Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home
Botime të reja


Kujtim Stojku: DY FJALË PËR VËLLIMIN POETIK “NATA U BË NUSE” TË POETIT NEHAT JAHIU

DY FJALË PËR VËLLIMIN POETIK

“NATA U BË NUSE”

TË POETIT NEHAT JAHIU

I privilegjuar që bashkë me pritjen e çeljes së mimozave të cilat janë lajmëtarët e pranverës, mu besua nga shkrimtari dhe poeti njohur Nehat Jahiu të bëja pasthënien e këtij libri të ri të tij. Me arsimtar Nehatin shkëmbejmë shpesh krijimet tona. Ai këtë radhë vjen me një vëllim të ri për fëmijë “Hëna u bë nuse”. Përvoja e mësues Nehatit në fushën e letrave është e njohur. Ai ka një biografi të pasur krijuese, gjë e cila tregon punën këmbë­ngu­lëse të krijuesit në fushën e letrave. Në librin “Hëna u bë nuse”, autori paraqitet para lexuesve të vegjël me një krijimtari të pasur e brilante. Ai si mësues në profesionin e tij këtë libër jua kushton nxënësve në gjithë hapësirën mbarë­shqiptare. Ky është një vit që sapo kemi hyrë, një vit që ka shpresa dhe besim të madh në çështjen shqiptare. Autori është pjesë e këtyre zhvillimeve dhe ndryshimeve në shoqërinë tonë. Ai këtë herë e drejton shikimin nga e ardhmja e këtij kombi, që janë fëmijët. Prandaj edhe ai këtë libër me poezi të bukura jua kushton atyre, pikë­risht bashkë me lulet e mimozës që çelin të parat, por kjo tufë lulesh së pari i ka çelur në kokë autorit dhe tashmë po e paraqet para lexuesve të vegjël. Këtë libër autori e ndan në tri pjesë. Pjesa e parë fillon me poezinë e parë ku ka marrë edhe titullin libri “Hëna u bë nuse”. Një poezi që më ktheu në vitet e fëmijërisë. Sa herë kemi shkruar për këtë planet qiellor, Hënën. Edhe poetë e shkrimtarë të mëdhenj kësaj i kanë kushtuar vargje, përshkrime, meditime. . . etj. Në këndvështrimin e tij poetik, autori këtë herë para lexuesve të vegjël e sjell Hënën të bërë nuse. Ose më mirë të themi poeti e bën nuse hënën. Që kur ishim të vegjël e ndiqnim me sy hënën dhe na dukej sikur ecte. E rrethuar me yje poeti këto ia bën asaj krushq. Një gjetje mjeshtë­rore nga poeti. Ai e shikon atë të stolisur tamam si nuse, ku ajo me rrezet e saj futet kudo, në kopshte, në lule, ajo u fal atyre rrezet e arta dhe më pas ikën e nuk dihet se ku. Ky varg e vë në lëvizje fantazinë fëmijërore. Ata që janë më të rritur do të kujtojnë mësimet nga gjeografia për Hënën, më të vegjlit do të kërkojnë nusen e bukur që iku. Por ajo do të shfaqet përsëri dhe ata nuk do ta harrojnë, ajo do t’i përkëdhelë me rrezet e saj. Po kështu autori na prezanton poezinë e dytë “Neve fëmijëve”. Në këtë krijim shohim se një shqetësim e kaplon poetin. Ai nuk ndihet i qetë, kur shikon me dhembje substan­cën narkotike si droga që shkatërron jetën. Një aspekt tjetër kardinal është dhuna, varfëria. Ai për­ba­llë tyre ngre problemin më themelor të botës fëmijërore se ata përballë kësaj bote të egër dhe të çoroditur duan lodra… Në një kohë që industritë pro­dhojnë armë luftarake si tanke, raketa që së bash­ku me drogën vrasin jetën, për fëmijët duhen lodra. Këtu poeti përcjellë një varg të fuqishëm të filozofisë humane. Shpirti i poetit trazohet kur i sheh këto dhe ndaj e lëshon këtë mesazh poetik që armët të kthehen në vegla pune për të punuar dhe lodra për të lozur fëmijët… Ky është një kontrast i fuqishëm që sjell poeti në këtë poezi. Poeti shqetë­sohet për të ardhmen e fëmijëve, në radhë të parë si prind, qytetar dhe mësues. Ai në poezinë “Mos” ngre të njëjtin shqetësim që në mungesë të lodrave fëmijëve të mos u mbyllen dyert e shkollës. Figurat artistike përmes shkallëzimit si shtriga, ujq, dhel­pra, korba japin pasigurinë e fëmijëve për t’u rritur të arsimuar. Kurse në poezinë “Dëshirojmë” nis me një figuracion goditës, ujkun dhe ujkonjën. Fëmijët janë si bilbilat dhe ata duan të dëgjojnë këngët e tyre, të shijojnë erën e luleve e të rriten pa halle. Një panoramë tjetër na jep autori tek poezia “U rritshi”. Ai dëshiron fëmijët të rriten duke vrapuar nëpër ograja së bashku me qengjat dhe fluturat. Ai dëshiron që ata të këndojnë bashkë me zogjtë duke dëgjuar përrallat e gjysheve që do t’i mbartin me vete gjatë tërë jetës. Ai do që fëmijët të rriten të shën­detshëm dhe të lumtur. Po kështu edhe tek poezia “U rrita” jep dashurinë për vendlindjen, prin­dërit atdheun. Tek poezia “Për ditëlindje” auto­ri na përcjell mesazhin se fëmijët duhet të jenë të gëzuar si flutura e të jenë plot hare. Në poezinë “Pse?” autori ngre një pyetje se pse fëmijët të mos rriten si të tjerët në liri, pse të ecin këmbëzbathur” e pse të jenë si zogj të plagosur. Pse nga këto krijesa të pafajshme në sytë e tyre ka lot… Një padrejtësi që duhet të marrë fund është apeli i poetit në poezinë “Nata”. Fëmijët i gëzohen vetëm ëndrrave kur nata bie, gjumi u rëndon qepallat. Por një dimen­sion tjetër i jep poeti jetës në poezinë “Herët zgjohem nga gjumi”. Ai përcjell mesazhin se njeriu duhet të punojë, se vetëm me punë dhe me djersën e ballit fitohen të mirat materiale. Njeriu thekson poeti duhet t’i ngjajë bletës punëtore dhe si ajo lule më lule të thithë nektarin. Kafshët, insektet nuk punojnë me arsye dhe ndërgjegje, atyre kjo u mun­gon, ata punojnë me instinkt. Por, njeriu që është i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm duhet të jetë mbi këto që nuk kanë ndërgjegje dhe arsye. Ai është i plotfuqishëm që të fitojë të mirat materiale nga natyra duke vënë në përdorim inteligjencën. Dhe nëse e bën këtë atëherë nuk do të kemi plagë socia­le. Ja si e shpreh ai me vargjet e fundit të kësaj poezie nëse njeriu i përkushtohet punës.

Herët zgjohem unë nga gjumi,

s’më ndalin brigjet e as lumi;

Çdo punë e kryej me lehtësi,

Mbase pa punë, do kem uri!

Kurse në poezinë “Ejani shoqe e shokë” përcjell mesazhin artistik për natyrën tonë të mrekullueshme që e ka bekuar perëndia me të gjitha të mirat, natyra dhe relievi është një perlë e mrekullueshme. Ky peizazh poetik i paraqitur nga autori përçon me mall tek të rinjtë e fëmijët që të mos i hedhin sytë nga vendet e huaja por të shikojnë mrekullitë e vendit të tyre që ata atje nuk i kanë. Por në krijimet e mëposhtme shohim se poeti deri diku e humb qetësinë që e karakterizon atë. Ai fillon e rebelohet, dhe ky natyrisht është një rebelim poeti. Në poezinë “Do t’i përzëmë”, Autori revoltohet duke thënë se nuk duhet të futen në lojën tonë të gjithë ata që na pengojnë dhe që janë si bisha të tërbuara dhe ua prishin lojën fëmijëve. Ai figurativisht përdorë në mënyrë të shkallëzuar se duhen përzënë, ujqit, derrat, arinjtë, hutat, kor­bat… pastaj këtu shpërthen “faqezi”. Një varg mjaft emocional që e revolton autorin ku e bën atë të shprehet me indinjatë të madhe ndaj tradhtarëve. Por, poeti është i bindur se këta tradhtarë kushdo qofshin i përkasin harresës dhe turpit. Po kështu shprehet shqetësimi i tij edhe në krijimet e tjera si “Mos na lëndoni”, “Dyfytyrësia”. Që në titullin e kësaj poezie poeti u përcjellë lexuesve të vegjël mesazhin poetik që të dinë si të jetojnë me dinjitet në shoqëri. Nesër ata kur të dalin në rrugën e jetës të mos bëhen hipokritë, pra të jenë njerëz me dy fytyra, sepse kjo e poshtëron njeriun, ai duhet t’i përmbahet ndershmërisë dhe besës së trashëguar nga të parët tanë brez pas brezi. Por njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm se me këto virtyte të rralla që kemi trashëguar nuk duhet t’u besojmë armiqve dhe tradhtarëve. Ata nuk gëzojnë asnjërën nga këto cilësi. Ja sa bukur e mbyll poeti këtë krijim të bukur për lexuesit e vegjël:

Dyfytyrësia ty çdo herë të poshtëron,

shokun, shoqen në besë e tradhton;

Dyfytyrësia është gjë e ndytë,

Veç njerëzit e kanë në shpirt.

Poeti Nehat Jahiu me profesionin e tij si mësues nuk ka si t’i shpëtojë nga vëmendja dita e hapjes së shkollës në shtator. Ai e përshkruan me nota të gjalla gëzimin që ka mbushur oborrin e shkollës, dhe klasat që ushtojnë gjithherë nga zërat e gëzuar të fëmijëve. Të gjitha këto përshtypje dhe mbresa ai i ngre artistikisht në nivel arti në poezinë e tij kushtuar shtatorit. Po kështu në poezinë “Zilja na thërret” poeti u drejtohet gjashtëvjeçarëve që për herë të parë u drejtohen bangave të shkollës. Dhe ata tringëllimat e ziles i thërret që të lartësohen me dituri, dhe këtë dituri do t’jua japë mësuesi i tyre i parë që do t’u mësojë abetaren dhe ata këtë mësues nuk do ta harrojnë deri sa të jenë gjallë. Në poezitë e mëposhtme shprehet dashuria e poetit për gjuhën tonë amtare të cilat janë të bukura si inxhi. Me këto vargje autori dëshmon poetikisht se gjuha jonë është e bukur, e lashtë dhe një nga gjuhët më të vjetra në Ballkan. Në ciklin e dytë “Lulet qeshin” i krahason fëmijët me lulet dhe me të vërtetë ata janë lulet e jetës, lulet e shpresës, janë lule të gjalla. Po e njëjta temë trajtohet edhe në poezinë “Të jesh”. Në poezinë “Kroi i fshatit” përshkruan artistikisht ujin e ftohtë si kristali, aty ku mrizojnë delet nën hijen e lisave nën këngën e bilbilave, në këto burime që nga lashtësia të parët tanë kanë shuar etj… Në poezinë “Eja dallëndyshe” poeti ia kushton lajmë­ta­res së parë të pranverës dallëndyshes që rikthehet në folenë e vet. Pas dallëndysheve vjen stina e bukur e pranverës. Tani gjithçka ka lulëzuar. Kën­doj­në kanarinat dhe bilbilat, bujku ka përvjelur mëngët dhe punon me gaz në arë, fëmijët rriten duke ëndërruar nëpër djepa dhe në gugatjet e tyre fëmijërore ka pranverë. Po kështu tek poezia “Lulet” autori tregon dashurinë që kemi për këto bimë dhe kujdesemi për to. Një temë tjetër që traj­ton poeti në këtë cikël janë livadhet dhe lëndinat. ata me bukurinë e tyre kanë lënë mbresa tek poeti i cili na e jep bukur artistikisht në poezinë “Në livadhe”. Po kështu është meditimi në poezinë “Kur lind dielli” ku poeti thekson se dielli është flori dhe i dashur për çdo fëmijë. Poeti në këtë vëllim për fëmijë është i dashuruar pas natyrës. Ai i këndon lumit, ku poeti çlodhet duke e soditur. Po kështu edhe tek poezia “Liqeni” ku hëna pasqyrohet në ujin e tij ai e pasqyron në vargjet e kësaj poezie. Ai i këndon erës që është një dukuri natyrore dhe ai na e jep me një përshkrim artistik mjaft të arrirë. Kurse në poezinë ‘Ejani” poeti fton të vijnë në kodrat dhe fushat e atdheut, në rrugët dhe shtigjet e tij. Poeti përshkruan me ngjyra të ndezura verën duke na dhënë kështu një panoramë poetike të pikturuar në vargje. Cikli i dytë mbyllet me dy poezi kushtuar vjeshtës. Vjeshta kjo stinë e artë që është fryti i pu­nës së njerëzve e cila na jep prodhimet e bollshme për t’u përgatitur për dimrin.

Në ciklin e tretë autori e nis këtë cikël me poezinë “Bjerë, bjerë” ku përshkruan artistikisht dimrin dhe dëborën që bie flokë-flokë. Kësaj stine të ftohtë s’kemi pse i trembemi më, sepse ne si bleta punëtore dhe milingonat tashmë i kemi mbushur hambarët plot. Dhe meqenëse e kemi siguruar për ne kjo stinë është e gëzueshme. Por, e vështirë kjo poezi do të jetë vetëm për dembelët, përtacët, ata që nuk punuan dhe e kaluan kohën kot. Po kështu edhe në poezinë “Të lutem borë” autori i lutet asaj që të mos i zë rrugët dhe fëmijët të ndërpresin mësi­met të cilët janë të etur për dituri. Netët e dim­rit janë të bukura, mblidhemi rreth vatrës dhe dëgjojmë përrallat e gjyshërve. Kjo temë shtjellohet mjaft bukur në poezinë “Pranë vatrës”. Mirëpo kjo stinë ne nuk na ngujon brenda, sepse është e ftohtë, fëmijët dalin, lozin duke bërë dordolecë dëbore, luajnë me topa bore, dëgjojnë përralla, blegërima e qengjave dhe deleve kur i ushqejmë, pra kjo stinë ka mjaft punë të dobishme për të bërë. Pastaj vjen edhe fundi i kësaj stine ku poeti na e jep me poe­zinë “Iku dimri”. Fëmijët tërë gaz po presin stinën e bukur të pranverës që fillon me këngët e zogjve dhe mbledhjen e luleve. Duke i lënë lamtumirën kësaj stine e cila është edhe poezia mbyllëse e këtij vëlli­mi të bukur për fëmijë autori përcjellë mesazhin për punët e reja që na presin. Kur po e lexoja këtë vëllim të bukur të poetit Nehat Jahiu mu kujtuan vitet e fëmijërisë sime, dëbora, përralla, lumenjtë. shtigjet dhe rrugët, përshkrime artistike që poeti i nderuar Nehat Jahiu i ka sjellë para lexuesve të vegjël mjaft të gjalla dhe me koloritin e penës së krijuesit.

Kujtim Stojku, poet

 

ROVENA VATA: MITI I MALIT NË KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT

 

MITI I MALIT NË KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT

“Kanuni i maleve” në traditën etnojuridike; mali si njësi organizimi parakombëtar (“capitaneus Hottorum montagne”-Šufflay);Shtjefën Gjeçovi, zë një vend të rëndësishëm si ruajtës i ligjeve zakonore, të cilat këto ligje i mblodhi nga goja e popullit[1]. Kanuni ishte ndërgjegjja e njeriut në botën e maleve[2].


Nga: ROVENA VATA

Tri monumente të kulturës shqipe, që mund t’u dhurohen të huajve si shenja identifikimi, duke u përpjekur që këto monumente t’i shoh jo të veçuara e të përfunduara, si dokumente, por si struktura të gjalla, që në kulturën shqipe riprodhohen, pra mbahen të gjalla, duke ndërruar fytyrën, por duke ruajtur esencën, shprehet studiuesi Sabri Hamiti. Duke u mendjesuar me këtë studiues me të drejtë themi që tri monumente të kulturës shqipe janë: Historia e Skënderbeut e Marin Barletit, Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kângët kreshnike.

Këto tri monumentet e mëdha të kulturës shpirtërore të shqiptarëve kanë në emër nga një shenjë diferencuese të gjinisë së shkrimit. Mbasi emri është sendi (gjëja), atëherë emrat: a) Histori, b) Kanun dhe c) Kângë japin esencën e veprave dhe natyrën e tyre strukturore, funksionale e destinuese, kurse përcaktuesit e tjerë japin përkatësinë e veprave në kohë e në hapësirë. Prandaj, historia është e Skënderbeut, Kanuni është i Lekë Dukagjinit, kurse Kângët janë të kreshnikëve.

Në këtë mënyrë, të tri veprat, me titujt (emrat) tregojnë tipin e tekstit: Historia-tekst referencial; Kanuni-tekst rezonues-racional; Kânga-tekst letrar-krijues[3].

Miti i Kanunit të Lekë Dukagjinit zë fill disa dekada pas vdekjes së autorit të tij, pra, në fillim të shek. XVI, kur qytetet shqiptare u shkatërruan nga themeli, për të mbetur kështjella të garnizoneve osmane prej nga tellalli shpërndante me daulle ligjet e administratës së huaj. Shqiptarët e mbetur ishin strukur maleve ku tam-tamet aziatike nuk arrinin fare ose dëgjoheshin shurdhër.

Larg garnizoreve ushtarake dhe institucioneve të imponuara, shqiptarët do të ruanin lirinë e tyre, besimin e tyre, gjuhën dhe kulturën e tyre, ligjet e tyre[4].

Kanuni i Lekë Dukagjinit ose Kanuni i Maleve, quhet i tillë pasi fushën e tij të rritjes, veprimit dhe zbatimit e kishte në malet e Veriut. Malet e kanë pasur të lidhur fort jetën e tyre me Kanunin e Maleve. Malet mbanin çdo peshë të normave dhe neneve të veprimit të tij. Malet janë fryma e Kanunit, pasi askush me shumë se malet e Veriut nuk kanë mbajtur aq shumë të fshehta dhe mistere, askush më shumë se malet nuk ka parë të vdekur nga gryka e pushkës për të marrë gjak, askush më shumë se këto male të veriut nuk kanë parë të vriten bij nënash në zbatim të neneve të Kanunit. Sa plumba dhe gjak mbajnë në palcën e vet këto male ndër shekuj, që hija e tij ka mbërritur deri në ditët e sotme, Kanu e mal, mal e Kanu, jo pa qëllim populli thotë: “Mali ka veshë dhe fusha ka sytë”, në male të veriut gjithmonë është dëgjuar pushka e hakmarrjes, nga kjo apo ajo anë më erdhi krisma e pushkës, më duket se kanë vrarë filanin, kjo është krismë nga afër,

nuk më duhet pushkë e mirë kjo, janë disa nga shprehjet që malësorët e veriut identifikonin kur ndodhte një vrasje.

Kanuni është ligj dhe gati-gati mund të themi Kanuni është një lloj tabuje-ku çdo fjalë e tij zbatohej me përpikëri, çdo fjalë e tij është e vendosur si një formë e gatshme për zbatim. Mendojmë se mali në Kanunin e Lekë Dukagjinit ka kuptimin e tij në tërësi, pasi ai zbatohet në male, si vend dhe mendësi.

Nëpër malet e nëpër luginat malësorët çojnë nji jetë të thjeshtë ku sundon i pari i shtëpisë; kjo jetë ka faqe trimnije edhe shije të Homerit, sikurse kangët e kangtarëvet[5]. Malësori shqiptar është një banor shumë i vjetër dhe një nga të fundit e këtij lloji në globin tokësor. Ligji i tij dhe e drejta e tij tradicionale arriti të rronte kaq gjatë dhe të përdoret deri në ditët e sotme. Ligjet e kanunit kanë prejardhje të ndryshme. Ato rrjedhin:

1. Nga e drejta zakonore e fiseve malësore, e cila përbëhet nga ligje me prejardhje shumë të lashtë, pra nga stërgjyshërit, nga Ilirët dhe janë të transmetuara gojarisht. Ato janë norma themelore sjelljeje të cilat nuk u kodifikuan dhe nuk u shkruan kurrë, p.sh. rregullat e gjakmarrjes dhe ndëshkimit, grindjeve, kontratave, mallrave, trashëgimive dhe familjes. Këto rregulla vlenin njësoj për të gjitha fiset dhe nuk lejohej të ndryshonin as nga një vendim i popullit.

2. Nga të vepruarit në bazë të nocionit tepër të lartë të nderit, konceptimi i të cilit kishte vlerën e një ligji të pashkruar. Të vepruarit për të mbrojtur nderin vetjak e të familjes, po të shihet hollë-hollë bie nganjëherë në kundërshtim me të drejtën zakonore.

3. Nga vendimet “ligjore” të marra nga Kuvendet e Përgjithshme të fiseve dhe të bajraktarëve[6].

Malësorët rrinë bashkë më grumbuj qi nuk kanë shum shtëpi (me fise) e nga të cilët çdo njani zë nji trevë të vogël të natyrshme, nji krahinë të mbyllun, të ndame, qi çon ose ka çue për nji kohë të gjatë nji rrâjë të përbashkët. Edhe deri pak vjet ma përpara, ndër malësorët kishte fuqí ligji i rreptë i malevet, Kanuni i Lek Dukagjinit[7].

Ligjit të malësisë qi âsht i ashpër sikurse vargjet e malevet shqiptare, i rreptë si jeta e malësorvet, i tmerrshëm në ndëshkimet e frymëzuem nga parimi “gjaku lahet me gjak”, përmbledhje e rrjeshtueme rregullash të përdoruna qi kanë zanë vend gjatë shekujvet nëpër fiset malësorë, të cilët jetojshin të ndamë nga bota, i a kanë zanë vendin tashma ligjët e Shtetit Shqiptar[8].

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit ka norma me origjinë nga stadet e hershme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Gjithashtu Kanuni rregullon marrëdhëniet e një shoqërie të organizuar mbi baza fisnore gjë që nuk është karakteristike për shoqëritë evropiane të saj kohe.

I këtij mendimi është edhe antropologu austriak Peinsipp kur shprehet se: “Trualli i malësorëve shqiptarë ka qënë deri në vitin 1947 dhe deri në këtë kohë në mënyrë vërtetë absolute, një ishull i izoluar i drejtësisë së lashtë, në epokën e re të drejtësisë evropiane”[9].

Normat kulturore i kanë rrënjët në proceset sociale që shtrihen thellë në epokat e mëparshme të shoqërisë. Vetë kuptohet që një kanun i tillë shumë më i hershëm nuk mund të jetë i një të drejte të miratuar shumë më vonë në histori. Kanuni i Lekë Dukagjinit me evolucionin e tij në përputhje me kërkesa historike rregullon të gjithë marrëdhëniet sociale me rëndësi mbarë shoqërore dhe individuale.

Baza e formimit të normave kulturore të kanuneve Shqiptare ishin kuvendet organe vetëqeverisje këto ishin mbledhje të vëllazërisë të fisit të flamurit ose të disa fiseve ose flamujve së bashku të cilët vendosnin për çështje të rëndësishme. Këto kuvende vendosnin:

1)Për të ndryshuar ose modifikuar norma të ndryshme gjithashtu edhe 2) për krijimin e normave të reja që synonin të rregullonin marrëdhëniet e bashkësive vetëqeverisëse në të gjitha fushat e jetës. Në këto kanune mund të merrnin pjesë të gjithë burrat ose një burrë për shtëpi. Për ilustrim i referohemi Kanunin të Lekë Dukagjinit: në paragrafin 1120-1121 thuhet: Çështjet e rënda që i përkasin një fisi mbarë peshohen e pleqërohen nga krerët e fiseve bashkë me pleqtë. Megjithatë evolucionin e tyre në rrjedhën e kohës këto organizime ruanin gjurmë të demokracisë antike e cila përgjithësisht kultivonte një farë ndjenje solidariteti shoqëror.

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit përcaktohen këto masa ndëshkimore:

1. Dënimi me vdekje që jepet:

Për tradhti të katundit,

Për vrasjen e mikut në besë,

Për vrasje pas pajtimit të gjakut,

Për vrasje brenda fisit,

2. Gjakmarrja.

3. Dëbimi.

4. Dënimi djegia e shtëpisë.

5. Rrënimi i pasurisë, djegia e pemëve nën pronësi lënia e tokave djerrë.

6. Gjoba.

7. Lëçitja izolimi veçimi i një familje nga tërë fshati.

Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qenë një tërësi normash kulturore që rregullojnë dhe ka rregulluar për shumë shekuj marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve në shoqërinë tradicionale në të gjithë aspektet e jetës.

Në mënyrën e shqyrtimit të traditës etno-juridike vazhdoi të shpërfillej një prej ligjeve themelore të shkencës së antropologjisë: fuqia e traditave gojore pushon së vepruari pasi ato tej-shkruhen, shfaqen si ligjërim i shkruar[10].

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një përmbledhje rregullash të së drejtës zakonore të popullit shqiptar, i cili për disa shekuj, duke zbatuar nenet e tij, qeverisi veten. Me anë të normave etike, të kultivuara brez pas brezi, shprehje këto të etnosit specifik kombëtar, njeriu ynë i pat vënë në ujdí marrëdhëniet e veta të brendshme lidhur me aspektet e ndryshme jetësore.

“Po të studiojmë me kujdes veprën e Gjeçovit, Kanuni i Lekë Dukagjinit, dhe veçanërisht kapitujt mbi fise dhe nënndarjet e tyre, mbi pronën, familjen, martesën dhe trashëgiminë,-ka shkruar Nopça-do të shohim në realitetin shqiptar gjurmët e lashtësisë”[11].

Milan Shufflay shprehet se: “Historia e Shqipërisë s’është tjetër veç një krijim i papushtueshëm mjegulla fisesh dhe rrënime gjenetike”[12].

Në mesjetë ndër shqiptarë, shumë bashkësi krahinore të maleve janë quajtur me emra malesh. Më së shumti janë njësi krahinore të vogla e pjesë përbërëse të krahinave të mëdha. Kështu kemi “Mali i Hotit” për bashkësinë shoqërore ku bëjnë pjesë të tërë Hotët edhe pse të shpërndarë në disa male e lugina. “Mali i Hotit” dëshmohet që më 1330, po i njëjti emërtim përdoret dhe në kohë të tashme. Nga mali Tomorr kemi Tomorricën si bashkësi krahinore, kemi dhe fshatin Tomorr: Tomorri i Madh dhe Tomorri i vogël. Nga Mali i Shenjtë i Mirditës ka ardhur emri Orosh (nga Ajo Orosh = Mali i Shenjtë).

Pra krahinëza ka pasur emrin e malit në përkatësi të saj. Të këtij lloji kemi: Malet e Dibrës, pra nëntë krahinëza të krahinës së Dibrës; kemi 9 Malet e Malësisë së Madhe, përfshirë këtu dhe Bërdën me disa male që tani janë sllavizuar, 4 Malet e Malësisë së Lezhës[13].

Anuari turk i vilajetit të Shkodrës na jep të dhëna që konstatojnë se Malësia e Mbishkodrës, duke u ndarë në 27 bajraqe me 14 male (Hot, Grudë, Kelmend, Kastrat, Reç, Lohe, Koplik, Bregu i Bunës, Postribe, Shalë-Shosh dhe Temal) ka si rregullim juridik Kanunin e Lekë Dukagjinit[14].

Në Shqipëri Kanuni i Lekë Dukagjinit është i vetmi përfaqësues i së drejtës zakonore të pashkruar[15]. Studiuesi italian S. Villari, i cili duke e quajtur Kanunin e Skënderbeut si një emër të dytë me karakter lokal të Kanunit të Lekë Dukagjinit, thotë se kanuni i Lekës vepron në mënyrë të njëjtë në të gjithë Shqipërinë[16].

Karakteristika kryesore âsht se çdo fis ka territorin e vet. Përveç pasunís private ekzistojnë edhe pasunít kolektive të fiseve, sikurse janë: malet, bjeshkët dhe kurija[17], këto prona të përbashkëta, simbas Kanunit, mund të çelen dhe secili të ngulë vathë ose tëbanë (stan) me truall, kopsht a arë, dhe të mos mundet me i bâ gjâ askush[18].

Këto norma morën formë ligjore dhe u respektuan maksimalisht, sidomos nëpër trevat malore[19].

Komponentët objektive dhe të qëndrueshme të etnosit shqiptar si territori, gjuha, prejardhja historike e tiparet shpirtërore të përbashkëta, doket e zakonet si pasuri e përbashkët kulturore dalin të shprehura si elemente përbërëse të realitetit shqiptar të vetëdijes së tij qysh nga Barleti deri të Budi, Bardhi e Bogdani[20].

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, sipas mendimit tonë, janë kodifikuar e rregulluar mirë marrëdhëniet, pjesa më e madhe sosh, brenda familjes, fqinjësisë, katundit e katundeve, flamurëve dhe ato në mes të njerëzve në përgjithësi, sipas ujdive të përbashkëta dhe të përfillura nga të gjithë.

Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, përfshihet shtëpia, trualli, vathi, ara, livadhi, vreshta, ograja, prozhma (zabeli, vada e ujit, bjeshka, mulliri, almiset e fushës, orenditë shtëpiake, shtroja dhe mbuloja, gjëja e gjallë, drithi, bletët, djathi, tëlyni, vera dhe rakia, ndërsa paja e gruas, dhuntitë që i mblidhen nuses në ditën e martesës, si të prindit e vet, si te burri, kanuja e të ndamit nuk i përshijnë, ato janë të gruas dhe, kjo në kushtet e jetesës së njeriut tonë ndërkohë, me një ekonomi të varfër, kryesisht, ishte mjaftë njerëzore, sepse, sipas kësaj etike, asaj i ishte siguruar njëfarë ekzistence normale, pasi siç dihet, pjesën më të madhe të pajës, ajo edhe e ka siguruar me djersën e vet dhe, se më vonë, në jetën bashkëshortore, nuk kishte mundësi të mjaftuara të sigurojë teshë e veshë, pasi u ishte e ekspozuar punëve të mëdha e të rënda në shtëpi dhe në fushë[21].

Gjithashtu është pozitive edhe kjo që na thotë Kanuni: “Kufîni i ngulun nji herë, nuk luhet mâ”, ligje kjo e thënë me ngulm të pacenueshëm dhe me vlerë të madhe etike, kur kemi të bëjmë me raportet e marrëdhënieve midis njerëzve dhe me synimet e normave zakonore për t’iu shmangur mosmarrëveshjeve, mënjanimit të ngatërresave të herëpashershme, prandaj edhe: “Kush ta luejë kufînin me qellim qi me ngaterrue a shpín me shpí, a katundin me katund, a Flamurin me Flamur, i shtym prej së folmesh e së falmesh, po u hetue, posë giobet e faqes së zezë, atij i randohen edhe damet, qi do të shkaktohen prej këtij mgatrrimi”[22].

Pleqnia si bazë institucionale e zgjidhjes së konflikteve penale, në Kanunin e lekë Dukagjinit e zë një nga vendet shumë të rëndësishëm, madje edhe mjaft të respektueshëm, kur dihet se me anë të pleqve edhe janë zbatuar ligjet e normat e llojllojshme kanunore, të thuash, gati në të gjitha rastet jetësore, kur është kërkuar ndërhyrja e tyre. Andaj, për ta ngritur këtë institucion juridik popullor në një nivel sa më të lartë e për t’i bërë vendimet e tija të paluhatshme, kanuja na thotë: “Pleqnia e s’mundme shkelë vjetrën, sepsè Plan mbí plakkanûja s’bán”[23].

Në popullsinë e maleve tona, pohon Fishta, ka ndonjë ligj jo krejt civil, por që sipas tij, shpjegohet më arsyet se Shqipëria qysh prek kohëve të lashta e vazhdimisht ka qenë objekt i pushtimeve të huaja, kështu që popullsia e maleve tona mbeti e vetmuar dhe e shkëputur nga kontaktet e vendet e tjera. Ndërkohë popullsia e këtyre zonave ruajti zakonet e ligjet e veta të pashkruara[24].

Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor. Një nga tiparet themelore të kanunit është pikërisht mekanizmi i transmetimit të këtij informacioni juridik dhe etnokulturor. Transmetimi i tij i pashkruar ka qenë mënyra e ekzistencës së kanunit, pasi fshatarët analfabetë dhe të privuar nga çdo mjet tjetër komunikimi, nuk kishin asnjë mundësi tjetër për të transmetuar vlerat dhe traditat nga brezi në brez.

Traditat etnike pasi lindin, fitojnë një qëndrueshmëri të tillë që i bën të jetojnë më gjatë, edhe pasi ndryshojnë kushtet ekonomike-shoqërore. Kjo është dhe arsyeja që në kodifikimin e Gjeçovit ndeshen doke pagane shumë të vjetra, para kohës së kristianizmit[25], që të ndryshuara në formë e funksione etnikisht të pastra ose të përziera kanë arritur deri vonë.

Ligjet e kanunit kanë prejardhje të ndryshme, ato rrjedhin nga e drejta zakonore e fiseve malësore, e cila përbëhet nga ligje me prejardhje shumë të lashtë, nga ilirët dhe janë transmetuar gojarisht, nga të vepruarit në bazë të nocionit të nderit, konceptimi i të cilit kishte vlerën e një ligji të pashkruar, nga vendimet ligjore të marra nga Kuvendet e Përgjithshme të fiseve dhe të bajrakëve.

Kanunet shqiptare sanksiononin pronën e vogël private, si llojin kryesor të pronës në zonat malore të vendit, pronën çifligare si edhe pronën e përdorimit të përbashkët të trashëguar nga rendi i bashkësisë primitive. “Kurija, mali e bjeshka-janë të përbashkëta si për të ngulun të tbanave, si për landë e almiste, si edhe për dru”[26], thuhej në Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Sipas kanuneve, dalloheshin këto tipe kryesore organizimi:

a)organizimi i Shalës, i Shoshit, i Nikaj-Mërturit, ku ishte ne krye bajraktari, i cili kishte vojvodën dhe ku spikaste me forcë instituti i “djemnisë”(djalërisë), b) organizimi i Malësisë, ku zakonisht në krye qëndronte bajraktari, c) organizimi i Mirditës, si një fare konfederate e pesë bajrakëve (më vonë bëhen 8 e 12) me kapedanin në krye, shtëpinë e Gjonmarkajve, që shpallej “themeli i kanunit”[27],ç) organizimi i këtyre krahinave, ku nuk kishte bajraktar, por kishte bejlerë, çifligarë, kapedanë, si në Martanesh, në Labëri e gjetkë, të cilët i udhëhiqnin vetë njerëzit në luftë.

Gjithashtu trajtimi i nderit vetjak në kanunet shqiptare bëhet në mënyrë krejt origjinale, duke shpallur rregullin: “Ai të cilit iu muar nderi zihet i dekun nga kanuni”[28]. Këtë rregull të prerë nuk e gjejmë as në të drejtën zakonore të vendeve fqinje, dhe as te ndonjë tjetër. Në këtë shprehen tiparet e psikologjisë së malësorëve tanë, kryelartësia, sedra e zhvilluar, sepse siç theksonte J. Vreto “Nderi në njeriun është më e vyera, më e nevojshmja dhe më e paçmuara gjë”[29].

Me trashëgimin e vlerave shpirtërore nga brezi në brez u përcoll edhe ajo eksperiencë e pasur njerëzore e zgjidhjes së gjendjeve apo situatave konfliktuoze, duke krijuar një korpus zakonesh dhe “precedentesh”, të cilët shërbenin si instrumente për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Ky proces i gjatë solli që në fund të kishim jo vetëm një transmetim të të gjithë asaj eksperience të brezave, por edhe pasurimin e kësaj eksperience duke lindur rregulla të reja, apo duke u shuar disa të tjera dhe, më në fund, sistemimi dhe kodifikimi i këtyre rregullave deri në krijimin e një sistemi të plotë të një të drejtë të pashkruar të përbërë nga norma zakonore[30].

Fakti që për disa shekuj Kanuni ka funksionuar si një kod zakonor në Shqipërinë Veriore dhe në Kosovë, i cili krijoi mundësi popullit të ruajë rendin shoqëror duke i zgjidhur konfliktet në bashkësi, tregon se popullsia në këtë hapësirë e konsideron aktin e hakmarrjes të përcaktuar në Kanun, si një veprim etik[31].

Ndarja e vendit në bajrakë qe karakteristikë vetëm për Shqipërinë Veriore dhe disa vise shqiptare të mbetura jashtë kufijve të vitit 1913. Territori ku shtrihej bajraku, më tepër ka pasur formën e një dhjetëkëndëshi të parregullt, me kulmet në qytetet Shkodër-Tivar-Titograd-Andrejevë-Pejë-Gjakovë-Prizren-Burrel-Krujë-Lezhë, që përfshijnë: Malësinë e Madhe, Malësinë e Vogël, Prostribën, Krajën, Anën e Malit, Pukën, Malësinë e Gjakovës, rrethet e Prizrenit. Gjashtë bajrakët e Pejës, Hasin, Lumën, Mirditën, Lurën, bajrakët e Ohrit, Malësinë e Lezhës e Kurbinin, duke mbetur jashtë këtij kufiri Drenica[32].

Bajraku, si njësi territoriale administrative, me nënndarjet në fshatra e mëhallë (lagje) përfshinte fise të ndryshme. Kështu, bajraku i Iballës qe një përzierje e fiseve Thaç, Berishë, Toplanë, Bob, Mertur. Në fshatin Kryezi të atij bajraku banonin familje, të parët e të cilave kishin ardhur nga Oroshi, Pulti, Spaçi, Kabashi, Shala, Berisha e Kushnini (në Mirditë e Has). Një përzierje e tillë fisesh është karakteristike për bajrakët e Pultit, Postribës, Krajës, anës së Malit, Rranzave të Mbishkodrës, Malësisë së Lezhës, Pukës, Hasit, Pejës, Lumës, Ohrit, Fandit, Dibrës, Drenicës, Kurbinit, Shllakut, Temalit, Lurës[33].

Bajrakët fisnorë d.m.th. kur shtrirja e fisit përputhet plotësisht me bajrakun, janë përjashtime si Berisha, Shoshi e Toplana. Bajraku i Mërkurit banohej i tëri nga i njëjti fis, që shtrihej edhe në Mertur të Gurit dhe Apripë të Keqe të bajrakut të Bugjonit. Ndodh edhe që fisi të jetë i ndarë në bajrakë: Hoti në dy, Mirdita në tre, Kelmendi në katër.

Termi fis tek ne shpreh lidhje gjaku në vijën mashkullore, të afërta apo të largëta, nëpërmjet një të pari real e shpeshherë gojëdhëna kalon në legjendë. Në Malësi të Madhe, Malësi të Gjakovës, në tre bajrakët e fisit të Mirditës, Shalë, Shosh, Toplanë e në Pukë banojnë rreth 20 fise.

Secili prej tyre shtrihet në një territor të caktuar, me një numër pak a shumë të madh anëtarësh dhe që është më pa i përzier me anas e ardhacakë e mund të quhet djepi i fisit.

Është administrativ në bajrakë, sipas mendimit tonë, që shpuri në formimin e disa krahinave etnografike. Në tjetër faktor ndarës dhe më i thellë qe islamizmi i pjesshëm i popullsisë.

Kjo gjë bëri që të prishet uniteti i bllokut të madh të popullsisë nga lumenjtë Fan i Madh e Fan i Vogël deri në kufi me Dibrën, Çermenikën, Malësisë e Tiranës, duke u veçuar nga ana etnografike edhe administrative, krahinat: Mirditë, Malësi e Lezhës, në njërën anë, dhe Mati në anën tjetër, pa përfillur këtu njësitë etnografike ndërmjetëse apo kalimtare si Lurën, Bajrakët e Ohrit.

1-Ndarja në krahina dhe njësi etnografike që kanë tipare të përbashkëta të kulturës materiale-shoqërore dhe të folmen karakteristike brenda dialektit apo nëndialektit. Për trevën fisnore këtë e shohim më mirë në krahinën e Malësisë së Madhe, ku bënin pjesë Hoti, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Gruda, Trieshi, Koqa, Postriba, gjashtë bajrakët e Pejës[34].

2-Fise me prejardhje të përbashkët të vendosura në krahina të ndryshme etnografike si Shala e Shoshi me Mirditën, ku fiset dallohen në mes tyre në atë shkallë sa ndryshojnë dy krahina etnografike që nuk ndodhen pranë njëri-tjetrës[35].

Duke parë lidhjet e bashkëpunimin e toponimeve, etnonimeve e patronimeve në zonën që kemi në studim themi se:

1-Përgjithësisht në trevën fisnore nga toponimi merret emri i fisit si Kuç, Triesh, Hot, Grudë, Berishë, Mirditë, Gash, Morinë, Shalë. Të rralla janë etnonimet e ardhur nga antroponimet. Bëjnë përjashtim fiset Gimaj e Nikaj, që kanë marrë emrin nga të parët e tyre Gim Vladi e Nik Mekshi, kurse emri Krasniqe nga Kraso është i dyshimtë.

2-Në trevën fisnore, bajraku e fisi kanë pasur të njëjtin emërtim Toplanë, Shkrel, Krasniqe, Bytyç, Merkur, Kastrat e Shosh, me përjashtim të Kelmendit që në fillim ka qenë bajrak i vetëm. Nga ana kronologjike toponimi dokumentohet shumë më përpara se etnonimi. Nga kjo shihet se është fisi që ka marrë emrin e vendbanimit[36].

3-Kemi dy raste emërtimesh: i pari, kur bajraku merr emrin nga krahina e formuar më përpara, jashtë çdo ndikimi fisnor: Krajë, Has, Fand, Dibër; i dyti kur bajraku merr emrin e fshatit (kjo qe karakteristike) të qendrës administrative: Iballë, Burgjon, Orosh, Kushnen, Drisht, Grizhë, Qerret, Manati, Kalis, Isniq. Ndarjet në fise e bajrakë nuk përkojnë gjithnjë njëra me tjetrën dhe të dyja së bashku, nuk patën ndonjë lidhje, me atë që Shtadmyleri e quan “rëndësia fatale e hapësirës”. Treva fisnore përfshihej kryesisht në administratën e bajrakëve, kurse treva jofisnore pjesërisht. Treva e parë ndahej në 24 bajrakë, e dyta në 65. Të dyja trevat të shikuara secila veçmas nga ana gjeografike, administrative, fisnore, etnografike e fetare nuk bënin një unitet më vetë[37].

Miti i traditës etnojuridike gojore, i shprehur drejtpërsëdrejti apo përmes kulteve themelore të saj si besa, nderi, miku, në rastin më të mirë është shprehje e një romantizmi të vonuar, ndërsa në rastet e anasjella thjesht ladidarizmi i prapambetjes[38].

Besa është kodi më i veçantë në botë dhe gjendet në Kanunin e Lekë Dukagjinit; dhe Europës së qytetëruar do t’i duhen edhe 600 vjet për të arritur vlerat e kanunit shqiptar.[39]

Besa është një nga vlerat kulturore, në studimet sociologjike përkufizimi i mendimtarit Robin Williams në lidhje me këto vlera shprehet: “Vlerat kulturore janë koncepte të përgjithshme, janë kritere në bazë të të cilave anëtarët e një kulture përcaktojnë se çfarë është e dëshirueshme ose e padëshirueshme, e mirë apo e keqe, e bukur apo e shëmtuar”[40].

Harry C. Triandis duke studiuar rreth vlerave kulturore arriti në këtë përfundim së disa nga: “Vlerat kulturore që janë më të rëndësishme në Perëndim janë, më së paku, të rëndësishme në gjithë botën”[41].

Faik Konica, kozmopolit por dhe një ndër njohësit më të shkëlqyer të historisë, dokeve, zakoneve, kritik i pakompromis për nga vetëdija intelektuale, ka pranuar se besa ose besnikëria në mbrojtjen e fjalës së dhënë është një nga tiparet më të qenësishme të karakterit të popullit shqiptar. Ndër të tjera, ai shkruan: “Standarti etik i shqiptarit është besa, pra, fjala e dhënë. Pavarësisht nga rrethanat, kur një shqiptar jep fjalën, ajo nuk mund të shkelet dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj marrëveshjeje të shkruar”[42].

Një tjetër njohës i mirë i strukturës psiko-mentale të shqiptarëve, Franc Baron Nopça, që ka realizuar kërkime etnografike sidomos në Shqipërinë e Veriut në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit tonë, duke jetuar mes malësorëve, veç të tjerash, ka shkruar për besën si një aspekt dhe mishërim i ndershmërisë së shqiptarëve.

Kur një shqiptar i premton dikujt diçka pa shpërblim dhe për miqësi, atëherë mund të jemi të sigurtë se do ta bëjë atë[43].

Një tjetër njohës i drejtpërdrejtë i kulturës tradicionale të shqiptarëve gjatë gjysmës së parë të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit tonë, diplomati e dijetari amerikan Xhorxh Fred Williams ka shkruar: “BESA” është tradita më e shenjtë; kur njeri ka besën e një personi të mirë të njerit fis, çnderimi më i madh e prêt fyesin e saj prej çdo personi të atij fisi. Besa e shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojte të shenjtë”[44].

Si përfundim: Malësorët në Shqipërinë e veriut, në luftën për liri e pavarësi kombëtare kundër pushtuesve të huaj, ruajtën vetëqenien, gjuhën, kulturën dhe normat e së drejtës zakonore në vendet vendore.

Kanunet janë krijesë e popullit. Normat e së drejtës zakonore në kanune, kanë qenë të pashkruara dhe janë transmetuar nga njëri brez te tjetri në veri.

Referenca:

BUDA Aleks, “Etnografia shqiptare dhe disa probleme të saj”, Gjurmime albanologjike, IAP, Folklor dhe Etnologji, IV-1974, Prishtinë 1976, f. 20, 96, 97, 98, 99.

DEDAJ Ndue, vep e cit, f. 59.

ELEZI Ismet, vepër e cituar, f. 220.

GJEÇOVI Shtjefën , “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, nye i pesedhetekatert / 217, Albin, Shkodër 1933, f. 27, 63, 600.

HALILI Kadri, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, revistë kulturore “Përparimi”,nr. 1-2, Prishtinë 1955, f. 343.

HAMITI Sabri,“Albanizma”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Botime të veçanta CIII, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 42, Prishtinë 2009, f. 8, 60.

HARRY Triandis, C, “Cross-Cultural Studies of Individualizm and Collectivism”, Nebraska Symposium on Motivation 1989, vol. 37, 1989, p. 41-133.

HOXHA Izet, vepër e cituar, f. 12.

KONICA Faik, “Vepra”,Naim Frashëri, Tiranë 1993, f. 429.

LEÇAJ Lulzim, Ese, “Instrumentet për rregullimin e marrëdhënieve juridike dhe zgjidhjen e konflikteve e drejta zakonore apo ligji pozitiv?”, “Phoenix”,revistë e përkohshme kulture, viti i tretë i botimit, nr. 1(9), Shkodër 1999, f. 112.

NOPÇA Faron, “Burimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në “Djelëria”,nr.4. 1920.

NOPÇA Franc: “Karakteri i shqiptarëve”, revista“Kultura popullore”, 1983, nr. 1. f. 196-197.

PEINSIPP Walther, “Populli i shqipeve të malit”, Mirdita, Tiranë 2005, f. 9, 32, 91.

SHALA Demush, Gjurmime albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Folklor dhe etnologji, IV- 1974, Prishtinë 1976, f. 91.

SHUFFLAY Milan, “Serbët e Shqiptarët”, Kumi, Tiranë 1926, f. 73.

SINANI Shaban, “Etnos në epos”, Naimi, Tiranë 2011, f. 147, 150.

TIRTA Mark, “Hasi në shekuj e popullësia e tij”, Tradita kulturore e Hasit, IAP, Prishtinë 2007, f. 117.

ULQINI Kahreman, “Raportet në mes të Bajrakut, fisit dhe krahinës etnografike”, Konfernca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Akademia e Shkencave, Tiranë 1977, f. 563, 56.

VRETO Jani, Mirevetia, Bukuresht 1886.

WILLIAMS, ROBIN M, American Society, “Asociological interpretation”, Third Edition, Knopf, New York 1970, p. 27.

WLLIAMS & FRED Xhorxh , “Shqiptarët”, Argeta-LMG, Tiranë 1999, f. 27.

YAMAMOTO Kazuhiko, “Struktura etike e Kanunit”, Qendra Drejtësi dhe Paqe, Shkodër 2001, f. 5.

TONIN Çobani, “Princi i përfolurLekë Dukagjini”, Lisian, Tiranë 2003, f. 111, 112.



[1] Demush Shala, Gjurmime albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Folklor dhe Etnologji, IV- 1974, Prishtinë 1976, f. 91.

[2] Shih: Ndue Dedaj, vep e cit, f. 59.

[3] Sabri Hamiti,“Albanizma”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Botime të veçanta CIII, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 42, Prishtinë 2009, f. 60.

Para se të japim edhe disa të dhëna karakteristike për veprat, duhet të shikohet çështja e autorësisë së tyre.

* Historinë e Skënderbeut e shkroi shkodrani Marin Barleti dhe kjo është vepër autoriale e pastër, e shkruar në latinishte, gjuhë universale për kohën, m etë cilën në njëfarë dore e përforcon universalitetn kulturor e gjuhësor të veprës. Barleti është autori i pastër i saj, aq më tepër që vepra është ndër të parat për Skënderbeun dhe autori nuk kishte mbështetje në dokumente të shkruara, por mjaftohej të tregonte ankimet e veta për problemet

burimeve, të cilat i mbështeste në ato që kishte dëgjuar e parë vetë dhe në ato që kishin dëgjuar e parë protagonistët e ngjarjeve, apo dëshmitarët e tyre.

* Te Kanuni puna është ndryshe. Nëse nuk është autor i Kanunit Gjeçovi, atëherë është gjysmë-autor. Me punë të pandalshme rreth tridhjetëvjeçare, ai mblodhi përvojën kanunore në popull e krahinë, për të krijuar një vepër rreptësisht të strukturuar, një vepër me sistem të vlerësimit. Vepra përmban rregulla të jetës e të sjelljes, të besimit e të vdekjes, por, mbi të gjitha, është një vepër mbi të drejtën qytetare (civile), të drejtën universale, e cila si duket prej të gjithave është më e mbështetura në jetën autentike. Duket që këtu ta ketë bazën mendimi i hedhur i Gjergj Fishtës në Parathënie, që ligjet moderne duhet të bazohen në kanunet vendëse; dhe më tutje, që në bazë të kanuneve e të kulturave tradicionale duhet të bëhen klasifikimet e kulturave të popujve, madje duke ndërtuar një rend klasifikues e velrësues të këtyre kulturave. Nga anë tjetër, Shtjefën Gjeçovi, duke dashur të theksojë autenticitetin e tekstit, tregon që e kishte vjelë nga njerëz që janë të fjalës, që nuk shpifin e nuk fantazojnë. Prova është që teksti i Kanunit është popullor, mirëpo Gjeçovi ka autorësinë, jo vetëm se e ka sistemuar veprën, por së pari pse e ka fiksuar me shkrim një tekst të folur. Pra, këtu është dramatik gati historike kulturore e kalimit të kulturës së oralitetit në kulturën e shkruar.

* Te Kângët kreshnike jemi edhe një hap më tutje. Veprat janë krijime popullore-gojore, dhe mbajnë shenjat e thella të kësaj forme në strukturë e në destinim. Duke qenë vepra kolektive, që rrinë të gjalla në kohë, ato kanë në vete edhe shenja të kohëve të ndryshme.

[4]Tonin Cobani, “Princi i pwrfolurLekw Dukagjini”, Lisitan, Tiranw 2003, f. 110.

[5] Vepër e cit., f. 8.

[6]Walther Peinsipp, “Populli i shqipeve të malit”, Mirdita, Tiranë 2005, f. 32.

[7] Po aty, f. 9.

[8] Po aty, f. 9.

[9]Walther Peinsipp, “Populli i shqipeve të malit”, Mirdita, Tiranë 2005, f. 32.

*Për më gjerë shih: Tonin Çobani, “Princi i përfolurLekë Dukagjini”, Lisitan, Tiranë 2003.

“Kanuni është mbledhur nga goja e popullit që e ka trashëguar brez pas brezi, Kanuni i Lekë Dukagjinit ekziston ashtu siç e ka gjetur Shtjefën Gjeçovi, të ruajtur në kujtesën e popullit që e zbatonte edhe gjatë kohës që ai e hulumtonte. Përballë këtij realiteti, mjegulla mitologjike zhdavaritet deri në atë masë sa të pranohet si fakt i pakundërshtueshëm. Ndryshe është thenë se Kanuni i Lekë Dukagjinit ka ekzistuar “nëtrajtë ligjërimi”, sepse i është nënshtruar mekanizmit të transmetimit gojor”, f. 111-112.

[10] Shaban Sinani, “Etnos në epos”, Naimi, Tiranë 2011, f. 147.

[11] Faron Nopça, “Burimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në “Djelëria”, nr.4. 1920.

[12] Milan Shufflay, “Serbët e Shqiptarët”, Kumi, Tiranë 1926, f. 73.

[13] Mark Tirta, “Hasi në shekuj e popullsia e tij”, Tradita kulturore e Hasit, IAP, Prishtinë 2007, f. 117.

[14] Arkivi i Institutit të Historisë, dokumenti Nr. A. IV. 92.

[15] L. Thalloczy, Kanuni i Lekës, në “Illyrische –Alnanische Furschungen”, Bt. Munehen und Liepsig 1916, f. 720.

[16] S. Villari, Le Consuetudini giuridiche dell’Albania, Roma, f. 30.

[17] Kadri Halili, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, revistë kulturore “Përparimi”, Prishtinë, nr. 1-2, 1955, f. 343.

[18] Kadri Halili, vep e cit, f. 349.

[19] Po, aty, f. 91.

[20] Aleks Buda, “Etnografia shqiptare dhe disa probleme të saj”, Gjurmime albanologjike, IAP, Folklor dhe etnologji, IV-1974, Prishtinë 1976, f. 20.

[21]Po aty, f. 96-97.

[22] Po aty, f. 98.

[23] Aleks Buda, “Etnografia shqiptare dhe disa probleme të saj”, Gjurmime albanologjike, IAP, Folklor dhe etnologji, IV-1974, Prishtinë 1976, f. 99.

[24] Ismet Elezi, vepër e cituar, f. 220.

[25] Izet Hoxha, vepër e cituar, f. 12.

[26] Shtjefën Gjeçovi, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, nye i pesedhetekatert / 217, Albin, Shkodër 1933, f. 63.

[27] Shtjefën Gjeçovi, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, Albin, Shkodër 1933, f. 27.

[28] Shtjefën Gjeçovi, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, po aty, f. 600.

[29] Jani Vreto, Mirevetia, Bukuresht 1886.

[30] Lulzim Lelçaj, Ese,“Instrumentet për rregullimin e marrëdhënieve juridike dhe zgjidhjen e konflikteve e drejta zakonore apo ligji pozitiv?”, “Phoenix”, revistë e përkohshme kulture, viti i tretë i botimit, nr. 1(9), Shkodër 1999, f. 112.

[31] Kazuhiko Yamamoto, “Struktura etike e kanunit”, Qendra Drejtësi dhe Paqe, Shkodër 2001, f. 5.

[32] Kahreman Ulqini, “Raportet në mes të Bajrakut, fisit dhe krahinës etnografike”,Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Akademia e Shkencave, Tiranë 1977, f. 563.

[33] Po aty, f. 563.

[34] Kahreman Ulqini, vep. e cit., f. 564.

[35] Ibrid.

[36] Ibrid.

[37] Ibrid.

[38] Shaban Sinani, “Etnos në epos”, Naimi, Tiranë 2011, f. 147.

[39] Po aty, f. 150.

[40] Williams, Robin M, American Society, “Asociological interpretation”, Third Edition, Knopf, New York 1970, p. 27.

[41] Triandis, Harry C, “Cross-Cultural Studies of Individualizm and Collectivism”,Nebraska Symposium on Motivation 1989, vol. 37, 1989, p. 41-133.

[42] Faik Konica, “Vepra”, Naim Frashëri, Tiranë 1993, f. 429.

[43] Nopça Franc Baron: “Karakteri i shqiptarëve”, revista “Kultura popullore”,1983, nr. 1. f. 196-197.

[44] Wlliams & Xhorxh Fred, “Shqiptarët”, Argeta – LMG, Tiranë 1999, f. 27.




 

 

Baki Ymeri: PËRJETËSIA E NDJENJËS SHQIPTARE

 

PËRJETËSIA E NDJENJËS SHQIPTARE

(Eduard M. Dilo, Vargu në përjetësi, Amanda Edit, Bukuresht, 2013)


Baki Ymeri

Poeti është mbret, ndërsa sintagma e Mëhill Velajt, “Bota më së miri lexohet në shpirtin e poetëve”, është motoja me të cilën hapet antologjia e dytë e Eduard Dilos nga New Yorku. Libri del konform idesë paradisavjeçare të Mardena Kelmendit nga Italia, duke patur për këshilltar editorial Vitore Stefa Lekën. Në Kuadrin e parathënies, autori i kësaj vepre thekson: Para nesh kemi një album të ri poetik që vjen në duart e lexuesit me krijues moshash të ndryshme, nga të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë autorë të njohur dhe të panjohur nga trojet tona etnike, si dhe nga bijtë e shqipes të shpërndarë an’e kënd globit. Një vepër e re duket e bukur po qe se mbart në gjirin e saj shumë mall, dashuri, patriotizëm.


Në kuadër të kësaj vepre të re ballafaqohemi me vargje të një ndjeshmërie të ëmbël për nënat tona si krijesat më të shtrenjta në botë. Këtu defilojnë vargje kushtuar dashurisë, si një ndjenjë e bukur që e përlind botën. Në këtë kontekst nuk mungojnë as vargjet për Shqipërinë tonë në 101 vjetorin e Pavarësisës së Saj, dhe as subjekte tjera atraktive dhe interesante. Antologjia respektive, duke respektuar kriteriumet e moshës, prezanton poetë të talentuar, mjeshtër të penës, mendimtarë dhe atdhetarë të mrekullueshëm, si i mirënjohuri Prof. Vangjush Ziko, apo mjeshtri i shquar i lirikës erotike dhe sarkastike,  Kalosh Çeliku, poeti i stinëve, Ramiz Kuqi, Ismet Hasani nga Suedia, Rashit Gashi, Ali M. Lajçi, Sadbere Gagica, Ramadan Asllani, Shahadije Lohaj dhe Hasnije Beqiri, nga Kosova, Silva Tërnava nga Zelanda e Re, Anna Hoxha, Arben Dulaj, Jani M. Duda, dhe poetesha më e re që i jep bukuri, ëmbëlsi dhe freski vargut të saj, është vogëlushja nëntëvjeçare, Altina Zeqiri.

Duke shfletuar faqet e “Vargut në përjetësi”,  ka shansin të përfshihesh edhe vetë në të, dhe të bëhesh njësh me botën e brendshme të poetëve. Kështusoj e gjen vetëveten ndër vargje, gjen ëmbëlsinë e gjuhës sonë, e konsideruar nga rilindësita tanë si “Gjuha e Perëndive.” Vargjet e poetëve janë të freskëta, të brishta, të ëmbla, impressive, të bukura e gurgulluese si ujërat e pastra e të ëmbla të bjeshkëve tona. Janë vargje zemre me meditime magjike dhe margaritarë që të sjellin kthjelltësi mendimi, të mbeten në kujtesë dhe të shoqërojnë kudo që të shkonsh.


Vangjush Thoma Ziko u lind në qytetin e Korçës në vitin 1931, ku kreu dhe arsimin e mesëm. Arsimin e lartë për letërsi e bëri pranë Institutit të Letërsisë "M. Gorki" në Moskë. Punoi si mësues i letërsisë pranë gjimnazit "Raqi Qirinxhi" dhe si pedagog i letërsisë dhe i gjuhës ruse në Universitetin "Fan Noli" në Korçë. Shkruan poezi,dramë dhe perkthen nga gjuha ruse. Vëllimin e parë me poezi dhe dramën e parë i botoi në vitin 1959. Është kryesisht një poet lirik. Poezia e tij dallohet për lirizmin meditativ me ngjyrime filozofike. Drama e tij ka natyrë psikologjike. Ai i është përkushtuar gjithashtu përkthimit të poezisë lirike ruse. Ka botuar përmbledhje të veçanta të poezive të Pushkinit,  Eseninit, Eftushenkos si dhe Antologjinë e Lirikës Ruse (katër vellime), ku ka përfshirë rreth peseqind poezi të më shumë se treqind poetëve rusë që nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjete gjer në fund të shekullit të njëzetë.

Është autor i një sërë studimesh, eseshë dhe skicash letrare, si dhe bashkautor tekstesh të letërsisë. Ka marrë pjesë aktive në jetën kulturore dhe letrare të rrethit të Korçës dhe në ndihmë të talenteve të reja dhe ka qënë aktivizuar në botimin e disa revistave periodike kulturore. I është dhënë Urdhëri "Naim Frasheri"i klasit të parë dhe "Kurora e Krijimtarisë 2006" nga Klubi Letrar "Bota e Re" për krijimtarine e tij letrare. Që prej shtatorit të vitit 2004 jeton në Kanada pranë femijëve të tij. Në faqet e kësaj antologjie, Vangjush Ziko defilon me poezitë Kam fluturuar. Gdhihem dhe ngrysem, Krahët e mi, Shtëpia e vjetër, Ikona jote, Gjerdani yt, Më zgjoi pulëbardhë e Noes. Autori fluturon gjithandej në botë, porsi një engjëll: Kam fluturuar në re dhe përmbi re./
Kam fluturuar kur dielli lind dhe hëna fle./
Kam fluturuar nga kontinenti në kontinent,/
Nga mall' i vjetër në mall' i ri që po më pret./
Kam fluturuar me krahë ëndrre dhe dashurie./
Kam fluturuar mbi shpinë brenge dhe xhelozie./
Kam rrëshqitur dhe jam zvarritur si hidhërimi../.
Mbi gurë të varrit më gdhendni krahët e fluturimit.”

Sipas kriteriumeve të moshës pason Rashit A. Gashi nga Kosova. Pas bio-bibliografisë autori vjen me poezitë “S’u durova pa të kujtuar”, me kujtimet vijnë vërdallë, si valëdeti valë e valë, kur plisi i bardhë të kishte hije, e mikpritja e bujaria, me traditat e shqiptarit. „Në ballë të vendit kur ti rrije,/ Plisi i bardhë të kishte hije,/ Duke qeshur e duke folur”, me fjalë të urta e fjalë burrërie, atmosferën e freskoje, i hareshëm dhe gazmor, me atë plis të bardhë në ballë, mendjendritur si malësor, i buzëqeshur dhe krenar. Interesante janë edhe poezitë „Refugjati”, „Vajtimi i motrës binjake”, kur „Pa ty drita më bëhet terr,/ Edhe vera më bëhet dimër,/ Për mua lulet më s’kanë erë”, etj. Ismet Hasani, autor i librit „Urti poetike”, zbret në shtypshkronjën e Bukureshtit nga brigjet nordike të Suedisë me poezitë „Gjuhën shqipe mos e harroni”, „Suedia, vendlindja ime e dytë”, „Fjalë të mençura” dhe „Lavdi”, ku parakalojnë valët e jetës me brenga, përgëzime, mallëngjime e shqetsime, nostalgjia ndaj vendlindjes, urtia popullore etj.

Ramiz Kuqi me banim në Norvegji, vjen nga Kotlinë të Kaçanikut, autor i disa librave (shqip, suedisht, anglisht), dhe magjistër i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Është njëri nga poetët më të frymëzuar të diasporës shqiptare. Meditim nate, Kjo muzë (që vjen e trishtë në kopsht, për të mbjellur dredhëza), Udhëve të mërgimit (me ëndrrat që më tundin si lundrën nëpër valë), Monolog (i fushëbetejave me fjalë), Do vijë nata (me shi e me erë në sytë e mi), Kur bie nata (bredh nëpër qiellin e atdheut, kur vdes e sërish ringjallem, sepse jeta është këngë), janë disa nga margaritarët e frymëzimit të tij, prezente në këtë vepër. Pason Kalosh Çeliku, autor i një numri të konsideruar veprash letrare, që shkëlqen me vargje erotike, satirike dhe humoristike, shkrimtar i shquar dhe kryeredaktor i revistës “Stili 97”. Ja disa nga titujt e poemave të tij: Protestë në Shtëpinë Publike, Rebelimi, Nata pa Hënë, Pagjumësi, Dritare kah Dielli, Mesditë, Dardha Gorrice, Çafkë, mos ma prek vargun, Konferencë kombëtare etj.

Ali M. Lajçi vjen nga Peja e Dardanisë. Personalitet krijues letrar e poliedrik. Shkruan  poezi dhe prozë, për të rritur dhe për fëmijë. Deri tash ka botuar  këto vepra poetike: 1996 – “Mashtrimet e shevarit”, poezi për të rritur;      2000 – “Dhelpra flet me bisht”, poezi për fëmijë; 2005 – “Pranvera ma fali një vetull”, poezi për fëmijë;  2007 – “ Këmisha e diellit”, poezi për të rritur, “Merrja pak etje”. Me profesion është avokat, jeton dhe vepron në Pejë. Gjethi i klorofiltë, sipas tij, luan me puhinë dhe puthet me diellin. Impresionuese janë vargjet Me frymë rebelë/ kemi rrënuar sarajet prej kashte/ kolonë pas kolone vinin/ sjellësit e absurdit,/ babai ia kishte vu gjoksin bjeshkës. // Me hapa rebelë/ Kemi marrë në sy rrugët/ Edhe për ta thyer qafën/ Në akullin mbi Tokë Kosovë/.../ Babai ia kishte vu gjoksin bjeshkës/ Nëna ia kishte vu Hënës/ Shaminë e shapuar  mbi kokë// Unë i numëroja kolonat/ Që vinin njëra pas tjetrës/ Duke menduar në forcën time/ për rrënimin e absurdit rë tyre,/ Babai ia kishte vu gjoksin bjeshkës”.

Jani Duda vjen nga Sheperi i Zagorisë. U lind në vitin 1955. I dalluar që në vegjëli për vjershat të cilat i krijonte ashtu thjeshtë e bukur dhe i këndonte mbështetur në tabanin e traditën e familjes, të gjithe këngëtarë. Ka mbaruar shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera. Nndërkohë, për arsye biografike nuk iu dha e drejta të vazhdonte më tej. Emigroi me ndryshimet e sistemit, fillimisht në Greqi, kurse tani jeton familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkruan kujtime për vendlindjen dhe kohën e shkuar, për vizita familiare e përgëzime gjatë kremteve fetare e kombëtare. Shkruan për Çajupin që e lexon me admirim, duke kujtuar një botë tjetër me njerëz të sinqertë, që ndihmonin njëri-tjetrin. “S'mbaronin vizitat/ Në festa e gëzime/ Askush s'te ndërhynte/ Në jetën intime/ Ishin zemër bardhë/ Të mençur të zgjuar/ Po tani ç'po ndodh vallë? Sheh njerëz të ftohtë/ Me kokën menjanë/ Edhe njëri-tjetrit/ Hile ia kanë/ Miletit të shkretë i iku gëzimi/ Se kudo që shkonte/ Ishte sigurimi”. Pasojnë disa poema të gjata për të liqtë, për lakrorin pranë burimit etj.

Ramadan Asllani u lind në Smirë të Vitisë, më 1957. Studioi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, dhe kreu magjistraturën në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Profesor, gazetar, redactor dhe autor i veprave "Pranverë ilire", "Avdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike", Bardhok Kaçaku – kujtime dhe dëshmi", "Dr. Tefik Idrizi",  "Kohë të serta", "Fadil A. Berisha", "Hasan Remniku – luftëtar për etninë shqiptare". Ka edhe disa vepra në dorëshkrim: prozë e poezi. Jeton dhe krijon në Ferizaj. Është një nga poetët më të frymëzuar të kësaj antologjie. Zotërojnë subjektet meditative, patriotike dhe, pse jo, edhe erotike: “Nuk doja t’i prisja flokët e shprishura/ Ku kisha përkëdheliet e dashurisë:/ Duar e buzë e shtrëngim të ashpër/ T’m’i shkelte në tokë kush mundet// Nuk doja t’i laja sytë e ngjyrosur/ Që kishin përjetuar pikturën lakuriq/ As ndonjë cuk-cuk buze me e pa buzëkuq/ Në kopshtin trupor të mbretëreshës// Nuk do të doja të lahesha heeej/ T’i laj puthjet e prekjet dashurore/ As majat e kënaqësive epshore/ Të mëkatoj dua edhe në vdeksha!”

Duke respektuar kriteriumet e moshës, defilon Eduard M. Dilo, poet dhe publicist. U lind më 1958 në Sheper të Zagorisë. Rrjedh nga një familje intelektuale e cila gjatë diktaturës komuniste u persekutua në mënyrë barbare. Babai i tij, Margarit Ilia Dilo, ka kryer studimet në Universitetin e Athinës (1936). Ai ishte nxënës i shkollës Amerikane, ndaj edhe u burgos e syrgjynos gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, të njëjtin fat e përjetuan edhe familjarët e tjerë. Edi është nip i patriotit dhe gjuhëtarit erudit Ilia Dilo Sheperi, si dhe i Pano Xhamballos dhe Jani Dilos, të cilët luftuan për Shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë. Ka kryer me skarifica të mëdha gjimnazin në Gjirokastër, Tiranë dhe Fier, pasi e përjashtonin për arësye të biografisë. Më vonë e përfundoi shkollën e mesme ekonomike në Fier, pa shkëputje nga puna, ndërsa më vonë mbaroi Institutin dyvjeçar Globe Institut Tecnology në New York. Është bashkautor i librave "Zemra Prindërore" dhe "Diloiada", autor i antologjisë "Kështjella e ëndrrave", i përfshirë me poezi edhe në disa antologji tjera. Ka botuar shkrime të ndryshme, duke bashkëpunuar edhe me revistat elektronike Zemra Shqiptare, Tribuna shqiptare, Forumi Shqiptar etj. Vëllimi i tij i parë mban titullin "Shpirt i trazuar" (2010). Aktualisht jeton me familjen në SHBA. Është anëtar i bordit të "Vatrës" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dhjete vitesh, dhe anëtar i Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Shkruan për engjëj, për diellin e lirisë, për hijeshitë e pranverës, për heronjtë e Kosovës, për arrdhmërinë kombëtare, për jetën, për ëndrrat mërgimtare dhe Bashkimin Kombëtar. Sipas tij, “Kur zemra rreh vetëm për Atdhe/ S'ka përkulje, kompromise e hile”.

Arben Dulaj u lind në Fier më 2 Gusht 1961. Rrjedh nga  një familje patriotike. Ka mbaruar 8 vjeçaren në Levan të Fierit dhe shkollën e mesme Industriale në Fier. Në poezitë e tij me vlera të pakontestueshme, përveç imagjinatës, është i theksuar sinqeriteti, humanizmi, dashuria ndaj njeriut dhe ndjenja patriotike. Kohëve të fundit, Arbeni jeton dhe krijon në Jaksonville, Florida. Në spektrin e vargjeve të tij, autori i beson Zotit dhe drejtësisë, dritës së diturisë, vendlindjes dhe atdhedashurisë, gjakut dhe trashëgimisë,  bashkimit dhe vëllazërisë, humanizmit dhe dashurisë, tolerancës dhe çiltërsisë, dhe jo vetëm kaq. Sipas tij, respekti, sinqeriteti dhe trimëria, mençuria, durimi dhe bujaria, besa shqiptare, urtësia dhe lumturia, janë veti primordial të ekzistencës sonë në botë. Pasojnë vargje tjera mbi Zotin e Qiellit e të Tokës, mbi burimet që krijojnë lumenj e liqenj ku jeta gjallëron, mbi botën e yjeve e të lashtësisë sonë, mbi osmanllinjtë që në emër të Allahut vrisnin, përdhunonin, rrëmbenin e digjnin, mbi barbarët e tjerë që tentonin ta zhduknin nga faqja e dheut shqiptarinë. “Nga mali Tomorrit dua të hedh vetëtimat e mija,/ Dhe ta marrë vesh gjithë bota mbarë,/ Se unë jam Zeusi, zëri i së Vërtetës,/ Drita juaj jam unë, Zeusi Shqiptar.”

Shahadete Lohaj u lind më 1965 në Shkup, ku ka kryer dy klasë të shkollës fillore. Me shpërnguljen e familjes në Ferizaj, ka vazhduar dhe mbaruar tetëvjeçaren. Si nxënëse e shkollës së mesme është marrë me veprimtari atdhetare, e cila dënohet me tri vjet burgim. Pas kryerjes së burgut, Shahadia mbaroi shkollën e mesme dhe regjistrohet në ish-Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj. Për dy provime komitetlinjtë e atëhershëm ia ndërpresin të drejtën për studime – si "e papërshtatshme politikisht". Në vitet e nëntëdhjeta regjistroi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë e Universitetit të Prishtinës. Më 1997, policia serbe kërkoi për ta arrestuar me një proces gjyqësor në Ferizaj, me akuzën "Ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës". Atë vit, Gjykata serbe në Prishtinë e dënoi me dy vjet burgim në mungesë, e cila detyrohet t’i ndërpres studimet, duke qëndruar ilegalisht në Prishtinë dhe Tiranë. Më 1999, kur u çlirua Kosova, Shahadia kthehet në Kosovë, ku edhe i përfundoi studimet më 2002. Ajo tani është mësimdhënëse e gjuhës dhe e letërsisë shqiptare në shkollën fillore "Gjon Sereqi" të Ferizajt, ku edhe jeton me familje. Është lexuese e pasionuar, por edhe krijuese e një lirike të rrallë, që mund të hasim te brezi i poeteshave të Kosovës. Ka të botuar librin poetik "Ëndrrat për Atdheun" (2009), duke patur në dorëshkrim edhe një vëllimin tjetër poetik. Lutjet tona (me zjarrin e përflakur dhe avujt e dashurisë),  Duart e Mëmëdheut (që e kafshonin shekujt e robërisë), Liri e leckosur,  Melodi e heshtur (ditiramb për invalidët e luftës), Dhelindje, Eja mere nusen nga Kosova, janë disa nga titujt e poemave të saj të përjetësuara në faqet e kësaj antologjie.

Hasnije Beqiri u lind në Prishtinë vitin 1976 qysh në femijëri u mëkua dhe edukua me dashurinë e pa kufishme, si për Dardaninë që vuante nën zgjedhën e pushtimit jugosllav, po aq dhe me dashurinë për Amën Shqipëri. Qysh në bangat e shkollës filloi të shkruante dhe të recitonte poezi të bukura. Çdo gjë në ambientin ku rritej dhe edukohej, përbënte një material edukimi dhe subjekt për të shkruar. Shkrimet e asaj kohe i rrëmbeu zjarri i luftës, por pasioni është pasion, talenti është talent, dhe si e tillë Hasnija nuk e braktisi penën e frymëzuar të saj. Falë këtyre cilësive, ajo është pjesë e kësaj Antologjie me krijimet e saj, sa të bukura, po aq edhe patriotike e mbresëlënëse. Sipas Eduard Dilos, Hasnija shkruan me ndjenjë dhe me një dashuri të pakufishme për gjithçka që ka aromë shqiptare. Shkruan me qartësi dhe bindshmëri për çdo gjë, vragu i saj duke u shndërruar në një sentiment të veçantë. Sa për ilustrim po japim strofën e pare të poezisë Sofra dhe vargun e fundit: “Në sofrën po gatuaja duke përzier lotët me miell/ Edhe pse buka bëhet nga misri./ Në vend të ujit me lotët përzija këtë miell./ Po shiu i qiellit, s’më çonte dot në qiell./.../ Ç‘vlerë kanë ardhjet e mia nëse s’do ishin pritjet tua?!"

Silva Ternava u lind në Fushë Kosovë dhe kreu studimet në Universitetin Pedagogjik të Prishtinës. Është rritur në një familje me taban të fortë patriotik, ku qysh në djep është mëkuar me dashurinë e zjarrtë për Kosovën e pushtuar. Qysh e vogël ishte e dhënë shumë pas tregimeve e këngëve të trimërisë, që duke i dëgjuar të risin sigurinë, krenarinë  në vetvete dhe të bëjnë të ndjehesh e fortë dhe e denjë për vendin ku ke lindur. Ashtu e urtë nga natyra, Silva merr lapsin qysh fëmijë dhe nis të shkruajë poezitë e para. Shkruante dhe dërgonte për botim në gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar te "Kosovarja", "Zëri i Rinisë " dhe revista të tjera. Letrat dhe shkrimet e saj janë mirëpritur dhe vlerësuar në atë kohë, e shumë prej tyre janë lexuar dhe në emisionet e ndryshme të Radio Prishtinës. Ësht fituese e disa çmimeve dhe pllakave muzikore që jepeshin si stimulim. Në moshën 17 vjeçare shkruan romanin e pabotuar kurrë, sepse dorëshkrimi i këtij libri, së bashku me shumë fletore tjera të mbushura me poezi e tregime, i rrëmbeu flaka e luftës. Tani vjen në rradhët e poetëve, me një debutim dinjitoz. Poezitë e saj pëlqehen nga lexuesi dhe ka vlerësime shumë inkurajuese, sidomos te Zemra Shqiptare. Jeton me familjen e saj si refugjate në New Zeland, me një zjarr dhe mall e dashuri të pashuar për Kosovën ku e ka shpirtin e saj. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe ëndërron kohën kur të kthehet e të punojë e jetojë në Atdhe. Zonja Ternava defolon në faqet e Vargut në përjetësi me poezitë Dëbora e lagjes sime, Fëmijët e lagjes, Anita, Nëna ime, Amaneti i fundit, Vapë në Prishtinë, Udhëtimi në përjetësi (Kushtuar viktimave të Himarës) etj.

Sadbere Gagica u lind në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen e ndoqi në qytetin e lindjes, për të cilin ajo ruan edhe sot kujtimet më të bukura të  jetës së saj. I kujton ato me nostalgji edhe sot. Belbëzimet e para poetike i ka bërë  kur ishte nxënëse e shkollës fillore. Lexonte me pasion të veçantë shkrimet e Ali Huruglicës, Hysen Këqikut e shumë  të tjerëve. Ka një varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi për të rritur, të cilat kjo krijuese ëndërron t i botojë  një  ditë. Autorja vjen para opinonit me poezinë „Ëndrrat i vishja me fustan të kuq”, kur „Një trëndafil ia veja mbi veshë/ Fshehurazi ia kafshoja natës buzët/ Në Kopshtin e dashurisë Ti/ Personazh lirik/ Në shtrat kthehesha me buzëqeshjen tënde/ Brenda tërë margaritarë”, apo: „Si flutur ndalesha mbi buzët tua/ E sot/ Qytet kujtimesh/ Stinë e gdhendur/ Në fjalë vargu/ Çdo ditë më kafshon me dhembje/ Një përmallim i tretur”. „Fjalori i buzëve” është një poezi tjetër e frymëzuar (ku malli djeg e loti pikon), apo poema „E shpirtin e arnoj me ëndrra”: S’më ndal asnjë uragan drej cakut tim/ Vrapoj me orën që plisin e shekujve ledhaton/ Udhëve të përmendoreve nga një lule vë/ Koha bart plagë mall lot mbi kurriz/ E shpirtin arnoj me ëndrra/ Në guacën e vetmisë/ Në qiell shoh pëllumba të bardhë/ Që fluturojnë trungut të Ilirisë”. Mund të thotë kush se nuk kanë vlera, frymëzime dhe imagjinatë, autorët e kërij albumi poetik?

Altina Zeqiri, sipas Eduard Dilos, ndoshta është sot poetja më e re në letërsinë shqipe. E thjeshtë, e bukur, e qeshur, me çiltërsinë e sinqeritetin e një fëmije, ajo vjen për herë të pare para opinionit me vargjet e saj.  Është e lindur në Gjilan (2003), në një familje shumë patriotike, ku Nëna qysh në djep, kur i këndonte ninulat e saj, së bashku me qumështin i mëkonte edhe dashurinë për Kosovën që sapo kishte gëzuar Lirinë. E lindur poete, e apasionuar pas këngëve, librave, lapsit e fletoreve, qysh në fëmijëri filloi të mësojë, të shkruajë e të lexojë. E sot kjo vajzë e talentuar, e lindur poete, na dhuron poezi, lexon romane, është nxenëse e shkëlqyer dhe ëndërron të bëhet poete. Poezitë e saj kanë një rrjedhë tërheqëse. Në gjirin e tyre shpaloset aq bukur dashuria për Gjuhën Shqipe, për prindërit, për të vëllain, për shoqet dhe mësuesën. Kjo lule e bukur, sipas Edit, është një gonxhe trendafili e sapo çelur, dhe një zbukurim i faqeve të kësaj Antologjie. Edhe Ana Xh. Hoxha, me të cilën e përmbyllim shkrim, prezente në faqet e fundit të këtij libri, është  poete e re dhe e talentuar. Shkruan me një ndjeshmëri karakteristike, si për Atdheun, poashtu edhe për dashurinë dhe gjithçka që e rrethon dhe është e bukur.. Shkruan për erën që e mbyti vetminë, për hijeshinë e vezullimit të yjeve në qiell, për paqen e botës, për dashurinë dhe tradhëtinë, për shpirtin dhe vlerat e tij, për ëndrrat plot mistere dhe imazhet që përjetuam. Jeton dhe krijon në SHBA

 

 

Grup autorësh: Për veprene Nehat jahiut

PASTHËNIE

Dinamizmi krijues si pjesë e interko­muni­kimit e të shtjellimit të formave paradoksale. Perceptimi, ndjeshmëria apo format e alterni­mit të detajizuar dhe imagjinuar në shtatëm­bëdhjetë veprat e tij, dosido konsiston se poeti Nehat Jahiu është peng i fjalës dhe i vargut i transponimit të narracionit sistematik. Ai re­flek­ton edhe aksidentalizëm poetik vërshues. E them këtë për arsye se poeti ka bërë një volum krijues episodik të larmishëm të vargut herë lirik, epik dhe satirik. Vibracionet drithëruse i gjen sa tek poezia për të rritur edhe tek ajo për fëmijë.

Ndonëse poeti edhe për njërën plejadë lexuesish edhe për tjetrën e ruan varësinë me­tri­ke të ndërlidhur me ritëm dhe rimë. Natyrisht nuk e funksionalizon shumë herme­ti­zmin poetik. Është konkret dhe i drejtpërdrejtë. Ndonjëherë satira e tij vjen në proporcion me teket e dhembjet, mllefin që ngritin tension atakues mes atyre dukurive që ngulfatet kjo shoqëri e jona. Kjo dallohet tek poezitë për të rritur. Poeti vrojton e shtjellon në formën e tij artistike krijuese gjithë atë që ka të bëjë me njeriun në radhë të parë me pengesa evidente për vetë atë.

Ambienti edukativ mbi të cilin krijohet edhe poezia.

Deri sa lexoja përmbledhjen poetike të poetit Nehat Jahiu, gjykova një të vërtetë të pamohuar, imponuese në vetvete, pikërëndesë në ndërgjegje. Ndonëse shihet se filozofia ko­mu­­nikuese mes poetit dhe lexuesit nuk garojnë për fuqinë e peshës poetike të letrari­zuar me terma hiperbolik, por gjëra që shihen nga ambienti real. Pa ndonjë sintezë të ndërlikuar tekstuale. Megjithatë poeti vjen me këtë tufë vargjesh poetike për më të vegjlit, cicërimat harpëruse të jetës, për t’i vënë në lëvizje kah e ardhmja, prosperusja, shpresa të fshehura në petalet e jetës të cilat sinjalizojnë orbitën e rrezatimi shoqëror.

Duke qenë edhe vetë autori me ditar në duar për vite të tëra, sikur të gjithë atë lojë fjalëformuese në vargje interpreton me gjuhën e tij poetike në një ambient të ngrohtë edukativo-arsimor e ndonjëherë edhe në atë familjar. Ky ambient për atë që e duan është shumë i dashur. Ndërsa poeti sikur se heton, se për disa dembel, ky ambient duket të jetë pak i mërzitshëm. Ndaj poeti dëshiron të zgjoj kureshtjen dhe dashurinë për diturinë. Shkolla e cila është fole e zgjimit dhe rizgjimit e gumëzhimit dhe e hesh­tjes, ziles dhe tretjes së zërit të saj kumbues.

Poezia e Nehat Jahiut është shtrirë në trekëndëshin didaktik mësues-nxënës-prindër. Dhe kjo poezi vjen herë në kuptim moralizues, dituror, afirmativ, shpresëdhënës. Poeti shihet se përdor një diskurs të thjeshtë e të kapshëm interpretues, sikur se shihet në vargjet e mëposhtme

“Pse vogëlosh zgjohesh vonë,

gjumash shokët ty të thonë.”

Poeti Nehat Jahiu, brenda vargjeve poetike të kësaj poezie, mëton që fëmijët të krijojnë një kujdes të krijimit të precizitetit dhe princi­pialitetit në jetë.

Poezia e Nehat Jahiut në këtë përmbledhje mund të interpretohet edhe si qortuese që fëmijët me ose pakujdesin e tyre krijojnë gabi­me të vogla në shikim të parë, por përsëritja e tyre në vazhdimësi, do të krijonte një deba­lan­cë edukativo-arsimore të pajustifikuar edhe për vetë institucionin ku ata edukohen. Këto këshi­llime, qortime, mund t’i lexojmë tek poezitë: “Ngucakeqi”, “Fishkëllima”, “Përtaci”, “Kush i vodhi” etj. Poeti nuk le në harresë as obligimet e fëmijëve që kanë ndaj shkollës, mësuesit, si mësimnxënia, sjellja, kujdesi ndaj mjeteve mësi­mo­re, qoftë personale, por edhe inventarit shko­llor. Poeti nuk lë në harresë, as dashurinë prindërore, ndaj mësueses, librit, shokëve dhe shoqeve.

Dhe në fund dua të theksoj se poeti Nehat Jahiu, sjell për lexuesit poezinë, sikur çdo lule që është në kopsht dhe secila në veten e saj ka aroma të ndryshme, por të këndshme. Them se edhe poezitë për fëmijë të Nehat Jahiut janë lule në kopshtin poetik dhe duhet lexues të nderuar t’ia ndien aromën e tyre, patjetër duke i lexuar ato.

Arsim Halili- poet


RECENSION

RREZE TË NGROHTA PËR FËMIJË

Poeti Nehat Jahiu, pas shumë veprave qe na i ka dhuruar ndër vite, vjen sot më me një libër me poezi për fëmijë, emëruar më një titull mjaft simpatik dhe simbolik “RREZE NË DRITARE”.

Poezitë që përfshin në këtë libër edhe pse u drejtohen më të vegjëlve, janë tërheqëse edhe për të rritur. Vargu në këto poezi rrjedh i lirë si ujë i gurrave tona, duke freskuar shpirtin e lexuesit. Ndërtimi i poezive bëhet natyrshëm, gjë që e bën të lezetshëm edhe leximin e tyre. Poeti edhe pse në shumicën e rasteve përdor rimën, herë pas here rima bie në mënyrë që vargu te mos bëhet doemos rob i saj.

Poeti Nehat Jahiu, në poezitë e tij shtjellon tema ndër më të ndryshmet, nga bota emo­cionale dhe reale e fëmijëve. Ai në këto poezi ve në spikamë gëzimet, shqetësimet, por edhe gabimet e fëmijëve, më qellim që ata nëpërmes këtyre gabimeve të mësojnë. Më këtë tematikë është edhe poezia

“PSE VOGËLUSH?...”:

“Pse vogëlosh zgjohesh vonë,

gjumash shokët ty të thonë.

Ora parë të iku me nxitim,

po ku ishe kështu, o Trim?”

Poeti ka dëshirë qe fëmijët të fitojnë shprehinë e punës dhe të luftojnë përtacinë. Ai ka dëshirë që ata (fëmijët) të bëhen gjithmonë e më kërkues ndaj vetës për të arritur suksese sa më të mëdha në jetë. Me këtë tematikë është edhe poezia “NUK MJAFTON”, nga e cila po shkëpusim këta rreshta;

“Nuk mjafton të kënaqemi me një ditë,

për një punë që kemi arrit.

Mjafton puna dhe leximi,

kur rrjedhin si uji burimi.”

Poeti me përkushtim i shkruan edhe shkollës,vatrës ku fëmijët shkojnë për të fituar dituri. Ai më së miri këtë e pasqyron edhe në mënyrën figurative dhe poetike në poezinë e tij

“ATJE DIKU...”:

“Shkolla jonë për çdo ditë,

lëshon rreze-lëshon dritë.

Shkollarët të duken si kalliri,

si lule t’bukura-lule prilli.”

Poeti Nehat Jahiu, që ndër vite me ditar në dorë përhap dituri, i këndon me zemër edhe mësueses.

Duke dashur që tek fëmijët të sjellë dashurinë për mësuesin (mësuesen), prindin e dytë, ai sjellë vargjet e ngrohta të poezisë

DY MAMI I KAM”:

“Mami kam në shtëpi,

mami kam në shkollë.

Dritë dhe edukatë,

më falin çdo ditë.

Ato më japin jetë,

ato më japin shpirt.”

Vargun poetik për më të vegjlit të poetit Nehat Jahiu herë pas herë e karakterizon edhe një satirë e lehtë, karakteristikë kjo e tij, pasi që poeti e kultivon për mrekulli edhe këtë gjini letrare.

Në mënyrë qe ju lexues të dashur të lexoni dhe të kënaqeni vetë me vargjet e bukur të këtij libri, nuk po u marrim kohën më shumë duke ju lënë në shoqëri me të.

Ajo që mund të themi në fund është se poeti Nehat Jahiu nëpërmes poezive te këtij libri, mëton t’ju sjell rreze poetike nga dritarja e tij krijuese. Dhe vërtetë ai ju ka sjellë rreze shumëngjyrëshe me vargjet e tij, që do t’ua ngrohin shpirtin dhe ndriçojnë rrugën në jetën që sapo e keni nisur. Me dëshirat që poeti edhe në të ardhmen të na dhurojë libra të tillë, juve lexues të vegjël ju urojmë lexim të këndshëm të librit që keni në duar “RREZE NË DRITARE”, duke u kënaqur më rrezet që lëshon për ju ky libër.

Agim Gashi- Drenica, poet

 

XHELADIN MJEKU: PREKJA E ATDHEUT ME SHPIRT MËRGIMTARI

 

XHELADIN MJEKU

PREKJA E ATDHEUT ME  SHPIRT MËRGIMTARI

Sokol Demaku: “NA ISHTE NJË KOHË”, udhëpërshkrime, ngjarje dhe tradita,botoi Revista “Dituria”, Boras- Suedi, 2012


Kur takon vetë mërgimtarin ndien një kënaqësi në këmbim bisedash; çmallje  për sa kohë të rastis të qëndrosh në shoqërim me të dhe kthen ndonjë kujtim edhe për periudhat e kaluara deri edhe në fëmijërinë e ikur, me lojërat, gëzimet, shqetësimet, etj. që mund të kujtohen në ato çaste. Të takosh një vepër  dëshmish, vlerash dhe synimesh për  ardhmërinë nga jeta në mërgim, atëherë krijohet një ndjenjë krejt tjetër nga ajo e takimit fizik me autorin dhe mikun. Këtë vlerësim e them që në fillim të leximit të librit “Na ishte një kohë” të Sokol Demakut, për faktin se aty takojmë një botë në origjinalin e saj të përjetuar nga vetë autori dhe personazhet e tjerë që parakalojnë nga tema në tjetrën apo nga ngjarje e situata të paraqitura këtu.

Informacioni si dëshmi e pakontestueshme e vlerave

librin “Na ishte një kohë”, Sokol Demaku sjell në formën e shkrimeve kronologjike të ngjarjeve kulturore, arsimore, bashkëveprimtarive mes institucioneve arsimore, etj. duke lënë gjurmë në kohë me dëshmitë që sjell nga vendi i ngjarjes, që herë vijnë si reportazhe nga terreni, herë si informacione aktuale që në libër mbesin dëshmi e fortë për lexuesin aktual dhe për brezat që do ta takojnë këtë materje të përqëndruar brenda kopertinave të kësaj përmbledhje                                                  artikujsh e shkrimesh të ndryshme që jetojnë në kohë. Këtu takojmë shkrime që për nga natyra e shtjellimit i përafrohen edhe tregimeve artistike me personazhe dhe elemente të realiteteve të përjetuara.

Derisa në shkrimet për vizitat e ndërsjella në shkolla e lokalitete historike, kulturore e arsimore, të shkruara në formë reportazhesh dhe informacionesh të bollshme për ndodhitë, në disa prej shkrimeve si: “Statuja e Skenderbeut qëndron krenare, në Boras të Suedisë”, “Fëmijët shqiptarë, nga Borasi, në botën e Astrid Lindgren-Vimmerby”, “Babadimri kosovar”, në Boras të Suedisë”, “Babadimri, prej Kosove” e ndonjë tjetër, që me një freski artistike u rrijnë krah tregimeve që përjetohen dhe kujtohen gjatë nga lexuesi, sidomos ai i moshave të reja, që në bankat shkollore kanë pasur obligim të takojnë libra me tematikë nga ngjarje të këtilla, e sidomos përshkrimi i bukur i vendlindjes së shkrimtares Astrid Lindgren, e cila jo vetëm për fëmijët e Suedisë, por për gjithë fëmijët e botës solli në jetën letrare “Pipi Çorapgjatën” e dashur dhe të paharruar, pastaj “Emilin”, “Karsoni në kulm” e shumë tjerë, që janë më pak të njohura për lexuesin, por që përbëjnë një opus të gjërë të krijimtarisë së saj. “Arbëresha e vogël, e cila shkon në klasën e dytë, thotë se është e lumtur që iu dha mundësia ta vizitojë shtëpinë e “Pipit”. Ajo shprehet: “Unë kam dëgjuar, kam lexuar, kam kënduar për “Pipin”. Por sot e takova atë vetë, në Vimmerby”, (fq. 44).

Edhe shumë aktivitete tjera që zhvillohen atje, e që kanë për qëllim njohjen me vlerat kombëtare në frymën e kulturës, muzikës, të etnografisë, të përurimit të veprave të ndryshme, e shumë tjera, autori i paraqet ashtu si u janë prezantuar bashkëkombasëve në aktivitete të organizara veçantë për këto qëllime. Veçojmë disa nga këto shkrime, si: “Flamuri i Ardit, një histori e jetës”, “Paraqitja e bukurisë shqiptare, përmes veshjeve kombëtare”, “Etnokultura dhe  zakonet e veshjeve kombëtare”, “Pritje vëllazërore, në Boras të Suedisë për “Bubulinon” dhe krijuesin e tij”,Kosova sprovë e ndërgjegjës mjekësore”, etj. Nga aktivitetet e etnitetit shqiptar atje takojmë edhe shkrime për sukseset e njerëzve, të institucioneve, të shoqatave kulturore, e të ngjashme, ku shkrimet e kësaj natyre na bëjnë të kuptojmë se atje vërtetë punohet e krijohet me përkushtim në çdo pore të jetës e kulturës sonë. Të këtilla janë shkrimet: “Në qytetin Boras të Suedisë, u festua 3- vjetori i formimit të Qendrës kulturore shqiptare “Migjeni”, “Na ishte një kohë...”, “Edhe shqiptari mund dhe di të bëjë punë të mëdha”, “Femra shqiptare di dhe mund të bëjë mrekullira në jetë”, e të tjera shkrime, që mbeten të vlerësohen nga vetë lexuesi.

Itinerari i pelegrinazhit nëpër atdhe

Që në fillim të kësaj përmbledhje shkrimesh nga jeta dhe veprimtaria e nduarnduarshme e të emigraurve nga trojet shqiptare takohemi me një shkrim shumë të këndshëm dhe mbresëlënës nga pena e shquar e Prof. Dr. Murat Gecajt, publicist e studiues shumëvjeçar, që titullohet “Me sy dhe zemër në vendlindje...” A nuk flet mjaft ky titull kaq simbolik dhe gjithëpërfshirës për këto veprimtari të bashkëvendësve tanë, për dashurinë dhe mallin e pashuar për njerëzit e tyre dhe atdheun e dashur, që e mbajnë të lidhur fort shpirtërisht çdokund që jetojnë e veprojnë? Edhe shkrimtari Viron Kona nuk kursen fjalë e shprehje miradie nga mbresat e leximit të këtij libri, për të falënderuar pafundësisht edhe për mikpritjen dhe respektin që i është bërë atij dhe veprës së tij letrare “Bubulinos”. Nga kjo kuptojmë sheshazi se edhepse larg vendlindjes, atje ruhet dhe kultivohet me xhelozi vlera kombëtare kulturore dhe tradicionale, e integruar në jetën bashkëkohore, si në lëmin e arsimit, të kulturës, të traditave, etj.

Të rëndësisë së veçantë janë shkrimet që për tematikë kanë vizitat e shumta në vende të shumta në trojet shqiptare, si në: Shqipëri, Kosovë, në institucione të arsimit e kulturës, në vende historike, etj. Një itinerar i këtij pelegrinazhi nëpër vise të ndryshme të atdheut, ku çmallja dhe takimet e shumta me njerëz të afërt e dashamirës të shumë, me të cilët këmbejnë biseda përmes formave të ndryshme kontaktuese, si përmes rrugëve elektronike, përmes vizitave e këmbimeve të informacioneve të rëndësishme për qështje që e preokupojnë komunitetin shqiptar në mërgim, për miqësitë e shumta që sa vijnë e shtohen me kontakte të shumta vizitash, etj. Kthimi në vendlindje, një moment i veçantë në jetën e çdo kurbetçari”, “Perla e Adriatikut dhe Jonit, janë thesarë të çmueshëm të shtetit shqiptar”,  “Radio që foli shqip për herë të parë , më 28 nëntor të vitit 1938”, “Udha e shkronjave” –për në Durrës të Shqipërisë, nga Borasi i Suedisë”,  etj. janë disa nga shkrimet e kësaj tematike, që pasqyrojnë vlerat dhe aktivitetet e nduarnduarta në relacionet e ndërsjella të miqësive dhe bashkëpunimeve që nga fillimet e veprimtarive të klubeve e shoqatave në Suedi.

Dy fjalë përmbyllëse

Në mbyllje të këtyre pak fjalëve nga leximi i këtij libri konsideroj se edhe përkundër largësive të mëdha nga atdheu, lidhja shpirtërore është fuqi magnetike që absorbon nektarin e pafund të virtyteve dhe vlerave të dëshmuara shekullore nga trevat shqiptare, duke e gërshetuar me jetën që zhvillojnë në mërgim dhe e gjithë kjo sjell një ngritje vlerash për t’ua trasuar rrugën brezave, duke u mundësuar që të mbajnë lidhjet shpirtërore me trungun familjar, me atdheun dhe gjithëçka tjetër që është në interesin dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar.

Sokol Demaku me imagjinatën prej krijuesi të kujdesshëm i jep vlerën librit duke sjellur me pedantëri shkrime të shumta, ku spikat tema e atdhedashurisë, e prekur me mallin e mërgimtarit, ku pasqyron dashurinë e pafund për atdheun e tij të largët, ku evokon kujtime nga Suedia – vendqëndrimi i tij i përkohshëm, prej nga vazhdon të jeton dhe zhvillon aktivitete të shumta arsimore, kulturore dhe letrare.

Vetë titulli “Na ishte një kohë” si simbolikë sjell kujtesën nga e kaluara dhe evokon ngjarje e situata nga vende e aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe vizitat e ndërsjella të personaliteteve shoqërore dhe kulturore nga  Suedia dhe shtetet  shqiptare, bashkëveprimtaritë e ndërsjella të shkollave dhe këmbimi i përvojave të arsimit, njohja e vlerave  kulturore dhe tradita e popujve.

Asgjë më shumë, se ju lumtë për punën, guximin, dashurinë dhe përkushtimin që bëni për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave dhe mirëqenjes kombëtare. Suksese!

 

 


Faqe 26 nga 63

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 17 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1293378
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

Fortesa Hoti Geteborg-Suedi mori cmimin për kultur për vitin 2009 Bashkësia e qytetit Angared në Geteborg të Suedisë ndau cmimet per kulturë për vitin 2009 ku me këtë rast në këtë evenemang me këtë cmim u nderuan në lamin e muzikës e reja suedeze Åstrom Rume, në lamin e literaturës dhe fotografisë Jans Jansen, ndërsa për film e reja kosovare e njohur edhe më heret nga bashkëkombasit tonë Fortesa Hoti.Në arsyetimin e paraqitur nga Bashkësia e qytetit Anagred thuhet se e reja shqiptare me veprimatrinë e saj kulturore ka kontribuar në afirmimin e vlerave demokratike dhe krjimin e lidhjeve dhe miqësive mes njerezve, prezentimin, ruajtjen dhe quarjen perpara te ketyre vlerave pozitive kulturore. Fortesa vjen nga Drenica konkretisht nga Skenderaj, ku para 17 vitesh së bashku me baban, nënen lenë vendlindjen nga vuajtja dhe represalja e pushtetareve të atëhershëm sllav të cilët kishin nënë kontroll cdo gjë shqiptare që frymonte në Kosovë.Isha e re atëhere por me kujtohet si sot kur muarëm rrugën e mergimit e ato ngjarje me janë ngulitur në shpirt edhe sot më brejnë thot Fortesa.

Lexo ma...