Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home För elever-Për shkollarët
Për shkollarët

Gentiana Zagoridha: KURIOZITETE

 Zgjodhi për botim :Gentiana Zagoridha

                     

 

 

                                                                                                    Kuriozite

                                                     A e dini të dashur fëmijë cili është planeti më i madh i sistemit tonë  diellor?

                                

Planeti më i madh i sistemit tonë diellor është Jupiteri.Ai ka një diametër prej 143mijë km dhe masa e tij është 318 herë më e madhe se ajo e Tokës dhe 2,5 herë më e madhe se e të gjitë planeteve të tjerë të sistemit diellor të marra së bashku. Forca e rëndesës së Jupiterit do të bënte që një njeri me peshë 70 kg në Tokë, atje do të peshonte 185 kg. Jupiteri është trupi qiellor më i shdritshëm, pas diellit, Hënës dhe Afërditës.Jupiteri kryen një rrotullim të plotë rreth Diellit  çdo 12 vjet tokësor, në një distancë prej 780 milionë  km nga ylli ynë. Mendohet se temperatura në qendër të Jupiterit është rreth 20.000 gradë Celcius.Jupiteri ka 16 satelitë të njohur deri më sot, por mendohet se numri i tyre është edhe më i madh.

 

                                                                                     Pse zogjtë migrojnë natën?

             

Zogjtë migrojnë natën kur ata lëvizin nga foletë e tyre të verës drejt atyre të dimrit,ose anasjelltas. Shumë zogj migrojnë natën, sepse gjatë ditës kanë nevojë të ushqehen.Natën,zogjtë e gjejnë rrugën e tyre duke përdorur yjet.Për zogjtë që migrojnë në pjesën veriore të botës ,ylli më i rëndësishëm është Ylli i Veriut (Polar). Që kur janë të vegjël, shpendët mësojnë të përdorin si pikë orientimi yllin Polar. Zogjtë që migrojnë natën, zakonisht fluturojnë mbi re,sepse pamja për të parë yjet është më e qartë.

 

                                                                                                 A e dini se...

 

Rreth  5.000 vjet më parë shkretëtira e Saharasë ishte e mbuluar me fusha të gjelbra dhe pemë. Piktura të gjetura në shpellat e Tanzimatit, në Algjeri tregojnë gjirafa, hipopotamë dhe luanë. Ato gjithashtu paraqesin njerëz që shkonin për gjueti dhe lloje të ndryshme bagëtish.

 

 

Ujëvara më e madhe në botë është “Engjel” e lumit Karao në Venezuelë. Lartësia nga e cila bie uji është  1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë të Venezuelës. Emrin e ka marrë nga piloti amerikan  Xhimi  Engjël, i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.

 

 

                                                                                   Një tregim i paplotësuar

 

Në këtë tregim kanë ngelur vetëm fjalët që thotë shitësja, ndërsa fjalët që thotë fëmija kanë humbur .

Lexo me vëmendje fjalët që thotë shitësja dhe plotësoje bisedën me fjalët e fëmijës

 

Fëmija: -.......................................................................................

Shitësja: - Mirëdita!

Fëmija:.-..........................................................................................

Shitësja: - E doni me përralla, tregime apo me vjersha?

Fëmija:  - ........................................................................................

Shitësja: - Atëherë keni këto libra që janë me tregime.

Fëmija:  - .........................................................................................

Shitësja: - Ashtu? Ja kemi këta libra që janë me tregime të gjatë.

Fëmija: - ..........................................................................................

Shitësja: - Unë do t`iu rekomandoja librin “Rrëmbimi i librares”. Besoj se do t`iu pëlqejë. Është i mrekullueshëm. Përveç historisë me plot aventura,ka edhe pyetje dhe kuriozitete.

Fëmija: .................................................................................................

Shitësja: - E ka shkruar një shkrimtare nga Zelanda e Re që banon në Angli.

 

 

Gentiana Zagoridha: KURIOZITETE

 Zgjodhi për botim :Gentiana Zagoridha

                     

 

 

 

                                                                       ZBULO  PËRRALLËN

 

Sonja u bëri shokëve të saj një lojë. U dha për të lexuar një tregim në të cilin kishte zëvendësuar zanoret me numra të ndryshëm.

                                                                Po ti a mund ta lexosh përrallën?

A=1    E=0     Ë=4    I=5      O=2     U=7      Y=6

            

                      M5L5NG2N1   DH0   P4LL7MB5

Nj4  m515ng2n4  0  0t7r  zbr5t5  n4  p4rr71  p4r  t4  p5r4   7j4.  P2r  7j5  0  mb7l25  dh0  0  m2r5  m0  v0t0. M515ng2n1  p2  mb6t0j, k7r  1rr5t5  nj4  p4ll7mb  m0  nj4  gj0th0  n4   sq0p.  P4ll7mb5  0  p1, 5  h2dh5  nj4  gj0gj0   dh0  m515ng2n1  p1s5  h5p5  n4  t4  shp4t25.

D5s1   k2h4   m4  v2n4,  nj4  gj1ht1r   p2  b4h0j   g1t5   p4r   t1  q4ll71r   p4ll7mb5n   m0  ç5ft0n  0  t5j.  M515ng2n1  57   1fr71   gj1ht1r5t   dh0   0   g7d715s5  n4   nj4r4n   k4mb4. Gj1ht1r5   7  h2dh   p4rpj0t4, 7  t7nd  p1k   dh0   1rm1  5   r1   ng1   d2r1.  P4ll7mb5  h1p5  kr1h4t  dh0   7   ngr5t   m0nj4h0r4  n4   fl7t7r5m.

 

                                          Pak humor

 

 Mësuesja i thotë Arbrit:

-Kushëriri yt ka 42 mollë dhe ti i thua që të të japë gjysmat.Sa mollë do të kishe ti?

-Asnjë, - i përgjigjet Ardi.

-Si asnjë?  Nuk di ta bësh pjesëtimin?

-Jo mësuese, di ta bëj, por ti nuk e njeh kushëririn tim. Ai s`të jep asgjë.