Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj
Debatt artikuj

Perktheu Bardhyl Selimi: Një shqiptare në Suedi

Perktheu Bardhyl Selimi

 

Një shqiptare në Suedi

Rozana vjen nga një familje e mesme në Shqipëri. I ati ishte oficer, nëna mësuese. Ajo ka një vëlla dhe një motër.

-Shqipëria është një vend i varfër, por nuk na kanë munguar gjërat më të rëndësishme. Unë ama nuk mund të kisha gjithçka, që dëshiroja. Mund të blija një palë pantallona të reja, një palë këpucë çdo vit. Disa herë kam blerë tesha të vjetra (të përdorura), tregon Rozana.

Megjithatë ajo ishte e kënaqur, kishte shëndet të mirë, kaloi një rini normale dhe të qetë, kreu me sukses shkollën dhe kishte marrë dëshmi të larta.

Si oficer i ati duhej t’u përshtatej transferimeve të shumta. Familja e kish ndryshuar vendbanimin pesë herë gjatë rinisë së Rozanës nga një qytezë në pjesën verilindore të vendit gjer për ca kohë në kryeqytet, Tiranë kur ajo mbushi 16 vjet.

Rozana mban mend që ishte e mundimshme të vije në qytetet e reja më të mëdha. Kërkesat në shkolla ishin më të larta dhe ajo duhet të mësonte më shumë pa hequr dorë.

- Në Tiranë gjyshërit e mij jetonin bashkë me ne, ishim shtatë pjesëtarë në të njëjtën shtëpi. Unë studioja për ekonomi në universitet. I pëlqeja shifrat dhe lexoja me ëndje gjithçka më duhej për provimet.

Kisha qejf të gjeja një vend pune në administratën shtetërore. Por kjo doli diçka thuajse e pamundur pa përdorur ryshfetin dhe unë nuk doja ta bëja kështu. Korupsioni është shumë i përhapur në vend. Lidhjet e mira dhe paraja hapin dyert, veçanërisht në zyrat shtetërore. Një vend pune në to mund të kushtojë vlerën një page vjetore prej 3000-4000 eurosh

Më thirrnin në intervista, bëja testime por vendet e punës i fitonin të tjerë.

-Ndjehesha e zhvlerësuar. Shokët e mij të shkollës, që kishin mbërritur rezultate më të dobëta se unë në universitet, gjenin punë.

Rozana punoi për një vit në një kompani lojrash fati. Pak e nga pak mori atje përgjegjësi të larta në detyrat administarative.

Në verë 2007 ndryshoi gjithçka. Ajo takoi Mujin që kishte një leje qëndrimi në Suedi. Banonte në Lidkoping dhe kishte ardhë në vendlindje, Shqipëri me pushime. Të dy u fejuan në atë shtator.

Bashkëshorti I saj i ardhëshëm i kishte folur shumë për Suedinë, për miqtë e tij atje, për vendin e mundësive, ku kushdo mund t’i realizonte ëndërrat e veta, për nivelin e lartë te jetesës, të drejtat për të gjithë, qytetet e bukura dhe liqenet.

Muj kujton se në fillim Rozana nuk interesohej për këtë.

-Unë u përpoqa shumë për arsimimin tim dhe nuk doja ta braktisja familjen, por dashuria bëri të sajën, thotë Rozana.

Ajo mori lejen për të ardhur në Suedi në vitin 2008. Ishte udhëtimi i saj i parë jashtë vendit.

-Lidkoping është diçka tjetër nga sa prisja unë. Mendoja që shtëpitë atje do ishin më të larta dhe njerëzit më të shumtë. Por unë pashë rrugë të boshatisura. Ndjehesha e vetmuar, pa familje dhe pa miq. Këtu ka largësi të mëdha, marrëdhënie të ftohta midis njerëzve. Une që isha mësuar me kontaktet e afërta, përqafimet dhe të puthurrat. Ende nuk jam kënaqur me këto gjera.

Shumë shpejt ajo e kuptoi që njerëzit në shtëpitë me qira mund të banojnë me mure të përbashkëta dhe vetëm sa të përshëndesin me krye. Në Shqipëri kjo është e papërfytyrueshme.Fqinjët kanë marrëdhenie njëri me tjetrin, pinë kafe, bisedojnë.

Buka suedeze është me shumë sheqer. Prandaj unë gatuaja vetë. Ajo i han bifteqet suedeze por jo harengat.

Katër ditë pasi mbërriti në Lidkoping nisi të mësojë suedishten.

Pata studiuar 16 vjet dhe tani m’u desh t’ja nisja nga zeroja. Vrisja mendjen se çfarë të bëja me jetën time. Duhet të luftoja, nuk duhet të shtrihesha në shtrat dhe të qaja.

Vlefshmërinë e arsimimit tim në ekonomi autoritetet suedeze e miratuan. Per gjashtë muaj bëra një arsimimin përgatitor për provimet në universitet, studiova ndër të tjera kompjuterin, edukatën qytetare dhe suedishten.

Bëra një stazh në një agjensi revizorësh për tre muaj, studiova si raportohen llogaritë e pagave, shitjet, blerjet, ndërkohë studiova suedishten me rezultate të larta për dy simestra në vend të katër si zakonisht. Dhe për katër vjet në Lidkoping linda dy fëmijë.

Tani ajo ka një vend pune në stazh deri në shtator. Nuk e din si do shkojë më pas. Thekson se ndjehet e fortë dhe e qetë me arsimimin e saj që e ka mbërritur. Veç kësaj më dëshirë do të studionte deri në nivelin e masterit.

-Dua të punoj dhe të marr pagë dhe të ndjehem e vlefshme. Por kur kërkoj një vend pune dhe dërgoj CV time, punëdhënësit vështrojnë mbiemrin tim dhe menjëherë heqin dorë. Kërkova punë në Lidkoping, Goteburg dhe Malmo, madje më ftuan në intervista. Por punëdhënësit nuk besojnë se unë e zotëroj suedishten dhe se jam sociale. Ndjehem e diskriminuar në tregun e punës dhe kjo është shumë dëshpëruese.

Ajo ka miq që i kanë ndryhuar mbiemrat për të pasur më shumë shance pune.

-Këtë gjë nuk kam ndërmend ta bëj, thotë Rozana.

E kanë pranuar në një kurs për ekonomiste në raportimin e llogarive në Lidkoping. 106 vetë mëtonin, 32 u pranuan.

-Por gjer në shtator në se nuk do gjej punë aty ku bëj stazhin tani ose në ndonjë kompani tjetër, do filloj të studio.

Rozana thotë se në Lidkoping e trajtojnë mirë. Si person privat nuk ndjehet e veçuar ose e keqtrajtuar. Ka edhe shumë miq në kishën e pendesave në Lidkoping.

(Marrë nga një gazetë suedeze)

Perktheu Bardhyl Selimi

 

Luan Çip: LAURA NEXHAT MERSINI, VLONJATJA SHKENCËTARE Nga Luan Çipi

LAURA NEXHAT MERSINI, VLONJATJA SHKENCËTARE

Nga Luan Çipi

Laura Mersini - Houghton, doktoreshë në fizikë, është profesoreshë e fizikes teorike dhe kozmologjisë në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, qysh nga 1 janari 2004. Ajo është shkencëtare aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së  “Big Bengut”,  që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ‘multiverse’. Një nga aspektet e kësaj teorie nga shkencëtarja e shquar është zbulimi i evidencave astrofizike për parashikimet e teorisë së saj në lidhje me ekzistencën e universeve të tjera, përtej universit tonë, të krijuar në periudhën para ‘Big Beng’ në mënyrë kuantike.

Vlonjatja Laura Mersini i ka të dy prindërit nga Vlora. Babi i saj është matematikani dhe ekonomisti i shquar Nexhat Mersini, vdekur para  një viti, studiues dhe shkencëtar, zbatuesi i parë i metodave matematikore në ekonominë e vendit tonë. Ajo e shpjegon prirjen dhe aktivizimin e saj shkencore nga gjeneza, inkurajimi dhe ndihma e të atit dhe është mjaft krenare për të. Laura e adhuronte Nexhatin jo vetëm si baba por dhe si shokun më të besuar dhe bashkëpunëtorin  e saj më të ngushtë.

Laura Nexhat Mersini ka mbaruar me rezultate maksimale kursin e veçantë pesë vjeçar për fizikë, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ajo kujton dhe deklaron me krenari se niveli i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në lëndët shkencore për matematik – fizikë, ka pasur staf të kualifikuar pedagogësh dhe nivel të lart akademik e shkencor, aqsa kur plotësoi studimet pasuniversitare dhe kreu specializimet në Amerikë, ajo nuk dalloi diferenca të theksuara me ta. Me që pedagogët e mi janë edhe tani po aty, mendoj shton profesoresha, se ky nivel vazhdon të jetë në një shkallë edhe më të lart.

Laura Mersini kreu studimet plotësuese pasuniversitare në SHBA, fillimisht si studente ‘Fulbright’  në janar 1994 dhe më tej u specializua dhe u pajis me M.Sc. në Universitetin e Marylandit dhe në vitin 2000 mori doktoraturën në Universitetin Wiskconsin-Milwaukee.

Ajo punoi si shkencëtare dhe vazhdon të thellohet e të kontribuojë: Për origjinën e universit dhe të materies në fiziko-kozmologji;  për misterin e energjisë së  errës, që përben 75% të energjisë së universit; për “teorinë e fijes” në fizikë; për gravitetin dhe teorinë kuantike në hapësirën e lakuar, etj

Laura Mersini është nga të paktat femra në botë, që merret me studimet shkencore në fizikën teorike. Ajo mendon se kjo është një punë mjaftë e vështirë dhe që kërkon njohuri të thella në disa drejtime dijesh, si në teorinë e relativitetit  të Anshtajnit, në teorinë e mekanikës kuantike dhe në atë të fizikës klasike.

Si i shpjegon shkencëtarja jonë kozmologe disa mistere hapësinore:

-Momentin e parë të krijimit të hapësirës kozmike për universin tonë, shkencëtarja e lidh me “Bing Bengun”, kur  u bë shpërthimi i parë i tre dimensioneve hapësinore nga një hapësirë shumëdimensionale (me 10 dimensione ne ‘String Theory’).

-Po nga erdhi kjo energji, para se të ndodhte shpërthimi (Bing Bengu)? Kjo nuk është vërtetuar ende dhe njihet si fusha misterioze e gravitetit klasik. Deri tani hulumtimet në këtë fushë kanë ecur tepër ngadalë, sepse shkencëtarët duhet të kombinojnë dy teori: atë të gravitetit të Anshtainit dhe teorinë e mekanikes kuantike. Unë kësaj i dhashë përgjigje, shpjegon shkencëtarja, duke përdorur energjinë kuantike të ‘String Theory’, duke shfrytëzuar parimin e forcave të kundërta gravitacionale të energjisë e materies. Kjo është teoria e parë që nga ana eksperimentale është testuar në lidhje me parashikimet që ne derivuam për të verifikuar këtë. Kështu energjia e Bing Beng vjen nga hapësirë - koha, krijuar njëkohësisht, kur kjo hapësirë e energjisë, si rezultat i procesit të kompaktifikimit të boshteve dhe të pleksjes nga dhjetë boshte në tre (lartësi, gjerësi, gjatësi), shkakton shpërthime energjish dhe krijon shumë Bing Beng.

-Energjia e errës është një tjetër fushe studimore e shkencëtares. Ajo është energji e hapësirë kohës dhe nuk ka lidhje me energjinë e grimcave materiale (me te cilat jemi familjarizuar) dhe si e tillë ngelet ende një energji misterioze dhe e pa shpjeguar nga fizika, sepse ka veti të çuditshme, pa fushë gravitacioni tërheqës, përkundrazi me presion negativ, pa fushë shtytëse gravitacionale, që vërtet kuptohet matematikisht dhe shikohet eksperimtalisht, por nuk karakterizohet nga proceset e ruajtjes dhe të ndryshimit. Ende nuk ka një model përfundimtar të energjisë së errës. Ne këtë drejtim edhe vet Anshtajni paraqiti dyshime dhe e konsideron si budallallëkun më të madh të tij,  si të pakonceptuar fizikisht.

-Universi ynë teorikisht nuk është i vetëm, por multivers. Secili nga universet ka kushte specifike dhe ciklin e vet të evolucionit dhe kështu ka mundësi që, disa prej  tyre, të jenë në kushte zhvillimi të njëjta, apo edhe të ndryshme nga njëra tjetra.

Vlonjatja Laura Mersini edhe pse e ngarkuar me punë shkencore dhe akademike, vjen thuajse çdo vit në Shqipëri, në Tiranë dhe në Vlorë, për t’u takuar me njerëzit e saj të dashur, të afërt dhe me miqtë e saj të shumtë. Parvjet asaj i rezervoi një takim të posaçëm vet kryeministri i Shqipërisë. Laura është  një grua e thjeshte, e dashur dhe komunikuese, energjike dhe e re në moshë, nënë e një vajze 2 vjeçare. Ajo e ka burrin anglez, po dhe ai gjithashtu  i angazhuar për disa vite me punë në Shqipëri dhe në Kosovë, vende me të cilat është dashuruar dhe lidhur

ngushtësisht.

Nexhati, Laura dhe Stela

Laura ka një vëlla, ekonomist biznesmen në Kanada, Aurel Mersinin, më të vogël, të martuar  me një djalë, si dhe nënën, Stela Mersini, që banon me të birin, më së shumti në Kanada. Ajo është, gjithashtu, me arsim të lart, financiere në pension.

E kam njohur Laurën, vajzën e mikut tim të hershëm, ekonomistit shkencëtar Nexhat Mersini, qysh kur ishte fëmijë. Ajo edhe në shkollën e mesme tërhiqte vëmendjen e mësuesve për talentin e lindur dhe të trashëguar për matematike dhe fizikë dhe për gjuhet e huaja. Puna e gjatë këmbëngulëse shumë vjeçare dhe arritjet e shkencëtares astro fizikanes amerikane (shqiptares së mirëfilltë Laura Nexhat Mersini) në fushën e fizikës teorike dhe kozmologjisë janë çudibërëse dhe mjaftë të suksesshme. Ajo, që duhet të ishte nderi i kombit, krahas shqiptareve të spikatura Mirela Bogdani e Amelia Kotte, është fare pak e njohur, pak e çmuar, pak e vlerësuar dhe e propaganduar si krenari e përfaqësuese e kombit dhe mund të themi, se duket paksa e nënvleftësuar në vendin amë, megjithëse në Amerikë zë vend si shkencëtare, pedagoge universitare edhe është referuese aktive në seminarët ndërkombëtar mbi hapësirën kozmike dhe për krijimin e  origjinës së gjithësisë.

Në faqet e internetit dhe deri në Wikipedia unë u njoha sadopak, me veprimtarinë e vlonjates shkencëtare, Laura Mersini dhe më vjen mirë si shqiptar të shkruaj dy fjalë, të krenohem me të dhe ta ndaj gëzimin me ju.

Vlorë, më 19.07.2012

 

Rovena Vata:Koliqi përmës trinitetit: uji, zjarri, dheu (toka)

 

Rovena Vata-QSA-Tiranë


Koliqi përmës trinitetit: uji, zjarri, dheu (toka)


Sipas konceptit të filozofëve triniteti qëndronte të elementë si: uji, zjarri, dheu, kurse sipas Koliqit - tregimtar triniteti qëndronte respektivisht të këta elemnetë si: Mali, rrajnët, uji.

Sipas filozofëve lënda që ndodhet në thelb të gjithçkaje dhe që transformohet nga njëri send tek tjetri, është uji. Një tjetër thoshte: është ajri. Një i tretë: është zjarri. Një i katërt: është pafundësia.

Por asnjeri prej tyre nuk tha: është toka. Kur filozofët e Miletit thanë: është uji, ajri, zjarri apo vetë pafundësia, nuk është që me këto emra të kenë shënuar “elementet”, në kuptimin material të fjalës[1].

Fshehtësia dhe mistika e ujit asnjëherë nuk është e sqaruar deri në fund. Uji është i lidhur drejtpërdrejt me proceset më organike dhe veprimtarinë jetësore, ndaj njeriu e ka ndjerë shpesh mungesën e tij kur s’e ka pasur, ashtu sikundër i ka kënduar, kur e ka  gjetur dhe e ka rrethuar me gurë, a thua për t’a pronësuar apo për t’a mbrojtur nga syri i keq.

Herakliti mbron idenë se të kundërtat janë kushti i të gjithë sendeve. Këtë ai e shpreh me anë fjalësh të figurshme, mitike: “Përplasja është babai i të gjitha sendeve”.

Vetë ndryshimi është një lëvizje e përhershme që i bën sendet t’i nënshtrohen atij. Helakliti nënvizon me forcë përvojën e ndryshimit. “Gjithçka rrjedh..” “Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë”. Kur kthehesh te lumi për herë të dytë, uji i mëparshëm tanimë ndodhet larg; është një lumë tjetër, një ujë tjetër[2].

Një nga elementet, që sundon përveç ujit, është zjarri. Edhe në këtë rast, jo zjarri krejt material dhe si një fenomen shpërbërjeje, por një zjarr që është njëkohësisht logosi. Logos është një fjalë greke që do të thotë “arsye”, “logjikë”, “gjuhë”, “ligj[3].

Zjarri përfaqëson fuqinë e të menduarit në mënyrë racionale, me ndihmesën e së cilës kuptojmë botën ndijore – ajo që sot quhet shkencë e natyrës. Sigurisht Platoni nuk e përdor këtë fjalë; por nënkuptohet që bëhet fjalë tamam për të kapur rregullësinë midis fenomeneve, pra për të zbatur ligje. Shkenca na lejon të parashikojmë, dhe me këtë veti të na orientojë në gjirin e botës ndijore[4].

Psikologjia e kombeve shpesh zbërthehet edhe nga këngët që i ka thurur ujit jetëdhënës ku shpesh brenda reales ka ndërtuar irealen.

Dhe ujërat vazhduan të pakësohen deri në muajin e dhjetë... Pastaj lëshoi pëllumbin për të parë nëse ujërat ishin pakësuar mbi sipërfaqen e tokës.  (Zanafilla 8:5,8)

Gjithnjë imazhi i ujit ka qenë i lidhur me shkretëtirën: shkretëtira sjell vdekjen dhe uji jetën. Pra, si një sfidë ndaj vdekjes:

Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë çelikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit. Dhe Perëndia qe me djaloshin: Ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku. (Zanafilla 21:19,20)

Uji ka qenë i lidhur me figurën femërore (vashë, nuse, grua). Pranë burimit rri gjithmonë një grua e bukur. Pra, uji është jetë, vazhdimësi, ushqim, shenjtëri, ardhmëri: ubël, i ëmbël, t’ëmblël, t’âmbël.

Vajza ishte shumë e bukur.... Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe e u ngjit përsëri lart. Atëherë shërbyesi vrapoi në drejtim të saj dhe i tha: Lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote. ”Ajo u përgjigj: “pi zotëria im”, pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë. (Zanafilla 24:16,17,18)

Në mitologjinë shqiptare përmendim figurën Floçkat ose Gërshetëzat, të cilat ishin vajza të bukura me flokë të gjatë që ruanin ujërat e liqeneve dhe të lumenjve. Mirëpo shpesh burimet thaheshin dhe imagjinata popullore fajësonte kuçedrat, të cilat sipas mitologjisë banonin në shpella ose liqene ose dete nëntokësorë dhe komunikonin me botën jashtë me anë të gurrave që e rridhnin ujin nga mali. Në të tilla raste kërkohej përherë një kurban, njeri ose kafshë e zgjedhur dhe pa cen. Kuçedrat mbyteshin ose vriteshin vetëm nga burrat dragonj. Me kuçedrën luftonte dragoi, princi, bariu apo  njeriu ynë, me porosi e simbolikë se lufta për ujin kërkontë mund e sakrifica[5].

Ky rrezik i ka ndenjur njeriut pezull, pasi këto qënie të përbindshme ose mbillnin thatësirë ose sillnin përmbytje. Pra, në këtë rast i marrim si antipode të nimfave të cilat i ruanin ujërat. Pranë ujit gjendet gjithmonë një nimfë.

Në mitolologjinë greke përmendim figurën e Sirenave, të cilat tunduan Odiseun me këngën dhe zërin e tyre. Kujtojmë Tetidën, Perëndeshën e deteve, nënën e Akil hyjnorit që i siguroi të birit gjysmëpavdekësinë nëpërmjet ujit, (përveç thembrës.) Sjellim ndërmend edhe Afërditën, e cila u lind nga shkuma e detit. Mitologët evidentojnë se në të gjitha rastet kemi të bëjmë me personazhe fantastikë femërore, të ardhura nga njeri-brez në tjetrin deri tek ne.

Puset nuk u krijuan vetëm për njeriun. Disa prej tyre shërbejnë edhe për të shuar etjen e bagëtive. Pranë njeriut të etur gjendet gjithmonë edhe kafsha e etur, bagëtia me të cilën ai ka lidhur jetën, pasi që në fillesa e deri vonë  njerëzimi (pjesa më e madhe e tij), ka bërë jetë baritore, nëpërmjet të cilës siguronte mbijetesën:

“Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri tek burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij. (...) Ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatullat e saj dhe u përgjigj”; “Pi dhe do t’u jap të pinë edhe deveve të tua. “Kështu unë piva dhe  ajo u dha të pinë edhe deveve.” (Zanafilla 24:19,46)

Pranë ujërave zakonisht bëheshin takimet e dy të rinjve të dashuruar. Djali pi ujë nga shtamba e vajzës, shpesh edhe nga duart e vajzës: Prej këtej rrjedh edhe shprehja popullore: “Të çon në burim, por s’të jep ujë.”

Ja unë po ndalem pranë burimit të ujit; bëj që vajza që ka për të dalë për të marrë ujë dhe së cilës do t’i them: “lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote” dhe që do të më thotë: “pi sa të kesh nevojë dhe do të marr ujë edhe për devetë e tua”, le të jetë gruaja që zoti i ka caktuar djalit të zotërisë tim. “Oh, lermë të pi.

(Zanafilla 24:43,44,45,46)

Në kohët e hershme njerëzimi, në pamundësi për të qenë zotërues i natyrës, ishte skllav i saj, dhe i është dashur të gërmonte me ditë të tëra për të gjetur një burim uji:

Dhe Isaku filloi të hapë puse uji që ishin hapur në kohën e Abrahamit... Pastaj shërbëtorët e Isakut gërmuan në luginë dhe gjetën aty një pus me ujë të freskët. (...) Shërbëtorët hapën pastaj një pus tjetër(...) Atëherë ai u largua që andej dhe hapi një pus tjetër... (Zanafilla 26:18,19,21,22)

Edhe grindjet e kanë zanafillën pranë puseve. Shpesh uji i shenjtë ka qenë “mollë sherri”. Kjo tregon jo vetëm rëndësinë jetike të tij, por edhe vlerën, pasi konsiderohej thesar, pasuri. Por barinjtë Gerarit u grindën me çobanët e Isakut, duke u thënë: “Uji është yni!” (Zanafilla 26:20)

Edhe vrasjet më të errëta janë përpjekur të fshehin gjurmët e tyre brenda puseve: Kur Jozefi arriti (...) këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte der tek këmbët; pastaj e kapën dhe e hodhën në pus.     (Zanafilla 37:23)

Gjatë kohërave në disa raste ose le të themi shpesh edhe vetëvrasjet janë kryer duke u mbytur nëpër puse. Burimi i ujit vjen nga zemra e tokës dhe si i tillë forca e gravitetit e ka përçuar ligjin e tërheqjes me kah nga poshtë, pra e gjejmë me vend të përdorim eufemizmin në botën tjetër.

Uji është i lidhur shumë me jetën e njeriut, qoftë për t’i bërë mirë atij, qoftë për t’i bërë keq. Mungesa e ujit sjell thatësirë. Ujët e rrëmbyeshëm shkatërron bereqetin dhe mjedisin ku banon njeriu. Ujët e liqenit apo të gurrës është vend i mistereve, i ankthit. Njerëzit shpreshherë janë bërë viktima të mbytjes në lumenj e liqene[6].

Por shenjtërimi i ujit ka lidhje edhe me ritualin e Pagëzimit. Është edhe një ditë e shënuar në nder të tij: Dita e ujit të Bekuar, më 6 janar të çdo viti ku riciklohet shenjtërimi i të gjithë ujërave të botës.

Fundi i njerëzimit do të jetë në mbretërinë e ujit çdo gjë do të kthehet në zanafillën e saj fillestare në pluhur dhe baltë.

Pranë ujërave ngriheshin kampet, ose vendosej ushtria e lodhur nga luftërat dhe betejat. Zgjidhej, kështu një vend pushimi ku ushtarët të shuanin etjen dhe të mos rrezikonin të vdisnin nga thatësira, pasi përgjithësisht luftërat nuk janë bërë në dimër, por në kohë të thatë: pranverë-verë-vjeshtë.

Ja se si Perëndia u siguron ujin izraelitëve, nëpërmjet Moisiut:

... ecën tri ditë në shkretëtirë dhe nuk gjetën ujë. Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut duke thënë: “çdo të pimë? “Kështu ai i bërtiti Zotit dhe Zoti i tregoi një dru, ai e hodhi atë në ujë dhe ujërat u bënë të ëmbla. Kështu arritën në Elim, ku kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma dhe e ngritën kampin e tyre pranë ujërave. (Eksodi 15: 22,24,25,27)

Koncepti i ujit ishte shndërruar në metaforën e cila nënkuptonte si të mirën ashtu edhe të keqen, bekimin dhe mallkimin. Dhe gjuha kishte hyrë në aksion me shprehje proverbiale dhe porosi të ndryshme paradigmatike të lidhura ngushtë me ekzistencën e njeriut të kësaj treve: Për punë dhe fat të mbarë: I ka ardhë uji në mulli, për diçka të favorshme me nuancë egoizmi: Çon ujin në mulli të vet, për aftësi dhe zotësi: Nxjerr ujë nga guri, kurse me konotacion mallkimi: T’japsha ujë me lugë!

Niçe thotë: “Filozofia greke, pa u shqetësuar se mos ideja e saj është e pakuptimtë dhe e çuditshmë, fillon me tezën, se uji është fillimi dhe burimi i të gjitha sendeve”.[7]

Shkenca, gjithashtu, njeh me dhjetra raste të studimit mbi lidhjet mes ujit e jetës së qenieve të gjalla, sikurse është provuar tashmë se përbërja kimike e ujit të detit është e njëjtë me atë të gjakut, çka aludon për një fillesë të jetës njerëzore e të kafshëve nga uji.

Analogjikisht edhe në lirikën e dashurisë së Lasgush Poradecit e gjejmë një këngë kushtuar ublës, gurrës, ose kroit (siç e quan ai), duke shfrytëzuar sfondin arketipor mitik të gërshetuar me realitetin shoqëror. Për “kroin”, siç e dimë u shkruan shumë poezi në letërsinë shqipe. Në këngët popullore, “kroi” u këndua edhe më shpesh.

Poezia “Kroi i fshatit tonë” e Lasgushit mund të themi se është poezia kryevepër që bën fjalë për dashurinë e të rinjve e që lidhet me kroin. Takimi i Rinës dhe Milosaout ndodhi te kroi i fshatit, ndërsa kënga “Mora shtamat për me shku në krue[8], është ndër këngët më të bukura popullore që flet për dashurinë dhe kroin.

Kroj i fshatit tonë, ujë i kulluar / ç’na buron nga mali dyke mërmëruar/ (...) / Kroj i fshatit tonë, ngjyrë-‘rgjendi-i-lyer/ që nga rrëz’ e malit, ç’na buron rrëmbyer/ (...) Kroj i fshatit tonë, tetë sylynjarë/ nër tetë krahina qenke, kroj i parë/ (...) / Kroj i fshatit tonë, n’atë mal me fletë/ derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë.[9]

Në eposin e kreshnikëve jepet uji, gurrat jepen në këtë trajtë: “Lum e lum se ç’ndriska vala e detit,/ kur terthuer i bika rrezja e diellit”[10], “Njiqind koka me i pasë ju s’e lani, Gjergj Elez Alinë trim mbi trima! E di mirë sa fort ju ha zilia me i ba rob raban’t e Bregut t’Detit,/ Ç’tmerr kotorre e deri n’Shkamb t’Ulqinit,/ bregun për të gjatë e n’kala t’Shkodrës”[11], “Kalo bjeshkën, atje poshtë ndër zaje,/ atje ka burime e gurra t’freska, mbushe shtambën motër, ma njom buzën”[12], “Nëpër bjeshkë ata janë nisë me shkue, me u flladitë, mbushe shtambën motër, ma njom buzën”, “Te nji log i bukur plot me mrize, vend pushimi, kroje e gurra t’cemta[13]”.

Brenda logjikës interpretative të shumë studiuesve, të cilët janë përpjekur të zbërthejnë simbolikën e ujit, do të evidentonim faktin se sa më shumë i afrohemi dritës aq më shumë na mbulon errësira e mistikës së kroit, ublave në shekuj. Simboli ka të bëjë me shumë gjëra dhe me asnjë. Shkurt nuk dihet se çka është[14].

Në përmbledhjen e tij Mitologjitë[15] Barthes-i aplikon analizën semiotike të studimit të kulturës si shenjë e ngarkuar duke analizuar mundjen, reklamën, Citroenin, mitin etj. Barthes-i, merr rolin e demistifikuesit të miteve të kulturës massive dhe tenton të na bëjë me dije se mitet nuk janë vetëm deluzione, truke apo struktura të fshehta që na e sajojnë botën para nesh, por ato ngarkojnë rëndë edhe filmat, fotografitë, plastikën, sapunin, televizionin, veturat etj.

Lévi-Strauss-i kishte aplikuar metodën strukturale në studimin e shoqërive “primitive”. Hulumtimet e tij etnografike dhe aplikimi i principeve struktualiste kishte rezultuar në librat Antropologjia strukturale (Anthropologie structurale (1958), Mendimi i egër (La Pensée sauvage (1962) dhe E gjalla dhe e gatuara (Le Cru et le cuit (1964).

Lévi-Strauss-i arriti t’ia ndërrojë kahjen antropologjike nga studimi i domethënies specifike të ritualeve në shoqërinë primitive drejt një studimi dhe kuptimi structural të sistemeve të shenjimit (singnifie/signification) të cilat kanë të bëjnë me shoqërinë në përgjithësi, qoftë ajo primitive apo civilizuese.

Barthes-i u influencua mjaft nga Lévi-Straus dhe veprat e tij si Sistemi i modës dhe Mitologjitë janë vepra që tregojnë këtë influencë. Mitologjitë vjen e behët një ndër veprat kryesore si model i studimeve kulturore në botën angolofone.



[1] Zhanë Hersh, Habia filozofike, Dituria, Tiranë, 1995, f. 11.

[2] Zhanë Hersh, Habia filozofike, Dituria, Tiranë 1995, f. 15-16.

[3] Zhanë Hersh, Habia filozofike, Dituria, Tiranë 1995, f. 16.

[4] Po aty, f. 17.

[5] Ruzhdi Ushaku, “Ulqini në përmasa kërkimi dhe frymëzimi”, “LIKA”, Ulqin, 2010, f. 175.

[6] Mark Tirta, “Mitologjia ndër shqiptare”, Mësonjëtorja, Tiranë, 2006, f. 62.

[7] Nietzsche Fridrich, “Filozofët”, Apollonia, Tiranë. 2001, f. 13.

[8]Vebi Buxheti, Hamit. Xhaferi, Mustafa Ibrahimi, “Studime etnolinguistike, folklorike dhe sociolinguistike për kulturën shqiptare në Maqedoni”, UEJL,Tetovë, 2008, f. 9.

[9] Lasgush Poradeci, “Vepra letrare”, Naim Frashëri, Tiranë, 1990, f. 113.

[10] Kole Jakova, “Kreshnikët”, A. Z. Çajupi, Tiranë, 1994, f. 212.

[11] Po aty, f. 214.

[12] Kole Jakova, “Kreshnikët”, A. Z. Çajupi, Tiranë, 1994.

[13] Po aty, f. 35.

[14] Basri Çapriqi, “Simboli dhe rivalët e tij”, Kosova Pec center, Prishtinë, 2005, f. 105.

[15] Shih: Barthes, R. Mythologies, London, 2000.

 

 

Milazim Kajtazi : MËRGIMTARET DHE FËMIJET E TYRE, BALLAFAQIMET DHE SFIDAT E TYRE, PRO DHE KUNDER

Milazim Kajtazi

MËRGIMTARET DHE FËMIJET E TYRE, BALLAFAQIMET DHE SFIDAT E TYRE, PRO DHE KUNDER


Në fillim të ketij opinioni,konsideroj se për shumë mërgimtarë koha ju iku.
Çka dua të thëmë më ketë.Mërgimtaret në përendim sidomos ata të viteve të 90-ta të cilet më apo pa deshirë (temë në vete qe do diskutim të posaqem)iken nga Kosova po thuaj të gjithë më familje,por edhe ata të cilet ishin beqar shfrytëzuan mundsin e marteses më ndonjë të huaj për të bërë lejeqendrimin(shumë prej tyre krijuan familje gjegjsishtë gjetën fëmijë me keto të huaja)apo edhe u ndan për kunder çmimit që paguan qoftë në të holla qoftë çmimin qe paguajn ata fëmijë qe tash më jetojn pa prind gjegjsisht të nëna,vetëm e vetëm të martojnë një vajzë shqiptare nga Kosova ,në menyrë qe të ruhet tradita dhe zakoni i gjoja mos përzirjes se fares dhe gjakut.
Një pjesë e vogel përjetoj edhe më të keqen dhe mbetën rrugëve pa pasurë një familje të shendoshë dhe ngrohtesi familjare ,ndersa një pjesë e tjetër më gjasë edhe jetojnë më keto të huaja.

Ketu luan një rol të veçant edhe feja dhe relegjioni,ku dihet se nga Kosova (duke i përjashtuarë shqiptaret e Shqipërisë,por jo edhe të pjesës lindore të saj apo Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës)shumica janë më besim musliman ku edhe ndoshta ishte edhe vendimtare për mos bashkëjetesen me të huaja ,duke besuarë gjithëherë ne atë për fjalet e botës dhe të afermeve te tyre.
Mirëpo keta disi kaluan gardhin më gjithë keto veshtersi qe kan pas dhe kanë ne vazhdimsi dhe për problemet qe keto telashe ju krijojnë gjatë jetës së tyre të re më martesat e tyre të dytë,mëgjithë atë disi ja dalin për faktin se keta kanë ardhë me një mentalitet sa do pakë kosovarë e shqiptarë të rujtjes së traditës dhe zakonit.

Por janë ata mërgimtarë me familje të cilet më gjasë tani po e hjekun të zit e ullirit.Po e paguajnë çmimin ndoshta më rënd dhe të dhimbëshëm të mbarë mërgatës shqiptare,jo pse edhe vet i takoj ketij rangu por se realiteti flet kështu.Ketë mërgimtarë të ketij rangnu,janë gjend para sfidave të radhës që se paku nese terheqim një paralele më vllëzerit dhe motrat tona në Kosovë qe nuk i kanë keto, ketu pos ndrrim të gjeneratave dhe përplasjet qe ndodhin aty prind /femijë ketu ne mërgat kemi të bejmë edhe më ndrrim të mentaliteteve ,në keqkuptim dhe mos kuptim ndermjetveti gjuhësorë,ndrrim të traditave dhe zakoneve,ndrrim të rrethit ku jetojm,ndrrim i kulturës e shumë të tjera ku fëmijet e tyre rriten dhe edukohen ketu dhe ballafaqimet më prinderit e tyre,për faktin se nuk kanë mentalitete të njëjta.Andaj thashë që në fillim se për shumë mërgimtarë koha iku ata mbeten më atë mentalitet të viteve të 90-ta dhe nga friga se mos po bëhen horë ata janë vetë izolu,janë vet mbyllë si kërmilli në gezhoj duke tentuarë të mbrohet nga rrethi i eger qe konsideron se po e rrethonë,duke jetuarë ne Geto gjithëherë si formë për mbrojtje nga kulturat e huaja.E keqja e gjithë kesaj është se keta njerzë nuk shohin realitetin e krijuar në Kosovë më gjasë nuk munden më e akceptu dhe gjenden para sfides së radhës dhe akuzave të ndersjellta se kush është degjeneruarë më shumë e qe në realitet është vetëm formë e transformimit kulturorë dhe shoqëror të kombit tonë.Mirpo si spjegohet fakti se djemtë e shumicës së ketyre mërgimtarve e paskan të drejten hyjnore ,burrërore e morale të dalin të lirë të kenë të drejt të kenë vajza të huaja dashnore gjërë edhe mardhanje seksuale ,bile më vetë dije të ketyre prindëve ,besa edhe jo më një por të i ndrrojnë sipas qefeve të tyre dhe kjo qenka e moralshme ndersa vajzat e tyre po deshka të jenë të mbyllura ,pa drejt lirie të levizjes edhe atë e kontrolluarë rreptsishtë dhe ajo duhet me do mos të gjëjë një djalë shqiptarë për të cilin me gjasë e ka shumë të veshtirë të gjëjë për dy arsye:

-e para për faktin e mungeses së lirisë dhe mbikqyrje qe kanë dhe mundsive të vogla qe ka në rrethin ku jetojn,
-dhe e dyta tregu dhe konkurenca është shumë e veshtirë(ketu duhet të jemi të sinqertë se duhesh të jeshë shumë bukuroshe për ti joshurë djemtë shqiptarë të cilet kanë një tregë të mirë në keto vende dhe mundsi për përzgjedhje prej më të mirave e që më gjasë edhe nuk dojnë lutje shumë).
Nga kjo vijë në konkludim se për keto vajza të ketyre mërgimtarve s'ju mbetet tjetër ose të tregtojnë në Kosovë (fatbardhësisht lidhjet sociale si Facebooku ,MSN e tjerë)dhe qebesa të e zgjedhin princin e tyre me kakall sepse intersimi i meshkujve të ikin nga Kosova është i madhë ose të sharrojnë diku më ndonjë të huaj për ti shfry ndjenjat si çdo i ri qe ka nevojë dhe mbase edhe shumë normale dhe të përballet me veshtersit dhe sfidat e jetës qe e presin pastaj.(për këtë do jua japë një shembull, qe para do kohesh ishte e dhanur përmes RTL ketu në Gjermani ku një vajzë shqiptare nga Kosova kishte akuzuarë babanë e vet për dhunim,më të vetmin qellim të planifikuarë më dashnorin gjerman qe baban ta fus në burgë e që vet të jetë e lirë për dashuri më tipin gjermanë e që me gjasë babai ishte kunder kesaj lidhje ,mirpo pasi siq është edhe në të shumten e rasteve edhe tradit e kulturë ketu ,gjermanit i mërzitet kjo dhe gjënë një tjetër vajzë,apo edhe kjo vajzë ishte ngopurë dashuri më gjermanin,kjo shqiptare pendohet dhe kthehet në familje dhe e tregon të vertëtn e hidhurë më çka e kishte shktrruarë këtë familje.Babai lirohet dhe më gjasë kjo familje të pakten sa kemi pa përmes TV fillon një jetë normale por mbesin shumë pikëpytje pas...e sidomos kush ishte fajtorë për gjithë këtë.Kjo lë të mbetet për së cilin lexues si detyrë shtepie më iu përgjigjë vetvetës.)

Ju kthehemi edhe një herë djemve të ketyre mërgimtarve qe në të shumtën e rasteve tregohen aq të pa moralshem ndaj femrave të hauja dhe aq brutal ndaj tyre duke ba qefet e veta prej më të flliqtave e duke shfrytzuar lirin qe s'mund askush të jua mohoj ,pastaj kulturen e vendeve përendimore dhe në fund edhe mos fuqin e prinderve të tyre për tu përball më ta.
Ndersa për qefet e prinderve nga lutjet e tyre të vazhdushme qoftë nganjëhere edhe tentim dhune apo edhe me metoda nder më të ndryshme ata aksidentalishtë pranojn të martohen më ndonjë shqiptare nga vendlindja,(shumë rrall më vajza nga diaspora,shumë interesant kjo, por qe u mundova ta spjegoj më lart arsyen) por me kushte se ajo duhet të jetë shumë e bukur ,e sjellshme e mirë por mbi të gjitha e virgjerë ,duke harruarë amoralitetin e vet shtazarakë qe ka shfaqurë nëpër keto vende ,gjithëherë duke shiquarë vetëm anen objektive se askush nuk i ka pa ato e duke harruarë anen psikologjike negative dhe pasojat e ketij amoraliteti.
Andaj prinderit i gëzon ky fakt se djali i tyre po pson ndryshime dhe u kthy më fjalë tjera në rrugë të Zotit,dhe pa një pa dy i gjenë një nuse në vendlindje.(prap për të qenë real dhe i sinqertë në shumë raste kjo pi ujë siq thotë populli por ka edhe shumë raste si për shembull një prind ketu në rreth të Mynchenit i fejon dhe marton dy djemt për më njëherë,për qefi sipas kesaj logjike më darsem të madhe dhe hargjime marramendese në një restoran të Prishtinës dhe pas pak kohe kur keto vajza sjellen ketu ,djemtë fillojn më avazin e vjetër duke u sallamadisurë më ato dashnoret e vjetra e vajzat e sjllura nga vendlindja të ngujuara.Mirpo më e mira prej gjithë kesaj të keqe njëra ik dhe kthehët nga kishte ardhë e tjetra qe më gjasë ishte martuarë me qellim letrash dhe qendrim në Gjermani ia punon hakun dhe gjënë një gjerman dhe martohet.Edhe ketu gjykone vetë dhe përgjigjuni vet lexusë të nderuarë.)

Por edhe një dukuri e quditëshme me siguri sfidë e rënd për keta prind mërgimtarë sepse një djal i sinqetë i thotë babës .Babë po si të gjejë një nuse në vendlindje kur ndegjojë edhe keto.Për shembull vetëm këtë pushim sa isha ndegjova nga burime të sigurta se kishte fejesa dhe martesa të djemve nga diaspora me vajza nga vendlindja por qe ishin nda (tri raste të tilla ,po e veqoj një qe ishin nda pas vetëm 24 orë dhe sipas pleqnarve gjoja vajza në mbrëmje për gazmend qe ishte organizu më rastin e martesës së djalit nuk kishte ditë nusja më ba një menze për të shtruarë pijen ,çka të benë shumë me dyshu qe ne naten e parë të obligohet nusja me ba menzë.Edhe ketu logjikone vet ndersa dhanderri dhe prindi mërgimtarë i tij ishte denu me një gjobë bukur të majme parash nga pleqnart për këtë ndarje sepse i kan marr asaj vajze fytyren dhe tash më është vejushkë apo më gjasë ajo martesë ia mbuloj amoralitetin e saj. Ex e merr vesh ,përgjigjuni vet lexues të dashurë.)dhe ndegjova se si ai këshill pleqish qe ishte formu po të denonte deiri në dhjetë mijë euro nese rastesisht vjen deiri te ndarja,dhe gjithëherë si fajtorë ishim ne djemtë nga diaspora(një pleqnarë qe kishte marr pjesë një një pleqni të till pasi qe e pyeta pse është keshtu dhe a është keshtu me tha:
-ma lehtë me u pleqnu punët ju keni pare e paguani ma leht ,keta në Kosovë kan nevoj për pare.I thash ky është Haraq.Nuk mu përgjegj apo pergjigjëja është aq e parendsishme sa nuk kam mund të e mbaj në mend.)
A nuk ka babë edhe djemë shqiptarë në diasporë të sinqert?
Sa vajza kanë deviju ne Kosovë dhe kan për qellim vetëm ardhejen ne vende përendimore apo edhe prind e tyre kan qellim Haraqin.
Pastaj si spjegohet edhe evuluimi i shpejtë i shoqerisë në përgjithësi në Kosovë e sidomosë ai moral,dhe jo vetëm ne vendet qytetare por deiri diku edhe rurale kur ne prind dhe fëmijet tanë mërgimtarë,thashë qe ne fillim se jemi strukur si kermilli ne gezhojë për të ruajturë dinjitetin dhe moralin qe më gjajsë tashmë ne Kosovë i takonë të kaluarës apo vertët koha jonë iku e në mbetëm mbrapa për shumë arsye dhe në shumë drejtime.
Në diaspor ende jetojn njerzit me mentalitetin e fejesës dhe martesës me tradit dhe zakon ,ndersa në Kosovë kjo ma është gjë qe i takon traditës dhe të kaluares ,tashmë më fejesa dhe martesa bëhen mos të themë kur ju lind fëmiju i parë por qe mardhenjet seksuale ndoshta i kryejn jashtë shtepive të prinderve,por për tu pastru vijnë të prinderit e tyre e qe nuk ishte në traditen dhe zakonet tona,as për meshkujt e lërë më femrat shqiptare e që ne ralitet nuk kan dallime të medha sa i përketë moralit sipas logjikes së shendosh por këtë e bëjë vetëm si krahasim dhe shembull për mërgaten tonë që të vetdijsohen se koha ka ndryshuarë .
Ex më kohën dhe prano realitetin e krijuarë të dashurë mërgimtarë ,ky është çmimi që duhet të e paguajmë fundi i fundit,sepse mërgimi nuk është vetëm plagë e vjetër malli për vendlindje,punë të rënda krahu,sakrifica dhe rrugë të gjata,vetmi ,mungesa e më të dashurve e shumë të tjera por edhe kjo është një sfidë që përballen mërgimtaret dhe qe dita ditës po merrë përmasa vertët shqetsuese,dhe trishtuese.
Dhe krejt në fund është ky integrim apo degjenerim cilën rrugë duhet të zgjedhim më gjasë pjesa e popullit tonë në vendlindje e ka zgjedhurë ,ndersa ne në diasporë na mbetet të ndryshojmë .
Ndersa unë thëm PO integrimit duke ruajtur komb e traditë merrë atë qe është e mirë e mos e shiqo të keqen ,por çmimin duhet paguarë mërgimtarë të dashurë sepse ketu nuk flitet vetëm për integrim por çka ti bëjm asimilimit që është temë ne vete dhe i pa shmangshëm.

 

Viron KONA:Faleminderit, Dhimitër Xhoga !

 

Faleminderit, Dhimitër Xhoga !


Shkruar nga Viron KONA

Jemi shumë ne, që Dhimitër Xhogën e  kemi mik dhe shokë të përbashkët. E kemi prej vitesh dhe do ta kemi përherë, sepse Dhimitri është si lisi që lëshon rrënjë thellë në tokë, teksa rrit gjithnjë llojshmëri degëzash të reja, duke na mbrojtur nga dielli i fortë, duke na mbrojtur nga rrebeshet e shiut, por edhe duke na flladitur me lëkundjet e lehta të fletëve të tij.

Njeri gjithmonë i dashur, i qeshur, dashamirës, asnjëherë qejf mbetës, me dashuri të madhe për shoqërinë, e veçmas për arsimin, ku kaloi gjithë jetën. Por, edhe, sot, disi i moshuar, Dhimitri e përjeton për ditë arsimin dhe gazetarinë, përshëndet shkrimtarë, shkencëtarë, piktorë, skulptorë, kompozitorë, këngëtarë, artistë të të gjitha fushave, e midis tyre, mban pakëz me “hatër” nxënësit e shkollave, mësuesit, specialistët e arsimit, për të cilët ai ka shkruar dhe vazhdon të shkruaj qindra përshtypje dhe shkrime. Nëpërmjet të gjithë kësaj pune të përditshme, mbresëlënëse, Dhimitri vijon të na sjellë pareshtur në kujtesë  vitet dhe shpirtin e pasionit të tij të zjarrtë të mësuesisë, duke shpalosur vazhdimisht si një reformator ide me fuqi frymëzuese si një mentor i mirë dhe i urtë...


Në foto Dhimitër Xhoga

Them me vete se arsimi “prodhon” dhe nxit  vazhdimisht kujtime, i sjellë ato me tingëllima zilesh dhe gjallërinë e oborreve, me përfytyrimet e tabelave të zeza, me fletoret dhe librat, me mësuesin në krye të tavolinës ose duke lëvizur mes bankave, duke pasur nën “kontroll” të gjithë klasën, që, ajo të jetë e vëmendshme, të dëgjojë, shpjegimin dhe shokët...Arsimi na sjellë ndërmend çastet kur mbanim frymën, teksa mësuesi vendoste stilolapsin në rreshtin e  emrave të nxënësve në faqen e regjistrit, për të thirrur një emër ose për të vënë notën që ai mendonte se nxënësi meritonte atë orë... Pastaj, shkolla me veprimtaritë e shumta, të larmishme, shoqëritë, lojërat, zënkat, gabimet, fajet, pajtesat, xhelozitë, trazimin e ndjenjave të forta mes zemrave të dashura...

X                                   x                                          x

Dhimitri modest dhe i shtruar, i dashur dhe i ekuilibruar në bisedat dhe qëndrimet e tij, i matur në fjalën e mençur dhe në mënyrën sesi të nxit për të bërë gjëra të mira në jetë, duke të të çliruar energji që ti i ke brenda vetes, por, që, ai i vëren me kujdes dhe kërkon që të të ndihmojë të  ndezësh  një zjarr, duke  fryrë edhe ai shkënditë, pa u merakosur se tymoset edhe vetë, që flaka e zjarrit të marrë hov dhe  të ndriçojë mjedisin, natyrën, të ngrohë  dhe t`i japin gjallëri jetës...

Kam shumë mbresa për Dhimitër Xhogën, ndërkohë që më befason lëvizshmëria  e tij e përhershme: Shqipëri, Kanada, Greqi..., ku ai ka njerëzit e tij dhe ku e presin nipër e mbesa si zogj, që e duan dhe e nderojnë sa s`ka më. Nderojnë dhe përqafojnë gjyshin, por edhe mësuesin, edhe gazetarin e pasionuar e me shpirt të bardhë, edhe poetin. I etur dhe i merakosur për të transmetuar te fëmijët shqiptarë emigrantë literaturë dhe libra nga Shqipëria, si dikur Dhaskal Thodri që shpërndante shkronjat shqipe, Dhimitri nuk lë rast që t`i shpëtoj nga dora dhe mendja dhe ta shpjerë letërsinë dhe shkrimin e mirë shqip te fëmijët shqiptarë, me dëshirën e madhe, që, ata, të mos e harrojnë asnjëherë gjuhën e të parëve tanë, të stërgjyshërve, gjyshërve dhe prindërve të tyre, të vendit të tyre, që, Zoti, e ka vendosur në fronin e artë.

Qofsh i bekuar Dhimitër Xhoga, për këtë nismë dhe përpjekje të palodhur, për të cilën,  ne bashkëkombësit dhe miqtë e tu, të përgëzojmë dhe të shprehim urimet më të ngrohta të zemrave tona.

Prej andej oqeanit, Dhimitri, dërgon mesazhe malli dhe dashurie për Shqipërinë dhe, befasohesh kur, e sheh papritmas të shfaqet në zyrë, ashtu i mirë, i qeshur dhe i dashur, i rrallë në pasionin e tij.

Mbaj thellë në kujtesë shkrimet e Dhimitrit, që sillte te gazeta e tij më e dashur “Mësuesi”, kur kujdesej që të na shpjegonte ne, si redaktorë, merakun e tij se, sa i rëndësishëm ishte problemi për të cilin ai kishte shkruar se, sa mësues i mirë ishte ai që portretizonte në shkrimin që kishte sjellë, sesa vlera dhe gjëra të mira kishte pasur shkolla, ku ai kishte dhënë mësim. Gjithnjë aktiv, o miku ynë Dhimitër Xhoga ! Kështu dëshirojmë të të shikojmë gjithnjë, të qeshur e të dashur, nxitës e të palodhur në shkrimet e tua, në jetën dhe veprimtarinë tënde të vazhdueshme shkrimore.

x                                  x                                          x

Shkojmë te kafja dhe ndonjë gotë, edhe e pimë. E aty flasim e flasim edhe, tani. Nuk ngopemi së foluri për Përmetin, qytetin e lindjes së Dhimitrit....E ka  merak të më rrëfejë për legjendën që shpjegon se, qyteti, e ka marrë emrin Përmet,  nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt. Për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve, ai u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në qendër të qytetit, i cili bie menjëherë në sy ende pa hyrë në qytet.


E dëgjoj tek flet për mikpritjen përmetare, urtësinë, tolerancën, fjalën e ëmbël dhe dialektin e bukur e të këndshëm, veti që i pasqyron aq bukur dhe saktë edhe vetë Dhimitri. Flasim për bukuritë e natyrës, bukuritë e qytetit, dashurinë për gjithçka të mirë dhe të bukur, për “mbretin” e luleve trëndafilin, simboli pesëmijë vjeçar  i shprehjes së dashurisë. Prandaj dhe Përmeti është quajtur “Qyteti i trëndafilave”, si nga vetë përmetarët, ashtu dhe nga vizitorët e shumtë që shkojnë në këtë qytet me histori dhe ngjarje interesante. Flasim për kishën e Shën Mërisë së Kosinës, kishën e Leusës...,për  fshatrat e Përmetit, me ndërtime të bukura dhe banesa të pajisura me të gjitha mjetet e duhura, teksa provon gatime të shkëlqyera dhe ëmbëlsinë e llojshmërinë  e glikove.

Flasim për vendlindjen e frashërllinjve të famshëm, që bën aq shumë për Shqipërinë me mendjen e tyre të begatë dhe shpirtin krijues të rrallë, që me penën e tyre i dhanë vrull dhe zjarr Rilindjes sonë Kombëtare.


Naim Frashëri

Naimi, rrojti vetëm 50 vjeç dhe e treti jetën e tij në shërbim të kombit, duke parë me sytë e mendjes të ardhmen e ndritshme të Shqipërisë. Mbase, prandaj, edhe e para vjershë, që ai botoi në shqip ishte: “Fjalët e qiririt”, që të drithëron dhe të ngre zemrën peshë...Dhe, në bisedë, Dhimitri i mirë dhe i dashur, nuk lë rastin pa i deklamuar ato vargje aq të ndjerë:

Në mes tuaj kam qëndruar 
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
………………………

Pastaj nuk harron të përmend shkrimtarët dhe poetët  Nonda Bulka, Sejfulla Malëshova, LLiko Nano....; Bardhyl Londo; gjuhëtarin  Androkli Kostallari, skulptorin e madh Odhise Paskali,  muzikantët e shkëlqyer Mentor Xhemali e Laver Bariu, këngëtaren brilante Tefta Tashko Koço e, deri tek më e reja Anjeza Shahini... Është  vend këngëtarësh, Përmeti. Prandaj, mbase, edhe këngëtari i madh italian Albano Karizi, qëndroi aty një drekë...

x                                 x                                          x

-Do të shkruaj një shkrim për shkollën e Kërrabës, - më tha një ditë Dhimitri.

-Shkruaje,  - e nxita unë.

Pas dy ditësh erdhi.

-E shkrova, - tha, dhe nisi të ma lexoj. E lexonte me zë emocionues dhe mallëngjyes dhe herë-herë ndalonte.

-Më fal, se në këtë zonë kam punuar si mësues, kam pasur edhe shumë shokë, - më thoshte dhe vijonte më tej leximin. Me të vërtetë shkrim i bukur, shumë i ndjerë, prekës,  i shkruar me mall e dashuri... Shkrimi bënte fjalë për  mësues e nxënës, për shkolla në krah të rrugës Tiranë - Elbasan, por edhe për shkolla  në faqe ose prapa Dajtit, edhe për...

-Sikur më the se do të shkruaje për shkollën e Kërrabës, - e kujtoja teksa ai vijonte të lexonte tërë pasion.

-Po, për Kërrabën, po, ja, si mund të rri pa shkruar edhe për këto të tjerat ? Kam punuar në shumë shkolla, me shumë kolegë mësues, me shumë nxënës, të gjithë i kam në zemër dhe, nuk i ndaj dot, nuk i harroj dot. Eh ! Dhe vijonte e vijonte të lexonte.... Më në fund doli edhe te Kërraba, te shkolla  e tij e dashur me shumë kujtime të bukura, ku kishte dhënë mësim së bashku me kolegë e miq, ku kishte mësuar ata fëmijë, që sot janë burra dhe me siguri shumë prej tyre e kujtojnë, e sjellin ndërmend mësuesin e tyre të mirë, të urtin dhe të dashurin për të gjithë, ata, dhe ne, Dhimitër Xhogën.

-Shkrim i bukur, - i thashë Dhimitrit, - me siguri do ta botojmë.

Atij i ndriti fytyra si fëmijë dhe u prek.

-Botojeni, - mezi mundi të thotë nga mallëngjimi, -është për kolegët e mi mësues, për nxënësit  tanë, që tashmë janë bërë mësues, për shkollat tona...

x                                x                                          x

Faleminderit Dhimitër Xhoga, për kënaqësitë që na falë në udhën tënde të ndritur. Të falënderojmë për gjithçka ke bërë dhe vazhdon të bësh për të gjithë ne, për jetën dhe të ardhmen...Pak faqe shkrimi për ty, nuk mjaftojnë, e di. Por, për ty, më shumë sesa ne, shkruan dhe këndon zëri yt kumbues i jetës, zemra jote e ngrohtë, puna dhe veprimtaria aktive, e përditshme...

 

Gentiana Zagoridha:PSE DUHEN NDIHMUA FËMIJËT ME ADHD

Gentiana Zagoridha

PSE DUHEN NDIHMUA FËMIJËT ME ADHD

Megjithë strategjitë e reja mësimore-edukative që po aplikohen sot gjerësisht në sistemin tonë arsimor shumë prindër e mësues vazhdojnë të ankohen për sjelljet e fëmijëve të tyre.Ankohen pasi ato e kanë shumë të vështirë të përqëndrohen tek diçka që u kërkohet.Ende pa përfunduar një aktivitet kalojnë tek tjetri,shpërqëndrohen lehtë në çdo veprimtari.Janë të paorganizuar,humbasin lodrat e tyre,rrobat,acarohen shpejt,të ndërpresin bisedat dhe të japin përgjigje ende pa përfunduar pyetja.E kanë tepër të vështirë të dëgjojnë një tregim deri në fund.Sulen të parët në aktivitete të rrezikshme pa marrë parasysh pasojat.Fëmijë me manifestime të tilla sjelljesh klasifikohen në grupin e fëmijëve me çrregullim të vëmendjes ose siç quhen ndryshe hiperaktiv(ADHD).Por jo çdo fëmijë i lëvizshëm është hiperaktiv.Shumë shpesh,fëmijët e vështirë etiketohen gabimisht nga edukatorët,mësuesit apo dhe prindërit e tyre si hiperaktiv,ashtu sikurse shumë fëmijë që janë vërtet hiperaktiv nuk arrijnë dot të diagnostikohen në kohë, pasi ADHD është një çrregullim kompleks dhe i vështirë për tu diagnostikuar.Diagnoza duhet bazuar në simptomat shumë specifike dhe që duhet të jenë të pranishme në më shumë se një fazë.Fëmijët duhet të kenë të paktën 6 simptoma të hiperaktivitetit para moshës 7 vjeç dhe ato duhet të jenë të pranishme në të paktën 6 muaj.Megjithatë ashtu sikurse nuk ka asnjë provë të vetme për të diagnostikuar ADHD kështu nuk ka dhe asnjë plan të vetëm trajtimi që do të ishte i përshtatshëm për secilin nga këta fëmijë.Trajtimi duhet të jetë i përkushtuar për çdo individ dhe duhen marrë parasysh fusha të ndryshme.Çdo fëmijë i dyshuar me ADHD duhet të ketë një vlerësim të kujdesshëm nga mësuesit e prindërit e tyre për të përcaktuar se çfarë ka kontribuar në sjelljet e këtyre fëmijëve që kanë shkaktuar këtë çrregullim. Katër janë tipet e problemeve që mbart me vete ky çrregullim tek këta fëmijë:

1.Veprime automatike të pakontrolluara. Këtu bëjnë pjesë ata fëmijë që janë shumë aktiv.

2.Fëmijë të paguximshëm. Në këtë grup bëjnë pjesë ata fëmijë tek të cilët niveli i përqëndrimit është i ulët.Ato nuk marrin përgjegjësi si pasojë e mungesës së guximit.

3.Marrëdhëniet e vështira me njerëzit e tjerë. Fëmijët që i përkasin këtij grupimi nuk formojnë shoqëri të ngushtë pasi për problemin më të vogël që mund të lindi godasin shokët,u shkulin flokët ose i pështyjnë.

4.Gjendja shpirtërore. Megjithë problematikat e tyre këta fëmijë janë tepër të ndjeshëm paçka se nuk e tregojnë.

Çfarë e shkakton pikërisht ADHD nuk është plotësisht e njohur por një gjë është e sigurt,ajo fillon gjithnjë në fëmijëri dhe shpesh vazhdon dhe në moshën e rritur kur nuk arrin të diagnostikohet dhe kur këtyre fëmijëve nuk arrihet tu jepet ndihma e duhur në kohën e duhur.Studimet kanë treguar disa karakteristika gjenetike që ndodhin me frekuencë të lartë në familjet ku një apo më shumë anëtarë janë të prekur nga ADHD-ja.E thënë ndryshe 1/3 e të gjithë prindërve që kanë patur ADHD kanë lindur fëmijë hiperaktivë.Studimet tregojnë gjithashtu se fëmijët që shfaqin cilësitë e ADHD nuk kanë përbërësit e duhur të funksionimit të trurit për shkak të dëmtimit të mundshëm të pjesës ballore të trurit gjatë lindjes ose për shkak të kequshqyerjes.Shumë fëmijë me ADHD kanë nivele të ulëta të aminoacideve, të zinkut dhe acideve yndyrore esenciale.Në rastet kur faktori gjenetik përjashtohet arsye të tjera mund të jenë; përdorimi i alkoolit,duhanit gjatë shtatzanisë nga nëna,pesha e ulët në lindje.Mendohet gjithashtu se fëmijët me ADHD priren të jenë nga familje të cilët lëvizin shpesh dhe janë të stresuar.Nuk përqëndrohen në aktivitete akademike të fëmijëve të tyre.I lënë për orë të tëra para televizorit.Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën 2 vjeç të mos shikojnë televizor pasi ndikon në zhvillimin e ADHD më vonë gjatë jetës.Një shkak tjetër mendohet të jetë dhe qëndrimi i fëmijëve në kushtet e shtëpisë.Lojrat në ajër të pastër përveçse forcojnë muskulaturën e fëmijës ndihmojnë dhe në shkëmbimin fiziologjik të  gazrave në mushkëri,përmison qarkullimin e gjakut,çliron tepricën e energjisë së grumbulluar.Një grup studiuesish nga Harvardi bën të ditur se fëmijët të cilët klasifikohen si hiperaktiv janë ato fëmijë që janë të ekspozuar ndaj pesticideve të grupit organofosfateve të cilat kanë ndikim toksik në sistemin nervor.Lidhur me hiperaktivitetin tek disa fëmijë ekipi amerikan fajëson pesticidet të cilat përdoren në kultivimin e pemëve dhe perimeve si dhe insekticidet që përdoren në shtëpi.Edhe përdorimi me tepri i ushqimeve me përmbajtje sheqeri mendohet të ndikojë në sjelljet hiperaktive të fëmijëve.Edhe pse nuk ka shërim të plotë për ADHD shumë forma të trajtimit mund të kenë sukses dhe të ndihmojnë në luftimin e simptomave.Më e rëndësishmja prej tyre është edukimi i prindërve,mësuesve në lidhje me këtë çrregullim.Mësuesit shpesh janë të parët të cilët kuptojnë që një fëmijë mund të vuajë nga çrregullime të vëmendjes pasi ato mund ti krahasojnë këto fëmijë me moshatarët e tyre në të njëjtin mjedis.Por rezulton jo rrallë herë që mësuesit të mos jenë kaq të vëmendshëm dhe ti anashkalojnë këto probleme e madje duke kontribuar padashje dhe në përkeqësimin e tyre.Sidoqoftë si të gjithë fëmijët e tjerë dhe ato që vuajnë nga ADHD mund të ndihmohen nga sistemi ku ato bëjnë pjesë,mjafton pak njohuri,vëmendje dhe përkushtim.Kështu p.sh një mësues mund të menaxhojë zvogëlimin e hiperaktivitetit duke qenë fleksibël .Të organizojë periudha të shkurtra qetësie me qëllim që këta fëmijë të mund të përqëndrohen në detyrën e dhënë.Ta ndajnë një detyrë të vështirë për ta, në etapa dhe të përdorë ngjyruesit për të theksuar çështjet më kryesore ku mund të përqëndrohen.Rëndësi të veçantë duhet ti jepet rregullimit dhe sistemimit të klasës pasi rregullsia është kusht i domosdoshëm për të ndihmuar sadopak fëmijët me ADHD.Duhen angazhuar në çdo veprimtari të klasës si të gjithë nxënësit e tjerë pasi siç dihet tek ato mbizotëron një vetvlerësim i ulët për shkak të refuzimit nga të tjerët si pasojë e sjelljeve të tyre.Ato e kanë të domosdoshme të ndihen të vlerësuar.Duhet vazhdimisht tu përcillet mesazhi që i doni dhe i vlerësoni ashtu siç janë.Duhen stimuluar pas çdo detyre të bërë pavarësisht cilësisë së kryerjes së saj.E rëndësishme është fillimisht përpjekja më vonë gradualisht vjen dhe cilësia.Ndodh shpesh që të mos jenë të përqëndruar në mësim apo të mos jenë duke punuar detyrën që u është ngarkuar,në këtë rast duhet përdorur një xhest privat për ti tërhequr vëmendjen pa e bërë objekt diskutimi në klasë për shembull duke komunikuar me sy,me lëvizjen e kokës ose duke iu afruar pranë bankës së tij dhe duke e prekur lehtë mbi sup.E rëndësishme është gjithashtu të përfshihen në hartimin e rregullave të klasës,të ndihen si të dobishëm dhe të vlërësuar.Mbi të gjitha çelësi i suksesit për përparimin e këtyre fëmijëve ka qenë ,janë dhe do të jenë marrëdhëniet pozitive bashkëpunuese shkollë-familje.Shkolla,mësuesi prindi duhet të përdorin të njëjtat strategji pasi në të kundërt fëmija me ADHD do të jetë konfuz.Megjithë këto duhet të jemi të vetëdijshëm se me gjithë disavantazhet që këto fëmijë kanë as shkolla,as familja  nuk mund ta zhdukin plotësisht problemin por të paktën të kontribojnë në minimizimin e tij. 80% e fëmijëve me këtë çrregullim vazhdojnë të kenë simptoma edhe në moshën e adoleshencës ndërsa  67% edhe në moshë të rritur.Janë këto persona që pësojnë më shumë aksidente rrugore, që marrin më shumë gjoba, që priren të mos respektojnë ligjin.Prandaj ne mësuesve të tyre na del si detyrë të kontribojmë sadopak në minimizimin dhe pse jo në parandalimin e këtyre sjelljeve në të ardhmen.George Adams ka thënë:”Ka shumë momente të rëndësishme në jetën tonë dhe shumica e tyre vijnë nëpërmjet inkurajimit nga dikush tjetër” Le të jemi ne mësuesit e tyre të parët që do të zhvillojnë tek këta fëmijë sensin e përmbushjes dhe përgjegjshmërisë si ushqimi më i mirë shpirtëror dhe moral që këta fëmijë të ecin me hapin e të tjerëve.Ndërhyrja cilësore në fëmijërinë e hershme ka një normë të lartë kthyeshmërie që përfshin të gjithë shoqërinë tonë,prandaj sa më shumë efekshmëri në zbatimin e metodologjisë bashkëkohore sot, që të kemi më shumë garanci dhe rezultate të pritshme në të ardhmen.

 

Fatbardha Demi: PËRPUNIMI I MENDIMIT PUBLIK PËRMES MASMEDIAS

PËRPUNIMI  I  MENDIMIT  PUBLIK  PËRMES  MASMEDIAS

Noam Chomsky

Përgatitur nga Fatbardha Demi

Duke u njohur në mënyrë të përmbledhur me 10 vlerësimet e Noam Chomskit, mbi ideollogjinë e sotme botërore, lexuesi shqiptar  do të ketë mundësi të ndërgjegjsohet dhe të analizojë, shumë dukuri të jetës së tij të përditshme , të veprimtarisë politike të Shtetit dhe materialeve që shikon dhe lexon, tashmë prej 22 vitesh « demokraci » në masmedian tonë.  Çdo pikë e autorit, shërben për një tematikë më vete, pë t’u pasuruar me fakte dhe dukuri, nga analistët, politikanët qe duan t’i shërbejnë popullit dhe Kombit të tyre, si dhe intelektualet e ndershëm të masmedias shqiptare. Cilat janë strategjitë e ideollogjive politike dhe ekonomike të shk 20 - 21?

1)      Taktika e dëfrimit

Elementi thelbësor i kontrollit shoqëror është taktika e defrimit, e cila bazohet tek shmangia e vëmëndjes së popullit nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura prej elitës politike dhe ekonomike, nëpërmjet metodës së vërshimit apo përmbytjes së pandërprerë të programeve të dëfrimit dhe lajmeve të parëndësishme. Taktika e dëfrimit është gjithashtu e domosdoshme për të shmangur popullin të interesohet për njohuritë thelbësore në fushën shkencore, ekonomike, psikollogjike, neurologjisë, kibernitikës.

« Largimin e VËMËNDJES së publikut prej problemeve të vërteta shoqërore, duke e burgosur  në kafazin e temave të parëndësishme. Mbajtja e njerëzve të lidhur, të lidhur, të lidhur (pas ekranit –shën im), pa ju lënë asnjë kohë për të menduar, si kafshët gjatë kthimit në stallë, (cituar në materialin « Armët pa zë për luftrat e qeta»)

2)      Të krijosh probleme dhe më vonë, të afrosh zgjidhje

Kjo metodë, emërtohet gjithashtu  «problemi-reagimi-zgjidhja ». Krijohet një problemë , nje “situate” e  paramenduar që do te shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, në mënyre që ay (reagimi i publikut-shen im) të jetë « shkaku » i veprimeve të marra, të cilat duan të mos kundërshtohen. Psh: Lëreni të përhapet dhe të shtohet dhuna në qytete , të organizohen atentate të përgjakshme , me qëllim që të jenë qytetarët, ata që do të rikërkojë ligje mbi sigurinë dhe politika në dëm te lirisë. Ose, edhe të krijojnë një krizë ekonomike për t’i bërë të pranojnë ,si një të keqe të domosdoshme degradimin e të drejtave sociale dhe moszbatimin e shërbimeve publike.

3)      Strategjija përshkallëzimit

Që të pranohet një vendim i papranueshëm ,mjafton të zbatohet pak nga pak, shkalle-shkalle pergjat viteve pasues. Me këtë mënyrë, kushtet social-kulturore krejtësisht të reja (neoliberalizmi) ju imponuan   gjatë dhjetevjeçarëve të viteve 80 dhe 90 : Shtet i dobët , privatizimet, pasiguria, lakushmëria (« shkathtësia » e zyrtarëve-shën im) , papunsia masive, rroga që nuk siguronin më të ardhura të mira, shumë ndryshime që do të kishin shkaktuar një revolucion, po të ishin zbatuar për një herë.

4)      Strategjia e lënies për më vonë

Një mënyrë tjetër, për ta bërë të pranohet një vendim jo popullor, është ajo e paraqitjes si i « dhimshëm por i nevojshëm », dhe duke siguruar pranimin nga populli për momentin, për t’u zbatuar (ky vendim) në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhëshme se sa një sakrificë të menjëhershme. Së pari, sepse mundimi nuk duhet bërë  menjëherë. Së dyti, se publiku, masa, ka gjithëmonë synimin të shpresojë në mënyre naive « se gjitheshka do të shkojë mirë nesër » dhe sakrifica e kërkuar ka mundësi te shmanget. Kjo i jep më shumë kohë popullit të mësohet me idenë e ndryshimit, dhe ta pranojë i bindur kur të vijë momenti.

5)      T’iu drejtohemi publikut si fëmijëve

Pjesa më e madhe  e medias, drejtuar publikut masiv, përdor biseda, fakte, personazhe dhe një ton veçanrisht të nivelit fëminor, shumë herë pothuaj të dobët, sikur spektatori të jetë një qënie miturake apo me të meta mendore. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet spektatori,  aq më shume bëhen përpjekje për të perdorur një ton fëminor. Përse ? « Në rast se ndonjë i drejtohet  një njeriu sikur te ishte 12 vjeçar apo më pak , atëhere nga ndikimi, ai do te anojë me një farë probabiliteti, nga një përgjigje apo veprim, ku  do të mungojë qëndrimi kritik, si tek një njeri 12 vjeç apo më pak. (tek shkrimi « Armët pa zë në luftrat e qeta »)

6)      Të përdorësh anën emocionale shume më tepër se gjykimin

Shfrytëzoni emocionet, është një mënyrë klasike për te nxitur një shkarkim elektrik (për ta shkatëruar-shën im) mbi një analize llogjike , dhe së fundmi ndjenjën kritike të njeriut. Për më tepër, përdorimi i regjistrit  emocional lejon hapjen e portës hyrëse në subkoshiencë për të mbjellur apo shtënë ide, dëshira, frikëra, detyrime apo për të nxitur veprime…

7)      T’i mbash njerëzit në padituri dhe mediokritet

Të veprosh në atë mënyrë, që populli të jetë i pa aftë të kuptojë teknollogjinë dhe metodat e përdorura, për kontrollin dhe skllavërimin e tij. « Kualiteti i edukimit i dhënë shtresave shoqërore të ulta duhet të jetë, mundësisht sa më mediokër dhe i varfër, në mënyrë që hendeku i paditurisë i planifikuar midis shtresës së ulët dhe shtresës së lartë, të jetë, dhe ashtu të mbetet, i pamundur që të kapërcehet nga shtresa e ulët. »

8)      Të nxitet publiku të jetë i vetkënaqur me mediokritetin

Te shtysh publikun që të mendojë se është në modë të jesh budalla, i paedukate, dhe i paditur…

9)      Të riforcosh ndjenjën e fajësimit të vet-vetes.

Ta bësh të besojë njeriun, se është vetëm ai fajtor për fatkeqsinë qe i ka ndodhur, per arësye të inteligjencës, të aftësive apo përpjekjeve të tij të pamjaftueshme. Kështu, në vënd që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, njëriu çvlerëson dhe fajëson veten ,gjë që nga ana e saj krijon një gjendje depresioni, një nga pasojat e së cilës është ndalimi i veprimit. Dhe pa veprim nuk ka revolucion !

10)  Të njohësh njeriun, më mirë se sa njeh ai veten e tij

Në 50 vitet e fundit , zhvillimi i shpejtë i shkencës ka sjellë një largësi në ritje, ndërmjet    njohurive të popullit dhe atyre që zotërohen dhe përdoren nga elita sunduese. Në saj të biologjisë, neurologjisë ,psikologjisë së aplikuar, « sistemi » ka gëzuar një njohje më të përparuar prej njeriut, si në formën e saj fizike ashtu edhe atë mendore. Sistemi ka aritur ta njohë më mirë njeriun e zakonshem, se sa ai veten e tij. Kjo do të thotë se ,në pjesën më të madhe të rasteve, sistemi ushtron një kontroll më të madh dhe një pushtet më të fuqishem mbi njeriun, se sa e ushtron njeriu mbi veten e tij.

Noam Chomsky (lindur në Filadelfia, 7 dicembre 1928), është një figurë e shquar në shkencen e gjuhesise, filozofise dhe teorinë e komunikimit në Amerikë. Gjithashtu vlerësohet për aktivitetin e tij intelektual dhe politik në sherbim të shoqërise. Megjithëse është kritikuar për qëndrimin e tij anti-globalist , gazetat më të mëdha të informacionit kanë shprehur një vleresim të madh ndaj tij: New York Times shkruan “Duke e gjukuar për nga gjerësia ,forca, risive të reja, dhe ndikimi i tij, Noam Chomsky padyshim është sot njeriu më i rëndësishëm intelektual në gjallje”. The Nation:” Noam Chomsky është një burim i pashtershëm i njohurive”. The Guardian: “ Së bashku me Marksin, Shekspirin dhe Biblën, Chomscy është një nga 10 burimet më të cituara në historinë e kulturës”.

22.06.2012

 

Milazim Kajtazi: BASHKIMI EUROPIAN DHE BASHKIMI KOMBËTAR PRO DHE KUNDER

Milazim Kajtazi

BASHKIMI EUROPIAN DHE BASHKIMI KOMBËTAR PRO DHE KUNDER

Në fillim të opinionit tim shtroj vetëm një pytje.
A ka shtet në botë qe rrotullohet në këtë rruzull toksorë dhe kufizohet nga të gjitha anët e saj më popullin e vet?

Përgjigjen e gjënë në shtrirjen gjeografike të shtetit tim Shqipëri.
Për ta shtruarë këtë temë sa më në detaje duhet të leshohemi pak edhe ne historikun e trojeve shqiptare të cilat ishin të ndara nga përandoria Osmane në Vilajetet famoze tashmë të njohura më çka edhe u vulos bukur shumë për fatin e trojeve dhe ndarjet e më vonshme të tyre.Tokat arbërore e dardane tashmë kishin një ndarje edhe në kufij administrativë dhe siq dihet Lidhja e Prizerenit më 1878 ishte përpjekja më e fuqishme për bashkimin e trojeve shqiptare.Ajo edhe pse nuk gjeti përkrahje pro përindimore dhe euro/amerikane ajo mbeti synimi i popullit tonë sot e nga ajo ditë.Edhe më 1912 formimi i Shqipërisë se sotme kishte po ketë Lidhje për bazë,me çka u anashkalu kategorikisht nga Kongresi i Berlinit dhe Londres.Mos bashkimi i trojeve shqiptare nëpër etapa qe nga kjo Lidhje dhe formimi i një shteti të fort shqiptarë ,jo vetëm qe kishte pasoja ne humbjen e trojeve të tyre etnike por edhe pasoja në humbjen e njerzve dhe popullates më luftat shfarosese dhe gjenocidale qe u ushtruan ndaj ne nga armiqet qe na rrethojnë e ne veqanti pas renjes se Perandorisë Osmane nga agresori serbo sllavë,gjithëherë për faktin se nuk kishim një shtet të fortë dhe si mburojë për mbrojtjen e popullates dhe rrjedhimishtë edhe të trojeve tona etnike.Duke u nderlidhurë më këtë të fundit shtrohet pytja kishte nevoj për një bashkim kombëtarë nëpër gjitha etapat gjërë ne ditet e sotme,kujt i frigsoheshin më bashkimin e kombit shqiptarë,kur dihet se shqiptaret kurr nuk ishin agresor dhe gjenocidial pse u lejua shqiptaret të mos kan shtetin e tyre mbrojtës të trojeve të tyre dhe popullates se vet,kur dihet se shteti është i vetmi aparat qe në menyrë adekuate mbron kufijt e vet të atij shteti dhe populli apo kombi.?
Europa dhe bota përendimore më ne krye më SHBA/të më gjasë kishte verejturë më dekada të tëra gabimet e bëra ndaj kombit shqiptarë dhe trojeve të tyre dhe doli haptas për herë të parë në përkrahje të shqiptarve në fund të viteve të 90-ta ,për tri arsye:
-se pari për shkak të gjendjes se krijuarë humanitare të popullates dy miljonshe etnike shqiptare në pjesen e mbeturë të Shqipërisë jashtë kufijve të saj që fatkeqsishtë ishte e bekuarë nga vetë keta qe ti takoj Serbisë dhe më vonë ish Jugosllavisë e qe e njejta vet kjo ja shkaktojë këtë gjendje të rend humanitare më dhunën dhe represaljet gjerë ne shfarosje për vite më radhë qe i bënte popullit jetim shqiptare nën kulm të një shteti të huaj.
-se dyti për faktin se kjo gjendje humantare dhe lufta qe bëhej nga guerilet shqiptarë tash më të organizuarë si UÇK-së nö fund tö shekullit të XX, kishte tendenca për zgjerim dhe më përmasa të paparashikushme për vetë faktin se shqiptaret jetojn në gjashtë shtete të ndarë dhe implikimet e mundëshme të tyre mbase edhe të domosdoshme,për të ven në levizje edhe një herë Lidhjen e Prizerenit për bashkimin e trojeve shqiptare ,për çka gjitha shtetet sllave për rrethë do futeshin dhe implikoheshin në luftë e më këtë edhe indirekt edhe Rusia e cila është edhe shtytse e gjithë kesaj e cila për mes vllëzerve sllavë në ballkan që synon pushtimin e trojeve tona indirekt dhe qe të këtë qasje në ujrat mesdhetare.
-dhe e treta ishte vënë në pytje edhe imazhi i tyre para syve të botë si supër fuqi botrore(NATO) karshi serbve të rebeluarë që benin gjenocidë në trojet tona shqiptare dhe popullaten e pa mbrojtun shqipëtarë.Më gjasë ketu nderlidhen edhe korigjimet sa do pak të gabimve historike qe kishin bërë ndaj kombit tonë dhe pse jo edhe interesat e tyre strategjike,ekonomike dhe të tjera të mundëshme.

Shihë për këtë dhe si komprimisë më gjasë edhe nderkombëtarë vije edhe sulmet e NATO së mbi qarqet serbe ,çlirimin e pjesës veriore shqiptare me mbi dhjetë mijë metra katror qe po e sundonte qe një shekull Serbia dhe të dy miljon shqiptarve etnik të kesaj pjese qe Turqia i kishte vu një emër si Vilajeti i Kosovës edhe pse kjo pjesë e Shqipërisë njihet nga antika si Dardani,por jo edhe çlirimin e plot të një pjese të kesaj pjese veriore bëhet fjalë për Lugin të Preshevës dhe krejt në veri më Malin e zi të pjesve të malsisë dhe Ulqin e gjërë në Tivar pastaj pjesa e Shipërisë lindore në Maqedoni dhe ajo jugore Çameria në Greqi.Dhe jo pa qellim vije një 17.Shkurt 2008 duke bërë prap kompromise në demë të trojeve shqiptare dhe kombit shqiptarë dhe shpallin Vilajetin e Kosovës edhe ashtu të cunguarë si Republikë e qe faktikishtë do duhej të ishte shteti i dytë Shqiptarë në ballkan por fatkëqsishtë nuk është ,duke futurë kombisitë pakicë qe nga serbet e më radh më përqindje 0.1 deiri 4 % si kombe shtetformuse më çka jep me kuptuarë se shtetet e tilla nga përvoja kurr nuk kan mundur të ekzistojnë.Shihë për këtë shteti i qujturë Maqedoni qe në gjiun e saj përfshin diku 30% të popullates se përgjithëshme të saj janë shqiptare gjëgjësishtë 30 % të teritorit të saj është Shqiperi lindore dhe kjo perqindje e kombit shqiptarë nuk është e njohurë si komb shtetëformusë.
Ndersa në anen tjetër,politika paqësore e Presidentit Rugova e viteve të 90-ta,ishte e përgaditur për një skenar të till të ndarjes eventuale të pjesës veriore të Shqipërisë nga Shqipëria sepse nga Serbia kjo do bëhej gjithësesi më çfardo çmimi të mundëshem.Shihë për këtë ai dhe bashkëpuntoret e tij kishin formuarë tashmë shtyllat kryesore të shtetit qe do të ruante identitetin tonë kombëtar që në një të ardhme edhe jo të largët edhe të i bashkohet Shqipërisë,por si do që të jetë ajo ne thelb do ishte një Republikë Dardane shqiptare më flamurin dardan,himn dhe kushtetut të Kaqanikut.Shtrohet pytja kujt i pengoj kjo pse nuk u jetsuar ky projekt i cili do ti balansonte forcat në ballkan më çka nuk do kishte nevoj gjithëherë të na ruanë një forcë e tretë.Bashkimi kombëtarë edhe një argument për nderkombëtaret qe derdhin më miljona para për mbrojtjen tonë eventuale ,për deiri sa ne do mund të mbrohemi vet.
Shtylla e ekonomisë për të cilen më se shumti po i kushton vetë bashksisë nderkombëtare,bashkimi kombëtarë do i zhgjidhte shumë probleme duke i shfrytëzuarë pasurit detare dhe nëntoksore e natyrore dhe duke i kombinuarë ato në gjithë teritorin dhe duke i shtri degët.Një argument i fuqishëm se sa do të kursehen më bashkimin kombëtarë do ishte hargjimet marramendese i dy qeverive kur më një qeveri buxheti do të dyfishohej,dhe do ti ndihmohej ekonomisë.
Mbi të gjitha kultura dhe bashkimi kulturorë do ishte i rendsisë së veqantë nga se më vite kemi humburë në ndarjen shpirtrore dhe dashurin vllazërore"thotë një fjalë e popullit sa më larg syve aq më larg zemre"ky ishte edhe qellimi i izolimit 60 vjeqarë komunistë sepse ndarja shpirtërore e një populli eshtë edhe më e rrezikshme se ndarja administrative,dhe duke u nisur nga kjo e fundit thëm po bashkimit europian sepse bashkimi kombëtarë ka filluarë të pakten shpirtërishtë,e kur të bahet bashkimi i plot shpirtërorë kombëtarë ato administrative do të bëhen vetvetiu.
Më gjithëatë hëpërhë pamvarsia e pjesës veriore të Shqipërisë si Kosovë, betonoj edhe një herë të tretën më radhë kufirin më pjesën amë të Shqipërisë dhe u bë edhe një hap më largë nga projekti i Lidhjes së Prizërenit për bashkimin e trojeve shqiptare.
Në fund vijmë në përfundim sipas ketyre analizave duhet të këtë bashkim kombëtare apo keshtu të shpërndarë të shkojm në bashkimin europian?Po qe se ndodhë një shpartallim europian në çfarë situate do të gjendet kombi shqiptarë ,do të këtë mburoj adekuate qe se kishte më vite e vite e që gjithëherë u masakrua edhe si popullat e pa mbrojturë edhe si troje u coptuan.Do të përseriten prap skenare të ngjashmë të shekujve të kaluarë.Unë thëm po më armiqet qe na rrethojnë dhe më hitorikun europian dhe nacionalizmave që eksistojnë si ai grekë,serb,rumunë ,malazezë e maqedonë,Bashkimi Europian është vetëm brymë para Diellit të parë të mengjesit,qe më rrezet e para te tij kjo do të shkrihet,dhe më ngjalljen e ketyre nacinalitëve për kombin shqiptarë do jetë prap sfida e njejtë e shkullit XIX dhe XX gjithëherë për ta jetsuarë Lidhjen e Prizerenit.

Andaj vij në konkludim se PO Bashkimit Europian ,dhe PO Bashkimit Kombëtarë ,vetëm atëherë kombi shqiptarë do të ndihet i barabartë në mesin e të barabartëve dhe nese do të shpartallohet mburoja europiane atëherë do jemi më të sigurtë më mburojen tonë kombetare një kombë,një shtetë,një Shqipëri,një Europë,le të ndodhë çka të ndodhë,kjo do të ishte siguri,stabilitet ballkanik dhe europian por edhe stabilitet kombëtarë.Vetëm atëhere do të kemi gjumë të rahatëshem kombëtar dhe nderkombëtarë

 

Kadrije Meniqi: PSE VENDOSA TË SHKRUAJ PËR ÇESHTJEN ÇAME

Kadrije Meniqi

PSE VENDOSA TË SHKRUAJ PËR ÇESHTJEN ÇAME

Në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar çështja e Çamërisë është bërë e njohur dhe ajo shpesh trajtohet nga subjekte dhe individë sipas këndëvështrimeve të tyre. Unë gjykoj se, kjo çështje, duke mos qenë një objektiv individësh apo liderësh politikë, ajo do të mbetet një çështje afatgjatë e strategjisë sonë kombëtare, deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Në këtë kontekst Çështja Çame, një çështje mbarëshqiptare,
ajo kërkon analizën e thellë, të gjithanshme prej potencialeve intelektuale të Kombit Shqiptar.
Është tashmë një fakt i njohur se shteti grek, duke e ndjerë se çështja Çame po i rri mbi kokë si “shpata e Demokleut”, është hedhur në sulm, ndërkohë që klasa e saj politike pretendon se përfaqëson një shtet demokratik me standarde europiane. Shteti grek mohon gjenoncidin e bërë nga reaksioni shovenist grek mbi popullsinë çame në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Si rrugëdalje e rrugëzgjidhje të vetme, ata vazhdojnë të ngrenë pretendimet e tyre mbi ,gjoja, mosrespektimin nga ana e shtetit shqiptar të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Unë gjykoj se, Çështja Çame nuk është vetëm çështje e lotëve dhe kujtimeve për atdheun e dhunuar të të parëve, për njerëzit e masakruar barbarisht. Ajo është një çështje e madhe e ndërgjegjes kombëtare, e cila ka nevojë të ndërgjegjësojë të gjithë opinionin shqiptar kudo, edhe këtu në Kosovë, duke synuar që ajo të kthehet në një çështje të madhe kombëtare, ku vetë bashkësia e popullsisë çame të ketë një rol parësor.
Ajo përfshin një aksion të madh dhe të gjithanshëm politik kombëtar të faktorëve atdhetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Çështja Çame është një lidhje në vazhdimësi me historinë e Epirit dhe të vetë krahinës së Çamërisë në kontekstin e përgjithëshëm të hapësirave shqiptare në Ballkan. Asnjëherë kjo krahinë nuk ka pasur shkëputje nga trungu etnik shqiptar.
Në etapa të caktuara të historisë, politikisht Epiri ka qenë brenda shtetit grek, por asnjëherë etnikisht ai nuk iu nënshtruar asimilimit dhe pastrimit etnik, duke ruajtur traditat e hershme shqiptare. Në kohën e perandorive, përherë Epiri është përfshirë brenda trojeve të Shqipërisë Jugore. Vetë çështja e “Vorioepirit” ka lindur pas pavarësimit të shtetit grek prej Perandorisë Osmane. Për të ruajtur me fanatizëm pjesën e uzurpuar të tokave shqiptare dhe praninë e minoritetit grek në këto troje, ata shpikën këtë doktrinë bizantine me përmbajtje raciste e ksenofobe.
Epiri kërkon të gjitha pjesët e tij etnike. Në këtë çështje përfshihet edhe krahina shqiptare e Çamërisë. Të njëjtën taktikë grekët ndjekin edhe në raportet dhe këmënguljen e tyre për të ndryshuar emrin e Maqedonisë, me të vetmin qëllim që pjesët e uzurpuara të saj të harrohen dhe të mbeten brenda shtetit grek.
Unë gjykoj se Çështja Çame është një pjesë e historisë së vetë çështjes sonë kombëtare. Nuk mund të anashkalohet historia jonë, si dhe në rastin e trojeve etnike shqiptare në Kosovën Lindore, ne Luginën e Vardarit apo në Malësinë e madhe dhe Sanxhak, të cilat sot si pasojë e copëtimit tragjik të viteve 1913, vuajnë persekutimin nën sundimin sllav.
Gjykoj se, në kushtet e një emigracioni të zhvilluar në këto 20 vite, popullsia shqiptare ka rritur tej mase praninë e vet në Greqi dhe çështja shqiptare atje, duke rizgjuar ndjenjat kombëtare të popullsisë arvanite dhe të çamëve ortodoksë në krahinën e Çamërisë, është në një riciklim historik, duke krijuar edhe në hapësirat e tjera etnike një frymë mbarëkombëtare.
Krahas kësaj, e vlerësoj shumë të rëndësishëm faktin që, për çështjen Çame dhe në tërësi për çështjen kombëtare, në këtë peiriudhë ka një interesim dhe vlerësim shumë të madh të Diasporës shqiptare, e cila është një potencial i madh në zhvillimin e lëvizjes sonë kombëtare. Pretendimi shqiptar se, “pa Kosovë e Çamëri, nuk ka Shqipëri”, po kthehet një moto me karakter kombëtar.
Në zgjidhjen e çështjes Çame nuk mund të bëhet asimetri me rastin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Prioritet në këtë çështje merr elementi i integrimit mbi bazën e lëvizjes së lirë të kësaj popullsie, rikthimit të shtetësisë së mohuar padrejtësisht, zhvillimit të elementëve minoritarë të popullsisë shqiptare të Çamërisë në trojet e veta, proces ky që, do të sjellë me radhë respektimin e të gjitha standardeve evropiane të shtetit të qytetarit nga shteti i vërtetë demokratik grek.
Kjo është edhe një nga arsyet pse unë kam zgjedhur në mbrojtje të temës sime çështjen e shkollave shqipe në këtë trevë të Shqipërisë së Jugut.
Në këtë çështje mendoj se nuk është fjala për simpati romantike patriotike, por për një kryqëzim të përgjithshëm të interesave shqiptare, e ndërthurur kjo me të gjitha interesat e rajonit, i cili është futur me ndihmën e faktorit ndërkombëtar në rrugën e paqes dhe të stabilitetit.
Për fat të keq konstatohet se, sot në jetën politike shqiptare, duke prishur balancën midis shoqatës patriotike “Çamëria”, e cila ka karakter gjithëpërfshirës, me partinë çame (PDIU), çështja çame shpesh u nënshtrohet interesave politike të pushtetit, duke i dhënë goditje idealizmit atdhetar çam, ka sjellë pështjellim midis strategjisë për rikthim në tokën e të parëve, përballë ambicjeve politike të një grupi njërëzish të veshur me pushtet për interesa utilitare.
Për analogji, në mbrojtje të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, PPDNJ, mbështet dhe respekton Organizatën vorioepiriote “OMONIA”, e cila edhe pse shfaqet me natyrë etno kulturore, kryen misionin e saj kundër çështjes çame dhe në interes të greqizimit të jugut të Shqipërisë. Shteti shqiptar vazhdon të plotësojë me korrektesë të gjitha detyrimet e tij ndërkombëtare në respektimin e minoriteteve brenda hapësirës së tij.
Gjykoj se, forca e popullsisë çame do të marrë vlerat e saj të vërteta, nëse sensibilizohen tërë forcat atdhetare brenda dhe jashtë shtetit amë, në trojet etnike dhe në Diasporë. Aksionet me karakter politik kombëtar përballë institucioneve evropiane, me objektiva dhe konsulenca të paracaktuara juridike, duke informuar në vazhdimësi kanceleritë amerikane, evropiane, ruse e kineze dhe vetë Këshillin e Sigurimit të OKB, janë një mbështetje e fuqishme në zhvillimin e çështjes kombëtare në përgjithësi.
E kam zgjedhur këtë temë interesante, për faktin tjetër se, të gjithë në, institucionet dhe inteligjencia e respektuar shqiptare, duke sensibilizuar në të gjitha format dhe mënyrat individët dhe institucionet ndërkombëtare, ne sensibilizojmë opinionin e shëndoshë për zgjidhje paqesore, duke respektuar standardet evropiane të shtetit të qytetarit, në kuadrin e përgjithëshëm të luftës që bëhet për zgjidhjen tërësore të çështjes shqiptare në Ballkan.
Unë gjykoj se çështja Çame ka shumë probleme brenda natyrës së saj, por ajo që ka rëndësi është fakti se, duke u zhvilluar në shtratin e saj kombëtar me mbeshtetjen e faktorit ndërkombëtar, të arrihet rikthimi i shtetësisë greke popullsisë çame, të hequr në mënyrë arbitrare përmes një gjenoncidi të egër. Ky fakt tragjik, që kërkon të fshihet në pluhurin e harresës, nuk mund të zbutet nga politika konformiste, as të mbulohet nga veprimet e një alkimizmi politik grek, se gjoja, “çamët janë ndëshkuar si bashkëpunëtorë të gjermanëve”.
Ky mbetet momenti i denoncimit publik të politikës së vjetër të qarqeve reaksionare greke.
Ndihem e obliguar që në këtë trajtim të thelloj më tej dijet e mia dhe duke u mbështetur në një metodologji studimore shkencore, në faktet e shumta që sjell historia jonë edhe për këtë çështje, duke u mbështetur në kontributet dhe ndihmën e kolegëve të mi, të jap sado pak kontributin tim modest në interes të zbardhjes të së vërtetës historike në këtë çështje. Çamëria është një hapësirë shqiptare, e cila sot e në të ardhmen do të kërkojë drejtësinë e munguar, do të kërkojë rikthimin te ladvia e etërve të dikurshëm, të cilët flisnin shqip, vepronin shqip dhe çdo gjë e kishin të lidhur me gjenezën e tyre shqiptare.
Faleminderit.

 

SHQIPTARËT NË BORÅS, SUEDI

 

Sokol Demaku, Bahtir Latifi dhe Hakif Jashari

SHQIPTARËT NË BORÅS, SUEDI

BORÅS DHE HISTIORIA E LINDJES SE TIJ SI QYTET

Më 29 qershor 2010 Borås festoi ditëlindjen e 389-të!

Të themi të drejtën vjetët po kalojnë dhe ne jemi për ditë e më të vjetër. Por bazuar në atë që është e vërtetë, duhet të themi se për cdo vjet qyteti ynë është më i dashur dhe më i bukur se kurrë më parë.

Ishte mbreti Gustav Adolfs i II i cili më 29 qershor 1621 e nënshkruan kartën për qytetin dhe me këtë u mor vendimi për themelimin e qytetit Borås.


Nga festimi i ditës së themelimit të qytetit Borås

Disa vjet më vonë qyteti fitoi një privilegjet me të cilën iu dha e drejta për të blerë dhe shitur mallra në tërë Suedin. Ishte kjo privi­legje që hodhi themelet që Borås të fitojë të drejtën e tregëtisë së lirë.

Busta e mbretit Gustav Adolf II është tani në sheshin kryesor në kujtim të themeluesit të qytetit. Më poshtë në Sheshin e ndritshëm është një tjetër bustë e një personi të rëndësishëm për qytetin e ky është Knallen i cili ka merita për zhvillimin e tregetisë në këtë qytet. Tregtarët qenë ata që shtruan çështjen te mbretit për të filluar me tregti, me industrinë e tekstilit. Pra, kjo ishte njjë ide për të kri­juar një Borås që në mesin e viteve 1900 të kishte një rritje të shpe­jtë. Qyteti Borås ishte më ekspanziv në vend.

Borås ka një gamë të gjerë të ngjarjeve kulturore, si në muzikë, teatër dhe sport. Ditëlindja e Boråsit festohet në sheshin kryesor, për çdo vjet me 29 qershor. Ambasadori i vitit për Borås e që në këtë solemnitet u promovua ishte mjeku Karl-Axel Ekman, boråsar i cili është në pension si mjek kirurg nga viti 1989, ka tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit për angazhimin e tij për fëmijët në Garissa, në Kenia. Për dekada, ai ka ndihmuar jetimore dhe shkolla dhe ka punuar për të luftuar syn­etinë te femrat në trojet e këtyre vendeve afrikane. Ky me punën e tij u ka ndihmuar qindra grave dhe fëmijëve nga gjymtimi gjenital, duke i trajnuar e përkrahur në menyrë vullnetare dhe pa shpërblime. Këtë e ka bërë edhe me ndihmen e gruas së tij Monica Ekman. Kështu, Karl-Axel Ekman ka ndihmuar ata që kanë nevojë më së shumti.

Pastiçeritë e qytetit ishin angazhuar në këtë drejtim dhe për këtë festë ato kishin gatuar një tortë të gjatë 30 metra, e cila tortë u nda për të pranishmit në festim.

SHQIPTARËT NË QYTETIN BORÅS

Shqiptarët në qytetin e Borås datojnë qysh herët por ishte shumë e vështirë që njeriu të gjejë ndonjë gjurmë lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tyre në këtë qytet, sepse nuk egziston asfarë dokumentacioni lidhur me aktiv­itete që këta kanë zhvilluar. Duhet theksuar se koha kur ndoshta individët e parë janë vendosur në këtë qytet duhet të jetë diku kah vitet e 80-ta e jo më herët sikur kemi të bëjmë me nacionalietet tjera nga ish Jugosllavia, të cilat kanë arritur në këtë qytet dhe ende edhe sot jetojnë nga vitet 60-të, kur në këtë qytet ishte nevoja për fuqi punëtore në industrinë e tekstilit, sepse qyteti Borås është edhe qyteti i textilit në Skandinavi. Gjatë vizitës që i bëmë Institutit të Migracionit të Suedisë me seli në Borås nga udhëheqësi i Institutit mësojmë se edhe këtu nuk mund të gjeshë gjurmë që të ketë lënë dikush nga bashkëkombasit tanë në këtë vend. Në një kënd të Institutit është vendosur një fotografi me kornizë ku shkruan ”Kosova”, e asgjë më tepër. Nga Miguel Benito mësojmë se diku nga vitet 80 ky Institut do ketë pasur bashkëpunim me komunitetin shqiptar dhe se në atë kohë paskesh jetuar familja Gashi në Borås dhe se një djalosh nga kjo familje me emrin HYSEN do të ketë punuar një film do­kumentar lidhur me jetën dhe punën e komunitetit shqiptar në Borås, por Miguel nuk ka njohuri me tepër se si qëndron cështja me Hysen Gashin dhe dokumentarin e filmit të tij. Ne u interesuam të kontaktojmë me familjen Gashi dhe në bazë të të dhënave të mbledhura nga bashkëkombasit tonë që edhe në atë kohë të kenë jetuar në Borås, mësojmë se Hysen Gashi para ca vitesh të jetë shpërngulur për në Zvicer ku ai tash atje jeton me familjen tij. Po bëhen përpjekje për kontakt me të për të mësuar me shunmë për dokumenatrin e tij. Gjatë viteve të 90-ta, në këtë qytet do të ketë funskionuar një Shoqatë Kulturore Shqiptare, ku do të ketë zhvilluar aktivitet kulturor për komunitetin shqiptar që edhe atëherë nuk ishte aq i pakët. Dëshmi në arkiva apo institucione tjera nuk ka, por vetëm në bazë të bisedave që njeriu zhvillon me bashkëkombas që edhe sot jetojnë në këtë qytet.

Në bazë të bisedave të zhvilluara me bashkatdhetarët tanë, njeriu mëson se duhet të ketë pasur edhe poetë e shkrimtarë nga bashkëkombasit tanë, por puna dhe veprat e tyre do të jenë humbur apo zhdukur. Problemi si duket është në atë se ata që është dashur ta bartin barrën e aktiviteteve kulturore nuk kanë qenë sado të anga­zhuar dhe krejt kjo është pasojë e kësaj. Kjo shihet edhe sot kur në qytet dhe rrethinë jetojë mbi 350 apo 400 familje e duhet të ketë mbi 200 nxënës, por mësimet i vijon një numër simbolik i nxënësve shqiptarë. E si duket, defekti qëndron këtu, edhe pse të gjithë ata të cilët janë angazhuar në këtë drejtim, janë ata të cilët men­dojnë dhe dëshirojnë ta çojnë përpara realizimin e qëllimeve të parashtruar nga ana e krysisë së QKSH “Migjeni” dhe nga ana e redaksisë së revistës dhe radios lokale. Por për fat të keq këta të cilët janë pishtarë të kulturës, gjuhës, traditës shqiptare në Skandinavi nga bashkëkombasit nuk gjejnë përkrahje tjetër, përveç asaj morale. Pra, qëllimi është që të ruhet kultura, tradita e gjuha e asgjë më tepër.

HISTORIKU I QENDRËS KULTURORE SHQIPTARE “MIGJENI”  BORÅS - SUEDI

Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” Borås, u themelua më 10 mars 2007, me inisiativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllim primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë me banim në Borås me rethinë. Që nga fillimi i punës, Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” kishte vep­rimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare. Nga themelimi e deri më sot në organizim të QKSH ”Migjeni” u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike dhe fetare, u organizuan mbrëmje sho­qërore. Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veçantë pati grupi themelues i cili ishte edhe bartës krye­sor i jetës kulturore.

Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku

Këtu duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë. Detyrë primare për fillim, Shoqata kishte tubimin e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e mundësive për një organizim më të mirë, shtimin e bashkëpunimit me shoqatat tjera shqiptare si në Suedi, ashtu edhe jashtë saj. Por, mbi të gjitha, detyrë e të gjitha detyrave, para Shoqatës u shtrua çështja e ruajtjes se gjuhës, kulturës, traditëss dhe identitetit kombëtar te shqiptaret me banim në Borås, e sidomos kjo çështje madhore, kishte të bënte me gjeneratat e reja dhe fëmijët që kishin lindur në Suedi.

Një mbledhje e bashkatdhetarëve në Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås

Për, këtë qëllim Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” prej themelimit e deri më sot ka organizuar takime të shumta kulturore, manifestime të ndryshme, në përkujtim të ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë të begatshme si p.sh. për Ditën e flamurit, përkatësisht 28 Nëntorin (Ditën e pavarësisë së Shqipërisë), Shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe manifestime të tjera kultu­rore. Por në këtë drejtim, në Borås me rrethinë është duke u bërë pak kur dihet se numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet me rrethinë është shumë i madh dhe se nevoja e ruajtjes së kuturës, traditës dhe gjuhës te fëmijët dhe të rinjtë tanë është prioritet, atëhere duhet një angazhim më i madh i të gjithëve. Fillimi ishte i vështirë, por me entuziazmin dhe angazhimin të pashoq të aktivistëve të QKSH u arrit një kontinuitet i jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në Borås me rrethinë.

REVISTA DITURIA DHE RADIO LOKALE RADIO DITURIA

Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i revistës ”Dituria”, organ i Qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni”, në Borås, e cila do të dalë një herë në muaj në gjuhën shqipe e me dy ose katër faqe në gjuhën suedeze. Revista ”Dituria” është një revistrë për fëmijë, të rinj dhe prindër shqiptar që jetojnë dhe veprojnë ne Suedi. Revista ”Dituria” del në çdo të 15-tin e muajit me një tirazh 250 ekzemplarë dhe me 20 faqe. Temat të cilat trajtohe në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjve, shkollës, familjes, prindërve, bashkëkombasve që jetojnë në mërgim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare. Revista ka krijuar një rrjet të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri, e po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Revista shpërndahet te bashkekombasit gratis në qytetin e Boråsit me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dërgohet një numër i caktuar egzemplarësh edhe ne Kosovë, Shqipëri, Finlandë, Zvicër, Gjermani, Angli, SHBA, Rumani dhe vende tjera ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSH ka një bashkëpunim të frytshëm. Ne i falënderojmë të gjithë ata poetë, shkrimtarë, gazetarë të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë.

Këshilli Komunal i kultures së qytetit të Boråsit redaksisë së revistës i erdhi në ndihmë me mjete materiale jo të shumta, por të cilat ishin më se të nevojshme në këtë kohë për redaksinë e revistës. Pra redaksia e revistës mori ndihmën e parë materiale. Me fillimin e punës së QKSH “Migjeni” në Borås, fusha e informimit fitoi edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kishin mundësi takimi, shoqërimi,bisede e shkëmbime tëmendimeve dhe të përvojave për jetën, punën dhe aktivitetin. Në vitin 2007 në kuadër të lëmisë së informimit QKSH “Migjeni” nxori shtatë numra të revistës “Dituria”. Në fillim të vitit 2008, revistës “Dituria”, Këshilli Kombëtar i Kulturës i Suedise i ndau një ndihmë materiale për realizimin eqëllimit fisnik të saj. Kështu u krijuan kushtet që redaksia të pajiset me mjete të nevojshme për punë më të suksesshme.


Disa nga numrat e revistës “Dituria”

Edhe Këshilli Komunal i kulturës së qytetit të Boråsit i doli në ndihme QKSH dhe vet redaksisë së revistës “Dituria”, por ndihmën më të madhe në botimin e revistës QKSH dhe vetë redaksia e revistës mori nga Studiefrämjande, dega në Borås. Botimi i re­vistës tani ishte më i lehtë në vazhdim të vitit 2008, ku me mjaft sukses filloi botimi i saj, dhe deri në qershor te këtij viti janë botuar gjashtë numra të revistës, gjë që do të vazhdohet në shtator e deri në dhjetor edhe me katër numra tjerë, ku brenda vitit do botohen gjithsej dhjetë numra. Këtë vit, e planifokhet edhe viteve tjera, që revista të dalë me dhjetë numra në vit. Është e rrugës të përmendet se gjithë kësaj për një aktivitet të tillë i parapriu një vizitë e një delegacioni mësusish nga shkolla fillore “Demokracia” e qytettit të Durrësit në Fjärdin­skolan të Boråsit në shkurt të vitit 2007. Në “Fjärdingskolan” ishte hartuar një projekt bashkëpunimi mes këtyre dy shkollave e i cili projekt ka filluar me sukses realizimin e tij me ndihmën e shtetit suedez. Këtë viti qeveria suedeze kishte siguruar mjete material në nje shumë prej 28 000 koronash suedeze për realizimin e vizitës së pedagogëve shqiptarë në qyetin e Boråsit. Kjo vizitë u realizua me sukse javën e 4 të shkurtit 2007 nga data 4 deri më 9

Nga një festim i shqiptarëve në Borås

Shkurt 2007, Këshilli Kombëtar Suedez i Kulturës në Stockholm i kishte ndarë kësaj redaksie një ndihmë simbolike materiale për botimin e revistës dhe përmirësimin e kushteve të punës së redaksisë. Tani redaksia pajiset me mjete bash­këkohore, kompjuter e gjera tjera të nevojshme. Në po këtë muaj të këtij viti, redaksia e revistës ”Dituria” merr edhe një hap guximplotë dhe mjaft të rëndëshishëm për gjuhën dhe kulturën shqipe. Ajo vendos që të fillojë me emetimin e një programi shqip në radion lokale në Borås. Pasi i bëhet kërkesa Entit për radio të Suedisë, këta marrin përgjegje pozitive e tani pritet vetëm momenti për fillimin e një radio programi në shqip. Redaksia e revistës ”Dituria” në bashkepunim me QKSH ”Migjeni” në Borås në kuadër të shpalljes së pavarësise se shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008 organizoi një manifestim në qytetin e Boråsit nga ora 17.00 me një parakalim nëpër qytet me vetura dhe flamuj kombëtarë shqiptarë e një mbrëmje gazmore për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Borås. Mbrëmja u organizua dhe u mbajt në qendër të qytetit, ku merrnin pjesë mbi 800 shqiptarë. Kjo ishte një kënqësi e madhe për bashkëkom­basit tanë, ku ata i uruan njeritjetrit pavarësinë e shtetit të Kosovës. Në fytyrat e bashkëkombaseve tanë shihej gëzimi, hareja, entuziazmi për shtetin e ri, për shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës. Për nderë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të manifestimit të kësaj kremteje të madhe për popullin e Ko­sovës, më 27 shkurt 2008 filloi nga puna Radioja lokale Radio Dituira në gjuhën shqipe, në qytetin e Boråsit. Ja, pra, edhe një zë i embël në shqip mbi qiellin e Boråsit! Programin e vet kjo radio lokale e emiton çdo të merkurë nga ora 18.00 deri në ora 19.00 e kjo do jetë një ndihmë e madhe për QKSH ”Migjeni”.

Në valët e Radio Diturisë mund të urohet dhe përshendetet, të dëgjohet muzikë në shqip e me mjaft rëndësi janë programet për fëmijë të cilat programe i përgatisin dhe udheheqin vetë fëmijët shqiptarë.

Një pjesë e redaksisë së Radios “Dituria”, Borås

Nga shtatori 2008 u shtrua kërkesa e që kjo radio të dëgjohet në tër regjionin e Västragötaland d.m.th. kjo do të dëgjohet edhe në qyetet Göteborg, Udevalla, Trollhättan, Skövde, Jönkoping, Vernamo e jo vetëm në Borås me rrethinë siç ishte më parë (në Tranemo, Ulricehamn, Vargårda, Alingsås, Kinna), gjë që u mundësua me një dhënës më të fortë të valeve të Ra­dio Diturisë.

AKTIVITETE KULTURORE TË QKSH “MIGJENI”

Në muajin maj 2008 në Javën e kulturës së Evropës në Borås në Shtëpine e kulturës u organizua dhe u mbajt ekspozita e fotografive të fotografes së njohur shqiptare me prejardhje nga Maqedonia, Mimoza Veliut me titull ”Të pathyeshmit” e cila prezantoi mbi 70 fotografi të fëmiijëve dhe grave shqiptare në luftën e fundit dhe pas saj në Kosovë. Ekspozita ishte e hapur nga 9 deri më 16 maj 2008 në Shtëpinë e kulturës në Borås. Kësaj ekspozite nga mjetet e informimit në Borås dhe rrethinë iu dha një publicitet i madh, ndërsa ekspozitën e vizituan shqiptarë, suedezë si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Boråsit. Kjo ekspozitë e të resë shqiptare Mimoza Veliu bëri jehonë në Suedinë Përendimore. Brenda këtyre gjashtë ditëve sa ajo ishte e hapur në foajen e Shtëpisë së kultures, respektivisht Bibliotekës së qytetit të Boråsit u vizitua nga mijëra qytetarë. Vizitë ekspozitës i bënë edhe nxënësit e shkollave fillore si dhe të institucioneve parashkollore të qytetit.


Mimoza Veliu dhe rrahamna Jashari

Mimoza në shenjë mirënjohje për kontributin që japin në prezantimin e kulturës, traditës dhe gjuhës shqipe u dha si shperblim në kujtim nga një fotografi Shtëpisë së kulturës në Borås, Fjärdingskolan e cila ka numrin më të madh të nxënesve shqiptarë si dhe institucioni parashkollor Hässlegården ku

zhvillojnë qëndrimin ditor një mori fëmijësh shqiptarë dhe marrin njohuritë e para të gjuhës suedeze. Edhe këto institucione dhe ente shprehën mirënjohje për fotografen e re shqiptare dhe patën fjalë miradie për punën që ajo kishte bërë me prezantimin e këtyre fotografive në Borås.

AKADEMI SOLEMNE ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

Kjo ishte nisma dhe fillimi i mbarë i punës së aktivistëve të palodhur shqiptarë në qytetin e Boråsit për ta çuar pëpara çështjen kulturore shqiptare këtu. Në lëmin e informimit ishte bërë shumë dhe që në mbledhjen themelu­ese të QKSH ”Migjeni” u propozua dhe u zgjosh redaksia e revistës shqipe ”Dituria” që do të dilte në Borås. Kjo ishte një e arritur mjaft e madhe e këtyre entuziastëve, e të gjithë bashkëkombasve tanë në Borås me rrethinë. Filluan edhe takimet mes shqiptarëve në mbledhje dhe ndeja të ndryshme, që ata ta njohin njëri-tjetrin dhe të kon­tribuojnë sa më shumë në çështjen kombëtare. Me daljen e revistës filloi një jetë e re për shqiptarët këtu. In­formimi mbi rrjedhat aktuale kulturore në vend dhe atdhe si dhe në trojet shqiptare ishte tani komplet. Redaksia e revistës ia arriti që në nje kohë shumë të shkurtër të krijojë një rreth gazetaresk si këtu ne vend, po ashtu edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe në vendet e ndryshme të Evropës dhe më larg. Tani në faqet e revistës do gjeshë punime të poetëve dhe shkrimtarëve gazetareskë si nga ketu, ashtu edhe nga Shqipëria, Ko­sova e diaspora, emra të njohur në letersinë shqipe për fëmijë dhe të rritur.


Redaktori Sokol Demaku ndan shpërblime e  mirënjohje

Redaksia e revistës ”Dituria” ishte iniciatore që këtë vit në qytetin e Boråsit të orga­nizohet një akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së flamurit, ku edhe në bashkëpunim me QKSH ”Migjeni” më 26 nëntor në lokalet e Instituit të Imigracionit në Borås mbajti këtë akademi në të cilën morën pjesë mbi 80 mysafirë e në të cilën e hapi kryetari i QKSH ”Migjeni”, Agron Çela. Fjalën e rastin mbi rëndësinë historike të 29 Nëntorit për shqiptarët e mbajti historiani i njohur nga Prishtina, Rrahman Jashari, i cili në fjalën e tij u përqendrua në zhvillimet historike që patën një ndikim mjaft të madh në jetën e shtetit shqiptar dhe në themelim e tij, deri në shpalljen e pavarësisë, mbetjen e tokave shqiptare jashtë shtetit shqiptar si dhe në ngjarjet e sotme aktuale në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare. Në Akademi ishin të pranishëm mbi 70 miq dhe mysafirë të ftuar. Për të pranishmit u organizua një koktej rasti. Në këtë Akademi ishin të pranishëm edhe mysafirë tjerë nga shoqatat kulturore të kombësive të tjera që jetojnë dhe veprojnë në Borås si dhe mysafirë suedezë. Këshili për Informim kishte përgatitur edhe disa recitale nga ana e fëmijëve shqiptarë në gjuhën shqipe dhe suedeze. Ky ishte nje manifestim qe u prit mjaft mirë nga të pranishmit. Vitin 2008 redaksia e revistës ”Dituria” do ta fillojë me një entuziazëm dhe bindje se do jetë viti i mbarë, sepse deri më atëherë kjo redaksi nuk kishte marrë kurrfarë

ndihme për botimin e revistës.

SOLIDARË ME ATA NË VENDLINDJE TË CILËT JANË NË NEVOJË

Puna e palodhshme e këtyre entuziastëve të Boråsit nuk ka të ndalur. Ata i kanë parash­truar vetes detyra të rëndësishme për ruajtjen dhe kukltivimin e kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi. Por, ata kanë edhe disa çështje të tjera shumë me rëndësi për momentin. Edhe çështja organizimit të ndihmës ndaj atdheut dhe bashkëkombasve në vendlindje. Ka mjaft entuziastë të cilët marri përsipër realiz­imin e këtij projekti humanitar.

Aktivist te QKSH Migjeni Borås

Ata inspirim për këtë gjejnë edhe në emisioni televiziv i RTV 21 nga Prishtina të cilin emision me titull “Edhe unë jam Kosovë” e emiton cdo të hënë në mbrëmje me ritransmetim ditëve të diela në mesditë, e ku bashkëkombasit tonë marrin inspirim. Kjo pati jehonë të madhe te bashkëkombasit tonë, por edhe te qytetarët e tjerë, te qytetarët suedezë dhe të kombeve tjera të cilët jetojnë dhe punojnë ne qytetin e Boråsit. Pra, veprimtarët moën një përkrahje të madhe për realizimin e këtij aksioni humanitar dhe vullnetar, të cilit aksion me shumë dëshirë dhe vullnet iu bashkangjiten bashkëkombasit tonë por edhe pronarët shqiptarë të fimave private në qytet dhe qytetet tjera në këtë regjion. Edhe mediat lokale suedeze shkruan për këtë aksion me vlerë kombëtare për të varfërit në Kosovë të organizuar nga shqiptarët në Borås dhe këtë e titulluan me të njëjtin emër që mban emisioni televiziv nga RTV 21 në Prishtinë ”Edhe unë jam Kosovë”.

Më 23 gusht 2008 u mbajt mbledhja e Kryesisë së QKSH në të cilën morën pjesë edhe aktivistë tjerë të çështjes së kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare nga Boråsi dhe rrethina, në të cilën mbledhje me shumë vëmendje u diskutuan dhe analizuan të gjitha veprimet pozitive të cilat mund të kenë ndikim pozitiv në këtë drejtim. U përkrah unanimisht aksioni i filluar nga ana e shoferëve të Västtrafik për ndihmë familjeve të varfëra në Kosovë. Ky aksioni përditë e më shumë mori përmasa edhe më të mëdha. Në mbledhjen e redaksisë së revistës ”Dituria” dhe të redaksisë së Radio Diturisë u mor qëndrim që t’i ndihmohet redaksisë se radios me disa aspekte teknike nga revista Dituria. Do të dërgohen për shkollim në Göteborg 3 deri 4 persona që do të punojnë në redaksinë e Radio Diturisë. Shpenzimet për këto kurse i bart shteti. I pari që do ta vijojë këtë kurs është gazetari aktual i kësaj redaksie, Bahtir Latifi.

SHËNIMI I 70-VJETORIT TË VDEKJES SË MIGJENIT DHE I 100-VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT

Në iniciativë të redaksisë së revistës ”Dituria” dhe në bashkËpunim me redaksinë e Radio Diturisë u punua në organizmin e një Mbrëmjeje letrare kushtuar 93 vjetorit të lindjes së poetit të mjerimit, Migjenit, dhe ne 70 vjetorin të vdekjes së tij. Po ashtu në vendet skandinave nga 10 nëntori deri më 16 nën­tor 2008 u mbajtë Java e Bibliotekave Nordike. Ky manifesitim ka karakter mbarëkombëtar edhe në Suedi, dhe mu për këtë redaksia e Diturisë dhe e radios lokale në bashkëpunim me Shtëpine e Kulturës në Borås mori përsipër organizimin e manifestimit të tillë dhe prezentimin e librit shqip në Skandinavi pëmes shkrimarit Hamit Gurguri dhe poetit Abedin Ibrahimi, të cilët do jenë mysafirë special të mbrëmjes së 10 nëntorit në Bibliotekën e qytetit të Boråsit. Java mban titullin ”Nordiskbiblioteksvecka” nga 10 – 16 nëntor 2008 e kjo javë do jetë e mbushur me shumë gjëra interesante nga lëmia e kulturës, leximit me zë nëper biblioteka e shkolla. Para disa ditësh qenë zhvilluar biseda me Shtëpinë e kulturës dhe Bibliotekën e qytetit të Boråsit ku është arritur ujdia që më datën 10 nëntor në lokalet e Shtëpisë së kulturës, respektivisht në lokalet e Bibliotekës së qytetit të Boråsit të mbahet kjo mbrëmje, respektivisht, orë letrare.


Veprimtarë e mysafirë në konsultime pune në Borås

Në kuadër të ”Java e bibliotekës nordike” në Borås u prezentuan dy shqiptarë, respektivisht shkrimtari Hamit Gurguri, i cili bëri promovimin e veprës së tij me titull ”Frihetens vingar” dhe poeti shqiptar Ibrahim Abedini me librin e tij ”Brenga e liqenit”. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme kur në mesin e shumë bashkëkombasve dhe miqëve të shqiptareve në Bibliotekën e qytetit ditën e dhjetë nëntorit u takuan shqiptarë e suedezë, e në mesin e tyre ishin edhe dy artistët e përmendur të fjalës shqipe, shkrimtari Gurguri dhe poeti Ibrahimi. Shqiptarët e Boråsit, si thamë, festuan vjetorin e lindjes së poetit emrin e të cilit mban shoqata e tyre në Borås, ndërsa zuedezët festuan traditën e tyre të leximit, e këta i lidhën shumë këto festa të cilat kanë vendosur t’i festojnë së bashku.

Vend i veçantë iu kushtua 100 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, Kongresit të themellimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Për ne shqipëtarët ka nje rëndësi të veçantë kjo ditë e shënuar historike. Prandaj ne ishim ata që dëshironim t`i përcjellim të brezat e ri këto ngjarje me vlera historike që të mbeten trashëgim edhe në kujtesën e të rinjëve tanë në mërgim. Në këto manifestim morën pjesë shumë shqiptarë si nga qyteti i Borås, ashtu edhe nga qytetet e tjera të Suedisë, si Gislaved, Göteborg, Tranemo, Limared, por edhe miq suedezë etj.


Revy mode me kostume popullore shqiptare, mbajtur në Borås

BABA DIMRI NGA KOSOVA NË BORÅS

Radio Dituria në gjirin e saj ka edhe redaksinë e programit për fëmijë ku vetë fëmijët janë sajues dhe kreatorë të programit të tyre. Për fund viti redaksia e programit për fëmijë ka paraparë çdo vit  të organizojë pritje për Vitin e Ri për fëmijët shqiptarë nga qyteti i Boråsit, apo, siç këta e quajnë këtë grup fëmijësh: ”Fëmijët e radios”. Qëllimi me këtë është që edhe fëmijët tjerë të cilët ende nuk i janë bashkangjituri këtij grupi fëmijësh të jenë me ta dhe të shijojnë bukurinë e gjuhës dhe kulturës shqipe. Redaksia e këtij programi është kujdesur që fëmi­jëve të cilët po kontribuojnë në këtë drejtim t`u japë nga një dhuratë modeste me rastin e Vitit të Ri. Redaksia e kesaj radio lokale në shqip ka blerë një numër të konsiderueshëm librash në shqip për fëmijë të cilat ua shpërndau fëmijëve shqiptarë. Babadimri që ka ardhur enkas për këta voglushë nga Kosova, ka sjellur edhe një mori dhuratash tjera për fëmijët mërgimtarë këtu në Skandinavi, të cilat nga thesi i tij ua ndai fëmijëve tanë me rastin e pritjes së Vitit të Ri. Edhe fëmijët tanë fatosa, me këtë rast kanë përgat­itur një program të pasur me këngë, recitime, përrlla në shqip të cilin ata e shfaqën para mysifirëve të ftuar në këtë manifestim të organizuar nga redaksa e Radio diturisë, programi për fëmijë dhe të rinj.

Babadimri nga Kosova u ndan dhurata fëmijëve shqiptarë në Borås


Tekniku i Radio Diturise Hakif Jashari

Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt për ta. Redaksia e Radios dituria konsideron se manifestimet e këtilla të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë. Kështu mendon edhe Ferki Avdiu prindë nga Häsllehom i Boråsit. Është punë e madhe që të realizohen manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njëri tjetrin - thotë nje nënë e cila së bashku me djalin e saj ishte shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Babadimri kosovar” fëmijës së saj. Sipas fjalëve të organizatorit të këtij manifestimi këtu kanë qenë të ftuar të gjithë fëmijët shqiptar që jetojnë në këto anë, jo vetëm ata nga Boråsi e rrethina e tij, por edhe nga qytetet përreth Boråsit. Prandaj në këso manifestimesh marrin pjesë fëmijë nga Gisllaved, Kinna, Mark, Ulricehamn, Alingsås, Svenljunga e qytete tjera ku në të ardhmen mendohet se këto qytete së bashku me radion lokale në gjuhen shqipe në Borås Radio Dituria do jenë organizatorët kryesorë të këtij manifstimi dhe do ftojnë të gjithë fëmijët që gravitojne nga këto anë të jenë prezentë me rastin e pritjes së Vitit të Ri dhe ardhjes së Babadimrit nga Kosova. Bajram Berisha, kryetar i Shoqatës ”Nëna Terezë” nga Gisllaved, thotë se së bashku me shqiptarët nga Borås do bëjnë përpjeke që në të ardhmen jeta kulturore në këto treva te jetë më e gjallë dhe se ata së bashku do jenë më aktiv në këtë drejtim.

FESTIMI I NJËVJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Në Borås të Suedisë në organizim të Qendrës Kulturore shqiptare ”Migjeni” në bashkëpunim më revistën shqipe ”Dituria” u organizua në mënyrë madhështore festi­mi i njëvjetorit të shpalljes së pavarësise së Republikës së Kosovës. Manifetimi u mbajt në lokalet e Insititutit të Migracionit i cili është i vendosur në këtë qytet. Në manifestim ishin të pranishëm shumë familje shqiptare, të rinj, të reja si dhe mysafirë të ftuar me këtë rast. Këtë tubim madhështor e hapi Kryetari i QKSH ”Migjeni” Agron Çela, i cili mes tjerash tha se ne sot jemi tubuar këtu si një vit më parë kur në menyrë madhështore pritëm shpalljen e pavarësisë së shtetit tonë e sot jemi këtu të festojmë njëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë. Kjo ne na bën më të fortë, më të qëndrushëm në rrugën tonë drejt ndërtimit të demokracisë dhe shtetit tonë të ri demokratik. Ne duhet të jemi ata të cilët duhet të ndihmojnë vendin tonë në të gjitha aspektet dhe duhet të jemi sa më afër atdheut tonë. Pastaj fjalën e mori poeti, letrari dhe publicisti i njohur shqiptar Ibrahim Abedini, i cili në fjalën e tij u përqëndrua në rëndësinë historike që ka Republika e Kosovës për vetë kosovarët dhe rajonin në përgjithësi. Ai foli për vuajtjet shekullore të shqiptarëve nën sundime dhe diktate të ndryshme deri në ditët e pavarësisë së Kosovës. Ibrahim Abedini e ndjeu në supet e tij peshën e vuajtjes nën thundrën e të huajve në vendin tonë të cilën vuajtje ai e përshkroi edhe në veprimtarinë e tij letrare.

Për të pranishmit në sallë ishte organi­zuar nje spektakël muzikor nga i riu nga Boråsi Rrahim Jashari i cili i argëtoi bashkëkombasit e tij për gjatë tërë mbrëmjes me tinguj muzikor nga vendlindja. Besojmë se në të ardhmen këtu në këtë qytet ku jetojnë një numër i konsiderushëm shqiptarësh jeta kulturore do të ngjallet dhe shqiptarët do të jenë më aktivë.

KREMTIMI I TREVJETORIT TË FORMIMIT TË QENDRËS KULTURORE SHQIPTARE “MIGJENI” NË BORÅS

Miqt suedez shijojne ushqimet kosovare

Ishin mbushur tre vjet nga dita e parë kur një grup entuziastësh morën iniciativën për thememelimin e Qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni” në Borås. Po ashtu, ishin mbushen tre vjet nga nxjerrja e numrit të parë të revistës ”Dituria” dhe një vit nga sinjali i parë i Radio Diturisë, radioja lokale me emisione në gjuhën shqipe që dëgjohen në në këtë zonë të Skandinavisë. Për t`i shënuar këto data ishin mbledhur shqiptarët me miqtë dhe dashamirët të cilët e përkrahin dhe i japin kurajo punës së veprimtarëve e të entuziastëve  në shërbim të kombit. “Ne i falënderojmë të gjithë ata që na përkrahin, na mbështesin moralisht e materialisht në punën tonë. U jemi miërnjohës organeve dhe organizatave të qytetit ku ne jetojmë dhe veprojmë për mbështetjen e tyre dhe ndihmën që na kanë dhënë dhe na japin në realizimin e këtij qëllimi fisnik” – ishin fjalët e bartësve kryesorë të punëve, për të vazhduar më tutje:


Redaktori i Radio Diturisë Bahtir Latifi

“Falenderojmë isntitucionet dhe entet e kulturës, arsimit të cilat na dalin në krah në çdo iniciativë që ne marrim dhe na ndihmojnë në realizimine tyre. I falënderojmë shkollat dhe entet parashkollore për kontributine tyre që japin në ruajtjen dhe kultivimine gjuhës shqipe. Ne falënderojme edhe bashkatdhetarët tanë të cilët dinë që me punen dhe veprat e tyre të ndihmojnë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, të traditës dhe kulturës shqiptare në Suedi”.

Në këtë festim u ndanë mirën johje dhe falënderime. Mirënjohje speciale iu nda Radio Suedisë, Programit në gjuhën shqipe ”Jehona”. QKSH ”Migjeni” kishte tretman te posaçëm për entet dhe institucionet e kulturës dhe në këtë rast u shprehën falënderime për entet dhe institucionet e kulturës së qytetit të Boråsit për përkrahjen që japin, siçështë p. sh.  si Zyra e Kulturës, Bibilioteka e qytetit, Stduefrämjande, si dhe Konst och Kultur i Väst nga Göteborgu. U falenderuan edhe individet të cilët kanë kontribuar në këtë drejtim, si poetët Hamit Gurguri dhe Ibrahim Abedini, individët si Igballe Nici, Sven Esselius dhe Muhamet Thaçi. Pastaj bashkëkombasit tanë pronarë të firmave private, të cilët kanë ndihmuar të rinjtë tanë dhe bashkatdhetarët tanë në Borås dhe rrethinë, si Bahri Seferi, Sami Terdeva, Ibrahim Shala dhe Sami Sejdiu. Igballe Nici iu nga një Mirënjohje. Në fund poetët iu drejtuan të pranishmëve me punimet e tyre.

 

FËMIJËT SHQIPTARË NGA BORÅSI NË ”BOTËN E ASTRID LINDGREN” NË VIMMERBY


 

Nxenes shqiptar ne Vimmerby ne kopshtin e Astrid Lindgren

 

Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” në bashkëpunim me Fjärdingskolan ka siguruar mjetet materiale nga shoqata suedeze ”Hyresgästföreningen” ose shqip Shoqata e Qiramarrësve si dhe nga organizta punuese AB Bostäder me të cilat kjo Qendër ka një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha aspektet, e më shumë në integrimin e të rinjve. Shoqata e Qiramarrësve kishte siguruar mjetet për këtë vizite për 50 persona. Me mjetet e siguruara u pagua autobusi, biletat hyrëse dhe ushqimi i vogëlushëve shqiptarë të cilët ishin mysafirë në ”Botën e Astrid Lindgren” në qytetin e  lidnjes së saj në Vimmerby të Suedisë.

Ne mëngjesin e ditëss së nisjes për në këtë vizitë në oborrin e Fjärdingskolan takuam shumë prindër shqiptarë të cilët kishin dalur t`i përcjellin fëmijët e tyre për një ekskurzion të tillë të organizuar për herë të parë në këto anë nga ana e ndonje shoqatë kulturore shqiptare. Në fytyrat e tyre shihej gëzimi i madh. Kjo ishte një dhuratë nga ana e QKSH ”Migjeni” dhe shoqatat suedeze me të cilat bashkëpunon kjo Qendër, për fëmijët shqiptarë nga Boråsi. Ja se çka thonë prindërit e fëmijeve të cilët do udhëtojudhëtojnë në Vimmerby:

Abaz Baruti u shpreh se kjo është një punë e madhe  e shoqtës shqiptare ne Borås, por duhet që edhe prindërit, të rinjtë dhe të angazhohen që të përkrahim këta entuziastë të cilët japin gjithçka për kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe këtu si dhe për fëmijet dhe të rinjtë tanë.
Sejdi Muzaqi i cili është një aktivist i dalluar, thotë se ne duhet të jemi krenarë që kemi një përkrahje të tillë në mënyrë që të kemi besim te miqtë tanë suedezë dhe organet lokale dhe të jemi ata që duhet të mburremi me të
arriturat tona këtu.

Ne takuam dhe biseduam me shumë nga fëmijet të cilët ishin në ketë vizitë dhe ja se çka mësuam për përshtypjet që ata kanë nga kjo vizitë:
“Jam Adenisi. Vij nga Kosova. Ka kohë që jetojë në Borås. Shkojë në klasën e katërt në Fjärdingskolan. Jam shumë i kënqur që m`u dha rasti të vizitojë vendin e lindjes së shkrimtares së njohur Astrid Lindgren. Kam lexuar libra të saj, kam parë edhe në film, por qenka krejt diç tjetër kur t`i
përjetosh dhe të komunikosh me personazhet e saj.

Ishte kënaqësi për mua të isha ne oborin e saj, ta shihja për së afërmi ”Pipin”, ”Emilin” të isha në ”Bylerby” pra në lagjen ku Astrid Lindgren përshkruan shumicën e ngjarjeve në veprat e saja. Arbëresha e vogël e cila shkonë në klasën e dytë thotë se është e lumtur që iu dha mundësia ta vizitojë shtëpinë e ”PIPIT”. Unë kam dëgjuar, kam lexuar, kam kënduar për ”Pipin” por sot e takova atë vetë në Vimmerby. Ishte kënaqësi për mua të këmbej disa fjalë me te. E pyeta se ku e ka shkollën ajo? Më tha se shkolla e saj është pak me larg nga këtu, edhe ajo shkonte në shkollë si ne.

Kjo ishte një kënaqësi dhe një moment që do jetë në kujtosën tonë për një kohë të gjatë, thotë Arlinda e cila shkone ne klasën e gjashtë, por shoqja e klasës Albana shton, se do të kishte qenë me rëndësi që prindërit tanë të anagzhohen më shume në mënyrë që shoqata e jonë ”Migjeni” të na dalë më

shumë në ndihme me surpriza të tilla.
Të gjithë ishin të kënaqur me këtë vizitë në Vimmerby, por mendojnë se në të ardhmen do angazhohen të gjithë së bashku me kryesinë e QKSH ”Migjeni” dhe në një evenem të tillë të përfshihen të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë në qytetin Borås.


SUEDEZI I CILI NË MËNYRË FANTASTIKE SHQIPTARËVE
QË JETOJNË NË BORÅS U SJELL NJË COPË ATDHE PËRARA

 

Një mbremje kulturore kushutar Republikës së Kosovës organizuar nga Qendra kulturore shqiptare “Migjeni” në Borås së bashku me shoqatat kulturore suedeze Glokal Sjuhärad dhe Vi Hässleholmen , ishte një moment njohje për më së afërmi të Kosovës dhe shqiptareve të cilët vijnë nga atje. Dihet mirëfilli se në Suedi edhe nuk është numër i vogël i shqiptarëve që jetojnë ketu.

Pra, në Suedi në bazë të një statistike ka mbi 50 000 shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet skandinav.

Në këtë mbremje Kosovën dhe të kaluarën e saj, por edhe të tashmen e saj me ligjëratat e tyre e përshkruan shkrimtari, publicisti, perkthyesi dhe poeti kosovar Hamit Gurguri, i cili deri më tani ka botuar mbi dhjetë libra në shqip po edhe në gjuhën suedeze në të cilat në menyrë reale përshkruan Kosovën nga kohët më të vjetra e deri në ditët e sotme bashkëkohore. Kjo është edhe një arsye më tepër se kjo mbrëmje me të vertetë ishte mbrëmje e suskseshem në prezentimin e shtetit më të ri në botë dhe të banorëve të tijj me të gjitha ato peripetitë që jeta dhe koha atyre u sjell.

Hamit Gurguri është një njohës i mirë i rretahanve dhe jetës në Kosovë në kohë dhe situata të ndryshme. Pra, ai ka një sfondë njohurishë të cilat janë sa edhe interesante për ata të cilët mendojnë dhe duan të dinë më shumë për shqiptarët të cilë tjetojnë atje.

Hamiti në menyrë kronoligjike paraqet faktet lidhur me rrjedhën e zhvillimit të ngjarjeve nga kohët më të lashta deri në ditët bashkëkohore. Ai prezenton për mrekulli edhe kohën e sundimit turk në Ballkan, marrëdhëniet mes popujve të cilët kanë jetuar dhe luftuar në ketë kohë në Ballkan, çka  është shumë

Shkrimtari i mirënjohur Hamit   Gurguri flet para bashkatdhetarëve

pozitive te ky studjues e krijues se ana  e jetës gjithmonë dominon në referatet e tij. Ai vetë thotë se edhe pse sot jemi në shekullin XXI dhe Kosova është shpallur shtet, ne si shqiptarë duhet të jemi syçelë dhe të punojmë shumë në çurjen përpara të asaj çka kemi nisur. Për këtë na nevojitet që të krijojmë miq, miqësi në të gjithë botën. Kjo është një bazë e shëndoshë,  e cila do të na mundësojë që të realizojmë ëndrrën tonë shekullore me lehtë.

Me tema të tilla, me mbrëmeje të tilla, thotë Hamiti, ne prezentojmë te miqtë tanë suedezë realitetin kosovar dhe vetë shqiptarin e Kosovës me të gjitha ato tiparet pozitive që ai i ka, por këtë  mund ta bëjmë më me efket sikur sonte këtu kur jemi së bashku me mikun  tonë suedez, i cili në mënyrë fantastike para bashkëkombasëve të tij dhe shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet u sjell një copë atdhe para.

Pastaj të pranishmit të cilët ishin në numër, si shqiptarë, po ashut edhe suedezë, mësuesja e gjuhës shqipe nga Tranemo, Qerime Hajra, i njohtoi me gjendjen në Republikën e Kosovës.

Përshtypje të veçantë te të pranishmit la prifit suedes Ronny  Augustsson i cili kishte qëndruar shtatë muaj në Kosovë vitin e kaluar me forcën paqruajtse suedeze atje. Ai paraqite fotografi nga miqësia me shqiptarë dhe familje shqiptare, kushtet ekonomike atje.

“Kjo është ajo çka unë kam verejtë atje. Unë nuk isha në mison humanitar, por me një mision ushtarak. Por, duke parë gjendjen në fhatrat e Kosovës, duke parë atë miqësi që kanë shqiptarët për të tjerët e të cilën miqësi nuk  e kanë popujt tjerë, kjo të bën të mendosh shumë dhe të jeshë ai i cili do u gjendesh pranë këtyre njerëzve.

Unë kam përshtypje jashtëzakonisht të mira nga atje, kam kontakt me shume miq atje, të cilët me shkruajnë dhe u shkruaj.

Unë kam organizuar së bashku me miqtë e mi këtu në Borås një aksion për të ndihmuar familje shqiptare atje. Jemi shumë të kënaqur me këtë. Por nuk majfton vetëm kjo që unë dhe disa miq të mi të angazhohemi në këtë drejtim, sepse ai popull atje ka nevojë për ndihmë materiale. Situata e pasluftës nuk është e lehtë të përballohet, prandaj është nevoja që njerëzit të jenë solidarë dhe human.

Unë nuk kam arritur të mësoj shqip shumë, kam mësuar tri fjalë të cilat tërë jetën time do t`i mbaj mend e këto fjalë janë të përditshme për mua dhe miqtë e mi nga Kosova nga të cilët i kam mësuar këto fjalë. Këto fjalë janë. ”falmnderit”, ”shumë të falmnderit” dhe fjala e tretë eshtë fjala ”Dhi”. Kjo është një gjedhë e cila mbahet dhe rritet shumë në fshatart e Kosovës.

Unë mendojë se në Kosovë duhet bërë edhe shumë në menyrë që njerëzit të ndihen mirë. Duhet ndihmuar ata njerëz se e meritojnë një gjë të tillë”, ishte rrëfimi i Ronny  Augustsson.

Ne takuam edhe shumë bashkëkombas tanë të cilet ishin të pranishëm në mbrëmje e mendimi i tyre ishte se këso temash duhet organizuar në tërë vendin në mënyrë që vendasit në mënyrë të drejtë të njihen me Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë në Kosovë e atëherë ata do ta kenë një fotografi reale edhe për ne të cilët jetojmë këtu.

Gjatë gjithë kohës së mbrëmjes të pranishmit i argëtuan grupi i valleve ”2008” nga Gislaved i  Suedisë dhe ky ishte një prezentim i kulturës dhe traditës shqiptare përmes valleve, këngëve si dhe veshjeve kombëtare çka zgjuoi interesim dhe kërshëri te të pranishmit.

 

MIRË SE ERDHËT NË DURRËS!

 

Që nga sot karvani i miqësisë Suedi-Shqipëri ka marrë rrugë drejt qytetit bregdetar shqiptar Durrës. Këtu kemi të bëjmë me një projekt përpiluar kohë më parë nga pedagogë të Fjärdingskolan të qytetit Borås të Suedisë me emrin ”Udha e shkronjave” i cili projekt finansohet nga ana  e Programkontoret në Stockholm e që ka të bëjë me bashkëpunimin mes shkollave në rajon. Kjo shkollë ka një traditë të gjatë në arsimimin e fëmijëve e krysisht të fëmijëve të emigrantëve sepse përbërja e nxënësve në këtë shkollë është mbi 50% nxënës emigrantë, e shumica e tyre janë shqiptarë. Projekti kohë më parë ka filluar të realizohet në jetë me një vizitë të katër pedagogëve shqiptarë në Borås, të cilët për një javë ishin mysafirë të Fjärdingskolan dhe qytetit Borås.

Ishte fillimi i realizimit të këtij projekti thonë këtu në Fjärdingskolan në vitin 2007 kur për herë të parë mësues nga Shqipëria erdhën te ne në Suedi respektivisht në Borås. Ishte kënaqësi për ne, thonë këta, të njihemi më për së afërmi me një vend që ne pak dinim më herët për te.

Në Fjärdingskolan përgatitjet për vizitë në qytetin Durrës dhe në shkollën fillore ”Demokracia” me të cilën kjo shkollë është binjakzuar kanë filluar me kohë dhe kanë përfunduar dhe ata të cilët do të udhëtojnë për në Durrës thonë se kjo vizitë do jetë e suksesshme dhe do ketë vlerë të madhe në bashkepunimin mes dy shkollave dhe dy qyteteve.

Pedagogë suedezë e shqiptarë gjatë vizitës në Durrës

Ne ishim në ketë shkollë dhe takuam shumë nxënës shqiptarë të cilët vijojnë mësimet këtu dhe me ta zhvilluam një bisedë. Ja se çka mësuam nga këta.

Ishte ora dhjetë e të gjithë nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimet këtu ishin në një bisedë me pedagogët dhe drejtorin e shkollës të cilët do udhëtojnë për Shqipëri. Qëllimi i këtij takimi me fëmijët shiqptarë sipas tyre ishte që të mësojne më shumë për Shqipërinë, kulturën, traditën dhe adetet shqiptare.

Shumë prej këtyre nxënësve kishin njohuri të mjaftueshme për këtë qytet shqiptar. Ata kishin kaluar pushimet e tyre verore së bashku me prindërit e tyre atje dhe e njihnin mirë qytetin dhe traditën e këtij qyteti. Ishin interesante propozimet e fëmijeve shqiptarë për mësuesit e tyre se çka ata të blejnë në Shqipëri që të kenë kujtim nga atje e propozimi i tyre më i shpeshtë ishte busta e heroit tonë kombëtar Skenderbeut, apo flamuri kombëtar. Në bisedë e sipër nga ana e drejtorti të shkollës para fëmijëve shqiptarë u prezentua busta e Skenderrbeut, për të cilën ne kemi shkruar edhe më parë, e cila ka kohë që qëndron krenare këtu në lokalet e kësaj shkolle.

Pedagogët e kësaj shkolle kanë fjalë miradije për nxënësit shqiptarë, të cilët janë në shumicë dhe sipas tyre është kënaqësi të punosh me fëmijët shqiptarë, të cilët kanë një kulturë të gjerë dhe kanë një traditë të mirë. Ne krenohemi me ta dhe me punëne tyre që ata bëjnë në shkollën tonë, thonë ata.

Ne kemi një bashkëpunim të mirë edhe me prindërit shqiptarë dhe jemi të lumtur për këtë. Fëmijët gëzojnë një respekt të veçantë te ne. Ata kanë pasur rastin së bashku me mësusin e tyre shiptar që të bëjnë vizita të ndryshme në vende të ndryshme në Suedi dhe të njihen me kulturën dhe traditën e  vendit ku ata jetojnë dhe veprojnë. Kjo ka një rëndësi të madhe, thotë drejtori i kësaj shkolle dhe shton se ne besojmë se edhe në të ardhmën Fjärdingskolan dhe QKSH ”Migjeni” do të kenë një bashkëpunim edhe me të ngusht në këtë drejtim, e krejt kjo në të mirë të fëmijëve dhe prindërve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në komunën tonë. Unë besoj, shton ky, se pas kësaj vizite këtu në Durrës ne do kemi njohuri edhe më të mira për shqiptarët pa marrë parasysh nga vijnë ata nga Shqiperia, Kosova apo trojet tjera shqiptare atje, mirëpo egziston mundësi, shton ky, që në të ardhmen këtë bashkëpunim ta zgjerojmë edhe me ndonjë shkollë fillore nga Kosova.

Ne do jemi në Durrës për një javë, thonë pedagogët e këtushëm, dhe besojmë se kjo vizitë do kurorëzohet me rezultate pozitive.

 

NJË PRITJE VËLLËZËRORE NË BORÅS TË SUEDISË PËR BUBULINON DHE KRIJUESIN E TIJ

 

Është një mbrëmje komplete letrare, ku nuk mungon komunikimi me artin e letërsinë. Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja edhe ndonjë herë tjetër jo vetëm këtu në Borås të Suedisë, por edhe në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në qytet tjera skandinave ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj.

Avdyl Bucpapaj dhe Viron Kona, me tortën flamur kombëtar shqiptar

artin e letërsinë. Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja edhe ndonjë herë tjetër jo vetëm këtu në Borås të Suedisë, por edhe në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në qytet tjera skandinave ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj.
Teksa analizonim me miqtë suedezë këtë eveniment, vijmë në përfundim se këso evenimente janë të nevojshme të organizohen jo vetëm me shkrimtarë shqiptarë, finlandezë apo suedezë, por edhe me shkrimtarë dhe poetë të kombeve tjera që jetojnë këtu, në mënyrë që të njihen me gjuhën dhe kulturën e njeri-tjetrit. Me ftesë të Qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë dhe në bashkëpunim me Fjärdingskolan është organizuar ky eveniment në të cilin u prezantua libri për fëmije dhe të rijn i Viron Konës ”Eh more Bubulino” apo me përkthim në suedisht ”Min kära Bubulino”. Ishin prezentë miq suedez, bashkëkombës nga vetë Borås, por edhe nga qytete tjera suedeze, të cilët kishin shprehur dëshirën të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe të takojnë shkrimtarin e njohur për fëmije dhe të rijn Viron Kona i cili në vitin 2006 për këtë vepër kishte marrë çmimin UNESKO e tani ajo mund të lexohet dhe suedisht.  Vironi thotë së është shumë i lumtur që Bubulinoja e tij tani komunikon edhe suedisht, jo vetëm me fëmijët shqiptarë që jetojnë dhe mësojnë këtu, por edhe me fëmijët suedezë dhe fëmijët e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Suedi. Ndjehem krenar që arrita që Bubulino të flasë suedisht, por ai është shumë i shkathët, shumë i zgjuar, do qëndrojë ca kohë atje edhe pa mua sepse unë nuk pata kohë të jem më gjatë atje, ai do vazhdojë misionin e tij, do bëjë vizita edhe tjera në shumë qytete suedeze, do jetë në Stockholm, do vizitojë Uppsallan, por nuk do ndalet vetëm me kaq. Ai do vizitojë edhe qytetin më verior Kiruna. Atje ai do bëjë mrekulli, besoj unë, thotë autori. Mendoj se ai do vizitojë Qendrën e gjithësisë "Esrange Space" në Kiruna, pastaj Hotelin e akullt dhe atraksione tjera në veriun i largët. Në mbrëmje të prezantimit të “Bubulinos” në sallën e mbushur për plotë me adhurues të fjalës së shkruar, në mesin e tyre gjejmë edhe shkrimtarin e njohur nga Kosova që ka kohë jeton dhe vepron në Suedi dhe është bërë shumë i njohur për lexuesit e këtushëm me veprat e tija të botuara ne suedisht, Hamit Gurguri, pastaj drejtoreshën e Drejtorisë arsimore të komunës së Brämhult, një ndër komunat me më shumë banorë të qytetit Borås, shumë drejtorë shkollash dhe kopshtesh, mësues, dhe bashkëkombës nga të gjitha pjesët e Suedisë ku ata jetojnë e veprojnë. Takuam bashkëkombas të cilët kishin bërë rrugëtim mbi 600 km për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje ku do të prezentohej Bubulino në suedisht. Ishte kjo kënaqësi, ishte ushqim për shpirtin kjo mbrëmje e organziaur nga bashkëkombasit tanë anëtar të QKSH "Migjeni" këtu në Borås, por kënaqësia ishte edhe më e madhe se krah për krah me ta ishin edhe miqtë suedezë.

Nga organizatorët e mbrëmjes Fjärdingskolan dhe QKSH “Migjeni” për mysafirët nga Shqipëria me këtë rast ishte porositur torta speciale me Flamurin kombëtar shqiptar si shenjë respekti për autorin Viron Kona me rastin e prezantimit të “Bubulinos” në suedisht. Gjatë kohës së evenimentit m`u kujtuan shumë figura të çmuara letrare shqipe, të cilat nuk e kanë mundësinë për të komunikuar me lexues, me kritikë dhe me dashamirë të artit dhe gjuhës, sepse mungon publiku, mungon kritika, kryesisht mungon publiku shqiptar, sepse ata vendas, pra suedezë, janë admirues dhe adhurues

të artit dhe letërsisë.

Pra duhet të mburremi me ata të cilët kontribuojnë në këtë drejtim dhe ndihmojmë e japim përkrahje. Prandaj ne duhet të angazhohemi sa më shumë dhe të kontribuojmë në këtë drejtim. Besojmë se ky bashkëpunim mes qytetit Borås, atij të Durrësit dhe shkrimtarit Viron Kona me QKSH “Migjeni” edhe në të ardhmen do jetë në nivel.

 

PREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARE

 

Në Borås të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt sfilata e modës me veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni”.

Kryetari i krysisë së kësaj qendre, Bahtir Latifi, thotë se ky manifestim kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin Borås do të ketë efektin dhe rëndesinë e vet. Në organzim të Qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë në bashëkpunim me Agjensinë e Modës ”Bora fashion” nga Gjakova u mbajtë kjo sfilatë mode me veshje kombëtare shqiptare në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin Borås të Suedisë për herë të parë në Skandinavi. Këtë Pra revy mode e ndihmoi edhe Studiefrämjande po nga ky qytet. Në këtë manifestim kulturor morën pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinj dhe të reja shq­iptare nga qyteti Borås si dhe nxënës e të rinj e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved, Nösjö, të cilët u bënëdo pjesë e këtij projekti.Të pranishmit i argëtuan me këngë e valle anëtarët e Shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të sfilatës ishin edhe anëtarët e Shqërsisë kulturore ”Ardhmëria” nga qyteti Kristianstad, të cilët u paraqitën para këtij publiku për të përshëndetur këtë evenemang të madh kulturor.


Si gjithmonë e gjithkund: në qendër të vëmendjes flamuri kuq e zi

Në këtë revy mode, u paraqitë edhe ekspozitë me fotografi me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi i njohur kosovar Shkelzen Rexha, u paraqitën këngë e valle popullore shqipe, u shfaq premiera e filmit doku­mentar mbi punimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuar nga kameramani kosovar me renome Gëzim Arifaj, i cili u promovua në mënyrë solemne.

Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit të mbledhur rreth platos së revysë së modës me veshjee e traditës sonë shekullore, por edhe më kënaqësi ishte se në sallë ishte dominante edhe prezenca e miqeve suedezë që jep me kuptue se ky popull skanindav di t`i çmojë vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.

Në mesin e të pranishmëve në këtë sfilatë ishte edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Borås Per-Olof Höög, i cili me prezencën e tij ia shtoi edhe më vlerën këtij manifestimi. Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatorët e manifestimit dhe me ëmbëlsi u shpreh me fjalë miradie si për organizatorët, ashtu edhe për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpunimin mes Fjärdingskolan nga Borås me shkollën nëntëvjeçare Demokracia nga qyteti Durrës.

Pritje ne bashkin e qyteti Borås

Ai në këtë rast tha se komuna e Boråsit është duke planifikuar që në një të ardhme të afërt këtë shkollë ta ndihmojë me kompjuterë dhe materil tjetër mësimor dhe se në një të ardhme të afërt ai pret që komuna e Gjakovës të bëjë një ftesë zyratre për zyrtarët e Këshillit Bashkiak në Borås në mënyrë që të shikohet mundësia e një vizite nga ana e tyre në qytetin e ”Bora fashion” nga ishin edhe realizuesit e këtij projekti madhështor të revysë së modës me veshjeve kombëtare shiqptare në Borås.

Është me rëndësi të përmendet se ditë më parë për mysafirët e Bashkisë së Boråsit nga Kosova ishte bërë një pritje madhështore. Anëtarët e suitës gjakovare ishin në vizitë edhe në një shkollë fillore në Borås ku takuan edhe fëmijët shqiptarë, të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë fillore. Udhëheqësia e grupit Bora Balaj thotë se ishte për ne kënaqësi takimi me fëmijët shiptarë në këtë shkollë, sepse ata kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare.Të rinjtë dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërisië kulturore ”Shqiponja e mleve” në mënyrë solemne hapën revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ky ishte një prezentim i denjë i valles shqipe e cila bëri përshtypje te miqtë sudezë të pranishëm në këtë manifestim. Pastaj ishte interesante paraqitja e mjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare nga ana e anëtarëve të kësaj shqoqërie. Me kalimin e kohës kërshëria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit. Kur moderatorët e programit Bahtir Latifi dhe Grisellda Hallulli paralajmëruan të renë e parë që t`u paraqitet para publikut salla e Muzeut të Textilit jehoi nga brohoritja dhe duartrokitja madhështore e qindra të pranishmëve në sallë.


Sokol Demaku merr një dhuratë simbolike nga ”Bora fashion”

 

Muzika e zgjedhur për mrekulli nga Gëzim Arifi, përgatitja fantastike e veshjeve nga Bora Balaj, grimimi orogjinal dhe me përmbajtje nga stilistja e njohur Flora Balaj edhe më ia shtonin madhështinë këtij evenemangu. Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjve dhe të rejave shqiptare nga qyteti Borås, Kinna, Skene, Gislaved, Nösjö, Falkenberg, Kristianstad, Trollhätan. Edhe të rinjtë dhe të rejat ndiheshin krenare, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombëtare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.    Ky manifestim është i pari i këtij organizuar në Skandinavi, por që bëri jehonë te bashkëkombasit tanë. QKSH ”Migjeni” në Borås falënderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi dhe përshendet poetin Remzi Basha për kontributin e tij dhe dhuratat që ndau për të rinjtë pjesëmarrës në këtë manifestim, pastaj veteranen Qibrije Hoxha për kontributin në prezentimin që bëri rreth kulturës dhe traditës shqiptare për miqtë suedezë në këtë mnaifestim, shkrimtarin dhe publicistin Hamit Gurguri për kontributin e tij në afirmimin e gjuhës dhe historisë sonëkombëtare.

Veprimtarë, vendës e mysafirë, pjesëmarrës të manifestimit, të gjithë së bashku në skenë para flamurit kombëtar, flamurit shtetëror të Kosovës dhe atij suedez

Edhe prezntimi i kullës shqiptare ishte një kala e vërtetë e shqiptarëve me shekuj. Promovimi i dokumentarit mbi punimin e veshjeve kombetare shqiptare ishte një gjë sublime e këtij manifestimi, natyra shqiptare, të rinjtë e të rejat me atë bukurinë e mahnitshme, bukiritë natyrore, muzika e zgjedhur për mrekulli, të gjitha këto ishin fakte të cilat me të vërtetë e bënin këtë dokumentar si një kryvepër të Arifajt. Zëri të resë nga qyteti Nösjö, Agnesa Drenovci mahniti të pranishmit dhe kjo ishte një surpizë për adhuruesit e këngës shqipe. Salla e Muzeut të Textilit në Borås u bë “arenë” ku, bashkoi bashkëkombasit tonë, bashkoi të rinjtë dhe të rejat tona, flamujt, mysafirët e vendit mikpritës dhe qytetarë të komuniteteve tjera, në këtë revy mode të stilit bashkëkohor. Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografia mjeshtërore, kuzhina e bollshme shqiptare e cila u mirëprit nga të pranishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedezë, ambienti familjar shqiptar dhe mbi të gjitha, prania e institucioneve të komunës Borås në këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë".

Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” në Borås është kujdesur që të gjithë pjesëmrrësit e sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon për punën dhe mundin që janë duke dhënë në këtë evenemang mbarëkombëtar, falënderon edhe anëtarët e stafit të Agjensisë së modës ”Bora” nga Gjakova për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të çmuar kombëtar.


NË GÖTEBORG TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I  RADIOVE LOKALE MË TITULL "NÄRRADIOGALA

Mbrëmjen e të enjtës së fundit të muajt janar në Göteborg të Suedisë u mbajt festivali i radiove lokale nga Västragötalandslän. Në këtë fesitval u paraqit edhe e vetmja radio lokale shqiptare nga qyteti Borås i Suedisë me një prezentim të shkurtër të punës së redaksisë së saj, si dhe një prezentim të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Festivali u mabjt në sallën e njohur për mbrëmje të tilla në qyetin Göteborg ”Valands festvåning”. Në këtë festival të organizuar nga Shoqata e radiove lokale me emrin ”Radiotorget” dhe në bashkëpunim me ”Studiefrämjandet” nga qyteti Göteborg, pastaj ”Västra Götalandsregionen Konst- och kulturutveckling” nga Göteborg dhe 26 radiot lokale, në mesin e tyre është anëtarë edhe Radios Dituria.

Shpërblim nga Festivali “Närradiogala”

”Valands” salla ishte e mbushur me miq dhe mysafirë, adhurues të radios. Ishin prezentë edhe përfaqësues të komunës së Göteborgut, pastaj perfaqësues të Radio Suedisë, të cilët mbështesin punën dhe aktivitetin e radiove lokale në këtë regjion me ndihmë në aftësimin e kuadrove teknike dhe atyre gazetareske të këtyre radiove lokale.Të gjitha radiot pjesëmarrëse paraqitën para të pranishmëve nga një film të shkrutër dokumentar për punën dhe aktivitetin e tyre në informimin e bashkëkombasve të tyre në gjuhën amtare, me rrjedhat e jetës aktuale kulturore këtu dhe vendlindje. Këtu do japin disa karakteriska më interesante për Radio Diturinë, punën e saj dhe aktivitetin që ajo zhvillon në qytetin Borås të Suedisë. Radio Dituria, radio lokale në gjuhën shqipe në qytetin Borås, është pjesë e Qendrës kulturore shqiptare “Migjeni” në Borås.

Radio Dituria emiton program një herë në javë çdo të mërkurë nga ora 18:00 – 19:00 në gajtësi valësh 92,5 Fm dhe nga java e parë e janarit emiton një orë program edhe ne internet po në të njëjtën kohë dhe atë mund ta degjoni në internet në këtë web adresë:

http://www.borasnarradio.se/webbradio.html

Redaksia e radios Diturisë falënderon të gjithë bashkëkombasit që kanë votuar për radio Diturinë në internet në gareën për radion më të mire të festivalit. Në fund nga organizatori i festivalit ”Närradiogala” Radio Dituria u shpërbye me një stay me simbolin e “Radio torget” të cilën e mori redaktori i radios.

 

VEPRIMTARI NË PËRFUNDIMIN E VITIT SHKOLLOR NË BORÅS TË SUEDISË

Dhoma e mësimit të gjuhës shqipe në Fjärdingskolan, Borås

 

Në institucionet arsimore mbizotëron një atmosferë e veçantë gëzimi gjatë ditëve kur përfundon viti shkollor.  Në Borås të Suedisë, me një manifestim modest organizuar nga nxënësit e Fjärdingskolan, u shënua përfundimi i gjysëmvjetorit të parë të mësimit. Ky manifestim tashmë është bërë tradicional në këtë vatër arsimore në këtë qytet. Në këtë manifestim përveç nxënësve të cilët janë nga të katër anët e botës, marrin pjesë edhe prindër dhe miq të shkollës. Si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe nxënësit dhe arsimtarët kishin pregaditur një program shkollor  modest për të pranishmit i cili u këndua nga të gjithë si një kor i veçantë. Fjalën përshëndetëse e paraqiti drejtori i Fjärdingskolan i cili përshëndeti nxënësit për rezulatet e arritura, falënderoi prindërit për bashkepunimin me shkollën si dhe falendërtoi pedagogët dhe personelin e shkollës  për punën e bërë.

Fjärdingskolan është  një nga dhjetë shkollat fillore të qyetit Borås ku në të vijojnë mësimet edhe shumë fëmijë shqiptarë. Numri i tyre është shumë domethënës në këtë shkollë, sepse ata gati përbejnë një të katërtën e nxënësve të shkollës në të cilën fliten mbi 20 gjuhë, e gjuha shqipe këtu zë vendin kryesor. Nxënësit shpalosnin kështu, përveç kureshtjes së tyre të natyrshme fëmijërore, edhe njohuritë solide për fusha të ndryshme të dijes dhe, marrë parasysh faktin se janë të lindur në vend të huaj, edhe zotërimin relativisht të kënaqshëm të ligjërimit në gjuhën suedeze. Spontaniteti i treguar në mësojtore u shndërrua në miqësi të vërtetë në mes të nxënësve të nacionaliteteve të ndryshme që vijojnë mësimet në këtë qendër dije dhe arsimi. Ne vizituam edhe klasën ku mbahet mësimi i gjuhës shqipe në këtë shkollë, e cila klasë ishte e rregulluar për mrekulli e në të cilën mund të gjeshë portretet e heronjve, poetëve kombëtarë shqiptarë, të cilat shkolla i ka siguruar në mënyrë që nxënësit shqiptarë të kenë mundësi të njihen më përsëafermi me ta kur mësuesi i gjuhës u flet për këto figura të shquara kombëtare. Aty ishte portreti i heroit kombëtar Skenderbeu, humanistes shqiptare Nënë Trerzës, pastaj portrete e Ismail Qemalit, Migjenit, Çajupit, Kadares dhe Dritro Agollit. Në klasë pamë se secilit nxënës i ishin siguruar edhe tekstet e mësimit të gjuhës shqipe. Pra, secili nxënës ishte i pajisur me libër leximi dhe flerore pune në shqip e nxënësve të klasës së parë u ishte sigurar kompleti  për klasën e  parë, botim i Dukagjnit nga Peja. Këtu mësuam se edhe komuna Brämhult ku graviton kjo shkollë, e cila është në kuadër të qytetit Borås këtë vit shkollor ka bërë inevstim adekuat te fëmijët shqiptarë të cilët janë pajisur me libra mësimore në gjuhën shqipe. Kjo është hera e parë që ndodh kjo këtu. Mirëpo, kompetentët e arsimti në komunë dhe shkollë thonë se kjo nuk do jetë vetëm me kaq, por ka plane që këta fëmijë të ndihmohen edhe m¨r tutje, por jo vetëm fëmijët shiqptarë, por të gjithë. Qëllimi është që të ndihen më afër vendlindjes, por me nje bashkëpunim më të mirë me prindërit besojnë se kjo do të arrihet.


Viron Kona, shkrimtar nga Shqipëria, ndan libra dhuratë për nxënësit shqiptarë në qytetin Borås, Suedi

Në anën tjetër edhe biblioteka e shkollës është një ndër bilbiotekat më të pasura me libra shqip. Ajo posedon posedon numër të konsideruar të librave shqip. Para katër vitesh pedagogë nga shqipëria të cilët ishin në vizitë në këtë shkollë, kësaj biblioteke i kanë dhuruar mbi 100 tituj shqip. Kur pedagogët e kësaj shkolle ishin në vizitë në Shqipëri, atje kanë blerë edhe tituj tjerë librash të cilat nxënësit mund t`i marrin në këtë bibliotekë. Por, duhet theksuar se në një nga vitrinat e bibliotekës lexuam këtë ”Këta libra janë dhuratë e shkrimatarit nga Tirana Viron Kona”. Aty ishin 10 tituj librash, të cilat Vironi ia kishte dhurar kësaj shkolle dhe fëmijëve shqiptarë këtu. Kur jemi këtu ne mësuam nga kompetentët e Qendrës kulturore shqiptare "Migjeni" me seli në Borås se është duke e u përkthyer në suedisht libri për fëmijë i shkrimtarit Viron Kona dhe se së shpejti pritet që të jetë gati për botim dhe se edhe ky libër do të gjendet në duart e lexuesve në gjuhën suedeze. Këtë e ka mundësuar QKSH "Migjeni" në Borås. Drejtoria  e shkollës më këtë rast të gjithë fëmijëve shqiptarë u ka dhuruar nga një flamur kombëtar si dhe shkolla nëntvejqare Demokracia nga qyteti Durrës me të cilën Fjärdingskolan është binjakëzuar këtyre voglushve u ka dërguar dhuratë nga një libër. Ne takuam shumë fëmijë shqiptarë në këtë mainfestim përfundimtar të mësimit të gjysëmvjetorit të parë, ku në fytyrën e tyre shihej gëzime nga ajo që ata kishin arritur në punën e tyre mësimore. Jemi krenarë që mësojmë shqip, jemi krenarë se kemi njohuri për vendin tonë, për heronjtë tanë, për poetët tanë, thonë Laurenta e Agnesa që vijojnë mësimet në klasën e dytë, por edhe Artini, Vera dhe Pranvera nga klasa e parë janë të kënaqur me atë se ata në duart e tyre kanë Abetaren dhe mësojnë shkronjat shqip, pastaj edhe parashkollorët Besarta e Arlinda.

Në shkollë thonë se bashkëpunimi mes Fjärdingskolan dhe prindërve shqiptarë është në nivel dhe se ata janë të kënaqur me rezultatet e arritura që ka sjellë binjakëzimin me shkollën Demokracia në Durrës. Tani janë duke planifikuar që ky bashkëpunim apo më mirë të themi binjakëzim të zgjerohet edhe me një shkollë në Kosovë, kështu që janë duke u zhvilluar bisedat me shkollën fillore ”Ali Kelmnedi” në Vushtri.

 

URIME NGA MIQ DHE BASHKËVENDËS PËR PUNËN E BËRË

 

Urime dhe përgëzime për revistën! Ju përgëzoj për Revistën e parë që nxorët në dritë një Dituri! Ju uroj edhe për shumë suksese të tjera! Përshëndetje! Agron Bajrami, SH.K.A. SHOTA, Zvicër.

Tack för igår och för att jag fick vara med! Vilka trevliga vänner du har! Med vänliga Hälsningar, Camilla Win­ter, Internationellsamordnare, Kommunledningskansliet Borås,

Përshëndetje! E morra Revistën e Juaj, më pëlqeu ngase kishte nga pak për të gjithë, e sidomos për të rinjtë tanë që kanë nevojë të dinë kush ishte Migjeni, Asdreni, Teuta, Skënderbeu etj. Vetëm ju uroj suksese dhe të gjitha të mirat në jetë se punë. Jeni duke punuar me mend! Ju përshëndes gjithë Stafin e revistës! Në emër të Sh.K.A. TEU­TA, Me respekt, Gani Fazliu, Zvicër.

Përshëndetje nga redaksia e revistës ”Mirësia” dhe ”Argument”! Revistën e pashë. Do të këshilloja në disa pika dhe shpresoj se do të vlejnë në bazë të eksperiencës sime 8-vjeçare në media (botim revistash). Së pari revista me pasë më shumë tema që kanë vlera edukative dhe tema kulturore. Gjithësesi them se lexuesi ka nevojë për diçka që i shkon në zemër: Të jenë tema që janë sa më aktuale dhe edukative në çdo aspekt. Them këtë ngaqë e pashë qe kishte shumë njohuri për figurat letrare e kombëtare. Po ashtu mundeni që t`i bëni dizajn më të bukur duke përdorë kolona e jo me një kolonë, që të jetë më i lehtë për lexim nga lexuesit. Ma bëni hallall! Shpresoj se nuk i merrni për keq këshillat. Porse dijeni se çdo punë sado e vogël qoftë, ka vlera të mëdha, sepse mjafton që dikush të marrë iniciativën për punë të hajrit. Me kaq nga redaksia e revistave “Mirësia” dhe “Argumenti”. Dam­askus, Siri.

Lycka till med den albanska tidskriften. Du får gärna sända den till mig alt. maila den om den finns digitalt. Tack för tidningen. Jag skriver ut den och ger till några bekanta här i Vetlanda som kommer från Kosovo. Vänligen //Monica Samuelsson, Redaktör Erikshjälpen Vetlanda Sverige, april 2007.

E pashë revistën tuaj dhe më pëlqeu shumë. Urime, besoj se do të keni sukses. Ju atje keni numër të mjaftueshëm të shqiptarëve dhe kjo garanton sukses. Ju përshendes dhe ju uroj suksese! Fadil Demaku, Florida – USA prill 2007.

I dëshiroj punë te mbarë dhe jetë të gjatë Radio Diturisë. Vërtet keni bërë punë të madhe dhe jeni për lavdatë dhe keni merita të mëdha. Ju lumtë! Ku ka kënaqësi më të madhe se në Borås të ndëgjohet muzika shqipe në valët e radios. Jam vozitës i autobusit dhe kur dëgjova për herë të parë programin e juaj, me besoni,  u emocionova aq shumë, sa që më dukej vetja se po vozis autobus në Kosovë. Do ta keni përkrahjen time në çdo moment.

Ju përshëndes dhe me gjithë shpirt ju uroj fat në punë dhe dhashtë zoti të bashkëpunojmë, të bëjmë programe sa më të mira dhe t’u tregojmë suedezëve se edhe ne dimë të bëjmë gjëra të mira dhe të bukura. Urime, urime, jetë të gjatë, Radio Dituria! (Besim Bushi, Borås).

E nderuara redaksi e revistës shqip në Suedi “DITURIA”, 29 mars 2009. E theksova në këtë formë për ta shpre­hë në një formë përkrahjen time të fuqishme për punën që bëni aq larg Kosovës. Këtu tek neve, tash në Kosovën Republikë, nuk është punë e vështirë ta nxjerrësh një revistë apo gazetë në gjuhën e bukur shqipe. Atje ku JU veproni nuk është punë e lehtë po gjaku i shqiptarit që u rrjedh nëpër damarë ua lehetëson veprimtarinë tuaj sado vështirë të jetë. Ju me revistën “Dituria” e ruani atë gjak që të rrjedh i kulluar dhe i pastër nëpër damarët e çdo shqipfolësi nëpër vendet ku Juve e shpërndani “Diturinë”. Me këtë shënim dhe tri vjersha për fëmijë ju përshëndes juve dhe gjithë diasporën.

Unë nuk ua di mundësitë, por, do të dëshiroja shumë ta kem “Diturinë” në duart e mia, ta lexoj e ta ruaj në arkivin tim krijues. Puna e juaj është e shenjtë. ZOTI ju ndihmoftë! (Hysen Këqiku).

E nderuara redaksi e revistës “DITURIA”, 7 prill 2009. Sot postjeri m’i solli revistat që mi keni postuar në adresën time. Ishte një surprizë e madhe dhe një gëzim i papërshkrueshëm, Në mua u lajmëruan dy ndjenja: një emocion dhe dhemb­shuri se keni harxhuar mjete për postë. Unë e marrë me mend se paraja e kurbetit është bukë me nëntë kore dhe një gëzim që t’i kam në bibliotekën time revistat që i nxjerrni me një përkushtim, orientim dhe qëllim sublim. Për mua, se jam marrë me punë të tilla, nxjerrja e një reviste në kurbet, për diasporën, për fëmijët, të rinjtë dhe lexuesit në përgjithë si është një veprimtari e shenjtë, një veprimtari që vetëm njerëzit që mendojnë për shumë shekuj kryejnë punë të tilla. Unë i kam kërkuar në internet dhe i kam gjetë të gjithë numrat e “Dituisë”, në përgjithësi i kam lexuar, po tjetër është kur ta kesh në dorë, ta prekësh jo vetëm ta lexosh . Tash i kam dhe do t’i kem sigurisht. Ju falenderoj përzemërsisht dhe ju përshëndes të gjithëve. (Hysen Këqiku)

GËZUAR! GËZUAR! RADIO DITURISË që flet shqip në Borås të Suedisë! Ju të dashur bashkëkombasit e mi. Këtë lajm e mora me shumë kënaqësi Bashkë me Pavarësinë e Kosovës edhe një sukses i ri. Ju përgëzoj nga zemra - nga kroi im i dashurisë. Shumë suksese juve dhe Radio Diturisë. Shpirti im e përjeton gëzimin më së miri, epse për fjalën shqip digjet sikur qiri. Gëzuar, pra, Gëzuar, nga Rizah Sheqiri, Karlskrona, 10 mars 2008.

 

MENDIME DHE KONSIDERATA NGA DISA BASHKATDHETARË TANË

 

Tani po ua japim fjalën atyre që na ndihmojnë në punën e përditshme të Qendrës, revistës dhe radios lokale. Në këtë kontekst u shprehim respektin dhe ndihmën që na e kemi nga ata.

Gjyljeta Andersson është sekretare e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås. Ajo deklaron: Është një kënaqësi e madhe për mua të punoj dhe të ndihmoj në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Borås, andaj e ndjej veten të lumtur kur e shoh se shqiptarët janë të bashkuar dhe që të gjithë së bashku punojnë dhe ndih­mojnë në ruajtjen e gjuhës tonë të bukur amtare. Unë personalisht me gjithë kënaqsinë do të vazhdoj edhe me tutje të jam prezente aty ku ka nevojë për sa i përket gjuhës sonë. Jam gjithashtu e lumtur që jam anëtare e kësaj shoqate e cila është duke bërë një punë të mrekullueshme. Pra, vetëm përpara dhe suksese! (Gjyljeta Andersson, Borås).

Sejdi Muzaqi është shqiptar nga Boråsi i Suedisë, aktivist i dalluar i jetës kulturore, shkruan: Unë ju përgërzoj dhe uroj suksese në punën tuaj të lavdishme që jeni duke bërë në qytetin e Boråsit për ruajtejn e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi. Kjo mua më bën edhe më të fortë dhe me të sigurt në të ardhmen tonë këtu. Me siguri se kjo ka ndikim shumë të madh e shumë pozitiv edhe te fëmijet tanë, te të rinjtë, por edhe te të vjetrit në ruajtjen e gjuhës, kulturës. Unë jam i gatshëm që në çdo aspekt të ndihmojë në mënyrë që kjo punë me vlera shumë të mëdha qytetare dhe njerëzore të shkojë përpara. Pra, vetëm përpara se me punë arrithet cdo gjë, ndaj së bashku mund të bëjmë punë të mëdha e të mbara! (Sejdi Muzaqi, Borås)

FESTIMI I 5-VJETORIT TE DITËS SË THEMELIMIT TË QENDRËS KULTURORE SHQIPTARE MIGJENI NË BORÅS TË SUEDISË


 

Pjesemarres ne kremitim e pesë vjetorit të thememlimitm të QKSH MIgjeni

 

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë festoj pesë vjetorine themelimit dhe punës së sajt ë suksesshme në këtë vit jubilar kur kremtojme katër vjetorine shpalljes së pavarësisë së Repulbikës së Kosovës dhe në 100 vjetorin e Shpalljes së pavarësisës së Shqipërisë, njëherit u krtemtua edhe pesë vejtori i daljes në drityë të numrit të parë të mujores kulturore Dituria që del në kuadër të QKSH Migjeni dhe katër vjetorit të emetimit të programit të parë në shqip në radio Dituria edhe kjo organ i QKSH Migjeni në Borås të Suedisë.

Ky ishte një manifestim që rrallë mund të shihet në diasporë i roganziauar nga ana e anetareve të kesaj Qendre në bashkëpunim me krysin e saj dhe anetarët aktiv në te.

Numri i madhe i të pranishmëve në manifestim, prania e miqeve suedez, mbeshtetsve dhe perkrahësve të kesaj Qendre ia shtuan edh me madheshtinë manifestimit.


Murat Gecaj i ndanë mirenjohje Kryetarit te Bashkise se Borås Per Olof Höög

Duhet cekur se kishte edhe mysafire nga Republika e Shqiperisë prof. Mag. Murta Gecaj, publicist dhe shkrimtar nga Tirana, shkrimatri i njohur per femije Viron Kona, mesuesja dhe peotja Kadrije Gurmani si dhe gazetarja e njohur e radio Tiranës Kozeta Hoxha, ishte i pranishim në këtë mnaifestim madhor të shqipatreve në këtë qytete suedez edhe Kryetari i bashkisë së Komunave të Borås Per Olof Höög,profesor Ullamr Qvick mik i shqiptareve, Hysen Ibrahimi kryetar së bashku me anëtaret e krysise së SHSHAKSHS, Xhevat Jusufi, këshilltar në ministrinë e diasporës, poet e shkrimatr shqiptar në Suedi Hamit Gurguri, Fetah Bahtiri, Rizah Shaqiri, Zyrafete Manaj, Ismet Hasani, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, miq nga Norvegjia Ymri Trena, Shemsi Rukovci gazetar, mësues të mesimit të Gjuhës shqipe në Suedi, Sanie Selmani, Dinore Loshi, Murat Koci, miku i shqiptareve Anders Wesman, anëtari i keshllit komunal Uddevalla Essam El-Naggar, Irina Nilson nga Ljungby, piktorët Shyqri Gjurkaj dhe Florije Bajraktari, poeti Ismet Hasani nga Hässleholm, dhe shume e shumë miq dhe mysafire nga të gjitha viset e Suedise së largët.


 

Ullmar Qvick i ndahen Mirenjohje

 

Në këtë mbledhje solemne u paraqqitë fjala e rastit mbi punëne e saj si dhe u zhvilluan diskutime dhe fjalë rasti.

Në k¨ëte manifestim u promovua libri i shkrimjtarit Fetah bahtiri kushtuar albanologut të njohur Ullmar Qvick, këtij kolosi të letrave shqipe me kete rasti iu nda cmimi anëtar nderi i SHSHAKSHS, iu nda mirenjohje nga ana e Ministrise së Diasporës të cilën e bëri keshilltari i kësaj minsitrie Xhevat Jusufi, pastaj u bë promovimi i librave të poeteve dhe shkrimatreve që jetojne e punojn në Suedi, si Sadullah Zendelit – Daja, Hamit Gurgurit, Zyrafete Manaj, Bahtir Latifi, Sokol Demaku etj.


 

Kozeta Hoxha gazetare e Radio Tiranes i dhurone Ullmar Qvick nje CD me materiale radiofonike te ruajtura ne Radio Tirana

Në këtë manifestim rasti Lidhaj e arsimatrëve të Shqiperisë mësusve, punetorëve kulturor, si dhe miqeve suedez të cilët ndihmojnë ne ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kultures shqiptare u ndau Mirënjohje, ndersa qksh Migjeni u ndau Mirënjohje aktivisatëve të dalluar te kultures në Suedi si Anders Wesman, Göran Wasenius, Dinore Loshi Qmega, Nehat Jahiut, Murat gecaj, KozetA Hoxha si dhe Kadrije Dushkut.

Bashkia e komunave të Borås QKSH Migjeni në pesëvjetorin e saj i ndau simbolin e qytetit Borås gërsheret.

Manifestimi u mbyllë me një koktej rasti.

 

 


Faqe 23 nga 42

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 24 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1298834
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

Fortesa Hoti Geteborg-Suedi mori cmimin për kultur për vitin 2009 Bashkësia e qytetit Angared në Geteborg të Suedisë ndau cmimet per kulturë për vitin 2009 ku me këtë rast në këtë evenemang me këtë cmim u nderuan në lamin e muzikës e reja suedeze Åstrom Rume, në lamin e literaturës dhe fotografisë Jans Jansen, ndërsa për film e reja kosovare e njohur edhe më heret nga bashkëkombasit tonë Fortesa Hoti.Në arsyetimin e paraqitur nga Bashkësia e qytetit Anagred thuhet se e reja shqiptare me veprimatrinë e saj kulturore ka kontribuar në afirmimin e vlerave demokratike dhe krjimin e lidhjeve dhe miqësive mes njerezve, prezentimin, ruajtjen dhe quarjen perpara te ketyre vlerave pozitive kulturore. Fortesa vjen nga Drenica konkretisht nga Skenderaj, ku para 17 vitesh së bashku me baban, nënen lenë vendlindjen nga vuajtja dhe represalja e pushtetareve të atëhershëm sllav të cilët kishin nënë kontroll cdo gjë shqiptare që frymonte në Kosovë.Isha e re atëhere por me kujtohet si sot kur muarëm rrugën e mergimit e ato ngjarje me janë ngulitur në shpirt edhe sot më brejnë thot Fortesa.

Lexo ma...