Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Dituria

Kanal Televiziv në Gjuhën Shqipe në Skandinavi

Kanal Televiziv në Gjuhën Shqipe në Skandinavi

”TV Dituria”

Organ i QKSH ”Migjeni” në Borås


QKSH ”Migjeni” në Borås është një ndër shoqatat kulturore me aktive ne diasporë për ruajtjen, kultivim e Gjuhës, kulturës dhe traditës shipe.

Përmes këtij Kanali TV ne synojmë të kultivojmë tek fëmijët shqiptarë në Skandinavi dhe më gjerë kulturën, traditën shqipe, synojmë të sjellim të arriturat më të mira në fushën e letërsisë për fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata jonë, te mundësojmë fjalën shqipe në shtëpitë e mergimtarëve tanë, që është shtylla kryesore për krijimin e një identiteti të shëndoshë e modern. Përmes përmbajtjeve të përshtatshme për moshën e fëmijëve dhe për rrethanat e tyre jetësore , Kanali ”TV Dituria”  do të jetë një lidhje e natyrshme e botës fëmijërore me Atdheun dhe me vendin mikpritës.

Do të bëhen marrëveshje për kontakte të përhershme me shtëpit Televizive nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, të cilët do ta ushqejnë këtë kanal me përmbajtje të përshtatshme për botën fëmijërore dhe mërgatës në përgjithësi.

Në programet e këtij kanali një vend i veçantë do t’i kushtohet edhe botës prindërore. Prindërit shqiptarë kanë nevojë imediate për tu informuar mbi shumë çështje që kanë të bëjnë me shkollimin e fëmijëve të tyre, duke filluar me informacionet mbi sistemin shkollor aty ku ata jetojnë e deri tek temat e veçanta mbi vështirësitë konkrete që ata i mundojnë.

Me porogram ne baze te nje plani te periluar do te fillohet me 7 qershor nga ora 18;00 ku cdo javë në kete kohe mund te percilelt program dikrekt ne Gjuhen  shqipe, ndersa per cdo dite do te emitohen dokumentar si dhe filma shqip.

Fushat transmismetimit

TV Kanali i hapur transmeton programin në Transmetuesit analog tërë ditën në paketën bazë Com Hem në kanalin S11 dhe rrjetet dixhitale Telia në kanalin 500. Ne kemi arritë të mbulojmë me program rreth 245 000 familjeve në Göteborg, Molndal, Kungälv dhe Kungsbacka dhe 8. 000 dhoma hotelesh në këtë qytet dhe të gjithë strehimit studentore në Gothenburg, dhe bëjmë tranmetim të hapur Web Channel TV që mund të gjeni në ketë adresë interneti dhe ta përcillni programin tonë në cdo pjesët ë rruzullit tokësor

http://www.dituria.se/

 

PËRSHEDNETJE VËLLËZËRORE!

Më gëzoi shumë lajmi për çeljen nga ana juaj dhe e stafit tuaj të  Kanalit Televiziv në Gjuhën Shqipe në Skandinavi, ”TV Dituria”, Organ i QKSH ”Migjeni” në Borås.

Si edhe revista dhe radio “Dituria”, sikurse edhe QKSH “Migjeni’, edhe çelja e këtij kanali televiziv është fryt i punës dhe i atdhedashurisë tuaj, i vlerave tuaja njerëzore, shpirtërore e kulturore, i përpjekjeve të mëdha dhe të mençura që ju keni bërë hap pas hapi, duke arritur deri në çeljen e një kanali televiziv. Vërtet, sukses i madh dhe mbresëlënës !

Është rasti që, nga ana ime, bashkë me falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për ju, i shpreh respektin dhe konsideratën e lartë strukturave të Shtetit Suedez që mbështet nisma dhe zhvillime të tilla demokratike të fjalës së lirë, duke ju vlerësuar juve dhe bashkëkombësit  tanë aty në Suedi. Me punën, qëndrimin dhe përkushtimin, ju e keni merituar këtë respekt, kujdes dhe vëmendje të veçantë dhe, për këtë, meritoni nga çdo shqiptar përgëzimet dhe urimet më të mira dhe më të sinqerta.

Ju uroj shumë shëndet dhe suksese, edhe në këtë detyrë të re që keni marrë përsipër.

Me siguri, si edhe me revistën dhe radion “Dituria”, edhe me këtë kanal televiziv, ju do të bëni më të mirën.

Jeni të mrekullueshëm !

Me dashur vëllazërore

Viron Kona

 

Gëzuar 7 Marsi!

GËZUAR 7 MARSI!
Të nderuar e të respektuar mësues kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin ditën tuaj!
Në këtë ditë ne ju nderojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh që keni dhënë, dhe po jepni e do të jepni për mësimin e Gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët tan ku detyra jonë është ta ruajm e kultivojmë ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.
Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithë zemër ju urojme Gezuar festen tuaj 7 Marsin!
Ne ruajm me nostalgji mësimet dhe këshillat që na kan dhenë mësuesit tan të shtrenjtë, ndaj në këtë ditë një lule për mësuesin është ajo që ju gëzon dhe ju bënë të lumtur ju.
Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë trojet tona shqiptare!
Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojm mësuesit tan të parë që na mësuan shkonjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun. Mësimet e mësuesve tan u benë udhërrefyes për rrugën tonë për të ardhmen tonë të ndritshme. Ato mësime na ndjekin edhe sot dhe janë udhërrefyes per të ardhmen ton.
Le tua dedikojmë suksesin në jetë mësuesve ton.
Edhe një herë Gëzuar 7 Marsi i dashur Mësues!
 

”MIKROFONI I KRISTALT” NË PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS PËR ATA TË CILËT MBËSHTETËN KULTURËN DHE GJUHËN SHQIPE NË MËRGIM

 

Sokol Demaku

”MIKROFONI I KRISTALT” NË PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS PËR ATA TË CILËT MBËSHTETËN KULTURËN DHE GJUHËN SHQIPE NË MËRGIM


Në qytetin e textilit, në qytetin ku lindi tregtia Borås të Suedisë, në qytetin ku mërgata shqiptare ka gjetë shprehje për kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe, shqiptarë, anëtar të shoqatave kulturore nga qytete të ndryshme të Suedisë, anëtarë të Shoqatës së shkrimatareve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Suedi, miqë suedez dhe përfaqësues të pushetit lokal të qytetit Borås këtu së bashku me miqë dhe mysafirë nga Republika e Shqiprisë u mblodhën të gëzuar për të festuar 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pesë vjetorin e emetimit të programit të parë në shqip të Radios lokale shqipe nga qyteti Borås ”Radio dituria”. Ishte një e shtunë e bukur, një ditë pushimi ku njerëzit përqafoheshin dhe takoheshin duke i uruar njeri tjetrit: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës e një urim madhor edhe drejtuesve të radios lokale ne shqip Radio dituria që të krijojnë dhe sajojnë edhe më progarme edhe më të mira!

Në hyrje të sallës iu uronin mirëseardhjen pjesëmarrësve, Hakif Jashari, kryetar i QKSH Migjeni në Borås, Bahtir Latifi udhëheqës i Radio diturisë në Borås, Sokol Demaku botues i revistës kulturore ”Dituria”në ketë qytet. Ushpreh mendimi dhe idea se ndoshta qe nga qershor do fillohet nga puna edhe me një Kanal TV në Gjuhën shqipe nga ana e QKSH ”Migjeni” këtu në Borås.

Mbledhja solemne u mbajt në lokalet e Studiefrämjande në Borås, ku me këtë rast për të prnaishmit fjalë rasti për pavarësinë e Republikës së Kosovësmbajti veterani i mërgatës shiqptare në Suedi Sadulla Zendeli Daja, ndërsa për rrjedhen dhe zhvillimin e Radio Diturisë, fjalë rasti mbajti Bahtir Latifi.

Hakif Jashari i njoftoi të pranishmit me punën dhe veprimtarin e shoqatës kulturoren e këtë qytet Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni, e cila është një ndër shoqtatat më aktivi në mbretërinë suedeze.

Në këtë manifestim madhor për mërgatën shqiptare në Suedi Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Suedi, Hysen Ibrahimi shpalosi para të pranishmëve punën e kësaj shoqate brenda vitit të kaluar, dhe në këtë manifestim anëtar të kësaj shoqata prenzentuan tetë tituj të ri libra autor anëtar të kësaj shoqate si:

Promovimi i librit të shkrimtarit dhe publicistit nga Tirana Murat Gecaj “Me zemër në vendlindje” me referues Viron Kona , pastaj Petrit Xhaja prezentoj librin me te ri të Viron Kona "Zonja nga Borås"

si dhe Sokol Demaku prezentoi librine  e tij më te ri “SADULLA ZENDELI-DAJA, NË AVENTURË ME DROJËN E NJË EMIGRANTI ”PA ATDHE”, pastaj u vazhdua me:

1. "Urti poetike" autor Ismet Hasani,

2. ”Kujtime nga diapsora III” autor Sokol Demaku,

3.”Fjalor ne kater gjuhe” bashk-autor Sadulla Zendeli-Daja,

4. ” Dritë ngrohtësi optimizëm” autor Fetah Bahtiri,

5.”Poezia bashkekohore shqipe” autor Remzi Basha,

6.”FENIKSI SHQIPTAR” autor Shefki Ollomani,

7.”Te mësojme se bashku” (libër shkollor) autor Hamdi Arifi,

8.”ME QENË A MOS ME QENË, Memoristikë, autor Zenel Peposhi

Në këtë manifestim kulturor ishin të panishëm edhe mysafirë nga Republika e Shqipërisë si Petrit Xhaja, drejtor  shkolle në Tiranë si dhe shkrimtari I mirenjohur  Viron Kona, i cili kësaj radhe kishte ardhur me librin e tij më të ri kushtuar shqiptarëve në megrim në Suedi dhe qyteti ku ai ishte mysafirë, pra qytetit të textilit Borås. Librin me tregime me motive suedeze, të titulluar Zonja nga Boråsi, libër i cili është një perjetim i autorit gjatë qendrimit të tij në Borås një vit më pare, mbresat dhe përshtyåjet e tiju nga takimet me bashkëkomas, me vendas suedez si dhe udheheqes local të këtij qyteti.

E autori i librit Viron Kona më këtë rast thotë:

Kushtim

Këtë libër ia kushtoj komunës Borås, Suedi, si shprehje respekti për arritjet dhe sukseset në shërbim të mirëqenies së banorëve të Borås dhe si falënderim për përkushtimin dhe mbështetjen e madhe që kjo komunë i jep komunitetit të shqiptarëve, ardhur veçanërisht nga Kosova, por dhe nga vende të tjera e që sot janë qytetarë të nderuar e të respektuar të Suedisë.

Me mirënjohje të thellë,

Viron Kona

Tiranë, më 30 mars 2013


Më këtë rast Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås, respektivisht Kryetari i Krysisë së saj, dy vperimtarëve më të dalluar, anëtar të Shoqatës së shkrimtarve ne Suedi, punëtor të palodhur të arsimit ketu, veprimtar të devotshëm të qeshtjes kombëtare, Sadulla Zendeli –Daja dhe Fetah Bahtirit , u ndau Mirënjohje, Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës,  kulturës dhe traditës Shqipe në Suedi.

Kryesia e QKSH Migjeni në Borås, në mbledhjen e vet mbajtur me kete rast kishte propozua që Kryetarit të Bashkësisë së qytetit Borås ti dhurohet një Kristal nga nëntola e Republikës së Kosovës, symbol I cili pati ndikim në qendrat e vendosjes për fatine shqipatrëve në kohë shumë të vështira. Ky symbol I nëntokës së Kosovës, Kristal nga Kosova sot gjendet në zyrat  e vendosjes në metropolet botërore si në Vashington, Londër, Berline  parisë e nga sot ky symbol do jetë prezent  edhe në qytetin e  textilit në qytetin ku shqiptarët frymojnë shqip në Borås të Suedisë.

Bahtir Latifi anëtar I krysisë së QKSH I dhuroi Per Olof Höög këtë dhuratë që do jetë symbol i miradie dhe respekti.

Për nderë të pesë vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe emetimit të programit të parë në shqip nga studio në Borås, Redaksia e radios lokale në shqip, ”Radio dituria” këtue  pesë vite më parë, redaksia e kësaj radjoje ishte kujdesur që ata të cilët kanë ndihmue, janë duke ndihmua dhe përkrahin  këtë  burim të pashtershëm infomimi për kulturën, gjuhën dhe  traditën tonë në mërgim, ti shpërblejë , e kësaj radhe Redaksia e radjos u ndau ”Mikrofonin e  Kristalt”:

Poetit, leksikografit, atdhetarit, Sadula Zendeli – Daja, Borås stad (Qytetit Borås), Radio Sjuhärad, Borås, Studiefrämjandet, Borås, Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS, Fetah Bahtiri, mësues, poet dhe publicist, Bahtir Latif, udheheqë progarmi në Radio dituria, Hakif Jashari, Kryetar i QKSH ”Migjeni”, Borås, Fjärdingskolan, Borås, Viron Kona, shkrimtar nga Tirana, Saranda Iseni, Malmö; Radio Bullgaria-redaksia shqip, Kadrije Meniqi, poete nga Kosova, Osman Ahmetxhekaj, aktivist, Petrit Xhaja, drejtor shkolle, Tiranë, Avni Ismaili, Kryetar i QK”Dardania” Skene, Qibrije Hoxha, aktiviste, Boråsnärradioförening në Borås, Ahmet Jashari anëtar i krysise se QKSH Migjeni Borås.

Letra përshendetse:

Përshëndetja, për Radion Lokale “Dituria”, Boras-Suedi

Të dashur kolegë e vëllezër të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”,

Anëtarë të Redaksisë së Radios Lokale “Dituria”, në Boras-Suedi

Te nderuar miq suedezë!

Në këtë ditë të shënuar për  Bashkësinë Shqiptare, në Boras e më gjerë në Suedi, por dhe për ju miq suedezë,  ju dërgojmë përshëndetjet dhe urimet  tona më të përzemërta, me rastin e festimit të 5-vjetorit të emisionit të parë në gjuhën amtare shqipe, në Radion Lokale “Dituria”! Në vetë emërtimin e kësaj Radioje, shprehet kaq bukur përmbajtja dhe detyra kryesore e saj, të cilën ajo e ka kryer dhe po vijon ta kryejë: me sukses të plotë, me atdhetarizëm e profesionalizëm.

Ne jemi të gëzuar e të kënaqur, kur kujtojmë me emocione se, një vit më parë, festuam aty së bashku me ju, 5-vjetorin e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe të Revistës “Dituria”. Kështu, edhe manifestimi juaj sot, është në vazhdimësinë e veprimtarive të bukura, që organizohen nga Bashkësia Shqiptare në Suedi. Sigurisht, kjo është meritë edhe e shoqatave tjera  atdhetare e kulturore shqiptare, të cilat veprojnë në Suedi dhe e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, “Papa Klementi XI”.

Ne, kolegëve, miqëve dhe dashamirëve në Shqipëri, na gazojnë dhe na entusiazmojnë arritjet tuaja, duke përhapur e propaganduar historinë dhe traditat tona të lashta shqiptare, si përmes valëve të Radios “Dituria”, me shfaqjet kulturore e artistike dhe me anën e botimeve të shumta të autorëve shqiptarë atje.

Duke u ndodhur me mendje e zemër ndërmjet jush, në atë festë të bukur të 5-vjetorit të Radios Lokale “Dituria”, ju urojmë sinqerisht për punën fisnike, që keni bërë deri tani. Njëkohësisht, jemi të bindur që, edhe në të ardhmen, ju do të ecni në në këtë udhë të drejtë, duke vazhduar të jeni misionarë të popullit shqiptar,  në mjedisin e ngrohtë dhe mikpritës demokratik suedez, ku keni gjetur mbështetje dhe ndihmë bujare e të pakursyer.

Me shumë respekt për të gjithë ju, dëshirojmë të keni kurdoherë:

Shëndet të plotë, arritje në punë e begati, gëzime dhe lumturi në familjet tuaja!

-Prof. Murat Gecaj

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë

-Ma. Kozeta Hoxha

Gazetare dhe moderatore në Radiotelevizionin Shqiptar

Tiranë, 28 mars 2013

Elis Badalli

2013-03-06

Të nderuar;

Në emër të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës ju përgëzojmë për ditën e pesë vjetorit të emetimit të parë të emisionit në gjuhën Shqipe në ’’ Radion Lokale Dituria’’në Boras të Suedisë, njëherësh ju përgëzojmë për punën dhe angazhimet e juaja të shumta që keni dhënë si redaksi e radios gjithmon në shërbim të mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Suedi ku keni arritur me dinjitet të plotë të kultivoni dhe ruani me fanatizëm identitetitn kombtarë, kulturorë e gjuhësor.

Ne si Ministri e Diasporës ju dëshrojmë punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme në punën e juaj si redaksi e radios.

Me respekt të veqantë;

Elis Badalli

Në këtë ditë të madhe për mërgaten shqiptare në Borås të suedisë nën përkujdesjen e  Shoqatës së Shkrimtareve shqiptar në Suedi u bë promovimi i shtatë tituj vepra botuar gjatë këtij viti nga shkrimtar anëtar të kësaj shoqate.


Këtu po prezentojmë punimet e referuesve për veprat e promovuara:

Sokol Demaku, referues

Libër dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991-1994

VEPËR PËR NJË MISION FISNIK

Libri i radhës ”DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, Libër dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991-1994”, i autorit Prof. Fetah Bahtiri, është njëra ndër dëshmitë më të fuqishme, me argumente të forta e të bindshme për një realitet dhe veprimtari. Mund të them se ky është libri i parë në Suedi i këtij lloji, i cili dëshmon në mënyrë të detajizuar fillimin e një shkolle shqipe të mësimit plotësues qysh në muajin tetor 1991 dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në strehimoren Svenshögen me refugjatë shqiptarë, Shkolla shqipe kishte filluar me 13 nxënësit e parë, ku autori i jep ata nxënës me emër dhe mbiemër.

Libri është një shembull për një angazhim me përkushtim në shërbim të fëmijëve tanë në mërgim. Ndër të tjera autori na ofron edhe një horizont të ri: atë se si duhet pasqyruar një punë praktike në zhvillimin e mësimit, si duhet të mbahen shënimeve me pedantëri, si në mungesë mund të ”prodhohen” e rregullohen vetë ditarët e punës me nxënës dhe deri te skicat e tjera përcjellëse të cilat kanë qenë të nevojshme për ta realizuar një mision fisnik. I tërë ky material shkollor e dokumentacion pedagogjik shërbeu edhe për disa vende të tjera, ku ndodheshin shqiptarët mërgimtarë nëpër strehimore, për t’u shërbyer me te. Pra, ky dokumentacion pedagogjik ishte i përgatitur dhe ”i prodhuar vetë”, siç shprehet autori i librit, Prof. Fetah Bahtiri.

Ndërkaq, ana tematike, është dëshmi për vlera arsimore, formë, e cila prezenton veprimtari, dashuri dhe ndjenja ndaj mësimit në gjuhën e të parëve tanë. Në libër shfaqet një energji enorme e autorit, që me çdo kusht, të startojë mësimi në gjuhën shqipe, posa ka ardhur në Suedi. Në fillim puna ishte zhvilluar me ndonjë abetare dhe libra të tjerë shkollorë të sjellur nga atdheu, kurse më vonë edhe me një udhëzim, i cili kishte ardhur nga Kosova. Mirëpo, shtrirjen e gjerë të temave në punën me nxënës, autori e ka ideuar dhe zgjëruara me shembuj të motivuar siç ishte vendlindja dhe mërgimi. Kjo, me gjasë, është arritur duke u mbështetur në faktin se autori ka qenë njohës i mirë e me një përvojë të madhe nga vendlindja për mbarëvajtjen e mësimit me fëmijë. Në libër shihet qartas se autori dhe mësuesit e tjerë bëjnë çdo gjë që fëmijëve t`ua mësojnë lëndët: gjuhë shqipe, dituri natyre e shoqërie, histori, gjeografi matematikë, art figurativ, art muzikor, dhe gjithëçka tjetër që ka të bëjë me çështjen shqiptare.

Autori Prof. Bahtiri, në këtë vepër rrezaton një dashuri të pa masë për nxënësin, për gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Kjo vërehet qysh në ballinën e këtij libri. Aty jepet një fotografi e zgjedhur me nxënësit e shkollës, e disa prej tyre me nga dy gishtërinj të ngritur spontanisht (”Viktoria”) shprehinë dashurinë për Fitore. Edhe veshjet e tyre me simbolin e kombit tonë – shqiponjën me dy krenare dhe Flamurit shqiptar, thjesht shprehin të vërtetën se nxënësit e Fetah Bahtirit ishin plotësisht të indoktrinuar me ndjenjën e atdhetarisë.

Duke lexuar këtë libër, në te hasim faktet se si autori nxit imagjinatën me një princip disiplinor, për të krijuar lidhshmëri mes ambientit dhe nxënësit. Shihet edhe metodologjia e suksesshme e një pune kryekëput profesionale pedagogjike.

Libri ”DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM”, i autorit Prof. Fetah Bahtiri, për nga vëllimi është modest, por me vlerë të madhe arsimore dhe historike. Përfshin harta, bukur shumë fotografi dhe më shumë dokumente, prej të cilave secila fotografi e secili dokument flet më shumë se njëmijë fjalë, siç janë shprehur moti studjuesit. Të gjitha këto veprës ia japin dimensione argumentuese, faktografike, të cilat do të mbesin vlera të përhershme arsimore në sfondin e krijimtarisë të librave të ngjashme në Suedi, Kosovë dhe më gjerë. Po ashtu, shkalla e lartë e ruajtjes së një arkivi, pastaj pedantëria e evidentimit të nxënësëve, përmes ditarëve, bashkëpunimi me Kryesinë e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” – Dega në Suedi me në krye Prof. Bedri Pacin, bashkëpunimi me administratën suedeze të strehimores, të dhënat për fshatin Svenshögen dhe dokumente të tjera përcjellëse, kanë mundësuar që autori të ketë ”brum” të mjaftueshëm, për të përpiluar një libër të këtillë dokumentar për shkollën shqipe, të cilin e ka quajtur ”DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, - dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991-1994”.

Gjuha e përdorur e autorit, është në nivelin profesional, shumë e kuptueshme dhe në mënyrë të pastër del në sipërfaqe edhe falënderimi ndaj popullit suedez, i cili ndihmoi kaq shumë fëmijët e mërgimtarëve tanë në strehimoren Svenshögen.

Dhe krejt në fund, mund të pohoj se ky libër, sa është dokumentar, po aq është edhe historik, sepse ky do të shërbejë edhe si dëshmi historike për disa raporte të një periudhe të caktuar nga e kaluara jonë përkitazi me çështjen e arsimit dhe qëndrimin tepër tolerues e dashamirës të shtetit suedez. Libri do t`u shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme për zbardhjen e gjurmëve shqiptare në Suedi, organizimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të atdheut e kombit.


Hysen Ibrahimi, referues

NJË FJALOR KATËRGJUHËSOR

ME VLERA TË LARTA

(Fjalori im i parë i ilustruar shqip – anglisht – italisht – suedisht,

Përktheu: Meri Toçi, Përktheu në suedisht: Sadulla Zendeli –

Daja, Botimet Toena, Tiranë, 2011)

Sigurisht, ideja e autorit Mr. Sadulla Zendeli-Daja, për përpilimin e një fjalori katërgjuhësor për fëmijë me bashkautoren znj. Meri Toçi rrjedh nga dashuria që ata kanë ndaj fëmijëve. Daja, duke qenë veteran i arsimit në shkollën shqipe të mësimit plotësues në Suedi dhe duke ditur nevojën për një fjalor të tillë, i qaset me një përkushtim të madh punës që për nxënësit të cilët aq shumë i don dhe e duan, ta përpilojë një fjalor të këtillë.

Ky fjalori i Mr. Sadulla Zendelit-Dajës dhe i Merri Toçit, i ilustruar me ngjyra, ka 167 faqe, rreth 1000 tinguju dhe 1000 ilustrime me ngjyra. Gjuhët janë: anglisht, shqip, italisht dhe suedisht. Ky fjalor është fjalori i vetëm në Suedi, i pasuruar dhe i ilustruar në këtë mënyrë dhe në këtë nivel të lartë.

Fjalori është i shtypur në Shtypshkronjën ”Toena” në Tiranë, në vitin 2011, dhe u kushtohet kryesisht fëmijëve parashkollorë, fëmijëve të shkollës fillore po pse jo edhe të asaj të mesme. Të gjithë këta nxënës, mund të shërbehen me këtë fjalor, tejet tërheqës dhe të pasur me fjalë të cilat janë të nevojshme për të mësuar fillet e një gjuhe. Bile mund të themi lirisht, se ky fjalor mundtë shërbejë edhe për të rriturit, të cilët nuk kanë njohuri në gjuhët

e lartëpërmenduar, siç janë gjuhët: anglisht, shqip, italisht dhe suedisht.

Mr. Sadulla Zendeli-Daja, tanimë si njeriu i lidhur ngusht me fjalorët në Suedi, është i njohur në opinionin shqiptar dhe në atë suedez, si njohës i shkëlqyer i gjuhës dhe botues i fjalorit”SVENSK- ALBANSK LEXIKON”

që do të thotë: ”FJALOR SUEDISHT-SHQIP” me 17 000 fjalë, i botuar në vitin 1994, si njëri ndër fjalorët më të përsosur dhe më i kërkuari në Suedi, i plotësuar dhe i ribotuar dhjetë vite më vonë, më 2004, por tani me 28 500 fjalë. Ky fjalor përdoret si mjet pedagogjik në shkollat shqipe dhe në internet për mësimin plotësues.

Tani Daja paraqitet si autor i përkthimit të këtij fjalori në pjesën suedisht-shqip me bashkautor znj. Meri Toçi.

Qysh në ballinë figurat, mobilet, orenditë, kukullat, mjetet shkollore, tabela për të shkruar, flamujt e katër kombeve, janë domethënëse, sepse që në fillim këto krijojnë idetë te fëmija dhe këto i japin vlerë këtij libri. Në brendësi të librit pasqyrohet me mënyra të larmishme ilustrative secila fjalë në të katër gjuhët. Autori Sadulla Zendeli-Daja së bashku me autoren Meri Toçi nxjerrin në shesh botën universale të fëmijës, të motivizuar artistikisht. Sikurse që është ideja e ballinës, na del edhe gjuha e fjalëve të cilat artikulohen me figura përshtatëse të ilustruara, që në kokën e fëmijës, ato nguliten dhe s’largohen nga mendimi bazë i secilit fëmijë. Si i tillë fjalori është tejet funskio-nal, i përshtatshëm, mbase më shumë se secili fjalor tjetër.

Ky fjalor me formulime vërtetë shprehëse që korrenspondojnë me figurën e ilustruar në katër gjuhë, shqip-anglisht-italisht dhe suedisht është i përshtatshëm për fëmijët. Kjo do të thotë se qind për qind është arritur që të krijohet disponimi te fëmija me qasje tërheqëse.

Sikurse në ballinë, ashtu edhe në kopertinën e pasme, ilustrimi është mbase i njëjtë përveç se është shtuar shpjegimi se si duhet punuar me fëmijët në mësimin e një gjuhe të huaj. Të gjitha fjalët e përkthyera, kryesisht janë të lidhura ngusht me jetën e përditshme, familjen, shtëpinë, lojrat dhe shkollën.

Megjithatë, vizioni i përpilimit të këtij fjalori ka qëllim të dyfishtë. Këtë autorët e sqarojnë në kopertinën e pasme kur sqarojnë, citat: ”t’u japë prindërve dhe mësuesve udhëzime të qarta si mbështetje të punës së tyre dhe fëmijëve një instrument të këndshëm loje dhe të kuptuari”. Kështu, pra, jepen udhëzime pedagogjike se si duhet punuar prindi me fëmijën e vet, sepse fjalët e përkthyera janë të artikuluara mjaft mirë dhe zbavitëse për vetë fëmijën.

Kjo mënyrë e përpilimit të këtij fjalori, është në përputhje me

vlerat e fjalorëve më të përsosur për fëmijë. Pra, ky është fjalor që josh fëmijën në mënyrë rrënjësore që t`i mësojë e kuptojë fjalët e panjohura, që t’i mbajë në mendje ato fjalë përmes kujtimit të figurave të ilustruara. Kjo edhe njëherë dëshmon se fjala është për një fjalor të veçantë, i cili është i vetmi i këtij lloji në gjuhën shqipe me një cilësi të re.

Shtrohet pyetja se si u inspiruan autorët t`i hyjnë kësaj pune të vlefshme për fëmijët tanë? Nga u erdhi kjo ide Sadulla Zendelit-Dajës dhe Meri Toçit? Është fare e qartë se inspirimi rrënjësor i Dajës, rrjedh pikërisht nga dashuria e tij që ka për fëmijët dhe nxënësit. Mirëpo, duhet shtuar se pa dyshim, ndikim pati edhe atdhedashuria e bashkautorit Mr. Sadulla Zendelit-Daja, ndaj Atdheut, ndaj çështjes madhore kombëtare për të ruajtur gjuhën dhe traditat kulturore, është edhe synimi që fëmijëve shqiptarë t’u servohet një fjalor i përshtatshëm i cili do të ndikojë që ata mos ta harrojnë gjuhën amtare të tyre, që e kanë trashëgim nga të parët.

Autori dhe autorja, në punën e tyre të vyer, kanë aplikuar metodën e sistemit të renditjes duke filluar nga shkronja e parë e alfabetit. Secila shkronjë, artikulohet mesatarisht me nga 20 shembuj dhe figura të cilat shoqërojnë çdo fjalë, por që niset me shkronjën përkatëse e cila duhet artikuluar me shembuj. Kështu, fëmijët nga natyra konkrete e figurës duke rezultuar me figura të imagjinuara nga autorët në realitetin konkret, arrijnë të realizojnë në plotëni shpjegimin e secilës shkronjë shprehimisht dhe të shkruar.

Mjafton që këtë libër ta keshë në dorë e ta shikosh. Të imponohet qysh në marrjen e tij në duar. Edhe fëmijët dhe të rriturit, do të bartin mbresa në kujtesën e tyre, se kanë të bëjnë me një fjalor që nuk është i njëjtë si të tjerët dhe është larg më i përsosur në nivelin artistik, teknik dhe të përkthimit, sidomos me fondin e fjalëve të renditura dhe fjalëve që zakonisht përdoren në jetën e përditshme familjare dhe shoqërore.

Madje, mund të themi se, ky fjalor katërgjuhësor është një risi edhe në Suedi e për shumë vende të tjera, edhe përkah ideja e edhe sa i përket seleksionimit të fjalëve të përkthyera në variacione stilistike dhe gjuhësore.

Si përfundim, me plot gojë mund të pohojmë se kjo vepër mban vulën e djersës, mundit, talentit, seriozitetit shkencor dhe vullnetit intelektual të Mr. fil. Sadulla Zendeli-Daja. Të gjithë e njohim Dajën dhe emërtimi ”Dajë” mendoj se nuk ka dalë rastësisht. Ai mëshiron një veprimtari 46-vjeçare në shërbim të arsimit, dijes dhe kulturës shqiptare në diasporë. Ai është shkencëtari që ka qëmtuar me durim miligone fondin e pasur kolosal të gjuhës shqipe në të gjithë trevat ku flitet ajo gjuhë e ëmbël dhe e mirë siç e quante Naim Frashëri i madh. Ai është arsimtari që ka ushqyer për afro 30 vjet si arsimtar i gjuhës shqipe në Suedi, dashurinë dhe aftësinë e folurit dhe të shkruarit shqip. Ndaj dhe diaspora shqiptare në Suedi dhe në vende e tjera nordike nuk mund ta shpehte më bukur dashurinë dhe respektin për veprat e palodhura të Sadulla Zendelit, se sa duke e thirrur me ngrohtësi familjare ”Dajë”.


Fetah Bahtiri, referues

PROMOVIMI I LIBRIT

më datë 30 mars 2013 në Borås, Suedi

Shkrimtari Ismet Hasani del para lexuesve dhe dashamirëve të librit shqip me veprën e tij titulluar ”Urti poetike, Poezi shqipe nga mërgimi”.

Që në faqen e parë pas ballinës autori sqaron se librin ia kushton ”Familjes, dashamirëve dhe shqiptarëve që digjen për komb e atdhe.”

Libri ka dalur në dritë në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksinë e revistës Albanezul / Shqiptari.

Libri të cilin po e promovojmë sot nuk është shumë voluminoz përkah numri i faqeve, por është një enciklopedi e vërtetë me fjalë të urta, porosi e këshilla të cilat njeriut mund t`i shërbejnë gjatë tërë jetës.

Në të vërtetë autori nuk e ka bërë ndonjë ndarje në kapituj të brumit të cilin e paraqet në libër, por, sipas temave që trajtohen në libër, unë atë do ta ndaja në katër pjesë ose kapituj, ku bëhet fjalë për sa vijon:

1. Shënime biografike për autorin dhe prezentimi i tij, të cilin e ka bërë veprimtari Baki Ymeri.

2. ”Urtitë poetike” siç i quan autori mbushin pjesën më të madhe të librit.

3. Në libër ndodhen disa poezi të mirëfillta, të cilat meritojnë një trajtim të veçantë e më të hollësishëm, dhe

4. Si pjesë të katërt do ta konsideroja një intervistë të gjatë me autorin të cilën e ka

bërë zoti Sokol Demaku, kryeredaktor i revistës ”Dituria” në Borås, Suedi.

Unë sot e ndiej veten të privilegjuar që më është dhënë rasti e mundësia që, si një mik i vjetër dhe dashamir i autorit, të flas pak për këtë libër.

Për ”urtitë poetike” mund të theksoj se secili lexues aty mund të gjejë e përvetësojë urti të vërteta, të cilat gjithkujt mund t`i shërbejnë në jetë. Përmbajtja e këtyre urtive mbështetet kryesisht në fjalë të urta popullore – ato janë pjesë e folklorit tonë të pasur. Por Ismet Hasani fjalët e urta i ka veshur edhe me petkun poetik, duke ua dhënë edhe një kuptim më të gjerë filozofik. Do t`i përmend vetëm disa këso urtish të autorit nga të cilat lexuesi mund të marrë mësim:

”Sa më shumë që afrohen njerëzit, aq më shumë largohen dallimet midis tyre”

”Syri zgjedh të bukrën,/ Gjuha zgjedh të ëmblën,/ Zemra zgjedh të mirën.”

”Aty ku mbaron ligji/ Fillon tirania!”

Përfitimet e padrejta/ Xhepat t`i mbushin,/ Nderin dhe fytyrën, Në fund ta humbin!”

”Mendja e madhe e budallalëku/ Janë shokë të pandarë.”

“Për miqësinë e mirë/ Dy zemra, o burrë!”

“Paraja e bën/ Drejtësinë të verbër.”

“Të shkruarat mbesin,/ Fjalët i merr era!”

”Me ilaçe/ Nuk shërohet mjerimi.”

“Veprat flasin/ Më shumë se fjalët!”

”Mos i zë besë derës/ Me shumë çelësa!”

”Kushti i parë për jetën/ Është puna!”

”Shakaja është/ Gjysma e të vërtetës!”

”Mos e lyp gjylpërën/ Kur t`ka rënë në kashtë!”

As buka s`përtypet/ Pa pasur dhëmbë!”

”Për inati të vjehrrës/ Po rri me mullixhinë!”

Paraja e bën,/ Drejtësinë të verbër!”

“Gjuha flet/ Se zemra e mëson,/ Për fjalë të këqija/ Shpina pëson.”

”Këmba e madhe/ E shqyen këpucën,/ Kafshata e madhe/ E shqyen gojën.”

”Kush han shumë/ I del për hunde!”

Kur nuk di not/ Në ujë të turbullt mos luaj!”

”Zogu e do malin,/ Peshku e do detin.”

“Të gabosh dhe të pendohesh,/ Kjo është njerëzore.”

Ndërkaq nga “poezitë e mirëfillta” siç i quajta unë, njëra prej tyre është vërtetë ekciklopedike. Kjo është vjersha “Gjuhën shqipe mos e harroni”. Vjersha është e shkruar në tetërrokësh me një rimë të pasur, të kombinuar edhe me asonancë. Vjersha shpreh ndjenjat e të gjithë shqiptarëve që me të vërtetë digjen për komb e atdhe, siç shprehet edhe vetë autori.

Kur është fjala për gjuhën shqipe, të përkujtojmë se shumë shqiptarë të mëdhenj i kanë kushtuar gjuhës shqipe vargje e vepra të tjera artistike. Nga poetët mund ta përmendim Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e shumë të tjerë. Unë personalisht jam emocionuar kur e kam lexuar vjershën e përmendur të zotit Ismat Hasani dhe mendoj se nuk kam gabuar kur përkrah vargjeve të  Naimit, Fishtës dhe Mjedës, një fragment të saj e kam inkorporuar në kopertinën e librit tim “Dritë, ngrohtësi, optimizëm, Libër dokumentar për shkollën shqipe në Strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991 – 1994”. Këto vargje janë:

 

Ju shqiptarë në Diasporë,

Rrini me lapsa e libra n’dorë,

Shkruani, shkruani e lexoni

Gjuhën shqipe mos e harroni!

Prandaj merrne si a m a n e t

Ju shqiptarë që jeni n’Kurbet:

”Mos e harroni gjuhën amtare,

Se ju nemin nënat shqiptare!”

 

Pra, porosia është e qartë, e kristaltë.

Në grupin e vjershave bën pjesë edhe poezia “Suedia – vendlindja ime e dytë”, në të cilën poeti shpreh miradije, falënderime dhe mirënjohje për Suedinë nga e cila mësoi shumë gjëra dhe cilës i drejtohet në fund me: Tack så mycket Sverige! (Të falemnderit shumë, Suedi!).

Në vjershën “Nënës sime” esenciale është dashuria prindore, dhembja për nënën, por këtu del në shesh plaga e rëndë e kurbetit.

Në poezinë “Popullit tim” e gjejmë dashurinë dhe gëzimin e poetit për popullin e vet dhe fitoren e pavarësinë e Kosovës.

“Trimave të Drenicës” është një vjershë e fuqishme në të cilën poeti i thur ode Drenicës kreshnike dhe trimave të kësaj treve, siç ishin Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Tahir Meha, Ahmet Delia, Shotë e Azem Galica dhe Xhevë Lladrovci.

Në këtë kapitull mund të hyjnë edhe vjershat “Krenaria kombëtare”, “Jeta”, “Pavarësia e Kosovës” etj.

Liria është ushqim i shpirtit dhe i mendjes” – kështu quhet një intervistë e gjatë me autorin e kësaj vepre, zotin Ismet Hasani, të cilën e ka zhvilluar Sokol Demaku, kryeredaktor i revistës “Dituria”, e cila del tash e pesë vite në qytetin Borås të Suedisë. Lexuesi këtu gjen hollësi të shumta dhe interesante për jetën dhe veprimtarinë e Ismet Hasanit, duke filluar nga viti 1945 kur ai lindi në fshatin Pacaj të Gjakovës, nga vitet e shkollimit dhe të jetës e veprimtarisë së tij të frytshme në Mitrovicë, ku jetoi katër decenie, e gjer në ditët e sotme, kur ai jeton dhe vepron i mërguar në Suedi. Në të vërtetë, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një përshkrim ose bashkërenditje të të dhënave për jetën dhe veprimtarinë e tij. Këtu mjeshtri i intervistës, Sokol Demaku, në formë të përsosur e gjen, e zbulon dhe lexuesit ia servon tërë atë që i intervistuari e ka në zemër e në shpirt, shpreh tërë filozofinë jetësore të tij dhe strofa e fundit e vjershës “Nënës sime” kuptohet më mirë, vetëm pasi që të lexohet kjo intervistë. E kjo strofë flet shumë, thotë shumë. Poeti Ismet Hasani e lë një amanet:

 

“Tash fëmijëve të mi,

Ua lë amanet:

Mos më leni në vetmi,

Mos më leni të vdes në Kurbet.”

 

Unë ia uroj Ismet Hasanit botimin e këtij libri dhe dëshiroj që së shpejti të na ofrojë kënaqësi të këtilla me ndonjë dhuratë të re, me ndonjë libër të ri e me përmbajtje të ngjashme.


Hysen Ibrahimi, referues

 

I librit, i titulluar “KUJTIME NGA DIASPORA III” i autorit, Sokol Demaku, botuar në shtypshkronjen „Sjuhäradsbygdens Tryckeri AB“ Borås/Suedi, 2013, 117 faqe.

Recensionin tim do ta filloj nga një thënie e Prof. Dr. Nevila Nika, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, e cila në thënien e saj të botuar në katalogun „Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri“ Tiranë, 2012, ndër të tjera shkruan, citat: „Askush nuk e ndez kandilin për ta fshehur nën shtrat, por e vendos atë në vendin më të dukshëm të shtëpisë, që bujtësit të shohin dritën“ dhe vazhdon: „Kjo është një shprehje e vjetër me rrënjë të thella në historinë e mendimit njerëzor, që interpretohet në nivele të ndryshme. Nëse me „dritë“ do të nënkuptojmë „dije“ dhe me atë që e ndez dritën nënkuptojmë zotëruesin e dijes, atëherë vijmë shumë pranë me Sokratin e helenëve të lashtë, i cili nuk ia fshihte askujt ato që dinte, qoftë shërbëtorit, qoftë prijësit të Demos-it“, fund citati.

Nga kjo mund të nxjerrim konkludimin se të gjithë librat e botuar në Suedi dhe mërgatë, e po ashtu edhe libri në fjalë i titulluar “KUJTIME NGA DIASPORA III”, i autorit Sokol Demaku, prezenton „dritën“,  diturinë, veprimtarinë e njerëzve të kohës që duhet ruajtur dhe shpërndarë, kurse autori është shëndrruar në zotëruesin e dijes.

Autori Demaku pretendon me çdo kusht, që të shkruhet çka është për t`u shkruar dhe çka është ajo që shndrit si „kandili“. Në këtë rast, Demaku jo vetëm që shëndrohet në zotëruesin e dijes, por ai është i dhënë që  ta pasqyrojë koek-zistencën historike, në vlera që sot, dhe nesër i bëjnë ballë kohës. Kështu, poeti, prozato-ri, pedagogu, publicisti dhe redaktori i mirënjohur në Suedi, Skandinavi dhe më gjerë, doli me librin e tij të njëmbëdhjetë (11), i titulluar “KUJTIME NGA DIASPORA III”, libër ky i cili në përmbajtjen e tij ka vërtetë për synim t`i shfaqë të gjitha kujtimet të cilat për autorin janë një rreze drite. Ideali i autorit Demaku paraqet në të tre librat e tij  DIASPORA I, II dhe III, një harmoni dhe rregullativ aq të ngjeshur për të kujtuar nga mbresat prej të kaluarës së krijuesve, pedagogëve, shkrimtarëve dhe poetëve. Ai bën përzgjedhje të shkëlqyer me personalitete, nxjerrje të temave dhe janë sa rezultative, aq edhe argumentuese dhe pse jo edhe historike, që përfshijnë një horizont të vrojtimet të temave të spikatura.

Në parathënien e redaktorit të këtij libri, poetit të mirënjohur Ibrahim Abedini, ndër të tjera shkruan, citat: „Në këtë vepër Sokol Demaku e paraqet vetën si një intervistues i shkathët, i gjithëanshëm, i lëvizshëm në shumë drejtime gjatë formulimit të pyetjeve. Unë, personazhet e Demakut nuk do kisha dashur t`i quaj të „intervistuarit“ sepse për mua ata me rrëfimet e tyre aq të thelluara në temat që trajtojnë, janë tregimtarë të vërtetë, vetëm se të përpunuara me mundin, me penën dhe aftësitë e Sokol Demakut, dhe kështu intervistat e tyre në këtë rast shndërrohen në tregime interesante nga jeta dhe veprimtaria e këtyre njerëzve që nga fillimi dhe deri në ditët e sotme“ fund citati. Mund të themi lirisht, se autori nga intervista, krijon vijën e modernizimit të tregimtarit, me tendenca për të inkuadruar dije të temave të reja. Se autori Demaku, aplikoi marrjen e figurave  më të shprehura me bagazh krijues dhe kombëtar, kjo nuk do koment, që mundësojnë të shihet më mirë krijimtaria e tyre, por gjithnjë të rregulluara në shprehje artistike me mjaft die. Nga ana tjetër autori preokupohet shumë seriozisht me lidhjen e drejtëpërdrejtë me qenien e individit, poetit, shkrimtarit, veprimtarit, e po aq edhe me planet e tyre për të ardhmen, që japin mesazhe për hapësira të reja në krijimtari, duke i bërë borxh të gjithë për të kontribuar edhe më tutje, në sfera të interesit kombëtar.

Përmes këtij libri dhe librave të të njëtës tematikë që i ka botuar autori, secili lexues dhe të interesuar mund të përzgjedhë, duke nxjerrë konkludimin se çka ka për: letërsi, poezi, prozë, histori, aktivitet, veprimtari.

Shohim se autori Sokol Demaku, se ka një prirje të prezentuarit, që paraqet në të gjitha intervistat, që krijon vizion që lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Temat në librat e tij dhe në librin në fjalë, të cilat janë të tilla dhe në të shumtën e rasteve janë ato që autori u përkushtohet personaliteteve të ndryshme, me opinonet e tyre apo edhe me intervista sikurse në librin në fjalë, që janë: Ibrahim Abedini, Fetah Bahtiri, Anjeza Sakaj, Muhabere Krasniqi, Ismet Hasani, Florije Lule Bajraktari, Dhurata Lezo dhe Rovena Vata.

Sigurisht se autori Demaku, i ka dhënë detyrë vetes, që të nxjerrë në pah, nga secili krijues që ai mendon se duhet përfshirë në librin e tij, mendimet e identitetit të tyre, evokimin e së kaluarës, planet për të ardhmen, botimet e tyre në fushën e krijimtarisë, duke dëshmuar se autori me përvojën e tij të shkëlqyer të traditës, do që ta ruaj veprën e krijuesve dhe miqëve.

 

Sokol  Demaku, referues

Recenzion librit të Hamdi Arifaj “Të mësojmë së bashku”

Para ca ditësh në përkujdesje të redaksisë së botimeve të revistës Dituria doli nga shtypi libri shkollor apo më mirë të themi një Fletore pune për shkollarët tanë në mërgim ”Të mësojmë së bashku” e autorit Hamdi Arifaj, pedagog dhe mësues i fëmijeve tanë në mërgim, Redaktor: Rovena Vata, përkujdesjen e kopertinave dhe radhitjen kompjuterike nga: Sokol Demaku, me ilustriemt e punuara per mrekulli nga vet autori Hamdi Arifaje si thash edhe me lartë Botues: Redaksia e revistës “Dituria” Borås- Sued dhe shtypur në teknikë bashkëkohore ne  Shtypshkronjën ”Sjuhäradsbygdens Tryckeri AB” Borås-Suedi, në një tirazh fillestar me 300 egzemplar.

Duke marrë parsysh numrin e madh të fëmijëve në mërgim, pra shkollarëve atje e duke qenë edhe vet autori mësues apo pedagog i këtyre fëmijëve tanë në mërgim sheh të nevojshme dhe i hynë një punë mjaftë delikate dhe madhore që të botoj një fletore pune – libër për nxënësit  apo shkollarët tanë në mërgim.

Duhet theksuar se një shumicë e nxenësve në mërgim të cilët vijojnë mësimet e gjuhës amtare atje ata hasin në shumë vështirësi gjatë mësimit dhe përvetësimit të lëndës mësimore nga Gjuha amtare. Përmes këtij libri fëmijët do njihen në mënyrë detalje me shumë gjëra të cilatë janë të nevojshme në jetën e përditshme dhe ata do disponojnë me njohuri elementare nga lënda e Gjuhës amtare, njohuri të cilat do tu ofrohen fëmijëve përmes teksteve të përpiluara me mjeshtri nga autorit-mësues i Gjuhës amtare në mërgim dhe përshtatur fëmijëve shkollar në mergim.

Sot shqiptarët si tham në fillim të shpërndarë në të katër anët e botës kanë nevojë edhe për këtë libër mësimor të vecant dhe të thjeshtë i cili u përgjigjet drejtpërdrejt kërkesave të fëmijëve të tyre për të përvetësuar më me lehtësi e në mënyrë të drejtë gjuhën letrare shqipe.

Ky libër synon të plotësoj kërkesën dhe nevojën që nxënësit përmes këtij libri të njihen me gjuhën e gjallë shqipe të ditëve tona, duke e folur dhe shkruar natyrshëm ashtu si e përdorim në jetën e përditshme dhe veprimtarit shoqërore.

Objekt i këtij libri: Alfabeti ynë i bukur, Zanoret dhe bashkëtingëlloret, Shkronjat dyshe, Kafshët ,Drithërta, pemët dhe perimet, Instrumentet muzikore, Njeriu-trupi i njeriut, Mujat e viti, ditët e javës, stinët e vitit, Pjesët e ligjëratës( emri, mbiemri, folja, permeri),Trojet shqiptare, Figura të ndritshme të kombit.


“Zonja nga Borasi”, libri kushtuar qytetit të Borasit

Nga Petrit XHAJA

Në vëllimin e ri me tregime “Zonja nga Boråsi”, që i kushtohet qytetit të Borasit, Suedi, Viron Kona ofron për lexuesin shqiptar dhe suedez larmi temash interesante e origjinale, që tregojnë jo vetëm nivelin shkrimor dhe artistik të tij, tashmë të njohur dhe të përkthyer edhe jashtë vendit, por edhe mendimin e pjekur dhe mesazhet e qarta për jetën dhe karakterin njerëzor. Janë tema dhe gjetje të thjeshta në dukje, por me një përmbajtje të thellë, që të vënë në mendime, të bëjnë që, pasi ke përfunduar leximin e librit, të ndihesh i ngacmuar nga ide dhe përfytyrime për ngjarje të përafërta që si lexues mund të të kenë ndodhur në jetë ose u ke kaluar fare pranë pa i vënë re.

Temat dhe idetë e këtij vëllimi, duket qartazi se janë përjetuar shpirtërisht dhe artistikisht prej autorit, i cili, nëpërmjet tyre, na tregon se “fsheh” brenda shpirtit të tij krijues përvoja të larmishme dhe të dobishme që, krahas kënaqësisë estetike që  jep arti magjik i fjalës, ato i shërbejnë jetës dhe e pasurojnë atë. Siç shprehet Viron Kona, “Shpesh herë i kërkojmë gjërat e bukura larg nesh, kurse, ato, i kemi fare pranë...”

Duke i lexuar e përjetuar krijimet e këtij vëllimi, ndjejmë se fabula, idetë dhe mesazhet trazojnë shpirtin e lexuesit, rrahin në harmoni me rrahjet e zemrave të tij, bashkohen me llojshmërinë e ndjenjave dhe përjetimeve, duke mbetur të skalitura në kujtesë.

Shkrimtarët e kanë këtë “privilegj”. Shpesh  herë, janë ata të parët që ia shtien në mendje lexuesit dukuritë dhe ngjarjet, duke  i përshkruar e treguar me emocion, ndjenjë, përjetim e këndvështrime origjinale dhe duke i paraqitur nëpërmjet fabulave dhe gjetjeve të bukura artistike.

Letërsia nuk është thjesht pasqyrim  ose përshkrim i  një ngjarjeje ose historie personale. Dukuritë dhe ngjarjet që ajo merr përsipër të rrëfej, kalojnë nëpërmjet penës dhe imagjinatës së shkrimtarit duke u shndërruar në përgjithësime artistike; paraqiten me gjuhën, ndjenjën, shpirtin, emocionin dhe mjetet e figurshme që përzgjedh autori. Kjo ndodh edhe në ato tregime ku Viron Kona shkruan dhe shprehet në  vetën e parë, një parapëlqim ky i tij edhe në libra të tjerë. Ai, nuk përshkruan mot a mo ngjarjen  që mund t`i ketë ndodhur atij vetë, por e tregon atë në vetën e parë, për t`a bërë  rrëfimin më të ngrohtë, më të ndjerë dhe më të freskët; për ta bërë më të besueshëm atë fakt se, letërsia, më shumë sesa sa rrëfim, është ndjenjë. Shpesh herë, edhe në romane, autori i këtij vëllimi, përdor kohën e tashme me pjesëzën po përpara, ku ngjarja paraqitet e tillë, sikur po ndodh, ja, tani, përpara syve të lexuesit. Kjo mënyrë e ky stil të shkruari, e bën lexuesin të ndihet edhe ai pranë ngjarjes. Ai e “vëzhgon” nga afër atë, ndihet “aktor” aktiv dhe pjesëmarrës në zhvillimin e saj, përjeton fatin e personazhit, gëzohet me të, dëshpërohet ose zemërohet me të, lëviz përkrah tij...

E veçantë e këtij vëllimi është se, shumica e tregimeve  janë  me motive nga Suedia. Janë tregime të shkurtër, por me ide dhe mesazhe që lënë mbresa.

Libri nis me dy tregime që kanë në qendër dy shkencëtarë të mëdhenj suedezë me famë botërore: Karl Linne dhe Anders Celsius, figurat e të cilëve autori i ndriçon me një gjuhë e fjali të thjeshtë dhe i paraqet nëpërmjet këndvështrimeve interesante dhe origjinale. Vijon me motive të tjera që bëjnë fjalë për Suedinë dhe suedezët, apo tregime që kanë lidhje me tipare, karakteristika dhe veçori të jetës e veprimtarisë së tyre. Madje, disa herë realizohet një ndërthurje e botës shpirtërore e psikologjike e të dy popujve, zbulohen anë të përbashkëta, qëndrime të përafërta për dukuri e fenomene të veçanta, afrohet tek lexuesi shqiptar populli suedez dhe vendi i tij dhe anasjelltas.

Dukuri të tilla i shohim të përshkruara edhe në dy librat e mëparshëm të Viron Konës, “Bukuri suedeze” dhe “Për Ju, miqtë e mi”, për të cilët është shkruar shumë e ku autori shpalos aftësinë e një publicisti dhe gazetari të sprovuar. Disa tema tregimesh,( në bocete), i kemi të njohura si pjesë të librave të mësipërm, por, në këtë vëllim, shkrimtari i ka rimarrë ato dhe u ka dhënë cilësi dhe vlera artistike përgjithësuese.

Nëpërmjet tregimeve artistike të librit, ndjejmë e mësojmë se, suedezët, pasardhës të vikingëve, popull ndër të përparuarit e Evropës, së bashku edhe me vendet e tjera skandinave, janë mjaft miqësor dhe u janë gjendur shpesh herë shqiptarëve, si miku që të ndodhet pranë në çastet më të vështira. Mjafton të përmendim vitin 1999, kur Suedia mik-priti me shpirt e zemër mbi 50 mijë shqiptarë, të cilët sot ndihen qytetarë të nderuar të atij vendi.

Me tregimet e këtij vëllimi, Viron Kona i mëshon idesë së përmendur e theksuar mjaft herë nga ai, se, “Rruzulli Tokësor, ku ne kemi lindur dhe kemi fatin të jetojmë, është njëherazi edhe shtëpia jonë e përbashkët, “Shtëpia e njerëzimit.”

“Zonja nga Boråsi”, krijon freski dhe gjendje të veçantë emocionale. Lexuesi ndihet mirë dhe i rrethuar nga një aureolë drite dashurie për njerëzit, por edhe për gjallesat e tjera të rruzullit, si për shembull për kafshët dhe shpendët, të cilat, edhe ato kanë të drejtat e tyre të jetës...Madje, në këtë çështje, autori tregohet  i ndjeshëm, duke përqasur dhe ofruar artistikisht mesazhe për qëndrime të përbashkëta të shoqërisë njerëzore ndaj gjallesave të këtij rruzulli, si pjesë e domosdoshme e natyrës, si nevojë e ruajtjes së ekuilibrit për vazhdimësinë e natyrshme të jetës. Është e rëndësishme të vlerësojmë se, Viron Kona, kudo ku ka shkuar ka lënë gjurmë. Ai shkoi në Hungari dhe prodhoi një  vepër të mrekullueshme: “Dëgjoma zemrën, Budapest !”. Shkoi në Turqi, në krye të një Ansambli Artistik Folklorik dhe shkroi librin “Yje mbi Bosfor”, duke dhënë në përmjet tij mesazhe dhe përshtypje të pashlyeshme. Shkoi refugjatë në Greqi dhe i ofroi lexuesve shqiptarë e grekë një roman drithërues, që të vë në mendime dhe të bën të harrohesh pas tij.  Ndërsa, Suedia, ky shtet me demokraci tepër të zhvilluar dhe  ekonomi të përparuar, e frymëzoi këtë shkrimtar të botoj deri më sot tri libra të çmuar:  “Bukuri suedeze”,  “Për Ju,miqtë e mi” dhe “Zonja nga Borasi”. Siç mësojmë, ende nuk ka përfunduar atë që ka premtuar fillimisht, Bubulinon në Suedi, pasi, kërkon që, ëndrrën e krye-personazhit të  tij, vogëlushit Bubulino, për të shkuar i pari në Mars, ta realizojë duke e “nisur” drejt Planetit të Kuq, nga Kiruna e Suedisë. Fakti se deri më  sot janë  të  përkthyer në  gjuhën suedeze dy pjesë, nga 14 pjesë   të  librit serial “Bubulino”, na bën të  shpresojmë  se shkrimtari ynë  do të  arrijë  ta bëj një realitet artistik “nisjen” e Bubulinos në  planetin Mars.

Kur bisedon me Vironin për këtë merak e përkujdesje të tij që, në cilindo vend të botës ku shkon, shkruan libra, ai të përgjigjet me një buzagaz të lehtë: “Nuk duhet ta lëmë kohën të na shkoj dëm. Edhe në Indi po të më krijohet mundësia të shkoj, përsëri do ta shkruaj një libër për atë vend të madh. Edhe në Australi, edhe në Kinë, edhe në Japoni, edhe në Amerikë.., kudo, do të shkruaj. Njerëzit, meritojnë shumë të shkruhet për ta,t`i respektojmë si vëllezër dhe motra, si banorë të të njëjtit planet, por edhe të  japin dhe të  marrin përvoja nga njëri - tjetri..”

Ndër mesazhet që mbeten në kujtesë pas mbylljes së faqes së fundit të vëllimit “Zonja nga Borasi”, është se, duhet ta duam dhe ta mbrojmë natyrën dhe jetën, ta   jetojmë çdo çast dhe çdo ditë me të gjithë forcën dhe dashurinë tonë, të mos lëmë asnjë minutë të na shkoj kot, por edhe të përpiqemi, qoftë edhe në rastin ose aspektin më të thjeshtë, të përhapim kudo dhe kurdoherë frymën dhe gjurmët e mirësisë, paqes e dashurisë.

Dëshiroj që, në  mbyllje të këtyre shënimeve, të sjellë në vëmendjen dhe kujtesën e lexuesit, mendimet që shpreh për Viron Konën, albanologu dhe shkrimtari i njohur suedez Ulmar Kvik, i cilësuar “Miku i Madh i Shqiptarëve”. Në shkrimin kushtuar librit të Viron Konës “Për ju miqtë e mi”, botuar në disa media elektronike e gazeta, por, edhe në revistën “Mësuesi”, organ i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, në  Nr. 6, qershor 2012, ai ndër të tjera, shkruan:  “Shkrimtari dhe arsimtari Viron Kona është bërë një mik besnik i Suedisë. Ne, suedezët, mund të mburremi dhe gëzohemi se kemi një mik si ky ! Ai jo vetëm bën vizita në Suedi, duke studiuar realitetin suedez me sy, ai e studion edhe në vendlindje përmes librave të të gjitha llojeve me burim nga Suedia. Dhe miku ynë Viron nuk kënaqet me kaq: Ai shkruan studime dhe libra me motive suedeze. Kush është i ri në shpirt dhe zemër mbetet gjithmonë i ri. Përshkrimi i ambienteve… takimeve…ngjarjeve gjatë vizitës së Vironit në vitin 2011 ka të bëjë sidomos me shkollat, bibliotekat dhe me jetën shpirtërore të fëmijëve, domethënë për ato fusha të jetës që janë më afër zemrës së një pedagogu  dhe një autori të librave për fëmijë.

Po presim që të vazhdojë kjo miqësi frytdhënëse dhe shpresëdhënëse që përhap Viron Kona përmes vizitave  dhe në tërë veprimtarinë e tij. Ai është bërë ambasadori ynë i kulturës suedeze në Shqipëri. Sigurisht vetëm “honoris causa”, sepse siç dihet, mundimet kulturore shpërblehen shumë keq në këtë botë… Prapëseprapë, ne jemi të lumtur dhe të nderuar të kemi në mesin tonë miq besnikë shqiptarë si Viron Kona me shokë, të cilët pa u lodhur ndërtojnë urë mirëkuptimi midis popujve tanë. Mirë u pafshim në Suedi dhe në Shqipëri, miku ynë i shtrenjtë Viron Kona!”.


Të nderuar miq, të nderuar pjesëmarrës!

 

Në pamundësi që sot të jem ne mesin tuaj ne Borås, kam nderin të ju përcjell mendimet e mia për poetin, bashkëveprimtarin dhe atdhetarin tonë, z. Remzi Basha.

Të nderuar pjesëmarrës!

z.Remzi Basha që në rini merrej me veprimtari atdhetare dhe se në kohën e demonstratave për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, ishte në ballë të tyre. Si pasojë e kësaj veprimtarie atdhetare, z. Remzi Basha ndiqet, arrestohet dhe dënohet disa herë. z. Remzi Basha ishte kreator dhe udhëheqës i grevës së punëtorëve të ’’Ballkanit’’ në ish- Suharekë.

Si pasojë e përndjekjes, si shumë bashkëveprimtarë të tjerë, z. Remzi Basha me familjen e tij detyrohet të shpërngulet në Suedi.

Por shpërngulja e z. Remzi Basha në Suedi nuk ndryshoi përcaktimet e tij, ai iu përkushtua veprimtarisë së tij për ta ndihmuar Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës duke u kyqur në cdo kohë, në të gjitha format e organizimit të bashkatdhetarëve tanë në Suedi.

Qysh nga ditët e para të formimit të Degës së  LDK në Suedi, nga viti 1991-1995, z. Remzi Basha ishte krytar i Nëndegës së LDK-së për Katrineholm. Njëkohësisht z. Remzi Basha u angazhua  dhe gjatë gjihtë këtyre viteve dha kontributin e tij të rëndësishëm në rrethinën e Malmös, për Fondin e Republikës së Kosovës ose Fondin e 3% siq njihet ndryshe.

z. Remzi Basha nga viti 1995-2000 ishte anëtar i kryesisë së shoqatës ’’Kosova’’ në Malmö, ku dha edhe kontributine tij si revizor i kësaj shoqate.

Duhet theksuar se shoqata kulturore shqiptare ’’Kosova’’ në Malmö në atë kohë ishte shoqata e cila kishte pjesën dërmuese të bashkëtdhetarëve tanë të cilët u shpërngulën në fund të viteve të 80’ dhe në fillim të viteve të 90’ në Suedi, përkatësisht në Malmö.

Por veprimtaria e z. Remzi Basha nuk përfundon këtu sepse ai së bashku me vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini dhe aktivisten Vitore Stefa Lekën, inicoi themelimin e Degës së Lidhjes Shqiptare në Botë ku është sekretar i kësaj Dege. Në kuadër të aktivitetit në Lidhjen Shqiptare në Botë, z. Remzi Basha ishte organizator i grevës së urisë e cila u mbajt në Malmö me qëllim të senzibilizimit të opinjonit suedez për situatën e rëndë të shqiptarëve në Kosovë si pasojë e terrorit dhe diskriminimit të regjimit serb.

Përvec aktivitetit të tij në kuadër të formave të ndryshme të organizimit, z. Basha dha kontribut të madh edhe në fushën e arsimit, në mësimin plotësuses të nxënësve. Mësimi plotësues i organizuar nga LASH në Suedi, mbahej në baza vullnetare nga 270 mësues dhe arsimtarë shqiptarë të shpërngulur në Suedi. Për kontributin e tij në mësimin plotësues, z. Basha është nderuar me mirënjohje nga LASH në Suedi.

Remzi Basha është marrë aktivisht edhe me krijimtari letrare dhe ka botuar libra në Prishtinë, Tiranë, Bukuresht. Remzi Basha është autori i parë shqiptar nga Kosova i cili botoi në Bukuresht, librin me titull Zëri i Kosovës. Remzi Basha në vitin 2005 botoi disa libra në Prishtinë dhe këta janë: Ringjallja e Atdheut, Merrmë me vete dhe (Di)Ademat. Ndërkaq librin Kongresi i Lidhjes Shqiptare në Botë e botoi në vitin 2004 poashtu në Prishtinë. Librat të cilët z. Basha i botoi në Tiranë janë: Në Tokën Amë në vitin 2007 dhe Nusja nga Camëria në vitin 2009. Poeti Remzi Basha është i përfshirë edhe në antologjitë poetike: Eagle’s Voices (Zërat e Shqiponjës dhe Egzili i êndrrave që u botuan në Bukuresht në vitin 2008.

Ndërkaq në Suedi, z. Remzi Basha është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Suedisë. Z. Remzi Basha është nderuar me shumë mirënjohje e dekorime. Unë po përmend disa: në shtator të vitit 2011 z. Remzi Basha iu dha cmimi ’’Poet i vitit’’ nga redaksia e ’’Shqip.dk’’,   mirënjohje nga Shoqata Migjeni nëBorås dhe të tjera.

Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar Remzi Basha!

Unë edhe në prezntime të tjera të mikut tim Remzi Basha, kam theksuar se :   kritika letrare nuk është fushë ime e njohurive dhe kompetencave të mia edhepse edhepse unë në forma të ndryshme, kam qenë prezente në opnjonin publik me shkrimeve dhe publikimeve.

Të nderuar pjesmarrës, miq të nderuar!

Më lejoni që të shpreh përshtypjet e mia si lexuese e pasionuar e poezive të poetit Remzi Basha, për librin e tij më të ri, Albumi poetik.

Si lexuese e pasionuar e poezive të z. Remzi basha gjithmonë më rrëmbejnë emocionet kur lexon poezitë me  dashuri të pafund për Atdheun që shpreh në poezitë e tij z. Remzi Basha.

Kësaj rradhe, z. Remzi Basha ka bërë përzgjedhje personale poetike,siq shprehet edhe vetë ai, në parathnënje.

Unë mendoj se z. Basha me përvojën e tij prej poeti dhe shpirtit të tij brishtë poetik,  ka bërë përzgjedhjen e poezive të cilat atij i flejnë në shpirt dhe të cilat plotësojnë atë, si poet dhe lexues i ndjeshëm.

z. Remzi Basha ka përzgjedhur poezi të cilat janë të thurruna në mënyrë shumë të bukur dhe për shijen e z.Basha, për dashurinë. Poezitë e përzgjedhura nga z.Basha dëshmojnë se ai e adhuron të bukurën dhe se ajo bukuri të cilën adhuron z.Basha, gjindet në secilën poezi e cila njisoj e prek dhe arrin te shpirti i tij dhe e plotëson atë. Z. Remzi Basha nuk ka përzgjedhur poetet dhe nuk ka përzgjedhur njerëz të caktuar me qëllim që ti prezentojë ata. Por ai në këtë libër ka përzgjedhur të bukurën e shpirtit të poeteve, bukuri e përbashkët e cila pastaj i bën ata bashkë.

Mirpo të rallë janë ata të cilët dijnë ta përzgjedhin të bukurën, kurse z.Basha është mjeshtër i bukurisë shpirtërore të cilën ai e ka dëshmuar edhe në poezitë e tij.

z.Basha në këtë libër,  nuk bën përzgjedhje vetëm të poezive të cilat kanë të bëjnë me dashurinë ndaj gjinisë tjetër, por ai njësoj pëlqen poezitë të cilat kanë të bëjnë me dashurinë ndaj atdheut, me dashurinë për njeriun dhe me dashurinë për kombin.

z. Remzi Basha është njëri nga emrat e shumtë i cili e kultivon letërsinë shqipe në diasporë. Kultivimi i letërsisë në përgjithsi  doemos paraqet kultivimin e vlerave dhe rrjedhimisht kultivimi i letërsisë shqipe paraqet kultivimin e vlerave tona kombëtare. Diaspora jonë bën pjesë në ato diaspora të cilat me kontributin e tyre në letërsi, kulturë dhe forma të tjera të organizimit dëshmoi se jemi një komb i cili kultivon vlera, jemi një komb i cili kudo që të ndodhet jep kontributin e vet në ruajtjen e vlerave universale njerëzore. Diaspora e jonë e organizuar dëshmoi se është pjesë e demokracive perëndimore duke dhënë kontributin e vet në cdo vend të botës demokratike në të gjitha fushat, e posaqërisht në atë të kulturës, siq është shembulli i z. Remzi Basha i cili bën pjesë në shoqatën e shkrimtarëve të Suedisë si dhe emra të tjerë të kulturës, artit e letërsisë të cilët janë janë  të respektuar në fushën  e kulturës, shkencës, politikës, sportit në gjithë hapsirën skandinave.

Të nderuar bashkëkombas, vëllezër dhe motra, në kohën kur ne mërgimtarët angazhoheshim për ta senzibilizuar cështjen e Kosovës së okupuar dhe të popullit të saj, as që na shkonte mendja se jemi të shkëputur nga Atdheu. Veprimtarët, siq është z. Remzi Basha një dekadë të tërë zemrën, mendjen, shpirtin dhe gjithë energjinë ia falën Atdheut. Kurrë nuk u larguam nga përditshmëria e rëndë që mbretëronte në Kosovë, Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare. Në të gjitha format e organizimit ishin të kyqyr shqiptarët nga të gjitha trojet dhe veprimtaria jonë ishte e drejtuar në afirmimin e ceshtjes shqiptare në përgjithsi. Përvev tjerash kjo dëshmohet edhe me formimin e Lidhjes Shqiptare në Botë , degën e së cilës në Suedi e formoi z.Remzi Basha bashkë me vëllezërit Mikel dhe Simon Kuzhnini.

Êshtë nder dhe kënaqësi për mua si bashkëveprimtare që mu dha ky privilegj që në vendlindjen e z. Remzi Basha të bëj këtë prezentim të shkurtër për këtë atdhetar dhe poet të shquar të kombit.

z. Basha, uroj nga zemra që të vazhdoni veprimtarinë tuaj letrare sepse dashuria e juaj për Atdheun dhe njeriun është burim fundamental për kultivimin e vlerave universale njerëzore e cila pasuron letërsinë jo vetëm atë nacionale por letërsinë në përgjithsi.

Ju përshendes nga Prishtina,

Me respekt

Qibrije Hoxha

 

 

 

EDHE SHQIPTARI MUND DHE DI TË BEJË PUNE TË MËDHA

EDHE SHQIPTARI MUND DHE DI TË BEJË PUNË TË MËDHA

Në qytetin Skandinav respektivisht suedez Borås ka kohë që funskionon Qendra shkencore për fëmijë dhe shkollar me emrin NAVET.Fëmijët por edhe të tjerët pra edhe të rriturit në ketë Qendër mund të njihen me zbulime shkencore nga ato me të thjeshtat deri ato që kanë të bejnë me vasionen dhe me jetën në hënë e planetet tjera.Këtu në këtë Qendër fëmijët njihen me fenomenet natyrore si dhe probleme të ndryshme te jetës që nga Uji qysh në Greqin e lashtë e deri me gjërat aktuale ne hapsirëne pafundme në univers.Udhëtimi shkon nëpër mes artit, matematikës, gjeografisë dhe teknologjisë deri tek kultura.Nga  kultura orientale në ate amerikan, afrikane në kohë dhe hapësira të ndryshme mbi tokë, det dhe në ajër. Krysisht praketo tema të cilat trajtohen në këtë Qendër.Ne këto ditë bemë një vizitë në ketë Qendër e shkak i vizitës sonë ishte bashkëkombasi yn Hamit Bytyqi me prejardhje nga Suhareka e Republikës së Kosovës i cili në Borås jeton që nëntë vite, ndersa në këtë Qender shkencore per fëmijë e shkollar, punon qe gjashtë vite.Hamiti thot se në këtë Qendër fëmijët mund të mësojnë shumë gjëra nga ato më të thejshtatë deri tek ato me të sotisfikuarat.

Lexo ma...
 

NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI

“Mësim fillestar shqip -suedisht ”- nga Ibragim Egriu

Ibrahim Egriu u lind në në Maqellarë të Dibrës më 1939. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje kurse shkollën Normale, Akademine Pedagogjike dhe Universitetin gjuhe e letërsi, në Shkup. Filloi detyrën më 1962, në Tërnovë të Gostivarit. Në vitin 1968 iu mundësua që të punësohet në shkollën e mesme për punëtor të kualifikuar „Voskopoja“ në Kaçanik, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe për herë të parë vuri në skenë dramën „Nora“ të Andrea Skanjetit. Pra, hapsirë të veçantë në rini i përkushtoi dramaturgjisë. Kështu në vitin 1979 me nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Dibër ku punoi nga viti 1970, deri në vitin 1984, përgatiti katër pjesë teatrale që u transmetuan në ekranin televiziv të TV Shkupit dhe u mirëpritën. Ishte tejet aktiv në Ansamblin “Liman Kaba“ ku si aktor i grupit dramatik interpretoi me sukses disa role teatrale. Në vitin 1984 emigroi fillimisht në Zvicër e pastaj në Malme të Suedisë.

Lexo ma...
 


Faqe 6 nga 38

Tidningen-Gazeta

Vem är Online?

Kemi 54 vizitorë n'linjë

Besökare

Shikimet e përmbajtjes : 1317264
SocialTwist Tell-a-Friend

Newsflash

Përshëndetje nga Suedia:

”JU,  NA SOLLËT FRESKINË KOMBËTARE,  NGA SHTETI YNË AMË, SHQIPËRIA”

Nga: HYSEN IBRAHIMI

kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë-Suedi

Nga e majta: Prof.Bedri Paci, Prof. Murat Gecaj, Hysen Ibrahimi dhe Prof.Viron Kona (Boras-Suedi, më 14 prill 2012)

I nderuari Miku im, Prof. Murat Gecaj,

Përshëndetje!

Mënyra e vlerësimit Tuaj, për mikëpritjen në Suedi, përmes shkrimeve të publikuara, është virtyt i njerëzve me traditë, kulturë e mirësi të sinqertë. Ajo nxjerr mësime për ardhmërinë e njerëzve, se si duhet çmuar mikëpritja vëllazërore, kur ata duan të jenë mirënjohës dhe vlerësues për Ju, që na sollët freskinë kombëtare ,nga shteti ynë Am- Shqipëria dhe që na latë mbresa të papërshkruara.

Të gjithë nuk dinë dhe nuk munden ta bëjnë këtë, pa pasur një traditë familjare, të trashëguar nga të parët e tyre. Kur flasim për një vlerësim të tillë, pothuajse menjanon çdo dilemë të pritjes së shkëlqyer. Ju, me komplimentet e juaja (sikurse ju, që i shprehni me ëndje), mbase, me emër dhe mbiemër të shumicës që ndodheshin të pranishëm, i përshkruani dhe i nderoni ata. Kjo nuk do koment! Mirëpo, në shkrimet e juaja tejet mbresëlënse, shihen kufijtë e shtrirjes me motive për bashkëpunim, për lidhje ende më të forta vëllazërore e kolegjiale, që në vete ngërthejnë një kuptimësi të thellë. Mërrëdhëniet e tilla, vetëm sa e forcojnë bashkëpunimin e dyanshëm.

I dashuri Prof. Gecaj,

Ju, deri më tani, e keni prekur vetëm njërën anë të ”medaljes”. Pra, keni folur për përshtypjet e juaja, gjatë përvjetorit të 5-të të Qendrës Kulturore Shqiptare "Migjeni", në Borås të Suedisë, si dhe  për pjesëmarrësit, për kulturën dhe traditën suedeze dhe për ne, në përgjëthësi. Gjë që mendoj se keni vepruar drejt. Kurse nuk flisni për anën tjetër të ”medaljes”,  pra ajo që duhet vlerësuar nga ne, në Suedi, për përshtypjet tona për Ju, që na sollët freskinë kombëtare nga shteti ynë Amë Shqipëria, që janë të pa përshkruara. Kanë dallim të madh. Përshtypjet e juaja, që latë te ne, janë shumë më të mëdha. Ato ngjallën ende më shumë emocione, sepse vetë prania e Juaj na bëri të ndjehemi në vendlindje. Ju, profesor i nderuar Murat Gecaj, së bashku me shkrimtarin Prof. Viron Kona, Kozeta Hoxhën dhe Kadrije Gurmanin,  e zhdukët kufirin midis dy rajoneve shtatërore, pra Shqipëri-Suedi, për të qenë të pranishëm në një ngjarje kulturore, në Suedi. Kjo rezulton për ndjesinë tuaj të mbrendshme,  e cila nxjerr në shesh parimin intelektual, si njerëz të artit, letërsisë, kulturës dhe traditës kombëtare shqiptare.


Nga e majta: Mr.Sadulla Zendeli-Daja, Prof. Bedri Paci, Prof. Murat Gecaj, Rrahman Rrahmani, Hajdin Selaci, Hysen Ibrahimi, albanologu Ulmar Kvik, Mursel Shkupolli, Prof. Viron Kona, Miftar Havolli dhe Prof. Fetah Bahtiri (Boras-Suedi, më 14 prill 2012)

Ardhja e juaj në Boras të Suedisë, në mënifestimin tonë, nuk ishte thjeshtë vetëm sa për një pjesëmarrje të një përvjetori. Por ju kishit dashurinë për t’u takuar me ne, si vëllezër, si krijues dhe veprimtarë.

Pranija e juaj, te ne (po guxoj të flas në emër të të gjithëve), padyshim, la qind për qind disponimin, imazhin, atmosferën dhe idenë, të cilat kanë një kuptim e domethënie të vetme, që quhet: Mesazh! Po si? Që ta duam sa më shumë njëri-tjetrin, të punojmë e të krijojmë vlera artistike dhe t’i ruajmë miqtë tanë. Mënyra  e lëvrimit të dijes duhet përdorur drejt dhe mirë, për t’i bindur miqtë tanë, se ne kemi rrënjë të thella në qytetërimin e Ballkanit dhe Evropës. Veç jo me fjalë, por me vepra konkrete/

Populli ynë shqiptar, duhet që patjetër, në një të ardhme të afërt, ta zerë vendin e merituar, në mesin e popujve të qytetëruar të Perëndimit. Të gjitha këto, ne i kemi parë dhe i kemi lexuar në fëtyrat  tuaja shumë të dashura. E kemi ndjerë praninë tuaj, më shumë se vëllazwrore. Ana e juaj, ka shfaqur rreze drite, të cilat kanë shkëlqyer.

Çdo libër i firmosur nga autorë të ndryshëm, tek unë zë vend të merituar në sirtarët e biblotekës sime private. Po, librat  tuaj, kanë zënë aty një vend të posaçëm. I kam lexuar me ëndje dhe, sa herë i shikoj, nuk mundem pa i shfletuar edhe njëherë, sepse ato më sjellin në Shqipëri. Kurse ”MIRËNJOHJA” juaj, e kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipëisë,  është venw në krye të ”mirënjohjeve” të tjera, në sallonin  tim të shtëpisë, si njëra ndër më të çmuarat. Për këtë, ju kam shkruar e dërguar letër falenderimi, e cila dhe është publikuar më parë në Internet.

Dua ta përfundoj këtë mesazh timin, me këtë thënie:

”Betohem se nuk ka orë, pa menduar, për popullin tim, për vendlindjen, për shoqërinë, për njerëzit që na donë dhe i duam!”. Ne ju duam juve dhe, ndoshta, me këtë mall një ditë do të prehemi të qetë në tokë të huaj. E, dikur, vetëm veprat dhe këto shkresa e letra, që po i shkruajmë , do të flasin shumë. Ato do të jenë dëshmitarë për marrëdhëniet vëllazërore, që ne mërgimtarët shkëmbejmë tani,  me vendin Amë-Shqipërinë.

Mëshira dhe bekimi i Zotit, qofshin me Ju dhe familjet tuaja!

Stockholm/Suedi, më 6 maj 2012