Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Debattartiklar-Debatt artikuj
Debatt artikuj

Edhe një përmbyllje e suksesshme e vitit shkollor e shkollave Shqipe të Shtutgartit me rrethinë!

Zeqir Asllani

Edhe një përmbyllje e suksesshme e vitit shkollor e shkollave Shqipe të Shtutgartit me rrethinë!


Formulärets överkant

E diela e 07 korrikut 2013, ishte një ditë feste për të gjithë shqiptarët e Stuttgartit me rrethinë, por edhe në tërë Landin e BW. Që nga ora 9:00 e mëngjesit për të gjithë shqiptarët ishte një rrugë e cila i shpinte drejt Stadionit SG.07 Untertürkheim për të festuar së bashku me fëmijët e tyre përmbylljen e vitit shkollor 2012/13, të shkollave shqipe: “MIGJENI” Stuttgart, ”SHPRESA” Ruit-Ostfildern dhe “DITURIA” nga Wendlingeni të Arsimtarëve çiftit bashkëshortor Zejnije & Zeqir Asllani, të cilët viteve të fundit po lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e fëmijëve shqiptar në Gjermani! Programi filloi me antonimin e himnit Kombëtar! Nxënësit e shkollave shqipe ishin ata të cilët hapen programin me vallen e “PAVARËSISË”, më pastaj Saranda Elezaj i ftoi të gjithë nxënësit e shkollave shqipe të paraqiteshin me programin Kulturo-Artistik, duke filluar nga nxënësja më e vogël Suela Jashari, e cila i mahniti të pranishmit me prezantimin e saj. Në fund të programit artistikë Arsimtarët, Zejnije & Zeqir Asllani iu ndan të gjithë nxënësve të shkollave shqipe “MIGJENI” “SHPRESA” dhe “DITURIA” Dëftesat e shkollës shqipe në pranin e prindërve dhe të gjithë pjesëmarrësve në këtë ditë argëtuese dhe sportive. Secili nxënës u duartrokit veç e veç gjatë marrjes së Dëftesës së shkollës shqipe!

Këshilli organizativë: Arsimtarët e shkollës Shqipe Zejnije & Zeqir Asllani, në bashkëpunim me KF. “KOSOVA” nga Bernhauseni me Kryetarin zot. Arben Berisha dhe anëtarët e klubit, Shpejtim Mushkolaj, Ramë Husaj, Shaip Mushkolaj, Isuf Elezaj dhe Nuredin Gjuraj, Këshillat e prindërve të shkollave shqipe, “MIGJENI”, ”SHPRESA” dhe “DITURIA” si dhe një grup i bashkatdhetarëve tanë të cilët janë të kyçur në jetën sportive në Stuttgart me rrethinë. Në veçanti kontributi i pazëvendësueshëm i zot. Shaip Mushkolajt i cili viteve të fundit po e ndihmon shkollën shqipe për rezervimin e fushës sportive për  fëmijët  Shqiptar!

Këtë ditë feste sportive e madhështuan prezenca e këngëtarëve tanë të mirënjohur vëllezërve MUSTAFË dhe FERAT Gërxhaliu, të cilët në formë vullnetare me këngët e tyre të preferuara për të pranishmit bënë atmosferën më madhështore se kurrë një herë më parë të shoqëruar nga vëllezërit Gjocaj me sint të cilët erdhën në formë vullnetare për t´i shoqëruar vëllezërit Mustafë & Ferat Gërxhaliu, vetëm e vetëm që shkolla shqipe rrugën e saj t´a vazhdoj më tutje, që fëmijët tanë të mësojnë për gjuhën, kulturën për historinë, të mos harrojnë traditat tona Kombëtare e mbi të gjitha rreziku i asimilimit të tyre.

Të pranishëm në këtë ditë argëtuese sportive kishte edhe shumë shoqata, klube, afarist shqiptar, veprimtar nga të gjitha qytetet në Landin e BW. si: Bashkimi Kombëtar nga Leonbergu nga Fellbahu, Waiblingeni, Helbroni, Nürtingeni, Wendlingeni, Ludwigsburgu, Kirheim Teku, Ostfilderni, Nerlingeni Dekendorfi nga të gjitha pjesët e Stuttgartit.

Kishte shumë të rinj të cilët luajnë në ekipet gjermane. Në këtë ditë feste valonin flamujt si: Flamuri Kombëtar, Flamuri i Rep. së Kosovës dhe Flamuri i shtetit mikë Gjerman, Figurat e Skënderbeut dhe Ismail Qemailit dhe logo e Shkollës shqipe. Gjithë çka ishte veshur në petkun me ngjyra Kuq e Zi. Të pranishmit ndiheshin si në vendlindje si: Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin dhe Preshevë, në çdo kënd bisedat ishin në gjuhën shqipe, kënga e mirëfilltë e pushtoi qytetin e Stuttgartit.

Të gjithë nxënësit e shkollës shqipe  kishin ushqimin dhe pijet falas! Pas përfundimit të programit Kulturo-Artistikë nga nxënësit e shkollave shqipe, pjesa e dytë ishte rezervuar për, Turnirin tani tradicional të futbollit në Stuttgart. Të pranishmit pritnin me padurim fillimin e turnirit në futboll të vogël e sidomos fëmijët të cilët ishin të gjithë të para përgatitur për këtë ditë feste sportive. Arben Berisha, Kryetari i KF. ”KOSOVA” Bernhausenit ishte ai i cili udhëhoqi në mënyrë korrekte të gjitha ndeshjet së bashku me ekipin e tij  referuan në mënyrë profesionale të cilët i ndihmuan: Shpejtim Mushkolaj, Hajdin Emërllahu, Qamil Gjuraj, Nuredin Gjuraj, Isuf Elezaj, Shefki Gjuraj, Hamdi Ahmetaj etj.

Në turnirin tradicional të futbollit në Stuttgart morën pjesë 22. ekipe të grup moshave 6-18 si dhe 4 ekipe të moshës madhore.

Ekipet pjesëmarrëse në turnir ishin: 1. Shkolla shqipe 1, 2. Ruiti 1-nxënës të shkollës shqipe, 3. Real Madrid- nxënës të shkollës shqipe, 4. Hasjanët, 5. Shkolla shqipe 2, 6. Ruiti -2-nxënës të shkollës shqipe, 7. Mettingeni, 8. Bashkimi Kombëtar, 9. Walmer, 10. Mondi Prishtina, 11. Bad Cannstadt, 12. FC. Sali Bersha, 13. PSV Eindhoven, 14. Stuttgarti, 15. Shkolla “Migjeni” 16. Stuttgart Ost-nxënës të shkollës shqipe, 17. The Bloody  Alboz, 18. UÇK , 19. Feuerbach, 20. Wendlingeni -nxënës të shkollës shqipe, 21. Hau Daneben, 22. Rrezari 23.-26. Ekipe të moshës madhore.

 

Në finale u takuan-- Mondi Prishtina—PSV Eindhofen 1:3. Dy ekipet finaliste  u nderuan me mirënjohje nga Këshilli organizativ. Turniri i futbollit u mbyll në mënyrë vëllazërore, duke ju uruar ekipit fitues vendin e parë me shpresë se vitin tjetër prapë të vazhdohet me turnirin tradicional nga shkollat shqipe!

 

PJESËMARRJE REKORDE E KLUBEVE KOSOVARE NE GOTHIA COOP NË GÖTEBORG TË SUEDISË

Sokol Demaku

PJESËMARRJE REKORDE E KLUBEVE KOSOVARE NE GOTHIA COOP NË GÖTEBORG TË SUEDISË

Këtë vit si edhe viteve tjera në tunirin më të madh nderkombetar të futbollit për të rinjë qe cdo vit oirganizohet në Göteborg të Suedise nga 14 deri me 20 korrik do të marrin pjesë 1680 klube futbolli nga 86 vende të botës moshash të ndryshme nga 12 deri ne 18 vjeq për meshkuj ndërsa nga 12 deri me 19 vjeq për femra.

Edhe ketë vit në ketë turnir nderkombëtar Republika e Kosovës po pëfaqesohet nga 8 klube kosovare me 22 ekipe të meshkujve dhe dy te femrave.


GOTHIA Kup është  një turnir ndërkombëtar i të rinjëve në futboll që ka bërë emër. Në këtë turnin ndërkombëtar në qytetin Suedez Göteborg të gjitha ekipet dhe klubet futbollistike janë të mirëpritura. Por kushti i vetëm sipas organizatorit të këtij manifestimi është se klubi duhet të jetë  i regjistruar ne FIFA, pra shoqatat e tyre të futbollit të jenë të anëtarësuara në këtë aosciacion nderkombëtar të futbollit. Ekipet janë ndarë në grupe , ku ata takohen me njëri-tjetrin një herë. Ekipi i parë dhe i dytë grup avancojnë A-, ekipet e tjera në grup shkojnë në finale B.

Rregullat e FIFA zbatohen të gjitha seksionet përkatëse, përndryshe sipas rregullave të Shoqatës Suedeze të Futbollit. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të siguruar.

Gjatë vizitës që bemë në vendbanimin  ku janë vendosurë ekipet kosovare ne takuam edhe organizatorin e klubeve kosovare që marrin pjesë në Gthia Coop, Bashkim  Kume me të cilin zhvilluam një bisedë e ku me këte rast mësuam se këtë vit në këtë turnir nderkombëtar të futbollit për të rinjë ku marrin pjse mbi 85 shtete nga mbarë bota me mbi 1650 ekipe në mesin e tyre janë edhe tetë klube kosovare me mbi 24 ekipe futbolli moshash të ndryshme e ne mesine tyre edhe dy ekipe femrash. Nga Kosova këtë vit në Gothia Coop marrin pjesë ekipe nga qytetet sa vijon: KF 13 Qershori ekip i fermrave nga Theranda, pastaj ekipe i femrave Theranda nga Theranda, KF Ballkani knga Theranda me dy ekuipe meshkujsh, KF Besa- nga Peja me kater ekipe meshkujsh, KF Feronikeli nga  DRENASI me kater ekipe meshkujsh moshahs te ndryshme, KF Gjakova nga GJAKOVA me gjashte ekipe meshkuj mosha te ndrsyhme, KF Prizren Spor nga Prizreni me tri ekipe, KF Vizioni nga FERIZAJ me dy ekipe meshkuj e nje te femrave.


Bashkim Kume thot se është i kënaqur me shkakun se numri i ekipeve kosoavre per cdo vit shtohet e edhe kualiteti i lojës është cdo vit e me i mirë, por  thot se komunat dhe organet përgjgegjëse për kulturë  e sport duhet ti kushotjnë një vemendje dhe kujdes më të madh këtij evenementi sportiv në të cilin të rinjt dhe të rejat ksoovare prezentojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit. E kjo sipas tij është një e arritur shumë e madhe në këte drejtim.

Ishte kënaqesi dhe njeriu ndjehej krenar kur ne mesin e 85 flamujëve në Ullevi të Göteborg të Suedisë valonte krenar edhe flamuri i shtetit tonë, pra flamuri i Kosovës, falë punës , vullnetit dhe angazhimit të këtyre të rinjve dhe të rejave kosovare.

Rezultate e ndeshjeve të para janë shumë frytëdhense për shumicen e  ekipeve kosovare pa marrë parasysh janë ato të meshkujve apo të femarve.

Ne biseduam me kapitene e  ekipit të femrave të Therandes, Donjeta Krasniqi e cila na tha se ekipi i saj eshte shume modest dhe se pret qe ne te ardhmen do korr fitore ne ndeshjet ne vazhdim. Eshte interesant per ne qe edhe te rejat tona te jene aktive ne futboll, te marrim ate ekseperiencë që kane vashat suedeze dhe ta percjellime dhe tek te rejat tona qe edhe ato të jenë aktive ne kete lami sporti.

Ne preznetuma ne nje ndeshje qe u luajt mes ekipti të Feronikelit dhe ekipit Sudes Nyborgs SK moshat 16 vjeqare, ishte nje lojë stabile e futbollisteve mysafire dhe ata treguan me shumë vullnet dhe eksperiencë në fushë keshtu që e fituan  këtë ndeshje me rezultata 1:0, pra ndeshja Nyborgs SK- KF Feronikeli përfundoi me rezultat 0-1

Edhe ekipet tjera ksoovare sot luajtën ndeshjet e para në të cilat shumica treguan rezultat pozitiv.

 

Ndue Dragusha: Respekt dhe mirënjohje, i nderuari Ullmar Kvik !

Respekt dhe mirënjohje, i nderuari Ullmar Kvik !


Ndue Dragusha

Mësues, poet dhe psikolog

Lezhë, Shqipëri

Para disa ditësh më ra në dorë një libër, për të cilin kisha formuar një ide shumë të qartë lidhur me qëllimin e shkrimit të tij nga ana Juaj dhe realisht ia kishit arritur shumë mirë. Në këtë libër gjeta dhe emrin tim, tek falënderimi dhe të them të drejtën u ndjeva mirë. Jo thjeshtë për grafiken, por për simboliken, vendin dhe autorin. Dhe me këtë rast dua dhe unë t’iu falënderoj shumë për këtë “vogëlsi” të këndshme.

Ju jeni shumë mirë i informuar dhe njëkohësisht keni parë e studiuar vetë gjithçka duhet për të dalë në ato konkluzione, jo hipotetike, por racionale dhe të dokumentuara për historinë e  Shqipërisë. Nuk e di përse vendi im është anatemuar aq shumë gjatë të gjithë historisë së tij dhe është quajtur barabar, kur barbarizmat janë bërë në vende të tjera dhe nga njerëz të tjerë e në kohëra të ndryshme, mbase shumë opurtune dhe të diskutueshme në ditët e sotme, por që nuk kanë atë impakt që ka për popullin shqiptar në klasifikime të tilla.

Unë nuk jam historian dhe si i tillë mbase “mbetem në klasë”, por ndjehem shqiptar, jo si nacionalist i sëmurë, por si qytetar i botës së lirë dhe mendoj se të tillë vëmendje ka pasur dhe populli shqiptar ndër shekuj, por kanë qenë të tjerë që i kanë dalë në rrugë për ta penguar, për ta nënshtruar, për ta pushtuar, pavarësisht se ka dhënë Perandorë, Papë, udhëheqës të shquar në shumë vende të botës, shkencëtarë të njohur dhe me emër në botë, shkrimtarë, poetë, artistë me famë botërore, klerikë, mjekë, inxhinierë dhe shumë e shumë të tjerë, për të cilët analet historike dinë të flasin, por më së shumti heshtin.

Me “Më shumë heroizma sesa grurë”, Ju, keni shkruar një vepër të bukur dhe Ju falënderoj në emrin tim personal, sepse sot, pasi lexova librin Tuaj, ndjeva se në botë ka dhe njerëz të drejtë e të ndershëm, vlera e të cilëve rritet nga virtyte të tilla, siç është drejtësia dhe ndershmëria, toleranca për të pranuar pa komplekse të tjerët.

Vërtetë Shqipëria ka pasur çaste të mira dhe të vështira, momente dhe të këqija, por asnjëherë nuk ka pasur qëllime të këqija, është mbrojtur gjatë gjithë historisë së saj dhe asnjëherë nuk mund të klasifikohet negativisht mbrojtësi në vendin e tij, siç është bërë me shqiptarët. Ne nuk kemi qenë pushtues, nuk kemi qenë besëprerë, nuk kemi qenë mosmirënjohës, kemi pritur mikun me shumë bujari, aq sa besa dhe burrëria na e ka mbushur tokën tonë me shumë tragjizma, për të cilën Ju tregoni se ka pasur më shumë heroizma se sa grurë, një e vërtetë kjo shumë e qartë.

Njerëzit kudo në botë i afrojnë ndjenjat, vëllazërimi, paqja, morali dhe qëllimet pozitive. Kjo botë e trazuar shpesh rrezikon dhe vlera, mbase në emër të “vlerave”, vret njerëz, në emër të “jetës”, bën krimet më të llahtarshme, në emër të “drejtësisë”, mbyll të vërtetat në dosje të errëta dhe shpalos antivlerat e shumë e shumë të tjera.

Por kjo botë ka dhe Ulmar Kvikë, të cilët dinë të shkojnë drejt së vërtetës pa druajtje e frikë se e gjithë kjo botë me ngarkesën e saj, më së shpeshti negative, mund ta penalizojë, sepse kurajua është për ata që janë të sigurtë në argumentin e tyre.

Zoti Ulmar, unë nuk ju njoh nga afër, nuk kam pirë asnjëherë kafe me Ju, nuk kam bërë asnjë fotografi me Ju, nuk kam qeshur me humorin Tuaj apo qarë me dhimbjen Tuaj, por ndjehem sinqerisht shumë afër të gjithë këtyre që s’kam bërë, si të bëra, për shkak të mikut tim, shkrimtarit më të dashur shqiptar për shqiptarët dhe njeriut më të mirë, z. Viron Kona, i cili flet për Ju me një respekt të jashtëzakonshëm dhe që mua më ka bërë T’iu njoh kaq shumë, ndërkohë, që, parësor në vlerësimin dhe opinionin tim, është libri Juaj aq i mirë dhe aq i sinqertë e miqësor, sa dhe i vërtetë dhe dokument historik me vlerë.

Papa i ri i Romës, Françesku, në një takim me disa të rinj të ardhur nga Shqipëria, konkretisht nga qyteti i Shkodrës, mes të tjerave, tha:

“Pas viteve të gjata të mbylljes së institucioneve fetare, nga viti 1994, Kolegji Shqiptar i Shkodrës rifilloi veprimtarinë e vet, duke i hapur dyert për edukimin e të rinjve katolikë, ortodoksë, myslimanë edhe atyre që lindën në mjedise familjare agnostike. Kështu shkolla bëhet vend dialogu e ballafaqimi të qetë, vend, ku të rinjtë edukohen me respekt për tjetrin, me aftësi për të dëgjuar e me frymë bashkëpunimi”.

Ja çfarë fryme ka transmetuar dhe përhapur gjithmonë vendi im: tolerancë, bashkëpunim, respekt dhe dashuri. Dhe pikërisht për këtë jemi penalizuar dhe marrë nëpër këmbë.

Ju falënderoj për mirësinë Tuaj, për veprën Tuaj për Shqipërinë, për dashurinë e zemrën Tuaj të madhe për ne!

 

Respekt dhe mirënjohje, i nderuari Ullmar Kvik!

 

Flora Gjondedaj Dervishi: Mes Kryemesharit dhe Antifonarit...

Flora Gjondedaj Dervishi


Mes  Kryemesharit dhe Antifonarit...


Vështrim në Vlera ...

A nuk i detyrohet Muzikologjia, kultura shqiptare, profesor  Domeniko Morgantes,për Antifonarin e durrsakut Gjergj Danush Lapacaj, të vitit  1532 ??

Të  zgjosh vemendjen ....

Të zgjosh vemendjen për vlera  me rëndësi  kombëtare dhe t’ua servirës  informacionin gjeneratave në vijëmësi, nuk mendoj se mbetet në kufijtë e kuriozitetit.

Atëhere le të jemi të thjeshtë për çka duam t’i ofrojmë lexuesit masiv, si dhe të trokasim në kujtesën e profesionistëve të fushës, qofshin këta edhe nga më dinjitarët e kombit tonë.Por veçmas, tek strukturat kulturore.

Po rrekem jo vetëm  si shërbestare në bankën e diturive , ku më ka ngjarë  mot moti , t’i prek e të krenohem vetëmeveti  me këto dokumente të çmuara për kulturën kombëtare,por më gjerë…

Ideja ime vetëstepse :  Le t’dritësojë secili sipas fushave ...(!)më ka kyçur. Në nxitimecjen e dekadave kam provuar se  heshtja është harresë, e për këtë pendimi më ka  shtyrë në një dritësim, qoftë ky, edhe semplist ... Për Antifonarin e durrsakut ,”tonë “ Gjergj Danish Lapacaj, dokument i vitit 1532 .

Por, a është ky, një dokument me rëndësi  edhe filologjike, përveç përmendore e  muzikës arbërore të shek.XVI , siç thekson  muzikologu i mirënjohur profesor, Ramabdan Sokoli ?? (Ndjesë pastë !) Librin studimor i R. Sokolit (63 faqe,)  Antifonari i Gjergj Danish Lapacaj,botuar nga Toena në vitin 2000, me  ndihmën e Fondacionit Për kulturën dhe artet Fan Noli, ma solli në  sy një bankarelë buzë Lanës, 13 vjet më parë.

Mundi kërkimor  e studimor i Prof. Ramadan Sokolit, në arkivin e dioqezës së e Monoploit, qytet bregdetar në Italinë  jugëlindore, është një nismë private. E për analogji, sado çalamane. edhe rruga e ardhjes në bibliotekën Durrësit të librit po  private …. Andaj, ruhet si kopje unikale (!) në Muzikologji .

Dhe kjo kopje, e pashumëkërkuar  nga akcili muziktar...durrsak( !?) (Më ndjeni, ju që e  keni në bibliotekat private...! ) Por  trishtohem se vijon heshtimi e hupja  e  durrsakut, Gjergj Danish Lapacaja….Mos qoftë kështu !

Mendimi  se kultura dhe qytetërimi filloi me shkrimin, vjen i konsoliduar, jo vetëm prej  referimit se fillesat e kulturës në Durrës i gjejmë në shkrimet  mbivarrore të shek.II-të ,  P. K., të Ernest Kasirer(“Filozofia simbolike”.)

Por, edhe  një seri dëshmish , qofshin edhe pjesore. Që gjithësesi nuk janë objekt i vështrimit...

Pra, le të mbetemi tek e shkruara që nuk fluturon si fjala dhe metoda krahasimtare: Mendoj se Meshari ,(1555) i pari dokument i shqipes së shkruar mesjetare dhe  Antifonari, (1532,) të së njëjtës periudhë historike mbeten dy kështjella me zgavra ,por edhe dritë .

Për Kryemesharin, monumentin , e ruajtur si  ekzemplar unikal  në Bibliotekën e Vatikanit në Romë , që prej shekullit 18,* gjenerata jonë i është  ndernjohëse dhe e përulur përjetësisht, kryegjuhëtarit  shqiptar ,Prof . Eqrem Çabej. Profesori, iu përkushtua përunjësisht e mundimshëm  duke na sjellë studimin shkencor filologjik e gjuhësor nga më dinjitozët për Mesharin e Gjon Buzukut . (më 1968) Por ama, profesori,  shkenctar konseguent, rektor  i albanistikës,e  nënvizon gjurmuesin e kësaj vepre, studiuesin , Imzot Pal Skiroi (peshkop i arbëreshve të Sicelisë,  (1866-1941) ( jonian.) Pikërisht sepse  kleriku i ditur , Mesharin, e bëri pronë të botës shkencore më 1909, E “hipotekoi”pas tre shekuj e gjysmë varrosje . Prof Çabeu, e çmon nxjerrjen e tri fotokopjeve të librit nga studionjësi i gramatikës dhe literaturës së vjetër shqiptare, Justin Rrota më 1929.

Nënvizoj se; në krye të herës ,ai ndalet tek gjurmuesi i parë i Mesharit: 1740, kur kryepeshkopi i Shkupit ,i ndodhur për vizitë në Romë; Gjon Nikoll Kazazi , prej Gjakove,e mori librin dhe kopjoi një copë nga rituali i martesës (dhënia e unazës )dhe ia dhuroi atë  në shenjë nderimi  Atë Guzetës. Argumenta  këto se aritokracia katolike shqiptare, që emigroi dhe perëndoi me  motin e madh të Skënderbeut , kishte gjurmues, studiues, që  e ruajtën farën e kulturës shqiptare . Por, paharruar se ishin  enklava të një kombi me kulturë të gjerë dhe mundësi zhvilluese, si Italia.

- A u çmuan simbolikisht, si nder-njohës  këta fisnikë bujar të kombit shqiptar ,përveçse të përjetësuar në vepër  nga profesori i madh Çabej ?

- Po fijet lidhëse,  jo pa rol, me pinjollë të Kastëriotëve, Buzuqe,  Muzakëve, Skirove, Gjonëve, etj.Pra, ata dhe ato, të martuara me familje italiane me kulturë , i çmuan dhe i ruajtën  dokumentetet apo dijet tona.në diqeza apo biblioteka … Anonimë, jo rastësorë,  edhe pse pjesor e  kanë gjenezën e tyre  dhe mundi i  tyre duhet cmuar.

- Kush është Gjergj  Danush Lapacaj  ??

I pari nga Lapacajët, që u vendos në Monopoli, ishte Danushi, bashkëluftëtar i Skënderbeut. Ky pinjoll i një familje të pasur durrsake , pat themeluar atje një shoqatë edhe një kapelë në faltoren e Shën Pjetrit në Monopoli , të cilën e stolisi me një serë veprash artistike , sidomos piktura .

Sipas një testamenti të shkruar më 14 maj 1535, Danush Lapacaja ia  la tërë  pasurinë tre djemve të vet; Gjergjit, Anton Kolës dhe Françeskut .

E pasaktë është ditëlindja  e Gjergjit, autorit të Antifonarit,  teksa ditëvdekja daton 1593. Nga F. A. Gleines “Histori  e kishës ,” bot. Treu 1643, mësojmë se: Gjergj Danish Lapacaja i biri i Marës, pat zgjedhur karierën kishtare dhe se shpejt arriti të emërohet Kanonik i kryekishës  së Monopolit 1532, e më vonë protonator aposotolik.

Gjergji  u vendos në Napoli si mësimdhënës ku më 1542  botoi; “Traktat rreth aritmetikës dhe Gjeometrisë” , vepër e cila u ribotua nëntë herë .Më vonë kaloi në Romë për të punuar në kapelen e selisë papnore. Në ribotimin e fundit të kësaj vepre shkencore; (1784), Gjergji, cilësohet Njeriu i shquar për merita shkencore, sidomos të mësimdhënies,por edhe si ing. hidraulik,dijetar  erudit dhe njohës i greqishtes së vjetër, latinishtes, italishtes dhe amtares, arbërishtes.

Antifonari ende  në dioqezën  e Monopolit …

Antifonari i durrsakut Gjergj Danish Lapacaja (përmbledhje antifonash apo këngësh, )dorëshkrim i vitit 1531 deri vonë ndodhej në kryekishën e Monopolit, kurse tani ruhet në dioqezën e po këtij qyteti. Kodiku i shkruar në pergamenë lëkure me 54 fletë i përpiluar nga Gjergj Danish Lapacaja dhe notizuar po nga ai, enkas  për faltoret katolike,  mbetet atje  nëfondine dokumenteve të rralla …Gjithësesi i vizitueshëm  jo vetëm, për muziktarët …

Gjurmuesi…. 1992

Në  një  Kongres Ndërkombëtar të studimeve gregoriane , mbajtur  ne Ankona të Italisë më 1992,  muzikologu italian, Domeniko Morgante,* kumtoi për këtë Antifonar të mesjetës dhe nuk mbeti jashtë vemendjes shkencore. Sjellja pas 462 vjetësh  e monumentit të muzikologjisë,  vepër e një emigranti  arbër, ishte zbulim… (Tashmë  edhe si kulturë  mesdhetare, adriatike…)

-Po bota kuturore shqiptare, vecmas ajo e muziktarëve, a e bëri pronë të kulturës  tonë  këtë monument të Muzikologjisë  shqiptare,  me adresar të plotë ??

Në mos kemi të bëjmë me binjakun  e Kryemesharit, edhe pse më i hershëm, Edhe vetë  autori  durrsak na  shfaqet si kontribues  edhe me veprën shkencore,  matematike të ribotuar nëntë herë…

Preferoj  ta le të ligjërojë studiuesin e  përvuajtur atdhetar; Ramadan Isuf Sokoli : …”Veprat dhe veprimtaria e durrsakut Gjergj Danush Lapacaja kishin mbetur pothuajse të harruara derisa u restaurua… më ( 1950. )

Antifonari u shpall botrisht në këtë tubim(!* )Njoftimin e parë ma ka dhënë mërgimtari,zoti Amik Kasaruho. Me nismën time dhe me shpenzimet e mia

shkova deri në Monopoli ku , pasi u njoha me dorëshkrimin m’u dha mundësia për ta fotokopjuar sëbashku me të dhëna rreth jetës së Gjergj Danush Lapacajës ….

------* Kongres Ndërkombëtar  i  studimeve gregoriane , mbajtur  ne Ankona të Italisë më 1992

Profesori don të ndajë me lexuesin edhe përvoja të hidhura  në shtetin monist:

“…Filmi dokumentar kinematografik, përkushtuar muzikatrit arber, Jan Kukuzeli, pasi ma bllokuan, më premtuan disa vjet burg për agjitacion e propogandë fetare .

Refleksione për shumcka …pas afro cerek shekulli  demokraci

Kur diktaturës po i binin dhëmbët , ndonjë intelektual i pushtetshëm, por fatmirësisht  liberarl e filolog i zellshëm, poet etj , si Moikom Zeqo , krijoi oaze,  për intelektualët, sëpaku  në Durrës. Kështu u krye ricvarrosja   muzikantit durrsak , Jan Kukuzeli. Violinisti i ri e i talentuar, Florian Vlashi, krijoi  orkestrën harqeve me emërtimin  Jan Kukuzeli . Edhe  liceu i Durrësit nga Ulqinaku përjetësoi emrin e Kukuzelit Profesor R. Sokoli qe gjallë po mungues  në Durrës. (Projektideja  për një bust, e mbetur ende një letër.)

Vite më pas (2000-2004)Të  suksesshme  mbetën edhe  katër edicionet muzikore me talentet  jashtë atdheut ; “Takimi i Kukuzelit..” me udhëheqës Artistin e merituar, kompozitorin e mirënjohur prof. Hajg Zacharian, (Universiteti i  Arteve),  gjithësesi  me koordinimin e  spalës 30 -vjecare të violinave durrsake, mjeshtrin, Vladimi Caku. Por edhe strukturat ishin kulturëdshëse ...

( Edicionet kukuzeliane , të ndërprera  tashmë,  për mungesë financiare …)

Muzikologu me prosperitet ,Ramndan Sokoli e përmbyll me një amanet në të shenjtë, si ta dinte pragvdekjen .

Vepra të tjera me vlerë të shumfishtë dergjen skutave… Vetëkuptohet se kjo punë nuk mund të kryhet nga diletantët , ndërsa deri më sot,  ca muzikologë të diplomuar e të punësuar nëpër institucione, vazhdojnë të marrin mjaft e të japin fare pak ….

…..

Megjithatë,  edhe kjo punë duhet bërë , në mos tjetër nga ata që e ndiejnë si detyrim ndaj Atdheut.

Morgante në Durrës

i ftuar nga violinisti tashmë i mirënjohur, Florian Vlashi .

Mirënjohje pas 21 vjetësh..

Më 1532  u shkrua Antifonari

Më 1992 u kumtua në kongres internacional nga gjurmuesi, muzikolog italian nga Monopoli (1956) Domeniko Morgante .Shejza e parë  për botën kulturore  shqiptare u dha nga një personalitet perëndimor i fushës

Nëvitin  2000 prof.R. Sokoli , gjithësesi si nismë private, patjetër është po  shejza e dytë . Dhe nëse ndernjohja  per figurën e, muzikologjisëe italiane(specialist i muzikes së rilindjes dhe barokut, ) mbetet i  mangët, le ta plotësojnë atë strukturat e  kulturës .

Udhëheqësi artistik i edicioneve verore   “Netë të muzikës klasike,” violinistit  i mirënjohur, edhe për kulturën e gjerë , Florian Vlashi, propozon: Mirënjohje e Qytetit të Durrësit për prof. Domeniko Morganten. Natyrisht , kjo është një Faleminderit  profesor Morgante!pas 21 vjetësh, por gjithësesi zyrtare . Më mirë vonë se kurrë.

Por ,mendoj se edhe emërtimi  i një rruge Gjergj Danish Lapacaj, do t ‘ibënte nder qytetit dhe gjeneratave të ardhmërisë dhe i takon nderi  ta zbulojë,  po  miku Morgante… Nëse do të ndodhë …Ashtu si edhe busti i Kukuzelit.

Autori i Antifonarit, duhet të ndihet princ në qytetin  e Durrësit,  pinjoll i të cilit … mbeti prej shekujsh.

Fund  qershor 2013

 

 

Shkruan : Xhemaledin SALIHU: SHOQATA PËR TRASHEGIMI DHE KRJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË REALIZOI ME SUKSES PROJEKTIN: ”TRASHËGIMIA JONË, PUNA JONË-NE E NJOHIM TRASHËGIMINË, THESARIN TONË” DHE THEMELOI WEB FAQEN E VET

SHOQATA PËR TRASHEGIMI DHE KRJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË REALIZOI ME SUKSES PROJEKTIN: ”TRASHËGIMIA JONË, PUNA JONË-NE E NJOHIM TRASHËGIMINË, THESARIN TONË” DHE THEMELOI WEB FAQEN E VET: www.shtkk.com

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, më 1 tetor të vitit 2012 filloi realizimin e projektit:”Trashëgimia jonë, puna jonë-ne e njohim trashëgiminë tonë, thesarin tonë” dhe e mbaroi më 31 mars 2013. Këtë projekt e financoi Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd.

Realizimi i projektit u bë në pesë /5/ faza, pë gjashtë muajë.

Faza e parë: Identifikimi, hulumtimi, grumbullimi, përpunimi i të dhënave dhe formimi sistematik i të dhënave të trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore u zhvillua prej 1 tetorit 2012 deri më 31 dhjetor 2013.

Menjëherë, në fillim të realizimit të projektit hartuam Planin operativ të vizitave të Ekipeve hulumtuese vendbanimeve të komunës së Preshevës. Plani operativ planifikonte 18 vizita vendbanimeve të Preshevës, ndërsa ekipet hulumtuese në terren përbëheshin nga 8 anëtarë, ndonjëherë 5, por edhe 9 anëtarë.

Ekipet hulumtuese vizitonin vendbanimet e Preshevës kryesisht të shtuneve dhe të dieleve. Ato në përbërjen e vet kishin koordinatorin e projektit, asistentin e koordinatorit, matësin e pozitës gjeografike të vlerave të trashëgimisë kulturore e natyrore, evidentistin, hulumtuesin, i cili ndërronte sipas njohjes së vendbanimit, fotografistin, kameramanin dhe 2 vozitësa. Në fund ekipet hulumtuese numëruan 29 anëtarë. Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të Ekipeve:

1.Xhemaledin Salihu, profesor, koordinator i projektit, 2.Dr. Arsim Ejupi, doktor i shkencave gjeografike, asistent koordinatori i  projektit dhe matës, 3.Arh. Miomir Stojanovic, Enti për Mbrojtjen e Monumenteve në Nis, konsultant i projektit, 4.Nexhbedin Rashiti, librar, vozitës në  projekt, 5.Agim Kadriu,  i pa punë, vozitës, 6.Amir Hasani, arsimtar, hulumtues, 7.Faruk Hyseni, i papunë, hulumtues, 8.Mustafa Ahmedi, ekonomistë i diplomuar, evidentist, 9.Leart Hajrullahu, nxënës, fotografist, 10.Haki Sylejmani, punëtor biblioteke, vozitës,11.Fisnik Islami, jurist në ”Moravicë”, vozitës, 12.Festim Haliti, nxënës, fotografist,13.Dr. Jahi Murati, doktori shkencave të gjeografisë, hulumtues, 14.Hysamedin Ahmedi, elektroing., hulumtues dhe vozitës, 15.Isa Ajvazi, punëtor në “Moravicë”, hulumtues dhe vozitës,16.Bardh Mehmeti, nxënës, kameraman, 17.Kadri Salihu, vozitës,18.Shkumbin Ramadani, i pa punë, vozitës, 19.Bejtullah Osmani, prof. matematike, hulumtues, 20.Nazmi Kadriu, agronom, hulumtues, 21.Sadri Qazimi, mësues, hulumtues, 22.Fazli Fejzullahu, bujk, hulumtues, 23.Argetim Emini, nxënës, fotografist, 24.Isak Behluli, kontabilist, hulumtues, 25.Sami Agushi, profesor i gjeografisë, hulumtues, 26.Dr Vahid Murtezi, mjek, hulumtues, 27. Fikret Kadriu, zejtar, vozitës, 28. Ejup Kamberi, avokat,hulumtues vullnetar dhe 29.Pajtim Kadriu, student, vozitës.

Sipas Listës së Entit për Mbrojtjen e Monumenteve në Nish ekzistonin 136 vlera të Trashëgimisë kulturore të mbrojtura në komunën e Preshevës. Ndërsa Shoqata për Trashëgimi hartoi Listë prej 446 vlerave të Trashëgimisë, por gjatë realizimit të projektit identifikoi, mblodhi, evidentoi, regjistroi, fotografoi, mati, filmoi 382 vlera të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe ate, arkeologjike, arkitektonike, kisha, xhamija, nekropole, buste, objekte publike e tjerë.

Gjatë fazës së dytë që u realizua prej 1 janarit  deri më 15 janar 2013 u bë matja e pozitës gjeografike të 382 objekteve të Trashëgimisë kulturore e natyrore të 33 vendbanimeve të komunës së Preshevës.

Në fazën e tretë të realizimit të projektit që u zhvillua prej 15 janarit deri më 15 shkurt 2013 u bë fotografimi dhe filmimi i 382 vlerave të Trashëgimisë të komunës tonë. Kështu u bënë shumë fotografi dhe  orë të shiritit filmik.

Në fazën e katërtë të realizimit të projektit u hartuan 34 harta, 1.152 fotografi, 32 video inçizime, 32 skica dhe 12 grafikone  të vendbanimeve të Preshevës. Kjo fazë u zhvillua prej 15 janarit deri më 15 mars 2013.

Në fazën e pestë u bë digjitalizimi dhe skenimi i dokumentacionit dhe të dhënave nga hulumtimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Kjo fazë u realizue prej 15 deri më 31 mars 2013, kur edhe përfundoi realizimi i projekti. Në realitet firma ITPlus 01 nga Presheva e punoi dhe e dizajnoi WEB SAJTIN të Shoqatës për Trashëgimi me këto rubrika: Ballina, Dokumente, Aktualitete, Arkiva dhe Kontakti, e cila mund të shfletohet duke e klikuar në Gougle : www.shttk.com

Në këtë Web faqe, në rubrikën Dokumente mund të gjeni Konventat Europiane për Trashëgiminë, Ligjin për Trashëgiminë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, Statutin e Shoqatës e aktet të tjera.

Në rubrikën Aktualitete janë përfshirë të gjitha aktivitetet e Shoqatës prej themelimit, më 16 tetor 2010 deri më sot.

Në rubrikën Arkivi mund të gjeni Formularin 01 të Trashëgimisë me 26 pyetje dhe nënpyetje, ku janë përfshirë 382 vlera të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me shumë të dhëna duke filluar nga emërtimi i vlerës, koordinatet e pozitës gjeografike, hartat, skicat, grafikonet dhe shumë të dhëna të tjera. Në fund të secilës vlerë mund të japni sygjerime, propozime, kritika e tjerë.

 

KLIKONI DHE SHFLETONI WEB SAJTIN E SHOQATËS: www.shtkk.com

 

Preshevë, më 30 qershor 2013

 

Murat Gecaj: “QERSHORI, QERSHITË NA SOLLI” E, BASHKË ME TË, ERDHI VIRONI!…

Në përvjetor lindjeje:

“QERSHORI, QERSHITË NA SOLLI” E, BASHKË ME TË, ERDHI VIRONI!…

Nga: Murat Gecaj


Nga e majta:  V.Kona e M.Gecaj (qershor, 2013)

1.

Zakonisht, kur ulesh e shkruan për një person të caktuar, si padashur, në mendje sjell  lidhjet që ke me të, kur e ke njohur dhe, sigurisht, kalon në kujtesë pjesëza nga jeta dhe puna e tij. Por, na shkon në mendje edhe muaji i lindjes, shenja që përfaqëson, pra grupimi i tij shoqëror. Unë, p.sh. e rendis veten me “grupin e marsianëve”. Ndërsa, për kolegun e mikun tim, Viron Kona, nuk e di se çfarë renditjeje i bën vetes ose si e quan atë.  Ndërsa, si rastësisht, më erdhën në mendje vargjet e një poezie, e cila më duket është edhe këngë: “Qershori, qershitë na solli…” dhe, megjithëse nuk shkuaj vjersha, e  vazhdova mendimin e saj, duke shtuar: ”…e , bashkë me të, erdhi Vironi!...”. Ndoshta, nuk është aq i qëlluar, po kështu mendova se do ta fiksoj për lexuesin, që ai ka lindur pikërisht në këtë muaj, më datën 24, të vitit 1950. Ndërsa, në se i pëlqejnë ose jo qershitë atij, për këtë gjë, nuk e kam pyetur ndonjëherë! (ha,ha) Por, besoj, edhe kam patur të drejtë, kur pak kohë më parë, nga një fotografi me mbesën e dashur, Diora, e kam “zbuluar” atë gjysh, para lexuesve!

Tani, në bisedë me Vironin, jo pa mburrje (siç e “rrahin gjoksin” vlonjatët-ha,ha), ai thotë se është nga Vlora. Po unë, me “nuhatjen” e gazetarit, kam zbuluar se është me origjinë pikërisht nga Kalaja 2.400 vjeçare e Beratit. Sigurisht, kjo nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Po ajo, që ia vlen të nënvizohet, është se Vironi është intelektual i njohur dhe, me veprimtarinë e tij shumëvjeçare, nderohet e respektohet,  jo vetëm në ato dy qytete, por edhe në Tiranë e më gjerë, në Shqipëri e jashtë saj. Në jetëshkrimin e tij, ia vlen të shënohet se është dalluar në punët zyrtare, drejtues shkollash e publicist. Por, tashmë, ai është edhe krijues i afirmuar.


Kopertinat e disa librave të Viron Konës…

Me këto, që shkrova më sipër, ka lidhja edhe njohja jonë. Në vitet ’90-të, në shekullin e kaluar, punoja në gazetën ‘Mësuesi”, asokohe, botim i Ministrisë së Arsimit e Kulturës. Rasti e solli që, bashkë me një koleg, të shkonim për të bërë shkrim në shkollën e mesme të përgjithëshme “Ismail Qemali” të kryeqytetit. Rrugës mendova: “ka gjetur tenxherja kapakun” (ha,ha), pra një vlonjat ishte drejtor i një shkolle, që mbante emrin e nderuar të kryeflamurtarit të Vlorës. Me pamjen e qeshur dhe dashamirësinë e shprehur gjithnjë, që në takimin e parë, ndjeva se kisha të bëja me një njeri të veçantë, me të cilin të dukej se njiheshe prej kohësh. Edhe në vitet e mëvonëshme e kemi sjellë shpesh ndërmend atë kafe të parë, që pimë së bashku, në afërsi të asaj shkolle.

Miqësinë tonë të ndërsjelltë e kemi ruajtur dhe forcuar dita-ditës, se ka në bazë sinqeritetin dhe lidhjen e fortë, ardhur nga krijimtaria publicistike e letrare. Nuk është rasti këtu të shënoj, se sa herë i kemi lexuar dorëshkrimet e librave të njëri-tjetrit a sa herë kemi bërë hyrjet në to ose recensionet.

2.

Po të hartonim jetëshkrimin e Viron Konës, përveç shkollimit të zakonshëm, nga fillorja në Universitet për gjuhë-letërsi shqipe, pjesa kryesore e tij është e lidhur shumë ngusht me arsimin dhe shkollën tonë kombëtare. Sigurtisht, këtu hyn puna e tij, disa vjet, në redaksinë e gazetës “Mësuesi” dhe tani specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Tiranë.

Me të drejtë, dikush e ka quajtur  atë “babai i Bubulinos”, në figurë interesante, që e takojmë në mjaft libra të tij për fëmijë. Domethënës është edhe fakti, se libri “Eh, more Bubulio!” është përkthyer suedisht dhe përuruar në qytetin Boras të Suedisë, para dy vjetësh. Shumica e librave, të botuar prej tij, u adresohen fëmijëve, një botë e pasur, që e ka rrëmbyer këtë autor  mjaft të njohur në letrat shqipe, por dhe në shumë faqe Interneti. Tashmë, të vegjëlit janë përshtatur me emrat e disa personazheve të veprave të tij, si: Bubulino, Dardi, Papagalli Çate, Këmbëshpejti etj.etj.

Pa u ndalur në vlerat e shumta të krijimtarisë letrare e publicistike të Viron Konës, nuk mund të lëmë pa përmenduar, se janë me mjaft interes librat e tij, që ai i ka shkruar për udhëtimet e kryera, në vende të ndryshme të Europës. I pari nga ata mban titullin “Faleminderit, Budapest!” Pastaj vijon kjo seri e librave të tij me romanin “Drithërima e yjeve”, i cili e ka tematikën dhe përmban përjetimet e tij, nga një periudhë, kur ai  ishte emigrant në Greqi. Ndërsa tre libra të tjerë ua ka kushtuar udhëtimeve, gjatë viteve të fundit, në vendin e vikingëve, pra në Suedi. Ata mbajë titujt: “Bukuri suedeze”, “Për ju, miqtë e mi!” dhe “Zonja nga Borasi”.

Për krijimtarinë e tij të begatë e cilësore, Viron Kona është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarave e Artistëve të Shqipërisë dhe tani anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi. Që nga viti 2000, është anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit. Është nderuar me 7 çmime, për librat në gjininë e tregimit e novelës dhe, në vitin 2006, me Çmimin e UNICEF-it për librin “Eh, more Bubulino!”. Mban disa urdhëra e medalje dhe ka marrë “Mirenjohje” e vlerësime të tjera, si në Shqipëri e jashtë saj.

3.

Po të shihen në skedarët e Bibliotekës Kombëtare, në Tiranë, titujt e mbi 30 veprave letrare e publicistike, që kanë autorësinë e Viron Konës, pa përmendur ata, ku ai është bashkautor, recensionues ose që ka bërë hyrjen në to, bie në sy se libri i parë i tij e ka titullin “Pëllumbat”. Lehtë kuptohet se ai është simbolika e tërë krijimtarisë së tij, që kryesisht u kushtohet të vegjëlve. Kur bisedon me atë, sidomos kur je duke pirë kafe ose një gotë raki, jo vetëm me shaka, ai shprehet: “Po punoj me frymëzim e ngulm, që numri i librave të mi te jetë me tri shifra…”.

Ky shkrim modest mban emrin tim. Por, në krye, mund të ishin emrat e sa e sa kolegëve e miqëve të shumtë të tij. Ndër ta, janë edhe krijuesit: Bardhyl Xhama (Tiranë),  Fatmir Terziu (Londër);  Ullmar Kvik, Sadulla Zendeli-Daja, Hysen Ibrahimi, Sokol Demak, Qibrije Hoxha, Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri e Bahtir Latifi (Suedi);  nga Shqipëria: Fran Gjoka, Sejdo Harka, Pajtim Bejtja, Gjovalin Shkurtaj, Nuri Dragoj, Andon Andoni, Vjollca Spaho, Ibrahim Hajdarmataj, Kadri Tarelli, Kozeta Hoxha, Bashkim Saliasi, Hektor Veshi, Dava Marku,  Petrit Xhaja e Muharrem Dardha; Xheladin Mjeku (Prishtinë)…Kërkoj ndjesë, që nuk po shënoj mjaft emra të tjerë!

Në këtë përvjetor të shënuar të jetës, edhe pse nuk është “i rrumbullakosur”, por i mbushur me arritje mjaft të vlefshme e të çmuara,  kolegun dhe mikun e dashur Viron Kona, e urojmë që ta realizojë  synimin e tij të bukur në fushën e krijimtarisë, të cilin e përmendëm pak më lart,  duke patur shëndet të plotë, mbarësi e begati dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

 

Tiranë, 23 qershor 2013

 

Kadri Tarelli:DURRËSI PRET “AMBASADORËT” E BASHKIMIT TË KOMBIT

Olimpiada mbarëshqiptare e matematikës.

Durrës më 29. 05. 2013

DURRËSI PRET “AMBASADORËT” E BASHKIMIT TË KOMBIT

Olimpiada e XVIII mbarëshqiptare e matematikës


Festë të bukur përcolli këto dit fundpranvere të majit 2013 qytetaria durrsake, në veçanti 145 nxënës “matematicienë” të klasave 7-8-9, të cilët ishin pjesëmarrës në olimpiadën mbarëshqiptare të matematikës. Është një ngjarje e shënuar dhe e veçantë, një lajm i gëzueshëm për shkollat dhe rrethet arsimore të Durrësit, sepse jo kurdoherë i takon të jetë pritës dhe nikoqir i një veprimtarie kaq të madhe, me kaq shumë miq dhe talente të matematikës.

Kjo olipiadë ka meritë të madhe, sepse u bënë tetëmbëdhjetë vjet që zhvillohet në të gjitha trevat shqiptare, duke lëvizur vit pas viti në të gjitha qendart, duke filluar nga Tetova e më pas në Gostivar, Kërçovë, Dibër e Madhe, Strugë, Vlorë, Gjilan, Pogradec, Shkodër, Elbasan, Preshevë, e përsëri në Tetovë, Gostivar, Vlorë  dhe në Durrës për të dytën here, (viti 2000 dhe 2013). Konkurentët janë nxënës që kanë dalë fitues në olimpiadat lokale. Nuk mjaftohen me kaq, ata vijnë të matin forcat me më të mirët, të tregojnë aftësitë dhe të fitojnë. Nismëtar për këtë veprimtari me vlera të shumëfishta krijuese, shkencore dhe kombëtare është klubi i matematikanëve dhe informaticienëve “Paskal” dhe redaksia e revistës “Plus” në Tetovë. Na pëlqen ta themi, mbase edhe me zë të lartë qëllimin e olimpiadës, e cila që në fillim është përcaktuar mjaft bukur e qartë nga grupi organizator, ku pulson thekshëm synimi shkencor dhe nervi kombëtar:

1. Të zbulojë dhe të nxisë talentet në fushën e matematikës te të gjithë shqiptarët.

2. Të krijojë lidhje ndërmjet fëmijëve të trevave të ndryshme të kombit tonë.

3. Të ngrejë në një nivel më të lartë, punën që bëhet nëpër shkolla me talente.

4. Të ndërtohet dhe të forcohet bashkëpunimi ndërmjet mësuesve të matematikës, duke shkuar drejt unifikimit mbarëshqiptar të matematikës.

Organizimi nuk kaq i lehtë, kur bëhet fjalë për një numër mjaft të madh pjesëmarrësish. Ka një frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes organizatorëve, anëtarë të klubit “Paskal” të Tetovës dhe institucioneve që veprojnë në Durrës, ku përfshihet Bashkia, DAR dhe QKF. Gani Meçe specialist i TIK pranë DAR i ngarkuar nga DAR së bashku me Myzafer Begteshin drejtues i sektorit shkencor dhe Avni Çunin, të dy specialist matematike në QKF, bënë të pamundurën që të krijojnë kushte sa më të mira për zhvillimin normal të kësaj veprimtarie. Së pari u sigurua salla e konkursit në mjediset moderne të Kolegjit “Turgut Ozal”, ku njëherësh mund të përfshiheshin të gjithë nxënësit. Së dyti, si traditë e formuar prej disa vitesh, fëmijët (miqtë) u shpërndanë nëpër familjet e nxënësve durrsak. Të miqësosh fëmijët me njëri-tjetrin, të lidhësh shpirtrat mes shqiptarësh të të njëjtit gjak, gjuhë e frymë, besoj se është gjetja më e bukur e të gjithë veprimtarive të herëshme dhe të sotme. Atë që burokracia e bën ngadalë, mbase edhe me përtesë, po e bëjnë pa zhurmë e bujë këta matematicienë të vegjël, që me plot gojë mund t’i quajëm “ambasadorë” të bashkimit të kombit.

Pas ceremonisë së hapjes, kur nxënësit ulën kokën dhe filluan të vrasin mendjen për zgjidhjen e ushtrimve dhe problemave, u çel një veprimtari e pa njohur më parë, e veçantë dhe mbreslënse për mësuesit e matematikës, të cilët për vite me radhë kanë shërbyer në shkollat e Durrësit. Është një gjetje e qëlluar bukur në këtë ditë të shënuar të olimpiadës mbarëkombëtare. Na vjen mirë, por duhet thënë se, është e rrallë dhe e para e këtij lloji, që nderohen këta misionarë të shkencës, që i kushtuan jetën mësimdhënies, zbulimit, nxitjes dhe mbështetjes së talëntëve të matematikës. E vlen të shërbejë si model për veprimtari në fusha të tjera. Jo më pak punë të mira bëjnë edhe mësuesit e tjerë.


Mes dyzetekatër emrave mësuesish të vlerësuar, ku ka të vjetër dhe të rinj, gjejmë doktorë shkencash, pedagogë në universitete, hartues e botues librash matematike, specialist në DAR, konsulentë për të talentuarit, mësues dhe drejtues shkollash. Të gjithëve, i’u dha “Mirënjohje”, akorduar nga Bashkia dhe DAR e Durrësit, me motivacion: “Për kontribut të dhënë ndër vite në nxitjen dhe përgatitjen e talenteve në matematikë”. “Mirënjohja” në këtë ditë, morri vlera të dyfishta, sepse veç emocioneve që dhuroi, u përshëndet me urime dhe duartrokitje nga të ftuarit, prindërit dhe kolegët mësues të matematikës, (Shoqëruesit e nxënësve të olimpiadës), të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare Ky gjest fisnik i ideatorëve, meriton përshëndetje, ngase më në fund dikush u kujtua për gjithë këto personalitete me emër, që i bëjnë nder çdo shkolle, qytetarisë durrsake dhe pedagogjisë shqiptare.

Olimpiada u mbyll me sukses të plotë. Pallati i kulturës “A. Moisiu”, u bë qendra e ceremonisë së shpalljes së rezultateve dhe shpërndarjes së çmimeve për më të mirët. Z. Agim Buklla kryetar i komisionit organizator, falënderoi mësuesit për kujdesin që tregojnë, njëkohësisht përshëndeti nxënësit që guxojnë të merren me matematikë, të cilët konkurojnë mes më të mirëve për rezultate të larta. Ai u shpreh: “Të gjithë jeni fitues, jo vetëm ata që marrin çmim, sepse përfaqësuat dhe nderuat mësuesit, shkollat dhe qendrat nga vini. Ju provuat dhe vlerësuat veten. Një shtysë më shumë për ju dhe mësuesit tuaj, për të rritur përpjekjet, me synim drejt majave të matematikës”.

Fituesi u nderuan me medalje.

Klasa VII.

Nr.

Emri Mbiemri

Shkolla

Vendi

Çmimi

1

Aldi Demaj

22 Tetori

Berat

I

2

Safet Hoxha

Nr. 1

Vlorë

I

3

Afrim Kamberi

Ibrahim Kelmendi

Preshevë

III

4

Eglis Balani

Qemal Stafa

Fush-Krujë

III

5

Era Shuaipi

Flatrat e dijes

Fier

III

6

Seldi Hoxha

Vinçenc Prendushi

Durrës

III

Klas VIII

Nr.

Emri Mbiemri

Shkolla

Vendi

Çmimi

1

Alban Ismaili

Bajram Shabani

Kumanovë

III

2

Gisela Hoxha

Flatrat e dijes

Fier

III

Klasa IX

Nr.

Emri Mbiemri

Shkolla

Vendi

Çmimi

1

Endi Reka

Turgut Ozal

Durrës

I

2

Doruntina Sulejmani

Thimi Mitko

Gjilan

I

3

Arbër Avdullahu

M. Shemsedini

Ferizaj

II

4

Aleksander Ruçi

Turgut Ozal

Durrës

II

5

Ana Peçini

Turgut Ozal

Durrës

II

6

Drilon Shatri

Bajram Curri

Istog

III

Siç shihet edhe nga tabela, emrat e fitimtarëve kanë një shpërndarje ku përfshihet e gjithë gjeografia e trojeve shqiptare. Na vjen mirë ta themi, se kudo ka talente dhe po punohet me përkushtim në mbështetje të  tyre.

Urojmë suksese në udhën e vështirë të matematikës!

Deshërojmë sa më shumë veprimtari mbarëshqiptare, që na lidhin e na bashkojnë si komb!

Kemi të drejtë të krenohemi, por edhe të pretendojmë për t’u matur e ballafaquar me arritjet e botës.

Kadri Tarelli

 

Durrës

 

Sokol Demaku: KRENAR ME TË ARRITURAT E TYRE NË MËRGATË

Sokol Demaku

KRENAR ME TË ARRITURAT E TYRE NË MËRGATË

Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi, në qytetin Landskrona të Suedisë mbajti Sesionin e dytë shkencor ku në menyrë madhështore u paraqiten nga ana e anëtarëve të Shoqatës të arriturat e anëtarëve në lamin e letërsisë, artit, shkencës dhe lamive tjera me interes shoqëror. Në sesion u tha se përveç se do të botohet libri ynë “Thesari Kombëtar 2”, ne kemi krijuar lidhje me të gjitha trevat etnike shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e po ashtu edhe në Evropë. Dalngadalë po krijohet një bashkëpunim i shkëlqyeshëm në fushën e krijimtarisë në mërgatën shqiptare, çka është shumë më rëndësi jo vetëm për ne në Skandinavi, por në gjithë trojet ku jetojnë dhe frymojnë shqiptarët.

Në fjalën e Kryetarit të Krysisë u tha se deri më tani anëtarët e Shoqatës kanë botuar 134 vepra, 20 vepra janë përkthyer në 5 gjuhë si në gjuhën suedeze, angleze, gjermane, rumune dhe sllave. Piktorët tanë kanë punuar 1550 piktura, grafika, skulptura dhe vizatime. Aktorët kanë realizuar me dhjetëra filma, pjesë teatrale dhe drama.


Kjo është një e arritur e madhe që jep shtytje tek anëtaret e rinjë në menyrë që puna e poetit, piktorit, artistit të shkojë përpara dhe që ti tregohet çdo kujt se edhe shqiptari di dhe mundet.

Në manifestim  merrin pjesë anëtar të Shoqatës, bashkëkombas të cilët jetojnë dhe veprojnë ne qytete të ndrsyhme të Suedise, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Stockholm z. Ruhi Hado, mysafrië nga Republika e Kosovës, zonja Prof.dr. Shefkije Islamaj, poeti Sali Zogiani, nga Gjermani ishin përfaqësist e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artyistëve dhe Krijuesve Shqiptar atje me në kryes përfaqësusin e tyre poetin enjohur Hasan Qyqalla, Nga Zvcra ishte përfaqësusi i Shoqates së Shkrimtarëve atje Besnik Camaj, si dhe përfaqësus të Komunës Landskrona dhe përfaqësuse të jetës shoqërore nga Ky qytet me në kryeTorkild Strandberg, kryetar i komunës në Landskrona.

 

Mikëpritësi Isuf Bajraktari së bashku me bashkëpunëtorët e tij ishin kujdesur që  çdo gjë të jetë dhe shkoj si më së miri dhe me të vertetë u lumt për nje organzimin  të tillë.


Hysen Ibrahimi

FJALA PËRSHËNDETËSE

Të nderuara zonja dhe zotërinj!

I nderuari Këshill organizativ me në krye z. Isuf Bajraktarin, kryetar!

E nderuara Kryesi e punës e këtij Sesioni shkencor,

Të nderuar:

Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Stockholm z. Ruhi Hado,

Torkild Strandberg, kryetar i komunës në Landskrona,

Prof. dr. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhësisë dhe mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit,

Prof. Salih Zogiani, shkrimtar i yni i mirënjohur,

Hasan Qyqalla, Kryetar i Lidhja së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani,

Besnik Camaj, Kryetar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër,

Anëtarë të grupeve të punës në kuadër të ShShAKShS-së dhe ju të tjerë të pranishëm!

Ndjehemi të nderuar dhe të priviligjuar me praninë e Juaj dhe mirë se keni ardhur në Sesionin e dytë shkencor, i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani”.

Që në fillim, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani” dhe në emrin time personal, kryetarit të komunës në Landskrona, z. Torkild Strandberg dhe të gjithë qyetarëve të Landskrones, ju urojmë 600-vjetorin e qytetit Landskrona, ku, për nder të kësaj date, kemi vendosur që ta mbajmë Sesionin e dytë shkencor, mu në Landskrona.

Ju njoftoj se Shoqata jonë është e themeluar më 26 Nëntor 2011 në Förslöv me inisiativën e krijuesve shqiptarë në Suedi.

Qëllimi dhe synimi ynë është me fakte të shkruajmë një pjesë të historisë sonë, të ndriçojmë se kush na detyroi të shpërngulemi nga mëmëdheu, mikëpritjen dhe përkrahjen e popullit mik suedez, i cili na ndihmoi dhe na ofroi të gjitha kushtet për strehim, pastaj na dha lejeqëndrim dhe sot ne i gëzojmë të gjitha të drejtat si qytetarë të barabartë me të gjithë të tjerët.

Ne përkulemi para popullit mik suedez për gjithë këtë përkrahje.

Në kuadër të veprimtarisë sonë e edhe nëpërmjet këtij Sesion i dytë shkencor, përveç se do të botohet libri ynë “Thesari Kombëtar 2”, ne kemi krijuar lidhje me të gjitha trevat etnike shqiptare, si në Kosovës, Shqipëri, Maqedoni e po ashtu edhe në Evropë. Dalngadalë po krijohet një bashkëpunim i shkëlqyeshëm në fushën e krijimtarisë.

Deri më tani anëtarët e Shoqatës kanë botuar 134 vepra, 20 vepra janë përkthyer në 5 gjuhë si në gjuhën suedeze, angleze, gjermane, rumune dhe sllave. Piktorët tanë kanë punuar 1550 piktura, grafika, skulptura dhe vizatime. Aktorët kanë realizuar me dhjetëra filma, pjesë teatrale dhe drama.

Në 6 vende i kemi bërë shtatë promovime të 30 veprave. Kemi mbajtur një sesion shkencor në Ängelholm në vitin 2012 dhe sot po e mbajmë Sesionin e dytë këtu në Landskrona.

Falënderoj të gjithë anëtarët e ShShAKSHS-së pa veçuar asnjërin, pastaj anëtarët e grupeve të punës për punën dhe angazhimin e tyre, e sidomos Prof. Fetah Bahtirin për punën e tij redaktuese të librit.

Pastaj, nga zemra i falënderojmë sponsorët që me mjete materiale kontribuan për botimin e librit, duke filluar nga Halim Hoti, Enver Jasharin (ndjesë pastë, i cili ndërroi jetë në vitin e kaluar), Albert dhe Arton Jashari (djemtë e Enver Jasharit të cilët po e kryejnë amanetin e babit të tyre, Enver Jasharit për të ndihmuar me mjete financiare), Robert Hoti, Naim Latifi, Burim Muharremi (djali i z. Bajram Muharremit, anëtar i Kryesisë), Haki Ademi e Idriz Gashi veprimtarë të hershëm dhe shumë të tjerë, që janë duke na ndihmuar pa kursyer asgjë. E kam thënë dhe prapë e them se pa ndihmën e tyre ne nuk do mund të botonim me këtë intensitet.

Falënderoj Këshillin organizativ të themeluar në kudër të SHShAKSHS-së, për kontributin e tij të dhënë për oraganizimin e shkëlqyer të këtij Sesioni, si: Isuf Bajraktari, kryetar, Idriz Gashi, nënkryetar, Zymer Qupeva, Tahir Llapashtica, Sherif Vrajolli, Rizah Zejnullahu, Isuf Muriqi, Mustafë Vishaj, Fatmir Azemi - të gjithë anëtarë.

Po ashtu falënderoj edhe kameramanët dhe fotografët si z. Vedat Ibishin, z. Sokol Demakun dhe Burim Ukën. Një falenderim i veçantë shkon për të gjitha familjet në Landskrona sidomos motrat tona që përgaditën ushqime tradicionale për pjesëmarrësit në këtë Sesion shkencor.

Për pritjen vëllazërore gjersa ishim në Shqipëri në vitin e kaluar në Nëntor 2012, me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar falënderojmë Kryeministrin e Shqipërisë Dr. Sali Berisha, këshillëtarin e tij zotin Neritan Ceka, pastaj ministrin për kulturë tani Ministër i Punëve të Jashtme Aldo Bumqi, drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar Prof. Dr. Luan Malltezin.

Po ashtu u jemi mirënjohës edhe mediave si atyre të shkruara edhe atyre në web faqe, që shumë herë publikuan dhe po publikojnë në vazhdimësi shkrime për aktivitetin tonë.

Apeloj te të gjithë krijuesit në Suedi, veprimtarë, shkrimtarë, artistë, poetë, biznesmenë, që t`i mbledhim forcat krijuese dhe t’i botojmë veprat tona, me të cilat do të dëshmojmë për kulturën tonë të lashtë historike, e që i ka rrënjët deri te Pellazgët, pastaj Ilirët dhe deri në ditët e sotme. Këta libra dhe këto krijime tona artristike dhe shkencore do të mbeten për gjeratat tona të ardhshme. Unikë dhe të bashkuar, do të jemi më të fortë.

Zonja dhe zotërinj!

Më lejoni që të shpall të hapur Sesionin e dytë shkencor, të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani”.

Shefkije ISLAMAJ

Kosova, Suedia dhe shqiptarët e Suedisë

Motra e vëllezër!
Të nderuar pjesëmarrës!

Pavarësia e Kosovës nuk ashtu një e arritur e rastit, as nuk është vepër e thjeshtë e realizuar prej atyre që jetojnë në Kosovë apo vepër vetëm e faktorit ndërkombëtar. Jo, nuk është kështu, ashtu siç nuk ishte e tillë as Pavarësia e Shqipërisë thjesht vepër e një grupi patriotësh në krye me plakun e urtë e me vështrim larghedhës, Ismail Qemalin, që ngritën Flamurin Shqiptar në Vlorë, sepse realizimi i pavarësisë për një popull të shtypur kurrë nuk mund të jetë akt i veçuar dhe kurrë nuk mund të jetë vepër e thjeshtë dhe kurrë realizim i lehtë dhe i rastësishëm. Çështja është shumë më e përbërë, shumë më e kuptimshme dhe shumë më e vështirë.

Arritja e pavarësisë, sendërtimi i idealit të lirisë, ka domethënien dhe gjakimin e mbrujtur në jetën e një populli. Nuk ka popull pa këtë gjakim dhe pa idealin e lirisë. Pavarësinë e një shteti, pavarësinë e një kombi, në të vërtetë dokumentin që përbën aktin juridik për këtë pavarësi, e nënshkruajnë një grup njerëzish, pa dyshim të meritueshëm, përfaqësues të atij populli a kombi, por ajo është gjithmonë, kurdo e kudo, vepër e përgatitur gjatë, shpesh me treguesin e shekujve, dhe brenda saj ka përpjekjen, sakrificën, vuajtjen, luftën, dijen, pasurinë, mbi të gjitha gjakun e atyre, që mbi çdo gjë kanë atdheun. Këto sakrifica, përpjekje, vuajtje, luftëra, dije, pasuri, jetë nuk janë vetëm të atyre që kanë fatin të jetojnë brenda kufijve tokësor të një populli, por janë të të gjithë atyre kudo qofshin ata. Fati i shqiptarëve ka qenë i tillë që këto përpjekje e sakrifica të kenë amën sidomos në mërgatën e saj që shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës dhe përtej deteve e oqeaneve.

Mërgimet e hershme dhe ato të mëvonshme të shqiptarëve lidhen në rend të parë me mungesën e pavarësisë së Shqipërisë dhe me ndarjen e kombit shqiptar. Kjo mungesë ka sjellë në jetën tonë jo vetëm mungesën e lirisë dhe të zhvillimit, por edhe shtypjene varfërinë . Mërgatës shqiptare kudo jeton ajo, edhe juve, të nderuar bashkëkombës, që jetoni këtu në Suedinë e largët, por në Suedinë mike, u ka rënë hise që për këtë pavarësi, ta tregoni përkushtimin, përpjekjen e gatishmërinë tuaj, ta derdhni djersën e mundin tuaj, por edhe të bëni sakrificën, ta bën luftën për Kosovën. E mira e së mirës është se këto përpjekje e këto sakrifica nuk shkuan kot dhe sot Kosova mban emrin e shtetit më të ri të Evropës. Por, a ka qenë e lehtë kjo për ju, dhe për të tjerët si ju? Pa dyshim jo.

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se ardhja juaj këtu ka qenë nga halli, nga halli politik e nga halli ekonomik. Dhe këtë hall, jua ka zbutur shumë Suedia mikpritëse me strehimin tuaj, me përkujdesjen e saj morale, sociale, humanitare. Në këtë mënyrë ajo ka bërë që ju ta shëroni hallin tuaj parësor. Dhe për këtë një falënderim i madh i shkon shtetit e popullit suedez. Kjo ndihmë e parë që ajo jua dha juve, por edhe të tjerëve në shtetet e tjera mike, jua juve krijoi mundësinë që të integroheni më shpejt në mjedisin e ri. Njeriu me halle është i “sëmurë”, kurse i sëmuri nuk mund të ndihmojë kujt. Kjo ndihmë e Suedisë jua krijojë mundësinë që ju të mund ta ktheni kokën edhe pas - kah Kosova. Dhe kjo ka ndodhur shpejt dhe mençur. Ajo që keni bërë ju fillimisht ka qenë përpjekja për të sensibilizuar mikpritësit tuaj, ata që i kishit fillimisht më së afërmi. Ju ia bëtë me dije popullit suedez hallin tuaj, hallin e njerëzve tuaj dhe hallin e Kosovës. Ky ka qenë kontributi juaj tepër i rëndësishëm, ose mund ta themi vendimtar, që sensibilizimi i çështjes së Kosovës të ngrihet shkallë shkallë deri në nivelin e institucioneve shtetërore suedeze. Gjithkush mund ta dijë se vendimet që merren në nivelet e larta në shtetet demokratike, ashtu sikundër është edhe Suedia, kur kanë mbështesë nga poshtë, nga populli, në këtë rast nga populli suedez, gjithmonë janë më të vlefshme, më të drejta dhe më të realizueshme. Këtë sensibilizim, lëvizjen  jo vetëm të faktorit politik të Suedisë e keni arritur ju me punën tuaj, me qëndrimin tuaj, me integrimin tuaj, me respektin tuaj dhe më në fund  me lobimin tuaj këmbëngulës dhe të pareshtur.

Më tej organizimi juaj për të sensibilizuar mendjen e forcën e Suedisë u zhvillua edhe përmes kontakteve me personalitete të politikës suedeze, me organizimin dhe me pjesëmarrjen në protesta e demonstrata, brenda e jashtë shtetit ku jetoni, kundër dhunës e shtypjes serbe

Por nuk është vetëm kjo. Ju keni bërë edhe shumë më shumë për pavarësinë e Kosovës.

Çdo projekt i rëndësishëm dhe serioz sikur mund të quhet edhe projekti për pavarësinë e Kosovës, sado i përkrahur moralisht, sado i dëshiruar shpirtërisht e mendërisht, pa përkrahjen financiare, pa përkrahjen materiale dhe pa përkrahjen fizike-njerëzore, do të mund të dështonte. Projekti ynë për pavarësinë e Kosovës nuk ka dështuar sepse ju keni bërë të pamundurën që edhe nga ky aspekt ai të marrë udhën e realizimit të tij. E them me plot sinqeritet pa ju nuk do ta kishim pavarësinë e Kosovës. Ndihma e solidariteti juaj provoi moralin e kulturën tonë qytetëruese dhe ajo kishte shtysë të fortë – lirinë e Kosovës. Jo të gjithë në këtë botë e përjetojnë ndjesinë kaq sipërore që të ofron ecja kah zëri i atdheut. Shqetësimi e trazimi për gjithçka ndodhte në Kosovën e rrethuar e të shtypur egërsisht, zëri që vinte nga të dashurit tuaj, nga familjarët e njerëzit tuaj në përgjithësi ndiheshin e përjetoheshin tepër afër për të mbyllur sytë e veshët. Ju latë rehatinë tuaj, ju ndatë gjithçka patët me bashkëkombësit tuaj për idenë e madhe të lirisë, për solidaritetin natyror ndaj njeriut të atdheut e për vetë atdheun. Ne u bëmë bashkë rreth qëllimit të madh, qëllimit të përbashkët,  prandaj fitorja erdhi.

E di mirë se ju, shqiptarët e Suedisë, keni qenë përkrahësit e të gjitha nismave për ndihmë Kosovës, kontribuuesit më të rëndësishëm financiarë për pavarësinë e Kosovës, në të vërtetë për përkrahjen e të gjitha organizimeve deri te lufta e UÇK-së. Ndjenja e solidaritetit, ndjenja e humanitetit është ndjenja më e lartë njerëzore. Ajo bëhet aq më e madhe kur për të ka nevojë njeriu i tokës tënde. Përmes kësaj ndjenje ju provuat se liria e Kosovës jetonte në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Pa ndihmën e popullit suedez, i cili mundësoi që ju të bëheni edhe fuqi financuese, nuk mund të flitnim sot kështu. Prandaj ky është falënderimi i dytë që i shkon shtetit dhe popullit suedez.

Kontributi i Suedisë, i cili vazhdoi përmes mekanizmave ndërkombëtarë ka qenë tepër i madh, i prekshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës dhe sot. Edhe njohja shumë e shpejtë e shtetit të Kosovës nga ana e Suedisë flet shumë për qëndrimin, miqësinë, ndihmën dhe respektin e saj. Ju jeni ata që e keni bërë të rritet kjo miqësi e ky respekt i dyanshëm, prandaj mund të quheni pa asnjë dyshim ambasadorët më mirë të popullit tonë në Evropën Veriore.

Një shtet me vlera të mëdha demokratike siç është Suedia, i ka ndihmuar popullit shqiptar që jeton këtu që të sendërtojë çdo projekt të tij serioz – edhe projektet që lidhen me arsimimin dhe me edukimin në gjuhën amtare, edhe projektet me karakter kulturor, deri edhe të ato që lidhen me pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në jetën shoqërore, ekonomike e kulturore suedeze.

Së këndejmi shqiptarët duhet të ndihen borxhli ndaj Suedisë dhe ky borxh mund të lahet me veprimet e me sjelljet tona qytetëruese, këtu e në Kosovë, për të ndërtuar një kapitull të veçantë në historinë moderne të Kosovës dhe të marrëdhënieve miqësore të ndërsjella.

Asnjëherë deri sot në historinë tonë nuk kemi pasur më shumë afrim mes vete e më shumë bashkëpunim e këmbim idesh, dijesh, përvojash e mallrash, më shumë takime njerëzish e familjesh, bashkëpunime politike, ekonomike-tregtare, kulturore, arsimore e sportive.

Sot kur tashmë lufta ka përfunduar, kur pavarësia kremtoi pesë vjetorin, kur ju vazhdoni jetën tuaj, kur bëni punën tuaj, nuk mund të themi se më nuk kemi çka t’i ofrojmë Kosovës, çka t’i ofrojmë te ardhmes sonë.

Liria dhe pavarësia për ne, për ne e fëmijët tanë, sot janë njëmendësi, por janë edhe sfidë, sfidë që duhet të përballohet.

Ka shumë vërtetësi në thënien: mërgata jonë ishte dhe mbeti pjesa më atdhetare e kombit, sepse ajo ka krye me dinjitet detyrën e misionin e saj në kohën më të duhur për kombin, sepse përkushtimi i saj për atdheun, në kohë paqe e në kohë lufte i kalon kufijtë e një detyre morale e shpirtërore. Të mësuar e të edukuar në frymën e pararendësve përgjatë dy shekujve se atdheu duhet te ndihmohet pa kushte dhe pavarësisht ku, përmes organizimit kolektiv e individual, përmes shoqatash e lidhjesh, me kontributet intelektuale, materiale, financiare dhe fizike, ju treguat ndjeshmërinë e duhur në çastin e duhur. Ju e keni bërë punën tuaj, për çka duhet të ndiheni shumë krenarë.

Por, krenarë duhet të ndiheni edhe për punën që bëni sot, në kushte krejtësisht të reja. Ju sot nuk shikoheni vetëm si potencial ekonomik, por edhe si potencial politik dhe intelektual. Veprimtaria juaj në të mirë të gjuhës e të shkollës shqipe, në të mirë të përgatitjes së brezit të ri, të fëmijëve tanë, përmes aktiviteteve të shumta njohëse, edukuese, letrare, muzikore, sportive, ka jehonën edhe në Kosovë. Përmes medieve elektronike, teknologjive të reja informatike, gjithë kjo veprimtari e juaja bëhet shumë frymëzuese për të gjithë ata që ia duan të mirën Shqipërisë e Kosovës, që ia duan të mirën shqiptarëve kudo janë ata.

Me këtë që keni bërë dhe që po bëni, Ju jeni bërë pjesë e një historie të lavdishme, të historisë së shtetit të Kosovës e me këtë edhe e historisë së re të shqiptarëve dhe e së ardhmes së tyre në proceset integruese kombëtare e ndërkombëtare që na presin.

Në fund, bashkë me përgëzimin për organizimin e mirë të kësaj konference, ju uroj nga zemra festën e qytetit ku ju jetoni e realizoni qëllimet tuaja të fisme për një jetë më të mirë fizike, mendore e shpirtërore.

Ju faleminderit!

Landskrona, më 25.5.2013

Fetah Bahtiri

NE SOT PUNOJMË ME SHUMË MUND E ME DJERSË

PËR TË SOTMEN, POR, MË SHUMË PUNOJMË PËR

DEKADAT E ARDHSHME...

(Nga fjala hyrëse në Sesionin shkencor në Landskrona, Suedi)

Ju përshëndes juve të gjithë të pranishmëve në këtë Sesion të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani”.

Jag hälsar varmt vällkomna alla närvarande som presenterar Landskrona Kommun. Tack för att Ni deltar i det här evenemanget

Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” është përcaktuar shpirtërisht që ta përmbushë një obligim moral që e ka ndaj popullit të vet, ndaj mëmëdheut prej nga e kemi prejardhjen dhe ndaj atdheut tonë të dytë – Suedisë dhe qytetarëve të saj të cilët ishin aq miqësorë, aq të afërm me ne, aq shumë na ndihmuan e na inkurajuan në çastet më të vështira e më të duhura e edhe sot veprojnë me të njëjtat ndjenja të mirësisë e njerëzisë duke na ndihmuar e mundësuar që ta promovojmë kulturën tonë në këtë vend nordik dhe në përmasa më të gjëra.

Dëshira së pari lind në shpirt.

Neve na ka lindur dëshira e vullneti që t`i shërbejmë popullit tonë, historisë sonë dhe atdheut tonë. Prandaj, ne jemi përcaktuar që shprehjen e moralit dhe të dinjitetit njerëzor të bashkatdhetarëve tanë dhe të populli mik suedez ta evidencojmë e të shkruajmë për sa më shumë vepra, veprime e veprimtari të këtilla. Pra, këtë mision ia kemi dhënë vetëvetes me vullnet e dashuri, duke dëshiruar që pas nesh të lëmë gjurmë edhe për gjeneratat e ardhme.

Ne sot duhet t`i shfrytrëzojmë mundësitë që i kemi dhe pasardhësve tanë t`ua lëmë të shkruar si trashëgimi veprën e kësaj gjenerate e cila pati mundësinë dhe nderin që ta vëjë ndonjë gurë në themelet e shtetit të Kosovës.

Ne sot punojmë shumë me mund e me djersë për të sotmen, por, më shumë punojmë për dekadat e ardhshme… Qëllimi dhe synimi ynë është që gjeneratat e ardhshme ta shijojnë aromën e kësaj epoke e të krenarisë.

Ne konsiderojmë se jemi një gjeneratë me fat dhe e privilegjuar që na u kanë krijuar mundësitë për një përcaktim dhe përkushtim të këtillë. Kjo është një veti e cilësi morale, një veti patriotike.

Ne këtë mision e ndiejmë dhe e kuptojmë si obligim e përgjegjësi.

Edhe libri më i ri i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” që mban titullin mjaft domethënës - "Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, numër 2, Për pavarësinë e Republikës së Kosovës" e që ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjes për shtypje dhe shumë shpejt do të gjendet në dorë të lexuesit, është një gur i vërtetë, i madh, në muret e shtetit të Kosovës.

Libri është bukur voluminoz. Përfshin mbi 600 faqe me material të llojllojshëm dhe interesant.

Libri përbëhet prej 12 kapitujve. Dëshiroj që shumë shkurtimisht të raportoj për përmbajtjen e secilit kapitull.

Në kapitullin e parë jepen disa të dhëna për personalitetin e papës shqiptar, Klementi XI Albani, emrin e të cilit Shoqata jonë e mban me krenari dhe me respekt për këtë figurë brilante.

Kapitulli i dytë është i shkruar në 100 faqe, që simbolizon 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit të shqiptarëve dhe materiali i shtruar këtu bën fjalë pikërisht për këtë datë kaq të rëndësishme për shqiptarët, me theks në veprimtarinë e organizuar të Shoqatës sonë në nderim të kësaj ngjarjeje të madhe.

Kapitulli i tretë përfshin të dhëna për veprimtarinë njëvjeçare të Shoqatës, ku është dhënë edhe Statuti i saj, në mënyrë që ky akt normativ të jetë i qartësuar dhe transparent për secilin individ.

Ndërkaq në kapitullin e katërt jepen të dhëna për promovimet e veprave të anëtarëve të Shoqatës, për të pasuar kapitulli i pestë, i gjashtë dhe i shtatë ku kryesisht shkrimet kanë të bëjnë me veprimtari konkrete të kësaj gjenerate të organizuar mirë në shërbim të atdheut, veprimtari kjo e cila njëkohësisht është kontribut i rëndësishëm për krijimin e shtetit që quhet Kosovë.

Kapitulli i tetë i kushtohet veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Beqir Sadikut, i cili për shumë vite ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Suedi, kryetar i Lidhjes së Arsimatrëve Shqiptarë "Naim Frashëri", Dega në Suedi, që heret u nda prej nesh.

Shoqata një kapitull të tërë, kapitullin e nëntë dhe disa faqe në kapitujt e tjerë, ua ka lënë në dispozicion krijuesve, ku prezentohet një numër i konsiderueshëm shkrimtarësh me krijimet e tyre letrare, si: Ullmar Qvick, Rizah

Sheqiri, Zyrafete Manaj - Kryeziu, Lebibe Zogiani, Shefki Ollomani, Ibrahim Abedini, Elhame Zhitia, Fetah Bahtiri, Ganimete Jashari, Shaban Gashi, Remzi

Basha, Bajram Muharremi dhe Saranda Iséni.

Në kapitullin e dhjetë kësaj radhe me vargje të bukura poetike prezentohen shoqatat simotra nga Evropa: Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Norvegji (Imri Trena e Myrvete Mehmeti), Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (Hasan Qyqalla e Milazim Kajtazi) dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Zvicër (Arsim Ferizi, Besnik Camaj, Rrahim Avdyli, Fahrije Kllokoqi, Fehmi Berisha, Gëzim Ajgeraj, Shemsi Makolli dhe Bardhec Berisha).

Kapitulli i njëmbëdhjetë i tëri i kushtohet pikërisht këtij Sesioni.

Libri përfundon me kapitullin e dymbëdhjetë në të cilin Shoqata bën një prezentim të shkurtër të disa bujarëve të cilët me përkushtim ndihmojnë materialisht veprimtarinë tonë, siç janë: Halim Hoti, Albert e Arton Jashari, Naim Latifi, Burim Muharremi, Robert Hoti etj. Gjithashtu këtu ndodhen edhe falënderime për ndihmat morale dhe materiale që i janë dhënë Shoqatës në veprimtarinë e gjertanishme.

Medoemos më duhet të theksoj se një veçori interesante e veprimtarisë së Shoqatës është puna në grupe, në cilën mënyrë janë angazhuar një numër i madh i veprimtarëve dhe secili në Shoqatë e ka gjetur veten me ç`rast ka dhënë kontributin e duhur në ndriçimin e veprimtarisë dhe të vërtetës për shqiptarët, për organizimin e bashkatdhetarëve në mënyrë perfekte në shërbim të kombit e të atdheut.

Një veçori tjetër është se gjithnjë dhe gjithmonë në këtë libër flitet vetëm me gjuhën e fakteve, me gjuhën e argumenteve, me gjuhën e dokumentacionit origjinal, i cili këtu është i shtruar në përmasa bukur voluminoze. Pra, libri flet me dokumente.

Dhe në fund, si veçori e tretë që meriton të ceket është përfshirja e autorëve nga e gjithë gjeografia shqiptare.

Dua të theksoj në mënyrë të veçantë se Shoqata është e hapur për bashkëpunim me të gjithë krijuesit nga të katër anët e botës, pa marrë parasysh

vendin e prejardhjes, besimin fetar, përcaktimet politike të autorëve etj. Pra, të gjithë janë të mirëseardhur për bashkëpunim.

Unë shpresoj se në kumtesat që do të paraqiten në vazhdim të këtij Sesioni, do të jepen edhe shumë hollësi të tjera të cilat ndiçojnë veprimtarinë e mërgimtarëve shqiptarë në Suedi e në Evropë dhe kontributin e tyre të çmuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ju falemnderit për vëmendjen!

 

Sahih Zogiani

ANEKDOTA–MARGARITAR I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE, QË TË LIDHË DHE TA SHUAN MALLIN PËR ATDHEUN

- Dojeni atdheun sa e duan mërgimtarët -

Ju përshëndes ju të pranishëm dhe të gjithë mërgimtarët!

Është kënaqësi, nder dhe privilegj për mua që ndodhem në mesin tuaj, ngase tani mërgimtarët tanë nuk janë më vetëm ata sharrëxhinjtë e dikurshëm, siç i përshkruante Esat Mekuli në poezitë e tij, por janë edhe veprimtarë e krijues të lëmenjve të ndryshëm, si: shkrimtarë, gazetarë, piktorë, artistë e sportistë të dalluar.

Rrugëtimi i popullit tonë gjatë historisë ishte shumë i rëndë, nën sundimin shumëshekullor të perandorive: romake, bizantine, osmane, e sidomos okupimi sllav ishte më i egri, i njohur për projektet famëkëqija të zhdukjes së popullit shqiptar dhe trashëgimisë sonë. Edhe në luftën e fundit, sikur para 120 vjetësh (kur u shpërngul me dhunë popullata shqiptare nga Toplica), pasi u shpërngulën mbi një milion banorë nga Kosova, filloi zhdukja e gjurmëve të trashëgimisë duke përdorur edhe ekskavatorët.

Gjatë këtij rrugëtimi kaq të rëndë, një pjesë e popullatës u detyrua të emigronte jashtë atdheut, në shumë vende të Botës, duke filluar me arbëreshet e që vazhdoi deri në ditët e sotme.  Në këtë mënyrë, në vazhdimësi, tkurrej territori dhe zvogëlohej popullata. Kjo e dhënë mund të dëshmohet me toponimet e shumta, të ngelura në vendet përreth, si  dhe me begatinë e trashëgimisë kulturore shumë të larmishme, në një hapësirë kaq të vogël, ku jetojnë sot shqiptarët.

Njëri nga vendet demokratike, që mund të quhet edhe djep i demokracisë, që pranoi të strehonte një numër të madh mërgimtarësh shqiptarë, të larguar nga vendlindja, nga dhuna ose nga gjendja e rëndë ekonomike, është Suedia. Këtu, te populli i qytetëruar suedez, mërgimtarët tanë gjetën, përveç strehimit të sigurt, edhe mikpritje, mirëkuptim,  respekt e tolerancë. Në bazë të kësaj përkrahjeje, u bë e mundur që të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe, të formoheshin shoqata e shoqëri dhe të zhvilloheshin aktivitete kulturore.

Si populli, po ashtu edhe shteti suedez, përveç përkrahjes për mërgimtarët, gjithnjë ka mbajtur anën e së vërtetës për Kosovën dhe ka ofruar ndihma materiale. Për ketë arsye, nga dora kriminale, u vra e ndjera z. Anna Lindh. Këto të mira nuk duhet harruar asnjëherë. Më vjen mirë kur dëgjoj që veprimtarët suedezë, që përkrahën Kosovën dhe mërgimtarët, në shenjë respekti, përkujtohen nga krijuesit tanë mërgimtarë, duke u kushtuar edhe vepra arti. Zoti i shpërbleftë këta dhe gjithë popullin suedez.

Mërgimtarët tanë, kur shkuan në mërgim, si duket, me vete morën një pjesë të trashëgimisë shpirtërore - anekdotat, e ato sikur u shuanin mallin për atdheun. Një mërgimtar nga Amerika më tha njëherë: “Edhe pse jetoj gjatë në Amerikë, asnjëherë nuk i kam parë ëndrrat në Amerikë, por gjithnjë në Kosovë”.

Me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe traditës, në mungesë të përkrahjes institucionale të diplomacisë së shtetit shqiptar, intelektualët mërgimtarë, të bashkuar, u angazhuan në organizimin e jetës shoqërore.  Këtu u formua edhe Shoqata “Papa Klementi XI Albani”. Kjo Shoqatë, tani e konsoliduar, veprimtarinë e vet e ka shtrirë në shumë fusha të jetës shoqërore në diasporë, siç janë: arsimi, kultura, shkenca, përmes organizimit të aktiviteteve kulturo-arsimore. Veprimtaria e saj është e gjithanshme, duke filluar me sensibilizimin e opinionit suedez e më gjerë, për gjendjen e rëndë në Kosovë, mbledhjen e ndihmave për Kosovën, të cilat vazhdojnë ende, për familjet në nevojë (p. .sh., ndihmat që ofron z. Halim Hoti e të  tjerë). Këto ndihma bënë të mundur që populli i Kosovës të mos gjunjëzohej asnjëherë. Edhe kohë më parë, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shumë mërgimtarë udhëtuan për në Vlorë e në Tiranë, e disa edhe në këmbë prej Kosove në Shqipëri. Unë isha i ftuar nga  Shoqata juaj dhe momentet që kalova me ju, në Vlorë e në Tiranë, nuk do t’i harroj asnjëherë.

Ne shqiptarët kemi trashëgimi kulturore me të cilën mund të krenohemi para botës. Mirëpo, jemi vonuar shumë në prezantimin e saj. Një pjesë e trashëgimisë sonë ka hyrë në regjistrin e thesareve botërore, siç janë: Lokaliteti arkeologjik i Butrintit, Gjirokastra, Berati dhe kënga polifonike, të cilat tani janë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s. Gjithashtu, kur na është mundësuar që të marrim pjesë në manifestimet e ndryshme ndërkombëtare, kemi marrë vlerësime dhe çmime të rëndësishme (rapsodët Salih e Feriz Krasniqi, në Festivalin Botëror të Folklorit në Langolen të Anglisë, Vallja e Shqipeve në Festivalin ndërkombëtar në Dizhon të Francës, Ansambli Autokton Rugova, Ansambli Shota, stolitë tona në një ekspozitë ndërkombëtare në Nju-Jork etj.). Me angazhim më të madh mund të arrihet që edhe vlerat e tjera të trashëgimisë sonë, si: këngët kreshnike, veshjet, vallet, stolitë dhe anekdotat të përfshihen në regjistrin e thesareve botërore.

Është mrekulli se si në rrethana të tilla të rrugëtimit kaq të rëndë, pa liri dhe pa shkollë, arritëm ta ruanim gjuhën dhe traditën tonë. Ne jo vetëm qëndruam dhe i përballuam të gjitha katrahurat, por arritëm t’i jepnim botës njerëz me famë, si: 2 papa, Skënderbeun, Jan Kukuzelin, Sami Frashërin, Hasan Tahsinin, Nënën Terezë, Kadarenë, bile edhe mbretër e perandorë

Trashëgimia kulturore, qoftë materiale qoftë shpirtërore, është thesar pa të cilin nuk mund të shkruhet historia, prandaj kemi për detyrë që këtë thesar ta ngremë në piedestal. Populli që vlerëson trashëgiminë dhe kulturën, pra të shkuarën, ai popull ka prosperitet, ka të ardhme.

Trashëgimia është tapia e kombit, thotë Lasgush Poradeci. Sa më e fortë të jetë kjo tapi, aq më i fortë do të jetë kombi. Ndërsa, Gjergj Fishta thotë: “Tradita jonë dhe Kanuni janë palca e kombit”. Falë Kanunit, populli ynë nuk iu nënshtrua ligjeve të okupatorëve. Të rralla ishin rastet kur kërkohej këshilla nga Kadiu, por kërkoheshin nga urtarët, si: Binak Alija, Xhemajl Abria, Ramadan Shabani, Tahir Berisha etj. Roli i odës dhe i krijuesve të trashëgimisë është shumë i madh në ruajtjen e identitetit kombëtar. Është interesante anekdota për bisedën e Tahir Berishës me oficerin serb, kur i përgjigjet me metaforë: - këtu jemi para dreqit, ose kur Ramadan Shabani, në Shkodër, i thotë delegacionit evropian: - Ne shqiptarët, në bazë të traditës, edhe rrogëtarit, kur punon gjatë, i japim hise, kurse ju, në tokën tonë po doni me na lanë pa hise.

Unë një kohë të gjatë merrem me mbledhjen e një pjese të trashëgimisë shpirtërore - anekdotave. Gjer më tani kam botuar 5 libra me anekdota shqiptare dhe një libër të përkthyer në gjuhën angleze. Botimin e fundit “Anekdota shqiptare 5” ua kam kushtuar mërgimtarëve në shenjë respekti për kontributin e dhënë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë botim, 22 tregimtarë dhe recensuesi i librit, z. Gani Bytyçi,  janë mërgimtarë. Ky botim është përfshirë edhe në Programin “Ditët e diasporës 2012” të Ministrisë së Diasporës dhe është promovuar në Prishtinë, Cyrih dhe në Bernë, në kuadër të këtij Programi. Në hyrje të këtij botimi shkruan: “Dojeni atdheun sa e duan mërgimtarët”. Ky konstatim është nxjerrë mbështetur në kontributin dhe dashurinë e mërgimtarëve, shoqatave e shoqërive, për atdheun në çdo kohë. Vlen për t’u veçuar kontributi i “Vatrës” në Amerikë, në momentet vendimtare, kur vendosej për fatin e Shqipërisë. Noli, kur merr konfirmimin se Amerika do ta përkrahë çështjen shqiptare, thotë: “Mbahu, Nëno, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë!”  Nuk duhet harruar kontributi i mërgimtarëve tanë gjithandej për sensibilizimin e opinionit botëror dhe ndihmat financiare që i dhanë në momentet më të vështira për Kosovën. Këto kontribute duhet të shkruhen në histori me germa të arta, thotë redaktori i librit, z. Sulejman Dërmaku. Gjithashtu duhet që në një kënd të Muzeut Kombëtar të shënohen të gjitha kontributet e mërgimtarëve dhe rroli i tyre për pavarësinë e Shqipërisë e të Kosovës, duke filluar nga Skënderbeu, Hasan Prishtina, Ismajl Qemali etj., ngase pa këto kontribute e sotmja jonë nuk do të ishte kjo që është.

Anekdotat, që në popull emërtohen si: mesele, heqaje, bende, rrotulla, janë margaritarë të urtisë dhe të filozofisë popullore. Në anekdota trajtohen cilësitë e virtytet njerëzore, si dhe veset e dukuritë negative individuale apo shoqërore. Ato shprehen përmes afirmimit të vlerave, si; urtia, drejtësia, trimëria, patriotizmi, puna, morali etj. dhe qortimit e denoncimit të dukurive negative, si: marrëzia, lakmia, tradhtia, egoizmi, përtacia, hajnia, imoraliteti etj.

Anekdotat janë komunikim i shkurtër, përmbajtjesor, ku me pak fjalë thuhet shumë. Kanë veçori komike-argëtuese, ku, përmes humorit e satirës, gjuhet fjala në shenjën e imagjinuar. Syzheja duket e thjeshtë, por në vete ka mesazhe të forta. Janë të lehta për lexim për të gjitha moshat. Janë edhe ushqim shpirtëror, ngase të relaksojnë. Një lexues nga Kanadaja shkruan:…... Për fundjavë, rëndom shkojmë te miqtë. Rrugës, që zakonisht e bëjmë me ba­shkëshorten, njëri lexojmë anekdotat, nga libri juaj, e tjetri e nget veturën. Kështu, rrugën, që zgjat gjashtë orë, na duket se e kemi kaluar për një orë. Ju falënderojmë shumë. Ndërsa, Muhamet Mjeku nga Amerika, në gazetën DIELLI shkruan:... Lexues i nderuar, ky libër do të jetë shoqë­ruesi yt më i mirë, edhe atëherë kur nuk je në humor të mirë, edhe atëherë kur ke pak kohë përkushtimi ndaj vetes dhe edhe atëherë kur fati nuk ecën bashkë me ty.

Anekdotat dallojnë shumë nga barcoletat: Ato tregohen me fjalë që peshojnë, vetëm kur u hapet shtegu, kur kanë lidhje logjike e kontekstuale me bisedën, prandaj gjithnjë janë aktuale. Edhe të qeshurit e anekdotës dallon nga ai i barsoletës, ngase të shtyn të mendosh për dukuritë për të cilat flitet. Barsoleta është humor i lehtë, tregohet kudo e kurdo, sa për disponim të çastit.

Tradita jonë, në përgjithësi, dhe anekdotat, në veçanti, me mesazhet e tyre, tejkalojnë vlerat  etnofolklorike të shumë popujve të Botës.

Hasan Qyqalla

ARTI I PARAPRINË POLITIKËS

Arti është çiltërsi shpirtërore, është ndjenjë emocionale, është strukturë univerzale, është pararendëse e imagjinatës, është epokë e së kaluarës, është vizuel i shumanshëm dhe kompleks. Shikuar nga kjo premisë e arsyeshme, logjike dhe e qëndrueshme, ia vëmë vetes këtë detyrë të organizohemi rreth një bërthame fisnike siç është ARTI (qoftë ai muzikor, letrar, pamor apo i shkruar) që identifikohet ndryshe si “magji” krijuese shpirtërore. Kuptimisht krijohet logjika se qëllimi është krijimi i veprave artistike dhe qarkullimi i tyre në një kontest më të gjërë social-kulturor, e këtu në mërgim përmes kësaj fushe të larmishme të identifikohemi si komb, si nacionalitet në mjediset e shteteve ku edhe migruam, punojmë e jetojmë aktualisht. Këtu do parafrazoja thënjen e piktorit tonë të mirënjohur Gjelosh Gjokaj, i cili thot: “ Nëse ne nuk mundemi të matemi me kombet e mëdha të botës në fusha të teknologjisë dhe zhvillimit, në fushën e artit dhe kulturës , mund të mos qëndrojmë asnjë hap mbrapa këtyre popujve, sa do të mëdhenjë dhe të zhvilluar qofshin ata”.

Pra,ne mund t’i bëjmë karshillëk në sensin pozitiv, kur, arti është mishërim forcash shpirtërore e intelekuale të mirëfillta krijuese, që përbën atribut të çdo vlere kulturore. Sa për kujtesë ilustrimi, “tradita” sikur vazhdon për ne shqiptarët, kur dihet mirëfilli se hovi më i madh i zhvillimit të krijimtarisë sonë  letrare, është periudha e Letërsisë së  Rilindjes Kombëtare, si fryt i rilindasëve që jetuan e vepruan për çështjen kombëtare, kryesisht në mërgim... Pra lulëzimi e zhvillimi i hovshëm i krijimtarisë letrare në periudhën e rilindasëve sikur ndezën shkëndijat e para të ngritjes së vetëdijes kombëtare e intelektuale,  përmes pendës, gërshetuar gjithnjë artin me politikën. Përkundër  paknaqësisë shpirtërore që kanë krijuesit atë  llavën e nostalgjisë për atdheun, për vendlindjen, për shtetin shqiptar . Bukur e reflekton  këtë thënje Zef SEREMBE, për mërgimin ku definon kështu: “ Dita më helmon, kurse nata më vret ”...!

 

“Ruane gjakun tim që të shkruhet gjuha shqipe” – Petro Nini Luarasi

 

Të ndalem aktualisht në shtetin prej nga ku tashi jetojë unë, pra nga Gjermania. Do të përpiqem të shtrij dimenzionalisht etapat dhe gjurmët që gjetëm në këtë shtet nga intelektualët e krijuesit nëpër kohë. Migrimi i pararendësve tanë këtu la padyshim jo vetëm gjurmë, por edhe  vepra me vlera kolosale, hapen shtigje duke sfiduar vështërsitë e rreziqeve të kohës së keqe nga monizmi, gjegjësisht regjimi jugosllav. I tillë ishte edhe fati i Prof. Martin CAMAJ që arratiset nga atdheu dhe migroi në Gjermani, ku arriti të hapë Katedrën e degës së Gjuhës  dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Mynhenit, Tempull që edhe sot e asaj dite egziston dhe drejtohet (pas vdekjes së Prof. M. Camaj), nga Prof. Dr. Bardhyl DEMIRAJ. S’do harruar edhe emigracionin e viteve të `70, me karakter social – ekonomik, numri i të cilëve nuk ishte fare i vogël, ... për të prekur periudhën e trysnis, dhunës e terrorit serbo – sllav ndaj intelektualëve, elektrizuar me jone të idealeve kombëtare. Ndër të tillët, ishte intelektuali,poeti , krijuesi i letërsisë shqipe në Kosovë Jusuf Gërvalla, i cili emigroi në Gjermani në vitin 1979. Ai  identifikohet si figura më komplekse e më polidimenzionale e kohës, ai ishte përfaqësues i intelegjencës shqiptare , i cili vritet pas një atentati të kobshëm të natës së 17. janarit 1982. Megjithatë, gjurmët dhe frymën e Jusufit e gjetëm edhe ne emigrantët e “rinjë”, qëi përkisnim perudhës së migrimit të 1/3-tës  apo  ¼-tës  së popullësisë së përgjitheshme shqiptare pas riokupimit nga regjimi Serb, kush ku e kah mundi. Pavarësisht strukrurës sociale e shkallës përgatitore, filluan organnizimet e para të emigracionit tonë, që nga shoqatat kulturore,klubet shqiptare,shoqatat humanitare e sportive, shkolla shqipe si mësim plotësues, nxjerrja e fletushkave, revistave e gazetave ne gjuhën shqipe në mërgim, pastaj hapja e ndonje radioje me emisionet ne gjuhën shqipe dhe formave tjera ideologjike, qeveritare (nisur nga Qeveria në ekzil e 3%-shit  në mërgim, fondi “Vendlindja thërret”, “Familja ndihmon familjen”, etj.), gjithnjë në përpjekje të institucionalizimit  të jetës në mërgim. Koncepti  tematik i organizimit të takimeve informative me palën nikoqire, nisë nga kontakti me komshiun e parë e deri në takimet me përfaqesues social, institucional e humanitar të komunës, republikës, pa perjashtuar edhe ndikimet indirekte gjer në Kuvendin e Shtetit (siç njihet si Bundestagu Gjerman), ishte “Robëria përkatësisht Liria”! Çdo individ apo bashkësi organizative shqiptare, paralel integrimit dhe strukurimit socio – institucional, si detyrë parësore, sikur i shtruam detyrë vetës në formë të një “gjelozie” pozitive me gjithë mekanizmat e mundshëm, se kush bënë më shumë në interes të vendit, duke modifikuar e kristalizuar edhe kërkesat e qëllimet e përbashkëta.

 

ÇDO MËRGIMTAR TA NGREJË ZËRIN AQ SA MUNDET

 

Një dijetar i quajtur Dag Hammarskjöld, thotë: “ Asnjëherë  mos i mbaj sytë përdhe kur hedh hapin; vetëm ai që mban sytë të fiksuar në horizontin e largët do të gjejë rrugën e duhur”! Të tillë ishin mërgimtarët e epokës sonë, kur mjeku, studenti, mësuesi, gazetari, intelektuali, punëtori, arabaxhiu, gazetari, konsumonin kulturën në interes të shtegëtimit dhe arritjes në horizontin e fiksuar, siç thotë Hammarskjöld.Tani më kishim instaluar lidhjet me mijëra fije të dukshme e të padukshme me shoqërinë nikoqire, ku Kosova ishte bërë subjekt i kryeveprimtarisë sonë apo kryefjala e mergimtarit. Bashkësia jonë etniko – kombëtare në çdo kohë u përgjigjet kulturave të ndryshme, sistemeve qeveritare qofshin ato që kanë edhe përbërje heterogjene sociale. Nuk dallonim kontraste rracash, ngjyrash, apo segmenete tjera segregacioni, por dukej një dinamizëm intensifikues i kulturave, karshi thesareve tona të bollshme, nëpermjet bashkëveprimit të përbërsve të tyre në sistemin e kulturës shoqërore. Mënyra e të jeturit të mërgimtarëve ishte organizim i mirëakorduar dhe gjithnjë konform rrethanave, që do të thotë, investim moral i shpërfaqur sponatanisht nga rasti a rastësia edhe pa ndonje prenotim apo parapërgatitje teknike apo regjisoriale. Prandaj kam të drejtë kur konkludoj se ishim ne mërgimtarët bashkarisht, etnikisht heterogjen,kompakt ne veprime, ata që ekspozuam me dëshmi e fakte,qemë ne ata që sensibilizuam opinionin  mbare gjerman me lajmet,shkrimet,afishet, fotografitë,qemë ne ata që botës ia plasuam të vërtetën dhe  rirobërimin e dhunshëm e të egër nga barbarët serb me: vrasjet, rrahjet, burgosjet, izolimet, maltretimet, torturimet pa dallim moshe e gjinie! Kështu arritëm të ndryshojmë opinionet e palës gjermane (kur dihet  miqësia e ngushtë me ish Jugosllavinë), pa harruar  se KANUN, BESE E FLAMUR, kishim DOKTRINËN E POLITIKËS QË E UDHËHIQTE SHTETIN E KOSOVËS POLITIKËN RUGOVIANE! Mbase nuk thuhet kot se ku është besnikëria është edhe fitorja, padyshim...! Dhe dolëm fitimtarë, përkundër  investimeve e angazhimeve të qarqeve të Beogradit, që të mbrojnë tezat e tyre të rreme, bile edhe me “mbështetje faktike” nga udhërrefyesi i tyre që ishte A.Sh.A. të Beogradit (punë që kishin filluar prej kohësh e vazhdonin ende!). Ky ishte ndryshimi apo transforëmimi i opinioneve dhe bindjeve të gabuara të palës gjermane, drejt rigjenerimit opinionist kah orientimi i drejte ideologjik që e dëshmoi edhe koha vet. Evulimi i ndërgjegjjes shoqërore erdhi si “forcë” e sjellë e veprimtarëve të palodhshëm që dhanë e shkrinë çdo gjë prej vetes së tyre. Tani më, jo vetëm klasa politike e diplomatike, por  çdo njeri e njihte historinë e dhembjes, të mundimit, të trishtimit, të ashtit, të gjakut e varrit të Kosovës. Mos të harroj pa cituar edhe një gjë shumë madhore kujtoj unë, kur çdo vrasje të bashkëkombësve tanë, okupatori përpiqej ta identifikonte si terrorist apo fundamentalist islam. E gjithë kjo teori u shkoi huq për dy arsye, dhe atë:

  1. Formimi dhe mbështetja e fuqishme e Partisë Shqiptare Demokristiane, që renditej përkrah Politikës së Dr. Ibrahim RUGOVËS, me në krye Lazër KRASNIQIN, që pasohet nga Akademik Mark KRASNIQI, dhe
  2. Nënë TEREZA, Nëna e bëmirësisë, e dashurisë dhe urtisë së Globit, kur bëri  “meshë (lutje) për popullin tim”...

Krejt për fund rezymoj mënyrën e zhvillimit të politikave humanitare gjermane, gatishmërinë e shtetit të Gjermanisë që ta mbështesë e ta çojë përpara me ndihmën e donacioneve, me ndihmën e rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës, me zhvillimin e startegjisë së ekonomisë, me hapjen e bizneseve të vogla, të mesme në shtetin e Kosovës drejt pavarësisë së plotë si ekonomike ashtu edhe politike, kulturore e arsimore. Gjermania edhe sot e mbështet politika zhvillimore, mbështet anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtare si në OKB, në BE, në Këshillin e Sigurimit, në Bankën Botërore e në organizmat e tjera politike si partnere e barabartë me shtetet e tjera që do ta qonte në transformimin apo gërshetimin me politika sociale e ideologjike të shtetformimit, në mbështetje me gjithë parametrat që posedonte ky shtet që edhe sot llogaritet si superfuqi në Evropë. Prandaj, drejtësisht them që shteti gjerman e njohu Kosovën paralelisht me valëzimet e zhvillimeve të fundit, karshi mërgimtarëve, e njohu Kosovën sepse mërgata i fali shumë shtetit gjerman, sepse mërgata ishte dhe është pjesë e shtetit ku jetojmë e veprojmë, ndërkaq sot diplomatëve tanë në Kosovë u mbetet t`i bëjnë detyrat e tyre ashtu si e kërkon Kushtetuta e Kosovës, gjithnjë në modelin perëndimor!

 

 

Besnik Camaj

PAK FJALË PËR MËRGATËN SHQIPTARE

NË ZVICËR ME THEKS TE KRIJUESIT DHE

NË MIQËSINË SHQIPTARO-ZVICËRANE

Së pari, dua të ju përshëndes të gjithëve në emër të krijuesve shqiptarë në Zvicër dhe dua të ju falënderoj për ftesën. Është ndjenjë e mirë të jem në mesin tuaj, në këtë ditë me diell.

Kur erdhëm në Zvicër pa dashjen tonë, rreth viteve të 90-ta, u gjendëm në një vend me një sistem shtetëror krejt tjetër nga ai që njihnim. Vështirësitë ishin tejet signifikative dhe të nduarnduarshme, por, hasëm në një popull mikpritës. Ne ishim të rinj dhe dëshironim punë. Zviceranët na i hapën dyert e firmave dhe na punësuan. Kjo ishte ndihmë e madhe për ne këtë dhe nuk e harrojmë kurrë. Por, edhe ne i kemi falë Zvicrës pjesën më të bukur të jetës sonë. Ky ishte sakrifikimi ynë. Kemi punuar shumë. Kemi evoluar dhe kemi arritur të bëhemi faktor përbërës i këtij shteti përparimtar. Sigurisht që kemi ndihmuar dhe veten tonë, familjet tona. Kemi ndihmuar edhe luftën çlirimtare të Kosovës në të gjitha mënyrat sepse e dinim që ishte një luftë e drejtë. Andaj dhe e fituam. Ne vazhdojmë ta ndihmojmë zhillimin e mëtejshëm dhe përparimin e Kosovës. Por, edhe shteti zviceran po e ndihmon në vazhdimësi Kosovën me ushtarët e vet, me projekte konkrete, me ndihma financiare etj. Tani jemi lidhur mes veti dhe punojmë bashkërisht. Kemi plot shembuj të suksesit në lëmi të ndryshme (ekonomi, shkencë por veçanërisht në sport).

Ne i jemi shumë mirënjohës këtij vendi dhe e falënderojmë me loçkë të zemrës, sikurse që falënderojmë edhe popujt e tjerë që na ndihmuan, e ndër ta edhe popullin suedez.

Ne vazhdojmë të jetojmë në Zvicër dhe vazhdojmë të punojmë. Por, nuk ndalemi as së krijuari. Si krijues, jemi mbledhur në Shoqatën e Krijuesve  Shqiptarë në Zvicër me misionin që t`i kultivojmë dhe afirmojmë vlerat tona letrare, artistike dhe shkencore. Bile duke qenë larg atdheut, kemi një dell më shumë për të krijuar. Kështu e ruajmë kulturën dhe gjuhën tonë dhe ua përcjellim gjeneratave të reja. Kështu e ruajmë identitetin tonë. Vazhdimësinë dhe Shpirtin tonë.

Në Zvicër, numri i krijuesve shqiptarë në letërsi dhe arte pamore e skenike po rritet gjithnjë. Ndërsa në shkencë ende po çalojmë, përkundër  kushteve të shkëlqyera që gëzojmë. Veçanërisht kur dijmë që në Zürich dhe Lausanne kemi dy Universitetet ndër më të mirat në botë. Megjithatë e dijmë që nipërve dhe mbesave u kemi krijuar mundësi të mëdha zgjedhjeje. Rrugët dhe urat që i kemi ndërtuar, janë më të forta se asnjëherë më parë. Edhe ato kulturore. Shpirtërore, u muar vesh. Ato që na lidhin më së miri me popujt e tjerë anembanë globit. Ato që verifikojnë rrënjët tona të lashta dhe autenticitetin tonë evropian. Ato ura që do nxisin buzëqeshjet dhe lumturinë te gjeneratat që do vijnë.

Po e përfundoj këtë fjalim të shkurtër me këtë fjali të thekur e të urtë: Në këto kohë kaq të mira orë e pa orë le të valojnë sa më shumë flamujt kulturorë.

 

Begzad Baliu: Ekspozitë dhe Konferencë shkencore për Kosovën në Universitetin e Varshavës

Begzad Baliu

Ekspozitë dhe Konferencë shkencore për Kosovën në Universitetin e Varshavës

EKSPOZITA PËR KOSOVËN NË VARSHAVË
Varshavë, më 18 maj 2013

Në kuadër të Netëve të muzeve, një festë kjo kombëtare në Poloni, në ambientet e Universitetit të Varshavës, u hap edhe një kënd me pamje nga Kosova. Ekspozita ishte përgatitur nga studentët polakë, në nëntor të vitit 2012, në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në ambientet e tij, pranë fotografive, komentuan studentët polakë dhe ata nga Universiteti i Prishtinës (Arben Mehmeti, Abdullah Aliu, Besart Rexhepi dhe Besim Berisha). Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm edhe studentë nga Universiteti i Mitrovicës, por ata u larguan më vonë. Ekspozitën e vizituan më shumë se 5000 vizitorë, nga ora 20:00-24:00.
Vizitorë të shumtë nga Polonia dhe turistë nga shumë vende të botës treguan interesim për shtetin e ri: Kosovën, flamurin kombëtar dhe atë shtetëror, objektet religjioze, pamjet nga festat e Nëntorit në Prishtinë, pamjet nga Mitrovica, Prizreni, Gjilani, grafitet për praninë e ndërkombëtarëve në Kosovë, pasurinë natyrore të Kosovës, diversitetin fetar dhe nacional etj.
Ekspozita për Kosovën i priu konferencës “Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria-kultura-politika)”, e cila hapet më 19 maj në ambientet e Universitetit të Varshavës, në të cilën pritet që rezultatet e tyre shkencore t’i paraqesin njëmbëdhjetë studentë nga Varshava, Prishtina dhe Mitrovicë.

KONFERENCË E SUKSESSHME SHKENCORE PËR KOSOVËN NË UNIVERSITETIN E VARSHAVËS

Varshavë, më 19 maj 2013

Në ambientet e Universitetit të Varshavës, Qendrën për Studime Lindore, u organizua Konferenca shkencore “Kosova në sytë e studentëve të saj: shoqëria, kultura, politika”. Konferencën e hapi drejtori i Qendrës për Studime Lindore dr. Jan Malicki, ndërsa punimet e tyre i përshëndeten profesori i Universitetit të Prishtinës Begzad Baliu dhe profesori i Universitetit të Varshavës Rigels Halili. Ishin të pranishëm edhe mysafirë nga jeta shkencore, politike e diplomatike. Të pranishëm ishin edhe konsulli shqiptar, konsulli serb, i cili e lëshoi konferencën në shenjë reagimi për vendosjen e simboleve shtetërore dhe nacionale kombëtare nga ana e organizatorëve, si dhe anëtarë të Shoqatës shqiptaro-polake, të cilët gjithashtu kanë kontribuar në përgatitjen e ekspozitës. 
Konferenca është rezultat i projektit të gjashtë studentëve polakë ( në mesin e të cilëve: Marzena Maciulewicz, Mateusz Smoter, Agata Koziej dhe Viktoryia Kanapatskaya), të cilët pritet të mbrojnë temat e masterit për pamjen e Kosovës së pavarur në kontekstin historik dhe bashkëkohor, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë bërë kërkime në Kosovë, të përkrahur edhe nga studentë të Universitetit të Prishtinës (Arben Mehmeti, Abdullah Aliu, Besart Rexhepi, Besim Berisha dhe Xheneta Brajshori), si dhe Universitetit të Mitrovicës (Aleksander Milosavleviq, Tijana Kolutac dhe Filip Milovanoviq), të cilët gjithashtu lëshuan Konferencën në seancën e tretë, kur ata e kishin radhën e tyre për të prezantuar. 
Në këtë Konferencë kërkimet e tyre shkencore gjatë vitit të fundit i paraqitën studentët polakë dhe të tjerë që studiojnë në Poloni, nën mentorimin e Prof. Rigels Halilit dhe studentët shqiptarë nën mentorimin e Prof. Begzad Baliut. 
Ata sollën mendimet e tyre për kërkimet në Kosovë për shumë aspekte të jetës, luftës, gjuhës, simboleve, shoqërisë, kulturës, religjionit, ekonomisë, kujtesës historike, shoqërisë civile, folklorit, gjinisë, gruas shqiptare, perspektivës europiane, Tribunalit të Hagës etj.
Në Konferencë u prezantuan njëmbëdhjetë kumtesa dhe secila prej tyre u shoqërua me pyetje dhe diskutime të pasura ndërmjet studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të tjerë.
Pas Konferencës, në shenjë respekti për kumtuesit shqiptarë, të cilët kishin përfshirë në fjalët e tyre edhe krimet serbe të luftës në Bosnje, konsulli boshnjak në Varshavë priti bashkëmentorin e këtij projekti Profesor Begzad Baliun dhe kryetarin e Shoqatës Poloni-Shqipëri Haxhi Dulla.

EKSPOZITA PËR KOSOVËN NË VARSHAVË
Varshavë, më 18 maj 2013

Në kuadër të Netëve të muzeve, një festë kjo kombëtare në Poloni, në ambientet e Universitetit të Varshavës, u hap edhe një kënd me pamje nga Kosova. Ekspozita ishte përgatitur nga studentët polakë, në nëntor të vitit 2012, në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në ambientet e tij, pranë fotografive, komentuan studentët polakë dhe ata nga Universiteti i Prishtinës (Arben Mehmeti, Abdullah Aliu, Besart Rexhepi dhe Besim Berisha). Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm edhe studentë nga Universiteti i Mitrovicës, por ata u larguan më vonë. Ekspozitën e vizituan më shumë se 5000 vizitorë, nga ora 20:00-24:00.
Vizitorë të shumtë nga Polonia dhe turistë nga shumë vende të botës treguan interesim për shtetin e ri: Kosovën, flamurin kombëtar dhe atë shtetëror, objektet religjioze, pamjet nga festat e Nëntorit në Prishtinë, pamjet nga Mitrovica, Prizreni, Gjilani, grafitet për praninë e ndërkombëtarëve në Kosovë, pasurinë natyrore të Kosovës, diversitetin fetar dhe nacional etj.
Ekspozita për Kosovën i priu konferencës “Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria-kultura-politika)”, e cila hapet më 19 maj në ambientet e Universitetit të Varshavës, në të cilën pritet që rezultatet e tyre shkencore t’i paraqesin njëmbëdhjetë studentë nga Varshava, Prishtina dhe Mitrovicë.

 

MURAT GECAJ: MBRESA, NGA NJË “DITË E KULTURËS”, NË POGRADEC…

MBRESA, NGA NJË  “DITË E KULTURËS”, NË  POGRADEC…

-Për shkollat dhurohen libra, kushtuar Petro N.Luarasit-

Shkruan: MURAT GECAJ

Pranë shtatores së Lasgush Poradecit…Majtas: A.Uçi e M.Gecaj (10 maj 2013)

Si për mua, por dhe për prof. Alfred Uçin-Akademik, ftesa për ta vizituar Pogradecin, nuk na pëlqeu e na joshi vetëm sa për të shijuar bukuritë pranëverore të tij. Po, kryesorja ishte, për të marrë pjesë në një veprimtari të bukur e mbresëlënëse. Drejtuesit e arsimit dhe të kulturës në rreth kanë menduar që, çdo muaj, të organizojnë  “Ditën e kulturës”. Sigurisht, tematika e tyre do të jetë e larmishme, duke tërhequr edhe mendimin e specialistëve përkatës, artdashësve e kulturëdashësve të shumtë dhe njerëzve tjerë të interesuar, në këtë drejtim. Kësaj here, pra më 10 maj 2013, kjo nismë u fillua, duke iu kushtuar udhës së arsimit tonë  kombëtar dhe figurave të ndritura të tij. Pikërisht, u nderua martiri i të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasit-“Mësues i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Me këtë rast, të dërguar nga Shoqata “Lisi i Arbërit” dhe Shoqata e Arsimtarëvë të Shqipërisë, morëm pjesë prof. A.Uçi, nip’ i Petro N.Luarsit dhe unë. E veçanta ishte se, në vijim të udhëtimeve tona, po me këtë qëllim: në Shkup, Prishtinë e Ulqin, dërguam dhuratë edhe për shkollat e rrethit të Pogradecit, disa libra, kushtuar jetës dhe veprimatrisë së Petro N.Luarasit, me autor Akademikun A.Uçi.

Pjesëmarrës në veprimtari…

Në tubimin masiv, oranizuar në mjediset e Hotelit “Enkelana”, ishin mjaft mësues e nxënës dhe prindër, drejtues shkollash etj. Ndodheshin  të pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli; zv.prefekti, Luan Lipo; drejtori i drejtorisë arsimore, Sotiraq Ambo; drejtori i Qendrës Kulturore të qytetit, Budjon Xhelo, arsimtari veteran Vaso Samsuri etj. Veprimtarinë e drejtoi arsimtarja dhe publicistja, Albina Pajo. Në emër të kryesisë së SHASH, tubimin e  përshëndeti prof. M.Gecaj, i cili i përgëzoi organizatorët  dhe i falënderoi ata për ftesën e bërë. Ndërsa prof. A. Uçi u ndal në traditat e shquara atdhetare, arsimore e kulturore të pogradecarëve dhe përpjekjet e tyre të parreshtura për shkollën dhe gjuhën amtare shqipe. Në shënjë respekti, atij i dhuruan një buqetë me lule të freskëta. U ndoqën me interes edhe leximet e disa pjesëve të librit, për Petro N.Luarasin, nga nxënësit e Gjimnazit të qytetit, “Gjergj Pekmëzi”. Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi një dokumetar kushtuar jetës dhe veprimtarisë atdhetare e arsimore të Petro N.Luarasi. Ndërsa ishte “suprizë” e këndshme transmetimi, për herë të parë, i fjalës së prof. A.Uçit, mbajtur më 26 maj 1990, pra 23 vjet të shkuara. Në atë kohë, ishte organizuar një tubim, me rastin e botimit të veprave të plota të poetit të shquar lirik, Lasgush Poradeci. Pastaj të pranishmit morën pjesë në një koktej dhe vizituan punimet në pikturë të artistëve pogradecarë: Anastas Kostandini, Gjergj Lako, Gentjan Zeko e Gëzim Begolli. Tematika e tyre ishte e larmishme, megjithatë, kryesore ishin punimet me pamja nga natyra e bukur e Pogradecit dhe portrete të ndryshme. Një pjesë e pjesëmarrësve, në veprimtarinë e mësipërme, bëri një shëtitje të shkurtër nëpër bregun e liqenit. Aty, në një park të gjelbëruar e të bukur, janë shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit. Në shenjë nderimi, për jetën dhe veprën e tyre, prof. A.Uçi vendosi buqeta me lule të freskëta. Pasditën e kaluam së bashku në lokalin e thjeshtë,Taverna “Agai”, në Tushemisht. Më tej, me drejtues të mjetit Landin, bashkë me prof. A.Uçin, u kthyem në kryeqytet. Ishim “të ngarkuar” me plot mbresa të këndshme e të paharruara, nga ky udhëtim tjetër i yni dhe pjesëmarrja në “Ditën e kulturës”, në qytetin e Pogradecit. Ne e përshëndesim nga zemra këtë nismë të bukur dhe urojmë që veprimtaritë e ardhëshme mujore t’i shërbejnë, sa më mirë,  edukimit dhe çlodhjes së kulturuar të banorëve të atij qyteti. Sigurisht, stina e verës do të kërkojë më shumë cilësi, në këto veprimtari, pasi dhe do të ketë më tepër pjesëmarrës, ndër ta edhe pushues, në brigjet e liqenit piktoresk.

Tiranë, 11 maj 2013

 


Faqe 10 nga 40

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 16 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1141038
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

SESION PËRKUJTIMOR, NË 130-VJETORIN E HASAN TAHSINIT

Titulli “dijetar”, në vendin tonw, i takon vetëm atij e askujt tjetër:

Sami Frashëri

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues- Tiranë

Dijetari ynë i madh, Hasan Tahsini

Një ndër peronalitetet e shquara të atdhetarizmit, arsimit, kulturës e shkencës shqiptare, ishte dhe Hasan Tahsini ose Hoxhë Hasan Tahsini. Lindi në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës, në vitin 1811 dhe, pas një veprimtarie të gjerë e të dendur për çështjen kombëtare shqiptare, i mbylli sytë përgjithnjë në vitin 1881, pra në moshën 70-vjeçare.

Ishte rilindës i njohur, filozof, matematikan, psikolog e astronom etj. Për këto fusha të diturisë njerëzore vuri në përdorim, disa gjuhë, që ai zotëronte. Është i njohur si themelues dhe rektor i Universitetit të parë Osman, çelur në Stamboll të Turqisë. Po kështu, krijoi e drejtoi me aftësi të veçanta Shoqërinë e Dijetarëve Shqiptarë ose Kuvendin Shkencor Shqiptar.

Meritë të posaçme pati Hasan Tahsini se vetë ideoi dhe përhapi mendimin për themelimin e shtetit të pavarur shqiptar, pra të shkëputur nga ndikimi osman. Një punë të madhe bëri ai edhe për hartimin e alfabetit të gjuhës amtare shqipe dhe dëshiroi e synoi që të ishte i ndryshëm nga i popujve të tjerë. Ndër meritat e tij të mëdha, është së ai u dha mësim disa figurave të njohura të historisë sonë kombëtare, si Abdyl, Naim e Sami Frashërit, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit etj. Duke e kujtuar atë me nderim e respekt të veçantë, Samiu ka shkruar: “Hoxhë Tahsini ishte më i larti ndër të lartët. Ishte një nga ata njerëz të mëdhenj, që qindvjeçarët dhe kohët i nxjerrin rrallë e me vështirësi të madhe…Titulli “dijetar” në vendin tonë i takon vetëm atij e askujt tjetër”.

Lexo ma...