë anëtarët e liruar.

Nga ana e Kryetarit të Krysisisë Hysen Ibrahimi u paraqit raporti mbi punën e Shoqatës nga themelimi deri më sot. Ky ishte një raport gjithëpërfshirës dhe i hollësishëm i punës së Krysisë dhe anëtarëve të Shoqatës, e cila punë u kurorëzua me sukses me prezentimin dhe publikimin e librit ”Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi numër 1 Për pavarësinë e Republkikës së Kosovës”, botuar kohë më parë në Kosovë ku edhe u bë promovimi tij në lokalet e Bibliotekës Kombetare e Universitare të Kosovës në Prishitne si dhe në Boletin në Kullën e Isa Boletinit.

U muar qëndrim pas bisedave dhe analizave të bëra që të vazhdohet me punë në këtë tempo në mënyrë që vitin e ardhshëm Shoqata të dalë me numrin dy të ”Thesarit Kombëtar”gjë që u përkrah pa rezervë nga të pranishmit.

Në këtë mbledhje unanimisht u vendos që për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në veprimtarinë e gjertanishme të ShShAKShS-së mirënjohje me shkrim t`u ndahen Prof. Fetah Bahtirit dhe biznismenit Halim Hoti. Ceremonia e ndarjeve të këtyre mirënjohjeve do të realizohet në Sesionin e Dytë Shkencor, i cili do të mbahet në në Landskrona vitin 2013, me gjasë në muajin maj.

Kuvendi vendosi që ta shpallë anëtar nderi të ShShAKShS "Papa Klementi XI Albani" në Suedi Prof. Jusuf  Buxhovin. Ceremonia e shpalljes do të bëhet në Sesionin e Dytë Shkencor, i cili do të mbahet në vitin 2013, ashtu siç u cek më lart.

Raportin financiar i ShShAKShS-së konform nenit 40 të Statutit të ShShAKShS-së e paraqiti arkëtari i Shoqatës  Rrahman Rrahmani, i cili prezenti në mënyrë statistikore të dhënat finaciare të Shoqatës.

Ka kohë që nga ana e Shoqatës është filluar me përgatitjet për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e kështu grupi organizativ për këtë qëllim ka paraparë organizimin e shkuarjes me autobus në Shqipëri me rastin e festimit të 100-vjetorit të shtetit shqiptar.

Edhe ky propozim u përkrah nga Kuvendi dhe mbetet të shihet numri i të interesuarve për shkuarje dhe të kryhen veprimet e tjera përgatitore.

Gjatë kësaj vizite do të përgaditet një temë për përshtypjet e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe kjo temë do të inkorporohet në librin "Thesari Kombëtar 2".

Njëherësh në këtë mbledhje në ShShAKShS "Papa Klementi XI Albani" në Suedi u anëtrarësuan edhe disa anëtarë të rinj dhe të gjithë anëtarëve iu shpërndanë librezat e përgatitura të anëtarësisë.

Puna e anëtarëve të Shoqatës gjatë këtij viti ka qenë mjaft frytëdhënëse e kjo u pa më së miri me rastin e promovimit të titujve të botuar gjatë kësaj kohe nga ana e anëtarëve të Shoqatës.

Promovimi i veprave të anëtarëve të ShShAKShS-së. Në të vërtetë u promovuan këto krijime artistike dhe vepra të anëtarëve të Shoqatës:

-     Film dokumentar ”Baladë e përgjakur, Kosova“, autor Sejdi Zeka. Referues ishte Hysen Ibrahimi.

- ”Thesari Kombëtar 1, grup autorësh”. Referues: Qibrije Hoxha dhe Fetah Bahtiri.

- ”Loti mbeti në gjirmë të zemrës”, autor: Avdyl Uka. Referues: Rizah Sheqiri.

- ”Mbi uraganin e dhimbjeve”, autore: Zyrafete Manaj. Referues: Hysen Ibrahimi.

- “Kujtime nga Diaspora”, autor: Sokol Demaku. Referues: Ibrahim Abedini.

- “Monolog në mërgim”, autor: Fetah Bahtiri. Referues: Hysen Ibrahimi.

- “As i gjallë, as i vdekur”, autor: Bahtir Latifi. Referues: Hysen Ibrahimi.

- “Ditari i dhimbjeve”, autor: Sadullah Zendeli – Daja. Referues: Hysen Ibrahimi.

- U tregua edhe një film nga promovimi i veprës “Zjarri në duart e mia”, autor: Remzi Basha.

Kuvendin e shpalli të përfunduar kryetari z. Hysen Ibrahimi, duke i falënderuar të gjithë për diskutimet dhe sygjerimet e tyre të cilat begatuan Kuvendin, e në veçanti falënderoi nikoqirin, Kryesinë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Ardhmëria” në Kristianstad dhe arsimtarin z. Sejdi Zeka.

Më 22 shtator 2012                                                               Komisionin për Informim

Kristianstad                                                                           Sokol Demaku, kryetar

 

 

Urimi

Zëri i Shqiptarëve në Skandinavi http://www.dituria.se/ ju uron që Festa e Bajramit të na ketë gjetur më të bashkuar se kurrë. Nga zemra ne ju shprehim urimet më të çiltëra e më vëllazërore për Festën e Fiter Bajramit - Paçi përherë Shëndet, Fatbardhësi, Fatmirësi, Harmoni, Solidaritet, Paqe, Lumturi, ju dhe familjet tuaja të nderuara, ju dhe fëmijët, prindërit, motrat, vëllezërit, të afërmit tuaj e shqiptarët kudo qofshin ata!

Me shumë respekt

Redaksia

 

njali Daryanani, Sh.B.A.: Në fshatin Bogë të Rugovës u organizua konferenca internacionale për studentë nga pesë shtete të botës

 

Në fshatin Bogë të Rugovës u organizua konferenca internacionale për studentë nga pesë shtete të botës

Shkruan : Anjali Daryanani, Sh.B.A.

Në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizata jo-qeveritare internacionale me qendër në Washington D.C., “Një Botë e Rinisë” (One World Youth Project) nisi konferencën për udhëheqje studentore për 12 studentë udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Guajana, Pakistani, Turqija dhe Kosova, që u mbajt në fshatin Bogë në luginën e bukur të Rugovës.

“Nje Botë e Rinisë” (OWYP) është një organizatë jo-fitimprurëse edukativo-internacionale që lidhet me universitetet dhe i angazhon studentët si udhëheqës botëror në komunitetet e tyre lokale.Universiteti i Prishtinës ka qenë një partner i OWYP që nga viti 2009, duke punuar së bashku me organizatën për të sjellë mundësi globale arsimore të shkollave të mesme të Kosovës dhe komunitetit më të gjerë kosovar.

Studentët e Universitetit të Prishtinës Arlinda Vula dhe Nora Lluka janë duke e përfaqësuar UP në Konferencën Verore të Trajnimit, së bashku me moshatarët e tyre të projektit nga katër vendet e tjera në mbarë botën. Konferenca Verore e Trajnimit është një nga shumë trajnimet e programit te OWYP, i cili përgatit studentët universitarë që të bëhet mentor për studentët e moshës 10-14 vjeç, dhe për të lehtësuar një program njëvjeçar globale të duhur në shkollat e mesme lokale. Studentët e universitetit lidhin këto klasa të shkollave të mesme me klasat e tjera jashtë vendit për shkëmbim kulturor, duke i pajisur me mjete si, komunikimi ndërkulturor, të nevojshme për të lulëzuar në botën e shekullit të 21-të.

Studentet e UP, Arlinda Vula dhe Nora Lluka janë zgjedhur për të punuar gjatë 3 semestrave për të shërbyer si drejtues të projektit të ekipit të tyre studentor në UP.Qëllimi i konferencës është që të pajisë menaxherët me aftësitë e nevojshme për të drejtuar programin OWYP në kampuset e tyre gjatë gjithë vitit të ardhshëm akademik. Nëpërmjet aktiviteteve mësimore eksperimentuese në konferencë, menaxheret (studentët) janë duke i zhvilluar aftësitë në menaxhimin e projektit, organizimit, ndërtimin e grupit, zgjidhjen e konflikteve, moderimit, profesionalizmit, vendimmarrje dhe udhëheqje.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja,studentët janë duke formuar lidhje të qëndrushme përtej lidhjeve kulturore përmes lehtësimit të dialogut,ndjeshmërisë dhe mirëkuptimit ndër-kulturor.Këto lidhje do të i ndihmojë studentët që të menaxhojnë programin një vjeçar duke bashkëpunuar me homologët e tyre nëpër botë,duke mësuar aftësitë e transferimit në menaxhimin e projektit si dhe kordinimit të saj.

"Komunikimi ndërkufitar,përgjegjësia e projekt menaxhmentit, llogaridhënja, bashkëpunimi dhe organizimi-të gjitha në një nivel global. Këto aftësi janë duke i fuqizuar studentët tanë me mundësinë që të jenë lider të shekullit 21 që është gjithnjë e më shumë i globalizuar," thotë drejtoresha ekzekutive e OWYP, Jess Rimington. "Kosova ka qenë një vend jashtëzakonshëm poashtu shumë i rëndësishëm për të organizuar këtë konferencë, ashtu që dhe vetë historia i ka lidhur miqtë, që të angazhohen për të ndërtuar komunitetin global, dhe të punojnë drejtë një bote më të drejtë".

"Ne ndihemi të ngazëllyera se kjo konferenca e trajnimit veror po mbahet në Kosovë. Ka qenë një mundësi shumë e mirë që të gjithë menaxherët e këtij projekti,të mësojne më shumë për shtetin tonë të vogël Kosovën, poashtu ata kanë treguar interes për të mësuar më shumë për historin e saj,veqanërisht për luftën e vitit 1999, ku unë dhe Arlinda u munduam më së miri të ju shpjegojmë," thotë studentja e UP, Nora Lluka."Ne shpresojmë që ky udhëtim të qëndroj gjatë në kujtimet tona si dhe ne të mbajmë gjithnjë kontakt mes vete".

Universitetet e përfaqësuara në konferencë janë Universiteti i Guajana (Georgetown, Guajana), Universiteti i Bostonit (Boston, SHBA), Georgetown University (Washington, DC, SHBA), Universiteti Kombëtar i Shkencave dhe Teknologjisë (Islamabad, Pakistan), Universiteti i Prishtinës (Prishtinë, Kosovë) dhe Universitetin Bilgi të Stambollit (Istanbul, Turqi). Nëpërmjet partneritetit me OWYP, Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë të demonstrojë lidershipin e saj ashtu siq ajo ofron mundësi të shekullit 21 në edukimin e shkollave fillore të Kosovës gjatë rrjedhës së vitin e ardhshëm akademik.

Vizioni i “Një Botë e Rinisë” (One World Youth Project),është thjeshtë një botë e ndërtuar përmes veprimeve të gjeneratave të zgjuara,të ndjeshëm dhe të fuqizuar te qytetërimit global.OWYP ka partneritet me univeritetet dhe studentët e universiteteve për të ndërtuar respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptimin në mes të rinjëve përmes një strukture unike që i trajnonë studentët për ta lehtësuar kompetencën globale në shkollat e mesme lokale.

Arlinda Vula, Universiteti i Prishtinës - Arlinda Vula, one of OWYP’s two Project Manager Fellows from the University of Prishtina, Kosovo, smiles on as she listens to one of the OWYP workshops at the Summer Training Conference.

Onika Stellinburg, Universiteti i Gajanës - Onika Stellingburg (University of Guyana Project Manager Fellow) gives constructive feedback to a Project Manager Fellow team after they co-facilitate a workshop among the group.

Drejtuesit e konferencës nga Kosova, SHBA, Pakistani, Turqia dhe Gajana - Project Manager Fellows from Boston, Washington D.C., Islamabad (Pakistan), Istanbul (Turkey), Prishtina (Kosovo) and Georgetown (Guyana) enjoy a quick lunch outside and share funny stories, engage in deep discussions about the work they are doing, and work together to build a stronger global PMF community.

Ayesha Mushtaq, nga Pakistani dhe Arlinda Vula në Kosovë - Ayesha Mushtaq (Project Manager Fellow from National University of Sciences and Technology, Islamabad, Pakistan) shares stories about her culture and the aspirations she has in life with Arlinda Vula (Project Manager Fellow from the University of Prishtina, Prishtina, Kosovo).

Përfaqësuesit e konferencës- All 12 Project Manager Fellows from Washington DC (USA), Boston (USA), Georgetown (Guyana), Prishtina (Kosovo), Istanbul (Turkey) and Islamabad (Pakistan) pose for a picture with a backdrop of the beautiful mountains of Boge Village, Kosovo. Fellows have been developing long-lasting friendships and will continue to work together as colleagues throughout the upcoming year.

 

 

Fetah Bahtiri: DY PROMOVIME TË SHKËLQYESHME E TË PAHARRUESHME

 

DY PROMOVIME TË SHKËLQYESHME E TË PAHARRUESHME


Fetah Bahtiri

Më datë 16.07.2012 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” promovoi këto vepra:

1. Diaspora shqiptare në Suedi, Thesar Kombëtar 1, Për pavarësinë e Republikës së Kosovës, përpiluar nga një grupo autorësh dhe

2. Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick (Monografi), autor: Fetah Bahtiri.

Për Thesarein Kombëtar 1 referuan: Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, Jusuf Buxhovi dhe Fazli Hajrizi.

Për Monografinë Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick referuan: Hysen Ibrahimi dhe Rizah Sheqiri.

Në promovim u lexua një letër përshëndetëse për pjesëmarrësit në promovim e redaktorit të librit Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick (Monografi), zotit Sadulla Zendeli Daja.

Salla e madhe e destinuar për veprimtari të këtilkla ishte e mbushur me dashamirë të librit, në mesin e të cilëve kishte figura të njohura politike, akademike etj.

Pati edhe diskutime me plot emocione dhe krenari të të pranishëmve për krijimtarinë e mërgimtarëve për dy veprat e promovuara.

Unë aty isha i detyruar që t`i dhuroj falas rreth 60 ekzemplarë të Monografisë Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick dhe të përmbledhjes sime më të re të poezive me titullin ”Monolog në mërgim”, pasi që interesimi për këta libra, sidomos për të parin ishte jashtëzakonisht i madh.

Ndërkaq, më datë 18.07.2012 në kullën e Isa Boletinit në fshatin Boletin u bë promovimi i dytë i të dy veprave të sipërme, duke iu shtuar kësaj edhe promovimi i librit më të ri të Avdyl Ukës me titullin ”Loti mbeti në gjirmë të zemrës”.

Në këtë prompovim ishin mbledhur mbi 120 – 130 persona. Aty u vërejtë ajka intelektuale e politike e Mitrovicës me rrethinë, qytetarë të fshatrave Boletin, Zhazhë, Lisicë dhe të viseve të tjera të Kosovës. Ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të familjes së tribunit kombëtar Isa Boletini, të prirë nga stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.

Për Thesarin Komëtar 1 këtu referoi Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, kurse për librin Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick referuan Fazli Hajrizi dhe Rizah Sheqiri, të cilët librit i bënë një vlerësim kulminant.

Në promovim Mursel Shkupolli lexoi një letër përshëndetrëse të redaktorit të librit Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick (Monografi), zotit Sadulla Zendeli Daja, kurse Enver Jashari lexoi njjë letër përshëndetëse për pjesëmarrësit në promovim të mikut të të gjithë shqiptarëve, zotit Ullmar Qvick.

Për librin e Avdyl Ukës referuan Rizah Sheqiri dhe Hamit Gurguri.

Poeti Sabit Idrizi u paraqit para pjesëmarrëve me disa fjalë të zgjedhura për diasporën tonë dhe çmoi lart krijuesit të cilët me mish e shpirt janë dhe mbeten të lidhur me atdheun, Kosovën, të cilës i shërbejnë gjithnjë me dinjitet dhe angazhim maksimal.

Këtu në Boletin atmnosfera ishte shumë madhështore dhe u bë një promovim aq madhështor dhe me aq sukses, sa që kjo ditë do të jetë e paharrueshme për shumë vite për të gjithë të pranishmit dhe për krijuesit, autorë e veprave të promovuara.

Edhe këtu interesimi për krijimnet e shkrimtarëve nga Suedia ishte enorm i madh dhe sa hap e mbyll sytë mbeta pa asnjë libër të cilat i kisha sjellur aty me vete në promovim (i kisha me vete rreth 50 sosh).

Në fund në mënyrë të veçantë më duhet t`i cek tri gjëra:

1. Në të dy promovimet moderatore ishte Ardona Gashi e cila këtë punë e kreu në mënyrë të mrekullueshme dhe për këtë i shpreh mirënjohje publike dhe falënderime të përzemërta.

2. Mikëpritja e pasardhësve të heroit Isa Boletini në Kullën e Isa Boletinit ishte e shkëlqyeshme, burrërore, për çka falënderimet e mia i drejtohen në radhë të parë Gazmend Boletini, të birit të Xhavit Boletini, i cili është i biri i Faik Boletinit (djalë i Isa Boletinit).

3. Falënderime të përzemërta u shpreh edhe dy biznismenëve shqiptarë që punojnë në Suedi, Halim Hotit dhe Enver Jasharit, të cilët ishin sponzorë të promovimeve, i pari i atij në Prishtinë, kurse i dyti i proimovimit në Boletin.

Oh sa mirë, sa lezet dhe sa kënaqësi është me qenë shqiptar!

 

DRENICASIT SHKELQEJNE NË “GOTHIA CUP” NË GÖTEBORG

 

DRENICASIT SHKELQEJNE NË “GOTHIA CUP”  NË GÖTEBORG


 

 

Në Göteborg të Suedisë nga 15deri me 21 korrik po mbahet Turniri ndëkombëtar i futbollit për të rinjë ”Gothia Cup” në të cilin po marrinn pjesë mbi 1625 ekipe nga më se 80 vende të ndryshme të botës moshash të ndryshme nga 15 deri në 18 vjeq me gjithësejt 37 200 pjesëmarres ku nga ta 71% djem ndërsa 29% vajza.

Këtë vit Republika e Kosovës është përfaqësuar me shatë klube futbolli me gjashtëmbdhjetë ekipe të mëshkujve moshash dhe kategori të ndryshme dhe nje dy të  vashave, ndërsa Republika e Shqipërisë me dy ekipe meshkuj. Nga Republika e Kosoves marrine pjesë këto ekipe meshkujsh dhe vajzash FC Vizioni Kosovonga Ferizaj  me dy ekipenjeri i djemve dhe një të  vashave, KF Besa-Peja me tri ekipe djelmoshash mosha te ndryshme, KF Feronikeli me dy ekipe djelmoshash, KF Gjakova me tri ekipe moshash te dnryshme djelmoshash, KF Malisheva vashatë, KF Prizrenn Spor me dy ekipe djelmoshashë mosha te ndryshme, KF Winner Kosovo me tri ekipe djelmoshashë mosha te ndryshme, ndërsa nga Republika e Shqipërisë janë : Special Olympics Albania YLBERI


Kujtojm se ky manifestim është i rëndësishëm për të rinjët pjesëmarrës dhe se do jetë gjatë në kujtesën e tyre. Për një mo­ment këtu të gjithë janë të përfshirë në këtë evenamang dhe të gjithë ndjehen si të jenë një komunitet. Ceremonia e Hapjes së Gothia Cup është e ngjashme me ceremoninë e hapjes së lojnave olimpike. Dhe kjo është pika kulminante e atmosferës që mbretëron në hapjen e Gothia Cup ku në fytyrat e të gjithëve sheh gëzimin, zemra të rritet nga kënaqësia dhe të gjithë do mba­jn në kujtesën e tyre për një kohë të jetës këtë ngjarje madhesh­tore dhe kulminante.

Në hapjen solemne të Gothia Cup kishte mbi 50 000 njerëz të pranishëm si lojtar, drejtues ekipesh, shikues dhe banor të Göteborg adhurues të këtij sporti për të krijuar një atmosferë magjike në Ullevi. Publiku luan një rol aktiv në kësi lloj shfaqje. Flamuri i shtetit më të ri në botë Republikës së Kosovës do valoj së bashku me flamujt e 80 shteteve të botës në Ulevi dhe Heden të Göteborg e kjo ka një vlerë shumë të madhe për Kosovën pjesëmarja e ekipeve kosovare në ketë turnir nderkombëtar. Kënaqësi dhe ndjejnja entuziazmi nga të rinjët tanë të pranishëm në këtë hapje ku së bashku me 80 flamujt tjerë valonin edhe falmuri kombëtar dhe ai shtetror i Republikës së Kosovës.  Ne mendojmë se në një aspekt keta të rinjë dhe të reja janë ambasador të Republikës së Kosovës në botë, janë ata të cilët prezentojmë në mënyrë dinjitoze vendin tonë në këtë turnir më të madhin të fubollit të të rinjëve që organizohet në botë. Kjo është kënaqësia e jonë, kjo është një e arritur e madhe e jona në arenën ndërkombëtare në fushën e sportit dhe besojmë se nese vazhdojmë kështu edhe FIFA dhe UEFA dhe organet e tyre do e kenë parasyshë rastin e Kosovës dhe së shpejti edhe ne do jem pjesë e tyre, e shihet se vec kemi bërë hapa në ketë drejtim, pra është shumë pozitive kjo pjesëmarrje në këto aktivitete sportive këtu në këtë vend mik në Skandinavi.


Stadiumi Ullevi, stadiumi më i madhe i Suedisë me 46 000 vende për ulje dhe vende për qëndrim e kapacitet shtesë, në te ceremonia e Hapjes Gothia ishte një rekord në 50 000 shikues ku Ullevi ishte mbushur absolutisht!

Qellimi kryesor i të rinjëve dhe të rejave kosovar ishte prezen­timi në mënyrë të denjë të futbollit kosovar në arenën nderkom­bëtare dhe prezentimi kulturës sportive të të rinjëve kosovar. Në këtë turnir më të madhin në arenën nderkombëtare për të rinjë që për cdo vjet mbahet në qytetin Götebog të Suedisë me emrin ”Gothia Cup” Republikën e Kosovës perfaqësojnë dhjetë  ekipe moshash të ndryshme si dhe një ekip i vashave kosovare.

Po ashtu këtë vit në ketë turnir po merrin pjesë edhe  djel­mosha nga Shqipëria.

Rezultatet ishin modeste për këta të rinjë por edhe një isnpirim për të ardhmen, sepse këta këtu fitojnë një përvojë me vlerë në sferën e futbollit dhe lojës së futbollit, por edhe udheheqësit e klubeve prezente kanë se cka të marrin në bagazhin e tyre kur të kthehen në atdhe.

Ne bemë një vizitë në vendqendirmin e klubeve kosovare dhe aty takuam djelmoshat dhe udheheqësin e klubit ”Feronikel” nga Drenasi, dhe me ta zhvilluam një bisedë rreth punës së tyre në klube, kushteve të punës dhe mundësi për ta cuar përpara futbollin Kosovar

Ishte për keqardhje mos ardhja e ekipit të vashave nga qyteti  i Malishvës , të cilat për shkaqe finansiare nuk kishin arritur të udhëtojnë për në Göteborg të Suedisë.

Në bisedë që patëm me treneret e Ekipeve të KF Feronikel  mësuam se ata janë të kënaqur me punën  e tyre dhe se do ia dalin që në këtë kampionat ata ta arrijnë qëllim dhe do jene në nivel.

Ekipi i 18 vjeqarëve nën udhëhqjen e trenerit të tyre Milaim Istogu na tha se të rinjët janë të kënaqur me akomodimin e  tyre dhe se edhe sot upa se ata din dhe mundën të prezentojnë një futboll kualitativ në këtë turinir botëror të futbollit këtu në Göteborg. Ky ekip i Feroniklit i 18 vjeqareve sot zhvilloj ndeshjen e pare  me kundershtar ekipin Norvegjez Buvik me rezultat 2.0, ndersa neser keta te rinje do të takohem me ekipin Gjerman në ora tetë të mengjesit. Ekipi I dytë I ketij klubi ata 16 vjeqaret per kundershtar kishin ekipin Norvegjez Oppsal IF dhe keta humbën ndeshjene  pare me rezultat 3:0, por I mban shpresa se neser ne ndeshjen e dytë këta do kenë forcë dhe dije kunder ekipit suedez Väderstad IK ndeshje e cila zhvillohet në ora dhjetë.

Êshtë kënaqësi pjesëmarrja e të rinjëve tanë këtu kështu thot organizatori i udhetimit të klubeve kosovare në Gothia Cup në Göteborg të Suedisë Bashkim Kume. Bashkim Kume ka një përvojë të madhe në këtë drejtim sepse ky është viti i nëntë i ti  ku bashkë me ekipe kosovare merr pjesë në këtë turninr ndërkombëtar të futbollit. Por siq thot vet Bashkim i këtë vit ky është i zhgenjyer sepse nuk ka pasur kurrrëfar ndihmerreth organzimit të udhetimit për në Suedi apo mbeshtjetje finansiare. Ai thotë se ne kemi paraqitur këtu pesë ekipe të tërinjëve kosovarë respektivisht kater ekipe të meshkujve dhe një ekip të femrave ku për herë të parë në historinë e futbollit kosovare do merrete pjese në njje turnir nderkombetar nje ekip i futbollit i femrave, por fatkeqë­sisht per shkak të mjeteve materiale u dashte të heqim dorë nga kjo sepse as komuna e Malisheveës nga edhe ishte ekipi i femrave nuk ka arritur të siguroj mjete qe keto vasha kosovare te udhetojnë se bashku me moshatrët e tyre, por sadokudo këtë vit tho Bashkimi kemi një kip vashash nga Ferizaj të cilat do na përfaqësojnë në këtë turnir.


Kjo është një shkollë e madhe për në thot trajneri i 16 vjeqarëve të Feronkelit Faruk Elshani, i cili ka fjalë miradie për organizatorët e turnirit si dhe për vet turnirin.

Faruku është plot entuziasëm nga puna dhe prezentimi i të rinjëve të Drenasit të cilët prezentojnë jo vetëm Drenicën por edhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por këta entuziast Kosovar thonë se nuk mjafton vetëm vullneti i të rinjëve por duhet edhe angazhim i të gjithëve në shtëpi që ne ta prezentojmë vendin tonë Republikën e Kosovës sa më mirë në arenen nderkomëtare.

 

TELEGRAM URIMI NGA SUEDIA

TELEGRAM URIMI NGA SUEDIA

Të nderuar zonja dhe zotërinj! Të dashur vëllezër e motra!

Jam i gëzuar të përshëndes ceremoninë e promovimit të librit të profesorit, pedagogut, arsimtarit, shkrimtarit, shkencëtarit  dhe veprimtarit të shquar, Fetah Bahtiri, ”Miku i madh i shqiptarëve, Ullmar Qvick (Monografi)”. Veçanërisht më bën të gëzuar se jam edhe redaktori i këtij libri që sot përurohet në Bibliotekën Kombëtare Univerzitare në Prishtinë, duke përshëndetur drejtorin e bibliotekës dhe në Kullën e të madhit Isa Buletini në Kosovën tonë të Dashur të Lirë dhe të Pavarur.

Libri del për herë të parë në dritë, në gjirin mërgatës shqiptare të Suedisë (në Skandinavi). Ky libër, shumë i qëlluar, bën një analizë të hollësishme për punën shumëvjeçare të albanologut, pedagogut, mësuesit dhe dashamirit të zjarrtë për shqiptarët, për gjuhën e tyre, duke hyrë thellë në shpirtin shqiptar, traditat dhe kulturën e hershme të këtij populli të coptuar në ca  pjesë që mbetën tejmatanë kufinjve të shtetit amë, Shqipërisë sonë të dashur. Ullmar Qvicku përmend pothuajse çdo detaj për shkëputjen e trojeve tona, për çështjen shqiptare në përgjithësi. Ky është, pra, Albanologu Ullmar Qvick. Sigurisht, shumë intelektualë nga Suedia e Skandinavia, kanë patur dëshirë të shkruajnë a të bëjnë sadopak për njeriun shumë human dhe të palodhur,  Ullmar Qvick.

Fatmirësisht këtë punë të mbarë, me shumë mundim dhe vetëfinancim, e morët Ju, i nderuari dhe i respektuari Profesor Fetah Bahtiri. Ju jeni ai që keni bërë një gjest fisnik duke shkruar për Mikun  e Madh të Shqiptarëve, Ullmar Qvick. Ju  na e zbardhët fytyrën para popullit të lashtë Suedez, para Familjes së nderuar të Ullmar Qvickut, para miqve të tij dhe shqiptarëve tanë në Suedi dhe në përgjithësi. Kur doli në dritë ky libër i bukur dhe i pasur, u pa qart se sa shumë kemi bërë ne për Ullmar Qvickun tonë. Me këtë rast shihet qart se Ullmar Qvicku ka ndarë kohë dhe mund intelektual, duke bërë shumë për shqiptarët. Ka qenë shumë leht të kërkojmë ndihmë nga Ullmar Qvicku, por ka qenë rënd t´i ndihmojmë ne këtij Burri të madh suedezo-shqiptar.

Ju përgëzoj zoti Fetah Bahtiri  me rastin e përurimit të librit Tuaj  për Mikun e Madh i Shqiptarëve. Ju përgëzojmë për këtë Monografi të pasur, si dhe për faktin që e bëtë të mundur të përurojmë këtë libër shumë të pritur vlerash të veçanta dhe, do të thoja një libër i çmuar për dritën dhe shpirtin e Kombit shqiptar, që do ta  gëzojnë shumë gjenerata dhe do ta çmojnë edhe miqtë tanë Suedezë.

Në fund, të nderuar pjesëmarrës, Ju përshëndes nga zemra me fjalët e Ullmar Qvickut: ”Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët”.

Mr. fil. Sadulla Zendeli Daja, Suedi

 

Ajet Nuro: Kupa e shqiptarëve të Kanadasë, mundësuar nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal

Ekipi i Hamiltonit fitoi Kupën e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Por fituesit e vërtetë të kësaj kupe ishin të gjithë pjesmarrësit sepse ata hodhën bazat e një tradite të bukur që shresojmë të vazhdohet.

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

Kupa e shqiptarëve të Kanadasë, mundësuar nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal

Ishte paralajmëruar që nga fillimi i majit një kupë mes shqiptarëve të Kanadasë dhe kjo fill pas kupës që ishte paraparë në Montreal më 17 qershor 2012. Ideja e një ndeshje mes shqiptarëve erdhi pas jehonës së këtij aktiviteti në Montreal dhe ishtin pikërisht kryetarët e shoqatave shqiptare të Montrealit, Hamiltonit dhe të Otavës, respektivisht zotërinjtë Kujtim Ismaili, Shani Pnishi dhe Arbnor Krasniqi, që i dhanë jetë kësaj ideje me qëllimin fisnik të një aktiviteti në shkallë të gjerë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Organizatorja e aktivitetit ishte Bashkësia e Kebekut në Montreal dhe kryetari i saj z. Kujtim Ismaili.

Pak historik …

Në fillim ishte paraparë të kishte edhe një ekip tjetër nga rrethinat e Torontos, nga Londoni apo Mississauga. Por, në ditët e fundit vetëm tre komunitete shqiptare mundën të paraqiten. Ndaj dhe organizatorët në Montreal përgatitën në 2 ditët e fundit një ekip të dytë. Por pse pikërisht Montreali, Otava dhe Hamilton? Nuk është çudi, pasi tradicionalisht, organizatat shqiptare që grumbullojnë në vetvete shqiptarët si në Otava dhe në Montreal, kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Pra, lidhja nuk mungon. Le të kujtojmë se z. Shani Pnishi i shoqatës së shqiptarëve të Hamiltonit ishte i pranishëm në ceremoninë e dorësimit nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal të portretit të Nënë Terezës Oratoriumit Saint-Joseph në Montreal. Pra edhe në këtë rast lidhjet mes shqiptarëve të Montrealit dhe Hamiltonit ekzistojnë. Kjo, mendoj se shpiegon realizimin e këtij aktiviteti nga këto tre organizata. Po Toronto? Le të themi nja dy fjalë më poshtë…

Kupa e Shqiptarëve të Kanadasë

Kupa u zhvillua ditën e dielë në datën 8 korrik 2012. Ndonëse korrik, për fat temperatura ishte e përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit. Si dëshmitar i përgatitjeve të aktivitetit, mund të them se jo vetëm organizatori, kryetari i shoqatës shqiptare këtu në Montreal, por edhe veprimtarë të tjerë të këtushëm, treguan interes që aktiviteti të zhvillohet sa më mirë e mbi të gjitha t’ia arrij qëllimit që ishte të argëtonte pjesmarrësit dhe të krijonte ura bashkëpunimi mes shqiptarëve që jetojnë në qytete të ndryshme të Kanadasë. Kështu, ishte nisma e disa veprimtarëve të Montrealit, sodomos e z. Hyzri Sinani, krijimi i një ekipi të katërt për të zbukuruar edhe më shumë spektaklin. Kështu, u krijuan 4 ekipe që përfaqësonin Hamiltonin, Otavën dhe 2 ekipe të Montrealit. Shorti vuri përball njëri-tjetrit Hamiltonin dhe Otavën dhe dy ekipet e Montrealit u vunë përballë njëri-tjetrit. Ndeshja e parë, ajo mes Hamiltonit dhe Otavës përfundoi me rezultatin 4:1 duke bërë që ekipi i Hamiltonit të tregoj një cilësi të veçantë futbolli.

Ndeshja mes dy ekipeve të Montrealit, përundoi 2:1 në favor të ekipit të parë që është ekipi i Ferizaj, fitues i kupës lokale të këtij viti.

Para finales së madhe, një ndeshje mes ekipit të Otavës dhe ekipit të dytë të Montrealit për të merituar vendin e tretë, bëri të mundur përgatitjen e dy ekipeve më të mirë për finalen. Ekipi i Montrealit në minutat shtesë mundi të fitonte vendin e tretë.

Finalja …

Ekipi i Hamiltonit që fitoi kupën e shqiptarëve të Kanadasë

Finalja mes ekipit të Hamiltonit dhe ekipt të parë të Montrealit ishte një farë spektakti me shijen e finales së Euro 2012. Përfaqësuesit e Hamiltonit, teknik, të shkathët, të saktë, të disiplinuar, të qetë ia dolën jo vetëm të fitojnë por me gola njëri më i bukur se tjetri. Kur unë i thash njërit prej tyre se jeni si Spanja (ekipi im më i preferuar…) ai m’a ktheu : – Jo, jemi si Kosova… Dua të sjell këtu punën e trainerit të ekipit z. Fatmir Laçi që gjatë gjithë kohës u rrinte lojtarëve pranë me udhëzime, me ndërrime, me inkurajime. Ekipi i Hamiltonit ishte një ekip i ri dhe siç n’a thanë, ai nuk ishte elita e futbollit që ata kanë në Hamilton. Prioriteti i organizatorëve ishte marrja në ekip e aktivistëve të shoqatës atje për të nxitur mbajtjen në këmbë të shoqatës. Por kuptohet që jo të gjithë mund të ishin në gjendje të vinin në Montreal. Ndonëse të gjithë lojtarët e Hamiltonit ishin për t’u dalluar po përmend një emër që e dëgjova të lakohej më shumë nga të tjerët dhe ai ishte Vullnet Nura si dhe kapiteni i ekipit z. Eroll Krasniqi. Fitorja 3:0 ndaj përfaqësueses së Montrealit ishte një fitore e pastër dhe plotësisht e merituar. Në mbyllje të ndeshjes ata u duartrokitën nga të gjithë të pranishmit.

Takim sportiv?

Kupa e futbollit e shqiptarëve të Kanadasë, nuk ishte vetëm një takim sportiv. Nga Otava veç ekipit dhe një delegacioni që e shoqëronte ishte edhe z. Ded Gjergji 76 vjeç, i cili, pasi lexoi numrin e fundit të Shqiptarit të Montrealit bëri vrejtjen se pse duhet të ketë vetëm « Shqiptari i Montrealit » kur ky koncept mund të jetë edhe më i gjerë. E njëjta vrejtje erdhi edhe nga Shani Pnishi i shoqatës së Hamiltonit. Pra, dëshira për të bashkëpunuar, për të shkëmbyer mes shqiptarëve këtu në Kanada është e madhe. Por, as puna për të realizuar një gjë të tillë nuk mungon.

Z. Ded Gjergji udhëtoi nga Ottawa për të ndjekur ekipin e zemrës, Otava…

Toronto?

Nuk do t’a kisha përmendur këtë element që mungonte në këtë festë të shqiptarëve të Kanadasë por dje, pasi kisha hedhur fotot e takimit në facebook një nga kontaktet në facebook bëri këtë pyetje : Po Toronto, a u ftua në këtë aktivitet? Nuk jam në gjendje të përgjigjem por di që z. Shani Pnishi u përpoq për të bërë të njohur këtë nismë ndër shoqatat shqiptare në rrethinat e Torontos. Sigurisht që prania e një ekipi apo delegacioni nga metropoli kanadez do t’i bënte nder një aktiviteti të till dhe natyrisht do krijonte lidhje më të forta mes shoqatave shqiptare. Kjo duke u nisur nga pesha që zënë shqiptarët e Torontos në jetën e shqiptarëve këtu në Kanada. Shpresojmë që një gjë e tillë të korrigjohet më pas.

Ndoshta për ata që ndoqën një aktivitet të tillë, mund të ketë edhe vrejtje por përtej ndonjë mangësie unë do të desha të përgëzoj organizatorin (çuditërisht ai ishte jo shumë i rrethuar nga anëtarë të kryesisë…) z. Kujtim Ismaili, z. Shani Pnishi (Hamilton) dhe z. Arbnor Krasniqi (Ottawa) për bërjen të mundur të aktivitetit. Dua të falenderoj edhe ata pjesmarrës në aktivitet, sportist apo spektator që lanë ndonjë aktivitet tjetër për të ndjekur Kupën e Shqiptarëve të Kanadasë e sidomos z. Ded Gjergji që erdhi enkas nga Otava si dhe dy miqtë e mi dr Gëzim Bytyçi dhe z. Shpëtim Kola me të cilët kemi qenë në kontakt të përhershëm që nga vizita ime e fundit në Ottawa.

Ajet Nuro

Montreal, Kanada 9 korrik 2012

 

Isni Idrizi Përfundoi viti shkollor 2011-12 në shkollën shqipe të mësimit plotësues


Përgatiti: Isni Idrizi

Foto: Luli Imeri


Përfundoi viti shkollor 2011-12 në shkollën shqipe të mësimit plotësues

30 qershor 2012,

Para shumicës së nxënësve dhe prindërve prezent në sallë, me një solemnitet rasti, u dorëzuan dëftesat dhe certifikatat e nxënësve që vijuan mësimin në gjuhën shqipe gjatë vitit shkollor 2011-12.

Atmosfera e fund vitit shkollor zakonisht është një atmosferë feste këtu në Lozanë, në lokalet e shkollës ku mbahet mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Nxënësit së bashku me prindërit e tyre, si zakonisht, në një numër të madh i përgjigjen ftesës për një takim të përbashkët në të cilin dorëzohen dëftesat dhe certifikata e nxënësve që kanë vijuar mësimin në gjuhën amtare. Këto dokumente, edhe pse të përkohshme, pasqyrojnë rezultatet e punës njëvjeçare si të nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve.


Edhe kësaj radhe, nxënësit të veshur si për ditë feste, ishin të gëzuar me të drejtë për shumë arsye. Së pari, se ishin së bashku me prindërit e tyre dhe se do të mund tu gëzoheshin rezultateve të tyre të arritura në shkollën shqipe. Por edhe takimi me shokët apo shoqet e tyre nuk është arsye më e vogël për tu gëzuar. Apo ndoshta, afrimi i pushimeve verore i bën ata edhe më të gëzueshëm. Nuk ishin të paktë nxënësit që shprehnin gëzimin për takimin e tyre të mundshëm edhe në vendlindje. Kërkonin adresat apo numrat e telefonave për tu takuar edhe në vendet e origjinës gjatë pushimeve sa të pritura po aq edhe të merituara.


Prindërit as kësaj radhe nuk prituan të sjellin ushqime të përgatitura nga kuzhina jonë e pasur, për të përfunduar edhe këtë vit shkollor rreth një tryeze të përbashkët përplot me ushqime dhe pije. Ky ishte edhe një rast për të shkëmbyer mendime, sugjerime apo vërejtje rreth punës sonë në edukimin e gjeneratës së re të fëmijëve tanë që tani më shumica e tyre ka lindur në mërgim.


Ishte emocionuese sidomos ndarja me nxënëset që këtë vit mbaruan ciklin e lartë të mësimit plotësues në gjuhën amtare. Kësaj radhe 3 nxënëset, Genta, Marigona dhe Amnorja, pas 9 viteve të kaluara në bankat e shkollës shqipe, mbaruan ciklin e lartë dhe me sukses i arritën objektivat e paraparë. Me anë të një video montimi të përbërë nga më shumë se 60 fotografi të zgjedhura, u paraqit jeta shkollore e këtyre nxënëseve gjatë viteve të kaluara në bankat e shkollës shqipe. Si mësimdhënësi i tyre ashtu edhe nxënëset në fjalë e shprehën mendimin e përbashkët se ato do të konsiderohen përgjithmonë si nxënëse të shkollës shqipe.


Me një dëshirë për punë edhe më të suksesshme si dhe për një numër edhe më të madh të fëmijëve tanë që të vijojnë mësimin në gjuhën e tyre amtare përfundoi ky takim i këndshëm dhe mbresëlënës që u mbajt në lokalet e shkollës shqipe në Coteau-Fleuri të Lozanës më 30 qershor 2012.


 

11 VITE ME ZËRIN E ARBËRIT NË NORVEGJI

 

MË 2 KORRIK KEMI PËRVJETORIN E 11-të

Radio Zëri i Arbërit në Norvegji sot kremton 11 vjetorin e punës së suksesshme. U themelua më 2 korrik tė vitit 2001 në qytetin e
vogël, por të bukur Universitar Ås i cili gjendet afro 30 kilometra nga pjesa verilindore e kryeqendrës Oslo. Që nga fillimi u ballafaqua
me kushte financiare, por mbijetoi falë sakrificës së punës vetëmohuese tė stafit. E vecanta e këtij mediumi është kultivimi dhe ruajtja me plot
gjelozi e vlerave kombëtare ku që nga fillimi i punës iu është thënë STOP pseudovlerave. Radio Zëri i Arbërit sot ka pushtuar botën dhe
dëgjohet edhe në Zelandën e Re e gjetiu kudo që ka shqiptar.


Me rastin e 100 vjetorit të PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ dhe të 11 vjetorit tė punës, së shpejti do të del në dritë libri me emrin:
"Me Zërat e Zërit tė Arbërit" - një monografi për punën e këtij mediumi, nga autori Imri Trena.

 

 

Nga Ajet Nuro: ashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal, do të ndërtoj një monument të Nënë Terezës në një shesh që do të mbaj emrin e Saj

 

Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal, do të ndërtoj një monument të Nënë Terezës në një shesh që do të mbaj emrin e Saj

Nga Ajet Nuro

Monumenti i Nënë Terezës, projekt i artistit BERNARD LEKGEGAJ

Në numrin e parafundit të gazetës “Shqiptari i Montrealit”, shqiptarëve të Montrealit iu bë e njohur nisma e një grupi shqiptarësh, të mbështetur edhe nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal, për ngritjen e një monumenti të Nënë Terezës në një shesh këtu në Montreal e në të njëjtën kohë krijimi i kushteve që edhe shqiptarët të kenë një kënd të tyrin këtu në metropolin e Kebekut, në Montreal.

Pas shumë muajsh pritjesh, më në fund lajmi i mirë e i shumë pritur erdhi: Minibashkia Sud Ouest pas pritjes pozitive që i bëri kërkesës së shqiptarëve, më në fund ka dhënë përgjigjen pozitive edhe zyrtartarishtë, shqiptarët e Montrealit mund të ngrenë statujën e Nënë Terezës në një shesh pranë metros Monk. Ky, nuk është një lajm i mirë vetëm për shqiptarët e Montrealit por edhe ata që jetojnë në qytete të tjera kanadeze.

Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal e themeluar para 11 vjetësh, ka patur shumë suksese në veprimtarinë e saj (që nuk do të thotë se gjithëçka ka kaluar si në vaj…) por nisma për ngritjen e statujës së bamirëses shqiptare këtu në Montreal dhe patja e një sheshi që shqiptarët mund t’a quajnë të tyre, është padyshim arritja më e madhe.

Një paraqitje kronologjike e kësaj nisme

Duhet thënë që ideatori i kësaj nisme është z. Taulant Dedja që e prezantoi idenë e tij në kryesinë e shoqatës së shqiptarëve këtu në Montreal pas shumë konsultimesh me intelektual dhe veprimtar të këtushëm. Pas vendimit të marr nga drejtuesit e shoqatës shqiptare këtu në Montreal, në datën 7 shkurt 2012, një delegacion i përbërë nga kryetari i shoqatës, Kujtim Ismaili, zonjusha Eleonora Maxhuni dhe zotërinjtë Taulant Dedja, Fatjon Luli dhe Besnik Bashi u takuan me kryetarin e minibashkisë Sud-Ouest z. Benoit Dorais dhe me znj. Huguette Roy, këshilltare. Pasi ata i folën për Bashkësinë Shqiptare të Kebekut në Montreal dhe veprimtarinë e saj, ata i paraqitën nismën e vendosjes së statujës së Nënë Terezës në një shesh në Montreal, nismë që u mirëprit nga drejtuesit e minibashkisë Sud-Ouest në Montreal.

Pas këtij hapi, Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal shpalli më 31 mars 2012, konkursin për realizimin e veprës, monumentit të Nënë Terezës. Në konkurs morën pjesë shumë artistë nga të gjitha hapsirat dhe fitues u shpall Z.BERNARD LEKGEGAJ, Tiranë.

Me vendimin e minibashkisë Sud-Ouest, tani ngelet vetëm realizimi i veprës dhe deri në festën e madhe të flamurit, edhe shqiptarët do kenë një kënd që do u përkas atyre dhe vetëm atyre. Të mos harrojmë se një vepër e tillë kërkon edhe një angazhim financiar të paparë nga ana e shqiptarëve këtu. Le të urojmë që të gjithë do ndihmojnë në kurorëzimin e kësaj nisme madhështore.

Ajet Nuro

Montreal, 27 qershor 2012

 

 


Faqe 5 nga 15

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 41 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1295864
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan



Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., New York


Filmi Agon u shtua në listën e filmave më të mirë për vitin 2013, realizim i përkryer i regjizorit të shquar Robert Budina. Filmi luhet me mjeshtëri nga aktori i ri Guljem Kotori i cili u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë” (Best Actor Award) në Festivalin e Filmit “Bloody Hero International Film Festival” në Arizonë, SH.B.A. Festivali u mbajt në shkurt 2013 dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve ishte me 10 shkurt. Filmi Agon fitoi çmimin “Filmi më i Mirë” (Best of Fest) me produksion të Era Film, Shqipëri.


Ky çmim duket sikur erdhi nga hiçi sepse ishte fare i papritur dhe nuk e prisja që filmi të vlersohej maksimalisht me çmimet më të mëdha të festivalit. Kam parë në garë ishin pjesa më e madhe filma amerikanë dhe shpresat për një çmim dukeshin fare të vogla. Anëtarët e jurisë dhanë të gjithë votën maksimale dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe të rihap edhe njëherë projektet për të ardhmen. Mendoj se Guljem Kotori që fitoi çmimin si Aktori më i Mirë është një talent i ri që dhe në filma të tjerë do të tregojë se ky çmim nuk ishte aspak rastësi për të. Edhe në raste të tjera ai është vlerësuar nga njerëz të ndryshëm të industrisë së filmit që kanë parë filmin Agon,” tha regjizori i njohur Robert Budina.   

Ishte e pa pritur dhe një surprizë shumë bukur për mua. Ky vlerësim më bëri të ndihem mirë për atë çka unë kam bërë në filmin Agon. Gjithashtu ky çmim më ka bërë të jem këmbëngulës akoma më shumë në karierën time si aktor dhe pse nuk kam bërë një shkollë për aktrin dhe nuk po e bëj momentalisht,” u shpreh aktori i talentuar Guljem Kotori.

“Eksperienca në filmin Agon ishte më e bukura ekzperiencë që unë kam pasur deri tani në jetë, në shumë aspekte. Kjo eksperiencë ka qenë si një shkollë për mua, më ka mësuar shumë gjera mbi filmin, mbi aktrimin. Falë aktorëve profesionistë që unë kisha në krahë, me në krye regjizorin Robert Budina dhe falë punës parapregatitore që ne kemi bërë, më  kanë mësuar shumë rreth aktrimit dhe filmit,” shtoi Guljem Kotori.

Filmi u realizua në Selanik dhe në Kapshticë të Korçës. Rolet kryesore luhen nga aktorët e talentuar: Antonis Kafetzopulos, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili dhe Marvin Tafaj (www.agonfilm.com).

Filmi Agon ishte përzgjedhje zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cikago (Chicago International Festival Film). Gjithashtu, filmi Agon është përzgjedhur në garën zyrtare të festivalit Bifest të Barit, një nga festivalet më të rëndësishme në Itali. Filmi u shfaq me 20 mars 2013 në orën 18:30 në teatrin Petruzelli. Menjëherë pas tij, në orën 20:30, Adriano Çelentano, këngëtari i njohur italian mori çmimin e karrierës si aktor. Njëkohësisht, filmi Agon është zgjedhur në festivalin South East European Film Festival, në Los Angeles, Sh.B.A., një festival shumë i rëndësishëm për Hollivudin dhe industrinë e filmit amerikan, që fillon në maj 2013.

Ndërkohë po presim përgjigje nga shumë festivale të tjera ku kemi aplikuar. Njëkohesisht filmi u shfaq në kinematë greke ku u prit shumë mirë, kam marrë shumë mesazhe nga publiku grek që e ka pëlqyer filmin. Filmi në pjesën më të madhe është pritur me shumë entuziazëm por nuk kanë munguar rastet kur ka pasur edhe reagime të forta kundër tij. Mendoj se kjo ndodh për faktin që filmi është shumë provokativ. Shumë festivale që kanë dashur të marrin fillimisht më pas kanë hequr dorë sepse filmi ka skena të forta dhune dhe nuk është i lehtë të "përtypet" nga audienca sidomos ajo europiane. I jemi afruar shumë festivaleve të mëdha si Kane, Venecia, Berlin dhe Tribeca por jemi eliminuar gjithmonë në çastet e fundit të perzgjdhjes,” tregon regjizori i filmit Agon, Robert Budina.