Begzad Baliu: BIBLIOGRAFIA E MJEDËS SI KËRKIM DHESINTEZË
E shtunë, 23 Qershor 2012 10:30
Sokol Demaku

Begzad Baliu
BIBLIOGRAFIA E MJEDËS SI KËRKIM DHESINTEZË
Mentor Quku, MJEDA, 6/1 (Bibliografia),Tiranë, 2012
Po e filloj këtë tekst hyrës për vëllimin e studiuesitMentor Quku, Mjeda, 6/1 (Bibliografia),jo vetëm me ndjenjën se po e shkruaj Parathëniene fundit të kolanës historiko-kronologjike dhe tematike, të projektuar rrethnjë dekadë më parë, po edhe me ndjenjën se po e shkruaj Parathënien e një vepre që në të vërtetë hap dyert e një serie tëdytë të kolanës për Mjedën sintetik, për Mjedën tjetër të një brezimjedologësh, të cilët për të do të shkruajnë duke e parë atë përmes teorish,shkollash, konceptesh, metodash e analizash filologjike, tekstologjike, poetikee estetike. Në të vërtetë kjo ndjenjë, nuk vjen prej kontestit të punës sëstudiuesit Mentor Qukut për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës, po prej prirjeveparadigmatike që krijohen për shkrimtarët dhe subjektet e tilla, vepra e tëcilëve, në çfarëdo mënyre (si dorëshkrim, studim apo korpus) sillet dhe botohet e plotë dhe me të nënjëfarë mënyre mbyllet cikli i paraqitjes së tyre krijuese.
Ndryshe ndërkaq shfaqet Mjeda i rilindur i mjeshtrit tonë.Bibliografia Mjeda, në kolanën eMentor Qukut paraqitet në disa dimensione: Mjeda i një serie të projektuar dekadame radhë dhe Mjeda i një korpusi që në të vërtetë nuk po arrin të mbyllet dhepër këtë është i vetëdijshëm jo vetëm autori, por edhe lexuesi i saj, dukepasur parasysh faktin se vepra e tij vazhdon të zbulohet në formate dhedimensione të ndryshme, nga versionet dhe dorëshkrimet në origjinal, deri tedorëshkrimet apo botimet krejt të panjohura të tij; Mjeda i një serie që do tëvazhdojë të botohet edhe për aq kohë sa do të ketë shëndet të punojë mjeshtri isaj, studiuesi Mentor Quku; Mjeda i një kolane të re dokumentesh të zbuluara nëvitet e fundit; Mjeda i një kolane të re veprash të plota letrare a shkencore,pra Mjeda i ridimensionuar historikisht nga brenda; dhe vetëm në fund, Mjedasintetik, që në të vërtetë nuk pritet të jetë kolanë e Mentor Qukut, po eshkollës së studimeve mjedologjike të brezit të ri, të cilën po e krijon ai nëpërmasat e një bardi.
Përmasa e ridimensionimit të jetës dhe veprës së Mjedës, brendanjë bibliografie, nga më shterueset deri më tash, e bën të veçantë edhe këtëvëllim. Së pari, për shkak se për bibliografinë e Mjedës interesimi nuk kamunguar që në gjallje të tij, ndërsa menjëherë pas vdekjes bibliografët e tij,përkatësisht kërkuesit e veprës së tij, kanë sjellë dorëshkrime dhe dokumentetë reja me interes për historinë e letërsisë, historinë e kulturës dhe historinëe albanologjisë përgjithësisht; së dyti, për shkak se, bibliografi pa dyshim mëi plotë deri më tash dhe më serioz i veprës së tij, Profesor Jup Kastrati,bashkë me bibliografinë e plotë pati përgatitur edhe veprën më të përmbledhurletrare dhe gjuhësore të tij, duke përfshirë këtu edhe disa nga letrat e tij meinteres për studimet kulturore dhe albanologjike të kohës; së treti, bibliografiamë e plotë dhe më sintetike që po i jepet lexuesit me këtë vepër, sjell edhezbulime krejt të reja të veprës letrare, kulturore e shkencore të Ndre Mjedës;së katërti, edhe lexuesi, pra jo vetëm autori i saj, është i vetëdijshëm se nëkëtë vëllim për disa aspekte, kryesisht letrare, janë sjellë të dhëna të plotatë veprës së Mjedës, për disa anë të veprës së tij, kryesisht gjuhësore janësjellë vetëm indicie veprash, të cilat pritet të zbulohen e komentohen në njëribotim tjetër; së pesti, për ribotimin, kryesisht fragmentar të krijimtarisëletrare të tij, janë dhënë vetëm shembuj simbolikë të saj (një nxitje kërkimeshpër brezin e ri të mjedologëve), ndërsa për tekstet me karakter kulturor,politik e interdisiplinar, të cilat gjenden vetëm si dokumente në institucionetshtetërore, kulturore, arsimore e fetare, nuk është punuar as në nivel të kategorizimit, sigurisht përshkak se autori këto tekste i sheh si dokumente dhe jo botime të veçanta.
Vëllimit Bibliografiae Mjedës i prin një Parathënieshkoqitëse e autorit për karakterin nxitës e hulumtues të krijimtarisë sëMjedës, metodat e përdorura në vlerësimin dhe komentimin e veprave të tij, për orientimettipologjike të bibliografisë së teksteve të Mjedës, për njohjet e gjertanishmedhe pritjet e kërkimeve të reja, për problemet e dala deri me tash në identifikimine disa dorëshkrimeve autografi të Mjedës dhe moshës së krijimit e botimit tëveprës së tij, për çështjet e unifikimit të pseudonimeve dhe madje teksteve paasnjë shenjë identifikuese etj. Pra,shqetësimet, shpjegimet dhe diskutimet në këtë hyrje dalin të karakterithistorik, teorik dhe pragmatik, prandaj janë me interes sa për studiuesin epërmasave akademike po aq edhe për lexuesin e interesimeve përgjithësuese.
Në tërësinë e saj vepra Bibliografia e Mjedës është ndarë në dy pjesë: 1. Veprat eMjedës botuar deri në vitin 1937 dhe II. Vepra e Mjedës nga vitit 1937 deri më 2010.
Pjesa e parë e veprës është një përpjekje titanike e autorit për tëhulumtuar dorëshkrimet dhe botimet e Mjedës, veprat e panjohura të tij dhekomentet e zgjeruara të fatit të tyre nga dorëshkrimi autograf deri te botimi eribotimi i tyre ndër vite. Fjala është veç tjerash për veprat “Çerdhja e zogjvet”, “Shahiri Elierz”, dobejta qi kaa qit N.M. i S.J., “Miku Bestar”, Haannamia per senne 1889, “Jeta eSceitit Sc’Gnon Berchmans”, “Vorri i Skanderbegut”, “Vaji i bylbylit”,“T’perghjamit e εojs Bēkume”, “Albanisesche Studien” (“Studime shqiptare”),VI, “Fjalori etimologjik”. Krakov, 1891-1896, “Gramatikë e krahasuar e gjuhës shqipe”, vepër hipotetike e Mjedës, “Fjalor botanik”, dorëshkrimautograf i Mjedës, vepër e papërfunduar, “Promemorjae 22 shtatorit 1902”, “Epistolar” etj.
Pjesa e dytë e vëllimit përfshinë një regjistër të plotë dhe shumë tëpasur të botimit të veprave (poezi, studime dhe përmbledhje veprash) tëzgjedhura apo më të plota në gjuhën shqipe apo edhe të përkthyera në gjuhë tëhuaja. Fjala është për botimin e tingëllimave të tij Lisus, Scodra, poemthit shumë të popullarizuar Vaji i bilbilit si dhe përmbledhjeve me poezi për të vegjël, për tërritur apo edhe përmbledhjes me studime të karakterit gjuhësor, historik dheletrar, nga viti 1938 deri në ditët tona.
Prejpjesës së parë dhe të dytë të këtij vëllimi, nuk është vështirë të sillen disapërfundime të përgjithësuara me interes jo vetëm për jetën dhe sidomos veprën eNdre Mjedës po edhe për studimet historiko-letrare dhe gjuhësore e kulturore tëshekullit XX.
Epara, Ndre Mjeda, i takon brezit të dytë të romantikëve shqiptarë, që kanëshkruar në fund të shekullit XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX, por qëme veprën e tij e mbizotëron edhe letërsinë e krijuar atë kohë me elementerealiste, neoklasiciste apo edhe të strukturës letrare parnasiste-simboliste.
Edyta, Ndre Mjeda, ndryshe nga brezi i tij i krijuesve të mëdhenj (GjergjFishta, Ernest Koliqi etj.), që përjetojnë kulmin e popullarizimit gjatëgjysmës së parë të shekullit XX, por njëkohësisht edhe ndalimin e veprës sëtyre gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, ai në një mënyrë apo një tjetërështë disident i të dy periudhave, por jo edhe i ndaluar rreptësisht.
Etreta, vepra e tij, pavarësisht popullaritetit të herëpashershëm të autorit, embizotëron vlerësimin estetik më parë se sa kultin e autorit, ndërsa bibliografiae pasur arsimore dhe intelektuale e tij e mbizotëron patosin biografik tëportretit prej bardi shpirtëror të kohës. Biografia e tij letrare e popullarizuarpër të gjallë në Shqipëri dhe kryesisht në Itali, pas vdekjes së tij harta ebotimeve zgjerohet edhe në Kosovë, në Maqedoni dhe në disa shtete të Lindjes.Kështu, shkrimtari i identifikuar kryesisht me Shkodrën dhe gjuhën italiane përtë gjallë të tij, tani, pas vdekjes, bëhet shkrimtar i botës shqiptare dhe poetpërfaqësues i saj në antologjinë e letërsisë shqipe.
Prejbibliografisë së plotë të tij të botuar në këtë vëllim nuk është vështirë tëshihet se krijimtaria e tij letrare, si pak vepra letrare të brezit të tij,është botuar në tri dimensione: si vepër e veçantë, si letërsi e përzgjedhur eteksteve shkollore dhe si poezi e përzgjedhur gjerësisht edhe në botimetantologjike, madje edhe në ato antologji ku ka dominuar krijimtaria letrare epërshkuar nga realizimi dhe disa përbërës ideologjikë të tij.
Prejbotimeve të gjertanishme të shkrimtarëve të dy shekujve të fundit, nuk ështëvështirë të shihet se shkrimtarët e këtyre dy periudhave nuk e kanë shkruarvetëm poezinë, po edhe tekstet me karakter arsimor, shkencor, estetik dhekulturor, mirëpo prej bibliografisë së Ndre Mjedës, nuk është vështirë tëshihet se ai është nga pak ata autorë që në kohën e tij dhe në kohën tonë,është përfaqësuar pothuajse në mënyrë paralele si poet (në botimet antologjiketë lirikës) dhe kritik letrar (në antologjinë e mendimit estetik), një model kytipik i shkrimtarëve të mëdhenj europianë.
Prejbotimeve të poezisë së tij në tekstet shkollore dhe shkencore, nuk ështëvështirë të shihet se krijimtaria e tij letrare nuk është vetëm përzgjedhje eautorëve të historisë së letërsisë, por edhe e studiuesve të gjuhës e tëletërsisë shqipe. Prej shembujve të marrë nga kritikët letrarë, historianët eletërsisë dhe gjuhëtarët nuk është e vështirë të kuptohen jo vetëm vlerathistoriko-letrare (struktura metrike) e krijimtarisë së tij, por edhe vleratgjuhësore (struktura leksikore dhe semantike) e poezisë së tij. Sigurisht kjo ebën poezinë e tij të pranishme jo vetëm në përmbledhjet antologjike dhearsimore po edhe në botimet e gramatikave standarde të kohës së tij dhe atyretë kohës sonë.
Inxitur nga këto vlera, mjeshtri ynë është kujdesur që botimet e veprave të tijletrare, gjuhësore dhe atyre të përkthyera, t’i shikojë me syrin e filologutklasik dhe tekstologut të përkushtuar. Prej komenteve të tij pranë të gjithëzërave të kësaj bibliografie, kuptojmë se ai ka përmirësuar jo vetëm gabimet ebibliografëve të gjertanishëm të Mjedës, gabimet e moshës së teksteve nëdorëshkrim apo të botuara e ribotuara kohë pas kohe, por edhe gabimet e shumta nëtekstet e ruajtura origjinale, drejtshkrimore, materiale e kuptimore.Shqetësimi rritet në këtë rrjedhë edhe për faktin se mjeshtri ynë ka konstatuarjo njëherë se vepra e Mjedës nuk është vetëm pre e censurave të qëllimshme poedhe e botuesve, redaktorëve e përzgjedhësve të pakujdesshëm. Dhe për më tej,ka konstatuar mjedologu ynë, vepra e tij më parë se për të gjallë është botuarme gabime të pafalshme pas vdekjes së tij, ndërsa vazhdon të botohet me gabimetë palejueshme materiale e kuptimore edhe në kohën tonë.
Dukepërfunduar këtë fjalë hyrëse për vëllimin që po e përmbyll kolonën e studiuesittë shquar Mentor Qyku, Mjeda, mund tëkonstatojmë se Bibliografia Mjeda,nuk është vetëm një bibliografi e zakonshme e bërë deri më tash për Ndre Mjedënapo edhe për personalitete të këtij formati në letrat shqipe. Ajo është mëshumë se bibliografi saktësimesh dhe komentimesh, të cilat kemi pasur rastint’i konsultojmë edhe në botimet e kësaj natyre në historinë e letërsisë shqipe.Ajo, në të vërtetë është bibliografi referimesh, përplotësimesh, vlerësimesh erishikimesh përmasash të thella filologjike, tekstologjike e shkencore, qëbrezit të ri të mjedologëve do t’iu shërbejë si një vademekum i përditshëm.
Prishtinë, më 15 qershor 2012
BegzadBaliu
Belantina Venari: NDJESI NGA “DORELA¨, LIBËR PËR “MJALTIN E MJALTIT”
E diel, 17 Qershor 2012 20:04
Sokol Demaku
NDJESI NGA “DORELA¨, LIBËR PËR “MJALTIN E MJALTIT”
(Me autor Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues)
Nga: Belantina Venari
arkitekte e poete-Elbasan

Nga e djathta: M.Gecaj, Dorela e B.Venari, në një përurim librash (Tiranë, qershor 2012)
Në librin ¨Dorela¨ (Tiranë, 2012), nga prof.Murat Gecaj, publicist dhe studiues i njohur, shihet një shkrirje midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Është një formë e veçantë e hartimit të këtij libri, kushtuar një njeriu shumë të dashur, që është mbesa e profesorit dhe që e ka emrin melodioz, të harmonizuar nga tre nota muzikore: Do-Re-La.
Gjuha e thjeshtë e përdorur, narracioni kronologjik, detajet, ngjarjet reale të treguara këndshëm dhe në rrjedhën e tyre natyrore, e lënë të lirë lexuesin të mbushet me emocine të brendshme, që lindin spontanisht, ko me qëllim në vetëvete dhe pa u diktuar nga autori.
Përmes librit, njihemi edhe me fragmete reale të familjes, prindërve e gjyshërve. Çdo rrëfenjë është një pjesë plot ngjyra e një mozaiku të mrekullueshëm të një portreti familjar, i thurur aq bukur dhe me bosht qendror bukuroshen e vogël Dorela, që të bën për vete me sytë e mëdhenj e të shndritshëm, me botën e saj të pasur fëminore, me dashurinë e madhe që e karakterizon. Ajo të tregon me pasion përmes librit: për lodrat e saj, për macen e saj te vogel “Kiti”, për shoqet e saj, për kushërinjtë, për familjarët, për vëllain e saj më të madh Deivisin, për gjyshe Katian, për prindërit, për Babushin etj.
Bota e kësaj vogëlusheje, siç na paraqitet në këtë libër, të mrekullon për vlerat që përcon te të gjithë fëmijët dhe të rriturit, pasi të rrëmben me rrëfenjat njëra pas tjetrës. Aty do të kuptojmë më mirë se bota plot dashamirësi e fëmijeve ka aq shumë vlera për të përcjellë. Do të thoja pa frikë qëështë një shembull i mirë për çdo të rritur, që për arsye të ndryshme është shkëputur nga bota e mrekullive të vogla dhe të detajeve, që të zbukurojnë ekzistencën tonë.

Kopertinat e librit
Ndodhitë e përditshme na rezultojnë një udhërrefyes i dyfishtë, si për fëmijët, por edhe për të rriturit. Aty fëmijët mësojnë që duhet ta duan mjedisin shoqëror, ku shkojnë (kopshtin ose shkollën), ta njohin historinë e tij, të krijojnë raporte të mira me edukatoren ose mësuesen, me shokët dhe shoqet, ta shfrytëzojnë me ftytshmëri kohën e tyre, si për lojrat e mësimet. (“Kopshti im, me emrin e madh ¨Nënë Tereza¨, ¨Nuk harrohet Festa e Abetares¨ etj.)
Në këtë libër dëshmohet se fëmijët i duan dhe janë shumë të lidhur me kafshët, sikurse dhe kafshët tregohen të dashura me fëmijët. Kafshët janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe raporti i Dorelës me kafshët, sidomos me macen e saj të dashur Kiti, është një thirrje e fortë për përkujdesjen ndaj tyre. Po kështu, nënvizohet dëshira për ta njohur më shumë botën e tyre, gjë që rrjedhimisht të çon në njohjen e vetë natyrës (¨Mbresa, në kopshtin zoologjik¨,¨ “Një ndodhi me macen veshprerë, Kiti¨, ¨Çfarë e kanë njëra-tjetrën, këto?¨).
Formimi kulturor i fëmijëve është i një rëndësie te vecantë, që rrënjosë te ata një kulturë të gjërë, themele të një qytetari të denjë, për sot dhe për të ardhmen. Kjo detyrë, përveç punës së palodhur të prindërve, gjyshërve e shkollës (e cila është thelbësore në edukimin, por edhe në shoqërizimin e fëmijëve), zgjerohet më tej nga vendet, që ata vizitojnë (¨Numra tërheqës, në cirkun e Metropolit¨, ¨Në Teatrin Kombëtar për fëmijë¨, ¨Përsëri bashkë në cirk¨). Por, mbi të gjitha, kjo arrihet nga lidhja e ngushtë, që fëmijët duhet të kenë me librin. Kështu, edhe pse shumë e vogël në moshë, Dorela ka një bibliotekë të vetën dhe, madje, shpesh merr pjesë me Babushin e saj (gjyshin) në ngjarje të ndryshme, që kanë si tematikë të parë librin. Dashuria e kësaj vogëlusheje për librin është një thirrje e hapur për fëmijët, dhe jo vetëm, që ata ta duan librin dhe të lexojnë, të lexojnë e të lexojnë gjithnjë....(¨Ju tregoj për biblotekën time¨, ¨Shoket e Babushit¨).
Përveç vlerave e mesazheve tjera, që ky libër përcjell, janë edhe ndienjat e atdhedashurisë, që duhet të ketë çdo fëmijë e i rritur, për të qenë një qytetar i denjë i këtij vendi. (¨Në kryeqytetin tonë, për Festen e Pavarësisë¨ dhe recitimi për Nënë Terezën).
Temat e prekura në libër janë gjithëpërfshirëse, por kryesore janë raportet ndërnjerëzore. Mbresë të veçantë të lë skica ¨Një kartolinë e rrallë urimi¨, ku Dorela me zemrën e saj të madhe dhe me pastërtinë shpirtërore, u bën gjyshërve të saj një dhuratë të pazëvendësueshme. Kjo është një kartolinë urimi për Ndërrimin e Viteve:
“E dashur Nënë,/ kam dy llafe për të thënë,/ do ta lexosh me ëmbëlsi,/ të uron mbesa jote Dorelë:/ Gëzuar Vitin e Ri,/ Rrofsh e qofsh, sa do vetë!/ Dhe Babushin nuk e lë mënjanë, /e uroj, se edhe atë e kam xhan!”.
Këtë kartolinë, me një vlerë të veçantë emocionuese, Dorela ua jep gjyshërve, duke u thënë: ¨Unë nuk kam para, që t’u blej ndonjë dhuratë. Solla vetëm këtë kartolinë, që ua kam shkruar me zemrën time të vogël!¨ Pa lekë dhe kjo mbesë e dashur bëri një dhuratë të paharrueshme, me zemër të vogël, por mbartëse e një dashurie shumë të madhe!
Do të ishte arritja më e madhe për secilin nga ne, që ta mbajmë sa më gjallë, “fëmijën”, që kemi brenda vetes. Ky libër është një “leksion” i hapur për çdo të rritur, që merret me fëmijët, për të njohur sa më shumë psikologjinë e tyre, botën e tyre të mrekullueshme e të pasur. Kështu, do ta ndiejnë se e kanë për detyrë që t’i ndihmojnë ata në kultivimin e vlerave, në miredukim, në dashurinë për njerëzit që i rrethojnë, për t’u rritur të bukur në shpirt, si Dorela.
Ndër të tjera, ravizohet raporti i Dorelës me gjyshin e saj, i cili është aq i thjeshtë në dukje, por madhështor në dashurinë më të veçantë, midis gjyshit dhe mbesës. Lidhja e tyre duket shumë e afërt, për nga koha që kalojnë sëbashku, vendet që vizitojnë të dy, dialogjet e shumta dhe “ëmbëlsohen” nga mënyra sesi e quajnë njëri-tjetrin me përkëledhi. Kështu, Dorela i thërret gjyshit: “Babush” dhe ky ia kthen mbesës: “Dorala-kaçurela”.
Eshte e njohur lidhja e fortë, që krijohet midis gjyshërve dhe nipërve e mbesave, ku dhe vetë prof.Murat Gecaj e shpreh aq bukur, duke i çmuar ata me shprehjen popullore, ¨Mjalti i mjaltit¨. Dhe, me këtë botim, autori i ka “ëmbëlsuar” të gjithë lexuesit, të vegjël e të rritur, pasi është një libër që përfshin jo vetëm fëmijet, por edhe prindërit dhe, pa diskutim, gjyshërit.
Libri, për të cilin shkrova këto pak radhë, është aq real, aq konkret, aq i prekshëm, sa të duket sikur je duke parë një album fotografish. Aty personazhet gjallojnë me jetën e tyre të përditshme, me rrjedhën e së zakonshmes dhe faqe pas faqeje jeton me ta, familjarizohesh e duket sikur i njeh prej kohësh.
Ju falënderojmë, prof. Murat Gecaj, që me këtë botim na bëtë të kuptojmë më mirë se bukuria e jetës qendron edhe në detajet e vogla e të thjështa në dukje, të një dite të zakonshme me fëmijët!
17 qershor 2012
M.Gecaj: “VASHA E VALËVE” TË RRËMBYERA, QË DOLI ME GUXIM NË BREG…
E diel, 17 Qershor 2012 19:48
Sokol Demaku
“VASHA E VALËVE” TË RRËMBYERA, QË DOLI ME GUXIM NË BREG…
( Për një botim të poetes Zyrafete Kryeziu-Manaj)
Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë

M.Gecaj
1.
Tani, kur po nisi t’i shkruaj këto pak radhë për krijimtarinë e poetes Zyrafate Kryeziu-Manaj, po përpiqem të sjell në kujtesë takimin me të, gjatë vizitës së një grupi nga Tirana, në Boras të Suedisë, në muajin prill të këtij viti. Bashkë me kolegët krijues, Viron Kona, Kozeta Hoxha e Kadrije Gurmani, ishim ftuar atje në festimet e 5-vjetorit të Qendrës Kulturore “Migjeni” e revistës “Duturia” dhe 4-vjetorit të radios, po me të njëjtin emër. Kishin ardhur edhe mjaft të ftuar tjerë, shqiptarë e suedezë, nga qytete të ndryshme të atij vendi skandinav. Kërshëria jonë ishte e madhe, për të parë e takuar sa më shumë miq, që i kishim takuar më parë ose me të cilët kishim kontaktuar përmes Internetit.
E kam shkruar edhe në një rast tjetër, se të gjithë e prisnin me interes mbërritjen në sallën e bibliotekës së Borasit, ku do të bëhej tubimi festiv, të albanologut e mik të shqiptarëve, Ulmar Kvik. Sigurisht, secili nga ne dëshironte ta takonte ate dhe të kishte një fotografi, bashkë me të. Në këtë rast, unë kisha një shqetësim të dyfishtë: vetë doja të bëja fotografi me Prof. Kvik, por dhe synoja të kisha poza të tij, bashkë me pjesëmarrësit aty.

Poetja Zyrafete Kryeziu-Manaj, duke folur në një veprimatri, në Stokholm-Suedi
Pra, pas disa kohësh, tani më vijnë në ndihmë pikërisht ato fotografi. Ja, përveç të tjerave, në njërën prej tyre, bashkë me këtë albanolog, është edhe poetja e veprimtarja e palodhur, arsimtarja Zyrafete Kryeziu-Manaj, me banim në Vetlandë të Suedisë. Ndërsa më tej, e kam të fiksuar atë edhe në foto tjera të përbashkëta, ku janë: Sadulla Zendeli-Daja, shkrimtari Viron Kona, botuesi Rizah Sheqiri, gazetarja e Radio-Tiranës Kozeta Hoxha e Kadrije Gurmani, Sanije Selmani, Bahtir Latifi dhe të tjerë.
Një ndër kënaqësitë e asaj dite të paharruar, ishte se u përuruan disa libra, pra fare mirë ajo veprimtari kulturore mund të quhej edhe “festa e librit”. Ndër librat e përuruar aty, ishte edhe ai me poezi, “Vasha e valëve”, me autore pikërisht Zyrafeten. Para se të ndalem pak në poezitë e këtij vëllimi, dëshiroj të tregoj shkurt për jetën e autores së tij.
2.
Ka lindur në vitin 1958, në Therandë (Suharekë) të Kosovës. Aty i kreu me nota të mira, shkollën fllore e të mesme. Më tej, i ndoqi studimet e larta, në Prishtinë. Shërbeu me përkushtim në shkollën e vendlindjes dhe në ato të Gllarevës (Klinë) e Gadimes (Lipjan). Por ishte periudha e pushtimit të egër serb dhe vëzhgohej me kujdes çdo ndjenjë atdhetare e rinisë shqiptare, për liri e pavarës. Njëra nga vajzat trime, ishte edhe Zyrafetja dhe prandaj regjimi i huaj e ndoqi hap pas hapi, deri sa, më 1982, e arrestoi, kur ishte në orën e mësimit me nxënësit dhe e burgosi këtë përhapëse sypatrembur të fjalës shqipe.

Nga e djathta: R.Sheqiri, Zyrafete Kryeziu-Manaj, Daja, Sanije Selmani e V.Kona (Boras-Suedi, 14 prill 2012-Foto nga: M.Gecaj)
Përveç qendrimit trimëror pas hekurave, atje vazhdoi ta shprehte dufin e urrejtjes kundër regjimit serb, në poezitë që shkroi. Sigurisht, ato arriti t’i botojë ato vetëm më pas, në revistën “Kosovarja”. Ndërsa përmbledhja e parë e saj me poezi ishte, me titullin kuptimplotë, “Loti i tronditur”(Tiranë, 2001). Është e kuptueshme se përmbajtja kryesore e poezive të saj ishte atdhedashuria, trishtimi për vuajtjet e popullit kosovar nën regjimin serb, por edhe qendresa e vendosur ndaj tij.
3.
Duke i shfletuar afër 80 poezitë e vëllimit të ri, “ Vasha e valëve”(Prizren, 2010), me autore Zyrafeten dhe me hyrjen nga prof. Hidajete O.Bytyçin, vërejmë se, tanimë, kur Kosova e ka fituar lirinë e pavarësinë, malli larg saj është shumë i madh. Por janë të pranishme edhe brengat, të cilat e shqetësojnë dhe ia brejnë shpirtin. Kryesorja për poeten është varfëria e tejskajshme e njerëzve, gjë që e shprehë me revoltë, që në poezinë e parë, “Apoteoza e misrit, në shekullin XXI”: “Sërish duar të shtrira/ në kohë Interneti!” Revoltën e heshtur, por dëshpëruese, ndaj të vërtetës së hidhur, e shprehë edhe te poezia “Po të jemi ndryshe”: “Ec e lëkundi rrënjët botës,/ pa një grusht të fuqishëm!” (Kujtojmë këtu vargjet e Migjenit). Ja, çfarë shkruan në një poezi tjetër: “Njëmijë copë loti m’u thye,/ m’u shpërnda në shumë anë/ dhe çdo grimë e pjesëve të tij,/ në një dhimbje, përfundon”.
Nga poezitë e fryëzuara të këtij vëllimi, mbushur me dhimbje e krenari atdhetare, po përmendi edhe “Lisit shekullor”, që simbolizon Kosovën: “Ti shtërngatë/ përcolle në kohëra,/ fortunë/ nëpër histori/ rrënjët lëshove,/ kurorëgjërë u bëre ti”. Te poezia kushtuar vendlindjes, “Therandë”, shkruan dhe e ngre zërin deri në kupë të qiellit, për të shkuarën e hidhur, por dhe krenare: “Katrahurat e kohës/ në palcë të goditën,/ por ngjyrën e jetës/ s’ta mundën dot,/ qyteti im!”

Kopertinat e librit të ri poetik
Kujtimet e mallin për tokën amtare, poetja i ka përherë në mendje e në zëmër: “Për malin,/ për erën,/ për rrugët,/ për lojën e pulëbardhave” (“Shpalosje”). Duke kërkuar shtigjet për një jetë më të mirë, mërgimtari(-ja): “Urinë e mundi,/ me mallin zjarr,/ sakrificë e jetë,/ të dyja bashkë!” Megjithatë, përbetohet se kurrë nuk do ta harrojë vendin e origjinës, sepese vetëm aty e gjen qetësinë shpirtërore: “Atje pranë teje/ dua të kthehem/ shpirtit prehje t’i gjej”. Ndërsa në një poezi tjetër shpërthen: “Pritnani,/ s’ jemi harrimtarë!”(Poezia “Në prag të nisjes për në Kosovë”).
Zyrafetja dëshiron dhe synon që të ketë të pranishme çdo gjë të bukur e jetësore: “Detit i vodha valët…/ Fushës i grabita puhizën…/ Cucën e luta/ t’ma falë harkun vetullhollë…”. Po çfarë i kujtojnë asaj sytë: “Ata më kujtojnë/ lazdrimin e erës/ dhe lojën e yjeve/ nëpër net”(Poezia “Ndjenja për Atdheun”). Po përsëri, në kujtesë i ka mbetur edhe e shkuara, mbushur plot brenga e lotë: “Atëherë,/ kur ëndrrat/ gatuanim,/ dita ishte/ plot mundime” (Poezia”Ëndrra e fluturimit të lirë”).
Poetja e këtij vëllimi shkruan me dhimbje e krenari edhe për të njohur të saj ose për luftëtarë e heronj, si për Adem Jasharin, për poetin Besim Zymberi, për dëshmorët R.Mala e N.Berisha, për B.Ndrecën… Një nderim të merituar ka shprehur për albanologun suedez, Ulmar Kvik: “Me të mirën,/ me njerëzoren tok u rrite,/ prandaj mendja/ zemra jote/ sheh veç dritën”. Por nuk harron të kujtojë me nderim e respekt ata, që e sollën në jetë:”Do ta fal dhe frymën time,/erës së malit shoqe t’i bëhesh…”(Poezia “Për nënën”) dhe “Ti ma fale mundin e jetës,/ dua prapë të të shoh!”(Poezia “Atit tim”). Me ndjenja dashurie e malli shkruan për kujtimin e motrës, që u nda nga jeta aq e re: “Por Ti sot nuk je,/ më le pa ty, më le!” Në linjën e njerëzve të afërm të saj, janë edhe poezitë kushtuar: “Dajës tim”, “Bashkëshortit tim-Xh” e “Lindja e nipit-Florit”. Ndërsa për shoqen e ngushtë të fëmijërisë shprehet: “U ktheva prapë në rrugën plot gurë,/ atë botë, kah ne të dyja kalonim”. Po me këtë tematikë është edhe poezia “Me shoqet, në Atdhe”.
4.
Ashtu siç e mbyll librin e saj Zyrafete Kryeziu-Manaj, me poezinë “Takim mes vitesh”, edhe unë dëshiroj të shprehem këtu, se ishte kënaqësi që shkrova këto pak radhë për jetën e veprimtarinë dhe krijimet e saj të frymëzuara. Janë mbresa të natyrshme, që përjetoi dje në Kosovën e robëruar dhe sot të lirë, e cila synon të renditet përkrah Europës demokratike. Prandaj, e ngazëllyer, ajo shkruan nga një rikthim i përkohshëm atje: “Ekstazë e shpirtit m’u zgjua/ në atë ditë;/ shtërngim duarsh, / emocione për kohën e shkuar;/ tregim në vete, ditë lirie”.
Uroj e besoj që, kjo krijuese e talentuar, do ta paraqesë së shpejti para lexuesve edhe romanin-dorëshkrim, kushtuar figurës së nënave e motrave të saj, që sakrifikuan aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj i shkon aq bukur përshtat shprehja për të: “Gruaja kosovare, ikonë e pathyeshme”.
Tiranë, 17 qershor 2012
MURAT GECAJ: SHPIRT QË NUK QETËSOHET, PËR NJË DHIMBJE QË NUK MATET…
E diel, 17 Qershor 2012 06:27
Sokol Demaku
SHPIRT QË NUK QETËSOHET, PËR NJË DHIMBJE QË NUK MATET…
(Nëpër faqet e librit të Skënder Haskos, me vargje-kushtim për bashkëshorten)
Nga: MURAT GECAJ

Gjithnjë bashkë me kolegët…Nga e majta: S.Harka, S.Hasko, B.Xhama, M.Gecaj e V.Kona
1.
E kishim pothuajse takim të zakonshëm edhe atë të mëngjesit të djeshëm. Miku e kolegu i përbashkët, shkrimtari e publilicisti Bardhyl Xhama na njoftoi se Skënder Hasko dëshironte të pinte një kafe, me ne miqtë e “kompanisë lëvizëse”, siç e quajmë me shaka, një grup tonin të vogël, që mblidhemi herë pas here. Të them të vërtetën, më erdhi mjaft mirë, pasi e dija që kolegu ynë i pandarë, Skënderi është ca i pamundur nga shëndeti dhe kështu kuptoja se ai ndodhej në gjendje të vinte në lokalin, jo aq larg banesës së tij. Siç shprehen disa, “në kohën dhe vendin e caktuar”, bashkë me kolegun Viron Kona, arritëm aty. “Qenkemi të parët”,-foli ky me gjysëm zëri. Mirëpo, kur i ngjitëm shkallët e lokalit, pamë që brenda ishin të ulur Skënderi, Bardhyli e Zeno. U përshëndetëm përzemërsisht dhe zumë vendet. Pas pak, aty arriti edhe kolegu tjetër, arsimtari e publicisti Sejdo Harka.
Ndoshta, nuk ka rendësi kjo që tregova më lart, po të mos lidhej me një fakt tjetër vazhdues, mjaft emocionues për ne të gjithë. Sapo pyeteshim dhe flisnim me njëri-tjetrin, vërejta që Skënderi po e afronte pranë vetes një çantë të vogël dhe diçka nisi të nxjerrë prej saj. Në sa e sa raste të tjerë, jemi mësuar që t’i dhurojmë libra njëri-tjetrit dhe nuk na ka bërë aq përshtypje. Por, kësaj here, ne mbetëm të befasuar dhe, pse jo, të tronditur. Ai na e zgjati, për secilin nga ne, një libër të tij të ri. Në kopertinë lexuam këto fjalë emocionuese, si për ne dhe sigurisht më shumë për kolegun e mikun tonë të dashur, Skënder Hasko: “Më iku gjysma ime…Shanes” dhe në brendësi: “Udhëtuam bashkë, në halle e gazime,/o shoqja e pashoqe, e gjithë jetës sime!”
Kishim marrë pjesë të gjithë ne, në dhimbjen e madhe e plagën e pashërueshme, që i hapi Skënderit humbja e bashkëshortes, Shanes, më 8 janar 2012, ora 7 pa pesë e mëngjesit. Në vazhdim, për qetësim dhe për kurim, Skënderi qendroi ca kohë në Itali. Siç do ta lexojmë më poshtë, aje nisi të thurë vargje malli e dhimbjeje të pashëruar për bashkëshorten e tij, Shanen, e cila e la me shpirt të brengosur e të plagosur. Ndërsa tani, ai na u drejtua: “Nuk jam poet dhe vargjet e shkruara në këtë libër nuk i kanë ato rregullat e njohura, të metrikës e stilistikës. Por kanë brenda tyre zemrën dhe shpirtin tim”.

Kopertinat e librit
2.
Bashkë me ju, kolegë, miq e dashamirë, lexues të këtyre radhëve të këtij libri, po e shfletojmë atë ngadalë. Se, që në hyrje të tij, më ngjan se edhe pulsi i autorit është mjaft i ulët, sa pothuajse nuk ndihet fare! Arsyeja është e thjeshtë, se Skënderi e ka përjetuar aq dhimbshëm këtë ngjarje, sa me poezitë e tij është e pamundur të mos emocionohet dhe të mallëngjehet çdo njeri: burrë a grua qoftë, djalë ose vajzë e tjerë. Nuk e di nëse e ka shtruar ndokush këtë pyetje, po unë po pyes këtu: “Vallë, sa peshon dhimbja e këtij bashkëshorti, për bashkudhëtaren e pandarë të jetës, shprehur në këtë libër?” Thonë se malet peshojnë shumë. Por as me ato nuk mund të krahasohet pesha e dhimbjes, që i ka shkaktuar ndarja përgjithmonë nga Shanja, mikut e kolegut tone të mirë, Skënder Hasko. Se, për këtë gjë, tani janë dëshmitarë jo vetëm vargjet e tij vajtues, por edhe sa e sa fotografi, që nga rinia e tyre dhe deri sa ajo u nda përgjithnjë nga kjo jetë.
Secili nga ne, ka përvoja bashkëshortore jetësore. Një pjesë e tyre është e ngjashme, ndërsa të tjera kanë të veçantën e tyre. Më të moshuarit thonë: “Mos e duaj shumë një njeri, se pastaj ndarja prej tij do të jetë me pasoja më të mëdha!”. Këtë “përvojë” të fundit e gjejmë të pasqyruar edhe në të gjitha faqet e librit të Skënder Haskos.
Por le të shkëputemi për një çast nga ky arsyetim dhe të lexojmë vargjet e poezisë a vjershës së parë të vëllimit “Ky qe fati im”, shoqëruar me pak radhë të autorit: “Ah, ky fati, çfarë fati!.../ Fshehtas për fyti më kapi,/më shtriu, më shkeli me këmbë,/ma kafshoi jetën me dhëmbë,/ ma mbushi zemrën me plagë,/vit pas viti nga një vrragë!” Dhe poezinë e mbyllin dy vargje aq dëshpëruese: “Shpirti vuan, përpëlitet,/ fati i keq nuk po më shqitet”. Janë shkruar më 31 gusht 2011, kur Skënderi ka marrë lajmin aq befasues dhe tronditës, se e shoqja, Shanua ishte diagnostikuar me një sëmundje shumë të rëndë dhe të pashpresë jetese. Prandaj ai qan dhe i fshin lotët fshahurazi asaj, por dhe të tjerët ashtu bëjnë. Ndërsa shkruan me sinqeritetin e një bashkëshorti, aq të dhëmbshur: “Qan burri?-do thoni ju.-Po nuk qave për njerëzit e tu më të afërt e më të dashur, për atë me të cilin apo me të cilën ke përzier gjakun te fëmijët e tu, për kë do të qash?...Turp është të mos qash e jo të qash!”
3.
Për t’ua bërë sa më të afërt lexuesve bashkëshorten e tij, aq të dashur dhe të paharruar, Skënderi i ka kushtuar asaj disa radhë jetëshkrimore: “Kush ishte Shane Hasko-Balili?” E lindur në Çorraj të Sarandës, më 22 shtator 1943, e kishte vijuar fëmijërinë në Shkodër, ku qenë prindërit e saj. Në atë djep të lashtë të traditave në kulturë e arte, Shanja nisi të këndojë, që në klasën e dytë të shkollës fillore. Pranë i qendronte kompozitori i madh, Tonin Harapi. Zëri i saj jehoi këndshëm e fuqishëm edhe në një shfaqje festive, me këngën “I bukur është vendi im!” Me tej, gjithnjë nxënëse, zëri i saj kumboi me këngët “Shkoi djali në male” e “Zak Jakini”, në shfaqjet e dhëna në qytetin e Beratit, ku jetuan familjarisht.
E caktuar, pas shkollës së mesme, në trupën profesioniste të Estradës së Baratit, u njoh dhe u dashurua përgjithnjë me djaloshin e rrallë dhe shkrimtarin e talentuar, Skënder Hasko. Në vazhdimësi, me zërin e Shanes u regjistruan sa e sa këngë popullore beratase, si “Mora përpjetë kalanë”, “Te dera e shtëpisë, bahçe me lule” etj., por dhe të muzikës së lehtë, si “Shkonte vasha për në krua”, “Vajza me trëndafil”, “Fustani i bardhë” e këngë të huaja. Natyrshëm, tani Skënderi e kujton atë kohë me mallëngjim: “Zëri yt i ëmbël, si zë kanarine,/ sikur në grykë kishe tela violine…”.
Por edhe kur i ndoqi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, Shanja e talentuar nuk iu nda këngës, pasi tashmë ishte një zë i njohur dhe i afirmuar. Kanë mbetur në kujtesën e brezave, këngët e interpretuara prej saj, “Nënat shqiptare” dhe “Dëshmorët e Pojskës”. Kur Skënderi u caktua me punë në shtyp, në kryeqytetin Tiranë, Shane Hasko shërbeu me devotshmëri mësuese, deri sa doli në pension. Së bashku, lindën, rritën dhe edukuan një djalë e dy vajza.
4.
Përmes vargjeve të frymëzuara, por edhe të mbushura me shumë dashuri e mall të pashuar, Skënderi e përshkruan me nostalgji njohjen e parë, lidhjen bashkëshortore dhe jetën e gazuar e të lumtur, që kaloi bashkë me Shanen: “Unë nga gëzimi sa s’fluturoj,/se shpirt e zemër më ndizen flakë,/nga zoga s’di se ç’të kërkoj,/ndjehem si zog i zënë në lak…”. Më tej, derdhen ndjenja e mendime të pastra dhe të çiltëra të dy zemrave të dashuruara dhe të lidhura pafundësisht. Vërtet për ata jeta u tregua e pamëshirshme, pra i ndau përgjithnjë, por në vargjet e shkruara tani, nga Skënder Hasko, gjen shembullin e një bashkëshorti, të cilin lipset ta kenë model pasardhësit e tij dhe gjithë të njohurit e, pse jo, lexuesit e vargjeve të këtij vëllimi poetik. Ky është shoqëruar edhe me mjaft fotografi të bukura, shprehëse e domethënëse, nga jeta e këtij çifti shumë jetësor, pra jo të romaneve të sajuara nga shkrimtarët. Në këtë linjë janë edhe vargjet e poezisë vijuese, “Zemrat tona” ose vargjet-kujtim të rinisë së shkuar, shoqëruar dhe me një fotografi doradorazi: “Si të ishin të një syri, lotët i bashkuam,/ gjithë jetën bashkë, qamë dhe kënduam!...”. Për këtë ecje të gjatë së bashku, Skënderi thur vargje përjetësie: “…Zëri im jeton në libra,/ zëri yt jeton në këngë” dhe më tej: “…Po njerëzit prapë me ne do flasin,/ se emri gjallë na ka mbetur”.
Mjaft të dhimbshëm janë vargjet e shkruar nga Skënder Hasko, pas ndajes përgjithnjë nga bashkëshortja, Shanja, kur shkoi ca kohë te vajza, për vizita mjekësore, në Foxhia të Italisë. Me kujtimin e viteve të shkuara, mbushur plot me dashuri dhe jetë të paharruar bashkëshortore, ai thur poezi-plagë të shpirtit të tij: “Të ikja unë, i pari”, “U nxitove”, “Ngashërej pa zë”, “Pritmë!”,”Më vrave!”, “Dëgjoj zërin tënd”. Me vajin dhe lotët e babi Skënderit, megjithëse tashmë të rritur, përzihen edhe ata të fëmijëve të tyre: “Shoh fëmijët që derdhin lotë,/qajnë për nënën, që s’e kanë më./Çdokush vetëm një nënë ka në botë,/ vendin e saj askush s’e zë”. E, në këtë dhimbje e këtë mall të pafund, marrin pjesë edhe pasardhësit e vegjël. Nipi dhjetëvjeçar, Klevis Fattore edhe ai thurë poezi për gjyshen, atje në tokën e huaj: “Atë ditë ndjeva dëshprim e trishtim,/po ajo më ka lënë përgjithmonë një kujtim…”.
Me përfytyrimin e një engjëlloreje të padukshme, ashtu ka mbetur në kujtesën e poetit Skënder Hasko, bashkëshortja e tij shumë e dashur dhe e paharruar, Shanja: “O gur i çmuar, që s’ke shok,/në zemër më ke mbetur,/aty do rrish e do ndriçosh,/ edhe kur unë të jem tretur!” Ndërsa mbyllje të tërë vëllimit me poezi, autori-prind merr forca dhe shkruan për vazhdimësinë e jetës, përjetësinë: “Dhe, kur ne të jemi tretur,/gjaku ynë do jetojë,/nëpër venat e fëmijëve,/gjaku ynë do gurullojë!”
…Ndërsa tani, ne kolegë, miq e dashamirë të shumtë, jemi pranë e rreth tij, me shpirt e zemër të drithëruar për këtë humbje të pazëvendësueshme, por me urimin e bardhë të zemrës, që Skënder Hasko të ketë shëndet sa më të mirë dhe që fëmijët t’i kenë gjithnjë të gëzuar e të lumtur, krenarë për prindërit e tyre.
Tiranë, 21 maj 2012
|
|