Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit

XHAVIT ÇITAKU: PERIUDHË E SUKSESSHME KATËRVJEÇARE E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, NË SUED

PERIUDHË E SUKSESSHME KATËRVJEÇARE E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, NË SUEDI

Anëtarët e kësaj shoqate kanë arritur që të botojnë libra të shumtë të zhanreve të ndryshëm, punime artistike, piktura si dhe revista e broshura e posaçërisht vlen të theksohet botimi i katër veprave voluminoze  “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Kryetar sërish u zgjodh Hysen Ibrahimi

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU


Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi vërtetë është bërë një thesar i çmuar, e cila me mençuri, me shkathtësi të mendjes dhe me një freski të shpirtit po di aq mirë ta lartësoj aq bukur kulturën, historinë e traditat shqiptare këtu në dhe të huaj, ky ishte vlerësim i të gjithë oratorëve në Kuvendin Zgjedhor të këtij asosacioni, që u mbajt në qytetin universitar të Lundit të këtij shteti skandinav. Sipas raportit katërvjeçar të punës dhe aktivitetit të anëtarëve të kësaj shoqate, që e paraqiti z. Hysen Ibrahimi, kryetar, doli në dritë se i gjithë ky sukses i arritur ka kulmuar edhe me botimin e katër veprave voluminoze të titulluar “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Këta libra kanë për synim pikërisht ndriçimin e veprimtarisë së pakursyeshme të mërgimtarëve tanë që u angazhuan aq shumë për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.


I gjithë materiali, përkatësisht shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal, i cili si i tillë është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar. Këta libra janë vlerësuar lartë nga shumë kritik, institucione, dijetar, politikanë e individë të ndryshëm.  Po ashtu, në të gjitha përurimet që u bënë në shumë qytete në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike shqiptare këto vepra u priten mirë, gjë që dëshmon prania e madhe e qytetarëve në ato evenimente. Më pas, z. Hysen Ibrahimi vuri në dukje se krijuesit e kësaj shoqate janë shumë të angazhuar në botimin e librave të zhanreve të ndryshëm, punimeve artistike e piktura si dhe revista e broshura. Kështu, deri me tash ata kanë shkruar mbi 200 vepra të tilla nga gjinitë e ndryshme letrare, por kanë krijuar edhe vepra të tjera artistike që janë të përmendura në opinionin suedezë. Për realizimin e këtyre synimeve, pos dëshirës e vullnetit, kontribut të madh po japin edhe biznesmen shqiptar me ndarjen e mjeteve të konsiderueshme për botimin e librave dhe mbajtjen e sesioneve shkencore për çdo vit si dhe të organizmit të tubimeve të ndryshme me rëndësi për komunitetin shqiptar që jeton e vepron në këtë shtet të largët. Nuk ka munguar as bashkëpunimi por edhe ndihma konkrete e Ministrisë së Diasporës, që i dha kësaj shoqate, tha në vazhdim Hysen Ibrahimi. Nga kjo vister aktivitetesh përmbajtësore të zhvilluara gjatë periudhës katërvjeçare, shihet qartë se kjo shoqatë është njëra ndër më aktivet në Suedi  në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim.

Në këtë Kuvend zgjedhor të pranishmit vlerësuan lartë punën e palodhshme që ka dhënë Kryetari Hysen Ibrahimi, pastaj Fetah Bahtiri, Saranda Iseni, Sokol Demaku dhe shumë anëtarë të tjerë të devotshëm që gjithnjë kanë vepruar e punuar duke i shërbyer kombit e atdheut. Shi për këtë, kjo shoqatë ndau shumë lëvdata e falënderime për kontributin e dhënë të këtyre anëtarëve. U pranuan edhe tre anëtarë nderi në këtë shoqatë Prof. dr. Mehmet Rukiqi, Mr. Fadil Geci dhe Prof. Fazli Hajrizi, si dhe u aprovua raporti financiar.

Në fund të këtij tubimi Kuvendi zgjodhi  organet udhëheqëse të shoqatës, ndërsa Kryesia e re Kryetar sërish zgjodhi z. Hysen Ibrahimi, sekretar Fahredin Berishën, arkëtar Rrahman Rrahmani.

 

PREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARE NË DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRSISË NË GÖTEBORG TË SUEDISË

PREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARE NË DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRSISË NË GÖTEBORG TË SUEDISË


Në qytetin Göteborg të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt Sfilata e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez dhe në bashkëpunim me shumë vullnetar shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në ketë qytet dhe në bashkëpunim me shoqatat tjera kulturore nga qytete tjera suedeze në mënyrë madhështore u festua 28 Nënetori Dita e Flamurit kombëtar dhe Dita e pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë manifestim kulturor të organziuar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesë stilistja nga Republika e Kosovës Servete Kastrati e cila kishte sjelle me vete veshje kombetare shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare punua me dorë nga vet ajo, pastaj rapsodi popullore Gjon Frroku nga qyteti i Lezhës ku QKSH ”Migjeni” nga Borås ka nje bashkëpunim të mirë me shoqtën lexhjane ”Kastriotet”, pastaj të rinjë dhe të reja shq­iptar nga qyteti Borås, Göteborg, Varberg, Falkenberg të cilët ishin pjesë e këtij projekti.

Të pranishmit argëtuanë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilatës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore ”Alba” nga qyteti Göteborg, të cilët u paraqiten edhe ata para ketij publikum e pika te tyre mjaftë të qeeluara muzikore agzekutuar nga fëmije dhe të rinjë, për të përshendetur këtë evenemang të madh kulturor.

Zeri i njom i këngetarës më të re në këtë evenemang madheshtor të Ditës së flamurit Eleona Zeneli ishte kënaqësia e manifestimit kur i terë auditori me mbi 1500 veta i duartrokiti kësaj vioglushje shtatë vjeqare për këngen e saj Unë jam shqipe nga Kosova.

Edhe grupi folklorik nga qyteti Hallmstad nen udhehqjen e Myzafer Krasniqit kënaqi të pranishmit me kengët folklorike të cilat iu kushtuan atdheut dhe qeshtjes sonë kombetare.

Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit tëmbledhur rreth platos së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kenaqësi ishte se në Qendren tregetare dhe kulturore ndër më të medhatrë në Suedi, këtu në Nordstan, të qytetit Göteborg  ishte dominante edhe prezenca e miqeve suedez, dhe banorëve të tjerë  që jep me kuptue se ky popull skanindav di të vlersoj vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.

Është më rendësi të përmendet se ditë më parë ishin mysafir të bashkisë së Borås dhe se ishte një pritje madhështore për përfaqesusit nga Kosova këtu në Borås nga ana e anëtarëve të kryesisë së Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”.

Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërrsië kulturore ”Shqiponja e maleve” në menyrë solemne përcollën revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezentim i denjë i vallës shqipe e cila beri pershtypje tek miqt sudez të pranishme në këtë manifestim.

Me kalimin e kohës kersheria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.

Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjëve dhe të rejave shqiptar nga qyteti Borås, Falkenberg, Göteborg, Varberg.  Edhe të rinjët dhe të rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombetare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.

Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si; kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografi mjeshtërore, e cila u mireprit nga të prtanishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedez, ambienti familjar shqiptar. Göteborgu dhe qytetaret e tij  me këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë". Ishin të pranishëm mbi 1500 veta në Qendren tregetare dhe kulturore ”Nordstan” të cilet sy e vesh përcollen këtë mnaifestim të m adh kulturorë me rastine Dites së flamurit kombëtar shqiptar.

 

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås ishte kujdesur që të gjithë pjesemrresit e sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon per punën dhe mundin që janë duke dhenë në këtë evenemang mbar kombëtar, falenderon Servete Kstartin modelisten kosovare, rapsodin Gjon Froku, fëmijët të rinjt dhe të rejat pjesëmarres në këtë manifestim për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të cmuar kombëtar.

 

 

REVY MODE ME VESHJE KOMBETARE SHQIPTARE NË GÖTEBORG TË SUEDISË NË KUADËR TË KREMTIMIT TË DITËS SË FLAMURIT

 

REVY MODE ME VESHJE KOMBETARE SHQIPTARE NË GÖTEBORG TË SUEDISË NË KUADËR TË KREMTIMIT TË DITËS SË FLAMURIT


Dita e pavarësisë respektivisht  Dita e flamurit është një ditë force, një ditë që na sjellë në mendje aktin më të lartë të vetëpërcaktimit tonë historik ,shtetëror e kombëtar drejtë të ardhmes, lirisë dhe demokracisë.

Kjo ditë e madhe historike është një arritje, përparim dhe force e re në realizimin e idesë së unitetit brenda kombit.

Në cdo pjesë të botës ku frumon shqip kjo ditë festohet në mënyrë madhështore, ku rrumbullkaksohen të arriturat dhe vijzohen planet për një punë edhe më dinjitoze në jetë dhe punë.

Në organzim të Qendres Kulturore shqiptare Migjeni nga Borås në 28 Nëntor në kuadër të festimit të Ditës së Flamurit, Ditës së Shpalljes së pavarësise dhe ditës së Clirimit të shqipërisë organziohet manifestim i madh kulturore në Qendrën kulturore dhe tregëtare “Nordstan” në Göteborg me fillim nga ora 13;00.

Në ketë manifestim do kete Revy mode me veshje kombëtare shqiptare, veshje të punuara nga artizanalja kosovare Selevete Kastrati, e cila do jetë prezent në këtë sfilatë mode, do marrin pjese të rinj e te reja nga qytete të ndryshme te Suedisë, grupe valltaresh nga Göteborg dhe “Shqiponja e maleve” nga Falkenberg me koreograf Hamdi Arifin, Rapsodi i njohur lezhjan Gjon Frroku, grupi folklorik i Muzafer Krasniqit, grupi Alba nga Göteborg të rinij dhe te reja shqiptare nga qyteti i Göteborg, Borås, Varberg, Nösje, Trollhetan dhe qytete tjera, të cilët në mënyrë madhështoire do prezentojnë punën e artizanales së njohur kosovare Servete Kastrati, kohë e veqantë do jetë për voglushet shqiptar në këtë manifestim ku ata do paraqiten me pika të posaqme nga repertoari i fëmijëve.

 

Këtë manifestim të madh kulturor tëorganizuar nga QKSH “Migjeni” e kanë mbeshtetur edhe “Kultur i Väst” nga Göteborg, Studifrämjandet nga Borås dhe vet Qendra tregëtare “Nordstan” nga Göteborg.

 

Revy mode me veshje kombetare shqiptare

 

SHEMBULL I ANGAZHIMIT PËR ATDHEUN DHE MËRGATËN

Sokol Demaku

SHEMBULL I ANGAZHIMIT PËR ATDHEUN DHE MËRGATËN

Të flasësh për Fetah Bahtirin, duhet të mendosh se flet për njeriun e sakrificave, për një mërgimtar intelektual, që në ditët e sotme zë vend të rëndësishëm në letrat e shkruara shqipe, në punën e arsimit shqip në mërgatë, në prezentimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgatë. Mërgimi, sakrifica për të ardhmen, jeta plotë brenga e ndodhi janë ngjarje dhe procese të ndryshme, procese këto të cilat e ndjekin nga fëmijëria e gjer në ditët e sotme, janë dëshmi që kanë një bazament të fortë rezistues me kulturën dhe traditën kombëtare të ketij njeriu. E ky është Fetah Bahtiri, i cili i sheh me sy dhe i kupton gjërat të cilat janë pozitive për jetën, për njeriun e  rendomtë, për mërgimtarin.

Veprimtaria e tij atdhetare, shfaqet në shumë forma gjatë tërë jetës së tij. Atë e gjejmë që në rininë e  hershme të tij në shumë aksione si i ri, si stundet, por edhe si mësues i palodhshëm në Prishtinë, në komunën e Vushtrrisë dhe në qytetin e tij të lindjes - në qytetin heoik të minatorëve, pra, në Mitrovicës. Është ai i cili në mënyrë të drejtëpërdrejtë prezenton dhe ndjen gjërat, ai i cili u bën ballë në menyrë stoike shumë furtunave dhe dallgeve të pamëshirshme të jetës. Është ai i cili mërgimatrëve të shumtë ua lehtësoi dhe edhe sot ua lehtëson mallin për atdheun, u ndhimon në arsimimin dhe shkollimin e  fëmijëve mërgimtar, por këtë e bëri edhe për shumë vite me radhë.

Është njëri nga themeluesit e LASH “Naim Frashëri”, Dega në Suedi, pikërisht është ai që e ka shkruar edhe Statutin e parë të LASH-it. Atëbotë LASH-i funksiononte mirë, sepse shumica prej mësuesve besonin se shumë shpejt “do të bëhet mirë” dhe se do të kthehen në atdhe. Punoi ditë e natë dhe ishte ambasador i vërtetë i atdheut tonë këtu në Suedi. Kësaj teme ky i kushtoi një libër të tërë me titullin “Ambasadorët dhe shërbëtorët, Libër për refugjatët shqiptarë në qytetin Uddevalla të Suedisë”, botuar në vitin 2007.

Është edhe bashkautor i përpilimit të fjalorit të parë juridik suedisht-shqip, e që edhe në këtë lëmi ka dhënë një kontribut të madh në mërgatë si përkthyes i autorizuar dhe bashkëpunëtor shkencor në Universiteti i Stockholmit, Instituti i përkthimeve.

Një shkrimtar, përkthyes, gazetar, publicist, ndjehet krenar me punën dhe kontributin e dhënë, e i tillë është edhe  Fetah Bahtiri, i cili shpeshherë mallëngjehet për baltën e Kosovës, gardhiqet e fshatit të tij, njerëzit e atdheut të tij.

Një përkthyes i mirë i një vepre letrare është shumë i vlefshëm dhe i rëndësishëm. Përkthyesi i mirë ndodh që ia kalon autorit me shprehjet e bukura dhe artistike, e i këtillë është Fetah Bahtiri me punën dhe penën e  tij të palodhshme prej përkthyesi.

Një shkrimtar, i cili me punën dhe veprën e tij, i jep një porosi lexuesit, një porosi të qiltër, kombëtare, një porosi për mërgimtarin, një porosi edhe për atdhetarin të cilin qëllim Fetahu e arrin, me mjetet artistike të cilat kanë vlerë dhe përdoren për mrekulli në vargun dhe rreshtin e  tij artistik.

Nga  e majta: Sokol Demaku dhe Fetah Bahtiri, në Festivalin e poezisë “Sofra poetike Borås 2014”

I palodhshëm në punë, aktivitete kulturore por edhe në ndihmë shoqatave dhe individëve në mërgim, Fetah Bahtiri na vjen një ndër iniciatorët krysor për themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi. Që nga themelimi i kësaj Shoqate është edhe anëtar i krysisë dhe komisioneve krysore të Shoqatës dhe është njeri ndër ata që me kontributin e tij të palodhshëm i dha forcë dhe kreativitet punës së saj në realizimin me sukses të programit të Shoqatës parashtruar nga krysia e saj. Kështu, qe ketu e katër vjet me radhë me shumë sukses u nxor dhe realizua “Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”, secili numër me nga 700 e më shumë faqe e me një përmbajtje mjaft të bollshme letrare dhe historike, gjithnjë nën përkujdesjen e Fetah Bahtirit.

Si rrallë kush në histori, si rrallë kush në ruzullin tokësor, kombi ynë është shquar për një harmoni dhe për respekt mes njerëzve, por edhe për respekt kulture e tradite të tjetrit, për vlera humane dhe njerëzore.  Ngase shekujt përplasen mbi të rrebeshe luftërash të gjata, zullumqar dhe grykës përreth, ngase fqinjët dhe pushtuesit tanë ndër mote na u vërsulën për të na zhdukur si komb, ndaj në vetëdijen tonë nacionale u ngjiz ideja e madhe për komb dhe atdhe. Patriot dhe atdhetar në trevat shqiptare, të udhëhequr nga kjo ndjenjë magjike, udhëhoqën gjenerata të tëra drejt lirisë së atdheut. E kujtojmë kohën e sundimeve të ndryshme mbi truallin tonë, e kujtojmë luftën e paepur të patriotëve, rilindasve dhe  padyshim, në ditët e sotme bashkëkohore, në vargun e madh të këtyre burrave, bën dritë edhe emri dhe vepra e poetit, pedagogut, mësuesit, poetit, shkrimtarit, përkthyesit dhe patriotit të madh Fetah Bahtiri.

Fetah Bahtiri, do të jetë ndër të parët mësues të gjuhës amtare në Skandiavi, që nisi të përcjellë ndër bashkëkombësit, te të rinjtë e fëmijët mesazhet e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë, veçanërisht në Suedi, aty ku kultura qytetare, respekti dhe zhvillimi i demokracisë kanë arritur kulmin e zhvillimit, e ndihej e domosdoshme që idetë demokratike, kultura e vendësve, të respektoheshin me tolerancë e sidomos me kulturë të pasur shqiptare.

 

Pra në karvanet e gjata shqiptare që mësyen shtete e kontinente të ndryshme të botës për shkak të dhunës që shkaktonte regjimi fashist serb, kishte edhe shumë intelektualë të fushave të ndryshme, të cilët më pastaj, pas marrjes së lejeqëndrimit me dijen dhe kapacitet e tyre të larta prej  ekspertëve të mirëfilltë kanë dëshmuar e po dëshmojnë  bindshëm se edhe pjesëtarët e këtij komuniteti kanë potencial të fuqishëm për të hapur rrugën e perspektivës dhe të prosperitetit të shumë mjediseve punonjëse ku ata janë të kyçur. Me një fjalë, tashmë ekspertët shqiptarë në shumë fusha kanë bërë emër dhe se fjala e tyre është vendimtare për shumë çështje e projekte madhore e të rëndësishme në ato ambiente ku ata janë të punësuar. Në mesin e këtyre njerëzve radhitet edhe intelektuali i shquar Fetah Bahtiri.

 


Faqe 4 nga 47

Newsflash

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

 

Njoftim

 

17.12.2011, në Prishtinë, LSHK-ja mban takimin letrar “Esad Mekuli”.

 

12h Sesioni letrar (në Institutin Albanologjik të Prishtinës) 

Vepra letrare e Sulejman Krasniqit

Flasin studiues e krijues

Deklamohen fragmente të prozës së shkrimtarit

 

17h Akademia letrare (në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës)

Paraqiten anëtarë të LSHK-së dhe mysafirë

Interpretohen pika muzikore

 

Në fund shpallet laureati i çmimit letrar “Esad Mekuli”

 

Kryetari

Adem Demaçi