Sokol DEMAKU: PUNOJ PARALELISHT ME REALITETIN DHE IMAGJINATËN, DUKE U PËRPJEKUR QË PRODUKTI TË JETË REAL
E hanë, 25 Mars 2013 16:21
Sokol Demaku
Sokol DEMAKU
PUNOJ PARALELISHT ME REALITETIN DHE IMAGJINATËN, DUKE U PËRPJEKUR QË PRODUKTI TË JETË REAL
-thotë e reja tropojane Elona Zhana

Aktualisht në Shqipëri ka një prirje për të trajtuar si të dalë mode vlerën e atdhedashurisë. Shqiptarët mendojnë se ashtu janë me “trendy” dhe më të “shitshëm” në tregun e vlerave evropjane. Duhet që dikush të marrë përsipër dhe tu tregojë që nuk është ashtu! Së pari sepse atdhedashuria është një prije biologjike e njeriut. Identiteti i njeriut strukturohet duke u nisur nga mjedisi intim i tij në kah të universit, pra nga vetvetja, nëna, familja, lagjia, shkolla, qyteti, shteti, kontineti ; nëse japim një skemë të thjeshtuar. Dhe të duash atdheun, pra tërësinë e atyre elementeve të afert që na strukturojnë identitin, nuk do thotë gjë tjetër veçse të duash vetveten. E qënia njerëzore, përveç rasteve të prekura nga sëmundje psikologjike, e don më së shumti vetveten!
Po ashtu, sido që të jenë paraqitja e jashtme e politikave globale, edhe në 2013 bota flet për popuj, kombe e shtete dhe sicila politikë perparëson kombin, popullin e shtetin e vet në fillim apo vetëm e vetëm popullin, kombin e shtetin e vet! Kjo prirje e shqiptareve për të përçmuar atdhedashurinë më duket vetvrasëse
E lindur dhe rritur në Tropojë. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohë të femijerise suaj?
Tropoja më ka dhuruar një fëmijëri të lumtur, mundësinë e rritjes në një familje intelektuale që e respektonte edukimin dhe investonte shumë në të.
Tropoja më ka dhuruar mundësinë e të jetuarit në nje mjedis mahnitës, me bukuri natyrore përrallore dhe me njerëz bujarë, të bukur e guximtarë.
Asaj periudhe të jetës time i dedikoj edhe dëshirën për tu marrë me letërsi.
Çka ju shtyri të migroni nga Shqipëria?
Eshtë një pyejte të cilës nuk kam arritur ende ti përgjigjem. Kur kërkoj në subkonshiencën time, në ato gjëra që ndoshta edhe nuk i kam thënë vetes, e vetmja përgjigje e vlefshme që marr është joshja nga liria në format e ndryshme të shfaqjes së saj.
Ndoshta, dhe kjo sigurisht gabimisht, mendoja dhe unë si një pjesë e madhe e shqiptarëve që kisha ezauruar mundësitë në Shqipëri.
Cfarë njohurish kishit për Belgjikën ju ne atë kohë?
Realisht projekti i largimit tim nga Shqipëria nuk ishte i studjuar aspak seriozisht. Mendoj që kjo është një karakteristikë negative e një pjesë të madhe shqiptarësh që më shumë ndermarrin rrugën e largimit, jo për tu instaluar në një vend të dhënë por thjesht për tu larguar. Dhe kur rastis që të jesh individ që kë nevoje për strukturë për tu ndjerë mirë, atëherë e humbet tërësisht ekulibrin. Kjo ndodhi me mua. Kisha dëshirë të beja studime , por nuk kisha asnjë njohuri në lidhje me mundësitë konkrete që më ofronte ky vend. Aq më tepër nuk flisja asnjë nga dy gjuhët zyrtare që fliten në Belgjikë, ndaj dhe projekti im i studimeve mori 3 vjet për tu vënë në rrugë. Por këto tre vite nuk kanë qënë vite të shkuara dëm pasi perveçse u njoha me Belgjikën dhe ato ç’farë mund ti ofronim ne njëra-tjetrës, ndodhën ndryshime kapitale edhe në jetën time private. Ishtë një kohë e vështirë, ku jetoja disi në mjegull e në pasiguri dhe pozitiviteti më i konsiderueshem lidhet me zbulimet e të panjohurës dhe energjinë që këto zbulime sjellin.
Keni mbaruar universitetin mereni me shkrime, perkthime dhe jeni botuese gazete çfare mundë të na thoni?
Realisht, pas mbërritjes në Belgjikë dhe konfrontimit me realitetin jam vënë në pikëpyetje. Cdo ditë i përsërisja vetes në mëngjes përpara pasqyrës : “ Vajzë, ti ke lënë Shqipërinë më gjithëshka tjetër atje, për të qënë më mirë. Ti duhet të jesh më mirë sesa do të ishe atje!!!” si puna e moralit që i bën një trajner një boksieri përpara se të hyj në dyel.
Dhe problemi ishte se po të kisha qëndruar në Shqipëri, unë me kapacitetin që kisha përpunuar nga studimet e mesme, duhet të isha një mjeke kirurge e sukseshme. Pra duhej bërë më mire se kaq! Sa për studimet në mjeksi planet kaluan tek endërrat në sirtar sepse isha bërë nënë dhe duhej të bëja studime që të kishin një rentabilitet të menjeherëshëm në mënyrë që vajzës që ishte dhe është prioriteti im të mos i mungonte konforti. Kështu i riorientova studimet e mia nga dega “Mardhenieve me Publikun” që u plotësuan më pas nga një master.
Sa për përkthimet ishte një punë që e bëja mes shumë të tjerash në kohën e studimeve por që më ka tërhequr gjithënjë për nga shumëllojshmëria e kontaktit që ofron. Duhet thënë që kam pasur edhe shans në këte punë së pari sepse jam një njohëse e mirë e gjuhës dhe së dyti pasi jam e apasjonuar pas komunikimit. Si pasojë e rrejtit shoqëror të familjes time, kam përdorur gjithmonë gjuhën standarte shqipe edhe pse në Tropojë si në çdo reth të Shqipërisë fliten dialektet e posaçme. Por duke e njohur dialektin e veriut kam qënë edhe shumë e suksesshme me shqipfolësit që vinin nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi etj që përbëjnë edhe shumicën në tregun e përkthimit. Po ashtu nga ana belge studimet polivalente dhe kultura ime gjenerale më kanë favorizuar . Me përkthimet, më shumë se 2/3 e kërkesës e kam refuzuar gjithmonë nga mungea e kohës.
Ndërsa puna me gazetën ka filluar si një kërkese për kontakt social me publikun shqiptar, por ngaqe kam një prirje për tu investuar shumë seriozisht në gjithëshka që bej, përfundoi në një aktivitet profesional.
Nga e merrni frymëzimin, çfarë është tema apo subjekti në veprat tuaja?
Punoj paralelisht me realitetin dhe imagjinatën, duke u përpjekur që produkti të jetë real. Nuk më pëlqejnë as lustrat, as ngakesat figurative, as “shitja e artit” por as banaliteti intelektual. Per mua duhet të ketë një “ të mesme të duhur”.
Sa për temat ato janë nga më të larmishmet, që nga dashuria, lumturia, plotpërmbushja, kërkimi, të jetuarit,sfida, konflikti, falja, toleranca... Eshtë një paletë ngjyrash që shpaloset diku shumë me ndrojtje e diku me imponim. Por gjithëshka është e menduar në detaj, asgjë nuk i lihet forcës së rastit në artin tim dhe për një lexues të kualifikuar ka një kod pune unikal që zbërthen gjithëshka.
Ç’farë keni botuar deri me tani?
Kam botuar katër libra, dy përmbledhje me poezi e prozë poetike, një novelë dhe një roman. Për lexuesit titujt janë :
Përtej unit, Sarkofaga e hënës cigane, Gjurmë dhe E huaja.
Si shqiptare ne mërgim si e ndjeni veten?
Nuk e ndjej veten më në mërgim. Kam investuar shumë kohë, energji e dëshirë në Bruksel dhe nuk e ndjej veten të huaj. Realisht nuk e ndjej veten keq askund.
Mund të them që jam një qytetare e Botës.
Çfare e lidhë Elonen me Bruxelin sot?
Momentalisht gjithëshka më lidh me Brukselin.
Brukseli është qyteti që ka krijuar finesen dhe elegancën e personalitetit tim. Eshte një qytet që do të më mungonte shumë nëse një ditë do të vendosja ta lë.
Krenoheni me prejardhjen shqiptare dhe synoni ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë. Çfarë nënkupton prejardhja juaj shqiptare dhe vlerësimi ndaj punës tuaj në mërgatën shqiptare?
Atëherë, nuk është çeshtja se jam vetëm krenare që jam shqiptare. Sepse përfundimisht nuk kam asnjë meritë për këtë, kjo është një trashëgimi. Por jam shumë krenare që ndjehem mirë si shqiptare, për këtë po!
Mendoj që nga gjithë ajo trashëgimi kulturore që kam marrë nga Shqipëria nuk ka asgjë për tu hedhur apo për tu ndjerë inferiore. Nuk jam po ashtu as ndonjë militante e patriotizmit qorr. Mendoj që në shqiptarët kemi një gjuhë të “bekuar”. Lehtësia me të cilën shqiptarët mësojnë gjuhët e huaja vjen dosmosdoshmërisht nga pasuaria e gjuhës tonë e konkretisht përshembull nëse flasim në anën fonetike, pothuajse të gjithë tingujt e gjuhëve të mbarë botës i gjen në alfabetin tonë.
Ne kemi një kulturë të mrekullueshme që ka në shtyllë të saj vlera shumë humaniste si toleranca e mikpritja për shembull.
Ne shqiptarët kemi edhe një histori të paqme, kurre skëmi pushtuar ndonjë popull.
Aktualisht në Shqipëri ka një prirje për të trajtuar si të dalë mode vlerën e atdhedashurisë. Shqiptarët mendojnë se ashtu janë me “trendy” dhe më të “shitshëm” në tregun e vlerave evropjane. Duhet që dikush të marrë përipër dhe tu tregojë që nuk është ashtu! Së pari sepse atdhedashuria është një prije biologjike e njeriut. Identiteti i njeriut strukturohet duke u nisur nga mjedisi intim i tij në kah të universit, pra nga vetvetja, nëna, familja, lagjia, shkolla, qyteti, shteti, kontineti ; nëse japim një skemë të thjeshtuar. Dhe të duash atdheun, pra tërësinë e atyre elementeve të afert që na strukturojnë identitin, nuk do thotë gjë tjetër veçse të duash vetveten. E qënia njerëzore, përveç rasteve të prekura nga sëmundje psikologjike, e don më së shumti vetveten!
Po ashtu, sido që të jenë paraqitja e jashtme e politikave globale, edhe në 2013 bota flet për popuj, kombe e shtete dhe sicila politikë perparëson kombin, popullin e shtetin e vet në fillim apo vetëm e vetëm popullin, kombin e shtetin e vet! Kjo prirje e shqiptareve për të përçmuar atdhedashurinë më duket vetvrasëse.
Puna ime me shqipfolësit e Belgjikës zhvillohet kryesisht rreth vektorit të kulturës pasi është, gjithmonë sipas mendimit tim ,një mjet i mrekullueshëm dhe gjithpërfshirës.
Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër si është Elona nga natyra ?
Nje ish pedagoge imja që më pas më është bërë mike më thotë : “nuk kam parë kurrë një individ si ti që mund të jetë aq kurioz dhe indiferent njëherazi”. Dhe bëhet fjalë për ish pedagogen time të psikologjisë. (qesh)
Dua të them më këtë që jam gjithmonë e mirëinformuar për ato gjera që më interesojnë, por vetëm për ato që realisht me interesojnë.
Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare?
Si shqiptare mendoj që për Shqipërinë është një shans i madh të rethohet nga shtete e popull shqiptar nëse pyetja juaj konsiton në idenë e Shqipërisë së Madhe.
Sa për gjendjen politike brenda trojeve tona, frika ime më e madhe është shndërrimi i konceptit “bërje politike”” në industri biznesi. Do të ishte nja fatkeqësi për popullin tonë pasi është një popull relativisht i vogël për të ndërtuar një industri të tillë.
Planet e Elonës për të ardhmen, ç fare lexuesit presin nga ju?
Për lexuesit e mij duhen të jenë të sigurtë që do jem gjithmonë e pranishme pranë tyre me gjëra të reja. Por më duhet tu them që duhet pritur edhe ca vite për të patur një best seller nga unë. Realisht e konsideroj veten ende shumë të re për të ju dhënë vetëm letërsisë.
Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Keto vitet e fundit të jetës time më kanë vënë në situata që ndoshta as nuk i kam ëndërruar më parë. Kam realizuar apo bërë pjesë në projekte të lakmueshme, kam krijuar kontakte e miqesira me njerër të klasave të larta, kam provuar nga adrenalina e suksesit, nga konforti i luksit ...Por suksesi im më i madh kam deshirë të mendoj që është ende rrugës.
Çka ju bën të lumtur më së shumti në jetë?
Ajo që më bën më së shumti të lumtur, është aftësia për të gjetur kohën për tu kënaqur më gjëra të thjeshta.
Ermira Babamusta: Intervistë me regjizorin Robert Budina
E premte, 22 Mars 2013 21:42
Sokol Demaku
Eksklusive: Intervistë me regjizorin Robert Budina

Bisedoi Ermira Babamusta
Çfarë ju bën më shumë krenar për filmin Agon?
Robert Budina: Fakti që Shqipëria ishte vendi lider i produksionit dhe që udhëhoqi një projekt ku ishin vende si Rumania, Greqia dhe Franca dhe që në këtë projket kishim dy Palma të Arta të Kanes, producentin rumun Daniel Burlac që fitoi në 2007 me filmin e Mungiut 4 Javë, 3 ditë e 2 net, dhe drejtorin e fotografisë, Marius Panduri, i cili ka fituar Palmën e Artë me filmin 12.08 Bukuresh me 2006. Jam krenar që dhe ne mund të realizojmë projekte me një rëndësi të tillë.
Personalisht ishte maksimumi që mund të arrij, të punoj në grup më bën të shprehem në maksimumin tim dhe natyrisht më pasuron eksperienca të reja jete. Profesonalisht arritja e përfundimit të një projekti të tillë relativisht të madh më ka hapur horizonte të reja që më parë nuk njihja. Por për mua të kem mundësi të punoj me kameraman dhe aktorët dhe të realizoj idetë e mija me anë të tyre dhe trupës është maksimumi që një krijues mund të ëndërrojë.

Cili është mesazhi për audiencat që shikojnë filmin Agon?
Robert Budina: Që shqiptarët nuk janë kriminelë, janë njerëz të sakrificave, të cilët kanë energji shumë pozitive brenda tyre; që kanë guxim të përballen edhe me fenomenet negative për të cilat kombe të tjera mbase me të drejtë i paragjykojnë; që familja për ta është gjëja më e shtrenjtë dhe për të cilën ata do të bënin sakrificat më të mëdha.
Filmi Agon tregon historinë e një familje shqiptare që integrohet në shoqërinë greke. Si e paraqesin kulturën shqiptare dy karakteret kryesore të filmit, Saimiri dhe Vini për grekët ?
Robert Budina: Saimiri ka trashëguar nga familja e tij kujdesin që prindërit kanë për fëmijët, që vëllezërit dhe motrat e mëdhenj kanë për ata më të vegjël, kujdesin që pjestarët e saj kanë ndaj njëri-tjetrit. Dikur familja shqiptare ka qenë shumë e fortë dhe e lidhur, vlera të cilat sot mungojnë në familjen perëndimore, ku shumë më tepër rëndësi merr individi se sa forca e familjes.
Duke qenë se babai i tyre ( i Saimirit dhe Vinit) ka vdekur, shpejt Saimirit i është dashur të bëhet babai i vëllait të vogël dhe të kujdeset gjithmonë për të. Janë pikërisht këto veti të tij që kanë bërë përshtypje tek e dashura greke e Saimirt, Elektra, dhe babai i saj, Niko, i cili sheh tek Saimiri strehën e sigurtë të vajzës së tij. Ndaj dhe Saimiri jo vetëm është integruar shpejt në Greqi, por edhe mjaft i vlerësuar nga të gjithë shokët e miqtë që ka atje. Nuk është e njejta gjë për Vinin, i cili duke qenë artist dhe adoleshent, pasi i vëllai ka ikur në Greqi ku po përpiqet të ndërtojë familjen e tij të re, ndihet i lënë pas dore. Ai mendon se vjerri i tij grek e tërheq prej hunde dhe i kontrollon jetën dhe që Saimiri për shkak të fejuarës se tij është servil ndaj vjerrit dhe grekërve në përgjithësi. Këto e bëjnë të jetë i ftohtë ndaj familjes së re të Saimirit në Greqi dhe për rrjedhojë refuzon të integrohet në realitetin e tij të ri në Greqi
Shpesh të gjendur vetëm mes një realiteti të ftohtë për familjet e emigruara dalin në pah edhe më shumë tradita dhe zakonet e vendit të tyre të origjinës. Nëse do të merrja shembull familjet e shqiptarëve për mua ato janë objekt sutdimi në botë sepse arrijnë me një lehtësi të jashtëzakonisht të madhe të integrohen pa harruar për asnjë çast kulturën e tyre. Mjafton të përmendësh familjet arbëreshe që jetojnë në Itali sot të emigruara para rreth 500 vjetësh.

Sa mirë pranohet familja shqiptare në Greqi? A ështe e natyrale trazicioni apo i vështirë për të gjetur balancin midis dy kulturave?
Robert Budina: Saimiri është pranuar më së miri, madje ai mund të ishte modeli i çdo babai grek për t’i besuar bijën, pasi ishte i përgjegjshëm, i sakrificës, i dashur, punvtor, i respektueshëm. Ndërsa Vini duke paragjykuar pjesën greke të realitetit të vëllait tëtij, refuzohet dhe paragjykohet nga vetë pjesa greke. Duke u ndjerë i lënë pas dore ai do të përpiqet t’i tregojë vëllait se sai zoti është të bëjë vetë në jetë, pa ndihmën e tij. Për Simirin, integrimi është shumë natyral dhe i natyrshëm, pasi ai është kokëulur dhe bën gjithçka të nxjerrë në pah vlerat më pozitive të shoqërisë shqiptare. Ndërsa Vini, si rezultat i ndjeshmërisë së tij të lart prej artisti dhe moshës adoleshtente, ka nxjerr në pa temperamentin dhe energjinë e papërmbajtshme të një të riu në autovërtetim, dhe përpiqet të ngrihet mbi realitetin e vendit ku ka shkuar të jetojë.
Shqiptarët janë shumë mendje hapur dhe në pjesën më të madhe kanë arritur shumë mirë të integrohen. Mendoj se në origjinë shqiptarët janë një popull emigrant në vazhdimësi, sepse kane qenë të pritur ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit të origjinës. Kjo ka ndodhur që në kohët e lashta dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, por mrekullia qëndron në faktin që ata nuk i kanë humbur kurrë kontaktet me kulturën dhe traditat e tyre. Në këtë pikë mendoj se janë unikale në historinë botërore.
Në këtë lloj situate, si e ruan njeriu identitetin, por arrin të integrojë në kulturën e re, pa harruar se kush janë?
Robert Budina: Saimiri përpiqet të mbajë një ekuilibër ndërmjet familjes së re greke që përfaqëson të ardhmen e tij, dhe familjes së tij shqiptare që përfaqëson tashmë të shkuarën e tij ose më së miri rrënjët e ij. Ky ekulibër nuk është i thjeshtë, pasi për t’u martuar me një greke i duhet të ndërrojë fenë dhe emrin në mënyrë që të pranohet nga komuniteti grek. Ai bën ç’është e mundur që t’ja arrijë kësaj ndaj edhe kur mbërrin nga Shqipëria familja e xhaxhait në hall për operacionin e tij, ai bëhet copë për ta ndihmuar, duke u futur në konflikt me vjerrin e tij grek. Ky i fundit nuk do t’i hapen probleme me klandestinë shqiptarë në shtëpinë e tij. Në këtë pikë Saimiri ndihet i plagosur, por megjithatë përpiqet përsëri t’i kalojë vështirësitë dhe të mos lerë pas dore asnjërën nga dy familjet e tij.
Si e ruajnë këtë ekulibër Saimiri dhe Vini në filmin Agon?
Robert Budina: Saimiri përpiqet të mbajë ekulibrin duke u kujdesur si për familjen e xhaxhait, ashtu edhe duke u dhënë pas të fejuarës së tij greke, pa harruar punën e vështirë që bën si mekanik në oficinën e vjerrit të tij grek. Pra ai përpiqet të përballojë si pjesën fizike të problemit por edhe atë psikologjike të tij. Ndërsa Vini mendon se integrimi i tij do të jetë shsumë më i shpejtë nëse ai bëhet zot i vetes nga ana fianciare ndaj dhe kërkon të bejë lek në mënyrë të shpejtë dhe të paligjshme duke u marrv me trafik dokumentash me ndihmën e Benit, një trafikant shqiptar që e bën prej vitesh këtë punë. Ai mendon se pamvarësia ekonomike do ti japë shansin të ndërtojë jetën ashtu si ka dëshrië dhe njëkohësisht të mos lerë pas dore pasionin e madh që ka për pikturën.
Nga pikpamja e regjizorit cilat paragjykime doni të rrëzoni me këtë film?
Robert Budina: Që nuk ka kombe të kategorisë së parë e të dytë, që pavarësisht diferencimeve kulturore midis vendeve me zhvillim të ndryshëm ekonomik e social, qënja njeri është kudo njëlloj dhe duhet të trajtohet e tillë. Që krimi nuk ka kombësi, që krimi nuk ka shihet në mënyrë sipërfaqësore, që për ta kuptuar atv duhet një vështrim më i tellë mbi fenomenin; që një kriminel duhet kuptuar në veprimet e tij në mënyrë që të kesh mundësi ta parashikosh, që shpesh njerës në vështirësi të mëdha jetese në mënyrë të papritur mund të kthehen në kriminelë.

Çfarë tregon filmi Agon për vështirësitë në jetë?
Robert Budina: Zgjidhja e çdo vështirësie është një familje e shëndoshë, pavarësisht kontradiktave.
Albert Zholi: Bisede me Murat Gecaj
E enjte, 21 Mars 2013 16:19
Sokol Demaku
“ME PUNË DHE VEPRIMTARI TË PANDËRPRERË, JETA BËHET MË E BUKUR”
( Bisedë e publicistit Albert Zholi, me Prof. Murat Gecaj )

Nga e djathta: A.Zholi e M.Gecaj
1) Përse e zgjodhët degën e gjuhë-letersisë për të studiuar në shkollën e lartë apo ishin prirjet tuaja, në moshën e adoleshencës?
-Kisha nisur të shkruaja ngapak, në shtyp, që në shkollën 7-vjeçare dhe e vijova këtë gjë në të mesmen. Pra, pas mbarimit të maturës në Tiranë, kërkesa për të studiuar në këtë degë ishte e natyrshme. Në fakt, kisha dëshirë të studioja edhe për mjekësi e drejtësi, gjë që mbetën edhe ato interesa të mijat të mëvonshme.
Kështu, meqenëse kishim bërë dy vjet latinisht, gjatë jetës jam interesuar t’i njoh sadopak ilaçet e sëmundjet. Ndoshta, kjo ishte arsyeja edhe se përse e kam mbajtur për disa vjet rubrikën “Shëndeti në fokus”, kur shërbeva redaktor në gazetën “Mësuesi”. Ndërsa në një legjislaturë, para viteve ’90-të të shekullit të kaluar, siç ishte praktikë e kohës, isha i zgjedhur ndihmësgjyqtar i rrethit Tropojë dhe i qarkut Shkodër.
Por, megjithëse studiova për gjuhë-letërsi, pas mbarimit të Universitetit të Tiranës, më caktuan me punë në shtyp, ku shërbeva mbi 32 vjet.
2) Si ka qenë niveli i mësimdhënies në këtë degë, në fillimet e Universitetit të Tiranës?
-Në atë periudhë, në degën gjuhë-letërsi, por dhe histori, mësimdhenia ka qenë e një niveli mjaft të mirë. Kjo vinte se pedagogë kishim figura të njohura të gjuhësisë, letërsisë, historisë etj., të cilët kishin studiuar jashtë shtetit, disa prej tyre në Perëndim. Të tillë mund të përmendi këtu, Akademikët Eqrem Çabej, Aleks Buda, Bedri Dedja, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo e të tjerë.
Pastaj, shumica e pedagogëve tanë merreshin direkt me punë kërkimore shkencore e botuese. Edhe zyrat ata i kishin pranë Fakultetit tonë Histori-Filologji. Mendoj se kjo ishte aryeja, se përse edhe ne, studentët e tyre, morëm tema kursi e diplome. Ndërsa, pastaj në jetë, iu përkushtuam jo vetëm mësimdhënies në shkolla, por edhe kërkimeve, studimeve dhe botimeve, në fushat e gjuhësisë, letërsisë, folklorit, historisë, arkeologjisë etj.
3)Ju keni qenë për dialektologji, në ish-Bashkimin Sovjetik. Mund të na thoni të veçantat e studimit, në atë vend?
-Mbasi mbaruam dy vjet në Fakultetin Histori-Filologji, na përzgjodhën 7 veta, nga studentët e degëve gjuhë-letërsi e histori. Me sa më kujtohet, të gjithë ne na dërguan në Universitetin “Zhdanov” të ish-Leningradit (sot: Petërburg). Meqenëse isha nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), pra verilindja e Shqipërisë dhe nga ajo krahinë nuk kishte studiues për fushën e gjuhësisë, më caktuan ta ndiqja atje specializimin, për degën e dialektologjisë. Ishte viti 1960 dhe, siç e dini, pas një viti ne na kthyen në Tiranë, si shkak i ndërprerjes së marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve komuniste të atëhershme.
Megjithatë, për atë vit akademik, pata mundësi ta njihja sadopak punën, që bëhej atje me studentët. Krahas pedagogëve tjerë, që ishin të njohur në fushat përkatëse, unë e tre kolegë shqiptarë, që studionim për gjuhësi, kishim kujdesin e veçantë të albanologes së madhe ruse, Agnia Vasilievnja Disnickaja-Akademike. Krahas leksioneve, që i ndiqnim rregullisht, kishim edhe tekste të përgatitura me aftësi pedagogjike e shkencore, disa nga vetë ata pedagogë, që na i jepnin leksionet. Pra, ishte praktikë që nuk studionim të gjithë me një tekst të vetëm, por ata zgjidheshin. Nuk e kam tani të saktë, nga që kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë, por nuk vëreja që tekstet të ishin shumë “të politizuara”, siç ndodhi tek ne, në vitet e mëvonshme, pra gjatë regjimit të kaluar monist.
4) Cilat ishin arritjet kryesore në fushën e letërsisë, të Universitetit të Tiranës, në vitet e shtetit monist?
-Sigurisht, me një përgjigje të shkurtër, nuk mund të t’i shpjegoj të gjitha plotësisht, por edhe sepse nuk jam marrë gjatë jetës me studime të tilla. Megjithatë, mendoj se në atë periudhë janë bërë përpjekje serioze për ta studiuar udhën nëpër të cilën kishte kaluar letërsia shqipe. Është e kuptueshme se studimet e kryera, si dhe tekstet e shkollave e të Fakultetit tonë, kishin edhe politizime e “ujë të tepërt”.
Megjithatë, sidomos pedagogët tanë, bënë studime me vlera për autorë të ndryshëm, që nga më te hershmit dhe deri në kohët e fundit. Kështu, ne kemi marrë njohuri të mira për autorët e vjetër, për letërsinë e Rilindjes e të Pavarësisë, të viteve ’30-të të shekuillit të kaluar etj. Në këtë mes, është e pafalshme që, nën ndikimin e ideologjisë së kohës, ishin lënë pa u studiuar dhe pa na njohur ne me ta, me veprat e disa autorëve të shquar të letërsisë shqipe. Pa bërë ndonjë “listë” për ata këtu, sjell ndërmend Gjergj Fishtën, Martin Camajn etj.
5) Keni qenë redaktor në dy organe shtypi, mjaft të njohura për kohën, “Bashkimi” e “Mësuesi? Cili ka qenë niveli i publistikës dhe si punohej në ato dy gazeta?
-Si çdo fushë e krijimtarisë, pra edhe publicistika, në atë periudhë ishin mjaft të politizuara. Nga udhëzimet, që merrnim, kërkohej që ta pasqyronim “sa më mirë realitetin” dhe, bile, të bënim kritika të forta?! Mirëpo, në fakt, me gjithë “përkushtimin” tonë në këtë drejtim, nuk kishim guxim ta tregonim gjendjen reale të njerëzve ose të flisnim me forcë për ato dukuri, që na dukeshin më shqetësuese.
Po përmendi një shembull. Shkova me shërbim në vendlindje dhe pashë që kunata ime u jepte 7-8 fëmijëve të saj vetëm bukë e një copë marmalatë. Meqenëse ishin në koperativën bujqësore dhe nuk u lejohej të mbanin bagëti në shtëpi, merrnin vetëm një herë qumësht në muaj?! Pra, a mund ta ngrija unë zërin në shtyp e të protestoja për varfërinë ekstreme të njerëzve në Malësi? Sigurisht që jo!
Këtë gjë e them edhe për kohën e lidhjeve e punës me arsimin e shkollat. Megjithëse vëreja që tekstet kishin shumë politikë e pak shkencë të mirëfilltë dhe se liheshin pa u studiuar dukuri, ngjarje e figura historike reale dhe që e meritonin, nuk mund të shkruaja në gazetën “Mësuesi” për tema të tilla. Pra, “liria e shtypit”, megjithëse parimisht thuhej se ekzistonte, ishte e cunguar ose edhe ajo, “e burgosur”.
6) Cilat kanë qenë ditët tuaja më të vështira, gjatë punës në shtyp?
-Në një farë mënyre, kjo pyetje lidhet me të mëparshmen. Po përmendi vetëm dy raste. Së pari, kur publikova një shkrim nga Kruja dhe kryetari i një organizate Fronti mbeti i pakënaqur e u ankua në redaksinë e gazetës “Bashkimi”, se nuk e kisha shkruar të vertetën?! Po, mire, që u gjet një person me pozitë në atë rreth, i cili e “pajtoi” atë, sepse kërcënonte që, për mua do t’i shkruante “letër shokut Enver”?! Së dyti, kur punoja në redaksinë e gazetës “Mësuesi” dhe kishin “gjurmuar” në jetëshkrimin tim, sigurisht pas ndonjë letre anonime ose të ndonjë “sigurimsi”. Për arsye të “biografisë së keqe”, nga vjehrri im, disa zyrtarë të lartë kishin vendosur që të më largonin nga shtypi dhe të me dërgonin mësues në një fshat të Tiranës!? Mirëpo, përsëri për fatin tim të mirë, u gjet një “rrugëzgjidhje” dhe këto plane mbetën vetëm në letër.
Besoj, këto ishin dy tronditje jo të vogla apo jo, gjatë viteve të punës sime në shtyp?! Nuk di ta bëj mirë llogarinë, por “tërmetet” kishin qenë për mua deri në 7-8 ballë! Pastaj, a kishte faj tensioni i lartë i gjakut, që m’u shfaq në organizëm dhe vijon deri më sot, që këtu e 30-40 vjet më parë?
7) Në profesionin gazetar a keni pasur rastin të takoni ish-udhëheqës të Partisë e të shtetit të diktaturës dhe në çfarë rrethanash?
-Po, kam takuar disa udhëheqës të asaj kohe. Ndër ta, kanë qenë E.Hoxha, R.Alia, H.Kapo, M.Asllani, L.Çuko e ndonjë tjetër. Po, jo për të bërë biseda ose për të marrë të dhëna për ndonjë shkrim në gazetë. Me Enverin e Ramizin jam takuar, kur bënë një vizitë në Tropojë, në maj 1970, për shkak të detyrës sime kryeinspektor i kulturës. Me Hysniun jam takuar në një kongres rinie, me Muhon, kur kam qenë me shërbim në Shkodër dhe me Lenkën, në një Konferencë të Bashkimeve Profesionale, në Lushnjë etj. Ndërsa T.Camin e kam patur bashkëstudente dhe më pas ishte ministre e Arsimit e Kulturës, kur donin të më hiqnin nga shtypi, siç e tregova më lart.
Në atë periudhë, funksionarët e lartë të partisë dhe shtetit i shihnim “nga poshtë-lart”, aq më tepër unë, që e kisha “mizën nën kësulë”, pra kisha një “kleçkë” në biografi. Pra, nuk kisha ndonjë “adhurim” të veçantë për asnjërin. Por, ama, as rezervat e mia nuk i shfaqja dot, pavarësisht se e kuptoja që ata “fryheshin” pak si tepër dhe ishin karriga e ideologjia komuniste, që i mbronin.
8)Mund të na bëni një krahasim ndërmjet gazetarëve të regjimit të kaluar dhe atyre sot; të veçantat dhe të përbashkëtat?
-Përsëri po më bëni një pyetje, që kërkon përgjigje të gjërë. Megjithatë, ashtu siç e tregova dhe më lart, gazetari dje ishte “nën tutelën” e ideologjisë moniste dhe duhej t’i shërbente asaj me besnikëri. Ndryshe…?! Ndërsa, për gazetarët e sotëm, që janë me qindra e mijëra, kam mendimin se duhet të jenë më të kualifikuar dhe të shkruajnë më mirë, si në gjini të ndryshme gazetareske, por me gjuhën letrare të njësuar etj.
Shpesh dëgjoj të flitet tani edhe për “lirinë e shtypit”. Mendoj se ajo, jo vetëm që është, por dhe shpërdorohet deri në shkallën më të lartë. Në mjaft raste, kemi lexuar në shtyp ose kemi dëgjuar në stacione të ndryshme TV-je, se përgojohen pa të drejtë, fyhen ose përdoren të dhëna të pasakta, për këtë ose atë person, të thjeshtë ose deri zyrtar të lartë dhe askush nuk mban përgjegjësi për ato, që shkruan ose thotë?! Bile, para kësaj dukurie negative të shtypit edhe organet e drejtësisë nuk tregohen të rrepta ose heshtin fare!?

9)Me cilën temë e mbrojtët titullin “doktor i shkencave” dhe ndonjë e veçantë e saj?
-Pasi dhashë provimet pasuniversitare, por edhe disa të nivelit universitar, pasi tema do të ishte nga fusha e padagogjisë, kur isha në moshën afër 45-vjeçare, Instituti i Studimeve Pedagogjike e pranoi kërkesën time, që ta shkruaja disertacionin për ndihmesën e Normales dhe të Gjimnazit të Shkupit, në përgatitjen e mësuesve për shkollat shqipe. Jorrallë, kam dëgjuar se “janë marrë gradat e titujt shkencorë, me lehtësi ose pa e merituar”!? Unë nuk e di për të tjetët, por mua më është dashur të punoj shumë për t’i fituar. Kështu, para se të ulem ta shkruaj disertacionin, kam shfrytëzuar shumë dosje në AQSH; kam shfletuar mjaft revista e gazeta në Bibliotekën Kombëtare; kam biseduar me sa e sa persona; që mund të më ndihmonin në këtë drejtim; kam botuar disa studime në revista shkencore etj. Në fund, Komisioni i Lartë i Atestimit ma dha gradën “Kandidat i Shkencave”(më pas në “Doktor i Shkencave”). Por edhe në vazhdimësi punova e studiova në fushën e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar. Për këtë arsye, m’u dha titulli “Mjeshtër Kërkimesh” ose “Prof.as.”. Lidhur me këtë fushë, edhe më pas, kam botuar disa libra e studime, në revista shkencore etj.
10)A keni patur miqësi me Dritëro Agollin e Ismail Kadarenë dhe mendimi juaj për ta?
-Të dy, ka vite që i kam njohur dhe, në periudhën e fundit, më shumë Dritëroin. Me bashkëshorten e Ismailit, Elenën, kam punuar afër tri vjet në ish-gazetën “Pionieri”. Kam lexuar disa vepra të tij, sidomos të fillimeve të krijimtarisë. Është pak “i vështirë” për lexuesin e zakonshëm. Pa hyrë në imtësira, meqenëse e njoh pak edhe Rexhep Qosjen, nuk më kanë pëlqyer polemikat ndërmjet tyre, pasi, siç thotë populli, më duken “pa bereqet” dhe nuk u shërbejnë vetë si persona e shkrimtarë të njohur, por as krijimtarisë së tyre. Aq më pak, mund të flisnim, në këtë rast, për interesin e përgjithshëm.
Ndërsa me Dritëroin kam miqësi qëkur ishte redaktor gazete. Jemi takuar edhe kur ai ka ardhur me shërbim në Tropojë, ku shërbeva afër 7 vjet, si “vullnetar”. Pastaj, prapë në Tiranë, kemi marrë pjesë në veprimtari të përbashkëta, si përurime librash a përvjetorë kolegësh. Gjatë jetës, kam bërë vizita në shtëpinë e Dritëroit, ku kam gjetur ngrohtësi e dashamirësi dhe kemi biseduar e, bile, kemi pirë ndonjë gotë raki bashkë (ha,ha). Siç e dini, bashkëshortja e tij, Sadija ka qenë redaktore në gazetën “Mësuesi”, ku unë shërbeva, pas asaj, afër 22 vjet etj. Krijimtaria letrare e Dritëroit më pëlqen, se është e thjeshtë, njerëzore, “me këmbët në tokë”. Prandaj do të mbetet ndër thesaret e çmuara të letërsisë sonë kombëtare. Gjej rastin këtu që t’i uroj atij nga zemra: shëndet, mbarësi dhe lumturi familjare!
11-Ka vite që po diskutohet për ristandardizimin e gjuhës shqipe. A jeni i mendimit ju, me këtë ide?
-Në muajin nëntor 2012, u mbushën 40 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Me këtë rast, janë zhvilluar dy veprimtari, njëra në Korçë e tjetra në Prishtinë. Meqenëse kam qenë pjesëmarrës, më ftuan të lexoja atje një temë, tëcilën e publikova, në Internet e në shtyp. Ajo e kishte titullin “Cili është problemi më aktual, për gjuhën shqipe sot?” Përmbledhurazi në atë shkrim, por edhe po e përsëris mendimin tim këtu, se pranimi i gjuhës letrare të njësuar, si në Shqipëri e Kosovë, në trojet shqiptare e në diasporë, është një arritje e shënuar në jetën e Kombit tonë. Kjo gjë i ka shërbyer e do t’i shërbejë në vitet vazhduese edhe afrimit e bashkimit të mëtejshëm shpirtëror të bashkëkombësve tanë.
Siç dihet, gjuha e çdo populli ndryshon e zhvillohet pandërprerje, sipas ligjeve të brendshme të saj. Pra, norma e rregulla të pandryshueshme, nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Padyshim, rishikimi i udhës, nëpër të cilën ke ecur dhe studimi e parashikimi, se ku do të arrish, janë më se të domosdoshëm.
Ndërsa, si shkak i kushteve të reja, në të cilat jetojnë shqiparët sot, i hapjes dhe i lidhjeve me botën, mbetet shqetësim dite ndërhyrja e gjuhëve të huaja mbi gjuhën shqipe, si me fjalët e tyre dhe dukuri të tjera. Ndër të tjera, vërejmë se, po të kalosh nëpër Tiranë, nuk e merr vesh se në qytetin e cilit vend ndodhesh, pasi pothuajse të gjitha mbishkrimet në dyqane, njësi tregtare e shërbimi etj., janë shkruar në gjuhët e huaja?! Disa zyrtarë e intelektualë te fushave të ndryshme, kur flasin në TV ose shkruajnë në gazeta e revista, mendojnë se bëhen “bashkëkohorë”, kur përdorin vend e pavend fjalë të huja, kur I kemi shumë të bukura nga burimi i shqipes sonë. Prandaj, mendoj se në këtë drejtim kërkohen vëmëndja dhe përgjegjësia e të gjithëve, që nga organet shtetërore përgjegjëse, shkolla me tekstet, media e shkruar dhe ajo elektronike, letërsia e të gjitha llojeve, kultura e artet etj. Pra, lipset ta ruajmë gjuhën tonë të përbashkët sa më të pastër dhe ta pasurojmë me fjalë të burimit të saj. Ndërsa, e theksoj që, e vlerësoj një arritje shumë të madhe tonën, që ne tani e kemi dhe përgjithësisht e përdorim, shqipen standarde. Uroj që ajo ta luajë edhe më mirë, në të ardhmen, rolin e saj atdhetar e kulturor!
12. Jeni në pension e, megjithatë, me sa kam venë re, kohën e keni mjaft të zënë…Me çfarë merreni, gjatë ditës?
-Po, keni të drejtë. Ne jemi takuar shpesh, sidomos në përurime librash. Këto veprimtari janë të vazhdueshme në kryeqytet, si dhe në qytete tjerë. Dhe jo vetëm nga autorë të Shqipërisë, por dhe nga Kosova, Shkupi, Presheva e Mali i Zi, si dhe nga diaspora. Kujtoj këtu, psh, se kam marrë pjesë në përurime librash të autorëve nga Gjakova e Prishtina, Athina, Londra e Italia, por dhe nga Amerika. Për disa nga ata, kam ndihmuar e bashkëpunuar sadopak, sidomos për sigurimin e pjesëmarrjes, por dhe kam folur e kam shfaqur mendime për librat e përuruar. Po kështu, marr pjesë në festimet e ditëlindjeve të kolegëve, në mjedise publike të Tiranës.
Nuk di për të tjerët, po megjithëse u mbushën mbi 10 vjet nga koha e daljes sime në pension, ende mbaj lidhje të rregullta me ish-kolegët e punës, si në revistën e sotme “Mësuesi” dhe në Ministrinë e Arsimit e Shkencës. Ndiej kënaqësi, kur shkoj atje e i takoj kolegët e miqtë e mi dhe më ngjan se ende vazhdoj të jem në marrëdhënie pune. Ata më duan e më respektojnë dhe, për këtë gjë, i falënderoj të gjithë nga zemra, pa përmendur emra këtu.
Një “kapitull” i veçantë për mua është puna në kompjuter. Aty përgatis materiale për ndonjë libër timin; sipas kërkesës së ndonjë miku, redaktoj ndonjë libër të tij ose bëj recensione për ta; lidhem e shkëmbej mesazhe me kolegë e miq, me banim në shumë shtete të botës. Me kënaqësi dërgoj e publikoj shkrime në disa gazeta të ndryshme, si brenda vendit e jashtë tij. Më të pëlqyerat për mua, në Tiranë, janë gazetat “Republika” e “Telegraf”. Por edhe bashkëpunoj me disa qendra Interneti e, nga këto, janë: “Fjala e Lirë”-Londër, me drejtor Fatmir Terziun; “Prishtina Press” (Nju Jork-Londër-Prishtinë), me drejtuese Edmira Babamustën; “Tribuna Shqiptare” (Montreal-Kanada), me drejtues Ajet Nuron); “Dituria (Suedi), me drejtues Sokol Demakun; “Kosova Lindore”(Presheva), “Shkupi Press” e tjerë.
Një kohë të mirë ma zenë edhe punët e veprimtaritë, në detyrat shoqërore. Kështu, tash dhjetë vjet jam sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë dhe, në këto vitet e fundit, jam aktivizuar përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë. Përveç të tjerave, kam bërë edhe udhëtime të ndryshme, në trojet shqiptare të Ballkanit, si dhe në disa shtete të Europës e deri në Nju Jork…Nuk po përmendi këtu punët e detyrat familjare, vizitat dhe pjesëmarrjen në raste gëzimesh e hidhërimesh, te të afërm dhe të njohur, si në Tiranë e jashtë saj etj. Pra, “a doni më për Belulin?” (ha,ha) Përfundimi, që nxjerr nga të gjitha këto që tregova, është: Me punë e veprimtari të pandërprerë, kohë ecën pa u ndjerë dhe jeta bëhet më e bukur.
13.-Më lart, ju na folët për librat, që keni shkruar…A mund të na thoni diçka, më gjerësisht?
-Më pëlqen kjo pyetje e juaja, pasi ka të bëjë edhe me një pasion e kënaqësi, që po e përjetoj, sidomos në këto vitet e fundit. Këtë ma sjellin shkrimet e ndryshme, në shtyp e në Internet, por sidomos librat. Nuk kam shkruar aq shumë libra, sa të “mburrem” për gjë. Por, megjithatë, e veçanta e tyre është se, secili prej tyre, pothuajse, nuk e ka temën ose përmbajtjen e njëjtë, me ndonjë libër të botuar te ne.
Librin e parë e shkrova pas luftës e fitores përfundimtare mbi serbët, me titullin “Si e pashë unë Kosovën”(Tiranë, 2000). Në vazhdimësi, publikova “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001), ku flitet për shkollat e para, sipas krahinave të Shqipërisë, por dhe në Kosovë, Dibër, Çamëri etj. Ky libër është ribotuar në vitin 2008. Bazuar në punimin e disertacionit tim, më 2002, botova në Kumanovë librin, “Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”. Nderimin dhe respektin ndaj pedagogëve tanë të Universitetit, e shpreha me librin “Filologë që nuk harrohen” (Tiranë, 2002). Ndërsa një libër të veçantë, me përmbledhje kujtimesh, e publikova kushtuar një pedagogu e miku tim të paharruar, “Bedri Dedja, në kujtesësn tonë” (Tiranë, 2010). E kisha njohur nga afër, prandaj shkrova e publikova, më 2005, edhe një libër për mësuesin veteran, Salih Myftar Kolgeci (i cili nuk ka lidhje gjaku me mua). Tashmë, janë në “modë” librat jetëshkrimorë. Prandaj nuk shpëtova dot nga kjo “sëmundje” as unë ?! Kështu, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, botova librin “Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010). Vitin e kaluar, bashkë me një grup kolegësh, nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare, isha në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin. Mbresat e pashlyera nga ai udhëtim i bukur, i mblodha në librin “Rrahin zemrat arbërore”.
Ndërsa më tej, pranvera e vitit 2012 do të jetë e paharruar për mua. Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të Tiranës, përuruam librin publicistik-letrar për fëmijë, “Dorela”. Atë e kam shkruar me rastin e 9-vjetorit të lindjes së mbesës sime ta dashur, e cila e ka atë emër, me tri nota muzikore. Me sa kam dijeni, jam gjyshi i parë në Shqipëri, që e bëj këtë gjë. Po pati të dhënë tjetër, le të më tregojnë (ha,ha). Në prill të këtij viti, bashkë me tre kolegë, ndër ta edhe shkrimtari e miku im, Viron Kona, bëmë një vizitë në Suedi. Pas kthimit në Tiranë, shkrova e botova disa shkrime, në shtyp e në Internet. Mbresat nga ai udhëtim i kam mbledhur në librin, “Me zemër, në vendlindje”, i cili është në proces botimi.
Nuk po tregoj këtu titujt e disa librave, ku jam bashkautor, po kështu edhe se, për secilin nga librat e mësipërm, është shkruar në shtyp e Internet dhe është folur në radio e televizion. Vetëm për librin “Dorela” janë shkruar artikuj nga autorë me banim në Tiranë, Prishtinë, Lezhë, Francë, Tropojë, Elbasan etj. Sigurisht, kjo gjë më ka sjellë kënaqësi të veçantë, se flitet për “mjaltin e mjaltit”, siç i quajnë mbesat e nipat tanë.
-Urime për librat e botuar, suksese në të tjerë të rinj dhe faleminderit për përgjigjet e sakta e korrekte, shprehur me kaq sinqeritet!
Tiranë, 21 mars 2012
Sokol Demaku: Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej Ballo
E hanë, 18 Mars 2013 18:33
Sokol Demaku
Sokol Demaku
Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej Ballo
NGA E MADHJA NËNË TEREZA MËSOVA SE NË PRAKTIKËN E JETËS SË PËRDITSHME, DUHET TË TREGOSH BESIMIN ME VEPRA, JO THJESHTË ME FJALË
-thotë e reja Gerarta Zhej Ballo, ideatore e emisionit Shqip në Torino dhe gazetare në mediat italiane

Nje personalitet historik qe ka influencuar shume jeten time eshte Nene Tereza. Kam pasur fatin e madh ta njoh personalisht dhe me kujtohet emocioni i forte qe ndjeja megjithese isha aq e vogel. Kam nje video shume te shtrenjte ne te cilen shfaqet ajo e sapomberritur ne aeroportin e Tiranes dhe une diku te 8 vjeçet qe i dhuroj nje buqete me lule. Ajo me bekoi si bente perhere kur takoheshim. Nga Nene Tereza dhe nga “motrat” e saj kam mesuar se cfare do te thote te jesh i krishtere ne praktiken e jetes se perditshme, te tregosh besimin me vepra, jo thjeshtË me fjale. Besimtaret e vertete, te cdo feje qofshin, e jetojne ne vete te pare ate qe besojne. Dhe jeta e tyre behet shembull per te tjeret.
Mendoj se në ketë moment të historisë së emigrimit shqiptar do duhej te ndertohej nje Forum i shqiptareve ne Botë, i cili në mënyrë te vazhdueshme të mblidhte “antenat” e kultures shqiptare ne vende te ndryshme, duke çelur midis tyre hapesira njohje, bashkpunimi, shkembimi. Mendoj se stafi qe qendron mbrapa suksesit te revistes “Dituria” mund te ishte nje grup pune i rendesishem per te ndertuar kete Forum.
Per sa i perket asaj qe verej ne Shqiperine e sotme, opinioni im eshte se pika kryesore ku nevojitet te ndryshoje dicka eshte ne mentalitetin e seciles shqiptare dhe secilit shqiptar atehere kur beson se ndryshimi vjen nga diku tjeter apo nga dikush tjeter. Nuk eshte ashtu: nese ti mendon se realiteti qe te rrethon do rregullohet nga dikush tjeter pritja jote i ngjason pritjes se Godot, zgjat ne pafundesi.
Ndihmesa qe mund te jap une dhe te rinjte e tjere shqiptare qendron te refuzimi i indiferences, qendron te angazhimi i drejtperdrejte ne shoqerinë ku jetojme. Indiferenca ndaj shkeljeve te te drejtave, ndaj dhunimit te individeve qe perjetohet shpesh ne shoqerine e Shqiperise se sotme, eshte e papranueshme. Nese deshiron te ndryshoje dicka duhet te behesh vetë pjese e ndryshimit. Kete koncept, qe perifrazon fjalet e Gandhit, e kam gjithnje parasysh ne vendimet dhe veprimet e mia.
Geri, keni kryer klasat e para te shkollimit në vendlindje. Çfarë mund të na thoni për këtë kohën e vogelise tuaj?
Në Tirane mbarova klasën e katërt përpara se të nisesha per Itali. Shume nga kujtimet e asaj periudhe jane te lidhura me transformimin radikal qe Tirana po jetonte. Unë si femije e shihja kete transformim ne detajet e jetes se perditshme: qyteti nisi të mbushej me kioska, disa shoke filluan te shisnin cemcekiza dhe cigare ne trotuaret e lagjes, me vone me kujtohet terheqja e parezistueshme dhe njekohesisht frika e shkaktuar nga firmat piramidale. Ne shkolle mesueset ne klasen e pare na vinin yje rrezatuese nëse kishim bërë pune te mirë, ndersa më vonë ngelën vetëm flamujt dhe lavdërimet.
Ne gjashtevjecarin e pare te Viteve Nentedhjete, para se te largohesha nga Tirana, kisha shpesh nje ndjesi te forte se po perjetoja momente epokale. Jam ndjere keshtu diten e renies se bustit te Hoxhes, kur nuk mu lejua te dilja nga dera e shtepise, por prisnim here pas here kusherinj qe na thonin c’po ndodhte ne shesh dhe ndiqnim televizionin parreshtur. Te njejten ndjesi pata diten e vizites se Baker-it, kur kisha dale me mamin per t'a pritur, bashke me gjithe shqiptaret qe ate dite munden te ishin neper rruget e kryeqytetit. Patjeter ama qe per mua fakti me revolucionar ne ate periudhe qe transferimi i mamit në Rome, ku vazhdonte punen e nisur ne Tirane si gazetare. U deshen disa vite te me merrte edhe mua, kohe gjate se ciles jetova me gjysherit si shume femije shqiptare ne Vitet Nentedhjete.

Si ndodhi te shkonit ne Itali dhe te punoni atje gazetare?
Procedura burokratike e bashkimit familjar zgjati tejmase, si ndodh akoma ne Itali per te tilla procedura per emigrantet. Por me ne fund mami ja doli dhe keshtu u transferova ne Cuneo, ku nderkohe ajo kishte nisur te punonte me nje ojq. Me vone u spostova ne Torino, ku pervec ndjekjes se leksioneve ne degen Studime Nderkombetare, fillova bashkpunime ne gazeta, blog, shoqata kulturore, radio etj. Nder to do te vecoja punen ne Radio Torino International per disa arsye: mesova nje profesion te ri, ate te gazetarise radiofonike dhe munda ta ushtroj duke folur ne italisht dhe ne shqip, gjuhet e emisionit tim te perditshem "Shqip in Torino".
Çfare programi ishte ky që ju drejtonit në Radio Torino International, te ciles moshe ishin degjuesit tuaj? Ka nje plan qe ky emision kaq i ndjekur te rifilloje perseri pas kesaj periudhe pushimi?
Programi perbehej nga lajme te pergjitheshme mbi Torinon, Italine, Shqiperine dhe mbi veprimtarine e shqiptareve ne Itali. Kjo e fundit ishte me e veçanta sepse lejonte degjuesit te njiheshin me persona dhe aktivitete te organizuara nga shqiptaret ne gjithe territorin e Italise. Ata qe i njohin veshtiresite e hasura nga emigrantet shqiptare ne Itali kuptojne se lindja e gazetes Bota Shqiptare, lindja e websitit AlbaniaNews, emisioni radiofonik Shqip in Torino kane qene hapa te rendesishem drejt formimit te nje “komuniteti” te shqiptareve ne Itali, i ndihmuar nga rritja e rendesise se rrjeteve sociale dhe perdorimit te internetit. Patjeter grupmoshat me te reja jane me te prirura drejt perdorimit te teknologjive te fundit dhe ne fakt Shqip in Torino degjohej shume nga te rinjte. Por edhe moshat e tjera, ato te emigranteve te fillimit, nuk humbnin mundesine per te degjuar ne frekuencat 90.0 nje emision ne gjuhen nene dhe me shume emocion percillnin ne radio mesazhe falenderimi per kete mundesi.
Per sa i perket mundesise per nje rifillim te transmetimit, pergjegjesve te radios si dhe mua do na pelqente shume, megjithese une do shihja me shume dike tjeter si drejtuese apo drejtues te tij. Per ta bere te mundur do duheshin fonde shteterore shqiptare ose nje rrjet sipermarresish shqiptar qe te financonin kete projekt. Duke patur parasysh se kemi shume te tille ne Itali, dhe kane shprehur pelqim per emisionin, kete mundesi te fundit do e shihja si me te realizueshme. Pra, projekti eshte dhe shqiptaret e Italise do donin qe te realizohej. Uroj qe kjo deshire e tyre te kthehet ne realitet.
Cilat janë kushtet për të jetuar e punuar në Itali në mjetet e infomimit, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?
Ne Itali momenti prezent eshte tejmase i veshtire per te punesuarit ne media, po shkurtohen qindra vende pune ne gazetat kryesore te vendit dhe per te rinjte situata eshte akoma me e keqe sepse atyre nuk u lidhen kontrata pune me rroge fikse por paguhen nje tot per artikull. Kjo per sa i perket gazetave te medha, ne te tjerat puna eshte kryesisht vullnetare. Gjerat ndryshojne pak ne televizione por aty konkurenca eshte edhe me e larte dhe hyjne ne loje mekanizma te tjera politike. Ne Shqiperi, me aq sa di dhe kam lexuar ndonese nuk e kam eksperimentuar drejtperdrejte, situata eshte edhe me keq. Gazetaret jane te pambrojtur pasi nje pjese e madhe punon pa kontrata te rregullta. Plus kesaj nuk kane nje editor qe te perkrahi lirine e tyre te te shprehurit. Trysnia e ushturar nga grupimet politike ne grupet mediatike eshte shpesh e parezistueshme. Televizioni publik, si ne Itali ashtu dhe ne Shqiperi, transformohet ne pronesi te qeverise se rradhes.
Ju merreni edhe me shkrime. Merreni me poezi apo me prozë?
Gjate adoleshences jame marre me poezi por jam e bindur se askush nuk humb gje nese nuk i lexon ato. Ndersa kohet e fundit kam shkruar dicka ne proze por sinqerisht nuk di ne do vendos t’i publikoj ndonjehere.
Me siguri keni biblioteke te pasur. Sa libra keni?
Nuk kam numeruar ndonjehere librat qe kam dhe mendoj se eshte me mire keshtu sepse numri i tyre ndryshon shpesh, sa here qe i dhuroj nje liber nga biblioteka dikujt apo dikush me dhuron mua. Mendoj se gjeja me e bukur qe mund t'i ndodhi nje libri eshte te levizi nga nje biblioteke, te kaloj nga nje dore ne tjetren dhe te lexohet nga nje shumllojshmeri personash. Prandaj nuk jam xheloze te ndaj me te tjeret librat e mi, pasi une po te isha liber ashtu do doja te jetoja.
Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka?
Ndryshimet e nevojshme jane te shumta. Puna ime si gazetare qendron shpesh te nenvizimi i problematikave, te sensibilizimi drejt çeshtjeve qe frenezia e perditshmerise nuk na lejon te shohim.
Per sa i perket asaj qe verej ne Shqiperine e sotme, opinioni im eshte se pika kryesore ku nevojitet te ndryshoje dicka eshte ne mentalitetin e seciles shqiptare dhe secilit shqiptar atehere kur beson se ndryshimi vjen nga diku tjeter apo nga dikush tjeter. Nuk eshte ashtu: nese ti mendon se realiteti qe te rrethon do rregullohet nga dikush tjeter pritja jote i ngjason pritjes se Godot, zgjat ne pafundesi. Vetem reagimi ndaj situatave te papelqyeshme dhe te padrejta mund te sjelli nje ndryshim. Qytetaret duhet te veprojne, te reagojne ndaj padrejtesise, te kerkojne nje pergjegjshmeri shume me te larte nga te deleguarit e tyre ne pushtetin qeverises te cdo niveli. Por njekohesisht duhet edhe nje sjellje e drejte dhe e ndershme ne jeten e perditeshme. Per sa pergjegjesi mund te mbajne pushtetaret tone per njemije e nje te zeza, nuk eshte faji i tyre nese ne Tirane je ne rrezik sa here kalon rrugen me semafor jeshil te ndezur sepse eshte plot me shofer qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit. Dhe kjo vlen per shume aspekte te jeteses ne Shqiperi. Pra qytetaret duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre dhe te kerkojne pergjegjesi per veprimet e perfaqesuesve te Shtetit.
Ndihmesa qe mund te jap une dhe te rinjte e tjere shqiptare qendron te refuzimi i indiferences, qendron te angazhimi i drejtperdrejte ne shoqerinë ku jetojme. Indiferenca ndaj shkeljeve te te drejtave, ndaj dhunimit te individeve qe perjetohet shpesh ne shoqerine e Shqiperise se sotme, eshte e papranueshme. Nese deshiron te ndryshoje dicka duhet te behesh vetë pjese e ndryshimit. Kete koncept, qe perifrazon fjalet e Gandhit, e kam gjithnje parasysh ne vendimet dhe veprimet e mia.
Një gazetar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër: si është nga natyra Geri?
Mendoj se i korrespondoj ketij pershkrimi: mundohem te jem sa me shume e informuar mbi cka me ndodh perreth. Sot ky mundim eshte shume i madh per kedo sepse fjala “perreth” eshte shtrire aq shume sa perfshin te gjithe Globin, pasi kemi akses te gjere ne lajmet e cdo vendi te Botes. Ama mundesite tona te kufizuara humane nuk na lejojne te lexojme cdo gje. Pra duhet te zgjedhim. Dhe kjo eshte e vetshtire. Te pakten per mua. Ndjehem gjithmone ne faj sepse jam e vetedijeshme qe ka nje mal me realitete dhe veprime qe jane duke ndodhur pikerisht tani diku mbi kete Planet dhe qe une i injoroj teresisht. Por di edhe te vleresoj ato qe mund te njoh dhe te kuptoj brenda natyres time te kufizuar humane.

Cilat personalitete historike pëlqeni më shumë?
Nje personalitet historik qe ka influencuar shume jeten time eshte Nene Tereza. Kam pasur fatin e madh ta njoh personalisht dhe me kujtohet emocioni i forte qe ndjeja megjithese isha aq e vogel. Kam nje video shume te shtrenjte ne te cilen shfaqet ajo e sapomberritur ne aeroportin e Tiranes dhe une diku te 8 vjeçet qe i dhuroj nje buqete me lule. Ajo me bekoi si bente perhere kur takoheshim. Nga Nene Tereza dhe nga “motrat” e saj kam mesuar se cfare do te thote te jesh i krishtere ne praktiken e jetes se perditshme, te tregosh besimin me vepra, jo thjesht me fjale. Besimtaret e vertete, te cdo feje qofshin, e jetojne ne vete te pare ate qe besojne. Dhe jeta e tyre behet shembull per te tjeret
Nëse kjo që keni studiuar nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten më mirë se në gazetari Geri?
Ne fakt une nuk kam studiuar gazetari, formimi im universitar eshte per marredhenie nderkombetare dhe te drejte europiane. Pra, do e gjeja veten mire edhe ne fushen e dipllomacise, te bashkpunimit me organizata nderkombetare dhe organizata joqeveritare, si ajo qe kam bashkthemeluar ne Tirane, Qendra per Marredhenie Nderdisiplinore.
E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Skandinavi? Cfare mund te na thoni për te?
Mundohem te jem sa me e azhornuar mbi botimet dhe aktivitetet e shqiptareve ne Bote. Revista “Dituria” eshte pjese interesante e kesaj panoramike. Kam ndjekur dhe vleresoj thellimin qe ajo i ben tematikave te trajtuara. Mendoj se ne kete moment te historisë së emigrimit shqiptar do duhej te ndertohej nje Forum i shqiptareve ne Bote, i cili ne menyre te vazhdueshme te mblidhte “antenat” e kultures shqiptare ne vende te ndryshme, duke çelur midis tyre hapesira njohje, bashkpunimi, shkembimi. Mendoj se stafi qe qendron mbrapa suksesit te revistes “Dituria” mund te ishte nje grup pune i rendesishem per te ndertuar kete Forum.
Planet tuaja për të ardhmen, cka Geri mendon dhe ka në fokus?
Duhet te pranoj se nuk jam tip qe harton plane afatgjata jetese, megjithese i çmoj ata qe arrijne ta bejne kete. Do te thosha se ne kete moment ne fokus kam punen si gazetare dhe angazhimin ne Qendren qe permenda me siper.
Ne planet e mia ben pjese gjithashtu kontributi, per sa modest mund te jete, per nje permiresim te situatave te papelqyeshme te dy shteteve mes te cileve eshte zhvilluar jeta ime deri sot, Shqiperise dhe Italise. Vlen ajo qe theksova me lart, pra te sillesh “ndryshe” nese deshiron qe gjerat te ndryshojne. Ne Itali kam qene dhe vazhdoj te jem e angazhuar ne fushata sensibilizuese per te drejten e nenshtetesise per gjeneratat e dyta si dhe per zgjerimin e te drejtave per emigrantet jokomunitar. Ne Shqiperi, ku edhe po jetoj gjate ketij viti 2013, do te doja te kontribuoja ne sfidat per te drejtat civile, perforcimin e rolit te gruas, ndalimin e diskriminimeve kunder minoriteteve, adoptimin e politikave ambientaliste ne qytetet e vendit. Keto dhe te tjera pika thelbesore per ndertimin e nje shoqerie civile te shendetshme jane pjese e programit te Qendres per Marredhenie Nderdisiplinore.
Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Mendoj se keto dy koncepte jane te lidhura shume ngusht. Ne fakt nuk mendoj se dikush mund te jete i lumtur nderkohe qe dikush tjeter vuan thellesisht. Ndaj nuk besoj te lumturia dhe madje do me vinte turp t'a kerkoja nje ndjesi te tille duke ditur vuajtjet e njerezimit. "Mos pyet per ke bie kembana, bie per ty" eshte shprehja e Hemingway te cilen e ndjej si te vertete. Pra cdo kembane qe bie per qenie si ne neper bote, po bie edhe per ne. Kjo eshte pikersiht ajo qe me mundon me shume: vetedija e dhimbjeve te thella te njerezimit dhe pamundesia per te ndrequr kete realitet. E vetmja shprese eshte te xhestet e altruizmit. Kur shoh te ndodhin rreth meje emocionohem. Pjesemarrja ne betejat per permiresimin e jetes se dikujt qe vuan nga padrejtesite sociale bashkohore eshte nje moment buzeqeshje per mua.
Ju jeni e bija e gazetarit Artur Zheji dhe mbesa e gjuhetarit Petro Zheji. Ka ndikuar profesioni i tyre ne zgjedhjen e fushes ne te cilen po punoni edhe ju me sukses?
Jo, nuk ka ndikuar. Do te doja te ndaloja ketu me pergjigjen e kesaj pyetjeje pasi prek çeshtje personale per te cilat nuk jam ende gati te flas publikisht.
Si e kalon kohen e lirë?
Per individet qe kane fatin te punojne duke bere ate qe pelqejne, me gjithe stresin dhe lodhjen, koha e lire nuk eshte aq e rendesishme. Ne fakt per nje person qe perpiqet te tregoj c'ndodh ne shoqerine ku po jeton, koha e lire nuk ekziston, çdo moment eshte i pershtatshem per te kapur detaje te jetes qe mund te te çelin dyert e nje te vertete qe nuk kishe kuptuar deri atehere.
Po te kishit mundësi të zgjidhni, ku do kishit jetuar?
Po te kisha patur mundesi te zgjidhja kur isha 10 vjec, nuk do kisha ikur nga Tirana ime, lagjja dhe shoqeria, te adhuruar prej meje asokohe. Por i jam njekohesisht shume mirenjohese mamit, qe pagoi cmimin e vuajtjeve te emigracionit ne nje nga shtetet europiane ku legjizlacioni mbi te huajt eshte nga me te egrit, per te me dhene mundesine te shkollohesha me se miri ne Itali.
Sot qe kam mundesi te zgjedh, nuk kam zgjedhur ende, ose ndoshta nuk do zgjedh ndonjehere, nje qytet ku te jetoj pergjithmone. E vetmja siguri eshte se kudo qe ndodhem jashte Shqiperise, here pas here pres bileta per Tiranë.
|
|