Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home Från Sokol-Nga Sokoli
Nga Sokoli

Sokol Demaku: Bisede me Sanije Selmani mësuese e Gjuhës shqipe në Nässjö të Suedisë

Sokol DEMAKU

 

Bisedë me Sanije Selamani mësuese e Gjuhës shqipe në Nässjö të Suedisë

 

 

Përveq shkrim leximit nxënësve duhet mësuar edhe shumë gjëra të tjera si p.sh artin, kulturën, tradita  shqiptare, historin e gjeografin kombëtare qe është shumë më rëndësi,  pra duhet punuar me një përkushtim të madh dhe pa u lodhur ne menyrë që tia  dalim ta kryejm këtë obligim kombëtar që i kemi shtuar vetës perparea e që mendoj dhe besoj se nuk është edhe aq i lehtë për ne këtu në mergim. 

Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si  pedagog e edukator me kohën vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja.

 

Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?

Quhem Sanije Selmani jam nga Prishtina – Republika e Kosovës, përndryshe në Suedi jetoj që nga viti 1995, banoj në Nässjö  në regjonin Smoland ku edhe punoj dhe angazhohem një kohë të gjatë në svera të ndryshme të jetës mergimtare.

 

Profesioni i juaj?

Jam arsimtare e Gjuhës shqipe.

 

Përvec se një mësuese e Letërsisë dhe gjuhës shqipe në diasporë do te ishte më interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e një mësuesi të Gjuhës amtare në diasporë?

Puna ime ka nji rol shumë te madh në edukimin dhe zhvillimin e Gjuhës shqipe këtu ku punoj, sepse përveq shkrim leximit nxënësve duhet mësuar edhe shumë gjëra të tjera si p.sh artin, kulturën, tradita  shqiptare, historin e gjeografin kombëtare qe është shumë më rëndësi,  pra duhet punuar me një përkushtim të madh dhe pa u lodhur ne menyrë që tia  dalim ta kryejm këtë obligim kombëtar që i kemi shtuar vetës perparea e që mendoj dhe besoj se nuk është edhe aq i lehtë për ne këtu në mergim. 

Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si  pedagog e edukator me kohën vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja. Roli i mesuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek pjestarët e atij komuniteti e siq dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të them  që deri diku  plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike.

Pra profesioni ynë, puna jonë në diasporë si mesues të gjuhës amtare është gati gati i shenjtë, është udhërrëfyes për shumëcka e edhe ne duhet të sillemi e punojmë brenda këtyre kordinatave.

 

Cka ju shtyri ta leni vendlinjen dhe sot të jeni këtu ne Skandinavi?

Si të ju them gjithëmonë në kërkim të një jete më të mirë, siq e dim të gjithë mu atëhere shkollat patën përfundua në shtëpi private dhe ishte pakëz vështirë të punohej ashtu  në ato kushte. Pasi unë dhe bashkshorti im të dy ishim  arsimtar dhe vendosëm që të dalim në perendim dhe pikrisht zgjodhëm Suedin, një vend mjaft i zhvilluar dhe demokratik.

Ju i jeni perkushtuar pra edhe këtu punës me fëmijë, arsimimit, si e ndieni veten si mësuese këtu në krahasim me mësuesin në Kosovë?

Në këtë rast duhet përmendur se shteti suedez ofron kushte të shkelqyshme në zhvillimin e punës në arsimin dhe edukimin e fëmijëve tanë, arsimtarët shqiptar  janë të brabart me arsimtarët suedez, si në punën e tyre edukativo arsimore po ashtu edhe me të ardhurat mujore, tekstet janë falas për të gjithë nxënësit si dhe të gjithat kushtet për pune janë të miram, por po nese e krahasojm me kolegët tanë në vendlindje është për keqardhje se ne cfar kushte e paga punojnë, mirëpo ata janë heronjë të gjallë dhe fisnik për punën që e bëjnë me fëmijët tanë në vendlindje.

 

Nga e merrni frymëzimin në punën e juaj me fëmijet shqiptar, cfarë ju frymëzon në punën tuaj me fëmjët shqiptar këtu?

Dashuria për punën, për profesionin fisnik, për fëmijët, për gjuhën atdheun, ky është frymëzimi im më i madh.

Sherbimin që bënë arsimi për përmisimin e nji kombi, ligji s`mund ta bëj kurrë pat thënë per shkollën i madhi  Naim Frasheri.

 

Ju jeni shumë aktive edhe në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptareve këtu, cka ju shtyn në ketë drejtim dhe me cka më shumë është e angazhuar?

Nuk mundem  pa e përmendur edhe aktivitetin e shoqates shqiptare Drenica, ku me rastin e festave kombëtare angazhohemi në përgaditjen e nxënësve me vjersha e recitime  pjesë teatrale, duke mos dashur që të rinjëve tanë të ju mugoj atdheu aq shumë bejmë aktivitete të ndryshme kombëtare e kulturore. Jeta kulturore e shqiptarëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtëtë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare.

 

Cka mendoni per sistemin e arsimit sot në Diasporë, cka kishit me ndryshue në këtë drejtim po të pyteni ju?

Nëse e keni fjalen posaqerisht tek mësimi i gjuhës shqipe, në radhë të parë janë tekstet te cilat i mungojnë diasporës shumë dhe normal qe kisha me pasë dëshirë qe të kemi se paku 3 orë mësimi në javë. Mësuesi i shkollës suedeze bën punën e pedagogut dhe edukatorit me përgjegjësi të madhe dhe me një përkushtim të pashoq. Do të ishte në interes të kulturës sonë, fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre si shqiptarë që kuadri arsimor që punon me gjuhën amtare të jetë plotësisht i pëgatitur për detyrën mjaftë të vështirë por edhe jetike për të ardhmen dhe ruajtjen e gjuhës si dhe idintitetit të të qënit shqiptar.

 

Ju jeni edhe një aktiviste e dalluar kulturore mund të themi një ambasadore e kulturës shqipe këtu, cfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë?

Unë mundohem te kontriboj në jetën kulturore këtu sa herë  kemi aktivitete në shkollën tonë nxënësit shqiptar gjithëmonë dallohen me aktivitet e tyre, duke qëndruar krenar me traditën e gjuhëm e bukur të tyre që prezentojnë para shokëve suedez.

 

Cka mendoni për jetën kultutore te shqiptareve në Suedi, si ju e shifni ketë?

Mendoj se edhe shqiptarët bëjnë mjaft kudo që janë mirëpo kurrë mos të kënaqemi me ate që kemi  por të arrijmë edhe më shumë.

 

Ju merreni edhe me poezi, cila është tema që trajtoni ju në punimet tuaja?
Atdheu, gjuha, jeta larg atdheut.

 

Përveç punës suaj në  shkollë, si e kalon kohën e lirë?

Përvec punës në shkollë jam shumë e angazhuar edhe në rrjedhat politike. Jam Delegate në drejtorin e arsimit në komunën ku jetoj, anëtare e komitetit shqiptaro suedez dhe anëtare e rregullt  e shoqatës së grave në komunë kështu që nuk kam shumë kohë të lirë.

 

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti në jetë?

 Familja, puna,  kurse me mundon paj nuk eshtë leht të jetosh larg atdheut  tënd.

 

Po të kishit mundësi të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?

Do e zgjidhja Kosovën në të ardhmen .

 

 

Sokol DEMAKU: Bisedë me të renë dibarne Delvina Kërluku

Sokol DEMAKU

Bisedë me të renë dibarne Delvina Kërluku

MË LEJONI LIRINË E FJALËS SIME VETËN TA QUAJ PASHMANGSHMERI NDAJ POEZISË

Arti është përceptimi i dickaje përmes shqisave emocioneve ose intelektit.

Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”...

Mësonjtorja shqipe në Dibër ka qenë një vit pas shkollës së parë shqipe në Korcë. Dhe pikë dija e atëhershme ka buruar e vazhdon deri më sot në këtë vend. Andaj unë krenohem me gjithcka që më ka edukuar shkolla e dibranëve, m'i hapi dyert. E cau erësirën e femrës për shkollë. Më dha krahë që të veproj e lirë në mendime.

Më pëlqen të rri në kufijtë e mentalitetit shqiptar. Jeta e një ballkanasi me një evropian dallon, aq më shumë me atë amerikan. Ballkanasit kanë liri të kufizuar, janë të mbjatur në kthetra.

Po të mundja do të forcoja:- fjalë- dhënien, besën, burrërinë, atdhedashurinë.Mëshirën ndaj njëri – tjetrit.

Lumturinë e gjej në shëndet, në arritje – sukses, në dashuri,ndërsa mundimin tek e kundërta.

Kush është Delvina Kërluku

Delvina Besnik Kërluku, lindur më 21.02.1983 në Dibër të Maqedonisë. D.Kërluku është poete në këto anë dhe njihet qysh nga shkrimet, posacërisht poezitë e saj të para që i botoi në revistën shkollore "Dija", Dibër. Gjatë ciklit shkollor, morri disa cmime në kuadër të aktiviteteve brënda dhe jashtë shkolle. Gjatë studimeve në UEJL , Tetovë s'rresht s'ë shkruari edhe në gazetën studentore “Euroidea”. E në këtë periudhë botohet një cikël poetik në revistën „Stili 97”, Shkup, nga lidhja e shkrimtarëve shqiptar në Maqedoni. Në vitin 2004, botohet libri me titull „Muza” nga shtëpia botuse „Albas”. Merr mirnjohje për librin e saj nga libraria “Max van der Stoel”, Tetovë. Është anëtare e Art - Klub-it. Klub i shkrimtarëve, poetëve, nga Dibra. Poezitë e D.Kërlukut zgjrohen në revista të tjera si: „Tribuna letrare” - Dibër. Cikël poetik tek forumet e letërsisë shqipe. Cikël poetik në Librin “ Takime nën Rrap” , Shkup. Dhe kohët e fundit Poezitë e saj i shikojmë në revistën “Dituria” – Borås, Suedi.

Është pjesë e manifestimeve kulturore letrare, si: - Mbrëmje kulturore - poetike në Dibër, pjesë e së cilës janë shkrimtarë nga të gjithë trojet shqiptare. Mbrëmje poetike në Strugë. Tash më e rregullt në mbrëmjet poetike në Shkup - „Takime nën Rrap“

Vazhdon të shkruaj poezi, dhe libri më i ri “Altar”, është libri dytë i autores,që është në botim.

I pëlqen sporti dhe ka marrë pjesë në vitin 2004 në Gara “Cross spring” në kuadër të UEJL -së, në Tetovë - çmimi i parë.

Gjithashtu i pëlqen edhe shkenca, në qershor të vitit 2007 ka marrë pjesë në Konferencën Internacionale me temë: “New Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, në Bullgari.

Delvina shpesh thotë: Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”...

Shkollën fillore dhe të mesme i keni krye në vendlindje cka mund të na thoni për këtë kohë?

Dibra, ka qenë dhe është kërthiza e shqiptarëve, aty ku buroi dija, atdhedashuria. Vendi që u linda dhe më rriti me historinë e saj të pasur, trimërrinë e Skënderbeut, dijen e mësuesve, e shumë patriotëve dhe atdhedashësve duke mos përjashtuar dhe babain tim.

Mësonjtorja shqipe në Dibër ka qenë një vit pas shkollës së parë shqipe në Korcë. Dhe pikë dija e atëhershme ka buruar e vazhdon deri më sot në këtë vend. Andaj unë krenohem me gjithcka që më ka edukuar shkolla e dibranëve, m'i hapi dyert. E cau erësirën e femrës për shkollë. Më dha krahë që të veproj e lirë në mendime. Më dha arsim, që e mposhti cdo barierë e vazhdoj të krenohem me dijen që më dhanë mësuesit sic ishin edhe prindërit e mi.

Më rikthyet nostalgji për ato vite! Nuk do të thoja që isha e para e klasës, por përpiqesha të mësoj, dhe të lartësoj emrin e prindërve. Cdo vlesim që më është bërë nga mësuesit e kam marrë me djersën time. Isha pjesë e aktiviteteve shkollore, gjë që më mundësuan të plotësoj pasionin tim për recitim dhe shkrim. Ndjej krenari për të gjithë mësuesit që u sakrifikuan për të na dhënë dije, dritë dhe të ardhme.

Keni ndjek studimet në Fakultetin Pedagogjik “Sv. Kliment Ohridski” në Shkup në vitin 2001, në paralelen e mësuesve klasor, cka ju shtyri të studjoni në këtë lami dhe pse nuk keni berë asnjë ditë pune në këtë fushë?

U rrita në frymën e arsimit – mësimdhënies. Babain e kisha profesor te gjuhës, ndërsa nënën e kam mësonjëse. Netët në familjen time dallonin nga familjet tjera. Orët e mbrëmjeve buciste kënga, recitoheshin vjersha. Natë tipike e një klase mësimi. Ndoshta kjo më nxiti...Akoma nuk është shuar dashuria ndaj arsimit, mësimdhënies. Dhe këtë e realizoj në mënyrë vullnetare në vendin tim dhe më gjërë, duke prezantuar punimet e mia shkencore...

Cka ju shtyri të studjoni në UEJL në drejtimin Administratë Biznesi, ku edhe diplomoheni - Ekonomiste e diplomuar?

Gjithcka, përvec pasionit tim. Univerziteti ku kam studiuar unë kishte si në pamje ashtu edhe kualitetin e profesoreve profesional të përfaqësuar nga Tirana, Prishtina, Maqedonia, si dhe nga jashtë vendit Anglia, Franca, Hollanda, Italia, etj. Ku bashkëpunonte me Indiana University. Bashkëpuntor në themelimin e Univerzitetit të Evropës Jug – Lindore ishte Max van der Stoel, ku dhe është emëruar libraria në emër të tij.

Cilësia e këtij Univerziteti ishte shtytja, ndërsa profesioni i ekonomisë, për t'u aftësuar në të ardhmen, për një jetë më të mirë, më të bollshme, se sa ajo e prindërve tanë që na rritën me sakrificë, e ashtuquajtur me rrogë mësuesi!

Nuk shkëputeni nga studimet, në vitin 2006 regjistroheni për studime pasdiplomike, grupi “Menaxhment” në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike, pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodi”, në Shkup, cka ju shtyri në këtë?

Duke dashur që një ditë të jem mësonjëse i thirra mendjes dhe vazhdova, dhe i tërë mundi doli me sukses. Instituti në kuadër të Univerzitetit shtetëror „Kiril dhe Metodi“ e përbërë nga profesor me përvojë të gjatë në shkencë dhe arsim..,më formoi profesionalisht në drejtimin Menaxhment.

Profesioni me pasionin, artin, të shkuarit poezi arrij ti kordinoj sepse i dua të dyja.

Arti është përceptimi i dickaje përmes shqisave emocioneve ose intelektit. Arti ka game të larmishme të veprimtarive njerëzore -(krijimet), por e vecanta pikon atje tek ata që e shprehin duke përfshirë, poezi, prozë, roman, muzikë, literaturë, film, fotografi, skulpturë, piktura...
Arti i referohet zotërimit, si dhe aftësisë..
Ndërsa shkenca "Menaxhmenti" si shkencë të pajis me principe, ndërsa kur e vë si Art ai të ndihmon në kapje të situatës.

Si magjistre, si e ndien veten Delvina?

Jam e emëruar magistër që në Shkurt të këtij viti. Është krenari. Por e ndjej veten si gjithë të tjerët, ajo që më dallon është se kam përgjegjësi më të madhe. Sepse suksesi të jep përgjegjësi.

Çfarë janë kushtet për të studjuar, jetuar e punuar këtu, mund të na jepni një pasqyrë lidhur me këtë?

Mjafton të kesh vullnet për të studjuar.Arsimi është arma më e fortë, andaj njeriu duhet të sakrifikoj, për ta pasur këtë armë.Të ushqesh, të financosh një student është sikur të ndërtosh një 'xhami'. Mendoj që prindërit edhe me pak kushte, sakrifikojnë cdo gjë për t'a shkolluar fëmijën. Shkollat në ditët e sotme janë me kushte të larta, e gjithë kjo nga konkurenca e madhe e shkollave. Ajo që dallon në Maqedoni tek studentët është sasia më e madhe se cilësia.

Me keq ardhje mund të them që fitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart e tua dhe t'u drejtohesh të tjerëve?!

Jeta është e bukur kur zgjidhen problemet, këtu jetesa ka shumë probleme, nëse zgjedh një, vjen tjetra, s'rresht së pushuari problemi...Do të doja t'a ringjall thënien „Bashkimi bën fuqi“, në zgjedhjen e problemeve që kanë shqiptarët këtu në mes veti dhe me palën tjetër.

Ju merreni me shkrime,  merreni me poezi apo me prozë?

Më lejoni lirinë e fjalës sime që veten ta quaj pashmangshmëri ndaj poezisë. Do të pyetni pse?

Njëra është se njerzit e mëdhenj janë ato që kanë lënë vepra, veprat më të mëdha janë ato që i sjellin dobi të mëdha shoqërisë njerzore. Andaj ne njerzit e penës duhet të jemi të fisnikëruar që lëmë vepra aq më shumë në këtë kohë nevoitet fjala shqipe, për të bërë ende të ditur se ka qenë, është, dhe do të jetë fjala shqipe në këto troje.

Dhe e dyta pashmangshmëri ndaj poezisë është se kur im atë, shkruante poezi, prozë, etj..,unë përpiqesha me muzën time të ndërtoja një poezi, tregim ap dic tjetër që s'diheshte ku është fillimi e fundi. Ai si edukator në cdo sferë më dha skicë, dhe shumë cka. Ky edukator i mirë dhe me veprën e tij si edukues ma ushqeu moralin brënda natyrës sime. Ndërsa dhuntia që ma fali Zoti ,është poezia.

Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në te?

Libri im “MUZA” E titulluar kështu, sepse vetë fajla “muzë” domethënë burimi i frymëzimit poetik, frymëzimi për të krijuar. Fjala ime e shprehur në poezi, e vlersuar nga Ali Aliu më shtyu të botoj këtë libër. Libër që shpreh dashurinë ndaj librit, njeriut, nënës, tokës amë -atdheut, vendlindjes, lirisë. Në poezitë e mia ka mall, klithmë...,mburje, krenari..,etj...

Libri im i dytë që është në botim me titull “ALTAR” ka domethënien 'simbol i sakrificës dhe i flijimit' të dickaje..,Unë e shpreh kështu: - Si një qënie me shpirt të ndjeshëm ku jam mbuluar tërësisht sa nga e bukura -kënaqësitë aq edhe nga dhimbjet e jetës së vërtetë. Andaj figura e gjithë kësaj është simboli i sakrificës dhe i flijimit që bën njeriu në jetë, e ashtuquajtur Altar. E ballafaquar siç jam shpesh, me një letër të bardhë dhe e nxitur ta mbishkruaj atë me fjalë duke kërcyer nga mendja në faqe apo në veprim. Unë e lodh shpirtin!

Ndërsa recensuesi i librit “Altar” Halit Basha shprehet kështu: -

Dorëshkrimin tënd e lexova disa herë me vëmendje të duhur dhe erdha në përfundim se kemi të bëjmë me poezi që dëshmojnë se ke prirje të veçantë për t'i shprehur meditimet e tua për jetën dhe dashurinë, për gëzimin dhimbjen, për të gjithë atë që të mundon, tundon, ngazëllen e dëshpëron, dhe këtë e bën me një leksik të pasur e të zgjedhur dhe me simbole e metafora që i spikasin vlerat e mirëfillta artistike. Unë të përgëzoj për përkushtimin e frytin e tij në këto vargje, dhe mendoj se ky tekst i ka arritur kriteret e duhura e të nevojshme për të dalë në dritë si një botim - një libër, që do të merrej me kënaqësi ndër duar e të lexohej me ëndje nga dashamirësi i pasionuar i poezisë.

Vargu është i shkurtër, lakonik, i ngjeshur, i mbështjellur me forcën e ndjenjës së ngrohtë e të fuqishme, të dlirë e të sinqertë, që do të thotë se është prodhim dhe rrjedhë e shpirtit, i ëndrrës, e aty - këtu i bukurisë dhe dashurisë së prekur. Është varg i ndjenjës së shpirtit rinor të padjallëzuar dhe i jetës e sfidave që atë shpirt të pastër e rrethojnë, e megjithatë i shtruar në letër me një gjeturi e mjeshtri poetike, me ritëm, rymë e muzikalitet të mishëruar brenda tyre, që e bën vargun të këndshëm e ndjellës për lexim, e bën artistik, por edhe meditim të përmbajtshëm e domethënës - mbase edhe me porosi të rëndësishme, e kjo, ndërkaq, është rrjedhë e frymëzimit më të fortë dhe shprehjes së tij të qëlluar dhe në kërshëri të duhur.

Pra, kemi të bëjmë me poezi që mirfillti ia vlejnë, si vlerë, të dalin në dritë në një përmbledhje që do ta nxisë kënaqësinë e atyre që do tu bjerë në dorë e do ta lexojnë. E ti, gjithsesi do të stimulojë të krijosh edhe në të ardhmen. Dhe unë këtë ta dëshiroj, sepse poezia është fisnikëri e shpirtit e shprehur përmes fjalës së bukur artistike. është pasqyra e personalitetit të autorit të vargjeve dhe e vrulleve të ngacmimit artistik që i bën vargu.

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Delvina, cilat janë planet e juaja?

Bota ime do të vazhdojë të prodhojë fjalë që do të mbesin ndër breza sepse idetë nuk e përfillin palëvizshmërinë.

Gjuha është shpirt i kombit.

Dhe kur shkruajmë ne ruajmë gjuhën tonë, atëherë ne kemi gjithçka.

Cfar është ajo që e mundon më së shumti në jetë një vajzë të re si Delvina në këto troje?

Është i njejti mundim, që e kanë pasur të parët tanë. B.K.SH! Këto ditë kam shkruar një poezi, që do t'ua dhuroj disa vargje:

...atdheu...

……

më dha ujë – lot

më dha ajër – jetë

që t'a dua përjetë.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore?

Mundësitë për të dhënë atë që kemi janë shumë të dobta. E quaj veten të vetë punsuar sepse zhivlloj aktivitete në mënyrë vullnetare, duke prezantuar, ligjëruar tema të profesionit. Rasti i fundit ishte tema „Suksesi në biznes“. E cila përfshin teori dhe praktikë që d.m.th bëj hulumtim në treg dhe nxjerr rezultate dhe ato i shfaq në publik.

Sa ka arritur Delvina të përshtatet në kohën dhe jetën e sotme?

Më pëlqen të rri në kufijtë e mentalitetit shqiptar. Jeta e një ballkanasi me një evropian dallon, aq më shumë me atë amerikan. Ballkanasit kanë liri të kufizuar, janë të mbjatur në kthetra.Mbisundohen dhe udhëhiqen nga të tjerët. Shqiptarët, pjesë të ballkanit kanë këtë cilësi, ajo që e dallon nga të tjerët është hierarkia ku mbisundon më i madhi në moshë. Dhe kjo më ka brengosur dhe tentoj t'a luftoj. Sepse liria e mendimit e të vepruarit është e drejta e cdo kujt. Ndërsa barazia është e vulosur, në mendim. Evropa mbështjellet me rregullat e saj, ka të drejta dhe liri të pa kufizuara, që fundin cdoher e ka tragjik. Këtë e vërejmë edhe në shumicat e librave të shkrimtarëve Evropian.

Ndërsa Amerika që mbetet shembull posacërisht i dibranëve të emigruar. Jeta e tyre kufizohet me principe, por të ardhmen dhe fundin e kanë të bukur, sic shprehet edhe në romanet,filmat e Amerikanëve.

Kultura dhe traditat tona që e bëjnë jetën sa të ngjeshur aq edhe të bukur, na bën të dallohemi nga kombësit tjera. Jeta jonë është më e bukur, sepse mbi të gjitha i kushtojmë vëmendje dhe jemi për njëri – tjetrin. Kjo na bën më të fuqishëm.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Po të mundja do të forcoja:- fjalë- dhënien, besën, burrërinë, atdhedashurinë. Mëshirën ndaj njëri – tjetrit. Kam bindjen se dikur njerzit i kanë pasur këto veti, që sot jan zbehur dhe janë zhbërë!

Dhe poashtu partitë do t'i ktheja në Pari. Sepse Paria ka qenë shtresa më e pasur dhe më e lartë.Por, Paria ka qenë e investuar nga vetë shteti dhe nuk ka pasur nevojë që të koruptohet.Ndërsa sot „nuk e kuptoj“ pse shteti nuk investon aq shumë në këto shtresa – parti. Që shquhen si luftues për të mbrojtur interesat e shtresës shoqërore!?

Një e re kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Delvina?

Informata të bën më të vetëdijshëm dhe në trend me kohën. Por, shumicën e informatave e marr nga librat, më duket më përfituese, e jo nga interneti, mediat, por nuk e përjashtoj edhe këtë. Kontaktoj me njerëzit për t'a dhënë dijen time. Dhe për të përfituar nga ato, në cështjen profesionale. Poezia më takon me njerëzit kur ajo më ik nga duart, kur publikohet.

Jeni anëtare e “Art” klub-it, në Dibër dhe pjesëmarrse e disa manifestime kulturore letrare në trojet shqiptare këtu në Maqedoni, cfarë do të thotë kjo për ju?

Kjo më mundëson që të dalin në pah veprat – poezitë e mia. Gjithashtu më plotëson pasionin tim -recitimin.

Delvinës i pëlqen edhe shkenca, ishit edhe pjesëmarrëse e konferencës internacionale në Bullgari me temën: -“Neë Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, për cka u bë fjalë këtu?

Në institutin “ISPPI” ku studioja unë magistraturën na u dha mundësia që të konkurojmë me temat tona në vetë institutin, dhe kush fiton do të përfaqësoj institutin në konferencë në Bullgari. Dhe kjo mundësi m'u dha mua. Që për mua kishte domethënien përgjegjësi dhe sukses. Tema ishte e drejtimit ekonomi, gjegjësisht problemet në organizatë dhe qasjet e reja të menaxhimit për zgjedhjen e situatave kritike dhe organizimin e situatave më të përshtatshme...

Një përvojë që vlen për të ardhmen...

Ju ju pelqen edhe sporti, në 2004 keni marrë pjese në garat “Cross spring” në Tetovë ,cfare ishte rezultati juaj?

Sporti e freskon njeriun, posacërisht atë që rri me kokë në libër. Te jesh pjesë e një gare duheshte të ushtrohesh. Dhe pas nje stërvitje të vazhdueshme, i'a rrita vendin e parë në atë garë.Ku mora medalje dhe një kupë, këto pjesë e krenarisë në dhomën time.

Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Delvina?

Letërsi.

E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botoet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?

Më gëzon fakti që shqiptarët në Suedi, kanë vend ku flasin shqip dhe lexojnë shqip.

Revista Dituria është shumë e pasur në programin e saj, e vecanta është se cfarë do dorë (moshë) që t'a merr ka cka të lexojë dhe të gjen prehje në të. Unë e lexoj me vëmëndje dhe e ndjej në vete se ata që punojnë për këtë revistë do t'ju dedikoja mirnjohje.

Tani që jam pjesë e kësaj reviste, me poezitë e mia, ndjej krenari që më rizgjuan, më rilindën si poete. Misioni i revistës „Dituria“duke paraqitur krijmtarinë, vlerat, arritjet edhe të brezave të rinj, duhet falemnderuar dhe vlersuar.

Vetia e shquar që ndodhet te njerëzit që meritojnë me të vërtetë të numërohen për të mëdhenj, është mos harrimi i mirësisë që u është bërë nga ndokush.'

Planet tuaja për të ardhmen, cka Delvina mendon dhe ka në fokus?

E kam realizuar misioni e shkollimit dhe kjo më bën të ndjehem e plotësuar. Patjetër, që njeriu sa rron, përpiqet të mëson...

Të flasësh për të ardhmen, në një kohë ku gjërat varen nga të tjerët është e kotë, bosh.

Ndërsa fuqia ime për të ardhmen është të punoj edhe në vuajtje. Të përpiqem të kthej dhimbjen në veprim. Dhimbja që ndjejmë në këtë vend ndoshta s'do kalojë, por puna do t'na ndihmojë ta durojmë. Vuajtja s'ka fuqi të vrasë një njeri -trup të lodhur.

Cka ju bën të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Po t'i ktheni njeriut atë që e ka humbur do të ishte njeriu më i lumtur në botë. Kemi humbur atdheun, njeriun...

Lumturinë e gjej në shëndet, në arritje – sukses, në dashuri...Ndërsa mundimin e kundërta.

Si e kalon kohën e lirë Delvina?

Njeri i zakonshëm, me familjen e gjërë, shoqërinë ose në ndonjë aktivitet, ecje, lexim, film...

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Nuk ndroj vend me vendlindjen! Vetëm nëse ajo më lëshon nga duart...

 

Sokol Demaku: Bisedë më Vera Kurti, mësuese e edukimit special më fëmijët më zhvillim të vonuar autist, në SHBA.

Bisedë më Vera Kurti, mësuese e edukimit special më fëmijët më zhvillim të vonuar autist, në SHBA.

 

GJITHËCKA ME KOHËN MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHA

 

 

Nga sokol demaku

 

SHBA është vendi i mrekullive, shanseve dhe mudnësive të mëdha! Megjithate, asgjë nuk arrihet lehtë. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment se USA eshtë vendi i punës dhe djersitjes së vazhdueshme.

Më rremben jeta nër NY me gjithëcka ka brenda, me lëvizjet e shumta dhe zhurmën e vazhdueshme, me gjallërinë, pse jo edhe me rremujën. NY City, ehste qyteti ku brenda gjen gjithë botën, ku nata është me e zhurmshme se dita, më e ndritshme se drita, më e gjallë se dita.

Jeta ime ne SHBA (2002-2010) e cila nuk është as më pak se 1/7 e viteve të jetës sime, për nga puna dhe studimi është e barabart me gjithë jetën time, e ndoshta edhe më shumë se gjithë jeta ime. Më një përkushtim dhe zell që vazhdimisht më ka karakterizuar, jo vetëm që kapërceva vështirësist që një meigrante e moshës 50 vjeqare mund të përballet, por arrita të integrohem shumë shpejt, madje vetëm për katër vite.

 

Kush është Vera Kurti?

Jam lindur e rritur në Burrel. Kam dy fëmijë Raeltin 31 vjec dhe Orgesin 27 vjec. Ne vitin 74 mbarova shkollën Pedagogjike 17 Nëntori Tiranë dhe po në atë vit fillova punën si mësuese e ciklit të ulët, profesion të cilin jo vetëm nuk e ndryshova por, e dashurova shumë, dhe kam plot 36 vjet pune në këtë profesion.

Keni krye shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë, pastaj keni studjue në Institutin e lart pedagogjik të Shkodres në degën “Cikel I Ulte” cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?

Për arësye ekonomike, edhe pse mbarove më mesatare mjaft të larte, prindërit e mi nuk mundën të më dërgonin në shkollë të lartë, shkollë të cilën e kisha patur ëndërr që në fëmijëri. Megjithate, e motivuar dhe shumë e etur për arsimim, kete  e bëra te mundur në  1984-87 duke mbaruar Instutin e Lartë Pedagogjik Shkodër më korrespondencë. Fakti qe isha e martuar dhe fëmijët i kisha fare të vegjël,  qe e pamundur qe te mund  të shkoja ditën. Për të qenë e sinqertë, përvec nxitimeve për të dhënë sa më shumë lendë në sesion, më qëllimin për ta mbaruar sa më shpejt, pak kujtime kam nga shkolla e lartë.

Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese e ciklit të ulët në një nga shkollat me më zë në Tiranë, shkolla “Kosova” cka mund te na thoni per këtë kohë?

Ne 1997 pasi humbëm gjithcka (shtëpinë ne firmat piramidale)u vendosëm në Tiranë ku qeme vërtetë në një gjendje gati të mjerueshme, pa shtëpi dhe natyrisht pa punë. Pasi punova një vit si mësuese në dispozicion nëpër shkolla të ndryshme të Tiranes, fal experiencës sime të mirë dhe rekomandimeve pozitive të përsonelit drejtues të shkollave ku punova, u bë e mundur të realizohej një tjeter ëndërr imja ajo e Shkollës Kosova, një nga shkollat më të mira në Tiranë dhe ajo qe ia shtonte vlerat asaj shkolle ishte, se qe pikërishht shkolla ku kisha bërë paraktikën mësimore kur isha nxënëse ne shkollën Pedagogjike Tiranë. Një experiencë ku unë e ndjeva vetën jo vetëm mësuese. E ndodhur midis prindërish me nivel të lart arsimor, të mësuesve me mjaft experiencë dhe natyrisht përkushtimit maksimal tim për të arritur rezultate te shkelqyera me fëmijët e tyre, më bënë të vleresohesha prej tyre por dhe të rivleresoj vehten time si mësuese dhe si njeri më botë mjaft te pasur shpirtrore.

Cka ju shtyri të mërgoni dhe të studjoni mu në SHBA?

Dy janë arësyet që unë sot jam në SHBA:

Arësyet ekonomike( humbja e shtëpisë) dhe

ëndërra për një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi.

Nuk qe i lehte hapi që duhej të merrja. Mosha dhe sidomos gjuha, qene dy pengesa të cilat jo vetëm i mendoja. Sidoqoftë, kushtet në të cilatë isha me detyronin të mposhtja cdo lloj veshtirësie, pse jo dhe cdo lloj dhimbjeje, jo vetem për të provuar shansin dhe fatin që më ishte dhënë, por dhe për të mbijetuar.

Ka kohë që jetoni në SHBA, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu dhe si ndiheni?

Po e filloj pergjigjne nga fundi . Akoma degjoj njerez qe thone : ” Cfare shteti eshte ky, nuk te jep shtepi, nuk te siguron pune, e te tjera e te tjere thenie te cilat, edhe me merzitem kur i degjoj! USA nuk  siguron asgje nga keto. USA siguron te tjera gjera, qe asnje vend tjeter i botes nuk ti krijon. Do thoni Ju ”Avash Vera se na e bere parajse” . Ndoshta do te duhet te perdor  shprehjen ” me i/e mire midis te keqinjve” , e cila nuk besoj se ka nevoje per me shume koment. Shprehja : ” IN USA,YOU HAVE TO START FROM THE SCRETCH”, (qe do te thote cdo gje fillon nga zeroja), nje shprehje per te gjithe, jo vetem per emigrantet, eshte mjaft e gjetur.  Do doja te shtoja dhe faktin, qe USA u jep shanse te barabarta te gjitheve, dhe ajo cfare eshte per tu theksuar, eshte se te gjithe, ne nje forme apo ne nje tjeter,  e gjejne veten! Dy jane kategorite qe perfitojne me shume; njerezit e thejshte, te ciliet edhe pse pa shkolle dhe pa gjuhe, por qe e duan punen e gjejne veten shume mire, gjithmone krahasur me vendin tone apo vende te tjera emigrante, dhe natyrisht te shkolluarit dhe te arsimuarit qe i kane te gjitha mundesite per te shkuar dhe deri ne majat me te larta!Jeta ime në SHBA, (2002-2010), e cila nuk është as më shume as më pak se 1/7 e viteve të jetës time, për nga puna dhe studimi, eshte e barabarte me gjithë jetën time e ndoshta dhe më shumë se gjithë jeta ime. Më një perkushtim dhe zell që vazhdimisht më kishte karakterizuar, jo vetëm kapërceva vështiresitë që nje emigrante e moshes 50 vjecare mund të përballet, por, arrita të ingranohem shumë shpejt, madje vetëm në 4 vite.

Si e kalon një ditë Vera në mergim?

Më vjen në mendje një thenie mbase e sajuar pikerisht nga emigrantët në USA.

” Në Amerike ka punë dhe gjume. Në Europë punë dhe qejf dhe ne Shqiperi qejf o qejf”. Nuk di sa qëndrojnë këto thënie por deri para pak kohësh kështu thuhej këtu te ne dhe unë që di jetën e këtushme po dhe të europianve pajtohem plotesisht më thënien.Një ditë në mergim për mua. E mbushur më një orar veprimesh mjaft të ngjeshura, të menduar, dhe jo vetëm të menduar, por, të mirë studiuar e detajuar jo një natë, por, edhe jave apo muaj me pare.

Ju keni punu si mesuese e ciklit të ulët në një nga shkollat më të mira private, shkolla Anglo-Shqiptare “Fenix” fale aftesive tuaja pedagogjike dhe te zotrimit të gjuhës angleze cka mund te na thoni per kushtet e kuteshme te punes?

Puna në shkollën ”Fenix” qe  një experiencë e mirë që pervec të tjerava më ndihmoi për të avancuar me anglishten e që natyrisht mori vlera me ardhjen time në USA. Natyrisht, puna më të huaj nuk është gjithmone e lehtë, e sidomos kur punon për herë të parë, megjithate, unë pata marrëdhenie të shkelqyera si më drejtueset Angeleze, Suzana dhe Shirly,  ashtu dhe më prindërit e fëmijëve, e as që bëhet fjalë me koleget dhe punonjes te tjere te shkolles. Do vecoja takimet e fundit që unë pata më te dy drejtueset para se te nisëm ne Usa. Ata pervec një panorame te asaj më cfarë une do përballesha ne USA, (nuk ma sygjeruan nisjen), më thane qe nese nuk e gjen vehten e deshiron te kthehesh perseri në Shqipëri, vendin e punës e ke te hapur në cdo moment. Kjo gjë nuk qe pak per mua, aq më tepër që frika e perballjes më shumë veshtiresi në USA ma kushtëzonte ketë deri në një farë mase. Natyrisht që ruaj kontakte më ta dhe sa herë që shkoj në Shqipëri marr takime më ta.

Punoni edhe si mësuese e edukimit special më fëmijët më zhvillim të vonuar autistik në shkolla te mesme, cka mund te na thoni per këtë?

Pikërisht, kjo është ajo cfarë sot për sot më zë gjithë hapsirën trunore dhe në një farë mënyre le në hije Verën që ka shumë dëshira dhe hobi të tjera përvec punës me nxënës me nevoja speciale, të cilën do ta rendis gjithmonë të parën.

Pak histori që ka të bëjë se si u gjenda unë në këtë fushë, kur për gati 30 vjet kisha punuar si mësuese e “general education” dhe as qe kisha dëgjuar emrin e “special education”.

Pasi mbarova masters program in science,  më specializim në të dy fushat; general education & special education, per klasat 1-6, aplikova on line për të gjetur një punë në shkollë pasi deri atëhere isha në kopsht me parashkollorët.

Vetëm pak javë pasi aplikova, marr një telefonatë nga një nga shkollat që kisha aplikur, ku më thonë që ne datën aq e kaq do te vish për të bere intervistën e parë. Pasi me pranuan dhe pas nje trainimi prej 12 ditësh, fillova punën si mësuese e klases 308 ku kisha 12 nxënës te moshe 14-16 vjec dhe kisha gjithashtu dy assistente mësuese. Mbaj mend qe, hyrja ne klase, oren e parë, diten e parë pse jo dhe javën e parë, isha mjaft e emocionuar per te mos thene e tensionuar. Vështiresi të tjera qene komputeri, sidomos dokumentacioni i nxënësve ku duhet te hartoja te gjitha objektivat dhe strategjite per cdo nxnes, dhe kjo behej cdo tre muaj. Gjuha deri diku  qe nje tjeter veshtiresi. Edhe pse kisha mbaruar masteres degree,  gjuha e folur dhe sidomos terminologjia e degës speciale e vështiresonin atë shumë.

Keni mbaru Masters Degree, 1-6, dhe keni dy specialitete njëherësh, edukim i përgjthshëm dhe special, cfarë thot kjo për ju?

Më duket se e egzaurova këtë pyetje më sipër, megjithatë, do doja të thoja se në të gjithë USA e sidomos NY, po bëhet gati e ligjeruar marrja e diplomës në te dy fushat, ne ate te pergjithshem dhe special, per vetë arësyen se është e pamundur që në klasë të mos ketë nxënës më aftësi te kufizuara, e si rrjedhoje mesuesja duhet te jete e specilizuar per te punuar me të dy kategorite e nxënësve.

Çfarë janë kushtet për të jetuar e punuar këtu, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?

USA eshte vendi i mrekullive, shanseve dhe mundesive te medha! Megjithate, asgje nuk arrihet kollaj! Nuk duhet te harrojme per asnje moment se eshte vendi i punes dhe djersitjes se vazhdueshme! Me kete dua te them qe shume njerez ne NY City, bejne mesatrisht dy pune dhe ka prej tyre qe bejen dhe tre pune. Pse???!!! Mundesite per pune nuk mungojne por dhe nevojat per to jane te detyrueshme deri diku. Me pak fjale jeta ne USA, te pakten per mua, mund te pershkruahet si e tille: Njeriu, nenkupto emigrantin, eshte si nje elektroni ”i lire” qe vazhdimisht sillet rreth ”orbites”, derisa te mund te gjej nje mundesi te hyj atje. Ne momentin qe hyn, behet pjese e  ingranazhit te madh qe vazhdimisht rrotullohet dhe prej aty nuk ka dalje. Kjo do te thote, qe je i lidhur kembe e duar me sistemin e jetes Amerikane e cila nenkupton ate, qe jo vetem nuk behet fjale per kthim mbrapa, por, duhet vazhdimisht te kerkosh e te avancosh, ndryshe je destinuar te falimentosh ne ate lloj kategorie njerezish qe marrin ” wall fair”( ndihma nga shteti, ndryshe asistence ekonomike).

Pak per punen e mesuesit ne USA! Mesueset gjate punes jane ne pune. As qe mendohet se mund te kesh kohe per te folur apo qofte per te diskutuar me nje mesuese tjeter ne orarin e punes. Disiplina e punes eshte per tu patur zili. Punohet shume, shume, pavaresisht se rezultatet nuk jane edhe aq te kenaqshme( ne nje teme te vecante do doja te flisja per kete problem)! Nuk behet fjale per abuzime me punen. Ajo cfare me bie ne sy eshte edukim i parashkollor,  themeli mbi te cilin mbeshtetet gjithe sistemi arsimor dhe gjithe e ardhmja e femijes. Nese ne shkollat e mesme dhe te larta shkolla dhe te mesuarit jane deri diku fakultative, pra jo te detyrueshme,  madje as qe te thote njeri pse pa detyra apo pse s’ke mesuar, per arsimi prashkollor per vete moshen e tyre te cilet nuk jane ne gjendje te vendosin apo te mendojne se sa e rendesishme eshte shkolla, shteti dhe shkolla bejne gjithcka per ta. Po e theksoj perseri, arsimi parashkollor eshte jo vetem per tu admiruar. Ne USA, me gjithe se eshte vend i pasur, shkollat nuk konkurojne me pllaka apo orendi te bukura e moderne! Ketu konkurohet me mjete didaktike, dhe me aftesi profesinlae ku mesueset dhe specialistet jane te te njejtit nivel arsimor dhe shkencor si te gjithe pedagoget e tjere qe japin mesim ne shkolle te mesme apo dhe univesrsitet. Me Masters Degree duhet te jeshe nese punon me prashkolloret, me Masters Degree duhet te jesh dhe pedagog ne universitet! Ajo cfare te bie ne sy eshte  moria e mjeteve didaktike mesimore dhe zhvillimi i mesimit mbi bazen e lojes apo si e quajne loja-mesim apo mesimi-loje, nepermjet se ciles mundesohet edukimin i tyre ne menyre te natyrshme . Sidoqofte, kjo eshte teme me vete per tu diskuatuar dhe nuk kam ndermend te ndalem gjate.

Inetersat e juaja janë të gjëra e të gjithanëshme në studimet individuale te temave për Autism. Aktualisht për tu ardhë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara të vendlindjës jeni duke përkthye mjaft materiale në shqip dhe do nxirrni nga botimi një libër ku vec pervojës dhe experiencës suaj si mësuese e fëmijeve me Autism, do botoni edhe mjaft materiale të tjera shkencore rreth Autismit. Cka mund të na thoni për këtë si qendorn puna ne vendlindje me fëmijet me Autism?

Do doja të flisja shumë për këtë problem. Lidhjet e vazhdueshme me vendin, njerëzit dhe bashkatdhetarët, komunikimi dhe sidomos lidhja me anë të Internetit me student e miq të mi kudo nëpër botë, bëri që të bëhem e njohur jo më si ish mësuesja e dhjetra brezave që sudiojojnë e punojnë në mbarë botën, por edhe afirmimin tim në fushën e dukimit special sidomos në fushën e Autismit. Dy janë faktorët qe më bënë dhe me bëjnë të jem e perkushtuar për fëmijët me aftësi të kufizuara të vendit tim:

1.Mrekullit që bënë shteti American për këta fëmijë.

2.Mungesa e pothuaj cdo gjëje për fëmijët e vendit tim.

Qe të dyja plotësojnë ose janë të ndersjellta me njëra tjetrën. Përkushtimi ndaj fëmijëve me Autism, sidomos fëmijëve të vendit tim është dicka që buron nga shpirti im, është dicka e brendshme. Përsa i takon kërkimeve dhe përkthimve që unë kam bërë dhe vazhdoj të bej,  kanë te bëjnë me motivin tim të brendshëm e sidomos me nevojat e fëmijëve në mbare Shqipërine e Kosovë. Kontaktet e vazhdueshme që kam me prindër, mjeke, edukatore e profesore nga gjithë vendi, ka qenë burimi im i drejtperdrejtë për tu njhour me gjendjen e atjeshme, një gjendje gati e mjerueshme (me falni për termin) në të cilën ndodhën këto fëmijë dhe jo vetëm femijët më Autism. Në dy vitet e fundit, në pushimet e mia apo dhe rastet emergjente që më kanë ndodhur në Shqipëri,  jam takuar dhe kam evaluar mjaft fëmijë te të njohurve të mi por jo vetëm te të njohurve.

Botimi i librit tim të parë me titull “Autism”, shperndarja e tij në Shqipëri dhe Kosove, si dhe dy intervistat që pata ketë vere në Klan TV, Tiranë, dhe RTK, Kosovë, kanë bërë që unë të jem mjaft e kërkuar nga prindër të fëmijëve me Autism dhe me te tjera paaftesi mendore e fizike.

Cfar është malli për të afërmit, si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?

Po përdor vetëm një shprehje timen të përdorur sapo kisha ardhur në USA por që tingellon actuale e dhe tani pas 8 vitesh: “Më dukej vetja si një e varrosur e gjallë, që kërkon ndihmë për të dal që andej, e  askush nuk e ndihmon”. Besoj se nuk ka nevojë për komente të mëtejshme. A ndjehem përseri ashtu si dikur??

Jo dhe aq, sidoqofte,  malli për vendin dhe njerezit e mi po më mbyt nga pak!

Si e ndjej vetën në mes te të huajve?

Mjaft mirë, madje më mirë se mjaft mirë. Duket sikur bie ndesh më ate që thashe më lart, për mallin për vendin tim dhe ashtu duket vërtetë. Por dhe kjo që thash tani është më se e vërtetë. Fal aftësive të mia profesionale, por, dhe kulturës time jo vetëm të re por dhe të trashëguar e të mbrujutur nga prindërit e mi, ndjehem mjaft e respektuar madje “e përkedhelur” do thoja. Si mësuese dhe specialiste, ndjehem e vlerësuar dhe mjaft e kërkuar jo vetëm nga prindërit por edhe nga punëdhenësit e mi të Departamentit të Edukimit te cilët, vazhdimisht më kërkojne për të më besuar terapi për fëmijët me Autism.

Sa ka arritur Vera të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?

Shoqëria e këtushme ka tjetër koncept e si rrejdhojë edhe shokët e shoqet janë të tillë që ndjehesh vërtetë mirë. Kudo ku kam punuar si mësuese apo dhe si studente jam ndjerë sikur jam lindur e rritur këtu. Përvec vleresimeve për aftësitë e mia profesionale, ato kanë vleresuar te unë ciltërsine dhe sinqeritetin, motivimin dhe pergjegjshmerine per punen, cilësi të cilat mendoj se janë determinuese në një marrëdhenie shoqërore me kolege apo dhe me punedhenes. Kjo qe një nga satisfaksionet më të ndjera e me të përjetuara. Satisfaksion kam marrë gjithnjë në 35 vitet e mësimdhenies time por ky që merr nga prindërit e fëmijëve me Autism është krejt ndryshe.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu në vend të huaj?

Pak si e vështirë kjo pyetje ndoshat për tu kuptuar.

Nuk di nëse e keni fjalën per aktivitet për kohën e lirë e nese po këto janë shumë të pakta dhe madje të rralla për arësye studimi e punësimi. Ardhja në USA në moshë të madhe dhe jo vetëm dëshira për të kapur kohën e humbur egzauron shumë gjëra. Madje kjo gjë vihet re edhe te qytetarët Americane të cilit janë lindur e rritur këtu me 2-3 gjenereata, të cilët vec punës e ndonjë pushimi javor apo dy-tre ditë nuk njihen pushimet dhe as aktivitet tjera të lira qoftë edhe për të komepnsuar sadopak lodhjen dhe stresin e punës apo shkollës. Për ketë flet dhe fakti që USA është cilësuar si vendi ku banorët e saj bëjnë pushime më pak se cdo vend tjetër i botës.

Sa ka arritur Vera të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën e jetës në SHBA?

Gjithcka më kohën madje dhe më e avancuar se vetë koha. Ajo cfarë kam ndjerë pak ,është nje alergji e lehtë madje shumë e lehtë, deri dhe e papërfillshme. Me sa duket, aftësia qe kam për tu përshtatur shpejt në situate të reja e te panjohura, me ka bere qe te mos i ndjej shume as klimen, as ushqimin e as veshjen. Fakti qe punoj me nxenes te ndryshem, te cilet I nderroj pothuaj cdo vit, me ka bere qe te keme kontakte te shumta dhe te mesoj shume nga kultura e njerezve te shume vende te botes, ku vec Europianeve do vecoja Izrailitet, Aziatiket dhe Indianet, me femijet e te cileve, kam punuar pothuaj gjithe kohen. NY City, sidomos Manhattan, ku une jam ne me te shumten e dites, vecohet dhe per nje vecori tjeter; “ Eshte cilesuar si qyteti ku njerezit ecin me shume se ne cdo qytet tjeter te botes. Manhattani me gjallerine e tij, pershtatet mjaft mire me natyren time qe, di vetem te vrapoj. Nese dikush do te mund te me ndiqte per te me filmuar, me perjashtimin kur jam ne traget apo tren (ku dhe atje lexoj apo punoj ne komp) nuk do qe e mund te me arrinte. Shkurt me pelqen jeta ne NY, me gjithcka ka brenda; me levizjet e shumta dhe zhurmen e vazhdueshme; me gjallerine pse jo dhe me rremujen.  Qyteti ku gjen gjithe boten, ku nata eshte me e zhurshme se dita, me e ndritshme se drita, me e gjalle se dita!

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshua r diçka ne?

Natyrisht në fushën time , puna me femijet me Autism, e cila është sa e bukur dhe e re për mua, po aq aq e re dhe me shume nevoja  për Shqiptarët.Ato qe do doja te beja jane shume. Do doja qe te ndryshohej konceptin e shqiptareve per jeten ne pergjithesi, dhe sidomos ate te mos nderhyrjes ne punen e tjeterit, apo dhe ne jeten e tjetrit, e kur them tjetrit, kam parasysh deri dhe te afermit apo femijet. Per fat te keq, ne hiqemi sikur e duam shume njeri-tjetrin. Duke hyre vend e pa vend e kohe e pa kohe te tjetri,  ne te vertete,  ne jo vetem nuk ndihmojme, por pa dashje apo me dashje, krijojme probleme. Perseri me vjen ne mendje thenia: ” Ne gjithe boten njerezit merren me punen dhe familjen e tyre ndersa, Shqiptaret merren me punen e tjetrit”...Eh!…Sa shume gjera do doja te beja…ndonjehere them me mire te mos kisha ardhur ketu pasi nuk do dija dhe nuk do i shihja keto mrekullira ( jo materiale) vlerat njerezore ato jane ato qe me mrekullojne dhe qe do doja ti shikoja te bashkeatdhetaret e mi.

 

Cfarë janë kontaktet e Verës me vendlindjen?

Janë të shumta. Vec faktit që shkoj dy apo tre herë në vit, kontaktet me internetin, fb apo edhe mënyra tjera, e kane shkurtuar shume distancen me vendlindjen!

Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht më natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Vera larg atdheut?

E kudo ndodhur dhe e gjithëkund gjendur, edhe nëse jo fizikisht, mendërisht dhe shpirtrisht po.

Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja më shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?

Jo vetëm përsonalisht por dhe familjarisht kemi shumë miq. Fatkeqësisht fal përkushtimit tim, studimit dhe punës më orar të zgjatur që kam,  jam e kufizuar në ketë pikë. Ne njëfarë mënyre dhe të tjeret jane pothuaj kështu; punojne nga dy pune dhe  me orare te ndryshme, gje qe e veshtireson gjetjen e kohes per te qene se bashku.  Sidoqoftë, edhe pse rralle,  takohemi nëpër dasma, apo në takime të tjera; si festa apo te tjera celebrime.

Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Vera?

E imagjinoj vetën time në shumë prej tyre. Mund të behësha mjeke, ekonomiste. Me ato dhunti qe Zoti me dhuroi, dhe sidomos me kembenguljen dhe zellin tim per te arritur gjithcka qe marr persiper, mund të bëhesha gazetare, aktore, valltare, pse jo dhe modele. Nuk di se cfarë tjetër mund te behesha, por, di te them që Zoti, natyrisht prindërit e mi, e sdiomos jeta, shkolla e  jetes  me mire te them, më ka dhënë shumë dhe përulem më shumë respekt e dashuri para të gjithëve.

Planet tuaja për të ardhmen, cka Vera mendon dhe ka në fokus?

Vec përkthimeve, kërkimeve shkencore dhe shkrimit te nje libri tjeter i cili do te shrbeje edhe si tekst mesimor per stdudentet,  kam në plan për të bërë doktoraturen në fushën time, AUTISM.

Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Djemtë e mi më bëjnë të lumtur dhe po ato më mungojnë dhe më mundojnë edhe pse janë burra që të dy. Puna më nxënësit këtu ku jam, në USA më lumturon, dhe ajo që më mundon është: A do të mundën femijët e vendit tim më Autism të kenë këto kushte dhe mundësi qe kanë fëmijët në USA? A do te mundem une, qe  nje dite te jem ne sherbim te  atyre femijeve!

Si e kalon kohen e lirë?

Diku më lart është ezauruar kjo pyetje. Koha ime e lirë është koha kur shkoj dhe kthehem nga puna, në tren dhe traget ku unë plotesoj dokumentacionin mesimor, lexoj dhe punoj në compjuter.

 

 

Sokol Demaku: Bisedë me Saranda Kikaj piktore dhe mësuese e Aritit figurativ në Prishitnë

Bisedë me Saranda Kikaj piktore dhe mësuese e Aritit figurativ në Prishitnë

Sokol DEMAKU

FATKEQËSISHT NË VENDIN TONË KA NEVOJË PËR SHUMË NDRYSHIME, POR…

Nuk është edhe shumë e vështire të motivohesh në Kosovë.....kryesisht me preokupton jeta e femrës kosovare, vuajtjet, arritjet, avancimi në shoqeri etj.

Them se jam e kënaqur me pjesëmarrjentime nëpër ekspozita të ndryshme me artist të ndryshëm. Ekspozitatë janë përvojë e re per mua dhe normalisht njoftohem me përsë afermi me eksperiencat e artistve te ndryshëm në fushën e artit.

Arti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, por prap se prap shpërblimi zë një vend të rëndësishëm në punën time, të motivon për pune më të madhe dhe më me vlera.

Mund të them që është përgjegjësi po edhe knaqësi e privilegj në të njejtën kohë te edukosh breza të ri në frymen e artit.

Interesimi i nxësëve për lendën e artit është tejetë i madh dhe vertetë ky interesim i tyre mua me motivon për punë edhe më të madhe dhe të palodhshme me ta.

Lexo ma...
 

Sokol DEMAKU: INTERVISTË ME POETEN DHE MËRGIMTAREN ANJEZA SAKAJ

Sokol DEMAKU

INTERVISTË ME POETEN DHE MËRGIMTAREN ANJEZA SAKAJ


Ashtu sic e shpreha edhe më lart eksperiencen time në një vend kaq të zhvilluar sa Londra do të kisha dashur ta shfrytezoja pikërisht në profesionin tim si mësuese dhe edukatore e brezit të ri.

Per fat të keq unë nuk pata kurre mundësinë të punoja asnjë ditë në Shqipëri ,por pata fatin e mirë të bëja një muaj praktikë në një nga shkollat eatjeshme dhe ka qene nje eksperience e paharrua për mua me kujtohet si sot kisha disa muaj që kisha mbaruar praktikën biles edhe shkollën, dhe ne lagjën time shikoj një ish femijë qe kam pasur në klasë, që duke u shkëputur nga duart e gjyshës erdhi duke vrapuar dhe mu hodhë në qafë, syte mu mbushën me lot pasi nuk mendoja se dikush do të më mbante mend, po isha e lumturë besoj se kisha pasur mundësinë të dhuroja dhe unë dicka në edukimin e këtij fëmije qoftë edhe pse vetëm për pak kohë.
.Ashtu si edhe shumë bashkëkombes të tjerë, një jetë më e mirë me largoi edhe mua nga Shqipëria!

Malli malli nuk ka kufi, mund te them se syri nuk thahet kurrë nga loti edhe pse Londra është një vend shumë i bukur dhe shumë mikëpritës, unë jam shqiptare, ketu jemi vetëm kalimtar...

Lexo ma...
 

Sokol Demaku: Bisedë me Blerina Hasën, durrësakja që studjon për master në universitetin Linköping të Suedisë

Sokol DEMAKU

Bisedë me Blerina Hasën, durrësakja që studjon për master në universitetin Linköping të Suedisë

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur, por me pak vullnet po arrij ta mbaroj. Më merr malli shumë për ta sepse jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por si të gjithë prindërit, di qe ata duan më të mirën per mua dhe i mbaj në zemër gjatë gjithëkohës.

Për momentin nuk e ushtroj profesionin tim këtu sepse është goxha e vështirë për të gjetur një punë. Jam duke bërë aplikime nepër vende të ndryshme dhe shpresoj të filloj së shpejti të ushtroj njohuritë e mia

Do kisha deshirë te kontribuoja sadopak në sistemin arsimor në Shqiperi. Mendoj se ka akoma shumë per të dhënë në këtë sektor dhe personalisht e gjej vetën shumë mirë në ketë fushë

Lexo ma...
 

Sokol Demaku: KU ËSHTË ËNDËRRA, KU MBETI SHPRESA?!

 

 

Sokol DEMAKU

 

                               KU ËSHTË ËNDËRRA, KU MBETI SHPRESA?!

                                          

Ishte mëngjes pranvere, pranverë i thonin por nuk ishte pranverë!

E po tani jemi të lirë.

Njerëzit marrinë lirshëm frymë.

Gjithcka frymonë nga thellësia e shpirtit, gjithcka ëshë ndryshe, është si njerzit kanë dëshiru të jetë.

Por…

Të gjitë kemi qenë dëshmitarë të luftës e cila na kaploi, por kjo luftë nuk kishte fare karakter lufte, ky ishte një gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, të pambrojtur i cili nuk do të harrohet kurrë, sepse të gjithë përjetuan atë në ndonjë mënyrë. Çdonjeri ka dicka për të treguar nga tragjedia të cilën e kemi përjetuar, vrasje, përdhunime, kërcnime.

Mirëpo tani në këto kohëra rrallë kush qanë kokën për të kaluarën, tragjedia vazhdon dhe vazhdon, hallet janë ende aty, lufta për egzistencë, lufta për mbi jetesë.

Këto janë ndodhi nga ato më të veshtirat që u përjetuan në atë kohë të pa kohë, në atë kohë që as vet nuk dinim ku ne ishim apo ku do të jem.

Ishte kohë e pa kohë.

Mendoja se…

Po ky është rrefimi i një nëne e cila përjetoj tmerrin, vrasjet, djegëjet, dhunën dhe shpernguljen me të re shqiptare në shekullin njëzet nga trojet etnike.

Ishte mëngjes pranvere, pranverë i thonin por nuk ishte pranverë. Nuk ishte as dimër edhe pse ishte pranverë por ishte ajo kohë që na dërmojë e shaktërroj për së gjalli shumë ke.

Ishte kjo një tregëti mes atyre që krijonin politiken sllave ne ballkan, ishte një marveshje sllave për debimin tonë nga vendi.

Në fillim kundërshtonin të gjithë sepse ishte e pa mundur që ta lenim vendin, ta lenim atdheun t`ia kthejm shpinën ketij vendi që shumë e kishim dashtë. Të largohemi nga shtëpit tona, nga trojet tona jetike vetëm pse ishim shqiptar, vetëm pse ishim ata që mundoheshim të ecim përpara dhe të krijojmë një jetë të lumtur për pasardhësit tanë, por lemëria e fëmijëve, britmat e nënave, ishin ato që ta këpusnin shpirtin, por gjelatët ishin të shurdhër, ata nuk kishin ndjenja, nuk kishin shpit!

Vendlindja ime po kalonte edhe një ngjarje tjetër, duke u bërë një herë në historinë e saj qyteti më i madh në Kosovë me numrin e banorëve, atëbotë kur më shumë se gjysma e popullatës së saj kishte lënë Kosovën në flakë e vaj, e përndjekur nga vatrat e saj shekullore me dhunë e stërdhunë.

Qyteti im i bukur më nuk ishte i tillë, nuk ishte ai qytet që unë isha mësuar ta shoh.

Qendra që e iden­tifikonte atë, si qytet, tanimë nuk ishte e tillë. Ishte djegur qysh natën e parë nga bandat serbe dhe njerëz tjerë të uniformuar, por edhe shumë të tjerë të cilët në momentin e ligë u bënë prap vegël e të ligut si shumë herë në histori, ishin ata të cilët kryenin aktet të tilla.

Po po…!!!

Më pastaj edhe fill­oi largimi i qytetarëve nga shtëpitë një nga një.

Shumë kush e pati këtë fat.

Për bukë e qumsht para gjelatit!

Ne të gjithë u urdhëruam të shkonim në qendër të qytetit, gjithnjë duke shpresuar se ai ferr do të përfundonte shumë shpejt.

Por, ne u gabuam.

Të gjithë të mbledhur, i madh e i vogël, në qendër të qytetit, të deshpruar, të thyerë në ndergjegje, të raskapitur por në shpirt të fort qendronim krenar para bishës së egër.

Njerëzit nuk i lëshonin leht shtëpitë e tyre.

Ndodhte që, edhe pasi policia i largonte më dhunë nga shtëpitë e tyre, ata fshehurazi ktheheshin serish, duke u mbyllur në terr të plotë në qetësi të rëndë, por pas kthimit që bënin ata ndodhte që ekzekutoheshin në shtëpi, pasi që nuk kishin zbatuar urdhërin e gjellatëve që të largoheshin nga vendlindja, të leshoninë vatrat e tyre, të lenin gjithë ate cka ata kishin arritur ta krijonin me mund dhe djersë për vite.

Ato ditë ishin aq të rënda, kur gruaja dhe fëmijët bartnin peshën më të rëndë të jetës se kurrë më parë në jetën e tyre. Duke ditur rrezikun se paraqitja në rrugë e një mashkulli shqiptarë, do të përfundonte me ekzekutim.

Ata bartnin rrezikun në vete, duke dalë për bukë e qumësht para gjelatit.

Kështu edhe popullata që ishte në fshatra ishte e tëra në qytet. Ndërsa një pjesë e qytetarëve ishte në fshatra apo më mirë te them në male.

Por, ajo popullatë po rritej dita më ditë dhe rezervat në ushqim po pakoheshin, kjo ishte një shenjë jo e mirë për momentin dhe ishte fitore për armikun.

Pra një pjesë tanimë po kalonte jetë në male.

Shumë gra të reja që ishin në ditët e tyre, duke pritur ndoshta edhe shpresat e para në jetët e tyre, lindnin në rrethana të vështira, në mungesë të përkujdesjes së mjekëve, të cilët fatkeqësisht u gjenden shumë pak afër popullatës.

Ndërsa çka po ndodhte në fshatëra.

Ajo ishte nje histori në vete. Të pakta ishin ato infromata për ata njerëz atje.

Askush nuk mund të depërtonte e te dinte dic më tepër për atje.

Por ajo cka ishte më keqja. Çdo ditë nga një dezinformatë e re.

Ishte koha e krimit, ishte koha e zhdukjes sonë nga ana e barbarëve.

Ne u bëmë dëshmitarë të britmave të të rinjëve tanë të cilët mbetnin të plagosur aty, dhe nuk mund t’u ofrohej ndihma, ata vdisnin ngadal në duart e gjakpirëseve, ndërsa ne po vdisnin poashtu duke ndjerë se ai fat na priste të gjithëve.

E kujtoj atë natë shtatori, at natë tmerri!

E kujtoj atë natë shtatori, atë natë tmerri kur një njëri pa mundur kush ti ndihmoj ishte hudhur nga gjakëpirsit në rrugë në qendër të qytetit i shkallmuar, dermuar nga rrahja. I dëgjohej vetëm gërrhama, askush nuk dinte se kush ishte ai. E kishin marrë nga turma në bjeshkët e kishin sjellur në stacionin e vdekjes se qytetit se bashku më mija te tjerë atë dite të zezë shtatori, ku edhe më parë ishin rrahur, maltetuar e keqtrajtuar për vdekje shumë të rinjë të tjerë.
Por ky rast ishte specifik. Tërë natën u dëgjua britma e ti, askush nuk kishte guxim të dilte të shihte se cka ka ndodhur më te, kush ishte ai? Kjo ishte bërë e zakont nga gjakëpirsit, nga vrasësit e popullatës se pafajshme, njerëzve duar thatë.

Ishte kohë vdekjeje. Cdo ditë falanga e vdekjes me traktor nga qendra e tyre vinte në mes qyteti dhe egzekutonte njerëz te pafajshem në shtëpit e tyre. Ishte kohë e pa kohë, ishte veshtirë edhe varrimi i të vrarëve nga dora gjakatare.

Na larguan nga fshatrat me tanke, na detyruan të ikim maleve. Atje në male ishte shpetimi ynë, aty ishte streha jonë e sigurtë për një kohë. Nga atje shihnim gjakpirsit me shami në kokë duke djegur shtetpit tona, duke shkatërruar cdo gjë që kishim krijuar me vite. Ah sa me trishtojnë edhe sot kur shoh meshkuj me shami në kokë. Ata më përkujtojne xhelatët e asaj kohe.

Kjo ndodhi shumë shpejtë, verejtëm se u larguan nga fshtarat ditën e dytë e pas lan vetëm shkrumb e hi. Vendosëm te ktheheshim por jo ne gratë, vetëm disa nga burrat të shofin se cka ka mbetur atje.

Cdo gjë ishte bërë shkrumb e hi. Me i vjetri i fshatit tregon kur kthehen se në oborr kishte gjetur një kartolinë të adresuar tek familja e një prej gjakepirësve qe kishte marrë pjesë ne zhdukjen tonë. Ishte jo larg, në Dugagjin ku duhej të shkonte kartolina, përshendetëte familjen dhe u tregonte për krimet qe bënë ndaj nesh. Krenohej me krimet që benin. Po ishte I fesë sonë por me komb tjetër. Edhe ata ishin gjakëpirësa, edhe ata ishin në linjen e shamijave për djegëje e shkatrim e ne sot i mbajm para duarsh. Qebesa moj loke ua them të dretjën buka jonë do na vretë ne.

Ishte kohë në të cilën luheshin lojna nervash, luhej loja e vdekjes së të gjallëve para te vdekurëve.

Për cdo natë na zgjonin britmat e çjerra të policëve, krismat e xhamave të thyer, çizmet e rënda që po shkilnin shtëpitë tona, muret tona që po rrëzoheshin nga ta, po digjej cdo gjë të cilën e kshim krijuar më vite dhe britmat e fëmijëve tanë që edhe pse të vegjël e dinin se erdhi ai momenti që ne e prisnin shumë më ankth.

Athua si do të përfundonim?

Ishte e vetmja pyetje që i bënim vetës, ngase shumë pak njerëz do të mund të mos mendonin në ato çaste se ne nuk do të vriteshim apo masakroheshim ashtu të mbledhur në trojet tona apo edhe në shtëpitë tona.

Ishte pyetja të cilën e sillnin vërdallë në mendje të gjithë pa marrë parasyshë moshën.

Kjo ishte ajo cka secilin e brente, e mundonte, por…

Të gjitha qytetet dhe fshatrat ishin mbushur me cetnik uniformash të ndryshme, ishin ata të cilët rjepnin e pjeknin popollin tonë.

Pra për këtë thash se ishte mirë që nuk ishim të gjithë këtu.

Kjo ishte motoja e nënës, e cila përjetoj tmerrin e barabarisë serbe gjatë kohës së lutës në vendin tonë.

Rruga për në pakthim!

U nisëm kështu për në pakthim.

Ajo natë ishte më e keqja, tenkat çetnike silleshin, e çetnikët defilonin rrugëve.

Para shtëpisë tonë ishin të rendisura tenkat përgjatë pothuajse tërë qytetit, njerëzit që ishin aty frigoheshin për sigurinë tonë.

Në rrugë për në shtëpi s`kishe çka me pa, tmerr e trishtim, nuk kishte shtëpi e lokal që s`ishte djegur, toka ishte ende e nxetë nga djegurinat, qyteti u shfarosë.

Autobusët vinin e shkonin po asnjëri nuk u ndal, ishin përplot, njerzit vareshin nëpër dritare. Ora tre pasdite e presim autobusin që do vie e të ndalet. Përnjëherë në rrugën përgjatë stacionit erdh një kolonë prej disa autobusëve, vozitsit ishin serbët por flitnin shqipen, përcilleshin nga ushtria serbe. Na thirrën ata qe ne të hypnim në ato autobusa, se ata do t'na kalonin përtej kufirit. U nis kolona  e autobusëve. Frikë e madhe, por nuk kishte panikë. Filluan të pyesin njerëzit se a thua ku do na çojnë. Ne nuk kishim fare dijeni se ku do shkojmë, kurse ata na dërgojnë ndoshta për pushkatim.

Me gjithë mallëngjimin për të mos i braktisur shtëpitë dhe atdheun, nëna flet për ditën kur e tërë lagja nën kërcënimin e paramilitarëve serb, u desht që me lot në sy t’i braktisinë shtëpitë e tyre dhe pa e ditur se ku do t’i çonte rruga pa cak. Tepër emocionuse janë momentet e ndarjes së banorëve nga shtëpitë e tyre, ku kishin derdhur djersën brez pas brezi për atë kapital. Shtëpitë dhe orenditë brenda tyre sikur marrin shpirt, e autori gjësendeve u vë gojë, sikur flasin. Ato rënkojnë dhe u luten njerzve që të mos i lënë në vetmi, sepse edhe ato i urrejnë barbarët, se edhe ato do të masakrohen nga pushtuesit serbë, se edhe ato ndjejnë frigë nga xhelatët, se edhe ato janë deshmitar e një masakre të paparë ndaj një populli të pambrojtur e durë thatë.

Magjistrales për në kufi ishin kolona të gjata autobusësh.

Autobusët tanë shkonin shpejt për në kufi.

E ne shkonim drejtë të panjohurës, një të panjohure që askush nuk dinte ti jepte përgjgie se ku do na shpjerë.

Kur kishim hyrë në autobus ata na thanë se do të na çonin drejt në kufi, por megjithatë ata na shkarkuan në Kaçanik, aty na plackiten në të holla e pastaj vazhduam rrugën për në kufi.

Për pak që nuk më lanë mentë.

Ashtu si mundëm udhtuam deri në të ashtuquajturën tokë e askujt në zonën neutrale ku na shkarkuan, aty veç ishte përplot me njerëz që kishin pritur me ditë të tëra. Friga se do të mbesim në atë masë dhe ta kalojmë natën aty ish gjithnjë prezente, ish edhe rezik i madh prej serbëve.

Ishte ajo Bllaca fatale për shumë familje shqiptare, ishte ai vend i mallkuar për shumë ke. Ishte ai vend të cilit askush nuk dëshiron sot të ia dëgjoj emrin.
Atmosfera e pritjes vazhdon si zakonisht.

Edhe këta janë sllave, por ka dhenë zoti janë frigacakë. Se nuk u zihet besë as këtyre vendasve ku do shkojmë.
Psikologjia e trimërimit të individit, kam hetuar në rastin tonë, ishte shumë funksionale e deri diku edhe e dobishme, në krahasim me ate të frigës, që e bllokonte të menduarit dhe të vepruarit e drejt.
Nga të gjitha anët vijnë lajme shqetësuese e kanë vrarë filan filanin në derë të shtëpisë shkaku se nuk ka dashur ta lëshojë shtëpinë!

Shpresa më mbanë se një ditë do të agoi edhe dita e lirisë sonë që jemi duke e pritur gadi një shekull të tërë.

Tek besimtari, që fatin e tij e lidhë me besimin që e ka në krijuesin e vetë hyjnor, prezenca e frigës ka shumë pak vend dhe hapsirë.
Një vetëdije, e cila natyrën e frigës e neutralizon përmes mekanizmave mbrojtës të nënshtrimit dhe besimit në fatin e tij. Ose si thoshte, një plak jo fortë në moshë: "Nëse, e ka shkruar zoti të vdes këtu, këtu do të vdes"! Besimi i këtillë absolut në vullnetin e njeriut të rëndomët pa marr parasysh se cilës përkatësi fetare i takon, është një ndihmesë e madhe jo vetëm formale, por përgjithësisht edhe humane.
Ngase, natyra dhe filozofia e frigës, transferohet drejtëpërdrejti në kompetëncë dhe obligim të krijuesit, që fatin e individit e ka determinuar që më parë.
Por, kush do të mund ta frenojë vetën me një iracionalitet të tillë, kur çdo ditë merr informacione rrënqethëse për fatin e bashkëkombasëve të vetë?
Ngadal hetojë që vetëdija si transmetues i drejtëpërdrejt i këtij lloj shqetësimi të natyrshëm që po ushtrohet këtyre netëve në familjet kosovare e ngulitë, përkatësisht e bartë atmosferën e sajë makabre në vetëdijen e çdo njeriu të mbetur përmbrenda Kosovës.  

Ska të ndalur deportimi dhe dëbimi me dhunë i shqiptarëve etnik, nga ana e paramilitarëve dhe ushtarakve serb.

Janë rrënqethëse çastet kur njerëzit presin trenin e shpresës e të ankthit, pa e ditur se ku do t’i shpinte ai. Janë të papërshkrueshme e të pakonceptueshme në këtë ikje biblike ndjenjat e nerëzve që duken si milingona: të pleqve e plakave të bartur në shpinë apo në karroca, të të sëmurëve në batanije, apo të fëmijëve që qanin në gjiun e nënave, apo të gjysheve që i nanurisnin me ninulla duke u munduar për të i vënë në gjumë.

Skenar famkeq i ballancit etnik

I njejti skenar i balancimit etnik, që është punuar shumë kohë më parë, sipas ideve famëkeqe të ultranacionalistëve sllav dhe akademikëve të njohur anti shqiptar, i njejti skenar është edhe tani në sprovë.
Dallimi qëndron vetëm në kohë dhe rrethana , nderësa personazhet mbesin të njejta: Shqiptaret të ndjekurit, e të vrarët, të masakruarit, të persekutuarit, të anatemuar, e shkurt pra serbët, ndjekësit, plaçkitësit, vrasësit, masakruesit, persekutuesit.
Edhe sot mbrrijnë lajme shqetësuese!

Qyteti po zbrazet, askush si duket nuk do mbesë në të, më përkujton shoqja? Le të zbrazet, i them!
Mallkojë, të gjithë rend!

Përpiqem të ruajë gjakëftohtësinë, bile para fëmijve të cilët të shqetësuar vetëm heshtin dhe presin ashtu të strukur në një kënd të dhomës, se çfarë po vendosi në këto momente Hamletiane!

Në anën tjetër, mendojë për ardhmërinë e vajzave, për ardhmërinë e familjes dhe popullit në përgjithësi.

Ku do të na shpjerë e tërë kjo?

Athua do të na ngjajë edhe neve sikur hebrenjëve, të cilëve 2000 vjetë të plota u janë nevojitur për t'u kthyer në vatrat e tyre?!
Së pari ky skenar i marrë, jo më vetëm për regjimet sllave, por edhe për mbarë Evropën është një fakt i turpshëm dhe i pandëgjuar ndonjëherë në historinë e re të saj.
Si munden njerëzit e thjesht, që nuk kanë as egzistencë minimale të largohën me dhunë nga tryeza e tyre e ushqimit, nga trojete tyre shekullore.
Armiku shekullor, bënë gjithëçka, do të thoshte gjyshi im thotë nënë plaka!

Fjala e pleqëve tanë të ndjerë, për mizorinë dhe trathtinë që ua kishte bërë sllavi në të kaluarën, ne as që i merrnim seriozisht!

Koha është deshmi e ngjarjeve

Kjo kohë, është dëshmia më e madhe për të gjitha ato që i flisnin ata, e ne me indeferencë vetëm i paramendonim si diçka që neve as që mund të na ndodhë ndonjëherë.
Atmosfera e kthimit të shpinës ndajë pasurisë, djersës, mundit dhe në fund shtëpisë tënde, është e papërshkruar!

Këtë, do të mund ta bënte vetëm një regjisor i prirur për këto gjëra gjë që nuk do të jetë përjashtuar të jetë regjistruar nga ndonjë dorë amatori me kamerë. Sipas zhurmës së sirenave kuptojë se trenat dhe autobusët me përplot shqiptarë të ngarkuar, si në filmat e Spilbergut,  pregaditën çdo ditë në rrugën e pakthim dhe përplotë pasiguri në jetë!
Kam frigë mos të na përsëriten ngjarjet nga e kaluara prej nga u përzunë në shekullin e kaluar me mijëra e qindra shqiptarë etnik nga trojet e tyre etnike në pjeset nëne sllav sot.

Ripërsëritja e tillë e historisë sonë, kësajë radhe do të ketë pasoja katastrofike, edhe për shkak se sistemi i ridefinimit të strategjisë sllave ndajë elementit shqiptarë në Kosovë, është shumë më i perfeksionuar dhe më i organizuar e kjo shifet nga metoda dhe mënyra e orgazimit te shfarosjes së shqiptarëve në kohët bashkëkohore.
Shpresojë, se nuk do të na ripërsëritet historia edhe ashtu e hidhurë e shpërnguljeve nga vatrat tona.

Më mbanë shpresa, se kësajë radhe drejtësia është në rrugë të drejtë të na kthejë ne shqiptarëve më në fund borgjin!

E mbaj mend vetëm se gjatë historisë kanë ndodhur valë të dëbimeve me dhunë nga vatrat  tona jetike disa herë.

E kjo kam besimin se do jetë e fundit dhe se ne do jemi zot në truallin tonë!

Malli per vendelindjen është plagë që nuk sherohet.

U shpërndam anë e mbanë botës e vendlindjen e kujtojmë me nostalgji, me shpresë se një ditë do kthehemi aty, do kthehen zogjtë në fole?

Ti shohim varret që heshtas rrijnë e që i rrit djepi, ai djep Kosove.
Malli per vendlindje nuk shuhet asnjëherë, për mërgimtarët o Nënë!

Po, por si duket historia po përseritet për ne shqiptarët!

Dhe në fund me deneset e saj nëna thotë:

”Eh, botë e madhe, botë vetjake që më gënjeve me drita shumë ngjyrëshe, me bukuri të rrejshme një përrallore te mahnitshme qe nuk egzistuakan kurrë, prandaj edhe sot në moment nostalgjie thejshtë paraqet ndjenjën e cdo emigranti ne kurbet, për cdo ëndërr të pa realizuar, për një mall që nuk shuhet dot më një dit, me vjet për një pamundësi për të qenë aty ku duhet...

Bota kurrë nuk ka dashurë të di te vërtetën, gjithmonë ka ekzituar për fjalët boshe. Ne duke jetuar më një gënjeshtër në heshtje, duke cjerrë vetën, sepse edhe sot kurbeti është një plagë shekullore për të gjithë shqiptarët, është nje brengë e pashlyeshme në shpirtin dhe qenjën tonë.

Çdo shqiptar përpara se të gëzohet duhet të qajë, se me në fund do të largohet nga atdheu këtë edhe sot e ka të sigurtë, duke menduar se do të realizojë ëndërrat nëpër botë, ato ëndërra boshe të tokës së premtuar, të një toke dhimbjesh, vuajtjesh, malli, ku syri të shëndërrohet në një det pa fund lotësh e në mendje janë mendimet për baban qe ke lënë pas, të nënës që ke lënë me vajë, të motrës me brengë e të nuses me dënese.

Ti ndoshta gëzohesh se po shkon, por kur do të kthehesh përseri o bir?!

A do më gjesh mua gjallë kur të kthehesh thot lokja që tregon tregimin e sajë me lotë rreke në sy?

Po cili plumb vret me shumë se këto fjalë!

Ku është endërra?  Ku mbeti shpresa”?

 

Sokol DEMAKU: Plakem, e për nënën time gjithnjë jam e vogël

Sokol DEMAKU

Plakem, e për nënën time gjithnjë jam e vogël

Tërë koha më shkon duke qarë.

Nuk mund të bëjë asgjë, kam shumë punë që duhet të kryej. Ndjej se kam dështuar plotësisht, më duket se nuk mund të vendosi për asgjë. Mendja ime është e turbulltë, me mendime të ngatërruara dhe i bërtas çdo kujt çdo herë, por më shumë ngatërrohem me vetën se më të tjerët. E kuptoj nuk më ka faj askush.

Unë jam ajo që duhet të jem. Me duhet të jem e lumtur, por unë ndjehem shumë keq, pra nuk jam ajo që duhet të jem.

Ndjehem se kam humbur plotësisht vetëbesimin.

Dukem shumë keq dhe ndjehem keq.

Po, por ...

Lexo ma...
 

Kurioz për Kosovën

Ronny Augustsson suedezi i cili në mënyrë fantastike shqiptareve që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet u sjellë një copë atëdhe para.

Ronnu Augustsson gjatë ligjerimit

Një mbremje kulturore kushutar Republikës së Kosovës organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås së bashku me shoqatat kulturore suedeze Glokal Sjuhärad dhe Vi Hässleholmen , ishte një moment njohje për më së afërmi të Kosovës dhe shqiptareve të cilët vijnë nga atje. Dihet mirëfilli se në Suedi edhe nuk është numër i vogël i shqiptarëve që jetojnë ketu.
Pra në Suedi në bazë të një statistik eka mbi 50 000 shqiptar të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet skandinav.

Lexo ma...
 

HIPOKRIZIJA

H I P O K R I Z I J A

Shumë herë duke menduar për natyrën njerëzore dhe personalitetin e tyre, unë shpesh herë ndalem tek një fenomen qe mendojë se në masë të madhe e kanë te gjithë njerëzit, pra mendojë se në raste të caktuara të gjithë njerëzit janë hipokrit!

-E dime se cfare eshte hipokrizia, pra vjen nga fjala greke shtirje!

 

Hipokrit: Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, shtirak, shtinjak; që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e verteta.

Lexo ma...
 


Faqe 1 nga 3

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 15 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1135597
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

 

U mbajt mbledhja e  parë konstituive e  kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve,

 

Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Suedi,  Papa Klementi XI – Albani” 

 

Nr. 2011/008 Protokolli

Komunikatë për opinion

 

Në lokalet e ”NBV”të  Halmstad të Suedisë, më 17 dhjetor 2011, u mbajtë mbledhja e  parë konstituive e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS) Papa Klementi XI – Albani”, e cila u kryesua nga kryetari i Kryesisë z. Hysen Ibrahimi.

 

GJATË MBLEDHJES KONSTITUIVE TË KRYESISË SË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE    

                                     KRIJUESËVE NË SUEDI”PAPA KLEMENTI XI-ALBANI”

                                           

           Në këmbë nga e majta: Osman Ahmetgjekaj, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, Nazif dhe Mevlude Hajra, Shaban Gashi, Ferid 

           Qollaku, Rrahman Rrahmani, Avdi Islami, Musa Robeli, Hamit Gurguri dhe Naser Zeqiri.

           Ulur nga e majta: Enver Jashari, Mursel Shkupolli, Bedri Paci, Hysen Ibrahimi, Afërdita (Avdyli) Dollovac, Fetah Bahtiri,

           Florije Lule Bajraktari dhe Halim Hoti.

                                                                 Më 17 dhjetor 2011 – Halmstad -Suedi

 

Anëtarëve të pranishëm të Kryesisë u dëshiroj mirëseardhje kryetari i Shoqatës Kulturore  Shqiptare “Iliriada” në Halmstad, njëherit edhe anëtari i Kryesisë së SHSHAKSHS-së dhe deputet në kuvendin komunal të Halmstadit, z. Naser Zeqiri, si nikoqir i radhës i organizimit të mbledhjes. Ai, pasi përshëndeti dhe ju uroj mirësardhje, në pika të shkurta e njoftoi Kryesinë për aktivitetin e gjithëmbarshëm dhe planet për vitin e ardhshëm që ka paraparë shoqata me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Më pastaj, udhëheqjen e mbledhjes e mori kryetari z. Ibrahimi, i cili pasi shpalli të hapur mbledhjen, ai në fjalën e tij i falenderoi të gjithë pa përjashtim anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të dhënë. Mund të konstatojmë se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ai, më pastaj, njoftoi për numrin e madh të urimeve që kishin arritur nga tërë hapësira e botës shqiptare dhe mërgatë. I falenderon të gjithë pa përjashtim për falenderimet e tyre.

Në këtë mbledhje të Kryesisë ku ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë ndër të tjera, u diskutua për emblemën e Shoqatës ku në bazë të propozimit të anëtarëve dhe votimit të bërë u morë vendimi që Shoqata të emërtohet dhe për Emblemë e Shoqatës të jetë:
Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi(SHSHAKSHS)- Albanska Författare, Artister och Skapare Föreningen i Sverige, “
Papa Klementi XI – Albani”. Pastaj, Kryesia vendosi që edhe në vulën e shoqatës dhe ballinën e librave të cilat do të botohen të vihet po i njejti emër. Krysia diskutoi dhe mori vendim të bëhen përgatitjet e duhura për botimin e librit të parë nga ana e shoqatës i cili libër do jetë një THESAR KOMBËTAR NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË SUEDI, PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

U falenderua personalisht z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi, sponsor gjeneral për librin e parë të shoqatës në fjalë, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së SHSHAKSHS-së, për gadishmërinë e tij për të na ndihmuar me mjete materiale.

U muar qëndrim që të gjitha komisionet e formuara në kuadër të Shoqatës si :  Komisioni për informim, Komisioni për redaktim, Komisioni për lektorim, Komisioni për ndarjen e çmimeve, Komisioni për organizimin e promovimit të veprave dhe Komisioni mbikëqyrës të SHSHAKSHS-së të fillojnë me punë dhe të bëjnë planet e tyre që të jenë sa më azhur në realizimin e gjithë asaj çka parashtrohet para anëtarëve të kësaj shoqate. 

Unanimisht u vendos që Sesioni i parë shkencor të mbahet më 19 maj të vitit 2012, kurse për vendin, Kryesia vendos më vonë.

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi “Papa Klementi XI – Albani” propozon shkrimtarin ton të madh me përmasa botërore Ismail Kadare, që të nominohet me çmimin “Nobel” për letërsi. Për arsyetimin dhe kompletimin e lëndës të këtij nominimi, Kryesia autorizoi Prof. dr. Bedri Paci dhe Prof. Fetah Bahtirin.

Me vendim të Kryesisë, u pranuar anëtarë i Kryesisë veprimtari, aktori dhe regjisori i mirënjohur në Suedi z. Musa Robeli.

Kryetari z. Hysen Ibrahimi, para se të shpallë të përfunduar mbledhjen, ai në emër të Kryesisë, falenderoj Kryesinë e Shoqatës ”Ilirida” që kishte marrë masat përgatitore për mikpritje të shkëlqyer, komunën e qytetit Halmstad për mbështetjen financiare dhe ndihmën e dhënë me këtë rast dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë, që me diskutimet e tyre e begatuan mbledhjen.

 

 Më 17 dhjetor 2011                                                                                              Komisioni për informim

 Halmsatd-Suedi                                                                                                     SHSHAKSHSsë

                                                                                                                              "Papa Klementi XI-Alban"