Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj
Debatt artikuj

Kadri Tarelli:RILINDAS ! ÇOHUNI ! KOMBI JU THËRRET !

Kadri Tarelli

 

                                                          RILINDAS ! ÇOHUNI ! KOMBI JU THËRRET !

                                                         Mbështes poetin dhe publiçistin Agim Shehu.

Lexova dhe rilexova disa herë te “Fjala e lire” në internet shkrimin: “Mohuesit e kombit – Tradhëtarët e atdheut” të shkrimtarit dhe publicistit Z. Agim Shehu. Është një kushtrim dhe thirrje për të gjithë shqipëtarët kudo që janë: Kombi është në rrezik !

Cilido nga ne, që ka dy pare mend në kokë dhe e quan veten shqiptar, e ndjen se po humbasim identitetin tonë kombëtar dhe për pesë para të fëlliqura po shkërmoqemi si kokrat në kallirin e grurit. Po lozim rolin e indiferentit dhe bëjmë sikur nuk dëgjojmë dhe nuk po kuptojmë se ç’po ndodh me ne shqiptarët. Është i pafalshëm qëndrimi ynë, por edhe i paimagjinueshëm rreziku i çkombëtarizimit. Kombin që e ruajtën për mijra vite të parët tanë. Shqiptarizmën  që e ngjallën, e ndërgjegjësuan dhe e mbrojtën me aq zjarr rilindasit e ditur e të ndritur. Kombin për të cilin luftuan, u dogjën, u vranë, u prenë dhe u masakruan mijra heronj, po e humbasim sot në kohët modern, si pa të keq, pa u ndjerë, në heshtje dhe qetësi, si një gjë pa vlerë e të dalë mode.

Siç po duket ka ardhur koha, që edhe pas më shumë se një shekulli, të thërrasim përsëri rilindasit e mëdhenj: Çohuni ! Kombi po ju thërret ! Ngrihuni si njëherë moti dhe na ndiçoni mendjen e trazuar dhe shpirtin e helmuar !

Është fat i madh për ne që po dalin këta “Rilindasit e rinj”, si Agimi dhe plot të tjerë, patriotë, të mençur,  të ditur e trima, të cilët po e ngrenë zërin, për rrezikun që na kanoset, jo thjesht dhe me parrulla e fjalë të mëdha, por me argument të mbështetura në studime të holla. Është fat që shumë të rinj, dhe mes tyre edhe intelektualë po përpiqen të thonë fjalën e tyre dhe të bindin opinionin publik, më mirë të themi të bindin shqipqtarët, se duke qëndruar indiferentë sot, nesër s’kanë kujt t’i ankohen, as kanë  “sy  e faqe” të fajësojnë të tjerët. Kujt i vlen mençuria pas kuvendit , dhe trimëria pas beteje ?

Për kombin, çfardo që të themi, e çfardo që të bëjmë, asnjëherë nuk është mjaft. Kë presim t’i dalë zot, veç nesh ?

 Nuk marr përsipër të shpreh ç’mendojnë të tjerët, po për vete them pa e tepruar, se kam të drejtë mendoj dhe të vlerësoj, se Agimi ka kryer një detyrë sa intelektuale, aq fisnike dhe atdhetare, sa për t’u marrë si shëmbull dhe model i mendimtarit, studiuesit dhe luftëtarit.  Dhe mendimi mund të shtyhet më tej:  

Së pari: Me këtë shkrim Agim Shehu ze vend nderi, si një gurr i rëndë në rradhët e para të atyr që unë po i quaj “Rilindas të rinj”. Ky shkrimi të mos hiqet nga interneti,  nga tabela e 10 numrave të “Fjalës së Lirë”, në mënyrë që të jetë gjithmonë në ballë, e të lexohet edhe nga ata që vijnë, apo kujtohen dhe zgjohen me vonesë. Le të shërbejë si thirrje, për ata që s’kanë sy e veshë.

Së dyti: Ky shkrim mund të botohet në formë fletushke, apo broshure të vogël dhe të shpërndahet kudo në vende publike, në Shqipëri dhe kudo ku ka shqipëtarë. Po si  fillim t’i çojnë tek selitë e partive tona, që na shurdhojnë me gërrmërret e tyre për votë e pushtet, të cilat, siç i thonë: Janë gati e na shtyjnë që të shqyhemi me  njëri – tjetrin dhe ta lemë të shkujdesur ujkun që po përlan kopenë. Në fund të fundit ç’vlerë kanë partitë para kombit ? Pse heshtin e nuk thonë asnjë fjalë? -Heshtjen po e quaj “Çudi”, pasi vetëm çudi nuk është ! - Jemi gati të mbushim rrugët dhe sheshet me demostrata dhe mitingje, të godasim  me gurrë dhe me hunjë të rrahim policinë shqiptare, po edhe të vritemi mes nesh e të derdhim gjakun si pa të keq. Çudi ! Vërtet çudi ! Shqipëtarin e bëjmë armik e hasëm. E urrejmë njëri – tjetrin sa t’i hamë mëlçinë dhe bëjmë sikur nuk e  shohim “hasmin” e vërtetë. Heshtja, në këtë rast përkëthehet, është pak të thuash lëshim dhe përulësi e shpifur, po me plot gojën quhet tradhëti kombëtare. Me të drejtë Z. Agim, “mohuesit e kombit i quan tradhëtarë të atdheut”, po ç’emër t’u vemë drejtuesëve të partive, që kanë një okë mend, por edhe atyre që u shkojnë pas?

Pastaj, pasi të kenë mbaruar së shpërndari tek partirë, le të dalin të hedhin nonjë sy edhe nga pushtetarët, se mos të harrojnë t’u çojnë nga një kopje nëpër zyra, nga një edhe zyrtarëve që heshtin, që nuk dëgjojnë dhe nuk shohin më larg se tavolina dhe as më tej se kolltuku i vet.

Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: kush mund ta marrë përsipër botimin dhe shpërndarjen? Kollaj fare ! Nuk mësoj njeri, po ka tek ne organizma, subjekte dhe shqiptarë patriotë që kanë fuqi dhe mundësi financiare e njerzore që ta bëjnë këtë. Historia dhe shqipëtarët do t’u jenë kurdoherë mirënjohës.

Së treti: Do të deshiroja që, ky shkrim, do të thosha studim dhe thirrje e Agimit, të ishte në ekranet e televizorëve dhe në faqe të parë të çdo gazete, jo vetëm për një ditë, por për javë, muaj dhe vite. Le të shpërndahet në rrugë e sheshe, në mënyrë që shqipëtari, i madh e i vogël ta lexojë e ta ketë si “hajmali”, të dhuruar e të bekuar nga zoti.

Faleminderit ty Agim dhe të gjithë atyre që nuk po kursehen për t’i shërbyer çështjes shqiptare! Heronjtë nuk na kanë munguar kurë. Historia dhe gjaku ynë i thërret. E di që do të thuash se ke bërë vetëm detyrën si shqipëtar. E drejtë ! Po këtë po kërkojmë e po ngremë zërin, që të gjithë të kryejnë detyrën dhe t’i dalin zot kombit dhe atdheut.

 

Me respekt !

Kadri Tarelli

Durrës.

 

 

Baki Ymeri: Zëri i viktimave

 

 

Zëri i viktimave

Alban Dega thekson se Amerika është shembull i mbrojtjes së demokracisë më dinjitoze në botë. Çka bëjnë institucionet tona për ndëshkimin e dhunës serbe në Kosovë!


Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Padia e Osman Cakës kundër paramilitarëve serbë lidhur me vrasjen e Ilirit të tij është dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut  të Prishtinës më  24 tetor 2001 (nr. PP 464/01), por kjo nuk don të thotë se drejtësia ka vepruar energjikisht konform ligjeve dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës antishqiptare në Kosovë. Nga letërkëmbimi me babain e viktimës kuptojmë dëshirën e tij që këtë aktpadi ta publikojmë në faqet e gazetave tona në Kosovë dhe Shqipëri, madje edhe në diasporë, me gjithë emrat e serbëve paramilitarë, pasiqë besojmë se kjo ndërmarrje në këtë kohë ka një peshë të lartë politike në periudhën e bisedimeve Kosovë-Serbi. Le të jetë kjo edhe një dëshmi për krimet serbe dhe dëshmi e përpjekjeve tona për ndriçuar këto krime përmes organeve juridike, për të dëshmuar mosgadishmërinë e instuticioneve të instaluara në Kosovë për tu marrë me këtë rast, pasiqë,  që nga viti 2001, akpadia është “cenzuruar” në sirtaret e Gjykatës Komunale të Kaçanikut.

Qeveria e Kosovës ka rrëshqitur si thiu në akull duke mos e hedhur Serbinë në Tribunalin e Hagës për gjenocid, etnocid dhe holokaust në Kosovë. Massmedia shqiptare e ka për obligim të merret me këtë rast, duke e bërë publike padinë edhe në gjuhën angleze për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar. Osman Caka nuk është i panjohur as për publikun shqiptar dhe as për atë anglez. Duke kërkuar burime për të në Oldham Cronicle kuptojmë se kemi të bëjmë me një shqiptar të prekur nga flatrat e engjëllit, që ka dhënë kontribute të panumërta vullnetare për mbarëvajtjen e sportit shqiptar në Manchester të Anglisë, për inaugurimin e bustit të Nënës Tereze, për furnizimin e shkollave shqiptare me ekipamente sportive dhe për një serë aktivitetesh tjera që shkojnë në favor të mbarëvajtjes së shqiptarizmit në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

           Osman Caka është shqiptari që ka kontaktuar ishkryeministrin anglez Tony Bleer, që ka dhënë intervista edhe në programin më të shikuar në Angli (TV BBC, më 14 qershor l999), duke qenë prezent në shtypin anglez me artikuj si „Plaque marks refugee arrival” etj. Atë e preokupon brenga pse ende nuk është bërë publik padia e tij kundër serbëve që kanë bërë masakra në komunën e Kaçanikut, ku UNMIK-u dhe EULEKS-i ende nuk e kanë dhënë kontributin e duhur lidhur me ndriçimin e kësaj padie. Qëllimi ynë është që të sensibilizohet kjo temë, ky rast dhe ky subjekt, që ta kuptojnë shqiptarët humbjen e Ilirit dhe familjarëve të tij më të shtrenjtë. Qëllimi i këtij shkrimi është që të dalë në pah edhe një segment i panjohur i gjenocidit në Kosovë gjatë luftërave të përgjakshme të viteve 1998-1999, duke patur parasysh faktin se populli shqiptar ka patur mbi 14.000 shpirtëra të pushkatuar, 120.000 shtëpi të djegura, dëmtim kolosal të ekonomisë familjare, dhunimet e panumrëta, dhe çka është më e keqja, që pas 12 viteve ende nuk dihet fati i 1.846 personave të zhdukur në Kosovë.

 

Kosova ka nevojë për mbrojtjen legjendare jo vetëm të sovranitetit, por edhe të çështjes së saj. Mos të harrojmë se po atë ditë kur kriminelët serbë e kanë vrarë Ilir Osman Cakën, kanë pushkatuar edhe 14 persona të tjerë, duke plagosur edhe shumë vetë. I kemi të gjitha emrat në  në padi. Osman Caka ka qenë dëshmitar i propozuar nga Tribunali i Hagës, mirëpo aty është bërë edhe selekcionimi i dëshmitarëve kundër Sllobodan Millosheviqit. Osmani është hequr nga lista e dëshmitarëve nga ca njerëz që kanë punuar atëherë me hetuesit e UNMIK-ut . Pse? Sepse ka patur „njerëz” të atillë të servilizmit „ndërkombëtar” që nuk kanë dashur që mos të ketë dëshmitarë të fortë që posedojnë akte e fakte për ta zbardhur para Tribunallit të Hagës maskrën e parë të 13 Prillit l999 në Lagjen Lamaj-Tifek, Caka, Sllatinë, Brod Elezaj. Në këtë kontekst vlen të përmenden edhe të burgosurit shqiptarë që kanë vuajtur nëpër burgjet serbe. Mos të harrojmë se një lumë i madh është bërë me lotët e nënave tona duke vizituar bijtë dhe bijat e tyre nëpër kazamatet serbe, si dhe për qindra ushtarët shqiptarë të kthyer në arkovole nga ushtria jugosllave e drejtuar nga oficerët e nëntokës antishqiptare të Beogradit.

            Shumëkend e pengon zëri i tellallit dhe megafonave që e prishin ekologjinë e ambientit në Kosovë, dhe kanë të drejtë, por në këtë konstekst nuk duhet të harrojmë se serbët kanë djegur 125 xhami dhe pushkatuar 42 imama, duke mos harruar as njëqindmijë makina të të gjitha llojeve të vjedhura nga ana kriminelët e Millosheviqit dhe policia serbe, pa e anashkaluar përdhunimin dhe vjedhjen e të gjitha stolive të  grave, masakrim fëmijësh dhe vjedhjen e djegjen e bagëtive. Alban Dega thekson se Amerika është shembull i mbrojtjes së demokracisë më dinjitoze në botë. Çka bëjnë institucionet tona për ndëshkimin e fajtorit dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës serbe në Kosovë! Qytetarët duhet të bëjnë padi nëpër gjykata dhe të kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa gjykatësit nuk duhet t’i cenzurojnë kërkesat e tyre siç vepruan 10 vjet me rradhë me padinë e Osman Cakës i cili ka deponuar në Gjakatën Komunale të Kaçanikut për kompenzim dëmi, kurse gjykata ende nuk ka marrë asnjë vendim. Njësoj duhet të veprojë edhe popullata e deportuar me dhunë nga trojet etnike nga ushtria dhe policia serbe e cila i ka kërcënuar me pushkatim, gra burra, fëmijë, qindramijë shqiptarë duke mbetur të  stresuar dhe traumatizuar sot e kësaj dite.

            Edhe sa duhet pritur që psikologët e Kosovës dhe ata të Evropës të zgjohen nga gjumi për të regjistruar shënimet e pacientëve të tyre që i kanë patur në tretmanin e tyre! Osman Caka është njëri nga ata që e ka të stresuar gruan e cila qe 12 vjet gjendet nën mbiqyrjen e psikologut në  Manchester të Anglisë. Andaj, jo vetëm zoti Caka por krejt shqiptarët e dëmtuar duhet të vetëdijësohet e të paraqesin aktpadi kundër shtetit serb, të regjistrojë vlerën e dëmit të shkaktuar, duke i përfshirë këtu edhe punëtorët e larguar nga puna dhe pensionistët, kontributi i të cilëve është vjedhur nga shtetit serb. Ky është qëllimi i këtij apeli, që paditë e shqiptarëve të vërshojnë gjykatat që të kuptojë komuniteti ndërkombëtar se cilat janë kërkesat e popullit kundër dëmeve që ka shkaktuar pushteti serb gjatë luftës në Kosovë, ngase nuk jetohet vetëm me gojëdhëna e me këngë folklorike për dëshmorët e kombit, por edhe me punë konkrete ku del në pah zëri i viktimave dhe zëri i popullit kundër etnocidit serb në Kosovë.

 

Dr. Theodor Damian:Zogu i Sharrit me Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë

 

Zogu i Sharrit me Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë

(Fragmente nga lansimi i miqësisë rumuno/shqiptare në Bukuresht)

 

Dr. Theodor Damian:

 

Manifestimi që u mbajt sot në restorantin „Boema 33” (10 mars 2011), ishte me të vërtetë një moment historik dhe gëzohem që pata fat të njihem para disa vitesh me Baki Ymerin e të bashkëveprojmë për ta përforcuar urën e shëndetshme të miqësisë ndërmjet Bukureshtit dhe New Yorkut, një nga dëshmitë e fundit duke qenë botimi i vargjeve të Fehmi Kelmendit nga Zvicra në revistën time „Lumina Lină” (Drita e Qetë). Nuk e dija se Bakiu kishte një talent të këtillë organizatorik dhe të njihet me qindra krijues dhe personalitete të larta të kulturës rumune dhe dashamirë të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë vend. Nuk e dija se jo vetëm shqiptarët por edhe sivëllezërit e mi rumunë e admirojnë dhe respektojnë, dëshmi duke qenë kushtrimi i tij „Urdhëroni në sallë!” dhe brenda disa minutash salla e restorantit u mbush me kaq shumë shkrimtarë, personalitete dhe diplomatë. Mendoja se do vinë nja 10 veta, por assesi nuk ma merrte mendja se një zog shqiptari do të sjellë rreth 100 veta në zemër të Bukureshtit për kremtimin tim e të zotit Maksuti. Mu për këtë jam jashtëzakonisht i impresionuar dhe e përgëzoj nga zemra për këtë gjest fisnik të tij.

 

E përgëzoj ngase duke më nderuar mua e nderoi edhe  Shqipërinë, edhe Kosovën, edhe Bukureshtin, edhe Amerikën. Jashtëzakonisht më impresionoi fakti kur pashë se gjatë mobilizimit të tij arriti ta sjellë në përurim edhe ambasadorin e Shqipërisë, së bashku me ekipin e tij në këtë eveniment. E përgëzoj ngase zotërinjtë Sami Shiba dhe Luan Topçiu ia shtuan prestigjin këtij manifestimi, ngase moderatori i prezantoi dhe foli në superlativ për ta, ngase Bakiu është një misionar i paqes letrare, një patron shpirtëror që bën kaq shumë, si për Shqipërinë në Rumani, poashtu edhe për Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë. Në këtë kontekst, ajo që e bëri zoti Ymeri nuk ishte tjetër veçse një kombinim i shkëlqyer, një lumturi e dyfishtë, por edhe një ekuilibrim ndërmjet disa evenimenteve. Faktikisht, takimi i sotshëm ishte një eveniment i dyfishtë: i pari ka të bëjë me lansimin e librit tim të përkthyer në gjuhën shqipe, dhe i dyti,  se përmes prezantimit të autoriteteve shqiptare të Bukureshtit, i prezantoi edhe revistat „Kosova” dhe „Shqiptari”, „Shqiptari” duke qenë një revistë e shkëlqyer të cilën e admirojmë jo vetëm profesionalizmin, por edhe përkushtimin e kryeredaktorit për pregaditjen dhe botimin e saj, si dhe prestigjin që ka kjo tribunë e moçme e shqiptarizmit, e themeluar nga Nikolla Naço para 120 vitesh në Bukuresht (1888).

Po e shoh se revista respektive është mjaft e njohur dhe e vlerësuar edhe nga anëtarët e Klubit letrar „Boema 33”, si dhe nga ajo që kam dëgjuar sot, gjatë prezantimeve që u bënë. Për atë e rifalënderoj drejtuesin e saj me origjinë nga Shipkovica e Sharrit, duke mbetur i nderuar me atë që ka bërë për mua, madje edhe për disa krijues shqiptarë nga Amerika, dhe shpresoj se do të mbetemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me projekte tjera të ardhshme. Më gëzon fakti se në kantierin tim ekziston një shitore shqiptare. Dhe unë sa herë kaloj andejpari kthehem për të blerë te ta, përshëndetem me ta. Janë të dashur. Janë mikpritës. Ndoshta mund të jenë shqiptarë nga Kosova, por një zotëri nga salla, këtë pasdite ma dha një vizitkartë, duke më thënë se e njeh në New York komunitetin shqiptar. E luta më më njohë me disa shkrimtarë të atjeshëm shqiptarë ngase dua t’i ftoj në klubin tim letrar „Mihai Eminescu”, e ta lansojmë edhe atje librin tim „Shenja e Isarit”, i përkthyer me kaq shkëlqim, përkushtim dhe mjeshtri gjuhësore dhe artistike nga ana e Baki Ymerit në gjuhën shqipe.” (Tekst i shqipëruar nga rumanishtja nga Adriana Tabaku)

 

Fatbardha Demi:BASHKJETESA FETARE E SHQIPTARËVE DHE ANA TJETËR E MEDALJES

 

 

Fatbardha Demi

 

BASHKJETESA  FETARE  E  SHQIPTARËVE  DHE  ANA  TJETËR  E  MEDALJES

                       Shqipëtar i vertetë ësht’ ay që ka mëndjen’ e zëmrënë shqipëtare

                       S.Frashëri

Bashkjetesa fetare e shqiptarëve ka çuditur ndër shekuj të huajt, që në historinë e vëndeve të tyre kanë patur luftra fetare, ku viktimat nuk njihnin moshë. Jo vetëm në lashtësi apo gjatë Kryqëzatave Mesjetare, por edhe para dy dhjetëvjeçarëve, në zëmër të Europës demokratike, kanë ndodhur beteja të përgjakshme fetare, siç ishte edhe lufta në Bosnjë-Hercegovine apo në Kosovë e sërbëve, nën flamurin e ortodoksisë. Kjo luftë fetare u gërshetua, siç ka ndodhur gjatë të gjithë historisë njerëzore, me interesat pushtuese, pastrimin etnik dhe genocid të egër mbi popullsinë.

Tek arbërorët, çdo besim i ri, ka bashkjetuar (dashje-padashje) krahas besimit të lashtë, duke plotësuar nevojat shpirtërore dhe të jetesës, së tij. Toleranca fetare e arbërorëve është një dukuri e kaherëshme. Një prej "dy baballarëve" të Kishës Romake, siç e kanë përcaktuar historianët e katolicizmit, Shën Jeronimi me origjinë ilire "ishte kundër përjashtimit të kulteve të tjera në jetën shoqërore. E kjo 1600 vjet më parë!" (D.Gazuli "Shën Jeronimi prej Ilirije"forumi "zëmra shqiptare" 2010)

Për këtë dukuri unike të popullit shqiptar, kanë shkruar jo vetëm udhëtarët kuriozë, politikanë, të punësuarit pranë kancelarive të mbretërive ballkanike, albanologë, ambasadorë të vëndeve të huaja, por edhe përfaqësues të feve të ndryshme.

Kjo bashkjetesë e besimeve fetare tek shqiptari, dhe mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme, është komentuar herë-herë, si shprehje e mungesës së një besimi të vërtetë dhe ka provokuar dyshimin në përkushtimin e tyre ndaj besimit të krishter apo mysylman.

"Në dëshmi të ndryshme të këtyre shekujve (16-18) tregohet se janë shumë të përciptë në kultin e krishterë, thuhet se kanë emrin të krishterë, po aspak besimin (Kerubini)"(f.39 Mark Tirta "Mitollogjia ndër shqiptarët" 2004)

Studiuesit më seriozë dhe që e njihnin mirë këtë popull, më i lashti në Ballkan, që kishin ngrënë në sofrën e tij duke shijuar bashkë me gjuhën e ëmbël shqipe edhe rrëfenjat dhe këngët kreshnike,  e shpjegonin këtë dukuri, jo në mungesën e besimit fetar, por në përkushtimin parësor ndaj kombit dhe farës (klanit) së tyre, pastaj ndaj besimit shpirtëror.  "Shqiptarët paraqiten si popull i kundërt nga të gjitha kombësite e tjera të Sulltanit...Shqiptari është gjithëmonë shqiptar. Sërbit mysylman dhe bullgarit mysylman, ua kanë fshirë ndjenjën e nacionalitetit, fuqija e fortë e Islamizmit" ( f 219,224 E.Durham "Brenga e ballkanasve")

Por nuk është qëllimi i këtij shkrimi, të trajtoj vëndin që zë  kombi dhe fara përkundrejt fesë, që është bërë tema e ditës në median shqiptare. Le t’i kthehemi tezës sonë mbi bashkjetesën fetare të shqiptarëve.

Atëhere, cila është ana tjetër e medaljes?

Ana tjetër e medaljes sigurisht lidhet me të kundertën e asaj që dëshmuam më lart, pra me « luftën fetare » ndërmjet shqiptarëve, apo më shqip “vëllavrasjen” për shkak të besimit të ndryshëm fetar, ngjarja kulmore e së cilës, qe lufta çlirimtare dhe fetare e vitit 1821, në jugun e Gadishullit Ballkanik.

Në historiografinë botërore, greke dhe atë shqiptare, ajo emërtohet “Revolucioni grek i 1821”. Në bazë të ngjarjeve të ndodhura, aty nuk patëm ndonjë revolucion, sepse nuk u përmbys asnjë shtresë klasore siç ndodhi në Revolucionin francez (1789-94), idetë e të cilit frymëzuan shumë popuj të asaj kohe. Parullën e tij “Liri-Barazi-Vëllazëri”edhe sot e gjen të shkruar ngado në murret e shkollave franceze.

Përkundrazi, të gjithë aktorët e atyre ngjarjeve, qenë në një mëndje se: “Kryengritja nuk duhet të ketë asnjë element përmbysjeje shoqërore” (f499 A.K.). Emërtimi si “revolucion” i ngjarjeve, gjatë dhe pas 1821, nga historiografia greke, u bë jo vetëm për “ta lidhur” me vëndin e nderuar që zë, në historiografinë botërore Revolucionin francez, por edhe për ta bojatisur  fytyrën e vërtetë të kësaj lufte, që kaloi tre faza, duke nisur :1- Si një luftë çlirimtare kundër pushtuesit turk, 2- vazhdoi si një luftë civile dhe fetare për pushtet dhe pasurim 3- dhe përfundoi me spastrim etnik dhe një genocid të paparë, që vazhdoi  në shumë dhjetvjeçarë  edhe pas vitit të lartpërmëndur, për të krijuar një shtet homogjen dhe të krishterë helenik.

C’farë ndodhi në të vërtetë në këto vite?

Jo vetëm fuqitë e mëdha europiane si Anglia, Franca, Austro-Hungaria dhe Rusia, por edhe popujt e shtypur të Gadishullit Ballkanik, e kuptuan se Perandoria e Osmanëve në fillimet e shekullit 19, i kishte ditët e numëruara. Një shtet « klandestin » në fakt ekzistonte me të gjitha tiparet e një shteti europian perëndimor, dhe ky ishte Pashallëku i Janinës i Ali Pashë Tepelenës. Qëllimi i Pashait shqiptar ishte, pranimi dhe njohja e tij (me hir a me pahir) nga ana e Parandorisë dhe Fuqive të Mëdha.    Përpjekje për krijimin e një shteti shqiptar u bënë edhe në More.  « Në vitet parakryengritëse T.Kolokotroni dhe Ali Farmaqi kishin shtruar planin e çlirimit të Moresë . Në qeverisjen e shtetit të lirë, do të kishte një këshill qeveritar prej 12 të krishterësh dhe 12 myslimanësh » (f417 A.K). Por, Ali Pasha nuk donte shtete të vogla shqiptare, por një shtet të fuqishëm me siperfaqe të gjërë tokësore, pra një Konfederatë me një shtet grek, me gjuhën e popullit shqipen dhe të administratës greqishten.“Aliu thirri në Janinë një kuvënd me përfaqësues të shqiptarëve dhe të grekëve. Në kuvënd ai shpalli krijimin e një shteti monarkik kushtetues, i drejtuar prej tij, i përbërë nga Shqipëria (me katër vilajetet e saj-shën im) dhe Thesalia. Greqia qëndrore dhe Moreja do të formonin një shtet grek autonom, nën protektoratin e Aliut ». (f90 Historia 4, 2010)

 Duhet vënë në dukje, që kjo ide e Aliut mbeti si qëllim i bashkë-luftëtarëve të tij arvanitas edhe mbas krijimit të shtetit helen, por me drejtim të kundërt : Bashkimin e trevave shqiptare me ato të shtetit helenik  dhe nën emrin e Konfederatës, në fakt të zgjerohej shteti grek, duke asimiluar dhe kthyer në fenë ortodokse, popullsinë autoktone shqiptare. Ishin arvanitasit, drejtues të shtetit helen,  që krijuan edhe platformën e « Megalo-idhesë » ,që vazhdon të trazojë shpirtrat e qeverive greke edhe në shekullin e 21.

Në bazën e shtetit natyral shqiptar, të cilin donte ta krijonte Ali Pashë Tepelena, u vendosën dy nga idetë e Revolucionit francez, ajo e “lirisë” dhe “vëllazërisë” (midis feve dhe etnive).  Gjatë sundimit të tij , çdo besim kishte liri të plotë ushtrimi dhe përfaqësimi në administratën e tij. 

 Për këto ide të Ali Pashes, (që mishërohen tek shqiptarët e ditëve të sotme) historiografia greke, e trajton veprimtarinë e tij të shkëputur nga ngjarjet e 1821 dhe e paraqet si një despot të pamëshirshëm që u ra në qafë suliotëve „vllaho-grekë“ .  Por, Perëndimi e vlerësoi shumë figurën e tij. Viktor Hygoi do të shprehej për Ali Pash Tepelenën se: « Ishte i vetmi kolos që shekulli ynë mund t’i kundërvë Napoleonit (me origjinë arbëreshe nga emigrantët e krahinës luftarake të Manit në Peloponez, që shkuan në ishullin e Korsikës- shën im) »(f431 A.K). Edhe Historiografia zyrtare shqiptare , e trajton të shkëputur nga ngjarjet e vitit 1821 dhe formimi i shtetit Helen.

Përse ngjarjet e periudhës 1821-1930 i emërtojmë si një pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve, ndërkohë që bëhet fjalë për krijimin e shtetit Grek?

Sepse përveç rolit të Ali Pashë Tepelenës në këto ngjarje, ishin kryengritjet e vazhdueshme të shqiptarëve , që tronditën themelet e sundimit të  turqve në Ballkan, dhe sepse në pjesën jugore të Ballkanit, aty ku kishte qëndën jo vetëm Perandoria e Osmanllinjve por edhe ajo  Bizantine , popullsia mbizotëruese ishte arbërore me gjuhën e popullit shqipen . Në Greqi arbëreshët « përbëjnë trupin kryesor të popullit kryengritës...në këto vite dëgjohen vetëm arbëreshë dhe maniate .Kladi, Meksi, Buzhiku, Griva, Mallami, Pulio, Dragoi, Himariotet, Buejt dhe një numër i madh të tjerësh, që ngritën popullin për të dëbuar turqit…Nuk kishte vënd në gadishull, të cilin shqiptarët mos ta ngrinin kundër Turqisë këta 400vjet. » (f 492, f.226, f249 A.K.) Edhe nëpër zyrat e qeverive “helenike” të krijuara pas vitit 1821, nuk mungoi te valvitej fustanella kombëtare shqiptare si veshje e zyrtarëve të saj të lartë .Nga ana e historiografisë greke, këto lufëtra paraqiten si beteja të krishterëve ortodoks grekë, sepse myslimanët, që ishin “turq” sipas tyre, nuk e dëshironin çlirimin nga “Baba dovleti”- Perandoria Osmane. (« turq » dhe « grek » emërtohen sipas besimit fetar dhe jo kombësisë) Por faktet historike flasin ndryshe: “Më shumë lëvizje kryengritese kundër turqve kanë bërë shqiptarët myslimanë, se sa ata të krishterë” (f227 A.K.) Kjo dëshmon edhe një herë, se për shqiptarët, çështja kombëtare ishte mbi fenë, fakt që u dëshmua vite më vonë, në Kuvëndin e Lidhjes së Prizrenit (1878) kur u vendos të diskutohej për programin e veprimeve « pa folur për fenë. Të gjithë jemi shqiptarë! » (f112 Historia 4. 2010) . Duke ju shtuar bishtat “is” , “os”,”as”  emrave  të figurave shqiptare që bënë historinë, dhe duke përdorur metodën fetaro-politike, por anti-shkencore (besim fetar, gjuhë = kombësi), u ndertua Historia greke e  “Revolucionit të 1821”. « Në asnjë festë kombëtare (të Greqisë-shën im) nuk i dëgjuam karrigo-manët apo komentatorët ëndrimtarë të radios apo televizorit (të flisnin) për kontributin e arbëreshëve në kryengritjen e ’21-shit »(f334 A.K.) Fatkeqësisht, edhe qeveritarët e sotëm shqiptarë nuk guxojnë t’iu a kujtojnë këto fakte, homologëve të tyre grekë, kur  përflasin vënd e pa vënd « bukën » që ju japin emigrantëve tanë të  fituar me djersën e tyre. Nuk e mohoj kurrësesi, luftën e popujve të tjerë për çlirim nga sundimi otoman në jug të Gadishullit Ballkanik, por siç thuhet « Jepi Cezarit atë që i takon ».

Pavarësisht se ngjarjet e sipërpërmëndura, kanë ndodhur në trevat që sot nuk përfshihen në shtetin shqiptar, historiografia zyrtare shqiptare, duhet të pasqyrojë në tekstet shkollore, të vërtetën historike të kombit të vet. Natyrshëm lind pyetja se përse nuk flitet për këtë kontribut si dhe „luftën fetare“ të shqiptarëve? ...

Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta kerkojmë në ngjarjet e ditëve të sotme dhe në njohjen e ngjarjeve të ndodhura në fund të shekullit 18 dhe fillimin e shek.19.

Përse fuqitë europiane nuk e perkrahen „shtetin shqiptar“ te Pashait të Janinës?

 Sepse për perëndimorët dhe Rusinë cariste, Ali Pash Tepelena ishte “një kockë që nuk kapërdihej” dhe nuk u nënshtrohej zbatimit të planeve të tyre në Ballkan. Ëndra e Luanit të Janinës ishte të krijonte një shtet të fuqishëm natyral shqiptar, jo vetëm i të krishterëve, por i të gjithë besimeve fetare i cili do të bashkëpunonte me Fuqitë e Mëdha, por gjithmonë në interes të tij.

Kurse Anglia, Franca, Rusia dhe Parija vëndëse, bashkë me Klerin “janë të një mëndje që shteti i ri duhet të jetë i krishterë” (f498 A.K.)  Fuqitë e Mëdha, nuk dëshironin një shtet konkurent në Ballkan, por një « koloni të krishterë» për politikat e tyre strategjike europiane dhe më gjërë. Më vonë, ata sajuan një shtet azmatik helen, ku tre partitë ekzistuese, « angleze », « franceze » dhe « ruse » duke luftuar kundra njëra tjetrës për të vendosur në pushtet njerëzit e tyre, u bënë shkaktare të dy luftrave të pergjakshme civile. Në këtë “garë” për ta përfshirë Ballkanin jugor në influencën e saj, Rusia qe më e suksesshme. Ajo kish kohë që vepronte, si me luftime dhe diplomaci, ashtu edhe me veprimtari të fshehta.

Mbas dështimit të ndërhyrjeve të vitit 1769,1790 dhe së fundi më 1807 në Jugun e Ballkanit me idenë e  pan-sllavizmit dhe krijimit të shteteve ortodokse rreth Turqisë, Rusisa vendosi t’iua lërë këtë detyre, në dorë të krishterëve vëndës, por që ishin në shërbim të saj.

 Për këtë qëllim u themelua ne Odesse, shoqëria e fshehtë « Filiqi Eteria »(14.09.1814)  Siç shprehej edhe kasapi i Luftës së II botërore, Hitleri: « Forca, pa një themel shpirtëror është e destinuar të dështojë ». Themeli ideollogjik i kësaj shoqërie, do të ishte besimi ortodoks. Ortodoksia krijoi urrejtjen midis arbëreshëve dhe vëndin e perkatësisë kombëtare dhe të farës(klanit) e zuri ekstremizmi fetar. Ky themel shpirtëror, siguroi edhe suksesin e planeve të Filiqi Eterisë dhe çfarosjen massive të shqiptarëve. Anëtarë të shoqërisë së fshehtë të krijuar nga ruset, ishin edhe komandantët arvanitas të 1821 si : Jani Gura, Jani Koletti, Odise Andruco, Bubulina,Marko Boçari etj.  (shume prej tyre kishin sherbyer ne ushtri apo administratën e Rusisë cariste) Ata kontribuan në arkën e saj me shuma të hollash personale. Plani i kësaj shoqërije ortodokse, përcaktoi edhe tre fazat e « Revolucionit 1821 ».

 Kjo organizatë e fshehtë, nuk kishte ushtri dhe as njihej nga populli (bile anetarët e thjeshtë, nuk e dinin se kë kishin mbi krye, te ashtuquajturit “te padukshmit” dhe as planet reale të saj), por ajo kishte mbështetjen e Carit të Rusisë, për këtë arësye edhe Ali Pash Tepelena ju drejtua për bashkëpunim, por pa sukses. Ai e kuptoi se duhej të mbështetej vetëm tek mobilizimi i masave popullore “pa dallime fetare” për “Liri”.  Kjo thirrje  e Aliut, ngriti arbërorët e të dyja feve. Shqiptarët që niseshin për luftë këndonin: « Nderin dhe Kombin i kemi bashkë / Të krishterë e mysylmanë » (f293 A.K.)

 Marko Boçari, përpara betejës në Mesollongj (9.09.1823) , shtrëngoi duart me bashkë-luftëtarët e tij, duke dhënë besën me “vllamët” për të luftuar deri në pikën e fundit të gjakut kundër Mustafa Bushatit. Trimëria e tij mahniti bashkohësit europiane qe i kushtuan poezi dhe e përjetësuan në vepra pikture . Poeti i madh anglez, Bajroni, mbajti një fjalim mbi varrin e Marko Boçarit, i veshur me kostumin tradicional shqiptar. 

Shoqëria “Filiqi Eteria” ja kishte nevojën e shqiptarëve, si të krishtere dhe sidomos myslimanëve që “janë fuqija më efektive e përleshjes me Turqinë” si bardhunjotët, laliotët në More (f497 A.K) .

Në 1820, “Kuvëndi i Kapedanëve të Rumelisë” themeloi Aleancën Kombëtare të Grekëve (me grekë duhet nënkuptuar shqiptarë të të dy besimeve) që pati një jetë të shkurtër (nga 15.1.1821deri më 12.1821). Vulosja e kësaj marrëveshje më 15.1.1821, shënon nisjen e luftës së përgjithëshme, dhe jo më 25.3.1821 sipas historiografisë greke, kur Gabrieli bën meshën e Shën Mërisë. Qëllimi i ndryshimit të dates, u bë që të theksohej autorsia ortodokse dhe greke, i të ashtuquajturit « Revolucion grek 1821 » .

Mbas rrethimit të Aliut nga turqit, ndihmesi i tij besnik, himarioti Odise Andruco, u vendos në krye të Këshillit të Kapedanëve të Rumelisë për të vazhduar planet e tij. Në fazën e parë të luftës, kur mbizotëronte fryma e Ali Pashë Tepelenës, ajo e çlirimit nga sunduesit osman, thirrja për luftim ishte « Ja vdekje,ja Liri! » (siç u dëgjua në të gjitha luftrat anti-osmane të shqiptarëve). Por pas një viti, ajo u zëvëndësua me thirrjen « Në njerën dorë thikën dhe në tjetrën Kryqin!», që udhëhoqi më vonë andartët grek në jugun e Shqipërisë dhe në trevat e Camërisë, por edhe në luftën e Kosovës të fundit të shekullit 20.

Fundi i ekzistencës së Aleancës, shënon edhe fillimin e fazës së dytë të luftës , asaj të Kryqëzatës fetare kundër shqiptarëve të besimit mysliman, nga shqiptarët e besimit ortodoks, në bashkëveprim me ortodoksët vlleh, turq të konvertuar, sllavë dhe fanariotë të mbështetur nga të gjitha Fuqitë e Mëdha. « Sa panë se peshorja anonte nga ana e kryengritësve, (despotët,pedantët politike të syzeve miopike dhe rendikotave) erdhën në Greqi, jo për të luftuar, por për të zënë postet. Të gjithë këta përpiqeshin të fanatizonin masat e krishtera, që të prishnin Aleancën.” Despotët donin kope me dhentë e veta” (f462 A.K.)

Ne nëndor 1821, kapedani Tahir Abazi me urdhër të arvanitasve të tjerë myslimane të Aleancës, shkoi në Kuvëndin e Parë të Grekëve, si dhe për të parë vëndet e çliruara. Kudo sheh xhami të rënuara, myslimanë të vrarë dhe familjet e tyre të skllavëruara. Myslimanët shqiptarë sulmonin kundra ushtrisë turke (e përbërë me shumicë po nga myslimanë shqiptarë), nga ana tjetër vriteshin nga bashkë-kombasit e tyre të krishterë. 

Në kujtimet e tij, historiani arvanitas Makrijani shkruan:”Ndërkohë që grekët (shqiptarët-shën im) , e vëllazëruar të krishterë dhe myslimanë, po përpiqeshin të çlironin Njohorin, mbriti gjysëm i vdekur në front, i vetmi arvanitas mysliman që kishte mbetur i gjallë nga thika e “aleatëve” të krishterë të Moresë. Atëhere (myslimanët) “zunë britmat nga dëshpërimi. Thanë: “Zoti im, përse zëmrohesh me ne fatkeqët? Dhe armiqt tanë (turqit) na vrasin dhe miqtë tanë (të krishterët) që ndërsa na japin besën e të qënit miq, me pabesinë e tyre na vrasin fshehtas »(f458 A.K)

Këto veprime befasuan jo vetëm kapedanët myslimanë të shqiptarëve, por edhe ata të krishterë që donin të çliroheshin nga turqit dhe jo të vrisnin vëllezërit e një gjaku.  Ata që mendonin kështu, u vunë në listën e myslimanëve të destinuar për t’u vrare. « Ata që gjatë kryengritjes vazhdojnë të këmbëngulin që të vënë në jetë planin e tij (të Ali Pashe Tepelenës-shen im) duhen zhdukur me çdo lloj sacrifice…Pra t’i përdorim per sa kohë nuk përbëjnë rrezik » (f499 A.K.)

Për të qënë më të saktë, kjo luftë vëllavrasëse mbi baza fetare të shqiptarëve, nuk filloi më 1821 dhe nuk mbaroi me njohjen e shtetit Helen (1830). 

Të gjithë historianët flasin për luftën e suliotëve me Ali Pash Tepelenën, por nuk përmënden shkaqet e vërteta të saj. Asnjë libër mësimor grek por as shqiptar, nuk përmend masakrën e Dervishanës të vitit 1772, shëmbullit klasik të fanatizmit mesjetar fetar, që morri përmasa katastrofale në fazën e dytë të ngjarjeve të 1821.

700 suliotë të krishterë, sulmuan fshatin mysliman çam të Dervishanës (26.07.1772) dhe pasi rrëmbyen të gjitha vajzat, i therrën pa perjashtim, burrat dhe djemtë e rinj të fshatit duke ju a prerë kokat. (Abedin Rakipi « Masakra e Dervishanës 1772 ») Kjo masakër kishte burimin jo thjesht në kundërshtinë e fshatit çam ndaj banditizmit të kleftëve suliotë, por nga drogimi fetar ortodoks, që gjakun e vet, por të fesë tjetër e shikonin si « një të keqe » e cila duhej zhdukur. Në vitet që pasuan (1821), kjo « vëllavrasje fetare » do të përfshinte të gjithë jugun e gadishullit ballkanik.

 « Është e tepërt të rradhisim këtu të gjitha rastet ku këta zotërinj (kapedanët ortodoks shqipetarë së bashku me ortodoks te kombesive te tjera-shën im) godisnin dhe vrisnin pa asnjë lloj arësyeje arvanitasit mysylmanë, që i dorëzoheshin ushtrisë së krishterë duke braktisur turqit, ndërkohë që nuk bënin të njëjten gjë me turqit halldup » (f506 A.K.)

Disa prej pasardhësve të kapedanëve shqiptarë ortodoksë, që udhëhoqën Kryqëzatën fetare gjatë « Revolucionin grek të 1821 », i përsëritën barbarinë mesjetare, duke kryer krime nga më çnjerëzore  sidomos në trevat e jugut të Shqipërise dhe Camëri.  Napoleon Zerva, emri i të cilit do të shënohet përherë përkrah kriminelëve më gjakatar të shekullit të 20-të (siç thuhet « pasuria tretet-emri mbetet » ), vijoi shfarosjen dhe dëbimin e popullsisë autoktone çame, të nisur nga stërgjyshi i tij suliot Tusas Zerva.

 “Djali i Markos, Dhimitri Boçari, u be tre here minister i luftes nen mbreterit Oton dhe Georgios, i asaj ushtrije qe sipas shkrimtares M.Vickers dogji dhe masakroi 46 fshatra myslimanesh vetem ne Shqiperine e sotme te jugut, pa llogaritur Camerinë dhe gjithe trevat  qe mbeten jashte kufijve shqiptare, duke mos prekur as edhe nje fshat ortodoks” (Abedin Rakipi “Suliotet nuk donin Camerine dhe çamet, por Greqine”)

Ekstremizmi i teskajshëm i besimit fetar, i ktheu shqiptarët ortodoks në makineri vrastare kundër vëllezërve të tyre, dhe jo vetëm kaq, por « fatkeqësisht kjo dukuri ka bërë që në Ballkan të zhduket kultura e popujve të vjetër të cilët besonin në kishën ortodokse, dhe trashëgimia e tyre kulturore dhe territoriale të manipulohet nga shtete dhe kishat nacionale“.(Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë“ Wikipedia, Enciklopedia e Lirë“)

Si vallë zuri vënd fanatizmi fetar në shpirtin e shqiptarit, sa ta quaj „të huaj“ bashkë-kombasin e tij dhe me një urrejtjeje të papërmbjtur, të ngrejë dorën kundër gjakut të vet për ta zhdukur?

 Në këtë shpërfytyrim, merita kryesore i takon përpjekjeve të Kishës Ortodokse greke. Një nga bashkë-kohesit e atyre viteve, francezi Pukëvil vëren: “Grekët e sotëm (të krishterët) e them me siguri, se nuk do të shohin në kryengritjen e tyre, asgjë tjetër përveç triumfit të fesë së tyre…” (515 A.K.) Por fanatizmi fetar nuk ishte faktori i vetëm. Grykësia për pasuri dhe pushtet e kapedanëve shqiptar ortodoks, do të përbënte bazën mbështetëse të saj. Masat popullore, sipas traditës ndoqën krerët e tyre, por nuk fituan asgjë.

« Mbas mbizotërimit të kryengritjes dhe krijimit të shtetit të pavarur grek, të varfërit u bënë më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Kapedanët… morrën feude (prona-shën im) me këtë mënyrë: Hipnin në një kodër dhe aq sa u zinte syri në terren, bëhej prona e tyre personale » (f502 A.K.)

Kjo grykësi për pushtet dhe pasuri, e nxitur nga fanatizmi fetar, dhe e mbështetur nga interesat e Fuqive të Mëdha, shkaktuan luftrat civile, ngjarjet e së cilës do të ishin të denja vetëm për penën e Shekspirit.

Odise Andruco emërtohesh si një nga kapedanët më të shquar të luftës çlirimtare të 1821. Ishte luftëtar i madh, organizator, inteligjent dhe shumë popullor. Krahui tij i djathtë ishte Jani Guri dhe siç ndodh në çdo luftë, lidhja e tyre u kurorëzua jo me betime besnikerije, por në ballë të sulmuesve, nën breshërinë e plumbave dhe vringellimën e shpatave kundër ushtrisë osmane. Ishte një luftë e pabarabartë dhe më shpesh guerile, për t’i bërë ballë ushtrisë armike, te madhe në numër dhe më të armatosur.  Ishte po ai kapedan Guri, që e arestoi, ish komandantin e tij (1825) dhe për dy muaj e torturoi pikerisht në Akropolin të cilin Odise Andruco e kishte mbrojtur nga turqit, që të tregonte se ku e kishte fshehur pasurinë. Odisea u mbyt me litar dhe historia greke e përjetësoi si «tradhëtar » të kauzës çlirimtare të grekëve.

Dhe nuk ishte vetëm Odise Andruco viktimë e kësaj lufte për pushtet, por edhe kapedanë të tjerë si Kolokotroni, Delijani, Griva dhe shumë të tjerë që u burgosën, u vranë apo u persekutuan nga kundërshtari i tyre politik, Jani Koletti (ish mjek në oborrin e Ali Pashë Tepelenës) dhe mbështetësit e tij, që të gjithë me gjak shqiptari.

Lufta për pushtet, la pas dore luftën kundër turqve dhe ishte popullsia, ajo që u bë viktimë e hakmarrjes së egër të ushtrisë osmane. Në qershor të 1824 qeveria e Kolettit, Konduriotit dhe Mavrokordatos, morri nga anglezët një kredi për armatosjen e ushtrisë, prej 520 000£ (një shumë e lartë për kohën). Këto para u përdorën kryesisht për të blerë kapedanët, nga kampi i kundërshtarëve politikë (rebelëve, siç i quanin).  Ndërkohë trupat e Hysen Beut të ardhura nga Egjipti si ndihmë për Perandorinë Osmane, pushtuan ishullin e Kasos . Urdhëri i ditës qe :“Të gjithë meshkujt mbi 8 vjeç do të vriten, gratë dhe fëmijët do të shiten!” (“Historia moderne greke” Wikipedia)

A e përjashtojnë njëra tjetrën, dy anët e medaljes?

Sigurisht që jo. Përkundrazi, në historinë tonë kombëtare, duhet të zënë vënd të dyja (« bashkjetesa fetare » dhe « lufta fetare » e shqiptarëve) sepse të shkëputura ato nuk na japin të vërtetën historike. Fanatizmi fetar, që gradualisht i ktheu në « të huaj » dhe „armiq“ pjëstarët e një kombi, shfaqet edhe në historinë e trevave shqiptare të veriut, si në Mal të Zi dhe Kosovë. Tek shumë kasapë të shqiptarëve të këtyre trevave, rridhte po ay gjak si i viktimave të tyre.

Ana e kundërt e medaljes, nuk e errëson aspak dukurinë e „tolerancës fetare“ tek shqiptaret e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi,  Camërisë e të Diasporës, dhe nuk i ul vlerat e kombit tonë. Studimi dhe njohja nga brezat e rinj, « të luftës fetare të shqiptarëve » është një domosdoshmëri për ta ruajtur dhe trashëguar « bashkjetesën fetare » dhe mos-tjetërsimin e kombit tonë. Ngjarjet e « Luftes çlirimtaro-fetare të 1821 » kanë një rëndësi të madhe aktuale, sepse shumë erëra që përshkuan qiellin e atyre kohërave, fryjnë përsëri mbi kokat e shqiptarëve, të ndodhur brënda dhe jashtë kufijve të 1913-ës .

A.K.- Aristidh Kola « Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve »2002

 Fatbardha Demi

3.03.2011

 

Kadri Tarelli: NGA LOTI I NËNAVE, DETI U BË I KRIPUR

Loti i nënave.

Durrës  më 01. 03. 2011

 

                                  NGA LOTI I NËNAVE, DETI U BË I KRIPUR

Në kujtim të 6 Marsit 1991

E dielë, 6 Mars 2011. U mbushën plot 20 vjet nga ai 6 Mars i vitit 1991, kur mijra shqipatrë morrën rrugën e mërgimit. Më është bërë zakon, që çdo vit, në këtë ditë të shkoj në berg të detit, në shëtitoren “Taulantia”në qytetin e Durrësit. Edhe sot isha. Qendrova përballë detit, si për t’u falur me të. Kanë kaluar kaq vite, po si atëherë më del përpara skena dhe biseda e një nëne të re, me djalin e vogël përdore, e cila me sytë të përlotur shikonte larg në hapsirën e pafund të detit. Dukej sikur i fliste detit. Buzët i dredheshin. I lutej në heshtje.

-Mami ! Nuk po duket anija që do të sjellë babin !? -Djali nuk morri përgjigje. Lotët në sytë e nënës u shtuan. Pa pritur djali i vogël pyeti:

-Mami ! Pse deti është i kripur ? Gruaja e mori fëmijën, e shtërngoi në gji, e puthi në sy, në faqe, në gushë dhe i tha e ngashëryer:

- Deti u bë i kripur nga lotët e nënave.

Më erdhi në mendje romani “Lulja e Kujtimit” e Foqion Postolit. Dikur edhe në Korç, në dalje të saj thirrej një vend “Lëndinka e lotëve”, ku përcilleshin dhe ndaheshin familjarët me ata që merrnin rrugën e mërgimit. Po atëherë iknin një e nga një, ose dy nga dy ! Ata largoheshin duke kthyer kokën pas, ndërsa me lot në sy mbeteshin nënat, babalarët, motrat, gratë, fëmijët.

Edhe sot rrenqethem, pavarësisht viteve që kanë kaluar. Janë disa ngjarje që

rrodhën shumë shpejt. 20 Shkurt i vitit 1991. Populli i bëri me madhështi nderimet e fundit diktatorit duke e tërhequr zvarrë bustin e tij. Dy javë më pas më, 6 Marsi. Mijra e mijra shqipëtarë u dyndën në Durrës, mësynë dhe hipën në anijet që u ndodhën në port. Morrën udhën e panjohur të  mërgimit, pa ditur se si do t’u vinte halli.

Herë pas here, në emisione të veçanta televizive, jepen pamje të shkëputura që paraqesin largimin masiv të shqiptarëve. O zot ! Vetëm ne, apo vetëm ata që i kanë përjetuar ato çaste dramatike, kanë mundësi të thonë se ç’kanë ndjerë kur shikonin me sytë e tyre, atë çmenduri kolektive dhe “Malet” me njerëz, që largoheshi s’di se ku. Edhe një herë them : O zot ! Sepse aty luhej një “tragjedi” me aktorë një popull të çoroditur që vraponte sa andej – këtej tek anijet që kishin mbetur në port. Tragjedi pa skenar, pa regjizor, pa rregulla loje, me vetveten spektator. Mijra njerëz që hipnin nëpër anije, të rinj, të reja, familje të tëra, burra gra dhe fëmijë. Qindra të tjerë në tokë, nëna, baballarë, gra me fëmijët e vegjël për dore. Të parët thërrisnin dhe përshëndesnin me dorë kur mundënin të dallonin të afërmiit e tyre, ndërsa pjesa e mbetur në tokë me lotë në sy, edhe ata thërrisnin dhe ngrinin duart drejt asaj mizërie njerzish, pa mundur të dallonin djalin, vajzën, babën, apo burrin. Shqiptarët po iknin sikur po i ndiqte pushtuesi nga prapa. Askush nuk po na sulmonte. Vallë ç’të ishte ky hasëm i padukshëm ? -Varfëria ? -Mbase ! Armik i egër është, po nuk e besoj, pasi ne varfëri kemi pasur edhe më parë, po nuk kemi ikur “Nga sytë këmbët”. Mbase iknim nga vetvetja !? Pushtuesit kishin qënë mes nesh ! ?

Historia, e ftohtë si gjithënjë do t’i përmendë këto, thjesht si ngjarje në kronollogjinë e viteve, mbase në rastin më të mirë edhe i komenton, duke dhënë edhe shkaqet që na çuan deri këtu, por për njerëzit që i provuan janë më shumë se ngjarje. Janë dridhma të trupit, morrnica që ngjethin shtatin, lot e rrahje të forta zemre që sjellin djersë të ftohta, qoftë edhe në ditët më të acarta të dimrit.

Edhe unë vrapova drejt portit. Jo për të ikur, por për të parë e gjetur djalin. Në hyrje një togë ushtarësh të armatosur. Nuk lejonin të futej njeri këtu, po nuk bënin zë për njerzit që kishin hapur shtigje ku mund të kalonin lirshëm. Çuditem me vete, si është puna e njeriut !? Ç’hall kisha unë e ku më shkonte mendja ? Kisha nge edhe për shaka: Porti ishte bërë si ajo kasollja e Nastradinit, me oborr pa avlli e pa gardh, në fund në dy hunjë të kalbura, një dryn i madh i vjetër, që të dukej nga larg. U drejtova tek ushtarët. Prisnja të më ndalonin. Në krye një oficer i ri, shumë i bukur. Si fillim nuk e njoha. Vëtëm dëgjoj një kërcitje këpucësh. Qendrim “Gatitu” dhe nderim ushtarak !

-Hapni rrugën ! Është profesori im ! –Buzëqeshi dhe më dha dorën. U pamë në sy dhe nuk folëm. Ish nxënësi im, pas pak ditësh edhe ai kishte ikur bashkë me shumë shokë. Sot jeton familjarisht në Itali.

Sot përsëri pranë detit. Pak vranësirë. Dielli herë dukej dhe herë fshihej. Po deti ? Ah deti ! I qetë. I bukur e madhështor si përherë. Papritur kur rrezet puthnin valët, si një lojë mes dy perëndive nuk di se kush përkëdhelej më shumë, dielli apo deti !

Kur dëgjoj dhe gjykoj për sa e sa ngjarje që lidhen me detin, kam  ndjesinë se të parët tanë, Iliret paganë kishin të drejtë ta besonin, t’i faleshin e ta nderonin si perëndi. Edhe unë besoj se ata ishin më pranë jetës dhe të vërtetës.

Sot po udhëtojmë pa viza.. Pak si gjatë shkoi kjo punë, pasi kaluam plot shtatëdhjetë vjet të ndarë nga bota. Tragetet shkojnë e vijnë. Presim dhe përcjellim të dashurit tanë. Më në fund edhe ne po udhëtojmë lirisht, Edhe unë isha para pak ditësh në Itali. E ndjeva veten të fisëm, sepse udhëtova si qytetar i lirë.  Veç nuk duhet të harrojmë  ato ditë të marsit 1991, që mos u përsëritshin kurrë ! Dhe deti, nga lotët e nënave, mos të bëhet më i kripur nga ç’është !

 

Përgatiti

Kadri tarelli

 

Kadri Tarelli: Festa e mësuesit

Festa e mësuesit

Kadri Tarelli

E SHENJTË , “DITA E MËSUESËIT” 7 MARSI !

Po afron 7 Marsi, festa e “Mësuesit”. Që në krye të shkrimit i uroj mësuesit, kolegët e mi të nderuar dhe shpreh mendimin tim se 7 Marsi, “Dita e Mësuesit” duhet të jetë festë kombëtare, pasi është “Ditë e shenjtë”, dita më fatlume për arsimin kombëtar Shqiptar dhe ca më shumë për mbijetesën e kombit tonë.

E quaj të “Shenjtë”këtë ditë, pasi u derdh mençuri dhe dituri, djersë dhe mund, flori, jetë dhe gjak, për ta hapur, jetësuar dhe mbrojtur shkollën, gjuhën dhe kombin. Pak e çuditëshme kjo historia jonë. Nuk është për t’u patur zili, por ja që kështu na ka rënë për pjesë, mbase edhe vetë e kemi kërkuar, duke qënë të vonuar, ose të zënë mes njëri – tjetrit me sherre të mëdha, e s’ja kishim ngenë këtyre gjërave të “vogla” dhe linim shtegun hapur për komshinjtë apo fqinjët tanë, që natyrisht nuk na kursyen. Jemi më të vjetrit e ballkanit, të vjetër sa vetë jeta, autokton “dembabadem”, por kishim mbetur të vetmit në Ballkan me gjuhë të pashkruar. Në këtë ditë“Të bekuar”, me hapjen e shkollës së parë shqipe, më 7 Mars 1878, u mundësua ruajtja, mësimi dhe zhvillimi i gjuhës shqipe, që na bëri ne të mbetemi tek rrënjët e të parëve tanë. Duke lëçitur këtë “Gjuhë perëndie” u formatua, u ngrit ndërgjegja e kombit, dhe, me penë e pushkë u vu në udhë të mbarë lufta për pavarësi dhe shpallja e saj më 1912.

Lexo ma...
 

Gazetari Ilir Berisha dhe Ermira Babamusta:REPERI GEM BELUSHI NXJERR ALBUMIN ‘FAST LIFE’ DITËN E PAVARËSISË

REPERI GEM BELUSHI NXJERR ALBUMIN ‘FAST LIFE’ DITËN E PAVARËSISË

 

Dashuria dhe pasioni që ka për muzikën e shtyn të japë gjithçka prej vetes.

E ven zemrën e tij në çdo këngë që këndon.  

 

Nga Gazetari Ilir Berisha dhe Ermira Babamusta, Ph.D. | 21 Shkurt 2011| New York  

Gem Belushi është reper patriot Amerikano-Shqiptar, i cili flet për rininë shqiptare nëpërmjet muzikës hip-hop. Belushi shprehet se inspirimi i vjen nga jeta e tij dhe njerëzit. “E bëj muzikën t’ju jap mesazh popullit përmes këngëve të mija e jo për para ose famë, sepse paraja dhe fama nuk jetojnë përgjithmonë. Për mua, ajo që jeton gjithmonë është kënga e vërtetë.”

Gem Belushi shkruan tekstin dhe bën vetë muzikën e këngëve të tij. Origjinaliteti, aftësia dhe talenti i artistit kanë fituar zemrat e fansave në SHBA, Kosovë, Angli dhe Shqipëri. “Gjithqka që bëj është nga duart e mija, nuk është diçka që e marr nga dikush tjetër apo që është ideja e dikujt. Muzika ime vjen nga unë. Kam filluar të këndoj që nga mosha 5 vjeçare dhe për mua ka rëndësi origjina ime shqiptare, kultura dhe traditat. E konsideroj veten një person si gjithë të tjerët, i cili  nuk shkon poshtë nga gabimet, dhe nuk fluturon nga suksesi.”

Muzika e hip hopit ka evoluar si një traditë sociale, një mënyre e të jetuari apo shprehuri nga rinia sot. Gem Belushi ishte një nga origjinalët e viteve 1990të që hapi rrugën për historinë e zhanrit hip hop dhe rap në New York. Krijimtarija, muzika dhe zëri tij kanë ndikuar tek të rinjtë të vlerësojnë imazhin e të qenurit shqiptar dhe jetës së përditshme. Fansat që e ndjekin Belushin në koncerte të ndryshme janë aq të impresiounuar me muzikën e tij, saqë mësojnë përmendësh tekstin e këngëve dhe këndojnë bashkë në show live. Këngët me titull “No Sir No Sir” dhe “Pak Më Ndryshe” (me Noizy) i kanë sjell popularitet internacionalit artistit.

Albumi i ri me titull “Fast Life” (Jeta E Shpejtë) del në treg me 17 Shkurt 2011 si përkujtim i pavarësisë të Kosovës. Fansat mund ta blejnë albumin tek webfaqja zyrtare www.gembelushi.com, ku mund të mësojnë më shumë rreth grupit të tij “EU: Eagle Up – Shqipe”.

Influenca e Gem Belushit në rininë shqiptare në New York

Intervistoi Gazetari Ilir Berisha

 

Sa jeni të kënaqur me sukseset tuaja në muzikë?

E falenderoj Zotin për suksesin dhe mundësitë që më ka dhënë deri tani. Të jesh një nga të parët i cili e filloj këtë muzikë është kënaqësi për mua sepse rruga që unë jam tani do të vazhdojë akoma më shumë dhe do të hapi dyer për shumë artistë të rinj.

 

Cilat janë sukseset  më të mëdha deri më tani me këngën?

Këngët më të suksesshme që kam bërë deri më tani janë “No Sir, No Sir”, “Taking Over” dhe “Red and Black”. “No sir, No Sir” ishte kënga e parë që bëra dhe që u prezantova para publikut. Gjithashtu këtë video e vura në internet e cila bëri 500 000 adhurues dhe bëra shumë shoqëri nga e tërë bota. Por video ishte e shlyer nga ‘dikush’ për arsyje politike.

 “Taking Over” të cilën e bëra me shokët Presioni, Jetoni dhe Luck, kjo video ishte e shikuar në Europë, Amerikë dhe gjithashtu u shfaq në programin e RTK-së. Ndërsa“Red and Black”  këtë këngë e bëra me artistin Big Kol. Kënga u shndërrua në një himn shqiptar hip hopi, të cilën e kam kënduar në Detroit, Michigan me Genta Ismajlin  dhe Noizy. Jam i lumtur me të gjitha këngët që kam edhe të gjitha kanë sukses në mënyra tjera. Kënget tek albumi i ri “Fast Life” flasin për jetën time që kam përjetuar këto pesë vitet e fundit dhe besoj do pritet mirë nga publiku.

 

Çka ju ka shtyrë te merreni me kengën?

Dashuria dhe pasioni që kam për muzikën më shtyn edhe më bën të jap gjithçka prej vetes. E vej zemrën time në të gjitha këngët që këndoj.

 

Si i vlerëson publiku këngët tuaja të cilat i këndoni?

E tërë puna dhe lodhja që bëj në studio vlerësohet kur adhuruesit e mi e vlerësojnë këngën time.

 

A keni ende Albumin me kënget tuaja?

Kam dy albume me këngët e mija (The Belushi Code dhe Psycho Active) edhë gjithashtu jam në perfundim te albumit tim te tretë të cilin do ta sjell me vete kur të vij në Kosovë në sezionin veror. Dua të them që producenti i këtij albumi është Mirza Vucetaj. Kush është i interesuar përreth albumit mund të vizitoni websitin tim www.gembelushi.com

 

Cilën këngë  e këndoni më me ëndje apo dëshirë ?

“Daja” është kënga që kendoj me ëndje dhe me dëshirë. Këtë këngë ja kushtoj dajës tim i cili ndërroj jetë në vitin 2001 por që akoma kam mendimet dhe gjitha çastet e lumtura që kaluam bashkë. Desha që këtë këngë që ja dedikova dajës tim ta ndaj me gjithë adhuruesit e mi të cilët edhe tani me japin dorën dhe me thonë që e preferojnë më së shumti.

 

Çka mendoni për zhanrin e muzikës të cilin e këndoni?

Mendoj që për mua është si një gjë personale, nuk është muzikë popullore që mund të këndojnë të gjithë. Me këtë që unë bëj më duhet të punoj dy hërë më shumë dhe të jap shumë energji prej vetes. Por  nuk do të ndërroja asgjë përrreth muzikës time.

 

Porosia juaj për fansat tuaj?

Dua të falenderoj adhuruesit e mi që janë me mua dhe më japin mbështetje për çdo gjë bëj. Viti 2011 ka për të qenë me shumë befasi. I uroj të gjithë bashkëatdhetarëve kosovar Gëzuar Pavarësinë!

 

 

Sokol DEMAKU: ARDITS FLAGGA-EN LIVSBERÄTTELSE-FLAMURI I ARDITIT – NJË HISTORI E JETËS

Sokol DEMAKU

Është muaj shkurt, muaji i festave tona, muaj i ardhmërisë sonë. Pra në të gjitha vendet ku frymon shqip festohet tre vjetori i pavarësisë së Kosovës.Ne këto ditë ishim në një shkollë fillore ketu në Suedi, më përsë afermi në Fjärdinskolan të qyteti Borås, cili shtrihet në Suedinë përendimore afër qytetit të dytë me të madh suedez Göteborg. Në këtë shkollë vijojnë mësimit mbi 50 fëmijë shqiptar duke filluar nga klara parashkollore deir ne klasëne gjashtë. Ne ishim mysafire në klaseat parashkollore ku takuam mësuesn me një përvojë shumëvjeqare ne punë më fimijë Sonja Persson. Pytja yne e parë ishte nga isnpirimi për një punë kaq solide dhe më shumë suksese me fëmijë ardhacak në këtë shkollë?

Në foto mësusja Sonja Persson e buzëqeshur me nxënësit e saj shqiptar

Ajo qeshë dhe shprehet me plotë gojën se është e impreisonuar nga fëmijët e kombësive të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë sidomos ka fjalë miradie për fëmijët shqiptar që janë në numër të madhe në këtë vatër arsimi. Ajo thotë se në tetor të vitit të kaluar ishte në Shqipëri në një vizite një javore në një shkollë fillore në qytetin Durrës dhe është kthyer me përshtypje fantastike nga atje dhe besoj se së shpejti do jemi edhe në Kosovë në një vizite në një shkolle fillore dhe do fillojmë bashkëpunimin edhe me Kosovën.

Ajo këtë mëngjes në orën e parë të mësimit nxënësve te saj u lexoj tregimin për një ish nxënës të saj shqiptar i cili tregim zgjoj kurreshtjen e fëmijë si atyre shqiptar por edhe të nacionaliteteve tjera.

Ne po u sjellim këtu tregimin e mësues Sonja në origjinal në sudisht por edhe të pershtaur në gjuhën shqipe në mënyrë që ta kuptoni edhe ju këtë.

Kjo është një deshmi se ne vendet ku cdo gjë funksionon për së mbari, ku njeriu ka respektin për njeriun mund të ketë gjëra të mira, gjëra të bukura të cilat të bëjnë të ndihesh krenar dhe të mendosh se ndoshta je në shtëpinë tende. Por edhe ne vet duhet të jemi në ball të ketyre gjërave pozitive për ne, për vendin tonë, për fëmijet tanë, por si duket ne bëjmë pak në këtë drejtim e më shumë krysisht ata të cilët janë në rrjedhën e këtyre ngjarje. Kjo ështënjë deshmi se në ketë vatër arsimi edhe i huaji mund ta ndjej vetën sikur në shtëpi të vet thot mësuesja Sonja dhe shton se këtu janë duke u berë përgatitje edhe për një festë tjetër jo vetëm për pavarësine Kosovës por edhe për festën e Ditës së gjuhës ku fëmijët shqiptar së bashku me moshatarët e tyre nga gjuhët tjera do të paraqiten me një program të posaqëm ku do prezentojnë gjuhën e tyre të ëmbël shqipe.

Por këtu unë do të përqendrohem në ate cka unë vërejta sot në orën mësimore në klasën parashkollore ku zhvillon mësimin mësuja Sonja.

Lexo ma...
 

Zymber Mjaku. Mbresa nga Kosova

PERIUDHA MË E RËNDË QË PËRJETOI ARSIMI KOSOVAR DHE  MBRESAT E PASHLYESHME NGA  VEPRIMTARIA  E JONË EDUKATIVE- ARSIMORE NË NJË SHTËPI-SHKOLLË TË BACIT HYZRI VAROSHIT NË KOMUNËN E FERIZAJ

 

Kaluan, qe besa bukur shumë vite që kur se  punëtorët e arsimit treguan edhe këtë radhë bujarinë në punën e tyre edukative arsimore në kushte të jashtëzakonisht të rënda siç qenë ato pas viteve të nëntëdhjeta. Nuk ishin për ne të panjohura qëndrimet e një farë Ministrie të Arsimit në Serbi e cila me pretekst të caktuar na largoi arbitrarisht nga procesi arsimor si të papërshtatshëm me epitete siç thoshin: kundërrevolucionar, separatist, irredentist e çka jo tjetër për të na demaskuar dhe shkarkuar nga puna. Por ne patëm mjaft përvojë të hidhur me të ashtuquajturat ”bërthamat e përbashkëta”, ku gjoja se kultura shqiptare duhej të kishte qenë e prezantuar në mënyrë dinjitoze sipas tyre. Por kështu nuk doli, nga Ministria e Arsimit Kosovar ku morëm konfirmime se ne i kishim plotësua ato ”standarde” të cilat lypsej të plotësohen nga ato bërthama në ish Jugosllavi, por diçka tjetër ishte si  preteksti ikëtij marifeti serbosllav . Këtë nënkëmbëz ne si trup arsimor mirë e kuptuam dhe gjithherë qemë të gatshëm dhe të organizuar ta mbajmë me dinjitet kontinuitetin me Departamentin e Arsimit dhe Edukimit nga Kosova si organe me legjitimitet të plotë.

Shkolla e Drejtimeve ekonomike “ Faik Konica”, Ferizaj, Foto 2006 ZM

Një herë më kujtohet, se si nga vet Serbia do të udhëtojë një ministër i Arsimit në shkollën e Degëve ekonomike” Mosha Pijade” në Ferizaj me qëllim që të na garantojë gjoja se kurrfarë problemi s’do të pasojë plani dhe programi mësimorë në gjuhën shqipe me një lutje që vetëm të hyjmë brenda në shkollë e të punojmë ashtu si dinim dhe donim ne. Por jo, ne nuk u besuam fjalëve boshe pa ndonjë argument konkret të faktorëve të ashtuquajtura Ministri republikane serbe. Kështu puna do të vazhdojë me avazin e vjetër kur arsimtarët shqiptarë do tu ndalohet veprimtaria arsimore dhe tu ndërpriten të ardhurat personale nga një organ ligjdhënës jolegjitim. Secili nga ne do të na epet  vendim për suspendim nga puna, ajo na ishte një copë letër ku ishin shënuar disa numra të protokollit. Ajo punë ne nuk na brengosi fare dhe duke iu përveshur punës kurrë pa u ndalur, por jo në lokalin tonë legjitim shkollor por nëpër shtëpi private të ashtuquajtura SHTËPI-SHKOLLË. Kjo fjalë që në analet shkencore të veprimtarisë edukative  arsimore vështirë ta  gjeni kund në botë. Ky largim u quajt me plotë të drejtë qëndrim aparteid kundër të drejtave të njerëzve  për tu arsimuar. Pasi që ne vazhduam të punonim në kushte të vështira pune dhe me sukses përfunduam një vit shkollor, vitin tjetër praktikonim të tubimet me nxënës para shkallëve të shkollës për të marrë edhe njëherë mendimin e drejtorit serb (zëvendës i mëparshëm i drejtorit). I gjithë stafi i profesorëve me shpejtësi marramendëse caktonte një përgjegjës momental nga ne që të negocioj me zëvendësin serb për çdo gjë që mund të na imponohej. Por takime s’pati vetëm si përherë urdhëresa shkurt “ shporrni nga këtu”. Oborri shkollor ishte i rrethuar nga disa grupe policësh serb, në anën tjetër kishte edhe disa polic ose punëtorë të mëparshëm civil të SPB-së, së atëhershme, që përcjellin situatën. Dhe si gjithherë që ishte bërë rutinë duhej shpejtuar dhe pasur vigjilencë, nga se policët ishin të gatshëm të ndërhynin me intervenim. Tjetra, atyre do tu interesonte cili nga ne ishte përgjegjës i këtyre tubimeve, ngase drejtorin nuk e shihnin. Me fjalë të tjera ka ndodhur që nuk na kanë lënur së bashku dy apo tre vetë por kërkonin nga ne të shpërndaheshim dhe të iknim në shtëpi. Me që ne ishim këmbëngulës në të drejtat tona për të qëndruar në qytet, shpesh ndëshkoheshim fizikisht, apo ndonjë edhe thirrej në bisedë informative në stacion të policisë. Këto ishin kohëra pa kohë, por arsimi do të mbijetojë edhe në këso kushte. Jo vetëm në qytetin e Ferizajt por në mbarë Kosovën mbaheshin mësimet në turne të ndryshme dhe lokale private, garazhe, oda, dhoma të pritjes, kuzhina xhami e ku jo. Unë personalisht kam punuar në SHTËPINË-SHKOLLË te Baca Hyzri dhe një odë pranë kësaj shtëpie. Gjëja më delikate që e kishim në mendje atëherë ishin çunat e klasave të mesme që kishin moshën për rekrutim e që lehtë mund të ndodhte të na i merrnin në ushtri të atëhershme kundër dëshirës së tyre. Për këtë arsye ne kishim kujdes ndaj tyre më së shumti, shpesh i toleronim në vijim.

Si thash më parë ne u destinuam në shtëpinë katërkatëshe të z. Hyzri Varoshit, ose si zakonisht e thërrisnin Baca Hyzri, përndryshe një entuziast, pasanik, bujar, prind, aktivist i denjë dhe i sypatrembur ndaj rreziqeve të asaj kohe. I nderuari na kishte adaptuar katin e dytë, ku kishte banka për tri klasë të zakonshme, stufa për ngrohje me byk, me dërrasë të zezë dhe dysheme të re.

 Zakonisht nxënësit kombinonim sepse klasat ishin të mëdha. Kishin sallën e arsimtarëve të veçantë me kanapé në të dy anët e sallës me karrige me tavolina fotografi të patrioteve a arsimdashësve shqiptarë të varur me mjeshtri të rrallë në mur, me fjalë të tjera një ambient fenomenal. Kuptohet se për arsye sigurie në portën e poshtme kishim si kujdestarë një nxënës i cili duhej ti legjitimonte të panjohurit dhe të na informonte  urgjent, nëse ndodh diçka e papritur. Për t’i shpëtuar rreziqeve  ne kishim  dritaren e katit përdhes për dalje në raste rreziku nga kjo shtëpi- shkollë. Këto ishin disa nga detajet e punës sonë edukative e arsimore në atë periudhë të brishtë.Por unë nuk mbarova me kaq, ngase pas emigrimit tim më shtatorin e vitit 1992 vazhdova edhe në Suedi punën si mësues në mësimin plotësues sipas direktivave të LASH-it. Ne disa arsimtarë ju patëm rekë punës në mënyrë vullnetare pa asnjë metelik dhe me disa tekste mësimore duke filluar nga Abetarja, Leximi 2 Fakte mbi  Gjeografinë dhe Historinë, Dituri Natyre dhe Shoqërie, Antologji, Urat tona nr1 dhe Urat tona nr 2, që ishin të botuara në Shtëpinë botuese, Skolverket me leje nga shteti suedez. Vërtetë ti kesh këto tekste mësimore ishte kënaqësi të shpërndash te fëmijët shkëndijat e dijës edhe në diasporë, të cilët fare e kishin shkëputur kontaktin me gjuhën shqipe. Ne patëm at privilegj edhe tu japim dëftesa nxënësve vijues të këtij mësimi plotësues. Me gjasë që nxënësit e tillë të kenë të drejtë ta vijojnë mësimin në Kosovë poqe se edhe marrin refuzimin e lejes së qëndrimit në Suedi. Raste të tilla patëm përplot që shteti suedez i kthen prapa, megjithëse kushtet akoma ishin në vendnumërim.

Sa herë që do të merrja ditarin në dorë e tu dalë nxënësve përpara do të më kujtohen patjetër shokët, nxënësit dhe  gjithë masa e gjërë e popullit që njihja dhe që na përkrahte në iniciativat tona për një punë humanitare. Me që ne merrnim pak informata nga Radio suedeze që transmetonte lajme nga gjuha shqipe, ajo s’mjaftonte të ndihemi të qetë ngase protestat, ndjekjet torturat vazhdonin akoma pa ndërprerje atje nga kishim ardhur. Sa herë që hyja në një ndërtesë - shkollë në Suedi (lokal i adaptuar nga Enti për Migracion patjetër mu kujtonte Shtëpia - shkollë në Ferizaj në mënyrë analogjike).

Pas disa vitesh pune ajo shtëpi do të minohet me eksploziv shpërthyes në katër qoshet e mureve dhe do të shendohet në gërmadhë. Në vitin 2000 do ta bëja një vizitë Kosovës dhe patjetër do ti bie teposhtë  Rrugës së moçme të Pleshinës ku dhe ishte kjo shtëpi legjendare, por tash e gjunjëzuar përtokë. Vështirë e kam përjetuar atë moment, jam mundua të strehohem aty afër një shitore për të mos parë kush emocionet e mia. Me vete e pata aparatin fotografik dhe i bëra dy fotografi, kështu pak u lehtësova shpirtërisht mu duk se e mora një dëshmi të fortë për katrahurën që e pat goditur këtë vend të pazot.

Shtëpia shkollë, si mburojë i qëndroi stihisë së shkatrrimit Foto 2000 ZM

 Dhe mendoja ta formuloja një reportazh lidhur me vizitën time për mjetet e mediave suedeze ku  dhe pata  sukses. Pak më lartë se kjo shtëpi e Madhe duket një shtëpi dykatëshe e të njëjtit pronar, por e ndërtuar pas lufte. Me Bacën Hyzri pata rast  të bisedoja sy më sy, pas këtij momenti. Ai ishte edhe tash pas kësaj tragjedie shumë krenar për atë që i kishte dhënë arsimit. Pranë shtëpisë së tij të rrënuar ishte një kamion ku Baca Hyzri do ta siguroi kafshatën e bukës duke shitur pula, zeje të cilën e kishte ushtruar edhe më herët. Ai më porositi që kurrë të mos ndalemi atje ku jemi ta prezantojmë realitetin kosovar dhe fatin e arsimit për të ekzistuar i gjallë. Kur u ktheva vendosa që ta bëjë një reportazh mbi shkollën shtëpi duke u orientuar në gazetë e përditshme Dala Demokraten për ta botuar një reportazh. Aty më siguruan një gazetar me të cilin trajtuam domethënien e kësaj reportazhe me fotografi. Por aty ndoshta lind dyshimi i gazetarit kur ishte në pyetje fotografia. Prapëseprapë pas një kohe do të arrijë ta botojë me një rast tjetër kur unë u vizitova nga një gazetare për ditën e Bajramit. Në mes tjerash në artikullin e gazetës Dala Demokraten  të datës 28 dhjetor 2000 shkruan... “ Zymber Mjaku som är lärare tanker särskilt på skolbarnen. Han visar ett foto av en raserad skola...

  -Det finns förslag att byga baracker och ha som skolor. Det är ett löfte, men ingen vet när de byggs. Och nu är det snö i Kosova.

 Lärarna har myket dåligt betalt och under tre månader fick de ingen lön alls.

  -De tänkte strejka, men fortsatte höstterminen ut för barnens skull”. Kësaj i bashkëngjitet pamja e tmerrshme e Shtëpisë së Madhe-shkollë  ku auktori shenon: “ Sönderskjuten skola i Kosova. Det ska byggas baracker att undervisa i. Men ingen vet när”...

Përkthimi: Zymber Mjaku është mësues i cili në veçanti ka në mendje përherë fëmijët e shkollës. Ai na dëfton  fotografin e një shkolle të rrënuar...

-Ka premtime që të ndërtohen baraka në vend të lokaleve shkollore. Kjo është një zotim, por askush s’e di kur do të ndërtohen. Dhe tani ka rënë borë në Kosovë. Arsimtarët kanë paga shumë  të ulëta dhe rrafsh tre muaj s’morën kurrfarë të ardhurash.

-Ata u pajtuan të bëjnë grevë, por prapë vazhduan punën vetëm për hir të nxënësve.

“Shkolla e rrënuar në Kosovë. Ndoshta do të ndërtohen baraka për të punuar në to, por kur,  askush nuk e di...”

Prandaj me plotë të drejtë kjo Shtëpi e Madhe me historinë e vetë duhet të konsiderohet si Mburojë e çeliktë dhe e pamposhtur e kohës së dhunës ndaj arsimit shqip në Kosovë. Ndërsa brezat e reja e kanë borxh të njihen me këtë periudhë që mund të quhet rezistencë për ruajtjen e vlerave të kulturës shqiptare nga një përdhosje. Përkundër të gjitha përpjekjeve arsimi shpirti i një populli mbijetojë edhe njëherë rrezikun. Atëherë për hir të kësaj sakrifice të madhe për ti ruajtur vlerat tona kombëtare, na lypset të organizohemi pak më mirë edhe në diasporë që kultura e kësaj gjuhe të mos anashkalohet, ngase kemi mbështetjen e fortë të shtetit suedez. Këte na porosit edhe Baca Hyzri, megjithëse sëmundja e kishte dobësua paksa aftësinë që kishte më parë. Këtij burri të madh i duhet mbështetje më e madhe financiare nga forcat përparimtare arsimdashse kudo janë edhe në diasporë. Andaj kishte me qenë e rrugës që tandihmojmë  me aq kontribut sa munden çdonjëri për tïa lehtësuar sa dopak  jetën e tij dhe familjes këtij humanisti  të madh që me sakrifica kaq të mëdha  që e mbajti gjallë  arsimin shqip.

 

E përgatiti: Zymber Mjaku, profesor i Shkollës-shtëpi, 2006, Falun, Suedi

 

Ylli M.Dilo: SHQIPTARËT DHE QYTEËRIMI BOTËROR

Ylli M. Dilo- Studjues dhe Poet

 

                                                      SHQIPTAËT DHE QYTETËRIMI BOËROR 

                                                                                            

"Kur shqiptaret te kene mbaruar se luajturi gjithe karterat e tyre, do te habisin gjithe boten per perkatesine e tyre si nje popull qe i perket nje race te vjeter dhe fort te dalluar"

                                                                                                                                                                                Nastradami

Shumë studjues të huaj që e njohin historine vleresojnë lart kontributin e madh qe kane dhene shqiptaret ne qyteterimin boteror. Amerikani Xh. Williams e quan skandal te qyteterimit evropian gjendjen ne te cilen eshte katandisur kjo race e madhe dhe shume e lashte.  Shume shkencetare te ndershme nisur jo vetem nga sedra per te arritur maja te larta ne shkence por dhe nga ndjenja thellesisht njerezore kane kontribuar dhe kontribojne me vetmohim per te vene ne jete parashikimin e Nastradamit. Duke u nisur nga parimi se ne percaktimin e lashtesise dhe kultures se nje kombi nje rol te rendesishem luan dhe gjuha e tij, nepermjet ketij shkrimi do te paraqisim disa gjurmime qe na u duken te vlefsheme.

Kultura dhe shkrimet e para ne Evrope

Ne vitet 7000-4000 para eres se re(te quajtura vite te kultures se re ) cfaqen ne Evrope IVIRET.

Ne vitet 4000 para eres se re levizin INDOEVROPIANET  drejt Evropes Qendrore

Ne vitet 3500  para eres se re cfaqet shkrimi ne Mesopotamia.

Ne vitet 3000 para eres se re gjuha pellazge ose shqipe ka sjelle lindjen e gjuheve te Indise dhe Sankritishtes.Ne vitet 2000 para eres se re cfaqet shkrimi ne Kriti

Ne vitin 850 para eres se recfaqen Iliada dhe Odisea( ne iwoniki dialekt).Ketu hapim nje paranteze.Shume studjues te vepres se Homerit jane te mendimit se ato nuk jane transmetuar vetem gojarisht ne dialektin iwnikian por kane qene te shkruara me alfabetin pellazg, pasardhes te te cileve jemi neve shqiptaret.

Ne vitin 800 para eres se re  lind alfabeti grek.

Ne vitin 550 para eres se re kemi te dokumentuara shkrimet e para ne gjuhen latine.

Ne vitet 200 pas eres se re dokumentohen shkrime me alfabetin gjerman.

Ne vitin 350 pas eres se re  dokumentohen shkrimet e para te goteve.

Ne vitin 450 pas eres se re dokumentohen shkrimet e para te kelteve.

Po ti referohemi hartes se Λε Κλεζιο ne studimin "Dialekte dhe kerkime" veme re se  ne Italine e Jugut nga dialektet kryesore qe fliten eshte i gjuhes shqipe.  Sipas E.Frommi-t   "Gjuhet e para kane qene simbolike. Gjuha e mendimit mitik , nuk mund te ishte tjeter vecse nje gjuhe simbolike. Duke qene keshtu , ne tek e fundit e kerkojme shpjegimin e fundit te nje fjale jo tek koncepti, por tek nje simbol" Kete mendim mbeshtesin dhe shume shkencetare te tjere dhe personalitete te cquara te lenguistikes. Mund te permendim personalitetin e njohur Otto Ranke i cili thote se krijimi i gjuhes lidhet me inkoshiencen(pavetedijen) dhe jo me koshiencen(vetedijen).  Fjala shpreh ne analize te fundit simbole dhe jo koncepte.

I ketij mendimi eshte dhe eruditi P.Zheji, bile e shtjellon me tej kete teze kur thote:"te gjitha gjuhet gjallerojne dhe veprojne duke shtruar te njejtat ekuacione  simbolike". Fjalet, na meson autori i studimit" Shqipja dhe Sankritishtja"(studim qe perfshihet  dy libra voluminoze),shtrojne ekuacione simbolike dhe ekuacionet simbolike nga ana e tyre, shtrojne mite kozmogonike.Interpretimi i te vertetave shkencore,filozofike,teologjike jo vetem i kohes tone por i te  gjitha koherave realizohet ne menyre te pakundershtueshme ne qoftese do te kemi ne duar kodet me te cilat deshifrohet vepra e ketij gjeniu.

 -Gjuha shqipe e shkruar

Peshkopi freng G. Adal ka thene qe me 1332:"Dhe une e di se sado qe shqiptaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga latinishtja, prape se prape ata kane ne perdorim dhe ne te gjithe librat e tyreshkronjat latine".Fjalori I Frag Bardhit"Dictionarium Latino-epiroticum" i vitit 1635 eshte i pari liber qe kemi sot per sot ne duar. Ne qofte se do te kerkojme veme re se ne shekullin e XVIII kemi libra te shkruara me nje alfabet te perzier latino-grek.Ne vitin 1882 Konstandin Kristoforidhi boton ne Stamboll vepren e madhe "Gramatika e gjuhes shqipe ne dialektin toske"Ne kete shekull Vellezerit Frasheri jo vetem dokumentojne me veprat e tyre pasurine dhe bukurine e gjuhes shqipe por terheqin vemendjen e shkencetareve te kesaj fushe se gjuha shqipe eshte nena kurse te tjerat jane bijat e saj.

Fillimi i shekullit te XIX  i gjen shkencetaret shqiptare me kerkesa te reja per te ekzistuar si komb dhe fatmiresisht I gjen jo vetem koshiente ne misjonin e tyre por dhe te bashkuar. Kongresi i Manastirit i vitit 1908 vendos alfabetin e gjuhes shqipe me germa latine.Puna shkencore e I.D.Sheperit, A .Xhuvanit, E. Cabej deshmojne se nje ajzberg i madh eqendron i zhytur ne ate det qe ka emrin " Gjuhet e globit ne te cilin jetojme". Ardhja ne skene e dy koloseve te letrave shqipe At GJ.Fishta dhe I Kadare,te krahasuar me koloset boterore te llojit te tyre zbulon pasurine dhe bukurine e gjuhes shqipe.

 -Nje e fshehte qe duhet zbuluar

Veme re se kemi nje boshllek. Kemi nje te dhene se ne vitin 3000 para eres se re ka ekzistuar gjuha pellazge, pra gjuha shqipe. Te dhene tjeter kemi ne shekullin e XIII pas eres se re nga G.Adal ku permend se gjuha shqipe shruhet me shkronja latine. Ku jane shkrimet e shkruar ne kete gjuhe ne kete periudhe prej 4300 vjetesh? Francezi R. d' Angely dhe E. Kocaqi me studimet e tyre hedhin drite ne kete erresire mijevjecare.

Duke marre si te mireqene zbulimin e E.Frammi-t  qe shpjegimin e fundit te fjales e kerkon jo tek koncepti por tek simboli, zbulim i perkrahur dhe i zhvilluar edhe me tej nga P.Zheji i cili shume fjale bashke i interpreton si ekuacione simbolike, hapen horizonte te reja per te thene te verteten, per te zbuluar ate qe me lart e quajtem te fshehte qe duhet zbuluar.

 -Historia dhe shtrirja gjeografike e popujve dhe gjuheve qe flasin.

A e dini qe qe gjuha spanjolle eshte e mbushur me fjale arabe; gjuha angleze eshte e mbushur me fjale greke; fjalet shqipe "kudo,vajze" ne greqishten e vjeter i perdornin shume?A e dini se shqiptaret banojne ne mijevjecare qe nga malet e Kaukazit, Evropa Veriore,Brigjet e Turqise dhe te Ballkanit,Itali. A e dini qe shume popuj te Ballkanit, Evropes, Azise dhe deri ne Egjypt dhe Marok ne gjuhet qe flasin kane shume fjale shqipe?Le te shpresojme por dhe te punojme me devotshmeri dhe koshience qe thenien e Nastradamit ta bejme realitet.

 

Bibliografi

H.Walter ( Η περιπετεια των γλωσσων τις δυσις)

Λε Κλεζιο Διαλεκτιο(σημηωση 242) P. Zheji  Shqipja dhe Sankritishtja

 


Faqe 34 nga 39

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 21 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1011234
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

Gentiana Zagoridha

Babagjyshi mes fëmijëve të shkollës “Demokracia”

Këto ditë të ftohta dimri kudo në qytetin e Durrësit,ashtu si dhe në mbarë Shqipërinë përfundoi viti shkollor 2011,i cili rinis sërish më 5 janar 2012. Një vit që la gjurmë për shkollën 9-vjeçare “Demokracia” si çdo herë. Vit  ku u shpalosën edhe njëherë vlerat e veçanta të nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle. Përveç aktiviteteve të shumta njohëse,kulturore dhe artistike me qëllim ,argëtimin dhe sensibilizimin e nxënësve lidhur me aspekte të ndryshme të jetës,vlejnë për tu përmendur dhe disa prej trofeve që nderojnë shkollën tonë. Ndër to veçojmë: Çmimin i parë në kampionatin e pingpongut për vajza,ku morën pjesë nxënës të 16 shkollave të qytetit të Durrësit,e fituar nga nxënësja Kejdi Danglli e klasës IX D. Çmimi i tretë në konkursin e përvitshëm ndërlëndor, ndërmjet nxënësve të ciklit fillor. Por ajo që kreno shkollën tonë më së shumti dhe që e ngriti në piedestal për këtë vit,do të mbetet fitimi i dy çmimeve të  para njëherazi, në konkursin e informatikës, përsëri ndërmjet shkollave të qytetit të Durrësit,përkatësisht nga nxënëset Najada Kambo për ciklin 9-vjeçar dhe Kristina Zagoridha për ciklin fillor. Me këto arritje të merituara,tashmë mund të themi me plot entuziazëm se jemi gati për të shijuar maratonën e gjatë të festave të fundvitit,e cila nis si zakonisht në ambjentet e shkollës duke përfunduar në gjirin e familjes. E ku ka stimuj më të mirë se këto çmime për tu frymëzuar dhe krijuar gjëra me vlerë,gjëra që mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo,veçanërisht të fëmijëve. Është bërë traditë tashmë që dita e fundit e vitit shkollor të shoqërohet me koncerte e festime të organizuara nga shkolla nën drejtimin e mësueses së përkushtuar dhe të talentuar të muzikës Drita Dashi,por njëkohësisht dhe nga vetë klasat në mënyrë individuale. Një nga këto veprimtari të organizuar për festat e fundvitit  në klasën I A, do të shpalosim para jush për të përcjellur paksa freski dhe çiltërsi fëmijërore për të cilën të gjithë kemi aq shumë nevojë. Fëmijët ishin lajmëruar që herët për festimin e Vitit të Ri në klasën e tyre. Ato ishin porositur nga mësuesja që të bënin secili nga një pako modeste. Kjo pako do të shërbente si dhuratë për njërin nga shokët apo shoqet e klasës.

Si pa kuptuar lindi pyetja:-Po kush do ta realizonte këtë këmbim dhuratash ndërmjet fëmijëve? Dhe përgjigja u gjend shpejt. E kush tjetër më mirë se një fëmijë më i rritur i veshur si plaku i Vitit të Ri. Këtë xhest kaq fisnik e mori përsipër një nga vajzat e klasës VI A, e cila së bashku me disa vajza të tjera të po kësaj klase dolën vullnetare për të kontribuar në organizimin e festës me qëllimin e vetëm për të surprizuar dhe argëtuar fëmijët e klasës së parë që për ato të mbetej një kujtim i paharruar.Dhe kështu ndodhi. Sytë e fëmijëve  shkëlqenin nga lumturia kur hapnin dhuratat që u shpërndante plaku i Vitit të Ri dhe i gëzoheshin surprizës që kishin para syve,por dhe kur shikonin se si shokët e tyre i gëzoheshin dhuratave të tyre modeste. Ia tregonin njëri-tjetrit dhuratën, luanin me to, qeshnin dhe falenderonin njëri-tjetrin. Festa vijoi me një koncert festiv me këngë,valle dhe recitime të organizuara nga vajzat e klasës së gjashtë,por nuk u përjashtuan dhe recitimet e këngët spontane  kushtuar këtyre festave, të fëmijëve të klasës së parë që i dhanë më tepër origjinalitet kësaj feste.Nuk mund ta imagjinoni se ç’shkëlqim morën sytë e fëmijëve kur mësuesja u shpërndau nga një kartolinë urimi të shkruar me dorën e saj.

Si zogj të vegjël që sapo kanë filluar të cicërojnë dukej zëri i tyre i mbytur teksa i drejtoheshin me habi njëri-tjetrit:-Është shkrimi i mësueses!.Edhe ty ajo ta ka shkruar?! Po. ...  Po ty?!...  Hidhnin ndonjë vështrim vjellurazi nga mësuesja.Ajo i buzëqeshte herë pas here. Ata ulnin përsëri kokat.Shikonin shkrimin e saj.Gati-gati nuk po u besonin syve për  atë  që po shihnin, por kur mësuesja i siguroi se ajo kartolinë ishte ekskluzive për ta, dhuratë nga ajo vetë, ata shpërthyen në brohorima: ”Gëzuar dhe ti mësuesja jonë!”

Në këtë moment rrënqethës dhe shumë entuziast një nxënëse nga klasa u shkëput dhe i dhuroi mësueses një puthje të ngrohtë të shoqëruar me një përqafim të gjatë.Edhe nxënësit e tjerë vrapuan për të mbuluar mësuesen me puthje e përqafime.Nuk kishte mbyllje më të bukur për festën e fundit të vitit dhe një shpërblim më të mirë sesa ato puthje e ato përqafime sa spontane aq dhe të paharrueshme që vetëm fëmijët me çiltërsinë e tyre mund ti dhurojnë.Kështu përfundoi dhe një vit kalendarik,por jo një vit shkollor.Të tjera sfida i presin fëmijët për vitin e ardhshëm,nga i cili priten të vijnë vlerësime akoma më pozitive duke krijuar ndërkohë bindjen dhe garancinë për suksese më të mëdha.